Showing posts with label Art. Show all posts
Showing posts with label Art. Show all posts

Friday, June 22, 2018

Grigor JOVANI: Cikël Poetik

LETER
Vazhdoj të jem aktor i keq, që e hutojnë
dritat e skenës.
Flej mbi çimenton dhe asfaltin që djeg,
si i pastrehë.
Më ha përbrënda vetmia. Ky krimb
nuk të thotë asnjëherë
“mirmëngjes”.
Histori e përditshme…
Këtyre netëve, kur heshtja dhe mendimet
më mbytin,
skicova mallin tim
dhe ta postova.

VALIXHJA E HARRUAR
Valixhja e harruar në një cep të stacionit,
tani që të mbulon heshtja dhe errësira,
ke frikë,
ashtu si gjahu nuk ndjen më gjuetarin,
duke e ndjekur.
Valixhe e paudhëtuar!
Ndërsa të zbojnë dremitjen
trenat e pasmenatës duke fërshëllyer,
ndjehesh qysh tani
gazelë e vdekur.

TAKETUKJA
Ditët tona -
bishta cigaresh
në një taketuke.
U ndezën dhe
u shuan -
jetë që u harxhuan.
U bënë tym,
mbetën vetëm filtrat
dhe hiri ngjyrë gri.
Tek bishtat e shuara
buzëkuqi yt
si “lamtumira”,
në fyt më rri.
Zemër nuk kam
t’i hedh në plehra,
si mbeturina,
ato të uruara.
Kujtime që dhëmbin.
Një ditë mund të plasin,
mina të harruara.

WEEKEND

Do të doja të të ftoja të shkonim bashkë
diku larg
nga bota e betonit dhe e xhazit të çmendur.
Sytë tanë të lodhur,
si fletë tëzverdhura që i shkelin diku në një park,
ke për të parë si do blerojnë dhe do të gjallërohen,
pas nesh duke rendur.
Eja, të them, të shkojmë diku, qoftë dhe jo larg,
një e djelë dhe një kitarë do të na duhen,
asgjë më shumë.
Nëse shkojmë në det bëjmë zemrat varkë
ose lundrojmë bashkë me hënën,
tek bën kruazieret e vona,
në ndonjë lumë.
Eja, të lutem, të shkojmë diku! Jam mërzitur
weekendet t’i kaloj me gjumë.

Tuesday, June 19, 2018

Musa JOPULL: . . . BËHEN GUR QË THEHET, TË DUA


Sa më ka marrë malli për një lule kopshti
Me hapat e tu që trokisnin në shpirtin tim
Si pika loti në gjethe të njoma, rrahje zemre
Nga se gjum më nuk kam, ëndra shëndëruar
Në melodi me fjalën më të bukur që fali hyjni
Fjalën TË DUA !
Sa më ka marrë malli ta shëndërroj pritjën në copëza jete e
Ta dëgjoj zërin me fjelën më të bukur që ka falë gjuha ime
Fjalën TË DUA
Vetminë e kam përqafuar me një pritje të fjalës
Fjalën TË DUA
Sa më ka marrë malli ta bëj një shëtitje nepër shi e
Ta shoh atë buzëqeshje me lot në sy, fjalën e syrit
Fjalën TË DUA
Sa më ka marrë malli me m’prek ajo dorë e butë vashe
Me fjalën më të bukur që del nga shpirti
Fjalën TË DUA !
Sa më ka marrë malli t’i përgdhel flokët ujëvarë mbi supe e
T’më thuash krrela e sy kanë lindur për mua, me fjalën e zemrës
Fjalën Të dua
Sa më ka marrë malli ta drejtoj shikimin nga qielli e
T’më thuash, syt e ty janë si dielli, zëri yt melodi jete
Me fjalën më të bukur të notave
Fjalën TË DUA
Eh ! Sa më ka marrë malli të dënesë në gjoksin tëndë aromën e dashurisë
Se jam lule që vënitet ditë për ditë, me fjalën më të bukur të sythit
Fjalën TË DUA
Eh ! Malli im më këputi shpirtin
Falë penës sime jeta mërr kuptim
Shi e lot që burojnë në çdo damar të trupit tim
Sa më ka marrë malli për një puthje Atdheu im
Një puthje të gjatë sa jeta, ku do të pikonte mjaltë
Aromë e qershive degë më degë në fluturim
Si bletë që nuk pushon….
18.06.2018

Friday, June 15, 2018

POEZI NGA DHIMITRI KOKAVESHI

HAPËSIRË.
Vështirë dëgjohen
vërtetësitë?...
Si një fenomen 
I shijoj
dhe perceptoj!...
Mëngjeseve
ndjenjash gërryer me ty
natyrë që
më zbërthen!... Mendimesh
zhveshur
qiellores qendrojnë
retë!...
Si një manifestim meteorik
vetmive!...
Nuk qëndrohet.

IDENTITET.
Identitetin afroje
si melodi
Zbërthyer zhanreve dhe
Formave etike
Përzgjedhjeve të tua
Nuk t'i kërkoj.
Të kërkoj!... Netëve afruar
Të kërkoj dhe
Të afroj, jo fenomen
I përceptuar
ndjenjash?... Manifestohesh
Por jo përzgjedhjes
Në ndërgjegjie pagëzime
Pikpamjesh?...
S'të krahasoj, strukturave
Dhe lidhjeve
T' analizoj, format?...
Shpjegimeve
Si një objekt ndëshkimit
Nuk lartësohem
As lartësohen, ligjerimet
Pa cilësi
Ligjeve të tua qëndrojnë
Zbërthyer!...
I tejkaloj.

LUTJEVE.
Nuk e di, nuk e di
Pse hesht
Perëndia?... Në lutje
Jetë
Më qendron, o jetë!...
E gjunjëzuar
Lotësh dhe ashpërsisë
Na afron
Shkëndia, ndezur dhe
Shuar
Si shpirt i harruar!...
Intimitet.

UDHËTIME.
E ndjeva... dimrit
mbështjellur
në oshëtima, zëri i saj
udhëtonte
gërryer!... Mes qetësive
Tkurrur
Përmasave dimërore
udhëtonte!...
Në ecejake dimrash
Përballur
Shpirtit dhe dijes!...
Nuk kishte
maturitë i linte oshëtimave
bluar
Mes hapësirave të saj
gëzonin!....
Zmprapsjet, diellore
le t'i vuaj!...
Dimrave aty ku tkurret
Dhe tretet
shpirti?!… I gurtë a ka
Zgjerim shpirtit
Të gurtë, a gjen besim
Fisnikërie
"zonjës" në varfëri?!...
Plot varfëri kjo
“perëndeshë” provinciale
Zgjohet
mendimit trëmbur
Imiton
E trembur!... Sa shumë
E trembur
bukurisë!... Në pasuri
Shpirtin
Nuk diti kurrë të progresojë
Shpirtin?...
Krediteve ja atribuon!...
Si mes leximesh.

REFLEKSIONE.
Mërzitjet zbërtheja
Mbi format
Dhe mënyrat gdhëndjeve?...
Mundime.
Arritjet!... Përsosmëri
Në fytyrën e saj
Rrotulloja, si një piktor
Portreti
Mbi telajon e tendosur
Derdhur
Ngjyrat?... Ylberiane
mbi thyerrjet
e dritës më afronin dhe
Përshkruanin
Ikonën e saj?...Refleksioneve
Në shkujdesje
Fantazie më zbuste
Ngjyrat?...
Provokonin. Provokonin!...
Mua dhe
Imazhin e saj Ylberian
E zgjeroja
Me hapësirat, mes perspektivës
E gjeja
Njerëzoren?... Më përcaktonte
Me idet!...
Thellësive tejkalonin
Hapësirat!...
Hapësirat më zbulonin
Mendimin
Zbehur dhe provokuar
Pa limite
Më linin!.... Gdhëndur më linin
Miteve
IlMes ikonës së saj
Zbërthyer
I dua!... Dobësitë?...
Si lodhje fizike
I përqafoja me shkëlqimet
Mbulonte dhe
Zbulonte!... Noancat
Ylberiane aty
Ku derdhej dritës!...
Përcjellur
Më zbërthente, imazhet
E errëta
Mes qiellores i linte
Ngjyrat
Mes ggjithësisë përshtatur
Të përveçmen
Mbaja!... Si zbulim

MES DRITËS.
Dritares prisja!...
Kudo
E prisja, diellin?...
Më falte
Me trupin e ndritshëm!...
Si qendër
graviteti më përthithte dhe!...
Harrohesha.
Harrohesha, dritës?...
Drita!...
Më falte mëngjeset e saj
rrezatuese!...
Ndjejash dhe shpirti?...
Ky shkak
më stimulon stemin ndijor
përplasja
me vështrimet diellore
m'i kryqëzonte
dhe kryqëzoja abirinthet!...
E errëta
objekteve i shtrija
me rrugët!...
Edhe ato i udhëtoja
dritës
shtirur dhe të përplasur
hipokrizive?...
Udhëtohet!... Momenteve
nuk udhëtoj,
o e shenjta ndjesi!...
O përceptim
i dritës!.. Më dritën të fal
buzëqeshjet
e venitura?!...Nuk t'i dhuroj
as të qendroj
veçse Ti!... Dritë?...
Me dritën
agimeve të prisja!...
Mes dijesh
fytyrën ëngjellore!...
Ta ndriçoj. 
UDHËTIME.
E ndjeva... dimrit
mbështjellur
në oshëtima, zëri i saj
udhëtonte
gërryer!... Mes qetësive
Tkurrur
Përmasave dimërore
udhëtonte!...
Në ecejake dimrash
Përballur
Shpirtit dhe dijes!...
Nuk kishte
maturitë i linte oshëtimave
bluar
Mes hapësirave të saj
gëzonin!....
Zmprapsjet, diellore
le t'i vuaj!...
Dimrave aty ku tkurret
Dhe tretet
shpirti?!… I gurtë a ka
Zgjerim shpirtit
Të gurtë, a gjen besim
Fisnikërie
"zonjës" në varfëri?!...
Plot varfëri kjo
“perëndeshë” provinciale
Zgjohet
mendimit trëmbur
Imiton
E trembur!... Sa shumë
E trembur
bukurisë!... Në pasuri
Shpirtin
Nuk diti kurrë të progresojë
Shpirtin?...
Krediteve ja atribuon!...
Si mes leximesh.

