Wednesday, January 31, 2018

Zija Çela: SKARTIMI I BASTARDËVE


“Ti ke shkuar me time shoqe?”, ia nisi ai.
“Po”, thashë.
“Deshi Morena apo të dy?”
“Desha unë”, thashë.
“E kam marrë me mend”, tha ai. Pastaj u kthye nga njerëzit e tij, që po krijonin një rreth me dru zjarri dhe u hoqi vërejtjen, duke u thirrur që ta ngushtonin unazën. “Si urdhëroni, bos”, iu përgjigj truproja dërdëng, i vetmi që kishte këmbyer pak fjalë me mua menjëherë pas rrëmbimit, pasi më kishin goditur drejt e në kokë, por ende pa më sjellë në masivin kodrinor, ku na priste shefi i tyre. Bosi hoqi nga krahu armën e shkurtër të gjahut, një pushkë gjysmautomatike dhe, si të mos kishte besim në përvojën e të tjerëve, filloi të merrej vetë me drutë.
“Dhe e di pse e kam marrë me mend?”, vazhdoi me mua. “Sepse midis gjithë atyre horrave, që i lëpihen gruas sime, ti je më i dobëti, shkurt, më i parëndësishmi. Muzikantët e gropës së orkestrës janë si kufomat e varreve kolektive, ata mbesin gjithmonë anonimë.”
“Tamam”, thashë.
“Çfarë tamam?”, ngulmoi bosi, i interesuar që ta ndieja sa më tepër poshtërimin.
Sapo m’i kishin zgjidhur duart dhe ma kishin hequr kapuçin e zi. E kuptova se më kishin sjellë aty që të më vrisnin, por duke dyshuar se Morenën tashmë e kishin vrarë, po bëhesha nervoz dhe i lig.
“Kam dashur të shkoj dhe kam shkuar me tët shoqe”, thashë. Nga zori që po gënjeja, kafshova buzët. “Do tjetër?”
“Mjafton, kryesoren e pranove vetë. Megjithatë, poezi nuk di të shkruash”, shtoi si rastësisht.
“S’kam shkruar ndonjëherë”, thashë.
“Pa kujtohu mirë, i yti është ky shkrim?”, nxori nga xhepi një letër të palosur, vjershën e vetme që kisha provuar të shkruaja gjatë jetës sime dhe që ia kushtoja Morenës. Më tha se e kishte gjetur në sirtarët e saj, atje ku ajo ruante videot, albumet me fotografi të karrierës, artikujt e prerë nga shtypi, emblemat e çmimeve dhe gjithfarë kujtimesh, që e mbanin të lidhur me skenën dhe famën e saj. Ç’është e vërteta, nuk ngulmoi që t’ia hidhja sytë dorëshkrimit tim, nuk po e përdorte si provë materiale, vetëm po bënte një vlerësim.
“Shkrim energjik, por pa kurrfarë kaligrafie”, tha. “I ke hedhur shkronjat në letër si një grusht mizash në çarçaf. Pisllëk e maskarallëk anonim. Të paktën, t’i kishe vënë inicialet e tua, siç i nënshkruan nganjëherë ato recensionet e vockla nëpër gazeta. Hajde iniciale, hajde! Me një J e një S, ti sikur nuk je Jetmir Sauku, një copë tiranas i trashë, por Johan Sebastiani i Austrisë! Pse nuk e ke nënshkruar?”
“Nuk jam kujtuar”, thashë. “Por ndoshta s’ka qenë as e nevojshme.”
“Kjo është e vërtetë”, e pikasi ai, “ti ke qenë i sigurt se vetë përmbajtja ka qenë një nënshkrim. Dhe elementet nuk mungojnë, për shembull, hapja e kloshit të fustanit, përfytyrimi i kambanës etj. Me një fjalë, fotografimi i realitetit që ke jetuar. Mund të pyesësh se nga e di unë? E di, sepse edhe dikush tjetër ka fotografuar hap pas hapi.”
“Tamam”, thashë prapë.
Dhe ai përsëri pyeti hidhur: “Çfarë tamam?”
“Kam bërë dashuri me Morenën dhe dikush na ka përgjuar hap pas hapi me teleobjektiv.”
Deri atë çast nuk e kisha përmendur me emër dhe më ishte dukur mënyra e vetme për të mos e përlyer. Por nënvetëdija po më jepte një shtysë tjetër: Do të kisha shkuar me Morenën, po të kishte dashur ajo? Dhe a kishte dashur Morena? Unë asnjëherë s’kisha provuar ta kaloja cakun.
“A nuk i japim fund, bos? Çfarë kishim për të thënë, e thamë.”
Ai qeshi, ka të ngjarë me mënyrën si iu drejtova.
“Dale, zjarri nuk është ndezur dhe qentë ende... Më duket se qentë po arrijnë”, i vuri veshin një uturime.
Pas një grime, pashë një xhip që po ngjitej rrugë e pa rrugë deri te maja, ku ndodheshim ne. Reth e qark, kodrat me marè e shqopë i kishte ildisur si me shkrumb drita e ndajnatës që, nën një qiell me re të ulëta, po shteronte shpejt. Prej rrëqethjeve më ishte çuar mishi kokërr; vdekjen ma kishin caktuar dhe ishte një përfundim që nuk varej nga unë, por më mundonte ideja e torturës. Ç’u duheshin zjarri dhe qentë? Kishin me vete aq armë, sa të ma bënin trupin fërtele, para se të gjunjëzohesha e t’i mohoja të gjitha sa kisha thënë, duke u dhënë atyre një kënaqësi më tepër: kënaqësinë për të më quajtur burracak, një pusht, një fëlligështan që shkon me një grua dhe pastaj, për mungesë dinjiteti, e mohon dhe mbush brekët. Befas, e përfytyrova veten në gjunjë, pastaj të shembur në baltë dhe m’u bë se filluan të më kërcisnin eshtrat e rrashtës nga shkelmat e tyre, teksa unë ulërija: “Nuk është e vërtetë, ju betohem, unë as nëpër mend s’kam guxuar ta çoj këtë dashuri!”
Duke u shkundur si arabà, xhipi ndaloi ndanë barakës me anëza dërrasash dhe truproja pyeti:
“Bos, t’ua vëmë flakën druve?”
“Po”, tha ai, “tani asgjë nuk mungon.”
Dyert e xhipit u hapën dhe, duke lehur e hungëruar, vërshoi lukunia e qenve. Me sa munda të vëreja, ishte një kope me langonj gjahu, që u përkisnin racave të ndryshme, por të gjitha ishin buçe.
“Kështu e mendon edhe të shoqen, një bushtër?”, fola nën zë. “Apo qeni që u fërkohet bushtrave, sipas tij jam unë, prandaj ma ka kurdisur vdekjen mes buçeve.”
Por ishte e vështirë të kuptohej radha që do të ndiqej, pra nëse në fillim do të më torturonin me zjarrin e pastaj do të bëhesha preja e lukunisë, apo më parë do të më çapërlonin qentë dhe pastaj do të më linin të hiqja shpirt me gazep, duke u përcëlluar në rrethin e flakëve.
“Dua të urinoj”, thashë.
“Mund të urinosh atje”, ma bëri me dorë që të kaloja prapa barakës.
Me tri këmbë shkallë e me çatinë prej llamarine, ajo barakë s’kuptohej në i kishte shërbyer dikur ndonjë poste ushtarake, punëtorëve të gjeologjisë apo e kishin ngritur vetë gjahtarët. Matanë gjeta një gropë natyrale me gjithfarë mbeturinash, që nga shishet e thyera e deri te fekalet e thara. Nuk ishte çudi që, pas pak, edhe kufoma ime të rroposej aty.
Me t’u kthyer, bosi më pyeti nëse kisha shkuar me të shoqen thjesht për një trill mashkulli apo kisha synuar t’i vija atij stërkëmbësin faqe botës.
“Morenën e kam dashur”, fola gjakftohtë, në kundërshtim me ankthin që ndieja përbrenda.
“Atë vjershën tënde e pranoi vetëm se ia dërgoje ti”, tha ai. “Por i erdhi keq që nuk e kishe nënshkruar. Kur të hypi frymëzimi, ditën që shëtitët me varkë?”
E kisha shkruar në mbrëmje vonë, pasi e kishim kaluar ditën së bashku. Ishim takuar në bulevardin Dëshmorët e Kombit për një kafe, pastaj kishim ecur drejt Universitetit Politeknik, pak nga pak ishim ngjitur në Parkun e Madh, atje kishim vozitur me varkë në liqen dhe, si hëngrëm drekë, u endëm duke soditur harmoninë e formës së përkryer që kanë bredhat. Nëse dikush na pyeste përse rrinim bashkë, ndoshta nuk do të dinim të përgjigjeshim. Ndiheshim mirë kur rrinim bashkë, kjo do të ishte përgjigja ime. Nganjëherë çuditesha me Morenën, ngaqë ajo ende nuk ishte ngopur me famën e sopranos, përkundrazi, dukej sikur gjithnjë e ndillte dhe nuk lodhej prej famës, aq sa ndodhej vazhdimisht në shoqërinë e njerëzve më të njohur të kryeqytetit, madje mes adhuruesve të saj më intimë organizohej edhe një lojë fati me emrin Lotaria Morena. Shpesh e më shpesh, unë kisha mbetur jashtë kësaj shoqërie dhe, i mësuar të mbetesha jashtë, nuk e pyesja më veten përse. Por as Morena nuk bënte ndonjë përpjekje për të më tërhequr aty. “Ti je tjetër”, më thoshte mua, “me ty nuk jam artiste, por njeri. Sepse ti më mposht, ky është ndryshimi. Kur jemi bashkë, në të vërtetë artisti je ti.” Ndërsa ditën që po shëtisnim, sapo kërceu nga varka në bankinën e vogël dhe unë seç i thashë për fustanin që iu hap poshtë si kambanë, më zuri dorën, m’i shtrëngoi gishtërinjtë dhe kuturisi për një gjë, që kurrë më parë s’e kishte nxjerrë nga goja. Tha se “Baterflai” e Puçinit kishte paralajmëruar bombën atomike që do të hidhej në Hiroshima. Pastaj më bëri një premtim të paharrueshëm, me një valë të nxehtë fryme, thua se po këndonte “Un bel di vedremo”.
