Ky blog do të prezantojë, krijime letrare,poezi, ese, tregime, kritikë profesionale.
Pages - Menu
▼
Pages
▼
Sunday, October 29, 2017
Edmund Spenser : Sonet Për Skënderbeun
Pse mburret kot e Lashta kaq fort Me monumentet e moçëm burrash trima, Heronj që përmes veprave pa mort Mahnitën botën, dhe në prrallë e rima Çdo foshnjë i nxën? Njerzim’ i admiron Statujat e tyre, kolose të larta E beret triumfore q’i përshkon E bukura me madhështit’ e narta.
Ja Një, që koha von’e nxor në dritë, Ndër të mëdhenjtë krah më të madhit shkon: I madh në zë, pushtet e në vetitë, Triumfe të vërtetë meriton. Kamzhik për turqit, për armiqtë rrufe – Ky libër flet për Ty, o Skënderbe!
No comments:
Post a Comment