REFERIME LARGËSISH.
Sa afër kthehen
Largësitë?...
Trysnive mbesin
si mendimet
tona përplasur i kthejmë
mbi çdo rrëfim!...
Gdhëndëshin në afërsi
hukatjet tona
na pikojnë!... Sa pak
Pak ngrohtësi
pak..., afrimitet dhe ai
i bluar
gjykimeve mbesin dhe
gëzimet tona!...
Largësive përplasen
gëzimet!...
E pakta, aq të pakta
na i lëvrojnë
dhe qendrojmë!...
Përmes lotësh
mbytur veçojmë, udhëkryqet?...
Zvaritjeve
Në kryqezimet e tua
Zgjidhin
shkujdesje, kjo gjuha jonë
pa mëshirë
dialogut, nuk afronë.
Sa afër..., dje?...
Kërkonim
Ëndrrat, përplasur
si mes viruseve
dhe vurgut përlyheshim
çhfaqieve
anemike!... Oh kjo shkujdesje
ngjyrave
të zbehura na rikthenin
netët?!...
Linin shenja egzekutimi
pa programe
në përjetim. Pa përjetim dhe
përshendetjet
si një kërkesë e imponuar
pa zjarrmi
ngrohtësie, vitet?... Vriten
Furtunave
nuk lagemi, na mbysin!...
Një dashuri
momenti, u përflak
si një bilet
E pa vlerë dhe prerë!...
Sportelit cash
të një blerje domosdoshmërie
Mos u shfaq
provimit apo provokim
moment
kinematografik!... Mos u shfaq
o krijim
përplasjesh!... Mos sundo
mbi mëri
nuk qëndroj shpirtit?...
I zgjoj
Pranitë tona të zbehura
mbi qëndrime!...
S'i pranoj.

TË PANJOHURËS.
Tronditjeve të shpirtit
Rridhnin
lotët?!... Na konkuronin 
mbi furi
shtrëngatash, bindur
qiellores
provokime na shkarkonin
ndjesitë e tyre!...
Ushqim melankolie
nuk dua
Nuk dua t'u afroj
as të qëndroj
Rrëmbyeshëm mes imitimesh
si një uri!...
Mbi një furi, shpirtin
çliroja
prej reaksioneve në çdo
ndikim
natyrën e përmbytur mbi
shqetësime
gllënjkash dhe tronditjesh
gëlltitur
formave?... Si një vështrim
I largët
qiellor më mundonte
sërish!...
Tronditje drite depërtonin
si nje epidemi!...
I mundur mes lotësh
Si breshëri
plumbash, na lagën dhe cfilitin
Botën?...
Kjo botë në pikëllim
qellimesh
Apo fitore flakësh konkuron
qiellores, shpirtin
e mundur
si zgjidhje nuk e pranoj
prandaj!...
E transformoj. 



POEZI NGA RAMIZ KUQI

NJË LOT
(Prindërve të mi)
Sa herë bie shi
E zbret dielli mbi Sharr
Nëpër këto stinë të ikura
Sa rëndë hapëroj nëpër vargje
Fjalët
I kam bërë lule
Të ju kujtoj
Po një lot m’u derdh
Si ujëvarë!

SI NJË SIMFONI
Zbrazen këto pika shiu
Sonte
Kur qielli është mbushur
Me re
Me mikun e poezisë
Brodha nëpër fjalë
I urti poet
Gërmon nëpër kohë
Si një arkeolog
Për një kujtim
Zbraz një kupë me verë
Si një simfoni...

ZBRIT O ZOG
Zbrit nëpër këto re mbushur me shi
Se në qiell dëgjoj sonte bubullimë
A do të bie ndonjë stinë shqip fyelli im
Në luginat e heshtura të Camërisë
Ku zëri më ka mbetur mbështjellë në fyt
Zbrit të lutem sonte ti zog në dhomën e letrave
Më sjell ndonjë lajm të dehem me një gotë
Që ëndrra ime të lëshojë shtat pas shtatë kullave
Jehona e këngëve të dëgjohet te ura me shtatë harqe në Veri
Ibri t’i mbledhë prrockat pa fjalë
Të pi sonte një gotë verë zogu im
Të pi!

NE HARRUAM
A u shndërruam në njerëz robotë
Sikur nuk rrjedh më nëpër damarë grupi
Gjak si rubin
Kaq shekuj në pritje të diellit
Kaq pak ngrohtësi nëpër stinë
Ne harruam të buzëqeshim
A buzëqeshjen na e qepën të mjerët
Me gjilperë samari
Të heshtin para tyre
Si të ishim kukulla fëmijësh
A u shndërruam në robotë?
Vaj për ëndërrimet e qiellit me yje!

CAST LIRIK
Lë të rrjedh nëpër buzë
Si qumështi i bardhë ky shi
E lumnueme e këtij casti
Pas këtij rrebeshi
Një copë diell
Për një ëndërr që më troket
Në mesnatë me shumë sy
M’i (sh’)koklit faqet e një vargu
Që ende s’e kam shkruar
Cast lirik!

SI NË PANAIR...
Jeta
Në secilën libër
Është një biografi e shkruar
Me lot dhimbje
Si lëvrimi i tokës
Askush (s’) e gjeti të bukurën
Pa gërmuar me thonj
Tokën e lindjes diellin
Që ma shpuan me gozhda
Heshta të ndryshkura
Për lirikën me sy
Stinët ishin vjeshtë me shi
E dimrat e egër
Në panair
Si në jetën me rrokullimë!

KAM TAKUAR
Njerëz
Që hanë fjalët
Që hanë ...
Dhe asnjëherë
Nuk kam dashur
T’i takoj
As në kopshtin e luleve
Kam takuar...

HARROVA
Të të puth në faqet tua bleruar
Nga këto lule ujitur cdo ditë
Nga shirat
Që bien mbi këtë tokë
Ndoshta se nuk e cuam deri fund
Amanetin e dëshmorëve të lirisë
Të popullit duarthatë
Që ia rrëmbyen barbarët fëmijën në krah
Po sot harrova të të puth në sy Atdhe
E di se të kanë lodhur matrapazët
Shprishbërësit e lirisë
Të pangopurit e këtij shekulli
Që buzëqeshin kur ëndrra loton
Harrova!

MEDITIM MËRZIE
Pse bota na qenka (l)esh e li
Si hiri i prushit me zjarr
Kur i fut duart ta shprishësh
Vjen e ndizet në varg ah një mallë
Dhe derdhet nëpër udhë erë e lehtë
I bie detit tej përtej me sy
Kërkon shiun e pranverës me lule
E do muzën në agim një fjalë e shkrep
Dëgjon rrapllimat e dallëndysheve nëpër qiell
E rikthehesh në fillim të hapërimit tënd
I lut yjet të rrinë një çast me penën
Në breg të shpirtit ëndrrat me diell
Pse bota na u bë (l)esh e li?

TË RUAJ
Si nëna fëmijën në krahëror
Nga sytë e këqinj
E bukura fjalë
Që dikur
Të ruanin në kopsht
Mbretër e perandorë
Të binin në gjunj
Me Ty rritej dashuria
Për vasha të gurra ujëvarë
E mbretësha
Të ruaj
Si feniksin
O Zog krahlehtë!

LIRIKË
Nga sytë e saj si trëndafili
Fluturojnë dallëndyshet
Qiellit të fjalës sime vijnë
Vargje të shkrehura
Lirikë!

PIKA LOTI
Zogjve të mi në mërgim)
Jam ulur në një skaj të Eli-Abit
Si mbi gaca zjarri
Nga larg
Më erdhi një zë
I zogjve të mi
U cullos fjala
Loti mori udhë
Larg detit
Larg e më larg
C’u tjerr kjo ditë
Si një vig mbi lumë
O luginë e dhimbjes sime
Pika loti nëpër shi!

