Wednesday, May 30, 2018

MUSA JOPULLI: SA MËKAT I MADH TË JESH SHQIPTAR


« Sa mëkat i madh të jesh shqiptar
Në fajësi të Gjergj Kastriotit
Mbyteni këta mëkatarë" Sot jam i vërbuar, dhe më asgjë nuk shoh
Kaloni mbi trupin tim që ta mbytni këtë racë të parë
Mbyteni, mbyteni, kur them « mbyteni » lexojnei me zë të lartë
Mbyteni, mbyteni këta mëkatrë, janë të bukur edhe n’gjuhë
Janë tepër të bukur, edhe të tjerët më thanë :
Sa diku tjetër një rini më të bukur nuk e kemi parë
Mbyteni të fitojë e liga ju ngadhnjïmtarë, heronjë të gjallë
Atë që s’e bënë otomani, greku e serbi bëne ju sot
Veshuni në dimia të Turqisë, folni me gjuhë të pushtuesit
Vashave të reja vunu të zezat shamia
Mos ta shijojnë jetën, këtë parajsë të gjallë
Është mëkat të thonë se janë shqpiptare
Ju meshkujtë e gjenit pellazg-ilir, dehuni me çaj e llokume
Në pa mëshirë të nënave dhe motarve tuaja
Kësaj EMNESE që në lindje veq lotin dhe terrin mbajnë kujtim
Shqiptarët janë mëktarë
Ika n’terr sy vërbuar jam, xixa, xixa përvlim
Kalon mbi shpirtin tim, mbyteni këta arbërorë
Këta mëkatrë qe e ndjejnë vetën aq kranar
Këta që flasin shqip, e shqiponjën e kanë në çdo zgjim
Mbyeni sa më parë këtë racë të lindme të parë
Më pas shkoni e lutuni në kulte, n’aromë sulltani mykur n’qorapë
Ju jeni pa mëkate, po i mbytet idetë e filozofinë shqiptare
Ju ju pret bota tjetër me 72 hyjria që do t’i zgjidhni vetë
Cullake, të holla e të trasha, secila më e pashme se tjetra
*
Nuk shoh të shkruaj, flas me shpirtin tuaj
Turku, greku e serbi sot të kanë lërë edhe pa emër
Se ishe dhe mbetesh edhe tutje popull i ndaluar
Për atë je mëkatar, mbytjen e ke shpëtim
Të fitojë e liga, djajë të mveshur me petka otomani
Lutjet i bëjnë me të njejtën gjuhë, heronjë të gjallë
Natën e shëndërrojnë në hajni thua se edhe pasurinë da ta marrin me vete …
Mua nuk më ka mbet asgjë , vetëm se të flas me shpirtin tuaj
30.05.2018

Wednesday, May 23, 2018

POEZI NGA MIMOZA REXHVELAJ


Jam Mimoz ne kater stine...
here me bore....
here me diell.

Jam Mimoz dhe ne pranver...
ku cel ferra
petale me ere.....

Jam Mimoz kur ka re
kur bie shi..
me stuhi....

Jam Mimoz ne dashuri
shpirtin derdh ne poezi....


KISH DASHT ME KENË

Kish' dashtë me kenë ora jote
Të pakten njashtu
Kisha mujt me k'nua
Fatin tan...
E me t'mbrojt prej vedit.
Ka kohë që gjanat janë ngatërru e leshue si lëkurë gjarperi nëpër ferra.
Kish' dashtë me kenë
Ora jote
E me zilen teme me të zgjue
Dashnin e molisur
Nen rrenoja trupicash
Ku mshef kryte.
Por jo...
zhegu asht pervelim
E rrashta nuk ma duron
Harlisjen tane
Nëpër foleta.
Krasitja e filizave kopil ndër degë
Kish' kenë shptim
Por ti je mesue
Me marr malet
Në kërkim shtojzovallesh të rreme,
E mu me kish' mjaftu me kenë
Ora jote në zgjim !

MARRINA BRINA S'KA MBI KRY

Marria brina s'ka mbi kry
Por dhimen n'eshta thon e ni
Deri n'agoni n'zemer , n'bri
Lutu si t'dish e ku tê munesh
Zotit, havas , Birit t'Maris
Po lutu , lutu , pshto prej marris ...
Ne gji je bosh , nje grusht zjarr n'shi
Që nezet a fiket se di ...
Zanin e pikave tek zhariten n'prekje e ni ..
Marria brina s'ka mbi kry
Edhe dreqi ftyren si njiri e ka
Por kyt se di : a vun edhe ai per dashni ?!

TRANS I NDËRMJEMË
E hutuar
Të vështroj
Nuk të njoh,
Diç kuptoj
S’di ku shkoj
Pse nuk shoh,
Bash në zgjim
Hepohet lehtas
Një ëndërr e dlirë,
Mos është makth
A thirrjevajë
Apo mos lajm i mirë?!
Dal përjashta
Shoh një urë
Fund pa fund
Deri kur?
Numëroj në heshtje
Psherëtimat e shiut,
Babëzitjen e etjes
E ngjit përmbi buzë.
Djersë të lagështa
Gërr-gërr nën këmishë
Lozin top e leckë.
Marrëzia e mëndjes
Del në një shteg
E squllur nga djersët.
Unë qesh
Me të madhe qesh
Dhe s’di t’ju bëj bisht
Syve të askujt.
Pas një maske
Arlekinësh Firence
Është vetmia trupore
E kurmit tim
Të gdhendur me daltë
Nga Mikelanxhelo
Dora vetë.
E mjera vetmi
Maiset e tkurret
Gjithë neveri,
Unë e shpotit
Si rigën me shi.

i  aromen shpuese te qelbesitjes se mendimeve....
kohes,ndoshta nga njerzit e rinje qe pretendojne me teori qe dine gjithcka.....
Thjesht sepse te kane pare tek ecje krenare ne rrugen e fatit dhe nuk besojne ne ndricimin e shpirtit.
Ndoshta sepse kane akumuluare mbeturina te mbledhura ne cdo kohe aq sa.... as nje parfume i shtrenjte s,mund te mbuloi  aromen shpuese te qelbesitjes se mendimeve....

