Pages - Menu

Pages

Tuesday, February 21, 2017

Ramiz Kuqi - NË KULLËN E FJALËVE


Zbret çdo natë heshtja ime
Të takoj filin e këngës
Natën
Që zgërdhihet nëpër male
Ta shkruajë biografinē e vargjeve
Mbi hartën e shekujve
Plisi im
Duan t'i vjedhin lulet
Në agimin e bardhë
Pa rënë dielli mbi shkrepa
Janē mbështjellë si kërminj
Nëpër gjethe
Në kullën e fjalëve
Mërmēron ky qiell !
20.2.2017

No comments:

Post a Comment