KU JE FSHEHUR
Në cilat pika të shiut
Zhurmëron nëpër olluqe
Si dallgë deti
Tingull i brishtë
Kjo natë
Pa asnjë yll nëpër qiell
Në këtë hapësirë të pafund
Secili kërkon nga një shkronjë
Ëndërr Evrope?
Ballkani im i shprishtë
Pa ligje
M'i tremb zogjtë e mi
Nëpër udhët pa adresë
Atje
Strajca e fatit të përcjell
Si një hije e padukshme
Në cilat pika të shiut
Është fshehur kjo ditë?
Ku je fshehur
Drita e diellit tim?

PRIZREN
Po vijnë zogjtë e natës
Të pagjumët
Të dëgjojnë zërin e Kohës
Te Shtëpia e Lidhjes
Zgjuar rri Abdyl Frashëri
Me një penë mbi letër
Mbi kartën e shkruar shekulli
Po zbraz hidhërimin e lumit
Prizren
Ti ëndrra e brezave
Hap.një faqe libri
Një kufi
Mbështjellë me gjemba
Udhët tua
Mbushi me xixa stralli
Të zbraz kupën me verë
Për një Varg
Një Shkronjë Atdhe
Në Abetarën tënde një diell
E një Flamur i Gjergjit
Po vijnë zogjtë e natës po vijnë!

LEXO
Librin e jetës
Midis kopertinave të saj
Ka udhë të fshehura
Rite të pathëna
Brigje
Për ura
Nën lë të rrjedh
Lumi me dallgë
Si një vullkan i pashuar
Lexo!

LARG ËSHTË...
Udha e lumnisë sime
Bota ka ikur në kosmos
Ne
Këngë e vonuar nëpër dhimbje
Lirisë i kemi hipur në qafë
Edhe pak stinë
Do t’ia nxjerrim shpirtin
Nga fodullëku i barinjve
Që i bien fyellit
Me një melodi
Larg është...


CDO DITË
Heq një rrënjë me gjemba
Në kopshtin e lule grish
Të ketë diell e shi
Një mike e vargut më tha
Kur po e përfundoja një fjalë
Do të vij me vargun shoqërisht
Të ulemi në maje të bjeshkës
Të rrëfejmë biografinë e mallit
Letrat e shkruara me stilolaps
Larg mediumeve telefonave celularë
Të shtrihemi mbi bar të njomë
Në duar tè mbajmë nga një buzëkuqe
Kuq e zi për një atdhe e një flamur
Kur u rizgjova
Pashë se më kishte kotur gjumi
Tek po endesha nëpër botën e poezisë
Po Khajamin se takova në asnjë faqe libri
Cdo ditë takohem me miq nëpèr fb-uk
Nëpër konaqe ka rënë moti heshtja
As lojë plisash më nuk luan askush!

NGA UN’I
Të nxjerr zjarr
T’i ndjek nga malet
Shpendkeqet.zuzarët
Edhe kur bie shi
Nga flaka e purpurt
Dita orët
Të rrinë zgjuar me sy
Nga UN’I
Zogjtë e natës
Mbi letër
Të marrin fluturim pëllumbi!

NUK IKA PËR TIRANË
Është e cuditshme kjo ëndërr
Që më mban si të burgosurin
Matanë grilave
Sa herë dua të ik andej kufirit
Një shpendkeq ma zë udhën
E Unë kridhem si në guacë deti
E di se kupolat i kanë përplasur
Buzë detit
Që të na e kujtojnë portretin e xhaxhit
Përrallat e tij biblike
Për socializmin kooperativat
Revolucionin bolshevik
Nuk ika për Tiranë!


Thursday, June 14, 2018

Sadbere Gagica SPAHIJA: MATANË MURIT


Errësirë, jashtë frynë një erë e lehtë. Yjet lozonjarë enden në qiellin e lartë, ku ndonjë shkëputej pa zhurmë në horizontin përtej ëndrrës. Edhe në muzgun e natës pikojnë mendimet, pikojnë lotët. Stinët ikën nëpër erërat e fjalës si një stuhi e tërbuar në hapësirën e pafund. Qielli duket se është i mllefosur. 
E lodhur nga zgjimi dhe agimi i ditës, vështroja portretin e varur, mbuluar me hije trishtimi nga pluhuri i harresës. Xhamat e mbuluar me perde mëndafshi ruanin të fshehtat e jetës. Dëgjoheshin akrepat e orës që rrëshqisnin mbi tik-take me tingujt e lumenjve të ndarë, që më kujtonte ikjen në pyll kur rrënohej kodra, e degët klithnin si shpirti im bonjak. Me vrap fshihesha në kopshtin e vuajtjeve dhe qaja aty në trungun plak, ku shqiponja kishte ndërtuar çerdhen e rojës kufitare, e loti pikonte te bregu i mosharrimit me fytyrën e skuqur nga zemra jote.
Ofshamë, heshtje... Buza nganjëherë më shkonte në gaz, sikur buzëqeshja e një skllavi, kur kryqëzohet jeta me vdekjen e trishtuar dhe të guximshme në gotën e helmuar. Matanë murit rriteshin trëndafilat e ujitur me lotët e udhëtares së lodhur nga udhëtimi i shpresës në botën mashtruese. Këmbët i tërhiqte zvarrë nëpërmes baltës me baltë. Si të hapëronte tutje kur ëndrrat ia vranë e toka i digjej nën këmbë.
Nostalgji... le të bëhen lotët shi. Në pritje e mejtuar u gjunjëzova nën qiellin e hapur dhe bërtita: "A jemi të vdekur, ne që jemi të gjallë!? A jeni të gjallë, ju qe jeni të vdekur!?" Jeta ime ngjan në lumin e tharë. Nuk ka vend për qetësi dhe fat. Gjithnjë ekziston një vrimë nëpërmes të cilës gjithçka shpërthen, rrjedh. Deri kur? Apo të tërhiqemi e të pushojmë, të përpiqemi të arnojmë plasaritjet e zemrës!? Të vdesim apo të jetojmë nëpër çaste, aty ku kurorëzohen kufijtë e jetës me vdekjen, te porta e kasapëve spërkatur me njolla gjaku!?
Dëgjoja zërat e trishtë të pentagramit të këputur me lotët e fshehur... Zjarr është dhimbja ime, zjarr u bë zemra ime! Edhe Unë u zhyta në oqeanin e pikëllimit, nga lëvozhga e shpirtit që nxjerr ëndrrën e trazuar të netëve pa gjumë, përplot rënkime. E braktisur si një pikë shiu, rrëshqas në vendlindjen time, udhëtare e vonuar, strukur në gjirin e bilbilit.

