Thursday, February 16, 2017

Baki Ymeri - KONTRASTE BALLKANIKE


(Contraste balcanice)
Eja me kandilin tënd të bekuar
T’i lexojmë së bashku vargjet e dashurisë
Kur lulet shkundin kujtimet nga shikimet
Ti më pret me durimin e përjetësisë
Derisa unë një rebel në xhepin e botës
Kaherë ëndërroja gjoja se jam
Duke depërtuar në përjetësinë tënde
Me dhuratat e ëmbla që m’i fale...
Dëshiroja të jem biri besnik i qiellit
Atje ku mbaron koha e fillon dashuria...
Pardje isha mërgimtar në atdheun tim
Dje desha të fluturoj në perëndim
Kurse sot mbeta këtu ku jam
Ku jam e s’jam dhe kam e s’kam
Asgjë tjetër përveç shpirtit tënd
Që më fton të ikim nga mëkatarët
E shekullit të vdekjes së programuar
Që gratë e veta i kanë tradhëtuar
Për të përjetuar një jetë të shfrenuar
Duke i bërë rrush e kumbulla paratë
Për do dosa të huaja në Bukuresht
Ku vetëm Bubullima është mbret
Kurse kodoshi turp i familjes së vet...
Ejani ta varrosim përtacinë tonë
Në zgërbonjat e pendesës
Eja moj zanë me kandilin e bekuar
Shqiptarizmit t’i japim moral ideal
Duke ia përlindur besën dhe shpresën...

0 comments:

Post a Comment