Pages - Menu

Pages

Monday, March 6, 2017

Skënder Berisha: - NËPËR DRITË


E tash drita dritën e pret
prej thepit në thep
asgjë mangu nuk ka ky rit
sa i kthjelltë ai sypetrit
dritë veç dritë edhe përditë
sa bukur e nuk e kisha ditur
gjer kërthi e në të rritur
kështu qoftë vit e për vit
e ndiej edhe ti m'u avit
nëpër këtë dritë
le të zgjat kjo ditë...
26 shkurt 2017,Prizren

No comments:

Post a Comment