Wednesday, November 4, 2026

Shejmondë PACARDA:DY ZEMRA TE ETURA





                                       Tregim


Në mbrëmjen e një vjeshte të artë, studiot e televizionit të njohur në Prishtine shkëlqenin nga dritat elegante dhe pritja e madhe për promovimin e romanit më të ri të Meri Bashes. Salloni ishte mbushur me gazetarë, artistë e lexues besnikë, ndërsa në qendër të skenës qëndronte ajo — e veshur me një fustan të zi të thjeshtë, fisnik, me një qetësi që të kujtonte heroinat e romaneve klasike franceze.

 Floket i kishte bere gěrshet dhe hedhur  mbi  shpinë , qe nga dritat  i shkelqenin si fije  ari. 

 Syte e saj , sikur i kishin vjedhe  gjithe kaltersin e qiellit  dhe shkelqenin si nje liqen  i qetë. 

 Përballë saj, moderatori i njohur Deni , njeri me kulturë të hollë e buzëqeshje të rrezikshme, mbante në duar librin e saj “N ata me sy Blou “ sikur të ishte diçka me shume vlere, apo një sekret i shenjtë. Ai e veshtronte ne heshtje, i hutuar nga  bukuria e saj.  E veshtronte dhe nuk gjente fjalet e duhura per te  filluar  emisionin. 

 Buzet e saj  i pershkoheshin nga nje buzeqeshje e leht here pas here , kur shihte Denin te  hutuar, e te magjepsur nga  bukuria e saj. Buzeqeshja e saj e heshtur,  sikur i dhuroi  fuqi dhe  e beri te nndihet me afer saj

— Zonja Meri, — tha ai me zërin e tij të ngrohtë, — ju në roman shkruani se “dashuria është e vetmja poezi që nuk mbaron me pikë”. A besoni ende tek dashuria e përjetshme në këtë kohë kaq të ftohtë?

Meri sëtish buzëqeshi lehtë.

— Besoj tek ajo dashuri që i mbijeton krenarisë, — u përgjigj me qetësi. — Dashuria e vërtetë nuk ka zê. Ajo të prek shpirtin si muzika në një natë shiu.

Publiku shpërtheu në duartrokitje.

Deni  e ndjeu pergjigjen e saj si nje ngacmim  dhe vazhdoj  po , me nje timgull te  njejt

— Në romanin tuaj, protagonisti bie në dashuri me një grua që i ngjan shumë juve. Mos vallë çdo shkrimtare fsheh zemrën e saj mes faqeve?

Meri uli sytë për një çast.

— Çdo shkrimtar rrëfen atë që nuk ka guxuar ta jetojë plotësisht…

Në studio ra një heshtje e ëmbël. Deni e pa gjatë. Ishte ajo lloj heshtjeje ku lindin ndjenjat.

Emisioni vazhdoi me humor, me batuta të zgjuara e të qeshura që shpesh i mbushnin sytë e Merit me lot gëzimi. Deni e ngacmonte me finesë gazetari e ajo i përgjigjej me hijeshi prej gruaje të mençur.

— Po nëse një burrë do t’ju ftonte sonte për darkë? — pyeti ai duke buzëqeshur. - si do reagonit ?

— Do të varej nga mënyra si ai burrë di të flasë me zemrën time , — tha ajo.

— Atëherë, kam frikë se sonte do të më duhet të bëhem poet tha ai fuke buzeqeahur.

Meri e kuptoj  se kjo ishte me shume se  nje ftes per nje darke. I buzeqeshi leht  sikur deshi ‘t’i thoshte se  eshte e gatshme jo vetem  per nje darkê  por edhe per me shume sepse, kishin filluar  ca futura t’ a ngacmonin nga  brenda

Publiku qeshi. Por në sytë e tyre, loja kishte nisur të bëhej e vërtetë.


                 ++++++++


Pas emisionit, jashtë binte një shi i lehtë. Deni i hapi derën e makinës me një galanteri të rrallë.