Tremja e barakës ku po rrinim me bosin, ishte e mbuluar me strehë; ne ishim ulur ballë për ballë, në ca cungje që shërbenin si stola. Pyetja e tij e fundit, si edhe përgjigja ime, ishin këmbyer disi mbyturazi, pasi lehja e qenve po bëhej gjithnjë e më e padurueshme.
“Ata po fillojnë”, tha ai.
“Kush?”, pyeta.
“Njerëzit e mi”, tha bosi.
Më binte që t’i kisha pas shpine dhe u ktheva andej. Si i kishin spërkatur drutë me naftë, flakët nuk kishin vonuar të përhapeshin, por vrulli i tyre tani ishte platitur dhe pasi kishin marrë përbrenda, teksa digjeshin më ngadalë, drutë skuqnin nga prushi. Rrethi i zjarrit ndërpritej vetëm në një pikë, si një unazë e këputur. Njerëzit e bosit, veshur me rroba gjahtarësh, i kishin mbledhur bushtrat krye më krye, i shtrëngonin nga qaforet dhe i mbanin larg zjarrit. Brenda unazës llamburitëse, në pikën ku duhej të ishte qendra e rrethit, pashë truprojën me çizme të gjata lëkure dhe xhiboksin e mbërthyer deri në fyt. Nëpër këmbët e tij, duke kuisur e duke pulitur sytë, vërtiteshin një tufë këlyshësh, të thoshte mendja nja tridhjetë, që sapo i kishte zbrazur aty nga arkat. Ai doli përmes shtegut ku zjarri ndërpritej, e zuri rrugëkalimin duke i vendosur arkat njërën mbi tjetrën dhe, kur qarku u mbyll plotësisht, ata të tjerët i lëshuan langonjtë.
Për disa çaste, mëmat buçe u stepën në vijën e zjarrit, duke e mbajtur turirin përpjetë e duke sokëllirë, ndërsa këlyshët, pasi provuan t’u afroheshin por u sprapsën nga afshi përvëlues, u ngjeshën prapë në qendër në trajtën e një lëmshi të gjallë, prej mishi e gëzofi, që vorbullonte e lëshonte kuitje vazhdimisht. Pa i pushuar sokëllimat, langonjtë zunë t’i vinin rrotull zjarrit dhe, kur i pari guxoi të hidhej matanë, befas e ndoqi tërë lukunia. Vështirë të kuptohej se si në atë lëmsh të kapërthyer, çdo bushtër gjente aq shpejt këlyshët e vet, i nuhaste dhe i lëpinte shkurt, pastaj zgjidhte njërin, atë që i thoshte instinkti, e mbërthente në zverk me dhëmbë dhe sulej për të dalë nga furra zharitëse, teksa atë grimë herë që hovte në ajër, thithat e gjinjve i hapeshin prej mundimit dhe qumështi kërcëllinte në prush. Me t’u ndodhur jashtë rrezikut, ato e lëshonin kërthinin që kishin shpëtuar dhe ktheheshin për të rrëmbyer këlyshë të tjerë, të nxitura edhe nga suita e bosit që i ndërsente me fishkëllima. Pastaj kapërcimet u rralluan, kushedi pse langonjtë u tërhoqën, vetëm njëra nga buçet (dëgjova të thuhej se kishte pjellë pesë këlyshë) ngulmoi më gjatë, duke e përsëritur tri herë atë rrugë ferri. Kështu, këlyshët e seleksionuar si më të dobëtit, mbetën pa rrugëdalje në rrethin e zjarrit, ndërsa këlyshët që kishin shpëtuar, gjahtarët po i mblidhnin në tufë. Besova se tashmë ma kishin caktuar edhe mënyrën e torturës dhe po e përfytyroja veten në darën e zjarrit, ndërkohë që truproja me larot e tjerë më godisnin me qytat e armëve, sa herë provoja të dilja prej atij rrethimi. Më dukej sikur sytë po më skuqeshin dhe po më lëvrinin gjëndrat e lotëve, sepse nuk po e shqisja vështrimin nga zjarri, kur bosi foli përsëri dhe u ktheva nga ai.
“Nuk kam ndonjë dëshirë”, ia kundërshtova kërkesën.
“Por është dëshira ime”, këmbënguli. “Thonë se, po ta lexojë poeti vjershën e tij, e përjeton përsëri gjendjen kur e ka shkruar. Dua të shoh se ç’pamje të merr surrati me atë gjendje.”
“Nuk e lexoj”, thashë, “dhe s’më detyron dot.”
“Unë nuk jam kot këtu”, tha ai.
Hoqi nga shtylla e tremes fenerin me gaz dhe, duke e mbajtur sipër letrës, nisi të lexonte vetë. Sa herë përsëriteshin fjalët fustan dhe kambanë, atij sikur i kërcisnin dhëmbët që i kishte të rregullt, në përputhje me përmasat e gojës. Megjithatë, mua më dukej se i merrnin çapraz, përmes tyre vargjet dilnin të sharruara dhe teksti bëhej pluhur. E ndërpreu deklamimin nga fundi, sepse prapa barakës u dëgjuan batare të shtënash. Një luzmë mornicash, të mprehta si cifla çeliku, më depërtuan në trup. Ai foli i pari:
“I vranë.”
“Kë vranë?”, pyeta.
“Këlyshët bastardë. E kam ditur se mund të gaboheshe. Ti ke menduar se pikërisht këlyshët që kishin shpëtuar bushtrat, do të jetonin. Jo, aspak”, u hoqi çdo shpresë bosi.
Truproja kishte hyrë brenda unazës dhe po përkëdhelte krijesat e vogla që kishin tepruar. Kuisjet e tyre tani kishin tjetër timbër, këlyshët ishin shkathtësuar, bënin laradasha dhe rrekeshin të kafshonin dorën me dorashkë, që ua zgjaste padroni.
“Bastardët ishin ata të tjerët, kurse këta një ditë do të bëhen langonj të vërtetë”, tha bosi prapë. “Unë i besoj instinktit të bushtrës. Bushtra i njeh mirë këlyshët e vet dhe, kur ndodhen në rrezik, nxiton të ndihmojë më të dobëtit, sepse të fortët janë më të përgatitur, ata duhet ta përballojnë rrezikun vetë. Po ti çfarë ke?”, ma afroi fenerin te koka.
“Kam djersirë?”, pyeta.
“Ke ca si spermë të kuqe në tëmthin e djathtë”, qeshi. “Por paske edhe në të majtin”, tha me njëfarë habie. Pastaj, duke u përhumbur në një mendim, sytë e hirtë iu përshkëndritën dhe ndërsa vazhdonte të qeshte me turr, i thirri truprojës: “Aleko, pa hajde këtu, hajde ta shohësh si është ndragur në tëmtha! I thotë mendja se fustani i një gruaje është me të vërtetë kambanë dhe se kjo kambanë nuk mund të ketë rrumb tjetër, përveçse bolet e tij. Më thuaj tani, ia vlen t’i ndysh duart me një bastard të tillë?! Këta poetët vetëm një të mirë kanë, nuk është nevoja t’i vrasësh, ata vetëvriten dalëngadalë. Është një racë që skartohet vetiu, por prapëseprapë xhinsi i tyre nuk zhbihet kurrë nga kjo botë.”
Pasi më përqeshën dhe u tallën me radhë, e ndjeva se më kishin lënë fillikat në errësirë. U lëshova teposhtë kodrave nga të më çonin këmbët. Supet më rëndonin, një avull djerse, ashtu si kokën, ma mbështillte edhe trupin, por më duhej të shpejtoja. Frika se mos Morenën e kishin vrarë vërtet, më çoi drejt e te vila e bosit, ku arrita pak përpara mesnatës. Kalova në pjesën e prapme, nga binte studioja dhe që nga larg pashë si shëmbëllente në perde hija e saj. Ishte duke bërë ecejake të shkurta, a thua se, pa gjetur dot prehje, po lutej me “Un bel di vedremo”. Sapo hyra në kopsht, ajo pati një tërheqje drejt xhamave. Në çastin që hapte perden, ngrita dorën për ta përshëndetur, por gishtërinjtë ma zunë rrëshqitazi tëmthin dhe u lagën.
Për çudi, m’u duk se vërtet ishte gjak dhe desh klitha nga dëshira për t’ia bërë të ditur Morenës se e kishte mbajtur premtimin: ajo i kishte dëgjuar jehonat e kambanës, ndërkohë që i bija bronzit me kokën time. Por pastaj e mblodha veten. Ndoshta ishte vetëm bojë, bojë nga ajo e veçanta, me të cilën thonë se shkruajnë poetët dhe që, rastësisht a jo rastësisht, më kishte pikuar edhe mua kur kisha shkruar poezinë për Morenën.
“Armando”, u dëgjua e zonja e shtëpisë t’i thërriste dikujt, “një hije po lëviz atje. Zbrit në kopsht dhe hap sytë se mos është ndonjë debil!”

