Thursday, June 29, 2017

Sinan Kërpaçi: Cikël poetik




SE TË PREKA
Det, u nisa pa të thënë,
s`i kemi dashur lajmërimet.
E sotmja më erdhi mbrëmë
edhe pse s`dëgjova “eja”,
se të preka, se të ndjeva…
Veç një gjë po ta kërkoj:
si me zor më jep pak ujë,
nga fundi pak rërë me baltë,
se kështu përherë nuk shkon,
ti poshtë e unë vetëm lart.
Pa më zhyt një herë, më zhyt,
atje, o det, atje poshtë,
peshqit, ngjalat t`i shikoj
tek s`të maten thellësitë.
E di që s`të kam mërzitur
dhe pse erdha pa të thënë
për pak ujë, pak ujë të kripur…
E sotmja më erdhi mbrëmë:
gjumi kur s`më kishte dalë,
gjumi kur s`më kishte zënë…

SYRI I BOTËS

Fjalët e tua më ftojnë për puthje
që s`kanë për të mbërritur si njëherë
të nxehta e të nxehta tek unë:
u besoj atyre si e madhe dëshirë
përzier me të madhen frikë realiteti.
Po të isha zog do t`i merrja në sqep
t`i shëtisja qiejve.
Do t`i mbaja në buzë si fije bari
dhe do ndërtoja me gjelbërim vetëm fole:
të rrinte vargu im në një çerdhe me zogjtë.
Jo, në puthjet e tua nuk do besoj më:
janë dëshirë që tani e tremb syri i botës.
Puthjen e parë e dhashë poshtë yjeve, në muzg
kur bota ime përreth kishte shumë sy,
edhe të sotmen s`do ta shfaq në diell
vetëm që Ty të të dalë frika.


FATKEQI I FJALËVE

Femrat më shpëtojnë si ngjala nga duart e shtrira
në orën që të bukurat m`i humbet e s`m`i kërkon vështrimi
për të ikur nazike, pa pendim në rrugën e moskthimit.
Shkojnë ditët e pak nga pak i humbas ato edhe në ëndërr,
s`i kam më pushtuese si më parë as te zgjimi,
por më bëhen uri e madhe për t`i kthyer pa urrejtje në vargje
sidomos inatçoret që luajnë këmbën për ndonjë shqelm
si xanxare të serta dhe s`kanë fare zemër asaj ane
të hapin pak vend në mbretërinë e tyre për fatkeqin e fjalëve.

SOT, VETËM SOT

Nuk erdha të fle në shezlongun e rehatshëm,
ti s`je dyshek, por gjumëzgjuar,
pagjumësia jote është që më josh mua,
erdha vetë i dytë të them e ta dëgjosh:
e kam një model me thellësitë e tua.
Dyshek nuk je, jastëk nuk je, e jo më kjo grua!
Sot je tufa me lule në dorën e saj,
dhurata e dekadave dashuri për ditëlindjen time,
tani sa do të hidhemi të dy,
tani sa do të mbytemi në dallgët e tua!
Sot, të paktën sot, ti nuk vlen sa kjo grua!
Kur e rrëzova nga gardhi në diell-lindje
nuk ia thashë me përgjërim fjalën “të dua”,
foli poezia: deti im je ti, notoj ose mbytem!
Të zgjodhi dhuratë për ditëlindjen time, o det,
ajo – dashuria e madhe, noti pash,
delfin, bretkosë tridhjetë e pesë vjet.

DASHURIA E PARË

Adhurueset e mia u shtuan shumë
në kontinentin ku kam shtëpinë
dhe në të tjerë.
Gjithnjë mendoj:
nuk është mëkati im, por i Atij
që pati kohë dhe më bëri kaq të ndjerë.
Tani as emrat s`ua mbaj mend,
kam filluar të harroj
dhe imazhet e dashurisë - lodrat në shtrat
sa them me vete: si duket erdhi koha
dhe s`kam më shpatulla ta ngre lart,
ta shëtis dashurinë në pesë kontinente.
Do t`i braktis të gjitha me radhë:
kontinentet e tjerë,
Europën ku kam shtëpinë, qytetin Tiranë,
do të mbaj vetëm atë, ku u lind .

NË NATËN QË IKU

Në ëndërr gruaja m`u bë pemë,
fjalët që më fëshfërinte te veshi
nga trupi i zgjateshin si degë:
tendë ku ndjehesha me fletë.
Herë-herë më dukej sikur dorën
e zgjatja te pema si kërrabë:
i mbaja, s`i lëshoja,
i tërhiqja nga vetja
ato degë-fjalë.
Në mëngjes mendja s`më punoi:
nga pema të bëja dy thupra
dhe të shkoja në skaj,
një ta mbaja për vete,
një – Asaj.
Dy thupra të gjata
s`i kthyem në shpata.

LAKURIQI I LALSIT

Vij verës të më zhveshësh me dëshirë si det
e të sillem i lakurqtë në pronat e tua
me dy gisht brekë.
Je ti ai që më zhvesh
si kulpra e krahut të djathtë:
një nga një m`i heq rrobat si det
mu te Lalsi më të dalë
dhe bëheni dy Gjinj
që më zhvishni me valë.
Mos e bëj vetëm kur të vij në breg,
më bëj lakuriq ku të jem
pa më tharë me rërë e diell,
lagur lërmë me dy gisht brekë,
mos më ter me atë fllad:
të kulloj më të dalë more deti me dy Gjinj!

KOHA KËTU QUHET BORSH

Është mëngjes, është drekë, është mbasdite,
e ndjej shumë, them: është koha ime.
Minutat e mëngjesit, të drekës, të mbasdites
i lëviz me dorë unë
fshehur pas fushës gjigante të orës,
jam unë që lëviz në Borsh akrepat e kohës.
Në darkë shtrij shezlongun mbi valët e detit
dhe sytë ia mbërthej të ndezurit me yje -
Borshit në stane: qiellit, kasolles,
vedrave me shkumë ku derdhte argjendin
e nuk mbytej hëna,
çobanëve, atij që ndeshej dhe fitonte me ujkun,
magjes me zemër lisi ku më lante nëna
dhe u rrita unë të më dashuroje ti
me një Jon brenda
që josh:
ditën jam unë që i lëviz akrepat e orës
dhe natën ti, ëndrra ime, o Borsh!


Prend BUZHALA: POETIKA E UDHËPËRSHKRIMIT


(Çaste eseitike), 29
Në letërsinë shqipe libri i ushëpërshkrimit na vjen vonë. Në Kosovë na vjen me dy librat e Ramiz Kelmendit: "Rrugët" (1967) dhe "Shtegtime" (1982), që shpalosin vlerat e përshkrimeve, udhëshkrimeve, udhëpërshkrimeve; e jo, bie fjala, përshkrimet e ndonjë aventure heroike, përjetimesh të pabesueshme, gjithë tensione.
1.
Ekzotikja e rrëfyer e Kelmendit, është shumë më përjetuese, se ç'e bën këtë kamera televizive, pikërisht për faktin pse ai depërton aty ku nuk mund të hyjë syri i kamerës.
Ndërkaq, edhe tesktet me vlerë të madhe udhëpërshkruese të traditave, realitetit historik etj që tematizojnë shtegtimet nëpër viset shqiptare, përkthehen vonë, si ato të Edit Durhamit, Fabian Barkatës, Nopçës, albanologëve, etnologëve, konsujve apo bajronistëve të tjerë. Por ende dëshmia e udhëpërshkruesve të tillë europerëndimorë apo të huaj, mbetet e panjohur për lexuesin shqiptar.
Duke ndjekur këtë aventurë të bukur përshkrimesh, lexuesi kalon nga një udhëpërshkrim për mënyrën e jetesës tek hapësirat e një eseje meditative për fatet njerëzore; në mes të ligjërimeve për avenytë, gjellëtoret, muzetë, akropolet tek emrat e aktorëve, krijuesve, njerëzve të thjeshtë.
2.
Përshkrimi i udhëtimit shpesh paraqitet si aventurë nëpër rreziqe të shumta, me përcjellje të kontrollit, si aventurat e udhëtimeve nëpër vendet afrikane, me bimë e kafshë të llojllojshme, me pyje të pashkelura e me gjarpërinj të rrezikshëm, me banorë me tradita ekzotike, të lashta e të “egra”.
Mjafton të përmendet libri i tillë i Simon de Bovoir (shoqes së Sartrit) “Kina nga dita në ditë”. Ndërkaq, tashmë edhe në Shqipëri kanë zënë të botohen libra të tillë udhëpërshkrimesh, dekadave të fundit, për politikën misterioze të komunizmit shqiptar, apo për ekzotikën e një vendi ‘të egër’ që nga shekujt e së kaluarës.
Librat e udhëpërshkrimeve shkruhen edhe me interesime të tjera. Do dalluar librat kulturologjikë e antropologjikë të Claude Lévi-Strauss-it, si "Familja dhe jeta shoqërore e indianëve Nambikwara" 1948, "Strukturat elementare të farefisnisë" 1949, "Tropikë të trishtë" 1955, "Antropologjia strukturore" 1958, "Mendimi i egër" 1962, "Totemizmi sot" 1962, "Mitologjitë" I-IV e të tjerë (disa nga shkrimet e tij janë përkthyer edhe shqip), gjithsesi me pretendime e pikësynime jo vetëm përshkruese e udhëpërshkruese, por edhe shkencore.
3.
Ndryshe, dihet që ky zhanër ka qenë shtysë edhe për krijimin e romanit me temën e udhëpërshkrimit, sikundër janë të njohur në letërsinë botërore romani “Udhëtimet e Guliverit” i Xhonatan Suiftit, apo “Komedia hyjnore” e Dantes” (një udhëtim imagjinar nëpër ferr, purgator e parajsë, ku Dante ka udhërrëfyesin e tij Virgjilin) e deri te veprat e Volterit (“Kandidi”) apo ato të Umberto Ekos, Dan Braunit, Paulo Koelos etj. Ndërkaq, në prozën shqipe, kohëve të fundit, me këtë tematikë shfaqen romanet e Nasi Lerës (romani “Ana Zh.”), Elvira Dobnes-it, Bashkim Shehut etj.
Librat e guidave të udhëtimit, librat e udhëtimeve turistike, fletëpalosjet e ndryshme turistike, udhëpërshkrimet televizive me kamerë, tashmë janë bërë një si “zëvendësim” i librave të mëhershëm udhëpërshkrues, kur ky zhanër tashmë është në shuarje e sipër në letrat shqipe!

