Friday, September 30, 2016

Nikollë Loka


RINGRITJA SHPIRTËRORE NË ROMANIN “RROKULLISJE” TË SHKRIMTARIT NDUE LLESHAJ
Në romanin "Rrokullisje" të prozatorit të njohur Ndue Lleshaj pasqyrohet jeta e një vajze, që ndryshon në mënyrë tragjike pas një aksidenti. Autori e vendos personazhin kryesor në vështirësi që lexuesi i gjykon të pakapërcyeshme: vajzë fshati me bukuri fizike, me shumë dhunti dhe ëndërra, që i ndërpriten tragjikisht. Ngjarjet zhvillohen në një mjedis verior me konceptim tradicional për jetën dhe rolin e femrës në shoqëri. Gonxhja në përpjekje për t’i mbijetuar së keqes, përpiqet të vazhdojë projektet e veta jetësore që më parë i kishin dhënë kuptim jetës së saj. E gjymtuar fizikisht, ajo ruan po atë delikatesë dhe forcë shpirtërore, po atë dëshirë për të qenë e vlefshme, po atë krenari femërore për të qenë e pavarur në jetë, pse jo dhe e dashuruar dhe e suksesshme. Përmes vështirësive të jashtëzakonëshme që vijnë prej gjymtimit fizik Gonxhja ia del të realizonte një pjesë të madhe të ëndërrave të veta. Që të krijonte imazhin e një femre të tillë, Ndoit i është dashur të ndërtonte tipe dhe personazhe të ndryshme. Përmes Gonxhes vepra shtjellon çështje të mëdha të ekzistencës.
Së pari, raporti i njeriut me jetën. Përmes romanit jepet jeta e njeriut, ku ndërhyjnë forca të padukëshme. Në jetën e tij, njeriu e sheh pjesërisht rrugën; ka vetëm pjesërisht mundësi për të parandaluar të papritura dhe fatkeqësi, por ka një mundësi të madhe që nuk ndryshon asnjëherë, aftësinë për të zgjedhur brenda rrethanave në të cilat ndodhet.
Së dyti, Personazhi si model shoqëror. Për të vazhduar misionin e vet jetësor, Gonxhia duhet të luftojë jo vetëm me pafuqinë fizike, por edhe me dashakeqësinë dhe egoizmin, me të cilat përballet ne jetën e re si qytetare e një qyteti të vogël, ku njerëzit njihen dhe njohin shhumëçka për njëri-tjetrin. Në përballjen midis të mirës dhe të keqes që realizohet në këtë libër, e keqja vjen si pjesë e natyrëshme e jetës. Nganjëherë e keqja trajtohet në kohë, duke na dhënë dhe veçoritë etnopsikologjike të kohës si keqdashjen, shpirtin hakmarrës, etj.
Së treti, përmes këtij libri jepet një mesazh i madh humanist. Pavarësisht, nëse i besojnë paracaktimit të fatit, apo i shmangen fatalitetit në gjykimet e tyre, njerëzit mund të humbin në një ngjarje aksidentale, apo një projekti të zgjedhur prej tyre, por ata për aq kohë sa jetojnë kanë mundësi të ndikojnë mbi jetën e tyre.
Përmes romanit “Rrokullisje” jepet artistikisht se edhe pas ngjarjeve dramatike, njeriu mund të bëjë një zgjedhje për jetën e vet, që në llogari të fundit i jep kujtim jetës. Në fund të librit ne kemi një Gonxhe të realizuar si personazh, të suksesshme, sociale, të dobishme, plot ide dhe projekte në shërbim të njerëzve të tjerë. Romani përshkohet nga humanzimi i thellë se njeriu mund dhe duhet të jetë i vlefshëm. Se kur krijon vepra të mira në shërbim të shoqërisë, njeriu përtrihet fizikisht dhe shpirtërisht. Personazhin tonë e kemi parë të gjithë në mijëra pamje dhe ajo që të bën të reflektosh në të gjitha rastet është forca e tyre shpirtërore dhe optimizmi për t’ia dalë në mënyrën e tyre. Gonxhia na vjen si tipizim i njeriut të tillë.
Së katërti, në libër jepen deri në hollësi pasuria shpirtërore e personazhit, ndjenjat e holla, pasionet, ëndërrat, etj, të cilat vazhdojnë udhëtimin e tyre, sepse jeta vazhdon…
Një roman i mirë duket që në filliminin e tij, Gonxhja e këtij romani vjen përmes dilemash dhe dyshimesh shumë më tepër se ajo fillimisht beson dhe lexuesit presin prej saj. Ajo detyrohet të shprehë aftësi që nuk ia njihte vetes së saj. Në roman ka skena alternative të veprimit dhe dialogje që shoqërohen me të papritura dhe ngarkesa të mëdha emocionale, që e mbajnë lexuesin pezull.
Personazhi i Gonxhes, është njeriu që i jep shoqërisë dhe nderohet prej saj, prandaj i imponohet lexuesit që e kërkon një tip të tillë social në jetë. Me këtë roman, shkrimtari Ndue Lleshi na ka përshkruar artistikisht jetën njerëzore që devijon tragjikisht nga rrjedha normale dhe pas rrokullisjes, me përpjekje të jashtëzakonëshme ia del të ngrihet dhe të ecë vetë në jetë.

Prend Buzhala - Kundërrime III,90



ATDHEDASHURIA SI SHPËTIMTARE
1. 
Shqiptarët kanë dy emërtime: atdhe e mëmëdhe, për vendin ku banon prej kohësh kombi ynë. Pra, fjalët AT dhe MËMËDHE zgjidhen në këto fjalëformime, për ta karakterizuar atdhedashurinë, njësoj sikur e duam nënën dhe atin. Sepse, fuqia më e madhe e jetës është DASHURIA. Prandaj, dashurinë e thërrasim, si vizion dhe thelb të qenies sonë, sa herë biem ngushtë, ...edhe sot: për të dalë nga gjendja ku ka rënë edhe Kosova... Dashurinë si shpëtimtare...si do të thoshte Nëna Tereze!
Qeveria, po shihet, nuk është shpëtimtare e kësaj gjendjeje. As bashkësia ndërkombëtare që nuk dëshiron të merret me ne, sepse paska "punë më të mëdha"! As shteti nuk qenka shpëtimtar, që po fetishizohet si një Perëndi me mekanizmat e vet burokratikë! E ky shpëtimtar është populli, si një familje, si një bashkësi që ka përgjegjësinë e përbashkët, që ka bashkëndjesi ndaj secilit pjesëtar të kombit të vet, ndaj secilit qytetar...
Sikur ta duam Atdheun, ashtu si e duam prindin tonë!
2.
Atdheu a Mëmëdheu përfytyrohet si dashuri ndaj prindit, si atdhedashuri: sepse Atdheu dhuron trashëgiminë shpirtërore, atdhedashuria përfshin historinë, traditat, gjuhën, krijimtarinë kulturore, hapësirën territoriale, etnike... Kombet mburren për flamurin e tyre, për muzikën , folklorin, vallet, reprezentaciponet sportive... Atdhedashuria manifestohet me nderimin ndaj këtyre vlerave dhe me dashurinë e pakufishme që secili e bart në zemër, në mendje, sepse Atdheu është e mira e përbashkët e të gjithëve.
Atdheu nuk hyn tek vullneti i lirë i njeriut.
Njeriu nuk e zgjedh as kombin e tij as Atdheun e tij. Vendbanimin -po! Atdheu është i pazëvendësueshëm.
Ekziston e drejta njerëzore si e drejtë e kulturës kombëtare.
Prandaj, ashtu si ekziston gatishmëria për ta mbrojtur Atdheun, ashtu duhet të kultivohet atdhedashuria për ta dashur atë si prindin, si familjen, edhe në kushte paqeje.
Dhe kjo ATDHEDASHURI është shpëtimtare e Kosovës, ashtu si "dashuria është shpëtimtare e botës", sikundër thotë Nëna Tereze.