Prend BUZHALA: NGA SKËNDERBEU TE BARLETI OSE PARADIGMA E SOTME MBI LIRINË


(Nën shenjën e VITIT TË GJERGJ KASTRIOTIT), 30
E pafund është lista se çka trashëgojmë nga Epoka e Skënderbeut.
Në radhë të parë, trashëguam kujtesën e pasur historike, dhe një ndërgjegje kombëtare që u pasurua nga koha në kohë.
Nëse thuhet se është mitizuar figura e Skënderbeut, atëherë - po, KA NDODHUR MITIZIMI I TIJ në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Ç'fituam, pyesin skeptikët e sotëm. Figura e Skënderbeut, e mitizuar, shërbeu si figurë misionare e ringjalljes kombëtare, figurë misionare e pavarësimit të Shqipërisë, e krenarisë kombëtare, e ringjalljes historike dhe e shpresës për pavarësim e çlirim.
Pak qenka kjo?!
Por, sigurisht, që Skënderbeu është figurë historike dhe për personalitetin e tij historik tashmë ekzistojnë qindra monografi historike kudo, në krejt gjuhët e Evropës: me betejat e tij, me betejat diplomatike, me veprimet politike, me kontaktet, me bashkëpunimet etj etj... Ndërkaq, pos studimeve monografike historike, së bashku me zhanret tjera (letrare, etj), ekzistojnë mbi 2000 vepra!!!
Skënderbeu, pra, është edhe HERO EVROPIAN, HERO NDËRKOMBËTAR!
Dhe, në këso rastesh, kur përpiqet të rrëzohet për toke, kjo figurë, atëherë PREMJA NË BESË i bëhet edhe Evropës Perëndimore e jo vetëm kombit shqiptar...
1.
Barleti, Beçikemi, Martin Segoni, Dhimitër Frangu e të tjerë arbërorë, që janë kronikanë të gjallë të asaj epoke, dhe nuk pëbëjnë ndonjë mit a përrallë ...
Lufta për liri nuk është aventurë, por VETËDIJE, NDËRGJEGJE... jehona e kësaj vetëdijeje (antiaventure), na vjen nëpërmes Barletit: "Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta mes jush"... vetëdija etnike e kohës ka qenë e fortë. Barleti ka qenë dëshmitar ngjarjesh dhe dy veprat e tij shprehin frymën e epokës:
"Nuk ka gjë më të çmuar për njeriun sesa atdheu, nuk ka detyrë më të shenjtë sesa lufta për ta mbrojtur atë nga i huaji. Kryeni detyrën ndaj atdheut, për të cilin asnjëherë nuk duhet kujtuar se është derdhur gjak, se është luftuar sa duhet, sepse dashuria për të ia kalon çdo dashurie tjetër", shkruan Barleti te vepra e tij.
Barleti na rrëfen se arbërorët e kishin zakon të trashëguar të këndonin ndër gosti trimëritë e të parëve të tyre dhe t’u thurnin lavdi atyre.
Në hyrjen e kryeveprës së vet “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, që i kushtohet Ferdinand Kastriotit, nipit të Skënderbeut, Barleti shpjegon arsyet që e shtynë të shkruante këtë vepër: ndjenja e detyrës patriotike për të përjetësuar luftën e heroit dhe të popullit të tij dhe njëkohësisht për t’i shërbyer së vërtetës si detyra më e lartë e historianëve.
Pra, barletiane dhe arbërore... kjo ndërgjegje për lirinë...
2.
Të mos harrojmë: te ky fjalim kastriotian (1443), përdorimi më i shpeshtë është ai i fjalës LIRI, ndryshe nga civilizimi pushtues otoman që nuk e kishte në fjalorin e vet këtë fjalë (ata kishin fjalën nënshtrim Allahut kundër "të pafeve"... Orlando Paterson, një dijetar amerikan, në librin e tij “Liria në formimin e kulturës perëndimore”, thotë se liria ka formuar modelin kulturor të Perëndimit, ka qenë vlera thelbësore e kulturës perëndimore gjatë gjithë historisë së saj; ndërsa fjala liri te popujt e vendeve joperëndimore nuk ekziston, ato vende e popuj nuk kanë ndonjë fjalë a term të barasvlershëm që do ta shprehte konceptin për lirinë. Dhe nënvizohet: Liria qëndron e pasfiduar si vlera më madhore e botës perëndimore; liria lindi nga përvoja e skllavërisë, nga vizioni i përbashkët për lirinë.
Dhe Skënderbeu, nëpërmes Barletit, na del Mbrojtës i Lirisë. Askund nuk përdor formula fetare të krishtera! Ani pse Barleti ishte një prift, dhe anise ai shkruan: "Tani, ndonëse rronim e hanim bashkë dhe kishim një zemër dhe një shpirt, me gjithë këtë asnjë nga këta s'më kish dëgjuar kurrë të zë n'gojë atdhenë, lirinë dhe krishtërimin, gjersa ardhi rasa në betejë të Nishit."
3.
Barleti po shkruante si humanist, dhe heroi i tij, në radhë të parë, është humanist, zëdhënës i ri i pikëpamjeve për lirinë. Madje, fjalia e parë retorike, me figurën e apelacionit, hapet me fjalinë që ka thelb të saj lirinë: "Ju epirotët (arbnorët, P.B.), mund të gjenit një tjetër mbrojtës të lirisë...",
Dhe tutje e tutje: "Ju, si burra aq të fortë, të rritur në liri, që qëndruat kaq kohë nën mynxyrën barbare, nuk u mërzitët derisa të më shihnit..." Përkufizimi i tillë, nxjerr në shesh SHQIPATRIN (ARBËRORIN, ARBNORIN) si karakter që është mësuar të mos jetojë i nënshtruar, si karakter durimtar për ta realizuar qëllimin, por njeri që nuk duron mbi veten dikë tjetër... "Po përse doni që unë ta mbaj për vete me të padrejtë emrin e çlirimtarit?" Ja pra, një tjetër koncept, çlirimtari (liberatori).
Shqiptarët i kanë fituar dhe mund t'i fitojnë betejat e tyre vetëm me Flamurin e Skënderbeut e me traditat liridashëse skenderbegase e që është edhe thelbi i frymës europerëndimore shqiptare. Me këtë frymë arrihet edhe bashkimi i kombit, edhe përkrahja ndërkombëtare. Shtesat tjera, të flamujve të huaj, e kishin përligjur copëtimin dhe robërimin.
4.
Barleti shkruan për nacionin arbëror dhe patriotizmin arbëror (pra, për kombin arbëror-shqiptar e atdhetarizmin shqiptar te vepra e tij "Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut". Kësisoj, do dallaur faktin që fjala komb (shqip) përdoret vetëm prej shek XIX, sikundër duan të thonë disa shqipfolës, për ta mohuar të kaluarën tonë. Kurse fjala nacion (nation, nga latinishtja natio), përdoret që nga antika, përdoret edhe te Barleti. Latinishtja është gjuhë kulture e antikës, por edhe sot nocionet e konceptet shkencore në botën moderne, janë me rrënjpë e prejardhje latine.
Natio dhe patria: janë dy fjalë që shënjojnë nacionin/kombin dhe atdhetarizmin/ patriozitmin, janë fjalë latine që ndërlidhen me lindjen (amësia) dhe atin (prindin atë)... e që i përdor gjerësisht Barleti. Nuk është e rastësishmne pse edhe në shqip kemi dy fjalë me të njëjtin kuptim: ATDHE e MËMËDHE...
5.
A nuk i takon edhe Gjergj Kastrioti, Skënderbeu ynë, të njëjtës traditë evropiane, kur tha "Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu"?! Është kjo tashmë një formulë proverbiale, që ka depërtuar në vetëdijen historike shqiptare kombformuese e shtetbërëse.
Po përse e thoshte Skënderbeu një formulë të tillë?
Dhe përse as europerëndimorët nuk e përsëritin kurrë që na kanë sjellë ata miliarda dhurime e investime në Kosovë, e as e përmendin që "Ne ju çliruam, ne e bobarduam Serbinë"!?
Sepse ata janë RESPEKTUES të dinjitetit të njeriut dhe të LIRISË së tjetrit.
Do të na kujtohet, se me çfarë CINIZMI e përsëritnin pikërisht serbokomunistët e shqipfolësit serbo-komunistë jugosllavë: "Ne Luftuam gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ne ua sollëm lirinë. Prej nesh i keni të gjitha të mirat... "
Dhe vazhdonin dëbimet, vrasjet, burgosjet, kundër “armiqve të socializmit”, kundër "mosmirënjohësve” të asaj lirie partizano-komuniste që shkelte vërtet lirinë me të gjitha mjetet. Në të vërtetë, ata ishin SHKELËS TË LIRISË dhe jo SJELLËS të lirisë.
Ata ishin mishërim i terrorit, totalitarizmit dhe kontrollit mbi gjithkënd e gjithçka...
Këto slogane dhe këtë mendësi qeverisjeje e sundimi, ata i kishin huazuar nga tradita staliniste rusomadhe, si SJELLËS TË LIRISË.
Këtë mentalitet serbët e kishin që në dekadën e parë të shek XX kur ndërhynë ushtarakisht në pushtimin e trojeve shqiptare, duke thënë se ishin “çlirimtarë”, mbasi vritnin, PLAÇKITNIN e shkatërronin çdo gjë shqiptare e çka do që gjenin përpara.
Dhe sot, kushdo që e përsërit këtë formulë: NE UA SOLLËM LIRINË, përsërit formulën ruse, e cila nënkupton: privilegje për vetveten, plaçkitje dhe shkatërrim në masë.
Por, të mos harrojmë, ekziston një krah tjetër, liberalist, (a pseudo-liberalist): që ka prirje (a tendenca) edhe sot që të relativizohet dashuria ndaj Atdheut. Kjo atdhedashuri ose shpallet si nacionalizëm (njësoj si vepronin komunistët si "sjellës të lirisë", kur burgosnin atdhetarë shqiptarë), ose e bëjnë këtë me qëllime përfitimi të interesave të ngushta apo për ndonjë donacion të dyshimtë të tipit mercenarist.
Ekziston, pra, si fenomen shoqëror ndër ne, dhe një shpallje tjetër, e një KRAHU TJETËR, shpallje e përfitimeve të ngushta: përbetimi në vlerat e luftës nënkupton rrëmbimin e privilegjeve për pushtet, për para, për privilegje. Prandaj ka kaq rrëmujë e pazare të pafund "luftarake" e "atdhedashurie": kush mund të jetë pjesë "e luftës çlirimtare", pardon: pjesë e VETERANËSISË së luftës!
Kush qenka “me muskuj” më i fortë, për të ndërmarrë “vendime” e kush qenka qyqar!
Thuajse edhe politika qenka arenë lufte!
Luftë kundër kujt (nëse thuhet: kundër të keqes e varfërisë, atëherë cilët qenkan aktorët e kësaj të keqeje?! Tjetri? Partia tjetër?!)
Tamam një DIFERENCIM I RI IDEOPOLITIK, vetëm se me mjete të reja!
6.
Në kujtesën historike shqiptare, ruhet, nëpërmes Marin Barletit te vepra "Historia e Skënderbeut" , Fjalimi i Gjergj Kastriot Skënderbeut përpara arbërorëve pas çlirimit të Krujës nga Osmanët, më 28 Nëntor 1443. Formula "Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta këtu", është tashmë proverbiale, që ka depërtuar në vetëdijen historike shqiptare kombformuese e shtetbërëse: sa herë gjatë historisë janë ndërlidhur ngjarje me këtë datë, siç është Nëntori i Dytë i 28 Nëntorit 1912 në Vlorë... e deri te historia më e re, kur del në skenë UÇK-ja, si forcë e re çlirimtare me tradita kastriotiane.
(Prend Buzhala, 30 janar 2018)