Abstraktia e qenies njerzore ku dashuria eshte e barazvleshme me biznesin e rradhes ,ku deshtimi eshte i pranushem si publicitet ,nuk prish pune xhepi te jet plote e per plot me arrogance....
Te demtojne me shume iluzionet dhe permendoret qe ngrjeme ne koke per persona qe nuk meritojne as hapsiren shterp....dhe kur e verteta zhvishet lakuriq te ngjane me me te frikshmin perbindesh...
Vrapon ta veshesh me stil, luksi nuk mund te mbuloi qelbesiren qe djersin....
Te thena dhe te pathena dhe ato qe do te thuhen per ngushellim s,jane as gje vec hipokrizi veshur me mashtrim.
Kacavjerrjet prej majmuni per te kapur shpresen qe ngerrveshet dhe te perqesh me perpjekjet Don Kishoteske per te hypur mbi re...
Ke ngecur?
Eh, ia bere gropen vetes qe kur genjeshtrat i mbulove me genjeshtra aq sa nuk mbajne me..(?)
Nderlikimi i qenies me zinxhire te panevojshem sepse lindem te lire te zhveshur nga ndjesite mizore te botes me nje te qare filloi kuptimi i ekzistences....

E nese kerkon dhe nuk e gjen zhytu brenda ne shpirt , cdo njeri ka te mbjedhur nje lule shprese ne raste kolere...

Jeta vazhdon me qarravitjet dhe ngerveshjet ne fytyrate shume ngjyrshe....
Tani, po zbres ne boten tjeter te mbjedhe nje lule per neser....
te sotmen e shkela gabimisht,kishte mbire vete, ne vend pa vend....pa drite....


Hijes
Nje gjethe terfili
miliona fije bari
vesa rreshqet
mbi trupin e kristalit...
Luajne qepallet
me lotin e mallit.
Kercej vallen e flutures
mes flatrave te zjarrit...
Zemra ia merr kenges
vaji i harrimit...
Zgjidhem pergjerohet
klithma e kujtimit.
Me kot me therret
syte s,i kthej pas....
Te artat pranga i flaka...
Fluturimin
ASKUSH
S,ma ndal.
 lindi loti....
Ne syrin qe kurr s,ka qare....
Buze qe dridhen,
me faj pa faj....
magjia e lotit,
me ndezi zjarr.
me dogji malle.
Dhurata me e bukur,
per jet do e mbaj.







POEZI NGA GRIGOR JOVANI

SHTEGU I DHISE

- Rrëfim, sime bije -
Mamaja jote edhe unë,
një ditë nga këto të Perëndisë,
ngatërruam sytë dhe humbëm mendjen,
u gjendëm bashkë tek Shtegu i Dhisë.
Mua dhe mamanë tënde,
na detyroi halli një ditë:
të ngrohnim pak netët e dimrit,
bashkuam tok përkëdhelitë.
Mamaja jote edhe unë,
ngritëm një Kryq dhe e vumë mbi krye.
Ngaqë s'mësuam asnjë Dhjatë,
bëmë lëmsh ca epshe dashurie.
Mua dhe mamasë tënde,
humbur një ditë tek një shkrep dhije,
na ndodhi Thagma e Perëndisë:
e qara e lume e një fëmije.
Mamasë tënde edhe mua,
Drita e Shenjtë udhën na ndriti.
U bë i dielltë shtegu i një dhije,
nga ardhja jote, Afrodhiti.

GRUAJA IME FLE

Ajo ka kthyer shpinën. Shtrirë tek cepi në shtrat
i bie drita e hënës
dhe ngjan liqen duke fjetur. 
Është kaq e qetë. Por brenda vlon ëndrrat që është duke parë,
si krateri llavën ende të patretur.
Rri e palëvizur. Tragjediane antike në amfiteatret ku u luajtën dikur,
veprat ideale.
Puthjet e paramesnatës i shtrihen si damarët blu nën lëkurë,
duke i zënë gjithë trupin. Metastaza dashurie
të një sëmundjeje fatale.
Sytë e mbyllur i ka gozhduar tek ekrani i heshtur në mur,
ku projektohet një film erotik. Vetëm ajo e shikon,
bardhezi.
I ngjitem vjedhurazi mbi lëkurë. Hap një dritare shprese prej nga del
një fjollë e hollë tymi, ai ajo
që lajmëron shenjtërimin e Papës së ri.

ENGJEJ TEK PASQYRA

Sa herë vije tek unë, harroheshe...
Qëndroje përpara një pasqyre, qarkuar 
nga ëngjëj pendëartë, gati
për të fluturuar.
Shkoje pas tyre...
Hyje në një botë tjetër. Ndeshje njerëz
nga Eposi i Kreshnikëve. Të ngjanin
soji yt, dhe pse
as që i njihje.
S’të ndihnin dot as rapsodët.
Të prisnin rrugën. Të kërkonin radio,
gazeta, hamburger, fotografira. Por ti
kishe kapërcyer botën.
Ku t’i gjeje!
Bëheshin shumë. Mizëri. Mbushnin sheshet,
trotuaret, vareshin nga ballkonet. Ndalonin
të gjitha. Edhe orët. Thaheshin çezmat. Ti
kishe etje.
Gjëndje e jashtëzakonshme.
Anije prej druri merrnin udhën për nga malet
e Jutbinës. Njerëz plot, si tek Varka e Noes.
Direkë nuk kishin. Vetëm flatra. Rapsodët
këndonin këngë majekrahu. Për Mujin
dhe Halilin.
Eposi i tërë, krejt i zbrazur.
Vetëm një kalë i kuq turfullonte në bjeshkë. Rend
akoma. Hidhet mbi qylim nga pasqyra ime. Pa ty
dhe pa ëngjëjt. Je bërë
zanë mali.
S'kaloi një ditë pa të të ëndërruar…

KUAJT



Kuajt lëpijnë
këmbët e plagosura të kalorësve,
atyre që u gjuajnë me shqelma.
Kuajt lëpijnë
duart e përgjakura të kalorësve,
atyre që i rrahin me kamzhikë.
Kuajt hingëllijnë,
kur rrezikohen kalorësit,
pasi janë besnikë.
Se edhe atëhere,
kur kalorësit i shqelmojnë,
edhe atëhere kur i fshikullojnë,
ata janë zotër,
nuk bëjnë kurrë gabim.
Po përse, atëhere,
sytë e mëdhenj të kuajve,
kanë përherë trishtim?