MiMOZA REXHVELAJ: TRIM ME MUSKUJ PREJ BALTE


Mes klithmave të kamufluara
Nga spazmat e dhëmbjeve
Që as djajtë nuk i durojnë
E pashë viganin prej leckash,
E s’di nga se më erdh me thirrë:
- Ky është trimi i çartur
I nahijes ku përkunden
Në shilarësin e vegimeve fatlume!

Zgjimet ne dijmë t’i vrasim
Me shigjeta e me plumba
Ëndrrash nevrastenike
Vagabondësh të pandreqshëm,
Dhe me një xixëllonjë mirësie
Rrekemi për të ndezur
Të nesërmen në udhëkryqe
Vakishë që të trembin.

Unë nuk e di se në cilën çerdhe
Struket vendi i fshehtë
Ku çelësi i pseve të panumërta
Futet lirshëm e pazhurmë,
Por, di se besimet sharlatane
Kanë krijuar marimangën e neveritshme
Me paradoksin e një sudoku
Marrëzisht të padëshifrueshëm.

Kam mësuar nga zoologët
Se ka kërma që shpresojnë
Para se të jenë lavra bajate
Si ky trim i çartun pa pupla
Që ka veç muskuj prej balte,
E kam thënë troç e pa nëntekst:
-Duhet drejtësi e jo fjalë të mekuna
Me e ndalë turrin e kafshimeve mbi altar!

HILE LUSHAKU: Deputet i pa çertifikuar na ke fyer rëndë dhe publikisht. Reago!



“Me gjithë respektin që kam për profesionin e policit dhe sidomos misionin e tij, ai përsëri mbetet polic”. Kështu postoi një ligjvënës i ri, një ish qeveritar vendor në dy mandate, kandidat i mundur në konkurrimin e tretë, një intelektual e biznesmen, një kapitalist shqiptar i kohëve moderne, pa asnjë dhimbje koke për të ardhmen e vet ekonomike.
I nderuar ligjvënës, fjalia juaj përcjell një fyerje të rëndë publike për një misionar të sigurisë e të zbatimit të ligjit, të jetësuar me kartonët tuaj. Ai polici kam qenë edhe unë, që ju i doni e respektoni vetëm kur u vjen ujë poshtë ndenjësve. Ai polici u shërben natën kur ju flini të qetë se pronat tuaja janë të mbrojtura, ai polici ju garanton sigurinë në të gjithë aktivitetin tuaj jetësor, ai polici është në shkollë kur mësojnë fëmijët tuaj, ai polici është në stadium kur ju argëtoheni me emocionet e sportit, ai polici është në rrugë kur ju udhëtoni me fëmijët apo transportoni fitimet e aktivitetit tuaj, ai polici përvëlohet në diell për një pikë uji kur ju shkoni të thekeni në plazh, ai polici është në fushatë kur jo shkoni me thesin e premtimeve, ai polici vjen në banesë kur ju konfliktoheni me bashkëshorten, ai polici sakrifikon jetën atje ku ka konflikte pronësie, ku ka protesta e demonstrata, ku ka rrezik për jetën nga uji e nga zjarri, ai polici kërkohet për ndërtimet pa leje, ai polici kërkohet kur nuk paguhen dritat, ai polici "kreh" kodrat ku kultivohet hashashi, ai polici kërkohet kur kanoseni ju biznesmenët, politikanët, prokurorët, gjyqtarët, ai polici ju ruan shtëpitë e pronat, ai polici është në shi e në të ftohtë, ai nuk njeh festa e pushime, nuk ka të shtuna apo të diela. Ai polici është kudo ku ka jetë, ku punohet e jetohet. Ai polici, po ua ritheksoj, kam qenë edhe unë (e mbaj vehtën për intelektual me integritet dhe shumë profesionist), ai polici është njeri i nderuar, është pjesëtar i shoqërisë, ka prindër dhe trashëgimtarë, ka vëllezër e motra normalë. E kam përmendur edhe më parë, në botën e përparuar, atje ku dëshirojmë të shkojmë, Zoti i pari, që është në qiell, dhe polici në tokë, “engjëlli i sigurisë publike”, zgjidhin hallet njerëzore. Sa shkruani ju, pavarësisht tendencës individuale për një kolegun tuaj në politikë, ish-polic, është një fyerje e pa kapërdishme për një strukturë me mision të shenjtë, për të gjithë ata që kanë punuar dhe punojnë në Policinë e Shtetit. Zoti deputet i pa certifikuar, tërhiqe menjëherë sa ke publikuar, kërko falje publike. Mos identifiko një strukturë shërbimi të njerëzve të sakrificave me individë që mund të jenë katapultuar brenda saj.

Tuesday, June 27, 2017

Murat Gashi: MARRËZI !


Sa vapë e qershorit më ra në kokë
Kurrë nuk më kish trullosur Dje ledinën e mbuloi zdrugla mërcinë Më zuri frymën, mbushi syrin marrëzi Solli erë të keqe dhe trishtimë !... Veç një fuqi botën time Kur të don mund t'më helmon Kjo erë e keqe atje ku vjen E thithin: Në gropë, bijnë ata vet !...