NEHAT JAHIU: DËSHMORI I KOMBIT BARDHYL OSMANI – KOMANDANT DELLTA


Është shumë vështirë të marrësh guximin për të shkruar për një Dëshmorë e Kombit, sepse veprimtaria e tyre është aq me një rëndësi të veçantë, por është edhe me një përgjegjësi të madhe. Të prezentosh biografi sado që ajo të jetë e shkurtër prap se prap mbi vete ke një përgjegjësi, por në anën tjetër dhe e ndien vetem shumë krenar, sepse shkruan për një atdhetar, për një veprimtar të çështjes kombëtare, për një njeri që shpirti i tij është i mbushur plot e përplotë me ideale sa që nuk kusen asgjë nga vetja vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e tij për të realizuar jo dëshirat e veta personale, por dëshirat e atdheut të tij dhe për lirinë e popullit të vet. Për të gjitha këto dhe shumëçka tjetër në interes të popullit, atdheut dhe lirisë të derdhësh gjakun dhe të falësh jetën është një gjë e shenjtë e këtë e kanë bërë shekuj me radhë bijat dhe bijtë më të dashur të atdheut duke luftuar dhe duke rënë në altariun e lirisë.Njerëzit e tillë bartin emrin më të shtrenjtë e ky emër është emri DËSHMOR. Ne e kemi për obligim të shkruajmë për për njerëzit e tillë ,të i përkujrojmë dhe asnjëherë brez pas brezi mos ti harrojmë, sepse ata ( ato) i falën jetën ATDHEUT dhe LIRISË. Dëshmorët e Kombit që atë ditë kur kanë ra në altarin e lirisë vet e kanë shkruar historinë e vet me gjakun e tyre. Për këta atdhetarë mbi të gjitha duhet ta ndjejnë veten krenarë nënat e tyre që i lindën dhe i rritën. Pra , prindrit e tyre me kokën ngritur lartë duhen të jenë krenarë që kishin bij dhe bija që nuk kursen gjakun dhe jetën e tyre për të ia falur atdheut dhe liriisë së popullit të tyre. Pra, pos prindërve të tyre për dëshmorët duhet ta ndien veten krenarë e tërë familja, tërë populli, por duhet potencuar edhe këtë se nga ajo kohë kur ata bien dëshmorë më janë të kombit të tyre dhe mu për këtë edhe bartin emrin Dëshmorët e Kombit. Në këtë rast unë para lexuesve dhe para opinionit në përgjithësi do të shkruaja një biografi të shkurtër të Dëshmorit të Kombit Bardhyl Osmanit, sepse biografia dhe veprimtaria e tij është shumë e begatë sa e sa duhet shkruar persëri është vështirë të shkruhet e tëra, sepse është shumë e pasur. E unë në këtë rast desha të nxjerr një pikë ujë nga një oqean siç ishte Bardhyli jonë.
Batdhyl Bejtulla Osmani u lind më 16 qershor të vitit 1972 në Preshevë. Shkollën fillore tetëvjeçare dhe ate të mesmën i kreu në vendlindjen e tij dhe ishte një nxënës me një sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore. Ishte shumë i dashur nga arsimtarët, shoqet dhe shokët e klasës dhe në tërësi të shkollës ku vijoi mësimet.
Pas kryerjes së shkollës së mesme ai do të regjistrohet në Univerzitetin e Prishtinës, gjegjësisht në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Pra, Bardhyl Osmani do të marr në dorën e tij indeksin e stundentit gjatë vitit 1990. Në kohën kur në Kosovë do të mbyllen shkollat në gjuhën shqipe Bardhyli me zemër të ther do të kthehet në vendlindjen e tij në Preshevë. Bardhylin që herët e mundonte diç në shpirtin e tij të njomë e sidomos në kohën kur ishte si nxënës i shkollës së mesme ai gjithnjë ishte i okupuar me gjendjen e çështjes kombëtare.Këtë frymëzim ai e kishte marr që herët edhe nga prindi i tij i cili ishte një pishtar i arsimit shqip dhe gjithnjë fëmijët e tij i kishte frymëzar në aspektin kombëtar se si duhet dashur atdhe. Bardhyli me këtë frymzim të mbushur në shpirt do ta shperthej dhe do ta shpreh që në moshën e tij 18 vjeçare, kështu që veprimtaria e tij atdhetare ishte hetuar dhe kishte filluar të pëcillej nga organet policore sllave të asaj kohe. Tani Bardhylin kishte filluar të kërkohej dhe të dërgohej si ushtar i Jugasllavisë, por ai një gjë të tillë nuk e kishte pranuar dhe gjithnjë në shpirtin e tij mbante dëshirën dhe vullnetin e tij se një ditë do të bëhej ushtar, por jo ushtar i kësaj ushtrie, por do të bëhej ushtar i ushtrisë së kombit të tij, pra priste ditën kur një ditë do të vishte uniformën ushtarake me ëblemën e një ushtrie kombëtare shqiptare. Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ai më kishte filluar të vë kontaktet e tij me bashkëmendimtarët e tij për të iu bashkangjitur kësaj ushtrie, për të iu përgjigjur kushtrimit të lirisë.
Ai një ditë do të lë familjen e tj. Do të largohetj nga vendlindja e tij Presheva për tu kthyer një ditë tjetër përsëri dhe do të niset për në Maqedoni dhe ilegalisht nëpërmjet fshatit Sllupçan të komunës së Likovës, të rrethinës së Kumanovës për të vazhduar pastaj për në qytetin e Dibrës dhe do të futet në Shqipëri dhe menjëherë atje do të filloj stervitjet e tij ushtarake ku do të qëndroj një muaj gati dhe do të ushtroj profesionin e një ushtari se si do të luftoj në beteja, kështu që nga njohuritë profesioniste që përfitoi gjatë këtyre stërvitjeve, ai edhe do të dallohej dhe do të jetë pjesëmarrës i drejtpërderjtë në operacionin “SHIGJETA” në Zonën Operative të Pashtrikut. Ai këtu do të marrë pjesë në shumë beteja ku edhe shumë bashkëluftarë të tij do të bien dëshmorë në vijën e frontit të luftës.Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bardhyl Osmani tani më kishte filluar të dallohej me trimrinë e tij nëpër beteja.
Tani më kur lufta kishte përfunduar në Kosovë dhe ai do të inkuadrohet ne TMK. Në Shtabin e Përgjithshëm, gjegjësish në Departamentin e Menaxhimit. Ai edhe pse tani më ishte i punësuar ne këtë departament, ate për çdo ditë do preokuponte çështja kombëtare dhe ideali i tij i një atdhetari që gjatë uikendeve të shfrytzonte rastin për ti vizituar dhe vëzhgonte terenet në Gjilan e rrethinë dhe në Luginën e Preshevës, kështu që erdhi edhe ajo ditë të cilën Bardhyli me padurim e priste dhe kështu që kur kjo ditë erdhi ai do të ishte njëri ndë ushtarët e parë që do të futet në radhët e një ushtrie tjetër që mbante emrin UÇMB.Tani Bardhyl Osmani përsëri do të rrok armën në dorë për ti dal zot atdheut dhe për të luftuar kundër armikut, pra ky do të ishte viti 2000 kur Bardhyli do të jetë tani më ushtar i UÇMB-së .
Ai tani me shumë bashkëluftëtarë të tij më datë 6 janar të vitit 2001 do ti bëjnë ballë ushtrisë sërbo-sllave në fshatin Shushajë e epërme ku edhe do të emërohet komandant i kësaj kompanie. Tani që nga kjo datë Bardhyl Osmani- Komandant Dellta do të kryej shumë aksione dhe çdo beteje do ti printe i pari në luftë. Duhet mos harruar asnjëherë betejën e datës 24- 25 janar ku Bardhyl Osmani – Dellta nuk kishte të ndalur në luftë kundër armikut dhe nuk kusente asgjë nga vetja duke ju qëndruar përballë edhe tankeve luftarake te armikur serbo-sllav.
Ai tani më kishte trimrinë e tij, por ishte edhe një strateg lufte për të zhvilluar beteja shumë të suksesshme me shokët e tij në luftën e Preshevës.
Më 14 maj të vitit 2001 në një betejë që zhvillohej në fshatin Rahivicë në mes të ushtarëve të UÇMB-së dhe ushtarëve të ushtrisë sërbosllave, mu tek vendi penda në ora 18 do të vrite njëri ndër ushtarët më të dalluar Bardhyl Osmani- Komandant Dellta. U vra në prit duke i dërguar shokët e vet të plagosur në fshatin Maxhere të malsisë së Karadakut të Preshevës. Ra dësmor mu në vendin e tij të cilin shumë e deshi dhe që në çdo kohë luftoi për ta çliruar këtë vend dhe këtë popull nga pushtuesi sllavo-serb. E përqafoji këtë tokë të cilën e ujiti me gjakun e tij të një trimi të lirisë. Ra dëshmor mu në lulen e rinisë për liri e për atdhe.
U vra trimi i lirisë! Ra në altarin e lirisë për atdheun e tij të cilin e deshi më shumë se jetën e tij dhe mu për këtë edhe ia fali jetën mu në lulen e rinisë! Ra dëshmor Bardhyl Osmani –Komandant Dellta! Ra për të mos vdekur kurr! Sot trupi i tij prehet në vendlindjen e tij Preshevën që e lindi, e rriti dhe e përqafoi me mall e dashuri duke ia ujitur tokën me gjakun e tij të njomë. Me mall e me dashuri sot e përkujtojnë shokët e tij të luftës nga të gjitha trojet tona. E përkujtojnë dhe kurr nuk e harrojnë familja e tij. Me mallin e dasgurisë e përkujtojnë prindit e tij nëna Nurije dhe Bejtulla Osmani. E përkujton dhe se harron Presheva vendlindja e tij . E përkojton i tëtrë kombi dhe atdheu i tij që e lindi, e rriti dhe të cilit ia dhuroi gjakun dhe ia fali jetën.
Lavdi Dëshmorit të Kombi Bardhyl Osmanit - Komandant Dellta!
Lavdi të gjithë dësmorëve që flijuan pëer liri e atdhe duke luftuar ndër shekuj!