DORESHKRIMET E HOMERIT
Vesha këmishën e djersës tënde.
Ti ndere aromën e jaseminit,
më mbrojte prej diellit.
Sandale fluturuese mbatha puthjet e tua,
trokita portën e qiellit.
U bëra yll.
Netëve ndriçoj dashurinë time.
Që të mos më shqetësojnë bubullimat e reve,
i mbylla veshët me dyll.
Nëpër ranishtet ngjyrë mjaltë të buzëdetit,
ndërsa erërat tundin si direkë gjinjtë e tua,
tërë natën mbetëm.
Në kallamishtet, ku shtruam për të fjetur,
dorëshkrimet e Homerit gjetëm.

NATA DIGJET ETHESH
Nata nuk fle si një grua e qetë.
Vejushet gjejnë ngushëllim tek njëra-tjetra.
Në kopësht trëndafilat hapin gonxhe dhe fletë.
Pemët rriten disa centimetra.
Brumbulli nga dhimbja flatrat çel.
Breshka balerinë vallzon në oborre.
Somnabulët zogj drejtpeshojnë mbi një tel,
me rrezikun për dore.
Digjen kopshtet ethesh, si dashnorë të marrë.
Hëna shuan epshet thellë në lumë.
Marrin flakë zëmbakët si pishtarë.
Shpirt im i djegur, që s’ke gjumë...

SEGMENTI BOSH
Tani që hëna u lodh dhe u tërhoq e zhgënjyer,
tani që nata u rrëzua në humbëtirën e ditës së re,
tani që dielli vonon që të shfaqet, 
duke të bërë që të vuash,
tani po,
në segmentin bosh midis natës dhe ditës,
mund të qash sa të duash.

VIZITORE NGA MALI
Do të zbresin nga mali përsëri shtazët e egra,
për të më prishur qetësinë e bardhë të klinikës.
Një turmë e pafytyrë. Të heshtur krejt.
Të palarë këtu e kaq muaj.
Unë, duke mos patur fshehnajë tjetër të gjej,
do të çmendem: “O zot! Çdo prej meje,
kjo lukuni kaq e huaj?!”
Do të mbajnë në duar pjatanca me mishin e tyre,
për të m'i vendosur aty, mbi komodinë.
Pastaj do të ikin, të papenguar dhe të heshtur si retë,
përtej kufinjve të frikës.
Unë atëhere, frikë tjetër të çmendur do ndjej:
“Si më lanë vetëm dhe u fshehën, o zot,
pacientët e tjerë të klinikës?!”

PERMBYTJE
Ndodhi një tronditje e madhe
brenda meje. Në asnjë stacion sizmologjik,
shënjat nuk mbërritën.
Vargje të thërrmuara dolën në sipërfaqen
e trurit. Puset e muzës që kisha brenda vetes,
u përmbytën.
Dallgët e detit të brendshëm shpërthyen
jashtë. Pulëbardhat u trembën dhe nuk e di,
se nga ikën.
Kushedi, në cilën botë të errët e nxorri llava
shpirtin tim! Vetëm për vetëm
me frikën.

NGANJEHERE
Zemra ime nuk bën pushim asnjëherë,
punon dhe punon si robot, vazhdimisht.
Bën transplasion gjaku nganjëherë,
kur gozhdohet nga dashuritë, si Krisht.



Prend BUZHALA: SHQIPTARËT: POPULL ANTIK, POPULL BIBLIK DHE KOMB MODERN


Të rrallë janë popujt që kanë privilegjin botëror të quhen popull antik dhe popull biblik
1.
Shqiptarët janë quajtur POPULL ANTIK nga shumë shkrime, dijetarë etj, sepse ilirët kanë pasur mitologjinë e tyre antike e trashëgiminë e tyre shpirtërore e materiale (që e trashëgojmë edhe sot) dhe këtë privilegj e gëzojnë pak popuj.
2.
shqiptarët janë quajtur POPULL BIBLIK, sepse këtë privilegj e kanë ilirët që përmenden në Librin e Shenjtë, në Bibël, (si e përmend Shën Pali, po edhe pjesë të tjera të Biblës dhe ashtu si na kanë quajtur jo pak dijetarë e dëshmi ndër shekuj e mileniume)... Është privilegj i rrallë botëror që një popull të jetë i përmendur dhe i shënuar në Librin e Shenjtë...
3.
Kemi traditën tonë mijëravjeçare ilire-arbërore-shqiptare dhe IDENTITETIN TONË EVROPIAN me tri shtylla: 1. botën antike greko-romake (si sistem i atëhershëm botëror, e ku hyjnë ilirët, ndër të rrallët popuj), 2, me krishterimin (si traditë evropiane) dhe 3, me Epokën Moderne që zë fill nga Renesanca e këndej)... Prandaj sot jemi KOMB MODERN EVROPIAN... Në këto tri shtylla e ka hisen e vet dhe kombi ynë, pa marrë parasysh besimet.
4.
Civilizimet e huaja, që erdhën nga Orienti, u përpoqën të zhdukin çdo gjurmë të identitetit tonë... Por ilirët-arbërorët-shqiptarët, për KËTA DYMIJË VJET jo vetëm që nuk e kanë zhdukë atë etnogjenezë IDENTITARE, por e kanë kultivuar, e kanë ruajtur, kanë shkruar për të ...