Zija Çela: FLUTURUESI dhe FLUTURIMI


Çdo qytet ka shenjat e tij, tha ai sapo u ulëm për darkën. Ndërsa yni nuk ka as kulla xhami, as shatërvane, as xhamia me kube të larta apo kambanare gotike. Nuk ka madje as arkeologji. Por ne kishim një njeri, një njeri të vetëm, që u bë shenja e këtij qyteti. Vendbanimin tonë anësor ai e bëri të njohur edhe në mediat e kryeqytetit. E ky ishte Tori Martini. Ndryshe Fluturuesi, siç e cilësonte „Gazeta e mëngjesit”, ose Pasionanti sipas “Gazetës së mbrëmjes”. E pranoj, edhe sipas meje, sepse pasioni…
Kush ishte njeriu që fliste? Një miku im. Pasi ishim njohur gjatë në Facebook, më ftoi të vizitoja qytetin ku jetonte.
Pra edhe sipas meje, vazhdoi, pasioni ishte motori i energjisë dhe i guximit të tij. Tori Martini nuk qe kurrë akrobat i ndonjë cirku profesionist. Ai e kishte të lindur dashurinë për qiellin. Që në fëmijëri e nisi vetë ecjen në litar dhe, kur u bë djalë, një ekip shokësh e ndihmonte gjithnjë për shtrirjen e kavos. Në oborr…
Po prindër, kishte prindër ky djali? e ndala unë.
Akrobati qe rritur jetim nga i ati, m`u gjegj miku. Vejusha e re nuk pranoi fat tjetër dhe e lidhi jetën me atë fëmijë. Tori Martini e nisi ecjen në oborr me një litar kërpi. E lidhte në trungjet mes dy kumbullave dhe ecte sipër si ketër. Kështu vazhdoi për vite, aty u stërvit. Pastaj doli në rrugë, duke ecur mes dy ngrehinave nga njëra dritare te tjetra. Kur u ngjit në katin e dytë, shtoi shkopin e drejtpeshimit. Ndërsa në të tretin ekipi i shtoi edhe rrjetën mbrojtëse. Unë në këtë fazë nisa ta ndiqja. Ai kishte vënë një rregull…
Po si quhej, nuk më the si quhej…
Çudi e madhe me ty, më ndërpreu menjëherë, ende nuk e fiksove emrin e Tori Martinit?! Duket sheshit se as atëherë s`i paske lexuar gazetat për Torin e famshëm… E çfarë po thoja? Hë, isha duke thënë se ai kishte vënë një rregull të prerë. Ne, admiruesit e tij, nuk mund ta ndiqnim spektaklin më afër se tridhjetë metra. Ndoshta besonte se valët zanore të brohorimave krijonin rryma ajri, që mund të ndikonin për ekuilibrin.
Po e ëma i ndiqte këto shfaqje? s`po më mbyllej goja mua.
Asaj nuk i bënte zemra, tha ai. Nganjëherë as që e dinte se i biri ndodhej mbi tehun e çelikut. Kur e dinte, priste me gjak të ngrirë telefonatën e tij. Ishte koha kur edhe ndonjë autobus turistësh linte përkohësisht autostradën për të hyrë në qytetin tonë. Agjencitë e Tiranës i bisedonin oraret me Tori Martinin. Një ditë, kur u njoftua se në qytet do të hynin dy autobusë njëherësh, ai mori një vendim të pazakontë. Jo vetëm do të ngjitej një kat më sipër, por edhe lartësinë do ta përshkonte pa rrjetë mbrojtëse.
Se kush e lajmëroi të ëmën, s`u muar vesh. Ajo e depërtoi turmën nga njëri krah dhe doli në çeltinën pa njerëz. E pashë si ngriti duart lart, thua se po i drejtohej të birit dhe Zotit. Por nuk nxori pipëz zëri. Tashmë Fluturuesi e kishte nisur ecjen dhe ajo, gjithnjë me krahët përpjetë, çapitej nën tel me hapin e Torit… Kaq, unë kaq mund të them. Si ndodhi prishja e drejtpeshimit dhe rrëshqitja, nuk e shpjegoj dot. Por e kam si para syve çastin e rënies. Gruaja arriti ta tërhiqte djalin pas vetes, por pa i bërë ballë peshës dhe vrullit. Kështu që u plandosën të dy, ajo u shemb në shpinë, ndërsa Tori me kokën në barkun e saj. Ambulancat nuk vonuan. Njëra u nis me shpejtësi për në urgjencën e spitalit. Tjetra e mori më shtruar, sepse do të priste aty policinë, pastaj drejt e në morg. “Gazeta e mbrëmjes” e botoi lajmin në faqe të parë. Të nesërmen, në të përditshmen e mëngjesit gjetëm kronikën e natës orë pas ore. Gjendje e rëndë, fort e rëndë. Për Tori Martinin vetë mjekët kishin shpresa të vakta. Megjithatë, artikujt u shtuan në media. Shkruaj ne e shkruaj të tjerët, gazetat sikur u vunë në garë. Unë edhe sot e ruaj dosjen e plotë. Kam bërë shtatëdhjetë e katër prerje nga gazetat dhe emri i Tori Martinit përmendet katërqind e tetëdhjetë e gjashtë herë. Madje…
Po dale, bëra një ndërhyrje tjetër, unë desha të dija ndërkaq…
Fundin deshe të dije? më ndërpreu sërish ai. Po ta them troç, miku im, ti po më habit me të vërtetë!.. Pas nëntëmbëdhjetë ditësh Tori Martini doli nga koma. Tashmë shkrimet për Fluturuesin i mbizotëroi entuziazmi. Madje lajmin për daljen nga koma e dhanë edhe televizionet kombëtare. Ndërsa kryetari ynë i bashkisë, duke e nderuar për shërbimet e veçanta ndaj qytetit, e shpalli…
Po dale pra, më hipën kacabujtë më në fund, më lër radhë të flas! Dhe mos më ndërprit, të lutem. Unë desha të dija po zonja, ajo nëna që i dha një jetë të dytë, si quhej?
Ah, zonja! murmuriti miku i kapur në befasi. Vërtet, si quhej vejusha?! Në qytet, zakonisht, ajo njihej si nëna e Torit. Edhe mediat kështu e cilësonin. Me sa më kujtohet, njëra nga gazetat ia përmendi emrin një herë. Vetëm një herë, por ama në çastin e duhur, pikërisht kur mbylli sytë përgjithmonë. Shih, shih, më paska fluturuar nga mendja emri i saj!
Qershor, 2018

Wednesday, June 13, 2018

Kujtim STOJKU: ZEKTHI



Fragment i shkputur nga libri artistik i sapo prëfunduar me titull "ZEKTHI"
...Dhe kështu këta të tre morën përsipër që si merimanga të zeza të thurnin rrjetën e akuzave të gënjështërta kundër filozofit. Prapa tyre qëndronin të tjerë që ishin më të fuqishëm se ata që kishin pushtet. Në këtë treshe të akuzuesëve ishte dhe Aniti. Aniti kishte lindur në shek V-IV p.e s. Ai ishte biri i Antemionit i cili ishte një politikan në Athinën e lashtë. Ai shërbeu si general në luftën e Peloponezit, dhe më vonë si udhëheqës në lëvizjet demokratike në Athinë kundër oligarkëve dhe tridhjetë tiranëve. Ai ishte një nga persekutorët e Sokratit. Aniti vinte nga familja e Euonymidnes që ishte e sukseshme qysh nga koha e gjyshit të tij. Ai ishte një poltikan i fuqishëm dhe i klasës së lartë të Athinës së lashtë, ishte një nga më të pasurit e saj. Ndërsa ishte një general në luftën e Peloponezit, ai e humbi Pylosin tek Spartanët dhe u akuzua për tradhëti. Ai u pajtua me kushtetutën e Athinës duke u bashkuar me Arisotelin. Më vonë u lirua nga gjykata sepse i pagoi një rryshfet të majmë jurisë. Ai më vonë fitoi përkrahje duke luajtur një rol të madh në përmbysjen e tridhjetë tiranëve. Në vitin 403 p.e.s ai mbështeti amnistinë e Euklidit, të cilët ndalonin ndonjë që kishte kryer ndonjë krim para ose gjatë kohës së tridhjetë tiranëve. Euklidi ishte Arkondi i Athinës në fund të shek V-të p.e.s. Ai kontriboi për rikthimin e demokracisë në rendin e ri politik me propozimin që të bënin ndryshime potenciale, shkatërruese ose përçarëse pakicës që mund ta kenë shtyrë që të bëhet pjesë e kësaj shtrese të neveritshme intrigantësh për ta ndjekur penalisht Sokratin, besohet që të jetë bazuar në shqetësimin e tij se kritika e Sokratit ndaj institucioneve athinase rrezikoi demokracinë që Athina kishte rifituar kaq shumë kohët e fundit. Sokrati, i cili u shoqërua me disa persona të parë si përgjegjës për përmbysjen e demokracisë athinase, nuk mbajti asnjë sekret të përbuzjes së tij për politikanët si Aniti. Edhe pas rivendosjes së demokracisë, Sokrati vazhdoi të tallte në qendrat e tilla të demokracisë athinase, siç ishte zgjedhja e liderëve me shumicë votash. Filozofi megjithëse i vetëm nuk i kursente kritikat e rrepta ndaj kujtdo. Fama e tij tashmë i kishte kaluar kufijtë e Greqisë. Pikërisht këtu mendohet se ka lindur edhe armiqësia e filozofit me Anitin. Filozofi argumentonte se historia e burrave të medhenj të historisë së Athinës nuk kanë asgjë për të ofruar në kuptimin e virtytit, gjë e cila e tërboi jashtë mase Anitin dhe njëkohësisht filloi që të kishte frikë. Këtë ai e provoi sepse e paralajmëroi Sokratin duke e kërcënuar “Sokrat, mendoj se ju jeni gati të flisni me ligësi për burrat, dhe nëse ju e dëgjoni këshillën time, unë do t’ju them se duhet të jeni shumë i kujdesshëm." Por ai kishte edhe diçka personale me filozofin që e bëri edhe të hakmerrej ndaj tij duke iu bashkuar intrigave që ishin thurur për të.
Akuzuesi i tretë në këtë treshe të famshme është Likoni. Ai përshkruhet si një “orator”, prefesionist që mbështeti oligarkinë në vitet e mëparshme. Por cili ishte motivimi i Anitit që të bashkohej me intrigantët kundër filozofit? Mendoj se roli i tij duhet të sqarohet për lexuesin dhe cilat ishin motivet që e shtynë atë të bashkohej me anën intruguese të atyre njerzëve që kishin pushtet. Një nga motivet ishte se ky atë e shikonte si të ulët. Sokrati pretendonte se oratorët ishin më pak të shqetësuar për ndjekjen e së vërtetës se sa në përdorimin e aftësive të tyre oratorike për të marrë pushtetin, dhe të kishin ndikim të madh. Ishte pikërisht ky Likon që bëri pergaditjet e nevojshme për gjykimin e filozofit. Ai ishte edhe një nga nxitësit kryesor në këtë treshe që mbështeteshin nga njerëz të fuqishëm me pushtet ku e perceptonin Sokratin si të rrezikshëm për demokracinë.
Një natë para se Sokrati të thirrej në gjyq, në shtëpinë luksoze të Anitit ishin mbledhur që të tre dhe po diskutonin deri në imtësitë më të vogla se si filozofit t’ia merrnin jetën. Ata të vetmuar në atë dhomën e madhe të shtruar me pllaka mermeri, ku në koridor ishin vendosur skulptura të mermerta gdhendur me mjeshtri nga skulptorët e kohës, në atë dhomë të ndriçuar deri natën vonë ata tamam si merimangat thurnin rrjetën papushim që gjahu i radhës që ishte caktuar të binte në të, të mos kishte asnjë mundësi shpëtimi. Dhe intrigat ndaj filozofit ishin thurur në atë lloj mënyre që ai të mos kishte shpëtim. Ata nuk e kuptonin filozofin kur u thoshte se për mua është më mire që të vdes, sepse vdekja nuk është e keqe, ajo është e mirë. Ata si injorantë të veshur me pushtet kujtonin se dinin gjithçka dhe se mund të bënin çdo gjë. Injoranca gjithmonë është lidhur me atë që nuk ekziston, mirëpo ajo njerzëve u jep një fuqi të tillë që të arrijnë atë që synojnë.
Por megjithatë shtrohet pyetja se a prireshin ata nga doktrina e tij? Çfarë do të bënte ai? Ai shkaktoi një konfuzion, ai i përmbysi besimet që kishin ekzistuar qysh në fillim, ai fliste për virtytet e reja që duhej të njiheshin, dhe kërkoi të flitej për hyjninë e deritanishme që ishin të panjohur për ne.
Blasfemuesi e konsideronte veten më të mençur se perënditë! Jo, më e mira ishte që ne të mbeteshim besnik të perëndive të vjetra që i njohim. Ata mund të mos jenë gjithmonë të drejtë, ngandonjëherë ato ndaj nesh mund shpërthejnë me zemrim të padrejtë, por nuk duhet të harrojmë se ata mund të jenë edhe të papërmbajtshëm nga epshi i tyre për gratë njerzëve të vdekshëm këtu në tokë, por stërgjyshërit tanë jetojnë në paqe me shpirtrat e tyre, paraardhësit tanë i kryenin veprat e tyre heroike me ndihmën e këtyre zotave. Edhe tani fytyrat e këtyre Olimpianëve e kanë ngatërruar virtytin e vjetër që është jashtë bashkimit. Pse të gjithë i ndjekin ato? A nuk duhet një fund për këto mosbesimtarë të mençur njëherë e për të gjithë?
Kështu folën qytetarët e Athinës kur u larguan nga vendi ku u gjykua filozofi i madh, ndërkohë po binte muzgu blu. Ata kishin vendosur që ta vrisnin zekthin nervoz, duke shpresuar që perënditë do të shndërrisnin përsëri. Megjithatë para tyre ngrihej fytyra e butë e vetë filozofit. Kishte disa qytetarë që e rikujtonin se si ai me guxim kishte ndarë dhe zgjidhur problemet e tyre në Potidha, ai vetë i kishte parandaluar ata që të mos e kryenin mëkatin e padrejtë të ekzekutimit të gjeneralëve pas fitores së Arginusit, se ai vetëm kishte guxuar të ngrinte zërin kundër tiranëve që kishin vendosur që të ekzekutonin njëmijë e pesqind vetë, duke folur në sheshin e pazarit në lidhje me barinjtë dhe tufën e tyre të deleve.
- A nuk është një bari i mirë - pyeti ai - kur një bari kujdeset dhe ruan kopenë e tij që ta shtojë sa më shumë? Apo puna e mirë e bariut është që të zvogëlojë për ditë kopenë, dhe të nëjtën të mirë sundimtari të bëjë me popullin e tij? Burrat e Athinës le të na shqyrtojnë këtë pyetje!
Dhe në këtë pyetje të filozofit të pambrojtur e të vetmuar, fytyrat e tiranëve erdhën dhe u zbehën më shumë se nga ç’i kishin, ndërsa sytë e të rinjëve digjeshin nga zjarri i zemrimit të indinjatës...