Prend Buzhala - Kundërrime III,88


SHQIPTARËSIA DHE KOMBI KULTUROR
Nëse ne kemi IDENTITET KULTUROR EVROPIAN, atëherë a bën Evropa pa ne?! Me çka "i imponohemi" Evropës?! Me cilat shtylla kulturore, historike apo dhe gjeostrategjike?!
1.
Ne kemi hequr dorë tepër lehtë nga vetvetja, nga thesaret e pafund të kësaj trashëgimie që i kishim... Kë duam ta bindim sot se ky ose ai emër qenka "ilir", "arbëror" ose "shqiptar", apo që ne jemi ata që trashëgojmë këtë apo atë thesar!? As vetveten nuk po e bindim e lëre më të tjerët... Por shqiptarët kanë MODELIN E TYRE TË TOLERANCËS, historikisht e provuar që nga kohët ilirike (kur perandori ilir i perandorisë Romake, Konstantini i Madh, shpalli EDIKTIN E TOLERANCËS dhe Ediktin e Milanos, kur u lejua publikisht edhe religjioni krishterë, mbasi brenda një familjeje ilire banonin vëllezërit e dy besimeve: paganë e të krishterë.). Dhe kjo traditë bashkëjetese u vazhdua gjatë Perandorisë Otomane (si ledh kundër sheriatizimit të shoqërisë shqiptare), vazhdoi dhe e një shekull e sa gjatë shk XX e këndej... në trajtën e SHQIPTARISË si “fe shqiptare”.
2.
Kosova është një shoqëri e hibridizuar me ideologji evropiane e orientale, një komb me disa besime e me prirje traditash e zakonesh sipas krahinave, me tradita të forta historike, folklorike e me prirje shpesh për t’i braktisë ato; me prirjen e theksuar INDIVIDUALISTE e me jetën konservatore në bashkësi të gjera familjare; me prirjen për ta organizuar jetën sipas KANUNIT në secilin sistem, regjim a shtet... e gjendur mes Azisë dhe Evropës, në mes botës antike greke e asaj romake dikur, në mes Bizantit e Romës më vonë, në mes krishterimit e islamizmit nën Perandorinë otomane, në mes komunizmit oriental rus dhe demokracisë europerëndimore gjatë shekullit XX... Gjithnjë NË UDHËKRYQ. Nuk është e habitshme, se edhe në jetën politike të pasluftës na shfaqen këto kundërthënie të së kaluarës, qoftë edhe në nivel të politikëbërjes, përplasjesh mes vizioneve orientale, amerikane apo europerëndimore.
Ky UDHËKRYQ HISTORIK tashmë është pushtuar me Frymën e Lirisë.
3.
Është ai MODEL që kushtetutat moderne e njohin si LIRI BESIMI. Te kjo LIRI EUROPERËNDIMORE BESIMI, shqiptarët e ndiejnë veten mirë, ndryshe, bie fjala, nga ato zona ku myslimanët nuk e ndiejnë veten mirë (problemet që kanë me religjionet bahai, hebre, të krishterë, shintos, me ateistët, dhe ndërmjet veti, si në Gaza, Egjipt, Libi, Marok, Iran, Irak, Jemen, Afganistan, Pakistan, Siri, Liban, Nigeria, kenia, Sudan...). Por e ndiejnë veten mirë "jashtë botës islamike" në Evropë, Australi e Amerikë, por edhe në Indi)... Ndryshe, shqiptarët nuk janë ata që imponojnë a themelojnë organizata terroriste kundër këtyre vendeve “joislamike”, "për t'i akuzuar europerëndimorët dhe për të luftuar kundër tyre” a për t'ua ndryshuar konfigurimin kulturor! Jo! Pikërisht, pse jemi pjesë e këtij IDENTITETI KULTUROR EUROPERËNIMOR, shqiptarët nuk janë pjesë e organizatave terroriste të Lindjes... dhe as i përkrahin ato kombëtarisht, kulturalisht, politikisht apo fetarisht...
Edhe ne, prandaj, JEMI KOMB KULTUROR EUROPERËNDIMOR... dhe kemi se çka të shpalosim nga kjo trashëgimi, pikërisht ato thesare të hedhura, të mbuluara, të mënjanuara apo të përbuzura...
Kryesorja është Epoka Moderne, që e ndau fenë prej shtetit dhe dijes dhe ndodhi lulëzimi i gjithëmbarshëm...

Prend Buzhala - Kundërrime III,89

BARLETI, SKËNDERBEU,
ATDHEDASHURIA DHE SHQIPTARËT
1.
“Dashuria për atdheun ia kalon çdo dashurie tjetër” shkruan Marin Barleti.
Shpesh në sulmet kundër Skënderbeut thuhet se ai paska luftuar për pronat e tij e jo për çlirimin e Atdheut!!! Njëzetepesë vjet vetëm për të mbrotjur pronat familajre?! Njëzetepesë vjet arbërorët qenkan vrarë në sa e sa beteja vetëm për do prona kastriotiane!? Ja ku shpie mendja e çoroditur dhe totalisht e prishur!
Por harrohet se vetëdija etnike e kohës ka qenë e fortë. Barleti ka qenë dëshmitar ngjarjesh dhe dy veprat e tij shprehin frymën e epokës:
"Nuk ka gjë më të çmuar për njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrë më të shenjtë sesa lufta për ta mbrojtur atë nga i huaji. Kryeni detyrën ndaj atdheut, për të cilin asnjëherë nuk duhet kujtuar se është derdhur gjak, se është luftuar sa duhet, sepse dashuria për të ia kalon çdo dashurie tjetër", shkruan Barleti te vepra e tij.
Barleti na rrëfen se arbërorët e kishin zakon të trashëguar të këndonin ndër gosti trimëritë e të parëve të tyre dhe t’u thurnin lavdi atyre.
2.
Në hyrjen e kryeveprës së vet “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, që i kushtohet Ferdinand Kastriotit, nipit të Skënderbeut, Barleti shpjegon arsyet që e shtynë të shkruante këtë vepër: ndjenja e detyrës patriotike për të përjetësuar luftën e heroit dhe të popullit të tij dhe njëkohësisht për t’i shërbyer së vërtetës si detyra më e lartë e historianëve.
3.
Vula e Skënderbeut: nuk ka simbole fetare, por është e mbështetur në traditën autoktone iliro-pellazge-arbërore. Edhe simbolet tjera të shtetit të Skënderbeut, janë të mbështetura në këtë traditë. Shqipja dykrenore, është simbol antik, pra simbol i lashtësisë dhe i trashëguar nga arbërit (Flamuri i përdorur nga Pirroja). Ylli me tetë e me gjashtë cepa është simbol i diellit (simbol ilir a i besimit ilir). Vetë Fan Noli e dëshmon këtë, kur shkruan te Historia e tij për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, ashtu sikundër e sintetizon këtë tek vargjet e tij proverbiale (poezia "Hymn i Flamurit").
Skënderbeu kishte një vetëdije të fortë autoktone për lashtësinë (shih edhe simbolet te përkrenarja e tij)...
Ka ekzistuar një VETËDIJE E PËRBASHKËT ETNIKE, një vetëdije e pëbashkët për lirinë. (Koncepti për LIRINË, është koncept evropian që dallon nga ai në Orient)... Islamizimi ndodhi në krejt tokat shqiptare, pra te krejt popullata, e jo në mënyrë të parcializuar (dmth tek klanet, fiset etj etj), Perandoria otomane i veçoi shqiptarët si bashkësi unike që i takon krejt një hapësire nacionale shqiptare, kundër të cilëve dërgoi ushtrinë dhe ideologjinë e saj me anë të shpatës.
4.
Tema e rimohimit shqiptar, e mohimit dhe rimohimit të vetvetes, në letrat shqipe shfaqet që nga Buzuku e këndej. Buzuku e thekson te "Meshari": "Ma i pari mëkat, âsht të bâhem turk". NaimFrashëri mallkon: "Bukë e mëmëdheut i zëntë/ tradhëtorët e pabesë." Pas vitit 1912 Konica e Fishta, temën e rimohimit të vetvetes, e trajtojnë te një varg shkrimesh.Fishta, te SKËNDERBEU NË HAJAT TË PARRISIT alarmon rimohimin e heroit kombëtar e të identitetit kombëtar, rimohim që nuk pushon as sot e kësaj dite... deri te trajtimet e shumta të Kadaresë ("Mosmarrëveshja"). Ky i fundit përmend fushatat e sotme çnderuese antiskerbeiane, librat plot helm nga vetë shqiptarët, kundruall aq shumë librave "në të gjitha gjuhët e Evropës, libra biografikë, romane, opera, portrete, drama, himne, një bibliotekë e tërë, ...". Ky interesim evropian ka vazhdusr efhe gjatë shk XX, madje edhe sot!
Dhe ende nuk e dimë: përse ky interesim evropian për Skënderbeun, përse edhe tash ngrihen përmendore për të në Amerikë, Evropë, Austeali, por jo në Orient e në Turqi?!
5.
Vetëdija kombëtare moderne e shek XIX, është e hershme e që i ka rrënjët në vetedijen kombetare etnike të atyre shekujve.