— Më lejoni t’ju rrëmbej për disa orë nga bota e librave? - foli  ai me tallje

Meri qeshi.


— Vetëm nëse nuk më bëni më pyetje provokuese.


— Jo. Sonte dua vetëm përgjigjet e syve tuaj.


Ata darkuan në një restorant luksoz, ku violinistët luanin melodi të vjetra italiane dhe flakët e qirinjve vallëzonin mbi gotat e verës. Deni fliste si gazetar, por herë pas here fjalët i bëheshin poezi.

— E dini çfarë më tremb tek ju? — foli ai  duke mos i larguar syte  nga  fytyra e saj.


 — Qetësia juaj. Gratë e bukura ma marrin mendjen. Gratë inteligjente më trazojnë shpirtin. Por ju… ju më bëni të harroj veten.


Meri uli buzët mbi gotë për të fshehur skuqjen.

— Deni, ju flisni si personazhet e romaneve të mia.


— Jo. Ata flasin si unë, vetëm se ju ende nuk e kishit kuptuar.

Ata qeshën gjatë. Qeshën aq shumë, sa kamarieri i pa me buzëqeshje të fshehtë, sikur të kuptonte se para tij po lindte një dashuri e rrallë.

Kur nata u thellua, Deni e e ftoj në hotelin luksoz që i përkiste familjes së tij. Një suitë madhështore i priti me dritare të mëdha, perde mëndafshi dhe një oxhak ku zjarri kërciste ngadalë.

Meri ndjeu veten si një princeshë e humbur në një përrallë moderne.

Shtrirě pranë zjarrit, Deni i mori dorën dhe e puthi me butësi.


— Sikur ta ndaloja kohën sonte… do ta lija përgjithmonë në këtë çast.


— Atëherë mos e shiko orën, — pëshpëriti ajo.

Ai i ledhatoi flokët me ngadalësi, sikur po prekte një poezi të shenjtë. Puthjet e tyre qenë të ëmbla, të ngrohta, të mbushura me mall të papritur. Jashtë, nata zgjatej mbi qytet si një pelhure e errët kadifeje.


— Le të mos zbardhë agimi, — tha Meri me kokën mbi kraharorin e tij. — Le të jetë kjo një natë polare… pa fund dhe  i’a offij buzet  qe mbanin arome vere te kuqe. Ai e puthi  me plot zjarr dhe me gishtrinjet e tij  filloj  t’ia çthurte gershetin. Floket e saj  te qupuritura  i’u shtruan krahtororit  dhe  mori pamjen e nje  perendeshe.


— Po të mundja, do ta bindja diellin të harronte lindjen vetëm për ty.


 Ajo buzeqeshi, lehtas  dhe ai e kuptoj  se e kishte gjetur shtegun e dashurise , ku endrra e tij  ishte fshehur.

Qëndruan të shtrirë pranë zjarrit, duke dëgjuar rrahjet e zemrave dhe flakët që vallëzonin si pasqyrë e dashurisë së tyre. Deni i pëshpëriste fjalë të ëmbla si vargje poetësh të mëdhenj:


— Ti nuk erdhe në jetën time si stuhi. Erdhe si drita që hyn në një katedrale të errët… ngadalë, bukur, e qetë , madheshtore…Dhe dua përjetësisht te qendrosh  aty. 


 Meri  buzeqeshi  sikur  donte t’i thoshte  se po e pranonte burgosjen  ne zemren e tij

 Ai i mori pellemben  e saj  dhe e bashkoj me  pellemben  e tij silur i zotohej  se “ do te ishte e vetmja dashuri e jetes se tij.

Dhe Meri, me sytë që i shkëlqenin nga lumturia, kuptoi se ndonjëherë shkrimtarët nuk i rrefejn ne romanet tyre historitë më të bukura.

Ata thjesht kanë fatin t’i jetojnë.