Friday, June 8, 2018

Zija Çela: UNAZA ME NGJYRA


Pas atij shiu aq te merzitshem, me ne fund ai pa nje dritesim rrezellites ndane dritares. Mos po i faniteshin projektoret e diskotekes? Per te provuar se nuk ishte ne enderr, preku togezen e pantallonave. Pastaj, kur hapi deren, mbeti i befasuar. Skaji i nje ylberi perfundonte bash ne oborrin e tij. Djali ndjeu nje ngazellim te menjehershem dhe, pa e zgjatur, rrembeu tufalakun e ngjyrshem dhe doli ne rruge, duke e terhequr pas vetes. Ec e terhiq, ec e terhiq, teksa qemeri perkulej vazhdimisht, ai po shkonte drejt qendres se qytetit thuajse symbyllazi. Nje ngashenjim fergellues sikur e shtynte vetiu per atje. Me gjase, ne anen e matanshme te qytetit dikush e terhiqte skajin tjeter, duke iu afruar qendres gjithashtu. Kur ylberi mori formen e rrethit te plote, ata u bene bashke. Tani nuk ishte vetem nje djale, por nje djale e nje vajze. Dhe as qe pati nevoje per fjale, u ra ne koke me veshtrimin e pare.
Mirepo per te provuar se nuk ishte ndonje magjepsje virtuale, por nje skene reale, ajo zgjati duart per ta prekur. Merret me mend, as ai s’i kishte te lidhur krahet e tij. E keshtu, me t’u prekur te dy, dalldise se vajzes iu shtua edhe joshja e djalit, ndersa ngashenjimit te djalit edhe dalldia e vajzes.
Pastaj, me syte e fiksuar te rrethorja gjithe ngjyra, asaj i gurgulloi zeri kur pyeti:
- E cfare eshte kjo?
- Eshte nje kurore per ty, - u gjegj i gatshem ai.
- Jo, - tha vajza, - kjo eshte nje unaze dhe ti je fati im. A martohemi bashke?
Pranveren e kaluan me ha-haa e hi-hii. Ne vere ndonje tel nervor u nxehej nganjehere. Me afrimin e gjemimeve te vjeshtes, gernjet erdhen duke u shtuar. Dimri qe i gjate, por edhe i rende. Ciftit i shkoi stina gam e gam me njeri-tjetrin.
Ende pa u mbushur njembedhjete muaj e nje jave, nje pasdite teksa reshte bore, ajo verejti se unaza kishte nisur t’ia nxinte gishtin. Kushedi perse, iu kujtua dita e asaj dalldise se furishme dhe, ne deshperim e siper, i
mallkoi te gjithe ata qe thone se ylberit i mungon e zeza.

Wednesday, May 30, 2018

MUSA JOPULLI: SA MËKAT I MADH TË JESH SHQIPTAR


« Sa mëkat i madh të jesh shqiptar
Në fajësi të Gjergj Kastriotit
Mbyteni këta mëkatarë" Sot jam i vërbuar, dhe më asgjë nuk shoh
Kaloni mbi trupin tim që ta mbytni këtë racë të parë
Mbyteni, mbyteni, kur them « mbyteni » lexojnei me zë të lartë
Mbyteni, mbyteni këta mëkatrë, janë të bukur edhe n’gjuhë
Janë tepër të bukur, edhe të tjerët më thanë :
Sa diku tjetër një rini më të bukur nuk e kemi parë
Mbyteni të fitojë e liga ju ngadhnjïmtarë, heronjë të gjallë
Atë që s’e bënë otomani, greku e serbi bëne ju sot
Veshuni në dimia të Turqisë, folni me gjuhë të pushtuesit
Vashave të reja vunu të zezat shamia
Mos ta shijojnë jetën, këtë parajsë të gjallë
Është mëkat të thonë se janë shqpiptare
Ju meshkujtë e gjenit pellazg-ilir, dehuni me çaj e llokume
Në pa mëshirë të nënave dhe motarve tuaja
Kësaj EMNESE që në lindje veq lotin dhe terrin mbajnë kujtim
Shqiptarët janë mëktarë
Ika n’terr sy vërbuar jam, xixa, xixa përvlim
Kalon mbi shpirtin tim, mbyteni këta arbërorë
Këta mëkatrë qe e ndjejnë vetën aq kranar
Këta që flasin shqip, e shqiponjën e kanë në çdo zgjim
Mbyeni sa më parë këtë racë të lindme të parë
Më pas shkoni e lutuni në kulte, n’aromë sulltani mykur n’qorapë
Ju jeni pa mëkate, po i mbytet idetë e filozofinë shqiptare
Ju ju pret bota tjetër me 72 hyjria që do t’i zgjidhni vetë
Cullake, të holla e të trasha, secila më e pashme se tjetra
*
Nuk shoh të shkruaj, flas me shpirtin tuaj
Turku, greku e serbi sot të kanë lërë edhe pa emër
Se ishe dhe mbetesh edhe tutje popull i ndaluar
Për atë je mëkatar, mbytjen e ke shpëtim
Të fitojë e liga, djajë të mveshur me petka otomani
Lutjet i bëjnë me të njejtën gjuhë, heronjë të gjallë
Natën e shëndërrojnë në hajni thua se edhe pasurinë da ta marrin me vete …
Mua nuk më ka mbet asgjë , vetëm se të flas me shpirtin tuaj
30.05.2018

Wednesday, May 23, 2018

POEZI NGA MIMOZA REXHVELAJ


Jam Mimoz ne kater stine...
here me bore....
here me diell.

Jam Mimoz dhe ne pranver...
ku cel ferra
petale me ere.....

Jam Mimoz kur ka re
kur bie shi..
me stuhi....

Jam Mimoz ne dashuri
shpirtin derdh ne poezi....