Thursday, September 29, 2016

Ayn Rand - Mediokrit



A e dini se kush ia vë vulën një  vlerësimi të dytë? Kjo,faktikisht është një fyerje për arritjen e një tjetri. Këta janë dështakë në fushën e vet dhe kanë guximin të kritikojnë të tjerët.Këto, janë ata  mediokërr që ulen duke u dridhur dhe menduar se mos puna e dikujt është më e madhe se ajo e tyre,
 nuk kanë as idenë e vakët të vetmisë që vjen kur ju keni arritur majën më të lartë.Këta mjeranë kanë një mnedje shterpë që flasin me fjalët e të tjerëve,idetë e të tjerëve,dhe u mbushet mendja se u peshon shumë me të vërtetë ajo kokë. Vetmia respektohet njëtrajtësisht për arritjet e admirueshme,sepse ai që ka mendje krijuese nuk ka kohë të merret me të tjerët,ai përhumbet në vetminë e tij në kërkim të ideve të reja.Kurse ata nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër.Ata vetëm se zbardhin dhëmbët e tyre të cilët duken si minjtë që dalin nga vrimat,duke menduar se ju jeni i kënaqur kur e leni madhështinë tuaj të zbehet,dhe ata nga pas zvarriten pas jush si gjarpërinj duke derdhur helm sa të mundin kundrejt jush dhe veprës suaj.Ata kanë disa ide të çuditshme,janë gati që të japin një vit  nga jeta e tyre,vetëm e vetëm që t'i bëjnë talentet të dridhen kur të dëgjojnë për këtë ose atë kokë të madhe që merr vesh nga letërsia,shkenca, historia,gjuha dhe filozofia,por vetë nuk është në gjendje të shkruajë asgjë.Ata e kanë zili arritjen tuaj,ëndrra e tyre e madhështisë është bërë një botë e cila dëshmon se të gjithë njerzit janë bërë inferiorë për falenderimet e tyre.Ata nuk e dinë se kjo është një ëndërr e cila dëshmon pagabueshmërine e mediokritetit,sepse kjo lloj bote është ajo që arritjet e njeriut nuk do të jenë në gjendje që ta mbajnë dhe ta çojnë përpara,sepse ata këto njerëz do t'i kryqëzojnë pa mëshirë duke u bërë vetë martirë.A i keni dëgjuar në bisedat e përditshme se si thonë...vjellin çdo ndyrësi që u bluan mendja...sa kohë paskan pasur për të gjitha këto,dhe sa pak për të na reklamuar huazimet e të tjerëve si vepër të tyren.Kujtojnë se ne nuk i kuptojmë...Çfarë mediokrish mjeranë...Ata po ngrenë kryqet anës rrugës si ushtria e Pilatit për  të kryqëzuarit e radhës.Ata nuk kanë asnjë mënyrë për të ditur se çfarë mendon ti kur je i rrethuar me urrejtje nga inferiorët.llafazanët dhe intrigantët që do të nxijnë disa faqe të bardha nga mendja e tyre boshe,duke vjellur nga bota e tyre shpirtërore atë që ata i karakterizon.Kjo urrejtje dhe mërzitje e tmerrshme,humbja e shpresës,shterrimi i një truri mashkullorë e paralizojnë mërzinë.Nga ky shkak je lavdëruar dhe mikluar prej njerëzëve që nuk të respektojnë.A keni pasur ndonjëherë mall për dikë që mund të iu admirojë? Për diçka që të mos iu shikojë me përçmim sepse gjithçka keni arritur me punën dhe talentin tuaj,keni kapur majën sipas admiruesve,kurse për disa të tjerë jeni një hiç.Ata kthehen në qesharakë sepse nuk e njohin dhe as që e kuptojnë hiçin dhe nuncin...
Ne këta i dëgjojmë për ditë...

Njerzit nuk duan të mendojnë,për më tepër ata marrin disa shqetësime mbi vete dhe për këtë nuk duan ta lodhin trurin. Por nga njëlloj instikti ata mendojnë dhe kjo i bën ata fajtorë.Pra,ata ndjekin duke bekuar të gjithë ata që u i justifikon për të mos menduar.Kushdo që ka një virtyt të lartë intelektual nga ajo që ata dinë si mëkat të tyre, e pranojnë me fisnikëri atë.Ata nuk e dinë se kjo ëndërr është një dëshmi e pagabueshme e mediokritetit.Sepse kjo lloj bote është ajo që arritjet e njeriut nuk do të jenë në gjendje që ta mbajnë…
Kjo armatë e tërë mediokrish që ka marrë në dorë rolin e martirit...ju ndjek kudo me shterpësinë e tyre...

Kujtim Stojku - Kur desha të vjedh Hënën

Poezi


Me dëshirat e çmendura fëminore m’shkrepi të vjedh hënën
Ajo m’habiste kur dilte n’qiell e plotë si buknorë
Shtojzavallet kur ma kuptuan dëshirën me t’madhe qeshën
Me ta shetisja n’çdo vend i kapur dorë për dorë.

Por çdo natë shihja se dikush n’qiell ëndrrën ma merrte
Këtë e dalloja se ajo nga pak humbte formën e saj t’plotë
Ndoshta kur mbi kroje e burime rrezet e saj derdhte
Vështrimin e saj ajo s’ma ndante nga qielli,poshtë n’tokë.

Ajo gjithçka ndriçonte me rrezet e saj t’florinjta
Zanat freskonin gjinjtë n’burimet me ujë t’kulluar
Cucat krihnin flokët n’mëngjez sa zbardhte dita
Për çudi n’darkë hënën ma kishin vjedhur
Kish mbetur vetëm si drapër i harkuar.







Bredhja t’ia kap rrezet nëpër livadhet me barë t’butë
Në zemrën time një lulkuqe petale çeli
Fjala që m’doli,gërxhet me rrezet e hënës u zunë
Duke shkruar si në ëndërr fjalët e sirenave t’detit.

Pasi një dorë e padukshme vodhi hënën rrugët m’u ngatërruan
Dhe as kroin me ujë kristali nuk munda ta gjej dot
Kujtoj se një nga një n’qiell të gjithë yjet u shuan
Kujtimet ndriçojnë si meteor,shndrohen n’hi e si harroj dot.

Cucave u rrezëllijnë gjerdanët nën gushë
Fëshfërijnë këmishat e bardha që i kanë pala pala
Midis zemrave tona dhe diellit, është vetëm një urë
Nën syrin e shkruar,mbuluar nën qerpik, aty ndala.

Kështu t’gjitha këto ishin pasione t’çmendura fëmije
N’mes legjendash dhe përrallash jam rritur e kam fjetur
Hajdutin e hënës nuk munda në dorë ta shtie
N’vështrimin engjëllor t’cucave,rrezet e hënës janë tretur...

Publikuar me 23 Tetot 1913

Wednesday, September 28, 2016

Murat Gashi - Cikël poetik

FRYJE ERE E MOS PUSHO 

Fryjë erë e mos pusho
Ma humb e ma përplasë mendjen
Kokën time sa të duash ma shpo
Vetëm ti ke mbet pa ma shtuar dhembjen

 Vijnë si jehonë në mua plot ngjyra si flutur
Zërat e korit  të natës që pranverës i këndon
Nga të gjitha anët dëgjohet melodi e bukur
Bashkë me lumin që matanë gurgullon

 Zemrën më ushqen me shpresë,
Plot dashuri, mëngjesi i ri
E lulet e mia që po rriten me besa besë
do të sjellin dritë e plot dashuri

 Natyra nën petkun e territ me bilbila shoqërohet
Me zëra të bukur mbushej nata, zërat i falen erës
Zogjtë në kor ia thoshin këngës
Kush i udhëheq ata pos pranverës...