A MUND T’U SHËRBESH DY ZOTËRINJVE
(Çast eseistik)
A mund t’u shërbesh dy zotërinjve?
A mund t’i shërbesh Perëndimit dhe Lindjes (Oksidentit dhe Orientit) njëkohësisht?
A mund t’u shërbesh dy zotërinjve, shtron pyetjen një verset biblik (Mateu në Bibël: 6,24)«Askush nuk mund t’iu shërbejë dy zotërinjve, sepse: ja do ta urrejë njërin e tjetrin do ta dojë, ja do t’i mbështetet njërit e tjetrit do t’i kthejë shpinën. Nuk mund t’i shërbeni Hyjit dhe pasurisë.” Janë dy forma “shërbimi” të papajtueshme: ti do ta urresh perëndinë në shpirt (e jo me fjalë), nëse e do shpirtërisht paranë... dhe anasjelltas.
1.
Në këtë rast: interesat dhe urdhrat e DY POLITIKAVE, KONTINENTEVE, CIVILIZIMEVE (qoftë edhe religjioneve) janë drejtpërdrejt në kundërshtim me njëri-tjetrin; në planin universal (religio - hyjnorja) dhe paraja (tokësorja) janë në kundërshtim! Jezusi, kur deshi ta ndajë religjionin nga shoqëria a shteti, thoshte: Jepja Cezarit çka i takon Cezarit, jepja Qiellit (Hyjit) çka i takon qiellit (lutjen e kërkesat qiellore, përkushtimin ndaj hyjnisë, njerëzimit, dashurisë ndaj njeriut e jo ndaj pasurisë etj etj).
Nuk u ndaka zemra “në mënyrë të barabartë” midis Tokës e Qiellit!
Në rrafshin e përtashëm historik: as “në mënyrë të barabartë” midis kërkesave nga Perëndimi e atyre nga Lindja.
Perëndimi e ka postulatin e vet: zbatimin e LIRIVE DHE TË DREJTAVE NJERËZORE (ndaj religjioneve, civilizimeve). Prandaj, edhe e Jezusit mund të lexohet “si kompromis” midis qiellit e tokës (laicizmi e religjiozja), edhe kjo e civilizimit evropian për Liritë e të Drejtat Njerëzore, po ashtu, mund të lexohet “si kompromis” për respekt ndaj vlerave religjioze e civilizuese nga jashtë.
Por a pranohet kjo në Orient?
A pranohen Liritë e të Drejtat Njerëzore? A ka kompromis këtu?
A do të detyrohemi (si gjatë historisë) të “dublohemi”: një emër tjetër për publikun e një tjetër për atë që duam të jemi (krishterimi e laramanizmi, për shkak të islamizimit të popullsisë nën trysninë perandorake otomane)?
Prandaj, në komentarë të tillë thuhet: “do ta urrejë njërin ose të parin dhe do ta dojë të dytin, ose ndryshe do të bashkohet me të parin dhe do të sodisë tjetrin, domethënë në veprimet e tij do të sillet, do të shfaqet si një shërbëtor i vërtetë për njërin prej tyre dhe e përçmon ose e ul tjetrin.”
Dy gjëra të kundërta nuk mund të bëhen së bashku.
2.
Nëse te Bibla realiteti kishte të bënte me realitetin religjioz (do t’i shërbesh parasë apo Perëndisë), ky varg (a verset) zbret edhe në realitetin e përditshëm:
Athua, a janë njerëzit të lirë?
Realiteti (si dje si sot) a nuk na vë para alternativës: çka të zgjedhim?
Urrejtja dhe dashuria, si raporte paralele, si lokucione a fraza sintagmatike të krahasimit; merren në kuptimin e prioriteteve jetësore a shoqërore, në daç edhe kombëtare a politike... deri te ato integruese a jo integruese.
Kujt do t’ia besosh veten (pasurinë, shpirtin)?
Në një variant të përkthimeve biblike, në vend të fjalës “Hyji e pasuria”, përkthehet: Perëndia a Mamona.
3.
Përnjëmend, a ka nevojë FEJA (jo Hyji) për para? Mbasi aq shumë para kërkohen nga besimtarët dhe shteti...
Paraja dhe Pasuria, ja dy protagonistë të përgjakshëm shekspirianë edhe të kohës sonë. A ka pelegrinazh pa para?
Apo haxhillëk pa para?
Këta Dy Protagonistë (Feja dhe Paraja), a thua, a na janë bërë dhe të vetmit që na sundojnë, a thua na qenkan qëllim i jetës sonë? Dhe tash, ja Kryeprotagonisti ynë i dashur – Liria!
*****************
Zêmra vdes pa ândrrën e vet.
Mandej ai vênd bâhet i madh sa ândrra,
bâhet Vênd i Ândrrave të Mëdha.
Vjen natëdita që e lype, e të ban Heroin e Saj.
E të ban Ândërrimtarin ma Të Vetmuem në botë.

NJERIU I MBYLLUR NË KUTI
(Çast lirik)
Përse e mbyll veten me aq kujdes
Sikur t’i mbyllësh dyert e shtëpisë nga hajdutët e thashethemexhinjtë?
Lëre derën hapur. Le të marrë frymë jeta.
Aty diku tash e kyç dhe artin tënd.
Qenka Arti i Fshehur. Ku asgjë nuk duket.
E nga aty askush nuk çka të rrëmbejë as të të largojë.
E pastaj, e mbyll veten tënde tek të tjerët,
Mbyllja më e çuditshme në rruzullim: merr formën që dëshiron,
Format më të çrregullta, deri te forma më harmonike e kozmosit.
Nuk paska të ardhme. Nuk paska të kaluar.
Qenka vetëm e tashmja!
Mandej e sheh: je vetëm një kuti boshe. E konsumuar.
Si njeriu që nuk e do veten, dhe tërë jetën thërret perënditë shpirtbuta.
Për ta çliruar vetveten nga ajo kuti,
Sikur do ta çlirosh njerëzimin e mbyllur te kjo planetë.
Të hedhur në këtë planetë-kuti.
E kujt dëshiron t’ia dhurosh këtë kuti?