Monday, June 26, 2017

Prend BUZHALA: SINONIM I FJALËS UDHËTIM, ËSHTË FJALA TURIZËM


(Çaste eseistike: nga Bajroni te e sotmja), 26
Sinonim i fjalës udhëtim, është fjala turizëm. Fjala është për "llojin e veçantë të udhëtimit" të cilën, Fjalori i shqipes e përkufizon: "Udhëtime në vende të ndryshme, që organizohen zakonisht nga një grup njerëz të pushuar, për t'u argëtuar, për të parë gjërat e rralla, veprat e mëdha, bukuritë e natyrës etj.; veprimtaria për organizimin dhe zhvillimin e këtyre udhëtimeve" dhe përmend shprehjet: Agjencia e turizmit, Zhvillimi i turizmit, Bën turizëm.
1.
Kurse turisti (a udhëtari i veçantë), është "Ai që bën udhëtime në vende të ndryshme për të pushuar, për t'u argëtuar, për të parë gjërat e rralla, veprat e mëdha, bukuritë e natyrës etj.; ai që shëtit në vende të bukura e të panjohura për kënaqësinë e vet."
Kudo i shohim edhe shoqëruesit a ciceronët e turistëve: në qytete turistike, zona turistike, lundrime turistike, në ambiente me veshje (pajisje) turistike, në vende "me gjërat e rralla ose me bukuritë e natyrës, që është i përshtatshëm për turizëm ose që vlen të vizitohet nga turistët; që është për turistët."
2.
Turizmi është nocion europerndimor, i cili, si fenomen dhe fjalë që e mbulon semantikisht këtë klloj udhëtimi, për herë të parë paraqitet në fundshekullin XVII e fillimshekullin XVIII. Fjala ka prejardhje franceze. Thuhet se fillimisht kjo fjalë kishte një tjetër kuptim deri në shek XIX. William F.Theobald te vepra e tij "Global turism" 1994 ("Turizmi global"), këtë fjalë e nxjerr nga fjala latine "tornare" dhe greke "tornos", të cilat tregojnë disa lëvizje brenda ose rreth boshtit qendror; mbasi rrethi përfaqëson një pikënisje, e cila në fund kthehet te pika e nisjes; si në një rreth, "turizmi" paraqet një udhëtim që përfundon aty ku nis ose te pika e fillimit.
Turistë dikur ishin vetëm pak njerëz, me qëllime arsimore, kulturore apo argëtimi, nga shtresat e të rinjve aristokratë. Ishte "në modë" që ato rrethe aristokratike (nga Britania) të udhëtonin nëpër Evropë, një si parapërgatitje për të hyrë në jetën "e pjekurisë". Këtë "modë" e morën më vonë shtresat borgjeze, që, po ashtu, nxiorën në pah shtresime klasore.
Gjatë shek XIX janë të njohura udhëtimet e shkrimtarëve romantikë, si Goethe, Schiller Stendhal, Byron etj, që e kishin një si parim krijues e ejtësor arratisjen nga jeta "normale" e zhurmat e qyteteve dhe njohjen e vendeve të virgjëra ekzotike, me mite, histori e legjenda. Apo dhe intelektualë si Niçe, që ushltonte për shkaqe shëndetësore...
3.
Do të na kujtohet, ne shqiptarëve, sidomos Bajroni që, përpos shtegtimeve të tij në në Lisbonë, udhëtoi me kalë 640 kilometra dhe arriti në Kadiz, nëpër Mesdhe prej Gjibraltarit në Maltë dhe prej aty në Prevezë, në Shqipëri, ishte mysafir i Ali pashë Tepelenës, pastaj në Janinë, Tepelenë etj dhe "së andejmi kaluan për në Greqi nën mbrojtjen e 35 shqiptarëve." Te "Shtegtimet e Çajld Haroldit", lexojmë rreth 360 vargje kushtuar këtij shtegtimi të ehroit të poemës nëpër Shqipëri:
Shih t’egrin shqipëtar me fustanellë
E rrobat të qëndisura me ar.
Armët të lara me flori, sa bukur!
Dhe maqedhonasit mandile-kuq;
Delinë me qylaf e jatagan... (...)
Të rrept jan' bijt e Shqipëris, po i kan'
vetit, veç më të arrira të qen'. Ç'armik
ua pa kurrizin? Luftës kush ia mban
peshën më mirë se ata? Shkëmbejtë antik
të tyre s'jan', kur del ndonjë rrezik
t'i vërë në provë, më se ata të patundur:
Ç'armiq për vdekje, por sa miq besnik!
Kur Besa o Nderi e do, bëjn ç'ësht e mundur,
Dhe ku t'u prij' kryetrimi turren pa u lëkundur.
si dhe marshin luftarak:
"Tamburxhi ! Tamburxhi":
Tamburxhi! Tamburxhi! thirrja jote ushton,
U ngjall trimave shpresën dhe luftë u premton;
Gjithë djemtë e malsisë i ngre vrundulli jot,
Himariotët, Ilirët, zeshkanët Suliot.
4.
E pra, në literaturën që i kushtohet turizmit, spikatet se nocioni "turizëm" shënjonte veprimtarinë që doli nga mënyrat e reja të jetës të shtresave sunduese e të privilegjuara, si fenomen elitar e jo si "fenomen masiv"; se, për ta realizuar një turizëm duhen mjete financiare dhe kohë e lirë.
Ndërkaq, shoqëria evropiane industriale (dhe pas saj) e ndajnë kohën në "kohë pune" e në "kohë të lirë, jashtë punës" dhe ndarja e tillë e ndryshoi edhe përmbajtjen e fjalës turizëm, kur betejat kishin të bënin dhe me fitimin e të drejtave të punëtorëve për "pushimin me pagesë" apo të kohës së lirë, shtimit të nevojave të tyre, rritjes financiare, plotësimit të nevojave të konsumit dhe të atyre edhe për turizëm. Në botën moderne turizmi shndërrohet në fenomen masiv, mbasi humb përmbajtjen e saj të dikurshme elitare. Fatkeqësisht, në Kosovë turizmi ka dy faqe: ende ruhen trajtat e jetës sociale të shek XIX dhe të gjysmës së parë të shek XX, për sa i takon fenomenit social të turizmit, sado që ka organizime kolektive nga organizata të jashtme; porse përjetohen dhe format e turizmit nëpër shtetet fqinje, në të cilat shkojnë për pushime verore a për vizita...

Ramiz Kuqi: MES DALLGËSH, ERA FRYN

                                   Tregim


Ditën e vikendit A. e kaloi nëpër kopsht, duke punuar. Hoqi barishferrën me kujdes.Barin e rritur disa centimetra ndërmjet bredhave, të cilat kishin arritur t'i kapërcenin telat
në rrethojën rreth gardhit, ku ishte një rrugë tri me tri metra , e cila u shërbente fqinjve për të hyrē e pēr të dalë nga shtëpia e vogël, e cila kishte tri banesa të vogla pēr tri familje polake.
Pasi mblodhi të gjitha fijet e mbetura nëpër kopsht, i futi në mes bredhave për t'u bërë për vjeshtën e vonë pleh. Mori gërshërët, i fshiu mirë dhe i strehoi në garazhën përballē ballkonit.U struk nē një skaj të tij, shtriu këmbët gjerë e gjatë, por sytë nuk i hoqi për asnjē çast nga gjethet e mollës ku era i fërfēllonte ato, herë majtas e herë djathtas. Dielli herë depërtonte i plotë e herë - herë pengohej nga retë e dendura si shllunga leshi . E çuditshme kjo erë!
- Je duke kaluar mirë atje nē Jug?- i shkroi mikut të tij. Ai kishte ikur për disa ditë atje, për t'u takuar me miqtë dhe njerëzit e gjakut. Duket se ishte përmalluar edhe për gurēt e sokakut.
- Po bën vapë e madhe. Temperatura ka kaluar 37 gradë. Njerëzit kanë frikë tē dalin nē mesditë. Mjeku u ka rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi të moshuarve, të sëmurēve kronikē dhe, fëmijëve.Njerēzit ikin me makina me të lindur dielli dhe kthehen buzē mbrëmjes, pasi kanë qëndruar nën hijen e lisave, të cilat dridhen përpara sharrave motorike. Mali është prerë,-miku im. Askush nuk e vret mendjen për këtë shkatërrim. Secili pret se cili krah do të fitojë votat. Ëndrra e shoresa është dita, janë orët. Është mbërthyer koha si me pranga. Askush nuk ecën i shpenguar. Po pres të kthehem së shpejti. E pas një jave do të nisem për Shtoj. Atje më fle mendja e më pushon shpirti. Më pret foleja e dallëndysheve.
Nuk më paska shkruar asnjë fjalë Urtaku -,foli me veten A. Ndoshta e ka përgjumur kjo kohë . Ai është shumë i përpiktë.Ndoshta ka harruar . Qielli u bë terr. Pritet të bie shi.Ai fle pasditeve. Bën kujdes shumë për shëndetin. M'u duk shumë i lodhur kur erdha këtu para një muaji. M'u dhims kur më tha ciltërisht se nuk mund të lëviz shumë në këmbë. Cdo hap e bën me veturën e tij " Citroen" për të cilën si me humor, shpesh e thotë se e ka si dashnore.
Oslo, më 25.6.2017

Tuesday, June 20, 2017

Prend BUZHALA: HISTORIA E NJË BESIMI


(Tregim me pak fjalë), 19
Sa herë e shihte fotografinë e Diktatorit, instinktivisht ngrihej në këmbë.
Kur kujtohej se kishte vdekur, në mendje i dilnin përpara, përndjekjet, burgosjet, privimet, libërdjegiet, pushkatimet, vrasjet, eksodet, anatemimet e çka jo tjetër.
I dilnin përpara të dënuarit, të mallkuarit, të ndarët nga familja e shoqëria, të poshtëruarit; i shkonin ndër mend skenat e pushkatimit, prangat, qelitë, të torturuarit, autoburgu, njerëz që s’arritën të dalin nga burgjet, mbasi vdiqën në të të sëmurë, apo që vdiqën nga torturat a plumbi. Para kujtesës marshonin prokurorë, mendjezezë, njerëz-bisha, skuadrat e pushkatimit, policë, hetues, gjykatës e gjyqe, spiunë...Ishte makina e përbindshme shtetërore e krimit.
Uria, etja, mundimet e vuajtjet pafund.
Gjyqet në emër të popullit.
Nën flamuj kombëtarë me yje.
E kishin mësuar të mos besonte më në Perëndinë.
Këtë mosbesim e kishte krijuar vetvetiu: jo pse e kishin bindur drejtpërdrejt të mos besonte; por për shkak se Perëndia kishte lejuar gjithë këto të liga mbi kurrizin e të pafajshmëve.
Kur gjendej në rrugë, aty ku shfaqej fotoja e Diktatorit, ai qëndronte gatitu.
Gatitu qëndronte edhe kur hynte nëpër zyra shteti a institucione.
Instinktivisht, ngrihej a qëndronte gatitu. "Për ta shpëtuar Familjen, të mos i gjente gjë."
Duhej nderuar kjo Perëndi e Verbër, gjakmarrëse, gjakprishëse.
Para Librave të Diktatorit, duhej të kishte "admirim." Si para Librave të Shenjtë; ndryshe, do të përfundoje në pranga ose mund të gjendeshe përpara skuadrave të pushkatimit.
Kur e dëgjoi Lajmin Kryesor, Lajmin Bumbullues, se diktatori kishte vdekur, nuk besoi. "A vdes Perëndia?"
U shpallën Ditët e Zisë.
Për herë të parë i besoi Perëndisë:
"O Zot, ai nuk paska mundë me të frikësue ty! As me të burgosë a me të vra! As me të ble a me të korruptue. As me lidhë me Ty familjarizëm."
Nëse do të kishte ndodhur kjo, atëherë duhej të ndodhnin përsëri dënime, burgosje, pushkatime...
Lajmi qe tronditës për vdekjen. Tronditja kishte adresime të ndryshme nga arsye të ndryshme e të kundërta.
Pas tridhjetë e sa vjetësh, kur e pa një të ri duke e nderuar Foton e Diktatorit, në vend të fjalëve drejtuar të riut, pëshpëriti: "Kot e ke që e nderon Vdekjen.... Ne jemi gjallë."