Rexhep Hoti: Dy Poezi



Me rastin e ditëlindjes së 82-të shkrimtarit Ismail Kadare. Këtë poezi e kam shkruar në vitin 1996, pas takimit të parë me Kadarenë.

Nga takimi me I. Kadarenë (1996)

Autostrada dridhej e zhdridhej tutje,
Si një shtatvajzë kur lehtas e prek dora.
Ngjan ky kurriz I përhirtë
Me një dinozaur përplot me morra.
(Të ketë pasur morra në atë kohë?)
Shfaqet Frankfurti a. M. Më në fund,
I ngarkuar si plaka në përrallë.
Policët shfrynin më tepër se zakonisht,
Të gjorët kanë punë me shkrimtarë.
(Piramida e panairit ishte emocionuar nga fjalimi i H. Kohl-it)
Ç’kërkon tek ajo stendë, o vagabond!
Te ai shpend i mbuluar me gjak.
Ti i ikur nga Kosova këtu ç’pret?
Ti që as humbjen s’e ke hak.
(Arroganti trupgjatë dëshironte ta shihte një shkrimtar)
Vraponte nëpër labirintet e panairit,
Nëpër atë lëmsh të librit botëror,
Te stenda franceze ca fjalë murmuriti
Dhe u largua duke iu bërë me dorë.
(Diçka po zhbëhej në atë shpirt të vrazhdë)
Mbi cingërimën e telefonit frymëmarrje e thellë,
Sintaksa e kishte humbur fjalën.
Bota mbeti befas memece,
Një çast po e shuante kalljen.
(Në hotelin «Marriott», Gjeniu pinte kafe me një vagabond)!


 Sonte...
Sonte ishte shpërthimi i fjalës!
E përkule edhe vargun e kreshnikëve;
«Fort po shndrit njaj diell e pak po xe’!»,
E mbaja për të shenjtë të shkruar në një letër,
Sonte e përdor për ty, si një bekim të shenjtë.
Mos e merr askë ngrykë për suksesin;
Bëhu ikonë e braktisur në këtë natë;
Sonte je e paatdhe!
Fshihe me një thes të arnuar
Thellësinë e aromës magjepsëse që ke.
Mbi zjarrin e gjoksit tënd,
Asnjë moshë s’mund të marrë frymë;
Si t’i kacavirrem sërish lartësive
E të dal në beharin e stinës,
Për të thithur ajrin,
Aty ku taket tua shkelin kalldrëmin për drejtpeshim!
Sonte s’kam dëshirë të lëshohen perdet,
Në dritaren tënde mos u zëntë drita;
Kam frikë;
Është mbrëmja që flirtin e deh mik;
Në shpëtofsh e pakafshuar nga vampirët veç sonte,
E nesërmja kurrë nuk do të ikë!

Tuesday, January 30, 2018

Nikollë Loka: NE VETMI


Nën mjegullën e ngrirë,
më trishtoi një tokë me akull,
harrova një akullnajë
e u mbusha me frymë,
pas ngricës që po vinte
pyeta veten,
kur do të ketë mot të mirë?
Në botën e ngrirë kishte mjegull,
që m'u duk
se do të rrëzohej përtokë,
në botën me akull,
- pyeta veten,
kur do të ketë mot të ngrohtë?

Arqile Gjata: NGJTJET JANË TË VËSHTIRA!

Dridhjet e së shkuarës
dhe e sotëmja,
ndoshta dhe e ardhmja
nuk do t’më mjaftojë për ëndrrat e mia…
Gjysma e kohës vrapoi
e shkujdesur
të merrte shikimet e njerëzve të mirë.
Nëpër dritën e njohjes
pashë veten time aq të vogël,
sa një fije kashte.
Të ardhmen e shikoj si një libër
kyçur me shumë çelsa.
Duke dihasur thellë
udhëtova mureve të jetës,
rënkoj për ato që ikën…
Tani,
brenda mjegullës së egër
e kam guximin t’i kapërcej retë
dhe pse
ngjitjet janë të vështira!..

Bajrush Bunjaku: NË SHPIRTIN TIM GJËRSI QIELLI


Në shpirtinë tim gjërsi qielli
Është një kopsht i veqantë
Gjithandej ku shëndritë dielli
Dhe një zemër ku rrahë tik tak
Pa fillim pa limit dhe pa fund
Mikëpritje, bujari e ngrohtësi
Si në këte qiell e këte shpirt
Dhe këte zemër ska askund
Këtu ska vend urrejtëja e gjelozia
Se e kamë dhuratë nga Perendia
Urdhëroni o miq shpirtëbardhë
Krahapur përpara do të ju dal
Mirësevini o shqiptarë njerz të mirë
Bashk të jemi shumë kam dëshirë
Në këte parajsë - kopsht mirësie
Me aromë luleshë Shqipërije

Monday, January 29, 2018

Ramiz Kuqi: Cikël Poetik

MË IKU NATA
Si një hajneshë
M’i vodhi
Vargjet e (pa)shkruara
Erën e natës së ftohtë
Dritën e zbehtë të hënēs
Fluskat e buta të borës
Veç kandili i Naimit
Më bën dritë!
Pi sonte më thotë poeti
Zbraze këtë kupë
Zbraze!

IBËR
Mbi supet tua
Urë me gjemba
E gjemborë
Gjithçka ka mbetur
Si hije e trishtë
Më është vrarë fjala
Bashkë me lirinë!
Plisi im
Me pika shiu në ballë!

SHUSHURISIN
Shkronjat nëpër korridore të fshehura
E tinëzare deri në fund
Valë valë derdhen dallgët
Vardari trazon natën
Që hesht
Nën Urën e Gurit fsheh fytyrën
Një emēr mbēshtjellë me mister
Pollogu ka rënë në gjumë
Shipkovica
Majë Sharrit veneron qiellin
Yjet në mesnatë
Shushurisin!

PARLAMENTI
Më duket
Si një trup pa shpirt
Shterrëzuar nga moti
Në asnjë hap
Nuk e mbush syrin
As ëndrrat
Në gjeografinë e harrimit
Do të hyjnë këta demonë
Grykës!

MBI QYTETIN E GURTË
( Ismail Kadare)
Rrëshqasin pikat e shiut
Pëllumbat e bardhë
Kronikë është bërë
Dashuria dhe grindja
Në dheun e lindjes
Udhët gjēmojnë
Nëpër shkronja malli
Ëndrrat janë bërë metaforë?
Tetëdhjetë e një stinë
Një biografi nëpër dhimbje
Atje ku fjala është fjalë
Parisi
Shqipëria lundron
Si lundër nëpër valë
Rrëshqasin pikat e shiut
Dhe buzëqeshja nëpēr trotuar
Kruja rri e heshtur
Me Gjergjin mbi kalē
Vështron malet erërat
Që fryjnë nëpēr male
Dielli nuk harron të zbres
Mbi kodra e mbi det
Sa larg kanë ikur
Sa larg Kadare
I ëmbël është Atdheu
Balta rrugët e ngushta me kalldërm
Ndonjë plakë kur shushurit nda dritaret
Po vjen poeti me syza si zog malli
Tek ulet mbi një gur lagjeje me një fletë në forë
Yll mbi qiellin e letrave gjak i lindur arbëror
Rrëshqasin pikat e shiut !

DO TË DOJA
Qielli
Të ketë sytë ngjyrë kafe
Dallgët
Si të lumit Valbona
Lumë lumi më grish
Një natë t’i prek buzēt tua
Shtatin e gjatë pa fund
Stërkalat si loti yt
Nëpër rrjedha kohe
Ç’gjëmime ke parë
Do të doja
Të derdhën në një luginē
Drin i bardhë Drin i zi
T’ia puth sytë Valbonës
Si gurrë lë rrjedh koha ime
Pa gjemba në kufinj!


Dhimitri Kokaveshi: ZGJIM


Si ves mëngjesi
më qëndro
o shpirt që mban bekim
dritën!...
Përmes agimesh dhe unë
udhëtoj
dhe po të ngroh
jo si objekt
as si bastion të artit
ledhatimin?...
E shtrij vështrimeve
jo skenave
si një vallëzim ishullor dhe
rrahur manisë
së dallgëve në një vështrim
lypsari
nuk kaloj as përmes avujve
Si një oxhak
në shpirtin e çliruar
mos e zbo
tymnajave, nuk po qëndroj
as nuk e shtrij
dialogut. Zjarrit dhe lartësive
nuk të gjej
aromë, as nuk më josh
as po më prek
si pikë e vesës, mos u tha dhe
mos m’i tha
gëzimet?!... Në fllade shpirti
thellësive
më qëndro natë dhe ditë
nëse nxitoj
dua!.... Të vjel... Gëzimet.