KISH DASHT ME KENË

Kish' dashtë me kenë ora jote
Të pakten njashtu
Kisha mujt me k'nua
Fatin tan...
E me t'mbrojt prej vedit.
Ka kohë që gjanat janë ngatërru e leshue si lëkurë gjarperi nëpër ferra.
Kish' dashtë me kenë
Ora jote
E me zilen teme me të zgjue
Dashnin e molisur
Nen rrenoja trupicash
Ku mshef kryte.
Por jo...
zhegu asht pervelim
E rrashta nuk ma duron
Harlisjen tane
Nëpër foleta.
Krasitja e filizave kopil ndër degë
Kish' kenë shptim
Por ti je mesue
Me marr malet
Në kërkim shtojzovallesh të rreme,
E mu me kish' mjaftu me kenë
Ora jote në zgjim !

MARRINA BRINA S'KA MBI KRY

Marria brina s'ka mbi kry
Por dhimen n'eshta thon e ni
Deri n'agoni n'zemer , n'bri
Lutu si t'dish e ku tê munesh
Zotit, havas , Birit t'Maris
Po lutu , lutu , pshto prej marris ...
Ne gji je bosh , nje grusht zjarr n'shi
Që nezet a fiket se di ...
Zanin e pikave tek zhariten n'prekje e ni ..
Marria brina s'ka mbi kry
Edhe dreqi ftyren si njiri e ka
Por kyt se di : a vun edhe ai per dashni ?!

TRANS I NDËRMJEMË
E hutuar
Të vështroj
Nuk të njoh,
Diç kuptoj
S’di ku shkoj
Pse nuk shoh,
Bash në zgjim
Hepohet lehtas
Një ëndërr e dlirë,
Mos është makth
A thirrjevajë
Apo mos lajm i mirë?!
Dal përjashta
Shoh një urë
Fund pa fund
Deri kur?
Numëroj në heshtje
Psherëtimat e shiut,
Babëzitjen e etjes
E ngjit përmbi buzë.
Djersë të lagështa
Gërr-gërr nën këmishë
Lozin top e leckë.
Marrëzia e mëndjes
Del në një shteg
E squllur nga djersët.
Unë qesh
Me të madhe qesh
Dhe s’di t’ju bëj bisht
Syve të askujt.
Pas një maske
Arlekinësh Firence
Është vetmia trupore
E kurmit tim
Të gdhendur me daltë
Nga Mikelanxhelo
Dora vetë.
E mjera vetmi
Maiset e tkurret
Gjithë neveri,
Unë e shpotit
Si rigën me shi.

i  aromen shpuese te qelbesitjes se mendimeve....
kohes,ndoshta nga njerzit e rinje qe pretendojne me teori qe dine gjithcka.....
Thjesht sepse te kane pare tek ecje krenare ne rrugen e fatit dhe nuk besojne ne ndricimin e shpirtit.
Ndoshta sepse kane akumuluare mbeturina te mbledhura ne cdo kohe aq sa.... as nje parfume i shtrenjte s,mund te mbuloi  aromen shpuese te qelbesitjes se mendimeve....

Abstraktia e qenies njerzore ku dashuria eshte e barazvleshme me biznesin e rradhes ,ku deshtimi eshte i pranushem si publicitet ,nuk prish pune xhepi te jet plote e per plot me arrogance....
Te demtojne me shume iluzionet dhe permendoret qe ngrjeme ne koke per persona qe nuk meritojne as hapsiren shterp....dhe kur e verteta zhvishet lakuriq te ngjane me me te frikshmin perbindesh...
Vrapon ta veshesh me stil, luksi nuk mund te mbuloi qelbesiren qe djersin....
Te thena dhe te pathena dhe ato qe do te thuhen per ngushellim s,jane as gje vec hipokrizi veshur me mashtrim.
Kacavjerrjet prej majmuni per te kapur shpresen qe ngerrveshet dhe te perqesh me perpjekjet Don Kishoteske per te hypur mbi re...
Ke ngecur?
Eh, ia bere gropen vetes qe kur genjeshtrat i mbulove me genjeshtra aq sa nuk mbajne me..(?)
Nderlikimi i qenies me zinxhire te panevojshem sepse lindem te lire te zhveshur nga ndjesite mizore te botes me nje te qare filloi kuptimi i ekzistences....

E nese kerkon dhe nuk e gjen zhytu brenda ne shpirt , cdo njeri ka te mbjedhur nje lule shprese ne raste kolere...

Jeta vazhdon me qarravitjet dhe ngerveshjet ne fytyrate shume ngjyrshe....
Tani, po zbres ne boten tjeter te mbjedhe nje lule per neser....
te sotmen e shkela gabimisht,kishte mbire vete, ne vend pa vend....pa drite....


Hijes
Nje gjethe terfili
miliona fije bari
vesa rreshqet
mbi trupin e kristalit...
Luajne qepallet
me lotin e mallit.
Kercej vallen e flutures
mes flatrave te zjarrit...
Zemra ia merr kenges
vaji i harrimit...
Zgjidhem pergjerohet
klithma e kujtimit.
Me kot me therret
syte s,i kthej pas....
Te artat pranga i flaka...
Fluturimin
ASKUSH
S,ma ndal.
 lindi loti....
Ne syrin qe kurr s,ka qare....
Buze qe dridhen,
me faj pa faj....
magjia e lotit,
me ndezi zjarr.
me dogji malle.
Dhurata me e bukur,
per jet do e mbaj.







POEZI NGA GRIGOR JOVANI

SHTEGU I DHISE

- Rrëfim, sime bije -
Mamaja jote edhe unë,
një ditë nga këto të Perëndisë,
ngatërruam sytë dhe humbëm mendjen,
u gjendëm bashkë tek Shtegu i Dhisë.
Mua dhe mamanë tënde,
na detyroi halli një ditë:
të ngrohnim pak netët e dimrit,
bashkuam tok përkëdhelitë.
Mamaja jote edhe unë,
ngritëm një Kryq dhe e vumë mbi krye.
Ngaqë s'mësuam asnjë Dhjatë,
bëmë lëmsh ca epshe dashurie.
Mua dhe mamasë tënde,
humbur një ditë tek një shkrep dhije,
na ndodhi Thagma e Perëndisë:
e qara e lume e një fëmije.
Mamasë tënde edhe mua,
Drita e Shenjtë udhën na ndriti.
U bë i dielltë shtegu i një dhije,
nga ardhja jote, Afrodhiti.

GRUAJA IME FLE

Ajo ka kthyer shpinën. Shtrirë tek cepi në shtrat
i bie drita e hënës
dhe ngjan liqen duke fjetur. 
Është kaq e qetë. Por brenda vlon ëndrrat që është duke parë,
si krateri llavën ende të patretur.
Rri e palëvizur. Tragjediane antike në amfiteatret ku u luajtën dikur,
veprat ideale.
Puthjet e paramesnatës i shtrihen si damarët blu nën lëkurë,
duke i zënë gjithë trupin. Metastaza dashurie
të një sëmundjeje fatale.
Sytë e mbyllur i ka gozhduar tek ekrani i heshtur në mur,
ku projektohet një film erotik. Vetëm ajo e shikon,
bardhezi.
I ngjitem vjedhurazi mbi lëkurë. Hap një dritare shprese prej nga del
një fjollë e hollë tymi, ai ajo
që lajmëron shenjtërimin e Papës së ri.

ENGJEJ TEK PASQYRA

Sa herë vije tek unë, harroheshe...
Qëndroje përpara një pasqyre, qarkuar 
nga ëngjëj pendëartë, gati
për të fluturuar.
Shkoje pas tyre...
Hyje në një botë tjetër. Ndeshje njerëz
nga Eposi i Kreshnikëve. Të ngjanin
soji yt, dhe pse
as që i njihje.
S’të ndihnin dot as rapsodët.
Të prisnin rrugën. Të kërkonin radio,
gazeta, hamburger, fotografira. Por ti
kishe kapërcyer botën.
Ku t’i gjeje!
Bëheshin shumë. Mizëri. Mbushnin sheshet,
trotuaret, vareshin nga ballkonet. Ndalonin
të gjitha. Edhe orët. Thaheshin çezmat. Ti
kishe etje.
Gjëndje e jashtëzakonshme.
Anije prej druri merrnin udhën për nga malet
e Jutbinës. Njerëz plot, si tek Varka e Noes.
Direkë nuk kishin. Vetëm flatra. Rapsodët
këndonin këngë majekrahu. Për Mujin
dhe Halilin.
Eposi i tërë, krejt i zbrazur.
Vetëm një kalë i kuq turfullonte në bjeshkë. Rend
akoma. Hidhet mbi qylim nga pasqyra ime. Pa ty
dhe pa ëngjëjt. Je bërë
zanë mali.
S'kaloi një ditë pa të të ëndërruar…

KUAJT



Kuajt lëpijnë
këmbët e plagosura të kalorësve,
atyre që u gjuajnë me shqelma.
Kuajt lëpijnë
duart e përgjakura të kalorësve,
atyre që i rrahin me kamzhikë.
Kuajt hingëllijnë,
kur rrezikohen kalorësit,
pasi janë besnikë.
Se edhe atëhere,
kur kalorësit i shqelmojnë,
edhe atëhere kur i fshikullojnë,
ata janë zotër,
nuk bëjnë kurrë gabim.
Po përse, atëhere,
sytë e mëdhenj të kuajve,
kanë përherë trishtim?