LIRIA 

Liria nuk është vetëm dashuri për atdheun
Liria është ta duash, vëllain ta duash njeriun
Liria nuk është ta duash vetëm veten
Ta duash kameleonin, hajnin, faqeziun

 Unë besoj dielli do të kthehet, tokës do ti kthehet ngrohtësia
Qetësia në stinën e pranverës do të mbizotërojë
Frytet i nxjerr ngadalë, po do t’i nxjerrë një ditë frytet liria
Faqezinjtë do të ia falim ferrit që në hiq t’i shndërroj

 Atëherë kur do të jehon melodia e këngës
Ne sërish do të jemi ata që ishim dje
Ai që e keqpërdor lirinë, mallkon stinën e verës
Ai as babin e vet për babë nuk e njeh

 Mediokritetin që del në skenën e aktrimit
Do ta vrasin spektatorët një ditë, këtu
Kameleon, ju do të hidheni në log të mjerimit
Do të qeshin e zgërdhihen me ju

 Të varfrit e shijojnë ngrohtësinë e diellit
E durimi një ditë edhe te na ka me u sos
Duke u qeshur e duke u tallur me ju
Mediokritetin kanë me e çrrënjos

 Gjithmonë duhet ta luftoj terrin njeriu
Ndryshe terri do të mbizotëroj në botë
sot po frynë shumë I ftohtë veriu
na shpon fytyrat e sytë rrjedhin lot

Rretë e zeza fërkohen mes vete dhe ndahen sërish
Sa për ta na e sjell rrufe që shpirtin na e përvëlon
Por nuk na lëkund shpirtin, është relikt i dashurisë
Fryma dardane në muret e kalasë dardane jeton

 Ju që bëni mëkate, një ditë do të kërkoni falje
Atëherë kur do të ju tretet lëkura do të jetë vonë
Do të jeni në rrugë më një kahe pa dalje
Dhe do të jeni të vdekurit e kohës sonë...


HAPENI DEREN JU THASH !...

Hapeni derën ju thash,
e mos shikoni se nuk ju ha
Po ju nuk dëgjuat ju lash
Me ju humor nuk ka

Jo, jo nuk dëgjuat
ju erdh turp që hyra si njeri
si një egërsi më konsideruat
e egërsi je lëneshë vet ti

 Thonë: thuaja fjalën
sa nuk ua kanë thënë të tjerët përpara
Se pastaj trurin ua shpërlajnë
sikur uji që hynë nëpër ara...


E PSE MOJ HENE ?

E pse oj hënë sot nuk dole si përherë
Athua sepse lumi ia thotë melodisë
Athua pse unë në këtë natë i mërzitur piva verë
Edhe i mërzitur i falem dashurisë

Retë e mbuluan qiellin e Prizrenit
Ora dy pas mesnate solli akrepat e ri
Tek shikoj terrin mbi malet e Cylenit
Errësira e ka atakuar majën e tij

Hënës ia kishin pre rrugën e kishin pre në besë
Dhe ma këputi dashurinë në këtë natë
Retë u shkëputën e u shpërndanë pikë e pesë
Dhë hëna ngriti kokën me doli para plot shtat

Ju lulet mia të nesërmen, priteni diellin me reze plot
Do të ju ngrohë, por unë sonte jam shumë i dëshpëruar
Kur dje mbi faqet tua ju kishte ra vrugu se përballova dot
Për të ua terr trupin e zemrën, mua për të më errësuar

Brenga ime ishte e kotë falë edhe Zotit të gjithësisë
Dhe drejtësisë që gjithë kohën i shpall luftë djallëzisë
I hapët sytë, zemra mu bë sërish strehë e dashurisë
E shpresa u ngjit lartë hapi rrugën e dritësisë

 Dhe ty njeri s’të pata asgjë prej damari
Je i largët shumë  i largët prej gjakut tim
Zoti të dhashtë forcë e të shndrit varri
Por të më afrohesh herën tjetër mos ke guxim

Një shllungë mjegull u ngrit nga toka
Në ishte tym apo ishte mjegull në këtë natë
Nuk e di sytë më ishin verbuar nuk e dalloja
E pyes veten athua çfarë po ngjan

Dhe i la kullosat në qetësi
Pranverën ta fal dashuri
Sytë s’ngopen me kënaqësi
Shpirti im gjen tek ju qetësi

Sonte i pata tre mysafirë
Në gjuhën time hedhin helm e vrerë
Kokës i kishin vënë brirë
Llomotitnin si kameleon të mjerë

Sot u shndërrua në muze faqeziu
Mosni kështu nuk e do njeriu
Se toka rrotullohet
Gjithmonë kështu nuk shkohet...

Tuesday, September 27, 2016

Preend Buzhala -Kundrime, 87

BASHKIMI KOMBËTAR DHE VLERAT EUROPERËNDIMORE
1.
Kurrë, asnjëherë, asnjë shtet shqiptar nuk është formuar me ndihmën e Perandorisë Otomane (a Turqise) e të shteteve ortodokse sllave!
Mrekullia historike ndodhi me pavarësimin e Kosovës: gati të gjitha shtetet sllave (me proveniencë të krishterë katolike perëndimore, dhe disa të tjera me proveniencë ortodokse), e njohën Kosovën!
Ndërsa pa Evropën Perëndimore nuk do të pavarësoheshin e as formoheshin as Shqipëria e as Kosova! Madje, kur u largua Perandoria otomane, dihet se shqiptarët (dhe Evropa) e trashëguan nga Perandoria Otomane copëtimin e trojeve shqiptare në vilajete e në disa besime... Shtetet sllave mësynë për t'i pushtuar, si thoshin ata "tokat otomane" (sepse, sipas tyre nuk kishte shqiptarë, por turq që e duan kthimin e Turqisë)...
2.
Sa shumë flitet për BASHKIM KOMBËTAR!
Dikush e mendon këtë bashkim, si një mundësi për hakmarrje të reja politike (kurrë mos ardhtë bashkimi i tillë ku vëllau ngre dorë mbi vëllaun).
Dikush mendon që ky bashkim (mekanik) realizohet me të njëjtën mendësi të shtetbërjes (shtypje sociale, korruptim, frymë anti-evropiane e anti-identitare euro-shqiptare)... pra, si një bashkim të këqijash!
Si mund të realizohet një bashkim kombëtar, pa e dhënë provën e shtetbërjes brenda vetes!?
Dikush: duke e braktisur historinë e deritashme, Skënderbeun e flamurin kastriotian (bashkimi i tillë është utopik dhe menjëherë do të shkaktoheshin ri-ndarjet, lindja e shteteve të reja brendashqiptare... si utopia e jugosllavizmit dhe e otomanizmit që pretenduan të krijohen si komb mbi kombe... por që përfunduan në krijimin e kombeve dhe të shteteve të reja)...).
3.
Madje, problemet e bashkimit nuk do t'i zgjidhte as lufta shqiptare (kundër një fuqie tjetër, po e zëmë, shteteve sllave, të cilat mezi presin të bashkoheshin, posa ta shpallin edhe njëherë shqiptarin si "armik të përbashkët")...
Të mos harrojmë: alternativat e deritashme ORIENTALE për zgjidhjen e çështjes shqiptare (alternativa otomane dhe ajo komuniste), nuk dhanë rezultate, por përfunduan në copëtime e copëzime të reja...
Gjendjen nuk e ndërron asnjë bashkim mekanicist, dhe mund të përfundosh edhe më keq në humnerat e historisël Ndërkaq, prej viteve '90 e këndej alternative OKSIDENTALE, perëndimore, dha rezultatet e veta. Do t'i japë e fuqizojë, po qe se do ta kemi këtë orientim gjenetik shqiptar...
Por e ndërrojnë mjetet që i kemi në dorë. Mjetet për bashkim kombëtar i kemi në dorë, së bashku me kufijtë e brendshëm ndërshqiptar, institucionet shtetërore e publike...
Prandaj, unë i besoj popullit tim që nuk do t'i braktisë vlerat që u theksuan: edukimin për shtetbërje, vlerat identitare shqiptare (kastriotiane), frymën europiane-shqiptare, vlerat e demokracisë dhe të lirisë...
Rezitenca dhe beteja shqiptare për këto vlera, kudo që të gjenden ata, e bëjnë të realizueshëm atë ditë bashkimi... Dhe realizimi i tillë nuk është utopik, por historik... Harta e përbashkët shpirtërore e bën të realizueshëm hartën fizike dhe të qëndrueshëm bashkimin kombëtar.
DUKE QENË VETVETJA!