Arqile Gjata: Ja, Erdha!


...Ja, erdha tek qoshku i shtëpisë
si pshertimë lumturie.
Ti sot ke ditën e lindjes nga dashuria
e veshur prej një kënge të moçme.
...tretemi nëpër vargje për të gjetur njeritjetrin
aty, tek ai qoshku diku ulemi
shikohemi si deti në të gëdhir,
pulëbardha ime!
Sa herë që vi, flokët ti përkdhel ndryshe
gjoksi yt më thotë fjalë të pathëna nga e djeshmja
dhe ashtu, si me frikë
kërkoj rrugët për tek buzët...
e mollëzat e flakëruara si për ditë feste
etjen ndezin ti flasin zemrës,
të shkrihet e tëra nga dashuria, sot
në ditën e lindjes.

Sunday, January 28, 2018

NEHAT JAHIU: LOTË MALLI, DASHURIE, KRENARIE DHE...


Më datë 25 janar 2018, në lokalet e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë u organizua manifestimi “Flaka e Janarit” , që koincidonte me 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, 50 vjetorin e demonstratave të vitit 1968, e në nderim të vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës, si dhe të gjithë të rënëve në altarin e lirisë.
Ky manifestim u mbajt nën patronazhin e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”( Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) dhe në bashkëpunim me bibliotekën e Qytetit “ Mehmet Jusufi”. Në këtë manifestim morën pjesë poetë nga komuna e Likovës, Kamenica , Bujanoci, Medvegja dhe Presheva ku i lexuan krijimet e tyre para të pranishmëve.
Njëherit u përurua edhe libri me pjesë teatrale “ Grishje skenike” i autorit Nehat Ramizit. Po në këtë ditë u mbajt edhe një orë letrare para nxënësve të ciklit të ulët të shkollës “ Prof. Ibrahim Kelmendi”. Pas përfundimit të aktiviteteve që ishin paraparë të mbahen gjatë kësaj dite që koicidonte me shumë data dhe ngjarje historike dhe personalitete të çështjes kombëtare ndër shekuj që kishin rënë në altarin e lirisë.

NË VIZITË TEK FAMILJA E DËSHMORIT TË KOMBIT BARDHYL OSMANIT- KOMANDANT DELLTA NË PRESHEVË

Unë që nga nisja e vendlindjes sime Orizare kisha vendosur që pas manifestimit ti bëja një vizitë mu në këtë ditë profesorit tim shumë të nderuarit z. Bejtulla Osmanit , babait të Dëshmorit të Kombit Bardhyl Osmanit- Komandant Delltës i cili nën uniformën dhe nën emblemën ushtarake të ushtrive së lavdishme shqiptare UÇK -së dhe UÇMB-së luftoi sëbashku me bijat dhe bijtë më të dashur nga të gjitha trojet tona dhe derdhi gjakun dhe e dha jetën për liri duke luftuar në altarin e lirisë. Kurr nuk e kam ndier veten më të lumtur se gjatë kësaj dite kur isha në mesin e ish profesorit tim shumë të respektuarit z. Bejtulla Osmanit ose siç e quajnë ndryshe të gjithë preshevarët, ish nxënësit e tij dhe më gjërë aga Bejt.Gëzimi im ishte i papërshkruar, por edhe supriza që i bëra profesorit pa e njoftusar se do ta vizitoja e befasoi shumë edhe ate, por nga kjo e papritur, nga malli dhe dashuria për njëri tjetrin që kishte kaluar një kohë që nuk ishim takuar shkatoj lotë malli, lotë dashurie. Lotë krenarie , lotë... në sytë tanë.

Kurr nuk do i harroj përqafimet e mia dhe të profesorit tim të dashur dhe lotët që na rodhën nga sytë për fytyre. Mikëpritja e bashkëshortes së profesorit, e kësaj NËNE TË MADHE të një dëshmori ishte dhe do të mbetet e paharruar për mua derisa të shkoj tek i imi varr pasi të iki një ditë nga kjo botë, por kujtimet e këtij takimi do i marr me vete. Në këtë vizitë tek profesori dhe familja e tij më shoqëruan edhe miku im nga Presheva shumë i nderuari z. Ali Jusufi, ish nxënësi im dhe poeti nga fshati Sllupçan z. Bajram Ramadani dhe djali im Sejdi Jahiu.
Bujarinë dhe mikëpritjen e dy nuseve të djemëve të profesor Bejtës dhe bashkëshortes së tij nuk mund ti përshkruaj me fjalë, sepse është shumë vështirë për ti gjetur fjalët. Çfarë të themi për profesor Dashnorin që me të vërtetë shpirti i tij ishte i mbushur vetëm me dashuri. Dashnor Osmanin është vëllai i Dëshmorit të Kombit Bardhyl Osmanin- Komantan Delltës i cili me të vërtetë i kishte të gjitha tiparet e një personaliteti mikëpritës, bujar, intelektual dhe tregonte se me të vërtetë ka trashëguar dhe kultivuar mikpritjen shqiptare nga prindrit e tij sëbashku me atdhetarizmin dhe fisnikrinë e tyre familjare. Vendosa që kjo vizitë të jetë shumë e shkurtër, sepse duhej që të ktheheshim në vendlindje, por e gjithë kjo ishte e kotë, sepse profesori dhe tërë anëtarët e kësaj familje mikëpritëse dhe atdhetare ishte e pamundur të realizoja në kohën për të cilën kisha planifikuar.
Kërkesat ishin aq të mëdhaja dhe shpirtërore që të qëndronim edhe gjatë mbrëmjes dhe të kalonim edhe një natë në konokun e tyre, por koha e bënte të veten që të veprojmë jashta dëshirës dhe vullnetit të Profesor Bejtulla Osmanit dhe familjes së tij që të largohemi nga shtëpia e tyre dhe të kthehemi në vendlindje duke ua dhënë fjalën se në një të ardhme të afërme do i vizitojmë përsëri dhe do të qëdrojmë bashkarisht për një kohë më të gjatë. Të e mbylli këtë shkrim të shkurtër nga kjo mikëpritje, nga gjithë ajo bisedë që bërëm aq sa na lejoj koha dhe që biseduam për bijat dhe bijtë më të dashur që kishin derdhur gjakun dhe kishin dhënë jetërat e tyre për atedhe e për liri ndër shekuj dhe mos ti përmendi edhe disa kujtime që i mbolla në shpirtin tim nga rrëfimet e profesorit tim z. Bejtulla Osmanit ( agës Bejt) dhe nënës së Dëshmorit të Kombit Bardhylit Osmanit- Komandant Delltës, shokëve të tij që ishin nga të gjitha trojet shqiptare e sidomos për takimet që kishin pasur në shtëpinë e tyre me ish nxënësin tim Beqir Sadikun- Komandant Beqën nga fshati Sllupçan, tani Dëshmor i Kombit nuk mund ta përmbylli këtë shkrim dhe mbresat e 25 janarit të vitit 2018 që kisha në familjen e profesorit tim z, Bejtulla Osmanit dhe familjes së tij.
Në funf nuk mund të i përmbylli këto pak fjalë e fjali pa këto falënderime:
- Falënderoj Shoqatën e Shkrimtarëve “ Feniks”( Preshevë Bujanov dhe Medvegjë) dhe kryetarin e saj z, Bilall Maliqin për ftesën!
- Falënderoj drejtorin e bibliotekës “Mehmet Jusufi” dhe të pranishmit në këtë manifestim!
-Falënderoj drejtorinë dhe arsimtarët e shkollës “ Prof. Ali Kelmendi”!
- Falënderoj në veçanti ish profesorin tim të lëndës së matematikës z. Bejtulla Osmamanin ( agën Bejt), bashkëshorten dhe tërë familje e tyre për mikëpritjen dhe bujarinë e tyre!
Respekt për të gjithë ata ( ato) që kontribuan qoftë me pushkë apo me penë për Atdhe dhe për Liri ndër shekuj!
- Lavdi për Dëshmorin e Kombit Bardhyl Osmanin –Komandan Delltën dhe të gjithë dëshmorët që luftuan dhe dhanë jetën e tyre duke luftuar ndër shekuj për LIRI E ATDHE!
Orizare, 27 janar 2018

Lulzim Breznica: Dy Poezi

U KTHYEN NË BRONZ
Sot
mëngjesi
duket më i bukur.
Heronjt
veshur me petkun
Bronz
u kthyen në vendlindje.
Ata erdhën
si dikur,
plot valë e shkëlqim.
Atdheu,
i priti krahëhapur,
Mirë se vini,në Atdhe!
Ju,roje të gjakut tim,
Emri juaj,
Diell Kosove
Që prore ka
vetëm Lindjen.

SHPIRTIT TIM BINJAK
Me valigjen e ngarkuar kujtime,
Ai kishte kaluar lumin,mundimshëm,
Nga prapa që e përcillte me vite,
Si gjarpër i gjatë e i frikshëm.
Në kokë seç i oshtinte turbulencë e ngritur,
Dyshimeve të shumta që vinin si fajkua,
Ai nisej larg,ndaj dhe rrinte mërzitur,
Në shtëpi kishte lënë një Grua!
U nis ,dhe përkrah mori botën në sy,
Mes njerëzve të tjerë ,për të mos thënë të huaj,
Kishte diçka që e rëndonte në shpirt,
Diçka që më bënte edhe unë ta vuaj.
E pashë-nga grilat të një dritareje
Një mbrëmje vjeshte, kur s'binte shi,
Lexonte diçka në libër dhe pinte cigare,
Më shumë tymoste ai,se sa cigarja e tij.
Nganjëherë i lëshohej një kollë e keqe
Që e mundonte jo fare pak,
Pastaj,me grusht e godiste gjoksin,
Sikur të ishte shpirti im binjak.
Dukej se,edhe atij i kishin premtuar erërat,
Se pas dimrit do të kthehej pranverë,
Derisa përtypte ftohtë ushqimin e servuar,
Nga marramendjet e shpeshta villja vrer'.
E tëra,trazohej në atë lumin e frikshëm,
Që e kishte përcjellë kohë të gjatë,
Njëjtë,si këtë shpirtin tim të stepur,
Prapa grilave të kësaj dritareje drurthatë.
Pra,të dytë kemi mbetur kërrusur e harbuar,
Si një vargmal malli që rrjedh përroskë e krua,
Në pritje! Shpirtat të kthehen pranë shtëpisë,
Në stolin e vjetër ku ende pret,një Grua!