DORESHKRIMET E HOMERIT
Vesha këmishën e djersës tënde.
Ti ndere aromën e jaseminit,
më mbrojte prej diellit.
Sandale fluturuese mbatha puthjet e tua,
trokita portën e qiellit.
U bëra yll.
Netëve ndriçoj dashurinë time.
Që të mos më shqetësojnë bubullimat e reve,
i mbylla veshët me dyll.
Nëpër ranishtet ngjyrë mjaltë të buzëdetit,
ndërsa erërat tundin si direkë gjinjtë e tua,
tërë natën mbetëm.
Në kallamishtet, ku shtruam për të fjetur,
dorëshkrimet e Homerit gjetëm.

NATA DIGJET ETHESH
Nata nuk fle si një grua e qetë.
Vejushet gjejnë ngushëllim tek njëra-tjetra.
Në kopësht trëndafilat hapin gonxhe dhe fletë.
Pemët rriten disa centimetra.
Brumbulli nga dhimbja flatrat çel.
Breshka balerinë vallzon në oborre.
Somnabulët zogj drejtpeshojnë mbi një tel,
me rrezikun për dore.
Digjen kopshtet ethesh, si dashnorë të marrë.
Hëna shuan epshet thellë në lumë.
Marrin flakë zëmbakët si pishtarë.
Shpirt im i djegur, që s’ke gjumë...

SEGMENTI BOSH
Tani që hëna u lodh dhe u tërhoq e zhgënjyer,
tani që nata u rrëzua në humbëtirën e ditës së re,
tani që dielli vonon që të shfaqet, 
duke të bërë që të vuash,
tani po,
në segmentin bosh midis natës dhe ditës,
mund të qash sa të duash.

VIZITORE NGA MALI
Do të zbresin nga mali përsëri shtazët e egra,
për të më prishur qetësinë e bardhë të klinikës.
Një turmë e pafytyrë. Të heshtur krejt.
Të palarë këtu e kaq muaj.
Unë, duke mos patur fshehnajë tjetër të gjej,
do të çmendem: “O zot! Çdo prej meje,
kjo lukuni kaq e huaj?!”
Do të mbajnë në duar pjatanca me mishin e tyre,
për të m'i vendosur aty, mbi komodinë.
Pastaj do të ikin, të papenguar dhe të heshtur si retë,
përtej kufinjve të frikës.
Unë atëhere, frikë tjetër të çmendur do ndjej:
“Si më lanë vetëm dhe u fshehën, o zot,
pacientët e tjerë të klinikës?!”

PERMBYTJE
Ndodhi një tronditje e madhe
brenda meje. Në asnjë stacion sizmologjik,
shënjat nuk mbërritën.
Vargje të thërrmuara dolën në sipërfaqen
e trurit. Puset e muzës që kisha brenda vetes,
u përmbytën.
Dallgët e detit të brendshëm shpërthyen
jashtë. Pulëbardhat u trembën dhe nuk e di,
se nga ikën.
Kushedi, në cilën botë të errët e nxorri llava
shpirtin tim! Vetëm për vetëm
me frikën.

NGANJEHERE
Zemra ime nuk bën pushim asnjëherë,
punon dhe punon si robot, vazhdimisht.
Bën transplasion gjaku nganjëherë,
kur gozhdohet nga dashuritë, si Krisht.



Prend BUZHALA: SHQIPTARËT: POPULL ANTIK, POPULL BIBLIK DHE KOMB MODERN


Të rrallë janë popujt që kanë privilegjin botëror të quhen popull antik dhe popull biblik
1.
Shqiptarët janë quajtur POPULL ANTIK nga shumë shkrime, dijetarë etj, sepse ilirët kanë pasur mitologjinë e tyre antike e trashëgiminë e tyre shpirtërore e materiale (që e trashëgojmë edhe sot) dhe këtë privilegj e gëzojnë pak popuj.
2.
shqiptarët janë quajtur POPULL BIBLIK, sepse këtë privilegj e kanë ilirët që përmenden në Librin e Shenjtë, në Bibël, (si e përmend Shën Pali, po edhe pjesë të tjera të Biblës dhe ashtu si na kanë quajtur jo pak dijetarë e dëshmi ndër shekuj e mileniume)... Është privilegj i rrallë botëror që një popull të jetë i përmendur dhe i shënuar në Librin e Shenjtë...
3.
Kemi traditën tonë mijëravjeçare ilire-arbërore-shqiptare dhe IDENTITETIN TONË EVROPIAN me tri shtylla: 1. botën antike greko-romake (si sistem i atëhershëm botëror, e ku hyjnë ilirët, ndër të rrallët popuj), 2, me krishterimin (si traditë evropiane) dhe 3, me Epokën Moderne që zë fill nga Renesanca e këndej)... Prandaj sot jemi KOMB MODERN EVROPIAN... Në këto tri shtylla e ka hisen e vet dhe kombi ynë, pa marrë parasysh besimet.
4.
Civilizimet e huaja, që erdhën nga Orienti, u përpoqën të zhdukin çdo gjurmë të identitetit tonë... Por ilirët-arbërorët-shqiptarët, për KËTA DYMIJË VJET jo vetëm që nuk e kanë zhdukë atë etnogjenezë IDENTITARE, por e kanë kultivuar, e kanë ruajtur, kanë shkruar për të ...

A MUND T’U SHËRBESH DY ZOTËRINJVE
(Çast eseistik)
A mund t’u shërbesh dy zotërinjve?
A mund t’i shërbesh Perëndimit dhe Lindjes (Oksidentit dhe Orientit) njëkohësisht?
A mund t’u shërbesh dy zotërinjve, shtron pyetjen një verset biblik (Mateu në Bibël: 6,24)«Askush nuk mund t’iu shërbejë dy zotërinjve, sepse: ja do ta urrejë njërin e tjetrin do ta dojë, ja do t’i mbështetet njërit e tjetrit do t’i kthejë shpinën. Nuk mund t’i shërbeni Hyjit dhe pasurisë.” Janë dy forma “shërbimi” të papajtueshme: ti do ta urresh perëndinë në shpirt (e jo me fjalë), nëse e do shpirtërisht paranë... dhe anasjelltas.
1.
Në këtë rast: interesat dhe urdhrat e DY POLITIKAVE, KONTINENTEVE, CIVILIZIMEVE (qoftë edhe religjioneve) janë drejtpërdrejt në kundërshtim me njëri-tjetrin; në planin universal (religio - hyjnorja) dhe paraja (tokësorja) janë në kundërshtim! Jezusi, kur deshi ta ndajë religjionin nga shoqëria a shteti, thoshte: Jepja Cezarit çka i takon Cezarit, jepja Qiellit (Hyjit) çka i takon qiellit (lutjen e kërkesat qiellore, përkushtimin ndaj hyjnisë, njerëzimit, dashurisë ndaj njeriut e jo ndaj pasurisë etj etj).
Nuk u ndaka zemra “në mënyrë të barabartë” midis Tokës e Qiellit!
Në rrafshin e përtashëm historik: as “në mënyrë të barabartë” midis kërkesave nga Perëndimi e atyre nga Lindja.
Perëndimi e ka postulatin e vet: zbatimin e LIRIVE DHE TË DREJTAVE NJERËZORE (ndaj religjioneve, civilizimeve). Prandaj, edhe e Jezusit mund të lexohet “si kompromis” midis qiellit e tokës (laicizmi e religjiozja), edhe kjo e civilizimit evropian për Liritë e të Drejtat Njerëzore, po ashtu, mund të lexohet “si kompromis” për respekt ndaj vlerave religjioze e civilizuese nga jashtë.
Por a pranohet kjo në Orient?
A pranohen Liritë e të Drejtat Njerëzore? A ka kompromis këtu?
A do të detyrohemi (si gjatë historisë) të “dublohemi”: një emër tjetër për publikun e një tjetër për atë që duam të jemi (krishterimi e laramanizmi, për shkak të islamizimit të popullsisë nën trysninë perandorake otomane)?
Prandaj, në komentarë të tillë thuhet: “do ta urrejë njërin ose të parin dhe do ta dojë të dytin, ose ndryshe do të bashkohet me të parin dhe do të sodisë tjetrin, domethënë në veprimet e tij do të sillet, do të shfaqet si një shërbëtor i vërtetë për njërin prej tyre dhe e përçmon ose e ul tjetrin.”
Dy gjëra të kundërta nuk mund të bëhen së bashku.
2.
Nëse te Bibla realiteti kishte të bënte me realitetin religjioz (do t’i shërbesh parasë apo Perëndisë), ky varg (a verset) zbret edhe në realitetin e përditshëm:
Athua, a janë njerëzit të lirë?
Realiteti (si dje si sot) a nuk na vë para alternativës: çka të zgjedhim?
Urrejtja dhe dashuria, si raporte paralele, si lokucione a fraza sintagmatike të krahasimit; merren në kuptimin e prioriteteve jetësore a shoqërore, në daç edhe kombëtare a politike... deri te ato integruese a jo integruese.
Kujt do t’ia besosh veten (pasurinë, shpirtin)?
Në një variant të përkthimeve biblike, në vend të fjalës “Hyji e pasuria”, përkthehet: Perëndia a Mamona.
3.
Përnjëmend, a ka nevojë FEJA (jo Hyji) për para? Mbasi aq shumë para kërkohen nga besimtarët dhe shteti...
Paraja dhe Pasuria, ja dy protagonistë të përgjakshëm shekspirianë edhe të kohës sonë. A ka pelegrinazh pa para?
Apo haxhillëk pa para?
Këta Dy Protagonistë (Feja dhe Paraja), a thua, a na janë bërë dhe të vetmit që na sundojnë, a thua na qenkan qëllim i jetës sonë? Dhe tash, ja Kryeprotagonisti ynë i dashur – Liria!
*****************
Zêmra vdes pa ândrrën e vet.
Mandej ai vênd bâhet i madh sa ândrra,
bâhet Vênd i Ândrrave të Mëdha.
Vjen natëdita që e lype, e të ban Heroin e Saj.
E të ban Ândërrimtarin ma Të Vetmuem në botë.