Prend Buzhala - Një katarsis: Edhe sot na duhet Shqiptarësia


(Kundrime III), 85
1. 
Edhe sot na duhet shqiptarësia....
A mund të shkojnë bashkë shqiptarësia dhe Kosova?
Edhe sot na duhet një katarsis për t’i hequr baltërat e njollat që na i kanë hedhur të tjerët mbi identitetin tonë, edhe sot ky katarsis kombëtar na duhet për ta parë se vërtet njëherë e përgjithmonë po kalojmë nga fjalët në vepra...
Shqiptarësia e mori frymëzimin e saj burimor nga iluminizmi evropian, dhe jo nga orienti.
Ky frymëzim u përhap këndej. ndër ne, për ta dëshmuar edhe përkatësinë tonë evropiane…
Autorë të huaj e autorët tanë, thonë se shqiptarësia u krijua kundruall Perandorisë otomane dhe ideologjisë së saj (për të mos u tjetërsuar), pikërisht i dhanë zë deputetët shqiptarë në parlamentin otoman...
2.
Nuk mund të jetë Kosova sot një Palestinë tjetër, një grackë tjetër historike, për ta mbajtur sa më gjatë në gjendjen status-quo, që, nesër, përsëri të derdhet gjak. Prandaj, Kosovën duhet ta duam... ta duam sa më shumë, ashtu sikundër për të dje është derdhur gjak, janë vuajtur burgje dhe janë bërë sakrifica sublime - të jetë e lirë! Sepse kjo është SHTËPIA JONË. Tjetër shtëpi nuk kemi.
Ai që nuk e do Kosovën, rren që po e dashka bashkimin kombëtar ... Kosova - shtet funksional, është në mbrojtje të identitetit shqiptar, KËTU DHE TASH, kurse duke e luftuar vetveten, e humb edhe më shumë...
3.
Serbinë e kemi konsideruar shtet të huaj, dmth pushtuese, dhe nuk kemi qenë të interesuar ta përjetojmë ndryshe.
Po Kosovën?
...kur Kosova nuk përjetohet si vepër e dëshmorëve, e krejt qytetarëve të saj liridashës, si shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj; por e përjeton si të ishte një SHTËPI E HUAJ, një shtet të huaj- nuk është çudi se çka ndodh: dmth, nuk janë të interesuar të ketë zhvillim, të ketë, drejtësi, të ketë zgjedhje demokratike ku nuk vidhet vota, të mos ketë korrupsion... Duke e përjetuar si SHTËPI TË HUAJ, vetëm sa e përligjim atë thënien e shovinizmit sllav që na përplaset qe një shekull: shqiptarët e Kosovës dikush duhet t'i sundojë, sepse ata nuk dinë të bëjnë shtet...
Duke e dashur Kosovën, e zgjerojmë dhe e shumëfishojmë dashurinë e atdhesinë tonë pa kufij...
Kosovë, fali ata që të mallkojnë!
Zot, bekoje Kosovën!

Prend Buzhala - Nijh Vetveten


PËRTEJ NJË KONFLIKTI MENDËSISH, ADHUROHET MENDËSIA SHQIPTARE
(Kundrime III), 86
1. Sipas traditës sokratiane “Njih vetveten”, edhe vetë Aristoteli e përmend fjalën TAUTOTES (të jesh vetvetja), ndërkohë që latinët kishin për këtë gjë fjalën IDENTITAS. Së këndejmi, edhe tradita e veçantë e etosit shqiptar të urtisë e trashëgimisë sonë, përbën vetveten tonë, pra, e paraqet atë jetën autentike shqiptare të vetërregulluar e të vetorganizuar. Piter Berger do të thoshte se strukturat shoqërore specifike, si dhe strukturat e tilla historike, i krijojnë tipat e identitetit, të cilët do të mund të përveçoheshin e të njiheshin në shumësinë e në përdallimet e këtyre strukturave.
Duke e parë ende të papranuar së jashtmi e së brendshmi çështjen tonë, atëherë vjen edhe ftesa e kohës sonë: për mendësi shqiptare e për mendimin shqip. E për ngritjen e kësaj mendësie, kjo ftesë porosit njohjen, vetënjohjen, që janë kusht i ndërtimit të identiteti individual, nacional e besimit të lirë.

2.
Intelektualët e mirëfilltë artikulojnë gjakimet e shqiptarëve, pa dallimet fetare, ideologjike a botëkuptimore, “se në këtë trung të përbashkët e kemi djepin e identitetit kombëtar, kulturor dhe civilizues.” Ata e duan shqiptarin sa më të përsosur; një qenie të lirë e jo të skllavëruar, të bashkuar e jo të ndarë në disa shtete apo të shkapërderdhur nëpër Perëndim a Lindje; që iu falet e iu përkulet vlerave shpirtërore, mbas atij gjenocidi, tmerri e holokausti e jo të jepet mbas adhurimit të vlerave të rrejshme... Ndryshe, populli ynë, posi Jeziu, e pësoi deri në fund vuajtjen më të lartë, ashtu edhe Triumfin, që e zhduki vërtet skandalin millosheviqian “të një Zoti tiran.” Ata dëshirojnë të mos e shohin konfrontimin aty ku të tjerët e kërkojnë me çdo kusht këtë: “Lindja dhe Perëndimi – dy shpirtra plotësues”, sepse gjendemi në pikën gjeostrategjike midis tyre.
Së këndejmi ndodhi edhe ai shtresimi oriental: veçoritë e tij janë emocionaliteti, adhurimi i të kaluarës, me mitin e kultin e paprekshëm fetar a nacional.
Te Perëndimi: racionalizmi, mendësi pa emocione, e pamëshirshme, që të kaluarën e sheh si Mësuese të Jetës, për ta krijuar të ardhmen, por e jeton të tashmen. Pragmatizmi lëshon lozën e tij të shfrenuar (luksi, mobilet e kushtueshme, droga, erotika e sëmurë...), ... por kjo ka edhe anën tjetër të medaljes: të kënaqur me atë që kanë arritur.
Në këtë konflikt mendësish, shpallet dhe ftesa për mendësi shqiptare, jo duke ndërruar fenë me çdo ksuht a të qëndrosdh aty me çdo kusht (postulat është LIRIA E BESIMIT, ZGJEDHJA...), për të mos e ndërruar e këmbyer me diçka tjetër kulturën a doket tona, por për ta shkarkuar atë baltën shekullore, paragjykimet, egoizmat, klanet, postet...
Kurse të gjitha ato që na ndodhën, le të jenë kalitje, kthjellim, vetëdijesim..