Nehat Jahiu: Mungesa e Biblotekave në Vendbanimet Shqqiptare



Bibliotekat gjithnjë kanë pasur dhe kanë një rëndësi të madhe. Ato kanë ruajtur dhe ruajnë në gjirin e tyre pasurinë më të rëndësishme, më të çmuar dhe më të shtrenjtë të një populli. Të mbarë botës Aty kemi të vendosura dokumenta e libra të karaktereve të ndryshëm me vlera letrare, kulturore shkencore, historike etj. Sot në Maqedoni ekzistojnë bilioteka të hapura dhe funksionojnë me një fond të madh librash, por këtë nuk mund ta themi për vendet e banuara me popullatë shqiptare. Shtrohet pyetja: “Sa janë të paisura dhe sa funksionojnë bibliotekat shkollore nëpër qytete dhe fshatra ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe?” Edhe këtu duhet ndalur, menduar shumë e shumë për të dhënë një vlerësim të duhur.
Ajo që është më karakteristike dhe për t’u brengosur, është funsksionimi ose mosfunksionimi, paisja – mospaisja, furnizimi – mosfurnizimi i bibliotekave shkollore nëpër shkollat fillore dhe ato të mesme shqipe, e sidomos të atyre nëpër fshatra. Në disa shkolla të fshatrave kanë ekzistuar dhe ekzistojnë disa biblioteka. Sa është i përshtatshëm lokali ku janë të vendosura ato? Dihet shumë mire. Sidoqoftë, aty ku ekzistojnë edhe pse nuk i plotësojnë sa duhet kërkesat e lexuesve ( nxënësve ), prapë se prapë dikush mund të lexojë ndonjë libër, edhe pse ndoshta jo atë që e kërkon, sepse atë që e kërkon nuk gjëndet në bibliotekën e tij shkollore. Ajo që të gjithëve na bremgos, është se në shumë shkolla nuk ekzistojnë fare biblioteka shkollore, e as që kanë ekzistuar ndonjëherë. Nëse do të kishim kërkuar përgjigjen e drejtorëve, pedagogëve dhe arsimtarëve të disa shkollave, pse nuk ekzistojnë bibliotekat shkollore, do të na largojnë për ta arsyetuar vetveten. Do të thonë se pushteti i kishte fajet, nuk kemi pasur lokal e shumë arsyera të tjera që fare nuk pijnë ujë.
E dimë se pushtetin që e kemi pasur dhe që ekemi sot, nuk është interesuar për të na hapur, për të na rregulluar, paisur e për të na furnizuar me biblioteka shkollore nëpër shkollat tona, siç kanë bërë nëpër shkollat ku mësimi zhvillohej në gjuhën maqedone. E dimë se në çdo sferë na penguan. Por, kemi edhe shumë raste kur e penguam edhe vetëveten. Në rafte të bibliotekve janë të vendosura një numër i madh revistash letrare, historike, shkencore…Dashuria e nxënësve, studemtve, arsimtarëve etj. për të lexuar dikur ishte shumë e madhe. Pushteti gjithmonë e kishte halë në sy librin shqip dhe mundoheshin me metoda të ndryshme ta dëmtojnë. Kemi plot raste dhe në kohëra të ndryshme.
Shumë vepra letrare edhe gjatë pushtetit monist u nxorrën nga bibliotekat, shumë libra hiqeshin vetëm pse ishin shkruar në gjuhën shqipe dhe pse ishin shkruar nga krijues shqiptarë. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet fati i tyre. U burgosën, u dogjën pa mbajtur llogari dhe përgjegjësi. E plagosën rëndë një kulturë dhe art të lashtë. Veprat u shpallën nacionaliste së bashku me autorët e tyre duke menduar se do ta rrezikojnë dhe rrënojnë shtetin. Sot e di gjithë bota se kush ishte nacionalist, kush e shkatërroi dhe po e shkatërron shtetin. Dihet, jo shqiptari. Athua, vallë pushtetarët sllavokomunistë do ta kishin arsyetuar veteveten para opinionit botëror kur pa mëshirë dhe në mënyrë më çnjerzore do ti sulmojnë me një rrebesh granatash bibliotekat , ku do do ti rrënojnë tërësisht dhe do ti djegin ato sëbashku me gjithë librat që gjëndeshin në raftet e bibliotekave. Nga tymi e flaka, që i kaploi këto biblioteka, asgjë nuk mbeti në to përveç tymit, pluhurit, shkrumbit nga librat dhe objektet i djegura.
Pas përfundimit të luftërave çlirimtare sa ishte dhe janë të interesuar pushtetarët shqiptarë që ti riparonin ose sa kanë qenë dhe janë të intresuar edhe sot për ndërtime objektesh bibliotekash dhe për paisjen e tyre me libra edhe ate qoftë biblioteka shkollore ose biblioteka në qytete e fshatra të banuara me shqiptarë. Përgjigja pa u hamend do të ishte me heshtje, sepse në këtë drejtim nuk është bë aspak dhe asgjë. E tani përsëri duhet fajësuar palën tjetër apo duhet drejtuar gishtin nga ata që na përfaqësojnë neve shqiptarëve. Padyshym se fajtorë kryesorë janë vetë shqiptarët që bartin poste të larta në pushtet dhe janë përfaqësues të popullit shqiptarë, sepse me votën e tyre kanë marrë ato pozita. Sa i përket ndërtimit, hapjeve të bibliotekave dhe paisjeve të tyre me libri në kohën e fundit nuk i intereson askujt, sepse mjaft kemi lexuar dhe tani më nuk ka nevojë të lexojmë.
Tani më së tepërmi duhet të merremi me politikë gati të gjithë, sepse politika ka zëvendësuar librin. Po sikur edhe të kemi ndonjë bibliotekë shumë rrall mund të shohim duke u future ose duke dalur njerëz të profileve të ndryshëm nga dera e bibliotekës. Tani më së tepërmi, thuajse në çdo vend dhe në çdo skutë kemi plot e përplot çajtore, kafiteri, lokale të llojeve të ndrshme ku tërë ditën e natën në to frekuentojnë klientë të të gjitha moshave. A thua vallë kanë menduar dhe mendojnë përfaqësuesit shqiptarë ndonjëherë rreth hapjes së bibliotekave nëpër shkollat shqipe dhe ato të paisen me lektyra shkollore dhe libra tjerë ku nxënësit do të furnizoheshin me libra për të lexuar. Po sa janë të interesuar mësimdhënësit për ti angazhuar nxënësit të lexojnë sëpaku lektyrat që i kanë të obliguara me plan- program për ti lexuar brenda vitit shkollor?!...
Rreth çështjes së bibliotekave dhe librave duhet njëherë e përgjithmonë të ndalemi dhe të mendojmë, sepse pa lexim nuk mund të paisime me dituri e sidomos gjeneratat e reja duhet ti kthehen leximit, të vizitohen bibliotekat, ndërsa pushtetarët duhet urgjentisht të kthejnë kokën dhe të marrin hapa konkret për të ndërtuar në çdo shkollë, qytet e fshat biblioteka dhe të gjitha ato të paisen me libra ku në vend që gjeneratat e reja të kalojnë kohën e tyre në biblioteka mos të frekuentojnë tërë ditën e deri natë vonë në lokale të lloj- llojshme që edhe dosa prej tyre ndikojnë negativisht tek ata
(ato) dhe më vonë do i ndiejnë këto pasoja edhe ata ( ato) vet, ne si familje, si populli dhe si shoqëri në tërësi. Mbetem me shpresë se pushtetarët shqiptarë do tën griten nga gjumi, kështu që edhe në këtë aspekt të akttuivizohen dhe të kontribojnë që ta kthejnë rininë nga bibliotekat dhe libri, sepse kjo është rruga më e drejtë në të cilën duhet të rrugëtojnë rinia jonë.