NJERIU I MBYLLUR NË KUTI
(Çast lirik)
Përse e mbyll veten me aq kujdes
Sikur t’i mbyllësh dyert e shtëpisë nga hajdutët e thashethemexhinjtë?
Lëre derën hapur. Le të marrë frymë jeta.
Aty diku tash e kyç dhe artin tënd.
Qenka Arti i Fshehur. Ku asgjë nuk duket.
E nga aty askush nuk çka të rrëmbejë as të të largojë.
E pastaj, e mbyll veten tënde tek të tjerët,
Mbyllja më e çuditshme në rruzullim: merr formën që dëshiron,
Format më të çrregullta, deri te forma më harmonike e kozmosit.
Nuk paska të ardhme. Nuk paska të kaluar.
Qenka vetëm e tashmja!
Mandej e sheh: je vetëm një kuti boshe. E konsumuar.
Si njeriu që nuk e do veten, dhe tërë jetën thërret perënditë shpirtbuta.
Për ta çliruar vetveten nga ajo kuti,
Sikur do ta çlirosh njerëzimin e mbyllur te kjo planetë.
Të hedhur në këtë planetë-kuti.
E kujt dëshiron t’ia dhurosh këtë kuti?

SOLILOK PËR FLUTURIMIN E ZOGUT
(Tregim me pak fjalë)
Kësaj radhe Boborima mahnitshëm filloi të fliste për zogjtë. Ishim ulur në pragun e shtëpisë dhe kundronim lindjen e diellit.
1.
Ajo: zogjtë fluturojnë lehtë, zbukurojnë hapësirën. Cicërojnë dhe i japin harmoni muzikore hapësirës qiellore. Prej zogjve nuk ka sherr, kanë butësi...
Unë: Mua më pëlqejnë pëllumbat.
Ajo: Pëllumbat nuk më pëlqejnë, se, kur zënë e fluturojnë, fluturojnë duke i rrahur rrëmbyeshëm flatrat. E kjo më tremb. Kjo më trishton. Më trishton si fluturimi i aeroplanëve gjatë luftës.
Unë: Por pëllumbat janë simbol i paqes, kanë bardhësi paqeje...
Ajo: I kam mërzi pëllumbat, se gjithçka përreth shtëpisë po ma glasojnë...
Unë (ngapak i frymëzuar për ta çuar më tej bashkëbisedimin): Po thua që paqja nuk qenka gjë e mirë?
Ajo: Pse, a nuk po lëshojnë glasa mbi qiellin e pastër të paqes njerëzit?
2.
Boborima heshti për një çast. Ishte heshtje nga dashuria. Më mësoi edhe mua të heshtja. Bashkësi e heshtjes në dashuri. Ajo nuk dëshironte ta braktiste këtë komunikim pa fjalë, për zogjtë. Ishte një të folur i heshtjes, ndërsa përsëri një plim zogjsh fluturoi mbi pemën e oborrit të shtëpisë. Dielli tashmë kishte nxjerrë syrin e vet. Dielli u ngrit në pëllëmbë mbi majën e bjeshkës. Në atë bjeshkë qemë strehuar gjatë luftës.
Ajo fliste si në ëndërrim:
Zogjtë të bukur ishin edhe në luftë. Kur ëndërroja, shihja zogun në mëngjes. Nuk e dija në ishte zogu i ëndrrës apo zogu i mëngjesit. E niste cicërimën para agimit. Lajmëronte agimin. Kur kishte trishtim, ai lëshonte një cicërimë paralajmëruese trishtimi. Por asnjëherë nuk mungonte ta niste cicërimin dhe fluturimin në agullim.
Unë (përsëri, gati sa nuk e prisha këtë romantikë mëngjesi): Zogu fluturon, kurse njerëzit jo.
Ajo: Jo, nuk është ashtu. Dikush e ka thënë: se nuk ka nevojë ta pyesim zogun si po fluturon? Ai thjesht, fluturon. Edhe njerëzit, thjesht, jetojnë, ecin, fluturojnë në jetë.
Unë: Ndodh që zogu e ka krahun e thyer e nuk mund të fluturojë. Ndodh që njeriu është i sëmurë, apo pa shpresa, bën një jetë pa shpresa.
Ajo: Ndodh, por nuk i mungon përpjekja për të fluturuar. Si e ka sekretin e shërimit në gjirin e natyrës, ajrit,, pyllit, pemëve, luleve dhe barit.
Unë: nuk e di spe, më pëlqejnë edhe zogjtë në kafaz.
Ajo: Zogjtë nuk kanë nevojë për dritare, prandaj atyre nuk iu duhet kafazi. Nuk pranojnë të hyjnë aty. Por, kur e thërret për t’i dhënë mel, ai vjen, çukit dhe fluturon i gëzuar,. Në shenjë falënderimi.
Njeriu nuk e ëndërron fluturimin, sepse ëndërron kafazin.
Prapë erdhi heshtja për të na thënë se në këso çastesh nuk duhet folur shumë...
U futëm në heshtjen e shenjtë.
3.
Boborima tashmë kishte kaluar në dehjen e saj të plotë. Fëmijët nisën të bëjnë zhurmë në shtëpi.
Ajo fliste si në një vegim:
Zogu është edhe edukues i mirë. Fëmijët, ndodh ta gjuajnë me gur. Por kur fëmija mëson të këndojë,atëherë ai nuk e gjuan më zogun që fluturon. Ose kur fëmija mëson që ta pikturojë zogun, ngjyrat e flatrave, qiellin, drurin, lulet, atëherë ai nuk e gjuan më. Gurin e ul në tokë.
Shpesh na pëlqen që, kur thellohemi në vegime a ëndërrime, në reflektime a përjetime dehëse, vizionin tonë të lartësua e përndritës, ta krahasojmë më zogun. Zogu bëhet engjëll. Thuhet se e paskemi parë një engjëll, e në të vërtetë është zogu në formën e një vizioni shkëlqimtar.
(Kjo ma kujtoi, kur më se njëherë në jetë, qesh plandosur përtokë. Jepesha mbas pijes a udhëtimeve pa fre... E ajo mandej, sikur të=a dinte se çka po ziente brenda meje, fliste si në një solilok modern spiritual):
I ke lexuar poetët se si shkruajnë për zogun feniks?
Të ndodh që të kesh jetë pa shpresa. Të ndodh që të kesh një jetë me shpresa krahëthyera, si të zogut. Por zogu është aty,. Është ai feniksi që zgjohet brenda teje, për të mos u dorëzuar, për të mos u thyer. Ti tashmë, i thyer, i ndarë e i bërë copë-copë, me të krisura në shpirtin e në zemër, i përkulur e i nënshtruar, në gjunjë nuk mund të ngrihesh, përnjëherësh nuk pajtohesh me gjendjen e tillë. Diçka është zgjuar brenda teje. Zgjohet ai zogu feniks për të mos u përkulur e mposhtur nga e keqja. ke krijuar besim, mbështetje, si te I Plotfuqishmi. E pra, fluturimin e zogut e zogut e bëka besimi.
4.
Ata ishin mësuar të ecnin bashkë. Të fluturonin bashkë. Në të vërtetë, kur ishin të vetmuar, u dukej sikur ishin vetëm me një krah. E me një krah nuk fluturohej.

Prend BUZHALA:
DERI NË FLETËN E FUNDIT
(Çast lirik)
O Amë e Gjuhëkrijimit, o Atë që krijon fjalëshenjtin ligjërim,
Ç’po të ndodh: nga fjalët e gjuhës na pështyjnë e na shajnë.
O Amë e Atdhebërjes, Ti je ajo qenie që në këmbë e rimëkëmbje
i mësove të ngrihen Të Parët e Atdheut, u dhe skeptër e hir
e ata si qen në rrugë të gjuajnë.
Ti që u dhurove zjarr në zemra, si u bëre akull në zemër?
Oh, sa shumë shigjeta drejtuan kundër secilit yll
Dhe vetë mbetën pa nënkrejcë, pa plang e pa shtëpi.
Shpirtndezura Amë, Amë shpirtlirie,
Ata që të urrejnë, aq shumë dashkan të jenë si ti!
Shih: kënga e poetit s'ndalet, edhe kur krijuesi s’është mes nesh.
Ata që mbetën pa këngë, nuk gjenden këtu as kur janë të gjallë.
Po harrojnë: njeriu qenka libër që e shfleton koha fletë për fletë,
Qenka Hyji i vetvetes, deri në fletën e fundit.