botuesit shumë më tepër janë të koncentruar në përkthimin autorëve të huaj, përkatësisht të atyre të cilët qëndrojnë lartë në bursat e shitjes.
Ky blog do të prezantojë, krijime letrare,poezi, ese, tregime, kritikë profesionale.
Pages - Menu
Pages
Wednesday, December 28, 2022
Hejza: KUR E HUAJA BËHET ME AFËRT SE E JONA!
botuesit shumë më tepër janë të koncentruar në përkthimin autorëve të huaj, përkatësisht të atyre të cilët qëndrojnë lartë në bursat e shitjes.
Tuesday, December 20, 2022
URIMET E POETIT SKËNDER SHERIFI PËR FESTAT E FUNDVITIT 2022!
Të dashurit Miq dhe
Mikesha të nderuar,
Me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të ri 2023, më lejoni t'ua
uroj në këtë fund viti, paqe, harmoni, dashuri, lumturi dhe së
pari me shëndetin në top nivel.
Një festë Krishtlindje të bukur mes të afërmve tuaj, në
mirëkuptim të plotë me veten tuaj dhe me të tjerët, nën
bekimin e Zotit dhe të forcave qiellore misterioze.
Pavarësisht mendimeve dhe besimeve tona, jemi pjesë e
humanizmit planetar dhe jemi këtu mbi këtë tokë, për t'u
kuptuar sa më mirë mes veti dhe për ta respektuar lloj-llojshmërinë e jetës dhe ekuilibrin planetar.
Festat e çdo besimi janë aty për të na bashkuar në një energji pozitive dhe konstruktive dhe për të
na mundësuar për të ndarë diçka të mirë e të bukur mes nesh ... ajo është simbolika e tyre në esencë!
Dhe unë jam i gatshëm për t'i festuar të gjitha festat e mundshme të besimeve tokësore, nëse na
sjellin një mjedis të mirë, një ndjenjë harmonie dhe një dozë humaniteti suplementar.
Pra, gëzuar Krishtlindjen, miq dhe mikesha të dashur!
PEACE AND LOVE!
Po ashtu, ju a uroj vitin e ri 2023 me plot suksese dhe lumturi në jetën tuaj.
Me shpresë, që t'i realizoni të gjitha dëshirat dhe ëndrrat tuaja themelore mbi këtë tokë. Me një
fjalë, ju uroj përzemërsisht atë çka i uroni ju vetvetes dhe familjes suaj.
Viti 2022 që po na ikën ka qenë mjaft i komplikuar me luftën e Ukrainës, me problemet ekonomike
dhe sociale, të lidhura me krizën e madhe energjetike në Botë, me çrregullimet ekologjike dhe
klimatike, me tentacionin e ekstremizmit totalitar, me mjegullimet dhe intolerencën globale mes
disa popujve, verbërinë, absurdin, çoroditjen, mos respektin e vlerave esenciale të jetës njerëzore,
etj. ...
Gjithë kjo na tregon se duhet sa më urgjentisht për ta ri gjetur busullën tonë etike dhe njerëzore mbi
këtë tokë, rrugën e dialogut, marrëveshjeve paqësore brenda një drejtësie elementare për të gjitha
palët, mirëkuptimin dhe pranimin e njëri-tjetrit me çka jemi dhe me çka na dallon ... Sepse, tek e
fundit jemi mbi këtë tokë, për ta kuptuar vetveten së pari, por edhe për ta kuptuar njëri-tjetrin, për
të ndarë diçka mes veti dhe për t'u kompletuar përmes këtij dialogu të sinqertë, humanist dhe
paqësorë. Duhet që t'i ri fiksojmë gjithë së bashku disa parime esenciale, disa norma, rregulla,
principe dhe vijë drejtuese, disa logjika mendimi dhe veprimi dhe për t'iu përmbajtur. Duhet që ta
rivendosim një hierarki vlerash në të gjitha fushat e jetës dhe së pari në dituri, shkencë, teknologji,
arte dhe letërsi dhe për ta zhvilluar në maksimum analizën e thellë kritike, skanimin dhe dekodimin
e informacionit dhe kulturën filozofike dhe psikologjike, që i mungon Kombit tonë, por edhe ajo që
unë e quaj spirituale, teologjike, gjithë ajo pjesa po themi orientale e shenjave, energjive, valëve,
antenave, ose e botën pak më paralele. Sepse, nëse ekziston logjika puro e tipit matematik,
racionaliteti alla Descartes, çka është baza ...