Sunday, June 18, 2017

Musa Jopulli: Mesianë (Llapi im)


Të këndshme ecjet tua mesianase
N'udhëtim shekujsh e deri sot
Nga Mesiana ajo Mollë e Kuqe
N'origjinë të prozës poetike
E deri në Çamëri nota pellazge.

Mesiansit e poezisë lirike
Od n'vallëzime të zjarrshme shpirti
Kohë Arbërie Gjuhë e Flamur
Po sot burrë Llapi ku je
Ç'është ai zë i shterrshëm
Kush të ngulfati.

Zgjohu Mesiana ime
Fillestarja e Dardanisë
Gjergji t'dha bekim
Siq unë me penën time.

NEHAT JAHIU: A E DIMË SE KUSH NA KA LËNË NË KËTË GJENDJE TË MJERUESHME NË KOMUNËN E LIKOVËS?!

...
A e dim se kush i ka lënë në këtë gjendje të mjerueshme fshatrat e komunës se Likovës që nga pluralizmi e deri më sot? Të gjithë e dimë dhe gati të gjithë flasim mes vete kudo që takohemi apo kudo që jemi në ndeje. A i dim me emër? Jo besa nuk i dim vetëm me me emër, por i dim edhe me mbiemër se kush ishin janë ata. Po a u kemi thënë ndonjëherë në sy se ju jeni të merituarit dhe ju meritoni për të ju " dekoruar"me dekorata për këtë që në gjendjen më të mjerueshme i keni lënë këto fshatrra dhe këto banorë të kësaj komune që para luftës së vitit 2001 e sidomos pas luftës e sidomos pas luftës ia keni vu vulën e mjerimit.
Gishtin gjithnjë fshehurazi e drejtojmë edhe sot e drejtojmë tek këta njerëz që kanë qenë dhe janë në pushtetin komunal, parlamentar dhe...,mu nga fshatrat e kësaj komune. Edhe ate disave prej tyre u kemi dhënë mandate të përhershëm.
Gjithnjë e kemi ditur se fajtorët i dimë, por nuk kemi guxuar gishtin ta drejtojmë tek ata dhe të kërkojmë llogari prej tyre. A thua vallë këtë nuk e kemi bërë se kemi pas frikë nga ata apo për çfarë arsye kemi hesht ?!... Jo që nuk kemi guxuar ta drejtojmë gishtin nga ata dhe te kerkojmë llogari, por në vend të llogarisë ne i kemi përkëdhel edhe më shumë dhe i kemi avancuar në poste edhe më të larta. E pasi këtë e kemi bërë dhe po e bëjmë me vetëtëdije edhe sot e kësaj dite duke vrapuar natë e ditë për ti avancuar në poste edhe më të larta ,atëherë mos të ankohemi pse jemi në këtë gjendje siç jemi dhe siç do të jemi edhe në të ardhmën, sepse nuk na ka faj askush pos që fajin duhet ta pranojmë vet. Ne jemi vet që me votën tonlë ua japim verdiktin me votat tona, ne jemi ata që i lëvdrojmë dhe ua rrahim shpin , ne i përkëdhelim, ne ju rrimë gatitu, ne bëjmë gjithëçka që na thonë ata dhe pastaj sa herë të na digjet tamli kthehemi dhe i fryejmë kosit, por asnjëherë pass djegies së tamlin nuk ndalemi ta vëmë gishtin në kokë dhe të ulemi e të bisedojnë troç e shqip dhe të themi stop se këta njerëz më nuk duhet ta na opërfaqësojnë askund, sepse jo që na kanë përfaqësuar ashtu siç është dashur të na përfaqësojnë, por vetëm që na kanë shkatrruar.
Të themi se këta nuk kanë berë asgjë për ne, por vetëm kanë mbushur xhepat për vete, familjet e tyre dhe për disa servila që janë sjellur rreth e rrotull reth tyre çdoherë. Atëherë këta na qenkën fajtorë apo ne?!... Kur e kami ngritur ne zërin dhe ti dejnojmë personat e tillë, po mu të njejtit gjithnjë i kemi avancuar e pastaj kohë pas kohë ankohemi dhe i shajmë të njejtit, por kuptohet i shajmë fshehurazi dhe me frikën në palcë se mos vallë po dëgjojnë e vaj halli pastaj. E unë po e them më mirë këto gjëra ti kishim thënë më herët. Ta kishim drejtuar gishtin poashtu më herët drejt tyre që na sollën në kët gjendje se sot kur është shumë vonë. Në shumë raste thuhet më mirë të thuhet edhe se është vonë se sa mos të thuhet asnjëherë. Po ja që edhe me këtë do të isha pajtuar edhe pse me të vërtetë është shumë vonë, por edhe tani me kaq vite të tëra që nuk u ngrit yëri për të ju thën ndaluni ju që ne ju votuam dhe ju derguam me vite të tëra në poste të ndryshme për të na ndihmuar, por kur nuk na sollë asgjë për ne pos që mbushët xhepat tuaj.
E tani nga tani kemi vendosur ta drejtojmë gishtin nga ju dhe të themi mjaftë më se na e thithët djersën dhe gjakun, por përsëri kam bindjen se edhe pas gjithë kësaj golgote përsëri nuk do e themi këtë fjalë me gojë, por nuk do e marrim edhe hapin e duhur konkret dhe gjërat do të vazhdojnë njejtë me avazin e vjetër. E atëherë më mos të bisedojmë në oda, çajtore, kafiteri duke u ankuar për gjendjen tonë në të cilën jetojmë, por të strukemi dhe mos të bëjmë llafe të kota, sepse derisa nuk na hiqet interesi personal gjërat nuk do thuhen ashtu siç meritojnë të thuhen, por do tëmungoj edhe drejtimi i gishtit nga ata që na sollën në këtë gjendje.Në fund do e përsëris edhe njëherë titulli me gtë cilin e fillova këtë shkrim. A E DIMË SE KUSH NA KA KËNË NË KËTË GJENDJE TË MJERUESHME NË KOMUNËN E LIKOVËS?!.. Po i dim të gjithë me enmër e mbiemër që nga fillimi i pluralizmit edhe cderi më sot, por kurr nuk kemi guxuar ta trejtojmë gishtin nga ata, pos që gjithnjë i kemi dekoruar duke iu dhenë me votën tonë mandate të njëpasnjëshme dhe duke i ngritur në karrier.

Friday, June 16, 2017

Ramiz Kuqi: LOZË E GJAKUT cikël poetik

E NDJEJ
Një hapërim që ec
Mbi kalldërmin e shtruar
Në mes të Vargut dola mbrëmë
T'i pres yjet në ballkon
Që era zbrazi një gurrë me shi
Dola
Të pres edhe hënën
T'ia shoh sytë atje larg
Ku mbërrijnë ëndrrat
E nata shëlbohet me fjalë
E ndjej
Si avullin e ngrohtë nga deti
Kur të bie mbi gjoks
T'i mat si me aparat digjital
Rrahjet e zemrës
Pulsin e lodhur nga dimrat
Me fërfëllizë
E Unë ende kam shpresë
Për agimet e reja
Pelikanët t'i sogjoj
Duke rrahur krahët mbi liqe
E dëgjoj një këngë Atdhe
Të zgjohesh një herë
Me sy të diellit
Mbi shpirtin e lodhur
Të shpresëthyerve
Arratisur
Me një strajcë mbi shpinë
Ah sa larg më trete-thonë
Ti dhe mëmëdhe
Kur toka deti janë flori
E lakmi ...

FJALË
Ti udhëton pa pasaportë
Mbledh thërmia kujtimesh strall
Nuk njeh kufi mbretër perandor
Puth vasha nëpër vargje me mall.

TË MOS ISHE
Ti urtakja e netëve pa gjumë
Cdo tI thosha Fjalës
Cdo t'i thosha ëndrrës
Buzëve
Luginës së lëngëzuar
Lumit
Zogut mbi shtog
Shpirtit në tundim
Të mos ishe Muzë
Do harroja emrin tim
Nëpër rasa të pashkruara !

ERDHËN SHKUAN
Kokëulur
Kokërruarr
Kokësjtruar
Pas shpine lanë
Lumenj me gërmadha
Fjalë të shkruara
Turpi i Kohës
Mbi krime lulzuan
Kërminj
Në diell lypsarë
Rrugëve
Argat të papunë
Me ëndrra mbi supe
Protestojnë
Erdhën shkuan ...