SOLILOK PËR FLUTURIMIN E ZOGUT
(Tregim me pak fjalë)
Kësaj radhe Boborima mahnitshëm filloi të fliste për zogjtë. Ishim ulur në pragun e shtëpisë dhe kundronim lindjen e diellit.
1.
Ajo: zogjtë fluturojnë lehtë, zbukurojnë hapësirën. Cicërojnë dhe i japin harmoni muzikore hapësirës qiellore. Prej zogjve nuk ka sherr, kanë butësi...
Unë: Mua më pëlqejnë pëllumbat.
Ajo: Pëllumbat nuk më pëlqejnë, se, kur zënë e fluturojnë, fluturojnë duke i rrahur rrëmbyeshëm flatrat. E kjo më tremb. Kjo më trishton. Më trishton si fluturimi i aeroplanëve gjatë luftës.
Unë: Por pëllumbat janë simbol i paqes, kanë bardhësi paqeje...
Ajo: I kam mërzi pëllumbat, se gjithçka përreth shtëpisë po ma glasojnë...
Unë (ngapak i frymëzuar për ta çuar më tej bashkëbisedimin): Po thua që paqja nuk qenka gjë e mirë?
Ajo: Pse, a nuk po lëshojnë glasa mbi qiellin e pastër të paqes njerëzit?
2.
Boborima heshti për një çast. Ishte heshtje nga dashuria. Më mësoi edhe mua të heshtja. Bashkësi e heshtjes në dashuri. Ajo nuk dëshironte ta braktiste këtë komunikim pa fjalë, për zogjtë. Ishte një të folur i heshtjes, ndërsa përsëri një plim zogjsh fluturoi mbi pemën e oborrit të shtëpisë. Dielli tashmë kishte nxjerrë syrin e vet. Dielli u ngrit në pëllëmbë mbi majën e bjeshkës. Në atë bjeshkë qemë strehuar gjatë luftës.
Ajo fliste si në ëndërrim:
Zogjtë të bukur ishin edhe në luftë. Kur ëndërroja, shihja zogun në mëngjes. Nuk e dija në ishte zogu i ëndrrës apo zogu i mëngjesit. E niste cicërimën para agimit. Lajmëronte agimin. Kur kishte trishtim, ai lëshonte një cicërimë paralajmëruese trishtimi. Por asnjëherë nuk mungonte ta niste cicërimin dhe fluturimin në agullim.
Unë (përsëri, gati sa nuk e prisha këtë romantikë mëngjesi): Zogu fluturon, kurse njerëzit jo.
Ajo: Jo, nuk është ashtu. Dikush e ka thënë: se nuk ka nevojë ta pyesim zogun si po fluturon? Ai thjesht, fluturon. Edhe njerëzit, thjesht, jetojnë, ecin, fluturojnë në jetë.
Unë: Ndodh që zogu e ka krahun e thyer e nuk mund të fluturojë. Ndodh që njeriu është i sëmurë, apo pa shpresa, bën një jetë pa shpresa.
Ajo: Ndodh, por nuk i mungon përpjekja për të fluturuar. Si e ka sekretin e shërimit në gjirin e natyrës, ajrit,, pyllit, pemëve, luleve dhe barit.
Unë: nuk e di spe, më pëlqejnë edhe zogjtë në kafaz.
Ajo: Zogjtë nuk kanë nevojë për dritare, prandaj atyre nuk iu duhet kafazi. Nuk pranojnë të hyjnë aty. Por, kur e thërret për t’i dhënë mel, ai vjen, çukit dhe fluturon i gëzuar,. Në shenjë falënderimi.
Njeriu nuk e ëndërron fluturimin, sepse ëndërron kafazin.
Prapë erdhi heshtja për të na thënë se në këso çastesh nuk duhet folur shumë...
U futëm në heshtjen e shenjtë.
3.
Boborima tashmë kishte kaluar në dehjen e saj të plotë. Fëmijët nisën të bëjnë zhurmë në shtëpi.
Ajo fliste si në një vegim:
Zogu është edhe edukues i mirë. Fëmijët, ndodh ta gjuajnë me gur. Por kur fëmija mëson të këndojë,atëherë ai nuk e gjuan më zogun që fluturon. Ose kur fëmija mëson që ta pikturojë zogun, ngjyrat e flatrave, qiellin, drurin, lulet, atëherë ai nuk e gjuan më. Gurin e ul në tokë.
Shpesh na pëlqen që, kur thellohemi në vegime a ëndërrime, në reflektime a përjetime dehëse, vizionin tonë të lartësua e përndritës, ta krahasojmë më zogun. Zogu bëhet engjëll. Thuhet se e paskemi parë një engjëll, e në të vërtetë është zogu në formën e një vizioni shkëlqimtar.
(Kjo ma kujtoi, kur më se njëherë në jetë, qesh plandosur përtokë. Jepesha mbas pijes a udhëtimeve pa fre... E ajo mandej, sikur të=a dinte se çka po ziente brenda meje, fliste si në një solilok modern spiritual):
I ke lexuar poetët se si shkruajnë për zogun feniks?
Të ndodh që të kesh jetë pa shpresa. Të ndodh që të kesh një jetë me shpresa krahëthyera, si të zogut. Por zogu është aty,. Është ai feniksi që zgjohet brenda teje, për të mos u dorëzuar, për të mos u thyer. Ti tashmë, i thyer, i ndarë e i bërë copë-copë, me të krisura në shpirtin e në zemër, i përkulur e i nënshtruar, në gjunjë nuk mund të ngrihesh, përnjëherësh nuk pajtohesh me gjendjen e tillë. Diçka është zgjuar brenda teje. Zgjohet ai zogu feniks për të mos u përkulur e mposhtur nga e keqja. ke krijuar besim, mbështetje, si te I Plotfuqishmi. E pra, fluturimin e zogut e zogut e bëka besimi.
4.
Ata ishin mësuar të ecnin bashkë. Të fluturonin bashkë. Në të vërtetë, kur ishin të vetmuar, u dukej sikur ishin vetëm me një krah. E me një krah nuk fluturohej.

Prend BUZHALA:
DERI NË FLETËN E FUNDIT
(Çast lirik)
O Amë e Gjuhëkrijimit, o Atë që krijon fjalëshenjtin ligjërim,
Ç’po të ndodh: nga fjalët e gjuhës na pështyjnë e na shajnë.
O Amë e Atdhebërjes, Ti je ajo qenie që në këmbë e rimëkëmbje
i mësove të ngrihen Të Parët e Atdheut, u dhe skeptër e hir
e ata si qen në rrugë të gjuajnë.
Ti që u dhurove zjarr në zemra, si u bëre akull në zemër?
Oh, sa shumë shigjeta drejtuan kundër secilit yll
Dhe vetë mbetën pa nënkrejcë, pa plang e pa shtëpi.
Shpirtndezura Amë, Amë shpirtlirie,
Ata që të urrejnë, aq shumë dashkan të jenë si ti!
Shih: kënga e poetit s'ndalet, edhe kur krijuesi s’është mes nesh.
Ata që mbetën pa këngë, nuk gjenden këtu as kur janë të gjallë.
Po harrojnë: njeriu qenka libër që e shfleton koha fletë për fletë,
Qenka Hyji i vetvetes, deri në fletën e fundit.