Unë e di, nga eksperienca ime jetësore, nga përvoja e gjatë dhe e pasur që kam pasur nëpër botë,
nga fakti që jam edhe poet me disa dhunti speciale ... që ekziston edhe bota e fshehtë, mistike,
irracionale, simbolike, që lidhet me kode dhe alfabete të tjera dhe që i shpëton komplet shkollave
racionaliste.
Dhe unë si Njeri tokësor dhe gjysmë qiellor, jam për t'i lidhur dhe kombinuar këto dy botë mes veti
e jo për t'i mohuar apo ekskluduar.
Tani, ju uroj vitin 2023 me një shampanjë franceze, një shishe verë Bordeau nga Kështjella Château
Margaux e vitit 2016 - me një pjekuri maksimale ... ngaqë, sipas Bodlerit, shpirti i saj këndonte
brenda shishes ... tani duke e qellur, do merr frymën e duhur dhe do çelet dalë nga dalë, duke na i
ofruar parfumet e saj delikate.
Në shëndetin tuaj, Zonja dhe Zotërinj dhe ju përqafoj të gjithëve.
Bonne Année 2023 !
Skënder SHERIFI
Bruksel, me datën 20 dhjetor 2022
P. S.
Me këto urime personale ju dërgoj edhe adresën e internetit:
http://sherifis.byethost10.com/shkrimtar/
të cilin ma ka rregulluar miku im zoti Agron Pullumbi, ku mund të gjeni informacionin kryesor mbi
mua dhe krijimtarinë time artistike.
Pra, është një lloj kartëvizitë, një prezantim mjaft i komplet dhe i qëlluar, për gjithë ata individë, që
nuk më njohin siç duhet, apo tepër sipërfaqësisht.
Thursday, December 1, 2022
Kujtim STOJKU: "PËRRALLA PËR ATDHEUN" CIKËL POETIK
Më
tregoni një përrallë për atdheun,
I
cili mbijetoi nga stuhitë e detit,
Nga
djajtë që pështynin vetëm zjarr,
Që
si papagaj gëlltisnin vetëm perla,
Që
e tallnin atë zot që quhej djall.
E
di se për këto që them shqetësime do t`kem çdo hap,
Shoh
një labirint t`pafund dhe rrugëdalje,
Unë
s`kam frikë nga këta që tregojnë përralla,
Që
kur i tregojnë kthehen në një përbindësh,
Dhe
këtë përbindësh po ta mbajti ec e mbaje.
Aman,
të lutem më trego një përrallë,
Që
kur na përqafon se si na e zë frymën,
Premtimet
t`bëjnë të përdalë se si e mban,
E
prandaj Atdheu ka gjithmonë dimër.
Më
trego një përrallë që të më bëjë t`qajë e të ulërijë,
Si
një kafshë e plagosur më n`fund ato t`bashkohen,
Si
fëmijë t`humbur që n`këtë labirint takohen rastësisht,
E
pastaj me njëri - tjetrin gjithë mall përqafohen.
Spas
përrallës fundi gjithmonë është i lumtur,
Njëherë
e një kohë ne dhamë jetën për dashurinë dhe lirinë,
Më
qafsh më thuaj se kjo përrallë sot nuk besohet,
Sepse
përrallat janë të rreme ne këtë të gjithë e dimë…
PENA
E THYER
Sipas
rastit, ulesha që vargjet t`i shkruaja në letër,
Por
befas një dorë më preku në supin tim,
Me
mundim t`madh u mundua të lexonte,
Dhe
tha i habitur: “O bo bo, ç`qenka kjo kulshedër”,
Këto
që lexoj janë t`vërteta apo po m`bëjnë sytë e mi!
Ktheva
kokën i përhumbur n`mendimet e mia,
Pashë
se muri ishte plasaritur dhe fillova t`shkruaj përsëri,
Dëgjoja
rënkime, oh sa e rëndë ishte dhimbja,
Kur
në t`çarën e murit një pemë çeli gjethe,
E
unë ndjeva gëzim në shpirt.
