Pages - Menu

Pages

Tuesday, February 27, 2018

LULZIM BREZNICA: SH... SH... SHËMON AI DET

Shëmon ai det i madh,i gjerë,
Shkumën e dhembjes mes etjes pi,
Me mure sytë i kanë mbyllur shpresës,
Të mos ndez zjarrin që i vlon në gji.

Tkurrur e këputur nëpër shenja kohe,
Ia shkapërderdhën gjithandej trupin e vjetër,
Shëmon ai det,diku thellë në mua,
Shtresuar në gjëmë dëshprimi tjetër.

No comments:

Post a Comment