PO PËRPËLITËSH
Si një zog krahlehtē
Nëpër qiell të murrmë
Brufullojnë retë
Nëpër degë lisash
Krrokamë
Nëpër fole
Zëra të dridhur
Tinguj të (pa)akorduar
Bien nëpër fletë
Si gjethe të vrara
Nga shiu
Po përpëlitēsh
Si puthja e zjarrtē
Që përendon
Pa i prekur buzët
Pritjet
Si një zog krahlehtë..

ËSHTË
Njē lindje e vështirë
Që zbret heshturazi
Mbi sytë e Kohës
Ëndrra të reja zgjon
Një hapërim
Mbi udhët e shtruara
Me kalldërm
Shi i ngrohtē
Një metaforë mbi vargje
Që puth shkronjat
Nëpër Fjalë
Është...

BYLBYL
Ti na deh me cicërimë
Mbi degë gjethesh sot këndon
Kënga jote erdhi me diell
Zemrën zjarr malit ia shton
Gëzohu Liri!

ME SHIUN
Puthet dita me erën
Ta kapërcej vigun e lumit
Mbi breg të harrimit
Të lind dielli i ri
T'ia lëmojë fytyrën bonjakut
E lypsarit në rrugë
Ora të buzëqesh
Me zogjtë nëpër qiell
Me shiun..

NĒ ORËN LETRARE
Potët recituan vargje
Bashkuan kufinjtë e ndarë
Lehtë sa lehtē nëpër fjalë
M'u duk se ia behu Gjergji
Kalëruar mbi kalē
Me Xhemë Gostivarin
Iliridē
Sa herë të kemi çliruar
Nëpēr ëndrra
Ne, poetët e pagjumē
Në Orën letrare
M'u derdh koha para syve
Me fëmijë të lindur nëpër najllona
Shiu
Që binte pandalē
Fishkëllimat e trenit të zi
Stina e çmendur
Pranvera e vonuar njëqind vjet
Pushkët e lirisë të Puset e Nikēs
Nē orën letrare...

DIELL
Fjordeve
Ëndrrat janë ngarkuar
Me shi
Protestojnë zogjtë
Qielli
Me lëkurë të hollë
Shpirti i fjalës
Kur loti i derdhet nëpër sy
Afroma buzën në varg
Të vdes të ringjallem
Muzë me Ty
Të endemi qyteteve
Me flamurin e leckosur
Në Jug
Që ma grisën
Një ditë
Kur unë festoja ditëlindjen
E librit me poezi
Diell...

LOZË E GJAKUT
Nga Brusa
Shqip ëndërrojnë
Në pëllëmbë të dorës
Bëjnë një shqiponjë
E lusin të kthehet në atdhe
Atje ku janë eshtrat e gjakut
Dashuria e përkundur në shekuj
Lozë e gjakut
Me përrallat e gjyshit janë rritur
Atje
Ku gjuha është përzier nëpër legjenda
O gjaku im derdhur nëpër botë
S'paska vdekje më të rëndë
Kur Atdheu të harron nëpër fjalë !

BILBIL KY SHEKULL
Fjalët i ka ngatërruar nëpër dosje
Kënga jote një ditē do bëhet diell
I shpresave të mia të (pa)thyera
Ndër mote ti cicëron nēpēr vargje
Zotërinjtë ndër pallate flejnë në flori
Lypsarët e mi mbledhin ëndrrat
Rrugē më rrugë refren si kēmbanē
Zbrit o rreze jete shpërndaju Zë
Anë e mbanë
Një ditë ta kem sofrën e fjalës
Bukë dashuri atdheun koklart
Bylbyl ky shekull ndër mote tretur!

BILBIL KY SHEKULL
Fjalët i ka ngatërruar nëpër dosje
Kënga jote një ditē do bëhet diell
I shpresave të mia të (pa)thyera
Ndër mote ti cicëron nēpēr vargje
Zotërinjtë ndër pallate flejnë në flori
Lypsarët e mi mbledhin ëndrrat
Rrugē më rrugë refren si kēmbanē
Zbrit o rreze jete shpërndaju Zë
Anë e mbanë
Një ditë ta kem sofrën e fjalës
Bukë dashuri atdheun koklart
Bylbyl ky shekull ndër mote tretur!

Wednesday, June 14, 2017

Musa Jupolli: Magjupja ime


Magjupja ime, egërsisht e bukur që shoqe nuk ka !
E zeshkme si bukë pogaqe , pjekur n’dru bjeshke ,
E zjarrshme e shpirtit tim, Od pellazge gotë për dehje ,
N’emërim të lisave n’sy tu qiell i hapur me yje ,
Balli yt për shkrime t’mia ku lexohet e tërë Arbëria ,
Rrjedhë mjalti n’lirinë e vargjeve Poemë me nota shpirti ,
Shkruar me pulpë shqiponje n’egërsinë tënde t’bukur ,
Mollëza për pikturë, vetulla e qerpik vijësore ,
N’gushën tënde gazmore mesianase e lumit tim !
Magjupja ime,
Me gishtrinjë të gjatë n’tela t’kitarës sonatë më thure ,
Kur të pyeta sa më don, këmisha n’gjoks t’gufoi ,
N’buzë t’mia loti t’pikoi, asnjë fjalë nuk ma the !
Gabimin e kuptova atë ditë kur n’magjupe u dashurova ,
Murgeshë e shpirtit tim, Të Dua edhe sot si atë ditë ,
E hyjnishme bukuri ,
 Mos harro atë takim kur më dogje shpirtin tim !