CIKËL POETIK NGA Kasam ShAQIRVELA


hkëputur nga libri me titull: “ UdhËS SË DIELLIT “ ,
(b a l a d ë)
Lugjeve të verdha të vendit tim shkëmbor
Korrierët i bartin me vete kujtimet e mbetura
Nëpër strajca kohësh përplot me tufane
Arnuar me copëza jete e fije shprese
Nga njëri cep tek tjetri cepi ata i shpijnë
Sinorit të kësaj toke të lashtë, tokës së premtuar
Nga Iliria e Poshtme nëpër Ilirinë e Epërme
Historitë e copëzuara shndrisin si meteorë
Merimangat endin pajën e nusërisë
Arkivave të metropoleve botërore
I presin dhëndurët në Kalë të Bardhë
Tu heqin vellon Shkrimeve Biblike
Zjarri rri ndezur në vatrën e moçme
Ma ruajnë pandërprerë Vestalet e Shenjta
Nuk e lënë të fiket as nga lotët e mallit
Dodona, Kabiret, Samotraka, Eulefsina
Fatthënat t’ngujuara ndër vite, plaka Pitia
Lexojnë fatin e njerëzimit në brenga
Busullat orientuese të anijes së Nojes
Detit të shpresës notojnë drejt poleve
Etja shuhet vetëm ndër Kroje të Arta
Ku vastakë akulli të shpojnë në sy
E Baladat e Drinit vijnë si margaritarë
Dhe Dimri i Madh thyhet nga Prrilli i Kuq
Me kohën nebulozat mjegullojnë kujtesën
Edhe myku e mykllon trurin e fjetur
Edhe pse koka po kallet n’mendime
E pret zemrën që ta zgjojë para Agimit
Dhe shpirti të lirohet nga vesi i vazalit
Sepse, ai vetëm i lirë e bën zemrën të dlirë
Nipat që rriten me të bëmat e Pirros
E pyesin gjyshin për trojet e stërgjyshit
Vallë, ku priten shikimet Pellazgjike?
Atje larg, matanë shtyllave të Herkulit!
Për Mollën e Artë në Kopështin e Hesperideve
Pyetne Atlasin majave të Malit!
Mbesat në prehrin e Gjyshes, Nënë Madhet
Shtëllungën e përrallave e tjerrin hollë
Shpellave të Liqenit Kaspip, atje n’Albani
Argonautët nisen me Argon drejt Kolkidës
Ah, Eros shigjetari ç’i bëri Medeas?!
Ia shpoi zemrën dashuria për Jazonin
Nuk e shëroi dot as Hekata hyjneshë
Sepse nga leshi i Bashkës së Artë
Tirret peri për endjet e Penelopës
E që lidhë gërshetat e Teutës Ilire
Në ditën e Gërshanisë me Dhimitër Farin
Krushqia qe e pafat zhbiroi anijet Liburne
Zemërimi i Hyjnive i fundosi me Atlantidën
Brenda Oqeanit Atlantik në pakthim
Dhe tani, Legjendat bashkë me Mitet
Druajnë për një tjetër Dimër të Madh
Prrillit le t’ia zë vendin Marsi i Hershëm
Ai që e çel pranverën,këtë stinë të bilbilit
Këtij këngëtari të ëndrrave të vrara
Që brenda në kafaz i është shterur zëri
Në pritje të gjatë shekujve në kalim
Dikush për t’ia hapur derën e madhe
Që të fluturojë i lirë ndër ograja
Dhe prapë të këndojë mbi ferrë
Njashtu siç këndonte edhe atëherë
Së bashkë me erën e luleve të para
Fati i buzqeshur të më trokasë n’derë
Dimrin e Madh që po zgjatet si shumë
Papritur e ngecur të ma bëjë pranverë!
T’mundë t’i lavrojë tokat e jetës sime
T’i mbjellë e t’i mushë me farëzime
Arat e Atit tim që m’i la Kadem
Në vjeshtë t’i mbledhë ato prodhime
Mbushur hambarët me i lënë përplot
Që fëmija në djep mos të qajë me lot
Edhe unë breznive këtij ylberi t’pasosur
Tua lë trashëgim Dem Baba Dem
Ashtu si m’i la dhe mua Ati jem!
Këtë zjarr të vjetër ta ruajnë përherë
Mos ta lënë tu fiket as dimër as verë!
Zjarri i asaj ëndrre për bashkim kombëtar
Të mbetet i pashuar për brezat mbarë.
NDODHhEMI NË URË
Unë edhe ty një fat e kemi
Degëve të ndryshme u derdhëm
Rrugëtimi na solli deri këtu
Tek lumi Ballkan, vërshuesi
Tani ndodhemi në mes të urës
Të hollë si qimja e flokut
Të mprehtë si shpata e xhelatit
Cilit breg t’i qasemi nuk e di?
Të rrethuar nga zjarri jemi
Po t’i afrohemi na djeg, na bën hi
Të largohemi mundësinë s’e kemi
Një zgjidhje ka, ta gjejmë na duhet!
Zjarri që përpinë sa më parë të shuhet.
ZBRES E NGjITEM ShKALlVE
Shkallve të zemrës unë do të zbresë
Dhe t’i futem shpirtit thellë,përbrenda
Dashuria zjarrin le të ma ndezë
Atë çka e thot zemra le ta bëjë mendja
Shkallëve të zemrës sërish do tu ngjitem
Valën e shpirtit në vlim për ta parë
Nga forcë e dashurisë n’këmbë do t’ngritem
Nga ai zjarr i dashurisë së parë.

ZEMËRBARDhËT
Sa herë i futem luftës
Që të tjerët e shkaktojnë
Nuk e marr për zemre
S’trembem kurnjëherë
Pasojat për njerëzimin
Ata vetë le ti kujtojnë
Unë veç mundohem
Dimrin ta bëjë verë!
Kur plagosem
Nuk merakosem
Se s‘plandosem
Por çelnikosem!
Edhe kur fyhem
Nuk thyhem
Se nuk shkrihem
E as për toke shtrihem
Më i fortë ngrihem!
Kur pengohem
Që t’ndalohem
Nuk rrëzohem
E as pendohem
Por gëzohem
Se më forcohem!
Me plot moral
Dal vetë në mal
Me zemër t’bardhë
Për t’ardhmen time
Që ka me ardhë
Ajo nuk vonon
Për atë që punon
Po edhe nëse vonon
S’ka çare pa ardhë
Një ditë domosdo
Se Atdheu i do
Të gjallë a hero
Ata njerëz që kanë
Zemër të bardhë
Dhe digjen si qiri
Për brezat e tyre
Që kanë me ardhë
Me Plis të Bardhë.