Prend Buzhala - Homazh për dr. Dom Gjergj - Gashin



(Pas shkuarjes së tij në amshim)
Që në fillimvitet '90, kur në Stubëll filluan manifestimet Letrare e Kulturore TAKIMET E DOM MIKELIT (që u priu dr. prof Engjëll Sedaj), krijues e vizitorë të shumtë, ndër të tjera, kishin parë dhe muzeun, që e kishte themeluar dom Gjergj Gashi diku kah viti 1973. Porse, gjatë atyre viteve, prej 1990 e deri më 1999, ai shërbeu si meshtar në Shqipëri. Kësaj radhe, në këto MANIFESTIME, erdhi lajmi se ai një ditë më parë kishte shkuar në përjetësi.
1.
Shqiptarët këndej kufirit, në Kosovë, gjatë atyre viteve do ta kenë parë meshtarin në ekranin televiz të RTSH, kur Akademia e Shkencave e Shqipërisë ia pati promovuar veprat e tij, i përcillnin intervistat e tij që reflektonin intelekt të thellë, elokuencë të mahnitshme, me një të folur të pastër sipas normave drejtshqiptimore, një atdhetarizëm në frymë rilindase...
I lindur më 1 maj të vitit 1948 në Stubëll të Komunës së Vitisë (Kosovë), ky prift kishte arritur të doktoronte në vitin 1987 në Romë, ku mbrojti disertacionin e doktoratës me temë: "Martirët shqiptarë të Karadakut gjatë viteve 1846-1848", që botohet në Ferizaj, Drita, 1994 (Universitas Urbaniana, 1988. Parte 1a, 73 f. doktoraturë e mbrojtur në Universitetin Urbaniana). Shkoi në përjetësi më 23 shtator 2016 dhe u varros më 25 shtator, në Stubëll.
Mbahet mend gjatë viteve '90, si meshtar, mik dhe shoqërues i Nënë Terezës gjatë udhëtimeve të saj në Shqipëri.
Lexuesit të kujdesshëm të veprave të tij, i bien në sy qëmtimet e dokumenteve të historisë së shqiptarëve nëpër arkiva të Romës, Vatikanit, Vjenës, Raguzës e në sa e sa të tjera.
Veprat e tij i botoi gjatë viteve '90, janë:
1. Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1848. Ferizaj, Drita, 1994.
2. De martyribus albanensibus anno 1846 in odium fidei damnati, tesi di laurea, Roma, 1981. 3. Albanski mučenici u Razdoblju 1846.-1849. (Skopska Crnagora u skopsko-prizrenskoj biskupiji tijekom XIX. stoljeća), doktorska disertacija. Prvi dio, Separat – dijelovi disertacije. Peć, Rkt Župni, Zagreb, OOUR Tiskara, Zagreb, 1988.
3. Nënë Tereza dhe martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1848. Botime historike. Zagreb, Drita, 1994.
4. Dardania-Kosova, altari i Arbërisë, 1910-1941, në tre vëllime:
- Vol.1. Dokumenti 1-27: At Mati- Luigji Sopaj-Paliq, OFM-Martir. Onufri, 1997.
- Vol.2: Dokumenti 1-39: Imzot Lazer Mjeda 1869-1935, “Martir i gjallë” dhe Arbëria në kohën e tij. Onufri, 1997.
- Vol. 3. Dokumenti 1-38. Eurorilindja, 1996.
5. Vatikani dhe Arbëria 1700-1922. Vëll. XVI/I-II: (Acta albaniae Vaticana): 1700 (1622) -1922: Vëll I-XVI; XVI/I-II. Dokumente për historinë e Arbërisë : Dok.nr.1-1531: Vëll. XVI-I. Treguesi i materialeve (index materiae): Vëll. XVI-II; Dok.nr.50; 67 (487). Tiranë, Onufri, 1998, me 500 faqe.
Në regjistrimet e gjetura të Bibliotekës Kombëtare e Shqipërisë, gjenden këto të dhëna:
1. Arbëria dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu : 1405-1468 : [përkth.] / Athanas Gegaj; Gjergj Gj. Gashi
2. Acta Albaniae Vaticana [dorëshkrim] : index materiae :1669-1914 / Gjergj Gj. Gashi
3. De martyribus albanensibus anno 1846 in odium fidei damnati : tesi di laurea : Roma, 1981 / Gjergj Gj. Gashi
4. Organizim i përkoshëm i shkollavet shqipe [dorëshkrim] / Gjergj Gj. Gashi
5. Vatikani dhe Arbëria : 1700-1922 : Vëll.XVI/I-II : (Acta albaniae Vaticana) : 1700 (1622) -1922 : Vëll I-XVI; XVI/I-II. Dokumente për historinë e Arbërisë : Dok.nr.1-1531 :Vëll.XVI-I. Treguesi i materialeve (index materiae) : Vëll. XVI-II; Dok.nr.50; 67 (487) / Gjergj Gj. Gashi
6. Mençuria iliro-shqiptare nëpër botë / Sinan Gashi; Gjergj Gj. Gashi; Muhamet Shatri
7. Ujëvarë drite në zemër : katërmbëdhjetë pamje të hirit hyjnor të Agnes Bojaxhiut-Nënës Tereze / Anton N. Berisha; Gjergj Gj. Gashi
8. Doracak për Nënën Tereze / Anton N. Berisha; Gjergj Gj. Gashi
9. Dardania-Kosova, altari i Arbërisë : 1910-1941 / Gjergj Gj. Gashi
10. Nënë Tereza dhe martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1848 / Gjergj Gj. Gashi
11. Gjërat e bukura janë të rralla : [Mbi stemat dhe flamujt e principatave arbërore] / Gjergj Gj. Gashi
12. Albanski mucenici u razdoblju : 1846-1848 : (Skopska Crnagora u skopsko-prizrenskoj biskupiji tijekom XIX stoljeca : separat-dijelovi disertacije / Gjergj Gj. Gashi
2.
Pas luftës erdhi në Kosovë. U vendos meshtar në Kishën katolike të Gllaviçicës (Pejë). Ndonëse vinte nganjëherë në Klinë te ndonjë mik i rrallë, kthehej shpejt në zyrën e tij famullitare. Një ditë, diku kah viti 2002, shkuam ta vizitojmë me dr. Ukë Berishën dhe t'i kërkojmë ndihmë në materiale. Sado që kishte vendosur një regjim të rreptë vizitash (ngjante në një eremit e mistik antik, i tërhequr në vetminë e tij të thellë), biseda zgjati disa orë. Me shumë pasion na i tregonte dhe shkoqiste qëmtimet e tij, simbolet e shumta antike në ndërlidhje me ato kombëtare, dokumentet... Kishte një informacion e dije të zhdërvjelltë, të thellë, për ta shtjelluar tematikën dhe lëndën dokumentare. Të tre vëllimet (Dardania-Kosova, altari i Arbërisë, 1910-1941) që m'i kishte premtuar, më vonë i kishte fotokopjuar dhe mi kishte sjellë në Klinë, me shënime të tjera. Me përmirësimet e dokumenteve të botuara...
Sado që janë shkruar dhe nga të tjerë autorë studime e monografi për martirët e Karadakut, vepra e këtij autori mbetet më e plota dhe më seriozja. Madje, tek studimet e tij lexuesi e vëren akribinë e rreptë shkencore në mbarështrimin e shtjellimin e lëndës së trajtuar.
Më pas kishte ndonjë paraqitje të rrallë në Manifestimet Letrare e Kulturore TAKIMET E DOM MIKELIT a nëpër kocelebrime meshash.
Ndërkaq, publiku i gjerë e njeh dhe për atdhetarizmin e tij të flaktë... për personalitetin e tij aspak konformist...

Saturday, September 24, 2016

Nehat Jahiu -Dhimbje Shpirtërore





 