Mbi
skrivaninë time librat rrinin të përhumbura,
Pemës
që sapo çelte mundoheshin t`i kapnin zërin,
Dora
ime tundej në ajër t`kapte një degë, kjo ishte më e bukura,
Kurse
tingujt e saj thellë në shpirt më therin.
Ashtu
siç isha i ulur mbylla sytë,
Dëgjoja
thirrjet e pemës që lenin një oshëtimë,
T`gjitha
fjalët një nga një n`grushtin tim i mblodha,
E
më pas unë i kisha të gjitha n`kujtesën time,
Pranë
atij lumi që rridhte nëpër mur me rrapëllimë.
Më
pas, unë hapa sytë dhe pashë atë që s`do ta besojë askush tjetër,
Në
letrën që kisha para, lumi vërshonte me tersëllimë,
Imazhet
u zhdukën e s`e pashë më kulshedrën,
Ju
betohem or miq, s`munda ta shkruaja më poezinë…
FILOZOFIM I ÇASTIT
Kanatat
e dritareve mbyllen si qepalla,
Hijet
e qenëve rrugaçë bëjnë zigzag,
Me
ngadalë kompozojnë një muzikë,
Dhe
më pas kalojnë përmes rrugës,
Duke
kërkuar një kockë, lehin ham - ham.
Ata
për njeriun janë Diogjeni i përjetshëm,
I
cili rri përgjumur nga filozofitë cinike,
Ku
makinat kalojnë me këngë sirenash të dritës,
Pa
fjalë trumbetuese,
Kurse
rrugët si arterie të lira,
Thërresin
me gëzim agimin.
NJË
DITË
Një
ditë unë do të këputem si gjethja n`vjeshtë,
Frymë
s`do të marr më e gjethja s`do të nxjerrë oksigjen,
Qielli
përreth do t`jetë i skuqur, do të digjet si eshkë,
Do
t`ketë një dyshim për detin, shumë larg prej këtej.
Befas,
do të bierë një e tmerrshme errësirë,
Me
vargjet e mia një pëllumb i bardhë do t`ia marrë këngës,
Duke
gugatur do t`i shkruajë notat me sqepin e tij,
E
unë përsëri i vetëm s`do të jem,
Do
t`vazhdojmë t`këndojmë të dy me fjalët që burojnë prej zemrës.
SHITORJA
E PAQES
Pa
shkuar ora 2300 fillojnë telefonata për prishjen e qetësisë,
Oficerët
e zbatimit t`ligjit turren për t`vertetën e shqetësimit qytetarit,
Në
klubin “Bisha kthehet në njeri”, u serviren klientëve paqe,
Nën
avujt e alkoolit gjysmë lakuriq betohen,
Jargaviten
për ditën e pavarsisë,
E
me njëri tjetrin puthen dhe kafshohen.
Gjithë
elegancë pronari na thotë se shet vetëm paqe,
Dhe
këtë mall që unë shes nuk është i ndaluar me ligj,
Të
puthen, t`bëjnë seks nën muzikën e altoporlantëve,
Është
malli më i çmueshëm që unë e shes më lirë,
Në
ditën e pavarsisë, këtë si bujar i madh e jap falas për t`gjithë.
Ju
lutemi zotëri uleni volumin se qytetari paguan taksë për qetësinë,
Mos
ia ngre deri n`qiell zërin altoporlantit,
Nata
tashmë e ka hapur vellon e zezë,
A
s`e shikon se perdja ka filluar me u dridhë,
Me
të vërtetë aq i lartë është zani,
Sa ju betohemi me dorë n'zemër për Skëndërbeun,
Këtu
tek ju na ka sjellë kujtimi i tij.
Edhe
unë ju betohem në emër të Zotit dhe flamurit,
Po
n`këtë jetë m`ka qëlluar të jem fatkeq,
Por
po ju betohem me fjalën e burrit,
Se
unë s`mund të jetoj pa paqe, kjo është e vërtetë.