SUMBLlAT S’DUANË ILIK
E kam lala ni xhamadan
Pesë sumblla sedefi aj mi ka
S’i mbërthej dot si n’mintan
Hapun krahve veç e mba
Gjezdisem lirshëm napër vatan
Shpi më shpi e jaran m’jaran
Tuj pi raki tuj djeg duhan
As pes pare nuk kam me dhan
Edhe kunglli nuk shkon mbi uj
Asht i rand e bije n’fund
S’e mba vendi adetin e huj
Nana veç fmijt e vet i përkund
Ktu tek ne asht tollovit puna
Njerëz me die edhe pa die
Do me brekë e do me guna
Sumbllat s’duen n’ilik me hie
Xhamadanin hapur nëpër furtunë
Trupit brijt kan për me ju thye
Nuk po t’pyet a ke mbarue punë
Po kah fryn era gunën me e kthye
Pra ni trup me brij të thyme
S’asht ni trup ma qi premton
Përveç shtratit në lëngime
Ai veç zhagitet e nuk gracon.

ShPIRT I VUAJTUR
Jam një shpirt i vuajtur shumë
Që shkon e ecë hiç pa pushuar
T’i kapë ngjarjet që rrjedhin lumë
N’det të huaj mos me m’shkuar
Jam një shpirt që ende vuaj
Dhe nuk gjej kund shpëtim
As kur shkoj n’vend të huaj
Dhe as kur jam n’vendin tim
Shpirti im më është lënduar
Vragë të thella m’i kanë qitur
Zaptuesit e huej e kanë munduar
Vezirët e vet e kanë shitur
Edhe pse shpirti më është trazuar
Por sërish i shkretë m’ka mbetur
Në dhe të huaj duke mërguar
Larg vendlindjes duke u tretur
Si lejlek duke shtektuar
Pus më pus e gjol më gjol
Etjen shekujve për t’ua shuar
Etjen e shpirtit të vuajtur boll.
O perëndi,po t’lutem shumë!
Çfarë mallkimi n’shpirt m’ka ra
Vuajtjen time të gjatë lumë
Detit të qetë dua për t’ia pa.

MOS U NIS ME FJALËT E HUAJA
Në këtë kohë të pakohë
Heshtja është për faqe të bardhë
Matë mirë pastaj shkurto!
S’e di kohën si ka për të ardhë?
I bëj vetes njëfar favor
Derdh me kofë e mbidh me dorë
Hec e nxir t’i tash hesapin
Çka për darën, çka për kasapin?!
Ti kur flet me zërin tënd
A e dëgjon zemrën çka po t’thot?
Apo veç rri ulur në një kënd
Dhe përsërit fjalët si idiot
Shihe veten more abdall
Me katër gojë s’ke për të ngrënë
Ke një rol vetëm si papagall
Ata që ta dhanë gjat s’do ta lënë.

SADBERE GAGICA SPAHIJA: DY POEZI

TË PRES
Nëpër fluska të shiut
Pa ombrellë mbi kokë
Të m’i ledhatosh flokët
E fjalës të lagura deri në rrënjē
Aty ku e lash vargun pa rimë
Të pres nëpër shi
Me një tufë ëndrrash
E një tregim të ri
Të pres.

MEDITIM
Mjegulla ka rënë mbi qytet
E mbi qerpikët e mi të lodhur
Era m'i përkund si fëmijë në djep
Shpirti është bërë si fanar deti
Me muzën e përgjumur
Më vjen rrallë e vonë nëpër vargje
Udhët e vuajtjeve zog nëpër qiell
Kumtin e hidhur të stinëve ia rrëfej
Në këtë kaptinë jete libër i pafund
Portreti im mes dallgësh hepohet
Tunel pa dritë asgjë në horizont
Këndej baladë kujtimesh lotët lumë
Ujis kopshtin e nostalgjisë njerëz pak
Nëpër fjalët e mia rrudhat kjo stinë
Trëndafil gati i vyshkur dhembje
Natën rri zgjuar ditën vras vetminë
Fillim e fund shi nëpër korridore harrimesh
Mes këtij ishullli përmbytur është koha
Zot
Më shpie atje ku belbëzova një herë
T'i përqafoj udhët e lindjes
Të dëgjoj zërin e fëmijëve nëpër lagje
Shqip t'u flas njerëzve mes turmës të
shtrihem
Të bërtas deri në kupë..ku je njeri?!

SKICE NGA DHIMITER KOKAVESHI

Nuk mundem, nuk mundem të pranoj nënshtrimet e errësirave..., ja përball dritës. 
Aty ngrihem dhe, ngjitjeve gjej shpirtin anarkik përjetësisë, sundoj, teorive..., matem dhe ja përball jetës, krijove kaos, mos më lë.
Mos më lë...në tërësinë e hapësirave yjore vetmive, nuk tejkalohen... shkëlqimet?...
Shkëlqimeve gjej... lidhjet, mos i humb.
Mos m'i humb... shkëlqimet!...
Prej largësive, rrezaton.... zbehjet, i ndërthur mes mendimeve të gjej... pajtim...zbehur?...
Udhëtimeve të mia merr... dritën, mos e lë.
Dijes dhe sofizmave jam rritur... jetës, nuk jetohet pa shijuar, ç'të përfitoj?...
Gjithësinë!...
Mundohem ta mbledh dhe ta zbërthej mes mendimeve të tua dua të kombinuara, gjetjet?...
Ato, kanë tërësinë e simfonive trupave qiellore, prania jote ishte!... Bashkëveprim.
Bashkëveprim në universin largësi... nuk po festoj.

TREGIM NGA RAMIZ KUQI


Mëngjes maji. Era fryn gjithandej rrugës dhe derdh letra e pluhur në hapësirën e pafund.
Qielli edhe sot duket se është i mllefosur. E unë jam ulur në hapësirën e një kafiterie të ETC-së në qytetin e ëndrrave të mia. Ballë meje rri i heshtur Lumi, një punëtor i urtë. Në sytë e tij shoh shumë ëndrra. Pas pak i them:- Të hamë mëngjes?
- Kam ngrënë unë. Pak bukë me gjizë dhe caj. Nuk jam mësuar të ha nëpër restorane. Këtu hanë zotërinjtë!
E Lumi është punëtor krahu. Cdo ditë e gjen tek rruga pa adresë. I bën sytë katër kur ndonjë zotëri kërkon punë. I ka mbushur tridhjetë vjet dhe asnjë ditë stazh pune nuk ka regjistruar .Më shikon në sy Lumi.- Po pres të më hapet udha një ditë për Evropë. E di se edhe atje ta nxjerrin qumështin për hunde, por mund të ndajë pas shumë vitesh para. Ta blej një banesë,të martohem e të krijoj familje. Nuk dua që fëmijët e mi të bëjnë jetën time! E ai hap zemrën e flet hapur. Këtu është luftë, por pa armë.Sa herë zbres shkallëve në mëngjes, hedh mbi supe strajcën me vegla pune dhe meditoj: do të kem fat të punoj sot? E shpesa më mban. Se një ditë për mua dhe moshatarët e mi do të ketë punë, punë krahu. E Lumi ka kryer studimet moti.
Era fryn e lehtë e në mesditë dielli ka shtrirë rrezet mbi tokë, male e fusha. E Lumi gërryen me një shpatë të hollë copëza të holla të cimentos të shpërndara gjithandej nëpër kate të një shtëpie në periferi të qytetit.
Fund maji. Pikat e shiut zbrazen mbi xhamat e një veture në parkingun e ETC-së. E Lumi derdh shikimim, larg, në një horizont të ëndrrave të tij!