NJË DHEMBJE SHPIRTËRORE QË KURRË NUK DO HARRUAR
Ka disa dhimbje në jetë që të vijnë mes vetvetes tënde si të ishin disa piskama që kurrë nuk mbarojnë. Edhe kjo që do ju tregoj e tillë është.
 Kjo është një kohë shumë e dhembshme dhe e pashëruar në shpirtin tim dhe me të vërtetë sa herë që e përkujtoj më kaplojnë emocionet, sepse ishte një përjetim shumë i dhimbshëm dhe i papërshkruar. Është shumë e vërtetë se gjatë asaj kohe të regjimit diktatorial të Millosheviçit u bë gjithçka mbi popullatën shqiptare të Kosovës dhe u përdorën metodat më çnjerëzore që këtë popull me dhunë ta largojnë nga vatrat dhe trojet e të parëve. Falë trimërisë së ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmën e miqve ndërkombëtarë nuk u realizua ky projekt famëkeq siç ishte planifikuar edhe para Millosheviçit nëpër kuzhinat serbe për ta larguar këtë popull nga trojet e veta dhe për ta shfarosur nga toka e dheut. U bë një ëndërr e parealizuar. Sot e shohim  Kosovën të lirë. Ku mbeti kasapi i Ballkanit Sllobadan Millosheviçi? Në atë kohë ka qenë tmerr për popullatën civile shqiptare të Kosovës duke i parë pleq, gra, burra dhe fëmijë për të kërkuar shpëtimin e jetës së tyre. Shumë familje gjetën strehim në familjet shqiptare në  Maqedoni .Një gjë e tillë ndodhi edhe në komunën tonë dhe në vendlindjen time ku unë jetoj. Kishim rast konkret që të kishim nxënës nga Republika e Kosovës në shkollën tone. Kjo ishte më se e vërtetë se kishim  dhe atë në një numër të madh të cilët i patëm shpërndarë gati në të gjitha  paralelet e klasave të para e gjerë në ato të tetat ku ata duhej të vazhdonin mësimin sipas moshës së tyre. Po e them edhe njëherë është shumë  emocionuese t’i përkujtosh ato raste, por ata kanë ndodhur dhe duhen të përkujtohen e mos të harrohen. Më kujtohet si sot se gati kishte në çdo paralele, por kisha edhe unë në paralelen time. Kur i shihja ata nxënës në paralelen time apo në paralele të tjera ku jepja mësim më dukeshin si Luli i Vocërr edhe pse ndoshta nuk ishte rasti i njëjtë ose i ngjajshëm në atë aspekt të tillë. Kishte dallim motivi i Lulit me këta dhe Dëshiroja gjithnjë të kem sjellje tjetër ndaj tyre dhe dëshiroja gjithnjë të jenë nën përkëdheljen time të një mësuesi që së paku deri diku të qetësohej sadopak shpirti i tyre i plagosur. Erdhi koha u çlirua  Kosova dhe të gjithë duhet të ktheheshin, kështu që edhe ky çast për mua, për nxënësit  e shkollës sonë, për nxënësit e Kosovës për arsimtarët në përgjithësi ishte një hapje e një tjetër plage. Në një anë gëzoheshim që u çlirua Kosova. Gëzoheshim që popullata po kthehej në vendet e veta në Kosovë dhe nxënësit në shkollat e tyre, por kjo ndarje ishte aq sa krenare , sepse Kosova ishte çliruar nga çizmja hegjemoniste serbe millosheviçjane aq ishte e dhembshme ndarja jonë me lotë në sy. Këtë nuk mund të harroj asnjëherë dhe rreth kësaj çështje ka shumë për t’u thënë dhe për t’u shkruar. Sot emrat, mbiemrat, data, vendi i lindjes  nga kishin ardhur këta nxënës  gjenden në ditarët klasorë të shkollës sonë  se  nga cili vend i Kosovës kishin  ardhur këta nxënës në shkollën tonë.
 
Një orë mësimore me arsimtaritn e Artit Figurativ Tasim Kadriun me nxënësit refugjatë nga Kosova në shkolën fillore " Faik Konica" të fshatit Sllupçan të komunës së Likovës gjatë vitit shkollor 1998/1999. — 


Një vit para se të ikja në pension mora të gjithë ditarët dhe i nxorra në një listë këta nxënës. I publikova nëpërmjet facebookut që të më lajmërohen dhe të dija kush ku gjendet sot. Për fat të keq, ndoshta dhe nuk është lexuar nga të gjithë dhe ishte një numër relativisht i vogël që kontaktuan me mua dhe më njoftuan kush ku është dhe me çfarë profesioni merren. Ata dikur ishin fëmijë tani ishin rritur  dhe  nuk kishin harruar vendet ku kanë qenë të strehuar si refugjatë, nuk kishin harruar  shkollat ku kishin vijuar mësimin, nuk kishin harruar arsimtarët dhe shoqet dhe shokët e tyre.


Një orë mësimore me arsimtarit e kimisë Vebi Jahiun me nxënësit refugjatë nga Kosova në shkollën fillore " Faik Konica" të fshatit Sllupçan të komunës së Likovës gjatë vitit shkollor 1998/1999.


Prend Buzhala - Kundërrime 84

SHKRIMTARI I SHITUR,
NË ROLIN E RI TË CENSORIT NEO-IDEOLOGJIK
1.
Kam besuar që, në kohët e shembjes së totalitarizmave (komunistë), nuk do të vlejnë më kriteret ideologjike për vlerësimin e letërsisë. Aso kohe shpërbleheshin shkrimtarët e përshtatshëm me regjimin, që kishin privilegje e poste partiake,... Kam besuar se shkrimtari ishte gjithnjë në anën e atdhesisë, lirisë,demokracisë, përparimit etj etj.
E, në radhë të parë, ai qëndron në krahun e artit.
Kam besuar se, në anën tjetër të barrikadës, do të qëndronin ideologjitë e ndryshme agresive, totalitarizmi, dogmatizmi, absolutizmat e ndryshëm politiko-sistemorë, etj etj.
2.
Por dihet, nga ana tjetër, jo rrallë po ky shkrimtar shqiptar, si kudo në botë, ka qenë edhe bashkëpunëtor i Ministrisë së Milicisë shqiptare a sllave, eksponent i regjimit, ekzekutor i Res Publica-s, kalemxhi shpirtshitur, që ka luajtur rolin e censorit ideologjik të vrasjes së vlerave, të përndjekjes së fjalës së lirë e të përndjekjes ogurzezë ndaj vetë kolegut të tij krijues.
Diku nëndheshëm, në Republikën e Shpirtit, në Republikën e Imagjinatës, në Republikën e Idealeve krijuese e njerëzore, është latuar Kujtesa Alternative, Kujtesa e Viktimave dhe e Të Martirizuarve përballë represionit pushtues gjenocidor a totalitarist, përballë Kujtesës së Fitimtarit të Armës, që synonte shlyerjen a zhdukjen e Kujtesës së Parë; që pikësynonte, më në fund, imponimin e vetëm Një Të Vërtete, kurse të tjerat Të Vërteta duhet të heshteshin.
3.
Shkrimtarët e përndjekur, krahas dëshmorëve të tjerë të Atdheut, kanë qenë Roja e Mburoja e kësaj Kujtese, e themelimit të këtij Identiteti nëpër shekuj, përballë inkuizicionit e shfarosjeve armike osmane, sllave apo komuniste. E vërteta ka qëndruar në anën e krijuesve të përndjekur: janë djegur, zhdukur e anatemuar mijëra libra e dorëshkrime, por të gjitha ato janë rehabilituar, sistemet e dhunës janë shembur, kurse dënimin e historisë e kanë marrë inkuizitorët.
Triumfi i Lirisë, Demokracisë dhe Humanizmit i dhanë të drejtë shkrimtarit, sepse çdo fjalë, varg a vepër ai ia dedikonte këtyre idealeve. E shkrimtari shqiptar nuk kishte se si të mos ishte i tillë, atdhetar e liridashës. Te e fundit, a ka shkrimtar shqiptar që nuk ka shkruar për Atdheun dhe për Lirinë?
4.
Po sot?
Kjo do të thotë që, sot, Letërsia e Politika mund të ecin bashkë, nëse angazhohen për ideale të njëjta, për liri,demokraci, humanizëm e drejtësi, e, mbi të gjitha, për vlera artistike e letrare. Por assesi nuk mund të ecin së bashku në fushën e demagogjisë, në të cilën mund të veprojë vetëm politika "si kompetente e demagogjisë"!
Prapë po na rickliohet e kaluara: "i mirë" e "me vlera" na qenka vetëm krijuesi a studiuesi a njeriu i letrave që i takon partisë a partive në pushtet!!! Të tjerët, duhet të qëndrojnë në margjina!
Duke i margjinalizuar vlerat, në fakt, ata e margjinalizojnë dhe e fusin në qorrsokak të sotmen... Letërsia shndërrohet në neo-ideologji, në prepotencë krijuese e në prepotencë mendimi. Demokracinë e humanizmin i shndërrojnë në leva interesi dhe në autokraci kundër vlerave.
Dhe kjo i hakmerret jo vetëm Republikës së Kosovës, por, në radhë të parë, vetë atyre, që na shpifen si njerëz me vlera e që në të vërtetë mishërojnë pseudo-vlerat...
Dhe këtë e bëjnë për hir të interesit të parasë publike, ku mund të zhvatet pamëshirshëm paraja e tillë!
Fan Noli do të lëshonte thirrmën e tij: "Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,/ Liberator!"

Nehat Jahiu -Gjuha e Zajevit,Grujevskit...Apo Gjuha jonë?!




