Pages - Menu

Pages

Monday, February 27, 2017

Skënder Berisha - MË DUHET...


E vjen prej veti
Përbrenda
Së thelli
Me përnjëheri
Heshtja thehet
Bëhet copë-copë
Për një cicërrimë
Që shtrihet
Përkulen pullazet të dehur
Luajnë vendit plepat
Këndon Tefta
Thehet heshtja
Shpërbëhet
E vjen së thelli
Një dridhje për seri
Humbem në kërkim
Më duhet një njeri
18 shkurt 2017,Prizren

No comments:

Post a Comment