Saturday, January 27, 2018

Rexhep Hoti : Princesha ime!


Më duhet t’i prish kufijtë e Europës,
Mjaft është shtrirë gabimisht ajo;
Me ty nuk na nxë dot Shqipëria përbrenda;
Pashai Ali ishte trim me fletë,
Por gabimisht e provoi!
Për ty
Do ta bëjë mbretërinë e territoreve tua!
Nuk ta lë pamjen tende perri të rri kruspull;
Arbëria do ta ketë Vajzën e bukur mbretëreshë;
Unë do ta shndërroj në farë magjinë,
Do të mbjellë nëpër territoret e robëruar
Për ta fituar lirinë!
Ti mos ndalo!
Mos i sjellë rrudhat mbi sy,
Më dashuro princesha ime!
Kjo është magjia jote që më jep fuqi
Të vdes e të lind për çdo ditë
Për ty,
Ah, ti më je
E vetmja,
E imja,
Dashuri!

Friday, January 26, 2018

Prend BUZHALA: DOKTRINAT E RIMOHIMIT KOMBËTAR


(Nën shenjën e VITIT TË GJERGJ KASTRIOTIT), 25
Skënderbeu është hero evropian (përpos për 500 vjet, në Evropë janë botuar mbi njëmijë njësi bibliografike-libra, për Skënderbeun, kjo Evropë e ka ruajtur kujtimin për te, por kjo nuk ka ndodhë edhe në botën sllavo-ortodokse e atë aziatike.
Kudo në Evropën perëndimore e në SHBA ka përmendore të Skënderbeut, por jo edhe në boten sllave-ortodokse e në boten aziatike.
A mund ta shkruajmë sot një akuzë të re që Gjergj Kastrioti është hero turk, mbasi emrin e ka Skënderbe... për të qenë në korrent me neo-otomanizmin?! Po supozojmë: Skënderbeu u pajtua me Perandorinë që të mos bëjë gjenocid:
“Qe, po e ndërrojmë fenë, po e ndërrojmë kulturën, por si ta ndërrojmë kombin”?
“Ju nuk jeni arbër, se arbrit janë kaurrë, me demek të krishterë, kurse ju jeni turq, jeni myslimanë.”
Dhe për pesëqind vjet Turqia mohoi emrin e të qenit shqiptar...
Dhe kombi shqiptar, dje e sot, i ka gjetur formulat e veta të mbijetesës. Së fundmi, kur u krijua ky sintetizim e gërshetim “multikulturash, multireligjionesh e multi-identitetesh”, gjeti formulën e shqiptarisë:”Feja e shqiptarit është shqiptaria.”
Gjergj Kastrioti e kishe formulën e tij mbifetare e mbikrahinore;: epirotizmin... Në frymën e Renesancës evropiane, që depërtoi edhe në trojet e Arbrit, për të ndjekur traditat etnike, Skënderbeu deklaron se është pasardhës i mbretit Pirro të Epirit....
1.
Sot, kur tashmë është rrezikuar edhe kjo formulë; “për ta shpëtuar vetveten”, si dikur nën Perandorinë Otomane, a mund ta shpikim një Skënderbe si hero turk?!
“Nuk duam të jemi shqiptarë, duam të jemi kosovarë. Historia shqiptare nuk ka ekzistuar. Ka ekzistuar historia turke, shpëtimi ynë na erdhi nga Turqia...”, bërtasin sot protagonistët e doktrinës rimohuese shqiptare.
E rëndësishme për mohuesit brenda nesh, dhe për pseudo-historianët, pseudo-intelektualët e sotëm është:
1. për të thënë se deri në shk XIX nuk kishte komb, kjo do të thotë se deri në shk XIX nuk kishte shqiptarë!!! Ndodhi islamizmi, por nuk ndodhi braktisja e figurës së Skënderbeut, nuk ndodhi braktisja e flamurit të Skënderbeut; islamizmi nuk e njeh ndarjen e shtetit nga feja, kurse shqiptarët e islamizuar e morën pikëpamjen europerëndimore të ndarjes së fesë nga shteti, kur i krijuan shtetet e tyre (Shqipërinë më 1912 e Kosovën më 2008).
2.Vetë krijimi i i "fesë së shqiptarit - shqiptaria" e konfirmon këtë, kur u krijua realiteti i ri historik i copëzimit fetar nga ana e Perandorisë, apo copëzimi administrativ-politik me anë të vilajeteve.
3. Veprohet kështu kundër Skënderbeut, që shqiptarët SOT të mos kenë asnjë figurë përfaqësuese historike; që Skënderbeu të eliminohet si PERSONALITETI QENDROR i historisë së shqiptarëve dhe të mos kenë asgjë nga rrënjët historike të traditave të tyre,
4. Që, duke i eliminuar figurat historike nga historia jonë, populli ynë të mos ketë të drejtë trashëgimie mbi trashëgiminë historike, materiale e shpirtërore (sepse ato të drejta tashmë po uzurpohen nga Serbia nëpërmes manastireve e nga ideologjia neo-otomane e ku shqiptarët sot na qenkan qiraxhinj, që nesër duhet ose nënshtruar, ose dëbuar...
5. Që Skënderbeu të paraqitet si figurë që na paska vrarë "myslimanë", dhe nuk paska luftuar për LIRINË E ARBËRISË,
6. Që Skënderbeu nuk ka qenë kombëtar, mbasi nuk paska pasur në atë kohë komb, (ani se krejt emrat që janë përdorë në atë kohë, përdoren edhe sot; gjuha shqipe e asaj kohe flitet edhe sot, trojet e atëhershme janë këto të sotmet, ndërgjegjja etnike e përbashkësisë është kjo e sotmja)...
7. Që ai ka luftuar "për hakmarrje familjare" për 25 vjet me radhë, duke i marrë në qafë arbrit etj etj etj.
Edhe sot, formula “komb kosovar”, është amalgamë sllave dhe neo-otomane. Sllave: e mohon shtetin e Kosovës, duke e quajtur si “djep të serbizmit”, me trashëgimi ekskluzivisht serbe (manastiresh e kishash). Neo-otomane: se Kosova nuk ka histori shqiptare, por histori turke, trashëgimi turke...
A thua edhe sot, doktrina e mohimit të të qenit shqiptar dhe e të europerëdnimor, është negative, si na propagandon doktrina e sotme shqipfolëse?! Dhe secilin rikthim kah Lindja, qenka pozitive?! “Për ta tretur Shqipërinë” (për ta shuar atë) janë zhvilluar agresione, fushata, sulme, shpëlarje trush... Qenë vënë në veprim “doktrina rimohuese” (Kadare) për ta shkëputur Shqipërinë nga Evropa.
2.
Kot që Gjergj Kastrioti u quajt Skënderbe. E mori këtë ofiq të lartë, jo vetëm për t’u identifikuar ushtarakisht me Aleksandrin e Madh (turqisht: Iskander), por edhe të ketë... një si emër-formulë që sintetizon “një gërshetim” multikulturash, multireligjionesh, multuishtetesh, multiniregjionesh...
E keqja është se këtë sintetizim të mishëruar historik, kurrë nuk e pranoi Orienti otoman dje e ai sotmi, neo-otoman.
3.
Mirë,: nëse dje, kur quheshim arbër, duhej sakrifikuar ai emër, për t’u strehuar të gjithë së bashku te një emër i ri shpëtimtar: shqiptar, e sot?
Për hir të neo-otomanizmit, a u dashka të heqim dorë edhe nga emri shqiptar për t’u quajtur kosovar?
Qe, po e ndërrojmë edhe kombin, mbas ndërrimit të fesë dhe të kulturës dje!
Po i shpallim historinë tonë që nuk është shqiptare. Se fare ajo nuk ekziston...
Por problemi po na del te gjuha.
Si ta shpikim një gjuhë që nuk është shqipe, por otomane?!
Po e parafrazojmë Kadarenë, si u shpreh këto ditë në Prishtinë: "Fati i kombit (lexuesit) shqiptar, është i pandarë nga gjuha shqipe....”
Dhe doktrinat kombmohuese vazhdojnë.
Por dëshmi se shqiptarët ishin një KOMUNITET A BASHKËSI UNIKE, janë luftërat 35-vjeçare kundër Perandorisë otomane, nga një ushtri e fortë arbërore unike (e të gjithë arbërorëve), se Arbëria e kohës së Skënderbeut e kishte elitën e përbashkët, më të shkolluarën e më të arsimuarën në Evropën juglindore (Ballkanin e sotëm), si Pal Engjëllin (ministër i jashtëm), Dhimitër Frangun (financa), Gazullorët si ambasadorë, që ishin edhe profesorë universitetesh nëpër mbretëri e shtete evropiane të kohës, ushtarakët e lartë e të formuar...
Islamizimi masiv i shqiptarëve nuk e zbehu kujtesën historike për Skënderbeun për pesë shekuj rresht, ani se emri i Skënderbeut, po të përmendej nga arbërori a shqiptari, dënohej edhe me heqje koke, nga regjimi despotik sulltanor.
Vetëdija kombëtare moderne e shek XIX, është e hershme e që i ka rrënjët në vetëdijen kombëtare etnike të atyre shekujve.
4.
Kronikat otomane (si kronikani otoman Kevëm), kur e nisën ushtrinë e tyre kundër Skënderbeut, thonë se e nisën me "flamurin e islamit për në vendin e shqiptarëve" (shih librin "Ludta shqiptaro-turke në shk XV: burime osmane", Tiranë 1968, fq 112), pra, përmendet si emërtim i përbashkësisë gjeo-politike e etnike. Kronikani tjetër otoman i viteve 1439-39, thotë se "ai sulltan vullnetmadh...duke i qëndruar besnik ajeteve të zotit dhe lartësimit të flamujve, ka pasur për qëllim që të mposhtë të pabindurit dhe të pafetë kokëfortë, dmth popullsinë shqiptare" (po aty, fq 149)., pra përdoret emërtimi etnik "popullsi shqiptare", në letrat e sulltan Mehmetit flitet për "të pafetë shqiptarë", dmth përdor emërtimin etnik; këso kronikash (nga vetë taborri armik), ka sa të duash, që dëshmojnë me forcë këto të vërteta, ashtu si ka edhe nga arkivat evropiane.
Pra, arbërorët kishin një vetëdije të përkatësisë së gjuhës, të territorit, të përbashkësisë, të gjakut, të fesë së përbashkët (të krishterë), të identitetit të përbashkët evropian me popujt tjerë evropianë, (si përkatësi e përbashkët civilizuese). Skënderbeu mbajti Kuvendin e Lezhës (morën pjesë përfaqësues edhe nga Kosova e Maqedonia e sotme), ku u bashkuan te kjo VETËDIJE E PËRBASHKËT krejt princët arbërorë, pra kishin edhe VETËDIJEN SHTETFORMUESE kastriotiane. Ka ekzistuar një VETEDIJE E PERBASHKET ETNIKE, një vetëdije e përbashkët për lirinë. (Koncepti për LIRINë, është koncept evropian që nuk e njohin ato orientale). Islamizimi ndodhi në krejt tokat shqiptare, pra te krejt popullata, e jo në mënyrë të parcializuar (dmth tek klanet, fiset etj etj), Perandoria otomane i veçoi shqiptarët si bashkësi unike që i takon krejt një hapësire nacionale shqiptare, kundër të cilëve dërgoi ushtrinë dhe ideologjinë e saj me anë te shpatës.
Se feja e pushtuesit nuk soll në Shqipëri me anë të shpatës, këtë e dëshmon vetë proklamata zyrtare (anti-arbërore a antishqiptare) otomane e kohës:
"ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhen i lidhën me zingjirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i mereseve, ndalimi i këmbanave dhe priushja e ligjevet. Brenda në zemrat e të pafeve, ku kishte bërë vend pafesia dhe mëkati, paskëtaj do të 5elë burbuqja e besimit në një zot të vetëm." (po aty, fq. 382).
Kuptohet, kudo në shkrimet turke "të pafe" quhen krejt shqiptarët, dmth ata që kishin NJë BESIM, atë të krishterë.
E tërë kjo bëhet, për të nxjerrë figurë përfaqësuese sulltanët otomanë/turq dhe për të eliminuar kombin shqiptar. Ata që duan të venë në dyshim këtë figurë, kanë probleme me kombin shqiptar sot, kanë probleme me identitetin e tyre kombëtar (të luhatshëm) dhe nuk e ndiejnë veten shqiptarë...
5.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u bë emblemë arbërore e shqiptare europerëndimore. U bë emblemë e Perëndimit, me të dy emrat e tij historikë, sikundër shprehet Ismail Kadare:
Si ditë e plotë ai shtjellej
Me re dhe erë përmbi atdhe.
Një emër Gjergj e kish si diellin
Tjetrin si hënën, Skënderbe.
(poezia “Portreti i Skënderbeut”)