Deri kur ne shqiptarët do të zgjasim dorën për të na dhënë dikush diçka?!... Që nga fillimi pluralistë shqiptarët nuk ndalën ditë për ditë duke kërkuar lëmoshë. Strukturat partiake me liderët e tyre që nga themelimi i partisë së parë shqiptare e gjer më sot  me zgjatjen e dorës së lypsarit duke kërkuar nga lederët e partive maqedonase që të na japin diçka. Çdo parti shqiptare gjatë zgjedhjeve del para elektoratit me një eofori të patriotizmit se ne do e bejmë këtë e këtë. Kjo zgjat vetëm sa të jetë afati zgjdhor. Që nga ajo ditë që mbarojnë propagandat e tyre partake fillon dita e re me ndryshime që eloktarati dhe mbarë popullata fillon të zhgënjehet, sepse menjëherë fillojnë ndryshyme dhe lirisht mund të themi se fjalët na mbesin si të Lalushit e punët si të askushit. Gjithëçka që i është premtuar popullit bie në ujë dhe gjithnjë populli mbahet me premtime se sot apo nesër kjo apo ajo do të zgjidhet për shqiptarët, ndërsa diçka konkrete shumë pak është realizuar. Nëse nisem ti mumerërojmë të arriturat nuk janë ato që duhen ti kenë shqiptarët edhe pse nuk mund të themi se nuk është arritur diçka, por dhe shumëçka që është arritur është lënë gjysmake ose e cunguar, kështu e gjithë kjo do i mbetet gjeneratave të reja brez pas brezi për të pasur vështërësi për ti relizuar të drejtat e tyre në tërësi.
 

Them: TË drejtat tona që na takojnë.

 Të drejtat tona të barabarta me popullin maqedonas e jo ne për cdo ditë të kërkojmë nga ata lëmoshë se çfarë do na japin. Gjërat që na takojnë ne nuk duhet ti kërkojmë si lypsarë, sepse ne jetojmë në vendin tonë ku jetojnë edhe pala tjetër maqedonese dhe nacionalitet tjera. Këtu nuk duhet të bëjmë kërkesa për çdo vit me radhë  çështjet tona i lëmë duke i shikuar të tjerët si qyqarë se çfarë do na japin. Kjo duhet njëherë e përgjithmonë të ndahet si shapi prej sheqerit duke mos e shtri dorën për të na zënë të tjerët si lypsarë, por të ju themi ne i duam drejtat tona që na takojnë Sa herë që vihet në pushtet thuhet se u bë kjo marrëveshje për këtë apo këtë. Se kjo çështje do zgjidhet brenda një kohe të shkurtër, ndërsa nukj ka asgjë konkrete. Ose nëse zgjidhet ndonjë rast që i ka tanguar dhe i tangon edhe sot shqiptaret zgjidhet përkohësisht apo në mënyrë parciale me njërën parti dhe kur të vijë tjetra ato ti merr dhe kështu sillet topi rreth e rrotul e neve nuk na mbetet asgjë më tepër pos për të numruar në vend. Çështjet duhet shtruar dalngada, por sigurtë qël të zgjidhen njëherë e përgjithmonë, por pa lënë aspak zbrastira që nesër kujt ti teket të kthehet e ti merrë ato të drejta. Unë mendoj se kjo i bëhet një qiraxhiut. I jepet me qiraq diçka ndokujt, por kur ti teket ta merr, kështu që më duket se tek ne shqiptarët ka një kohë po luajnë rolin i qiraxhiut në vend të vet.Ne nuk duhet të lëshojmë pe, sepse nuk jem i qiraxhinj. Ne jemi në trojet tona dhe jemi të barabaretë me palën tjetër dhe çdo gjë duhet njëherë e përgjithmonë ta ndajmë në barbarësi dhe gjithnjë në ate se sa na takon e jo të kërkojmë të na jepet diçka duke kërkuar lëmoshë.

 Tani në kohën e fundit po dëgjojmë zëra se nëse do të vie në pushtet partia e  Zajevit do ua garanto zyrtariziminj ose do ua jap gjuhën shqipe shqiptarëve. Sëpaku kështë paska deklaruar lideri i kësaj partie Zoran Zajev dhe ne filluam të gjithë të gëzohemi aq shumë ja duhet ta mbështesim Zajevin se po na e lejon gjuhën. Kjo është për tu habitur dhe për tu çuditur se neve gjuhën duhet të na e jep Zajevi , Grujevski apo...  Cilën gjuhë po na e jep. Gjuhën shqipe? Gjuhën e nënës? Po nuk ka nevojë as Zajevi, as Gruevski as e as....  të  na e jap neve gjuhën, sepse ne kemi gjuhën tonë dhe me ngulmë kërkojmë që gjuha jonë të jetë e barabartë në çdo vend për tu përdorur siç përdoret edhe gjuha maqedone. Në këtë rast po e mora gjuhën konkretisht, sepse në kohën e fundit më shumë po ngritet pluhur rreth gjuhës shqipe, ndërsa nukj është fjala vetëm për gjuhën, sepse shqiptarët, pos gjuhës kanë shumëçka që kanë maqedonasit dhe që duhet ti kemi edhe ne në mënyrë të barabartë, por ama ne i kërkojmë gjërat që na takojnë. Nuk kërkojmë gjëra që nuk janë tonat, kështu që nuk ka nevojë ato ti kërkojmë me zgjatje dorësh të një lypsari. Unë mendoj se populli më është lodhur dhe rraskapitur sa që nuk mund të duroj më gjëra të tilla. Nuk e di deri kur do na shkoj kjo punë neve shqiptarëve me kërkesa të lypsarit. Më duket se jemi ngulfatur sa që na ka ardhur shpirti tek hunda siç thotë populli.
Deri kur ne shqiptarët do të themi se këtë herë do të jemi bashkë me Grujevskin, Zajevin..., sepse do të na e jep ose do të na e zytarizojë gjuhën shqipe? Disa thonë se duhet të bashkohemi me Zajevin e tjetri thot të shkojmë me Gruefskin se do të na lejoj përdorimin e gjuhës shqipe dhe.... Cilën gjuhë duhet të na lejojë ta përdorim ne shqiptarët apo cilën gjuhë do të na e zytarizojë Zajevi , Grujevski apo?!... Gjuhën e vet e apo gjuhën tonë?!... Për gjuhën e tyre ata askend nuk e kanë pyetur për ta përdorur apo për ta zytarizuar, sepse vet i kanë bërë këto gjëra. E ne?!... Ne çdo herë duhet të presim Gruevskin, Zajevin e... se po na e lejojnë apo jo ta përdorim gjuhën tonë amtare shqipe. Ky është një absurd i absurdit. Nëse ne vet nuk bashkohemi të gjithë sëbashku të ulemi e të bisedojmë mes vete dhe të marrim një vendim të prerë se duhet gjuhën dhe gjërat tjera ti fusim aty ku na takojnë ta kenë vendin dhe ti përdorim në barabarësi me maqedonasit është e kotë të merremi për çdo ditë me këso gjëra duke e lodhur këtë popull që po i shkon koha gjithnjë vetëm në pritje. Ti fusim të gjitha gjërat që na takojnë aty ku e kanë vendin dhe këto gjëra të kryhen dhe të marrin fund njëherë e përgjithmonë dhe ta lëmë popullin të qetë të merret me hallet e tyre të shumta sot po i bartin me vite të tëra mbi supet e tyre. E juve që populli ua ka dhënë besimin uluni njëherë e përgjithmonë siç duhet ulur dhe biseduar dhe zgjidhni këto çështje bashkarisht duke e hequr njëherë e përgjithmonë nga mendja karrierizmin tuaj politik. Interesat personale, familjare, grupore, klanore etj. E nëse ne nuk ulemi për të marrë vendime të përbashkëta në inters kombëtar ose nëse ulemi për tu marrë vesh, atëherë të jemi të bindur se nëse deri tani na ka kafshuar ujku në të ardhmën do na hajë.
Në fund do të thoja: Vaj vatani e mjerë mileti që vite të tëra po pret se çfarë do na jep Grujevski... e Zajevi...
Një fjalkë popullore thotë: Prit magar derisa të dal bar.