Nexhat Rexha: PORTERTI ARTISTIK I ATDHETARIT E MËSUESIT MUMIN KASTRATI


Libri përkushtues i Nehat Jahiut ” Mumin Kastrati, Mësues i Përkushtuar, Atdhetari”, në fokusim të vargjeve ka shpalosjen për njeriun e sakrificës në të gjitha variantet e mundshme të karrierës së tij si njeri e intelektual. Nehat Jahiu vetë është njeri i arsimit dhe penës, kur këto dy faqe shpalosin jetën e një mësuesi atdhetar, mësojmë kreativitetin e pasionin prej njeriu e atdhetari për të shkundur pluhurin e harresës. Fjala nxjerrë fjalën, e vepra sjell veprën. Kështu autori i këtij libri me vullnetin, dashamirësinë prej njeriu, fillo iniciativën për të bërë librin dhe e bëri. Ajo doli falë mundit e lutjeve miqësore nga miqtë e tij të shumtë krijues. Libri ” Mumin Kastrati, Mësues i Përkushtuar, Atdhetari”, erdhi si rezultat i hulumtimeve të autorit për të bërë libra dhe kështu i bien në dorë edhe fletët e shkruara të një kohe barbare për shqiptarët. Në mesin e këtyre dokumenteve zgjojnë kureshtjen shkronjat e zeza të një kohe të zezë, aty takohet me arsimtarin e gjuhës shqipe, i cili kishte punuar në shkollën e Sllupçanit dhe të Likovës. Po edhe Nikolla Jorga kështu e zbuloi “Formulën e Pagëzimit”, duke hulumtuar dokumente që i duheshin atij dhe krejt rastësisht i ra në dorë ky dokument ndër më të rëndësishmit për kulturën tonë. Po kështu edhe shkrimtari Nehat Jahiu, kërkoi dokumente dhe takoi mësuesin ideal të tij. Nga vullneti e dashuria për jetën e të ardhmen, vjen edhe arti nga jeta reale, ai të kthen në retrospektivë, kështu, dokumenti i arkivuar ndriçon ngjarje e personalitete. Libri i Nehatit ka këtë shpalosje të realitetit tonë të një kohe të egër.
Libri ka hyrjen e shkruar nga autori, në të cilën jepen të dhëna për jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Mumin Kastartit në të shpaloset puna e tij prej mësimdhënësi dhe dashuria për përhapjen e diturisë në shkollat shqipe. Kurse ajo që specifikon është tradicionalisht e ditur pozita gjeografike ku shtrihet; Kumanova, Gjilani, Presheva,Vitia, Dardana e Bujanoci i kanë lidhjet e gjata në jetën e tyre, jo vetëm nga gjaku e gjuha shqipe,por vetë rrethanat historike i kanë edhe ndodhitë e tyre sa të dhembshme po aq edhe krenare, e në këtë valë e trazimesh kohore, fati i ka lidhur shumë atdhetarë e intelektual të bashkërendojnë kohën e vështirësitë për njëri tjetrin. Në këtë kontinuitet ngjarjesh e ka dërguar fati e jeta edhe Mumin Kastratin, si kur atdhetarët të tjerë si Metush Krasniqin, Sejdi Kryeziun e shumë të tjerë nga mbarë vendi ynë. Mumin Kastrati punoi për disa vite në këtë trevë ku kërcënonte dhuna e pushtetit diktatorial komunist. Ishte koha kur shqiptarët shpërnguleshin dhunshëm nga vendi i tyre për Turqi, Kumanova e Shkupi ishte stacioni për të shkuar në shkretëtirat e Anadolit, për të mos u kthyer kurrë. Ishte koha kur tregimet e Adem Demaçit të botura në atë kohë, sinjalizonin këtë proces famëkeq. Në këtë atmosferë politike punoi edhe Mumin Kastrati, cili rrezatoi dritë në çdo shtëpi shqiptare. Puna, sjellja e tij prej edukatori e patrioti e pengoi sigurimin shtetëror të asaj kohe dhe ndërpreu zellin e të ardhmen e përhapjes së diturisë nga mësuesi, i cili përkrahej, çmohej nga nxënësit dhe popullata e kësaj treve. Mësuesi Mumin u dënua me tetë vjet burg, ku nga ato gjashtë vite i vuajti nën torturën më mizore në burgun më famëkeq të Idrizovës në Maqedoni. Këto kondita të ashpërsisë ndaj tij i kishte ruajtur edhe dokumenti i shpalosur nga shkrimtari Nehat Jahiu.
Në këto shpalosje pastaj vijnë edhe vargjet e këtij libri, të cilat vijnë e rrezatojnë nga të gjitha trevat e atdheut tonë. Vetë poetët me fjalën artistike kanë dhënë shkëlqimin e tij prej njeriut të qëndresës për të gjitha kohët. Poezitë e të gjithë autorëve, parashtrojnë e motivojnë lexuesin për idealizmin e këtij intelektuali, sepse kudo që ndodhej ai, me vullnetin e tij e dha mesazhin e kohës. Ai diktoi te gjeneratat e reja se si duhet të punohet e të kultivohet dashuria, dituria për atdheun tonë të robëruar.
Nëpër këto përkushtime poetike radhiten poezitë e 46 autorëve, të cilët me vargun e tyre kanë shprehur respektin për mësuesin Mumin Kastrati. Vetë autori i librit e fillon poezinë me kushtrimin, e thirrjes për dituri. Poezia “ Zilja që nuk hesht”, sikur bënë thirrje për të dëgjuar hapat e mësuesit në shkollën ku ai punoi, jo vetën në dy lokalitete të Kumanovës po gjithandej ku punoi. Fjala e dokumenti ruajnë më së miri të gjitha tiparet, veprimet e njeriut, kur ai shkrin veten për të ndriçuar të tjerët e i tillë ishte edhe Mumin Kastrati. Këto tipare ai i kishte kultivuar së pari nga familja e tij në Hogosht, për t`i shpërndarë kudo. E kjo edhe e kishte penguar sistemin totalitar të Serbisë, deri atëherë kur e largoi Mumin nga procesi edukativo-arsimor. Në të gjitha vargjet mësojmë se ai frymonte optimizëm, edhe ne që e njohëm nga afërsia, kuptojmë qartë vargjet kushtuar atij, sepse ai kudo që punoi me veprimet konkrete të tij e tha fjalën rrafsh e bukur shqip. Poezitë e këtij vëllimi kanë parashtrime në të gjitha kohët dhe ato vijnë edhe me dy poezi akrostik të autorëve Jashar Selmanaj dhe Milazim F. Kadriut, sikur që vijnë edhe poetët bashkëvendës nga Hogoshti; Musa Ahmetaj, Avni Biçku, Muharrem Kastrati. Poetët tjerë poezitë përkushtuese i kanë artikuluar në brendinë e vargjeve të tyre deri në thellësi, duke i paraqitur në kontekstin për të dalluar cilësitë, e pikëpamjet edukative- arsimore dhe atdhetare për të gjitha frymëmarrjet e tija. Libri është plotësuar edhe me shkrime tjera , të cilat begaojnë biografinë e atdhetarit Mumin Kastrati nga Shefik Sadiku dhe Dr. Hysen Kobellari. Autori i librit Nehat Jahiu ka afruar për lexuesin edhe fotografi të ndryshme, të cilat plotësojnë dhe i afrojnë lexuesit mundësinë për të pa nga afërsia portretin e Mumin Kastartit. Në të gjitha faqet e këtij libri, fjala e vargu krijon mundësi për lexuesin e cilësdo kohë që të përjetojë nga afërsia klimën politike të viteve të 50 e 60-ta, si dhe të ruajë portretin e mësuesit të asaj kohe. Duke lexuar librin me poezi dhe pjesë tjera, arrijmë në njohje sa krenare, po aq edhe të dhembshme për njeriun e përkushtuar për arsimim e atdhetari.
Kështu, duke shkruar për jetën dhe të bëmat e mësuesit të përkushtuar për çështjen kombëtare, arrijmë në mesazhin e dhënë nga autori Nehat Jahiu, se sa do që rrethanat jetësore diktojnë heshtjen e pakuptimtë, ato rizgjojnë veprimtarinë atdhetare të kujtdo qoftë, sikur zilja e zhurma e nxënësve të shkollës në të gjitha kohët. Ideali në jetë dhe krijimtari artistike i ka lidhjet e gjata tek të gjithë popujt e botës, e në këto ecje kohësh vjen e radhitet edhe vepra përkushtuese e Nehat Jahiut për mësuesin e atdhetarin Mumin Kastrati. Ky libër përkushtimesh, ka vlerën e vet të rëndësishme, sepse vepra në tërësi shpalos e ruan idealizmin tonë për dije, arsimim e shtet sa më të avancuar e të unifikuar. Puna e karakteri prej njeriu të pathyeshëm ka diktuar që nëpërmes vargjeve të njihet, të përkujtohet me përsiatje personaliteti i Mumin Kastratit.
Prill 2017

Tuesday, June 13, 2017

Musa Jupolli: Përkthim i një letre të "Dashurisë"


Përkthimi i një letre të "dashurisë" së dështuar në frymëzim të deshtakut, peng n'gjorësinë e vet, feisobukoizmi kjo fotokopje i isofeisbukoizmit në thatësinë e ideve dhe në mungesë të filozofisë së një populli në pritje .
Këta lloj' personazhesh ia arritën ta fundosin partinë që kishte EMËR !
Mëria dhe qirrja e ca demagogëve n'vite të propagandës së feisobukoismit u vuri identitetin e mjershëm aty në larje me djallin, mveshur me petkun e tradhëtisë, vallë si nuk u penduan s'pakut n'etikë të një populli të pafajshëm !
Nuk ka fuqi, as guxim që mund ta thej ideo-filozofinë, (refuzimin) e një lideri që historikisht muar timon në kohë të vështirë për ta ndaluar gjakun e që ishte në kërkim të një armiku, të një shtrese n'hipokrizinë e tyre , në shenjë të glorifikimit ku vetja ishte parësi e kombi në humnerë !
Le të shkojë e tërë kjo "garinturë" në djallë të mallkuar !
U lexua dështimi, u shpërnda dëshprimi, fjalë të ndyta, këto dhe të tjera nuk i pranon gramatika shqiptare , soj' i tillë veq përqarjës dhe betimit që iu kanë dhënë vazalit tjetër ngushëllim si duket nuk kanë !
Emri i tij nuk guxon të ndihet në dheun e Arbërit , emrat përkrahës nuk guxojnë të shkruhen me letra shqipe !
*
Dardania , kjo flamurtare, kërkon atdhetarët e devotshëm për shpëtim nga ky anti -demokrat e anti-kombëtar me gjithä atë garniturë të korruptuar .
Ky i dërguar e vuri n'errësirë partinë që kishte EMËR !
 Ky në mos t'keqën vaftë tej çdo arome shqiptare !

Prend BUZHALA: KUR PRANOJMË TË PAPRANUESHMEN


(Çaste eseistike), 12
Dikush e ka thënë: "Kur pranojmë të papranueshmen, truri automatikisht fillon të punojë në zgjidhjen e problemit dhe hapet për të gjetur një kontekst që mund të sjellë kuptim për vuajtjet.... Është një pranim me dorëheqje ose pranim me viktimizim të vetvetes.... Kur i pranojmë problemet tona, hapet një udhëtim mahnitës nëse zgjedhim ta ndjekim atë: zgjidhjet do të dalin."
Ne shohim të tjera raporte, të tjera lidhje, që më parë nuk i kemi parë...
Brenda vetes sate e Ke Kritikun e Brendshëm dhe Pranuesin, dy protagonistë që nuk përputhen. Kritiku bën korrigjime, qortime, Pranuesi thotë: tërhiqe Kritikun dhe më lër mua!
Rolin brenda teje e merr Pranuesi. Ti e pranon realitetin të tillë çfarë është: sheh e ndien gjëra që nuk ke dashur t'i ndjesh a t'i shohësh. Tani e sheh Problemin e Vërtetë. Mendon dhe sheh vetëm atë që dëshiron. Shtigjet janë hapur, mundësi të reja vijnë...
Jim Dine thotë: “Unë kam krijuar marrëveshje me shumë gjëra, sepse, kur gjithçka është thënë dhe bërë, shumë pak mund të bëhet për shumë gjëra. Ju vetëm i pranoni ato. Çështja është që ju vetëm duhet të vazhdoni të punoni dhe ju vetëm duhet të vazhdoni të jetoni”
Ne, në jetën e përditshme, me fjalën pleh cilësojmë gjërat pa vlerë e të padobishme, apo njeriun e keq, gjërat më të urryera etj; por pyeteni tokën përse e përpunon atë pleh, përse me të i ushqen bimët, përse e rrit pjellorinë e tokës?