Sadbere Gagica Spahija: KUR TË VIJ


DASHURIA
E ëmbël si qershia
Më e rëndë se plumbi
Të ndjek nga pas
Si hije e vjetër
Veshur me ëndrra
Erë fërfëllizë
Të përplas mes rrugësh
Një hap djathtas majtas
Si të ishe dehur
Lule dremiqare
Si dremitje mes valësh liqeni
Dashuria
Si kalorës shekujsh
Që s’lodhet kurrë
Çdo ditë vjen me mallë të ri
E rëndë si plumb!

KUR TË VIJ
Më prit me buzëqeshje trëndafili
Që ta falë një lule dashurie
Atje ku zemra i flet qiellit
Me fjalë malli atdheu
Më prit të porta e shpirtit
Të shtrihet nata si ujëvarë!

Ramiz Kuqi: AI NUK HARRON


Mëngjes e në muzg, para se të zbres terri nëpër udhë, ai shkruan diçka në profilin e tij.Për rrënjët e trungut, për udhët e fëmijërisë, ëndrrat , për mollën në oborr për të cilën ka një nostalgji.Kur rikthehet , humbet nëpër kujtime.-Të kujton diçka më shumë ajo mollë në oborr, disa dhjetëra metra larg shtëpisë, midis luleve e trëndafilave?- e pyeti A.
-Mos më ngacmo plagën e vjetër. Të kam mik të fjalës , dhe kam respekt . Disa djersë iu mblodhën nëpër rrudhat e ballit dhe pa i hetuar fare i zbresin deri nën mjekrrën , pak të kthyer e të futur brenda.Pastaj ai nxori një pallomë të letrës, ia heq najllonin dhe i fshiu djersët çull.-Do ta rrëfej ketë intimë të jetës?- i tha më në fund Ylberi.
- Nëse nuk është ndonjë kujtim rrëqethës,- i tha me zë të butë, duke shprehur edhe një dhimbje, pa e ditur se çfarë fshihej në shpirtin e mikut të tij me të cilin ai ishte njohur një natë, në një tubim me mërgimtarë, për të shënuar një datë historike.
Aty atë natë buçiste kënga. Një këngëtar shatgjatë, me një kravatë kuq e zi që i rrinte për mrekulli, nuk e lëshoi mikrofonin nga dora për disa minuta. Turma e mërgimtarëve, ulur nëpër ëndrra stinësh, secili kishte nga një rrëfim jete. Kur kishte lënë vendin, si e kishte gjetur udhën për një punë .Për një kafshatë të bukës së hidhur.
- Është një shpalosje ditari nga jeta.- iu përgjegj Ylberi. Ishte kohë vjeshtë , ende pa filluar shirat. Mollët ishin përplot e degët sa nuk kishin prekur tokën. Unë shkoja çdo mëngjes e mbrëmje dhe u vëja ndonjë mbajtëse që të mos theheshin. Një ditë, fqinja ime e parë, e cila vinte shpesh në familjen tonë...më pa te kopshti. Nga larg dëgjova hapat e saj. -Do të të ndihmoj ?
- Ktheva kokën dhe mbeta i shtangur. Ajo kishte veshur një fustan të hollë dhe gjinjtë e saj sa nuk e kishin zbërthyer kopsën në mes për të dalë jashtë. Buzëqeshja e saj atë mëngjes me diell e pak erë të ngrohtë, gati se më vuri në gjumë.Ajo e vërejti tronditjen e shpirtit tim.Si me shpoti më tha:
- Ti nuk je mësuar të vësh mbajtëse për mollë. Je futur nëpër faqe të librave , dhe ke harruar se ke një fqinje që rri në dritare , çdo natë kur t'i e mban dritën ndezur deri në mesnatë. Sa herë jam bërë flutur dhe kam hyrë në dhomën e letrave tua, shpërndarë nëpër tavolinë . Jam ulur, i kam mbledhur me kujdes, i kam prekur me mallë ato shkronja ...si hije kam hyrë e hije jam bërë..por ti nuk me ke parë..isha vetëm portret. Të kam parë i futur thellë në meditime, si një piktor që është futur në atelien e tij , dhe përpara ka një lëter me madhësi dhe aty provokon ndjenjën e tij dhe hedh ngadalë vija ..një portret lypësi në rrugë, një zotëri hijerëndë, një pamje deti duke perënduar dielli, dallgë që përplasen nëpër shkëmbinj, dy buzë femre që joshin mashkujt, buzë të kuqe si shpërthim luleje në pranverë.. E unë kam soditur, kam ikur pastaj nëpër hapësirën e natës dhe jam ngrysur në vetmi. Të kam përqafuar net të tëra, ashtu në ëndrra.E sot, kur të pashë, me gufoi zemra si një derdhje lumi ..kapërceva veten dhe ja ku jam.-Do më shumë se këto fjalë zjarri që burojnë nga thellësia e shpirtit?
- Unë, unë...dhe sikur u humba miku im. Askujt deri më sot nuk ia kam zbuluar këtë fshehtësi jete. E kam mbajtur thellë në gji edhe pse më ka djegur si gacë zjarri.
Pemishtja ishte e dendur, me shumë pemë ...ende të njoma. E të dukej se ishe në një ishull..si në pyllin e Umberto Ekos.Bëj disa hapa drejt saj dhe duart e mia u bënë valë.Ajo e këputi një mollë të kuqe..duart e saja ishin të gjata. Më tha:merre! Kjo është molla e dashurisë sime.E tokës së grabitur. Ja , si kjo mollë, jam edhe unë. E butë, e pjekur në majë të mollës, e rrahur nga erërat e shiu... e skuqur nga rrezet e purpurta të diellit. Jam pjekur për Ty.
- Po një zë nga dera e oborrit...Ajo u tremb . Më përshkoi një dridhje nëpër trup...Ajo m'u afrua, më puthi . Ishte e ëmbël si mjalta...Do vij në mesnatë më tha ! Mos e mbyll derën e hyrjes kryesore. Kuptove ?
- Unë ula kokën dhe u nisa drejt derës së oborrit. E hapa . Ishte fqiu im , i cili kishte ardhur të më kërkonte një libër të Gjergj Fishtës. Po mendja shpirti më kishte mbetur te molla e kuqe ...aty isha i tëri.Sot ... jam i grisur, i copëtuar...nëpër shkronja shekulli, e fluturoj shpesh tek pemishtja, ta gjej trungun tim..të bukurën e dheut,, mollën e kuqe, pemishtet, arat, lumenjtë. Jetoj vetëm me kujtime e kohës kryeneqe!
Alnabry, më 26.1.2018