Tashmë,
mendoj se gjithkush e di se është fare e qartë,
Se
në t`ardhmen paqja duket se do t`jetë një mall shumë i rrallë,
Do
të jetë më e domosdoshme se sa uji i kulluar dhe ajri i pastër,
Prandaj
gëzohuni dhe dëfreni me këtë të lirin mall
që
kurrë s`është shitur më parë.
A
s`keni dëgjuar se çfarë flitet sot, s`besoj se është një përrallë,
Thonë
se epoka e revolucioneve ka mbaruar,
Se
për t`mbushur stomakun dikush duhet ta shesë paqen,
Një
tjetër jeton dhe ngrihet n`majat e pushtetit me brekët nëpër kamë.
Por
unë n`këtë ditë të shenjtë të flamurit,
Vendit
tim gjithmonë i jam mirënjohës,
Ku
çmimet janë rritur e na përdorim kamxhikun dhe hurin,
Të
lutem zotëri a më shet dhe një orë paqe, sado e shtrnjtë t`jetë,
Se
ti e sheh se si shitet sot pa pikë turpi nderi i burrit…
SHËNIME
Zakonisht dy ditë në javë punoj gjithë natën,
Ku udhëtoj duke vëzhguar labirinthet e saj,
Dritat gjunjëzohen para saj sepse është shumë e errët,
Kurse mua ajo më duket si një kafshë.
N`agshol, në dritaren time ajo le frymën e saj,
Mes të dridhurave nga të ftohtit shikoj pemët,
Në xhamin e mjegullt me gishtin tregues shkruaj,
Kalimtare vetëm një fjalë…
MJESHTRI I VEÇANTË
Ai kishte një mjeshtëri të veçantë,
Ai bënte vetëm pasqyra ku veten e shihnin t` gjithë,
Llahatrisë i shtohej më shumë tmerr,
Dhe për bukurinë kishte më shumë bukuri.
Unë vrapova rrugëve i dalldisur,
Rrëmbeva hënën e argjendtë dhe ika si i krisur,
Qiellin pashë t`reflektohej në pasqyrë,
Çatitë i shihja t`hidhnin valle si pula të therur,
E unë ndjeva trishtim në shpirt.
Pasqyra sa herë hyn në një shtëpi tjetër,
Fytyrat e njohura patjetër që do t`i fshijë,
Për t`kaluarën e tyre ato s`flasin asnjëherë,
Banorët e vjetër nuk i tregojnë, të heshtura rrinë.
Disa njerëz kanë një fantazi të çmendur,
Ato si marrin pushtetin ndërtojnë vetëm burgje,
Kanë kënaqësi të madhe aty kur e burgosin njerinë.
Kurse unë ndërtoj vetëm pasqyra,
Kësaj lemerie i shtoj më shumë tmerr,
Për bukurinë më shumë bukuri prandaj na buzqesh
fytyra,
E hëna derdh rrezet e argjendëta të saj mbi ne.
JO DHE PIKË
Natyrisht,
ju nuk parapëlqyet t`më pyesnit për preferencat e mia,
Sipas trurit tuaj bosh kishit vetëm një qëllim për
t`kapur pushtetin,
Kur ju thashë se kam një dëshirë se vetëm yjet dëshëroja
të shihja,
Sesa t`nënshkruaja urdhra që kur zbatoheshin ishin
krejt vjedhje.
Kur i dëgjuat këto fjalë nofullat ndaluan së përtypuri
mishin e pjekur,
Gota e kristaltë plot me verë në dorë ngriu,
- Si është e mundur - tha duke shqyer sytë – apo s`dëgjova
mirë nga veshët,
Një rasti të tillë si mund t`mos e pranojë njeriu?
Po! Thashë duke trokitur me të gotën e verës,
Kam dhe një dëshirë tjetër që s`e ke dëgjuar më parë,
Dua të dëgjoj murmuritjet e luleve kur ua vjedh erën,
E ata në lulishte duke nusëruar të thonë “Është ai”,
Sesa t`shohësh një bandit duke qëlluar me armë.
Po mor po! Qëllon me armë mbi një njeri,
Ndoshta ajo tytë arme drejtohet për t`më vrarë dhe mua
vetë,
Kjo është arsyeja që propozimi juaj më neverit,
E pushtetar i tillë
mos u bëfsha kurrë, asnjëherë…