Sunday, June 11, 2017

Vasil Tabaku: MEDIOKRITETI

MEDIOKRITETI, çfarë trishtimi, kudo shfaqet si një Princ i së mirës, zgjuarsisë dhe vlerave, MEDIOKRITETI, ky vrasës makabër i cilësisë krijuese, përvetësues mjeshteror i cilësisë së pamerituar. Mediokriteti, i veshur me kostum firmato dhe kravatë të shkëlqyer, një idiot neverites që shafet kudo, vecanërisht krah femrave si njeri galant, me shije, elegant, modern dhe krijues potent, kur në të vërtetë nuk është gjë tjetër vecese një mashtrim dhe iluzion njerzor I së mirës së pamerituar....MEDIOKRITETI, kujdes miqtë e mi të nderuar, është kudo dhe është mjeshter i manipulimit dhe shtirjes....Grabitës zemrash dhe mashtrues i tmerrshem,plot lajka dhe fjalë te zgjedhura, por në të vërtetë nuk është gjë tjetër vetëm një mashtrim, një kallp dhe një njeri që e ka shpirtin të zi dhe kraharorin bosh, pa zemër...MEDIOKRITETI, ky mjeshtër i mashtrimit...Kujdes miqë, njeheni mirë dhe mos e toleroni asnjëherë, sepse ai është gjithmonë këmbëngulës, imponues dhe I njeh mirë dobësitë tona, të cilat I keqpërdor në interest ë tij,...

Kasam Shaqirvela: KUR BURrAT LIDhEN ME BESA-BESË

Në përkujtim të 139 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit

Si filli pashkëputshëm n’endje pa mbarim
Gjeni vetëbartet n’udhëtimin jetësor
Pandalshëm përvijohet labiririnthit
Dashuria me Fjalën e lidhur kurorë
Diademë i rri mendjes dhe shpirtit

Besa e jonë është ai indi në shpirt
Që lidhet pashkëputshëm me të
Dhe ajo lindi nga vetë Perënditë
Fryma hyjnore në te shndrit
Se është e shejntë si vetë Hyjnitë.

Në Malin Olimp ç’u mblodhën një ditë
Besën e lidhën që ta mbajnë breznitë
Fjalimin e mbajti të rrept si rrufetë
Mbreti mbi mbretër dhe mbi perënditë
Me skeptrin e artë në fronin përmbi retë
Amanetin për njerëzimin e la Zoti vetë.

Amaneti përcillej nëpër gjenerata
Ndër njerëz përhapej tamam sikur fe
Shumë popujve në glob iu dha urata
Rrënjët i lëshoi vetëmse tek ne
Brez pas brezi, në gjysh e në gjyshe
Me t’ndritur nipa e të hijshme mbesa
E Madhja, e Shenjta, e Jona, BESA !

Dhe burri hierëndë, me gjak shqiptari
Dikur herët, qysh nga mugëtirat e kohës,
Sikurse ia kishte përcjellur atij i pari
Ashtu ua përcolli edhe ai brezave trashëgues
Këtë diademë që në zanafillë të Hyjnive
Mbajtur përmbi krye nga yjet vezullues
Që nga Pellazgu, ai At i lashtë e i urtë
E deri më sot e këtu, tek babë Shqiptari
Gjeni dhe gjaku n’vetvete mbarështrues.

Mbreti Taulant, me dashuri, atë e zbatonte
Tek ilirë, dardanë, pajonë dhe maqedonë
Që kur në Lidhjen Molose, vetë, i ftonte
Jehona ngrihej dhe gjithandej përhapej
Udhëtonte mes furtunash dhe lemerishë
Një e kish në zemër, po edhe n’vetëdije
Binte e çohej veçse ndër ëndrra lirishë.

Fjala me Besë nuk reshte nuk ndalte
Gjenit i kërkonte ushqim në histori
Sërish gjakun e ndizte, zemrën e kallte
Me Besa-Besë të lidhun deri në Liri

Dhe burri hierëndë, me gjak shqiptari
Pirro i Epirit që nuk përkulej
Në Lidhjen Epirote, në një sofër,
Me vllezër të të njëjtit gjak ulej

Lidhjet vazhdonin nëpër mesjetë
Të lidhura me besën, mes veti, me jetë
Dhe Diadema qiellit ngrihej e shndriste
Sikur Dielli kur i jep dritë Hënës
Në një zemër dhe në një tru niste
Ishte vetë shpirti që donte e fliste
Lidhja e Lezhës lidhej për gjuhë e gjak;
Gjergji i Kastriotëve në të, ylli n’bajrak.
Vullnetin më të madh se mosha e kishte
Dhe amanetin më të fortë se vetë jeta
Vetëm kështu Shqiptaria mund të ishte
Dhe frymë të merrte padërpre sadopak
Gjersa i lindnën trimat e Rilindjes
Që Shqiptarinë e kishin Fe e Atdhe!
Mendja e tyre e kulluar si karat i arit
Shpirti i pastër kaluar edhe qelibarit
Dhe zemra gjakun ua kishte në vlim
Nat e dit punonin e thonin me dhimbje
Do ta bëjmë Shqiptarinë, këtë vendin tim!

Dhe burrat hierëndë, me gjak shqiptari
Ata djem nënash shqiptare, që ishin shumë
Atdhedashuria nga zemra u rridhte lumë
Kur zëri i Atdheut buçiste n’kushtrim
U mblodhën u turrën n’Prizrenin e Lashtë
Fjalën me Besa-Besë burrat e lidhën
Lidhja e Prizrenit diademë xhevahirësh
Atdheu dhe Zoti kështu patën dashtë
Shqiptaria u shtri në tokat e t’parit
Nga Guri Shpuem e deri te Molla Kuqe
Shqiptarët i kënduan, fuqishëm, Lirisë!
Shtylla kryesore ku mbahej e lidhej paria
Nga bijtë më të denjë që pati Mëmëdheu
Qartë shkruhej dhe i thuhej botës pa hire
Anekënd ku dhe vetë zëri timbrin e kishte
Një Atdhe, një Flamur, një Gjuhë ka Liria
Se, “Feja e Shqiptarve është Shqiptaria!”

Saturday, June 10, 2017

Prend Buzhala: Gëzuar 17-vjetorin e LIRISË SË KOSOVËS!


REFLEKTIME E SHËNIME:
1.
Sot, katër ngjarje të rëndësishme historike.
E para,
përfundimi i luftës nga NATO-ja, që i dëboi forcat serbe dhe e detyroi Serbinë të kapitullonte, pas 78 ditë bombardimesh e që rezultoi me lirinë e Kosovës dhe kthimin biblik të rreth një milion refugjatëve të dëbuar me dhunë nga ushtria serbe.
Kujtimi për Nënën Terezë
“Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që e plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”, kishte deklaruar Bill Klinton pas ndërhyrjes së NATO-s për çlirimin e Kosovës.
e dyta,
(përsëri amerikanët, në Ditën e Lidhjes së Prizrenit e në Ditën e Kapitullimit serb): më 10 qershor 2007, presidenti amerikan, Xh.W. Bush në Tiranë paralajmëron shpalljen e pavarësisë së Kosovës,
e treta,
Sot është Dita e Lidhjes së Prizrenit dhe
e katërta,
ardhja pas një shekulli e eshtrave të Isa Boletinit në Kosovë. "Eshtrat që vijnë vonë", do të thoshte një shkrimtar yni...
2.
Me çfarë gjendjeje institucionale e qeveritare e gjeti LIRIA Kosovën më 1999 e cila është ajo gjendje në DITËN E SOTME?
3.
Kosovën duhet ta duam pa kushte...
Gëzuar 17-vjetorin e LIRISË SË KOSOVËS!

Kasam Shaqirvela: DËShIRË PËRVETËSIMI


Edhe fqinjët tanë
Kompleksivë
e paradoksë...
Nga Athina...e
Gjer në Moskë
Të mbushur
Deri në fyt
Nga dëshira
E tyre e përhitur
E përvetësimit
Mbase janë mërzitur
Nga thurje intrigash
E sajime historishë
Bëmash e trimërishë
Në gjendje deliri
Për pretendimet
E tyre grabitqare
Të zgjerimit
Kah Vorio Epiri!
Ku Pirrua i jonë
Shkëlqente gjithmonë,
Por edhe atje lart
Drejt fronit të artë
Kah i Kosovës Veriu
Ku i joni Dardani
Filleve të njerëzimit
Nga toka mbiu.