Tuesday, May 15, 2018

MOTIVE MAJI NGA PREND BUZHALA

SOLILOK PËR FLUTURIMIN E ZOGUT
(Tregim me pak fjalë)
Kësaj radhe Boborima mahnitshëm filloi të fliste për zogjtë. Ishim ulur në pragun e shtëpisë dhe kundronim lindjen e diellit.
1.
Ajo: zogjtë fluturojnë lehtë, zbukurojnë hapësirën. Cicërojnë dhe i japin harmoni muzikore hapësirës qiellore. Prej zogjve nuk ka sherr, kanë butësi...
Unë: Mua më pëlqejnë pëllumbat.
Ajo: Pëllumbat nuk më pëlqejnë, se, kur zënë e fluturojnë, fluturojnë duke i rrahur rrëmbyeshëm flatrat. E kjo më tremb. Kjo më trishton. Më trishton si fluturimi i aeroplanëve gjatë luftës.
Unë: Por pëllumbat janë simbol i paqes, kanë bardhësi paqeje...
Ajo: I kam mërzi pëllumbat, se gjithçka përreth shtëpisë po ma glasojnë...
Unë (ngapak i frymëzuar për ta çuar më tej bashkëbisedimin): Po thua që paqja nuk qenka gjë e mirë?
Ajo: Pse, a nuk po lëshojnë glasa mbi qiellin e pastër të paqes njerëzit?
2.
Boborima heshti për një çast. Ishte heshtje nga dashuria. Më mësoi edhe mua të heshtja. Bashkësi e heshtjes në dashuri. Ajo nuk dëshironte ta braktiste këtë komunikim pa fjalë, për zogjtë. Ishte një të folur i heshtjes, ndërsa përsëri një plim zogjsh fluturoi mbi pemën e oborrit të shtëpisë. Dielli tashmë kishte nxjerrë syrin e vet. Dielli u ngrit në pëllëmbë mbi majën e bjeshkës. Në atë bjeshkë qemë strehuar gjatë luftës.
Ajo fliste si në ëndërrim:
Zogjtë të bukur ishin edhe në luftë. Kur ëndërroja, shihja zogun në mëngjes. Nuk e dija në ishte zogu i ëndrrës apo zogu i mëngjesit. E niste cicërimën para agimit. Lajmëronte agimin. Kur kishte trishtim, ai lëshonte një cicërimë paralajmëruese trishtimi. Por asnjëherë nuk mungonte ta niste cicërimin dhe fluturimin në agullim.
Unë (përsëri, gati sa nuk e prisha këtë romantikë mëngjesi): Zogu fluturon, kurse njerëzit jo.
Ajo: Jo, nuk është ashtu. Dikush e ka thënë: se nuk ka nevojë ta pyesim zogun si po fluturon? Ai thjesht, fluturon. Edhe njerëzit, thjesht, jetojnë, ecin, fluturojnë në jetë.
Unë: Ndodh që zogu e ka krahun e thyer e nuk mund të fluturojë. Ndodh që njeriu është i sëmurë, apo pa shpresa, bën një jetë pa shpresa.
Ajo: Ndodh, por nuk i mungon përpjekja për të fluturuar. Si e ka sekretin e shërimit në gjirin e natyrës, ajrit,, pyllit, pemëve, luleve dhe barit.
Unë: nuk e di spe, më pëlqejnë edhe zogjtë në kafaz.
Ajo: Zogjtë nuk kanë nevojë për dritare, prandaj atyre nuk iu duhet kafazi. Nuk pranojnë të hyjnë aty. Por, kur e thërret për t’i dhënë mel, ai vjen, çukit dhe fluturon i gëzuar,. Në shenjë falënderimi.
Njeriu nuk e ëndërron fluturimin, sepse ëndërron kafazin.
Prapë erdhi heshtja për të na thënë se në këso çastesh nuk duhet folur shumë...
U futëm në heshtjen e shenjtë.
3.
Boborima tashmë kishte kaluar në dehjen e saj të plotë. Fëmijët nisën të bëjnë zhurmë në shtëpi.
Ajo fliste si në një vegim:
Zogu është edhe edukues i mirë. Fëmijët, ndodh ta gjuajnë me gur. Por kur fëmija mëson të këndojë,atëherë ai nuk e gjuan më zogun që fluturon. Ose kur fëmija mëson që ta pikturojë zogun, ngjyrat e flatrave, qiellin, drurin, lulet, atëherë ai nuk e gjuan më. Gurin e ul në tokë.
Shpesh na pëlqen që, kur thellohemi në vegime a ëndërrime, në reflektime a përjetime dehëse, vizionin tonë të lartësua e përndritës, ta krahasojmë më zogun. Zogu bëhet engjëll. Thuhet se e paskemi parë një engjëll, e në të vërtetë është zogu në formën e një vizioni shkëlqimtar.
(Kjo ma kujtoi, kur më se njëherë në jetë, qesh plandosur përtokë. Jepesha mbas pijes a udhëtimeve pa fre... E ajo mandej, sikur të=a dinte se çka po ziente brenda meje, fliste si në një solilok modern spiritual):
I ke lexuar poetët se si shkruajnë për zogun feniks?
Të ndodh që të kesh jetë pa shpresa. Të ndodh që të kesh një jetë me shpresa krahëthyera, si të zogut. Por zogu është aty,. Është ai feniksi që zgjohet brenda teje, për të mos u dorëzuar, për të mos u thyer. Ti tashmë, i thyer, i ndarë e i bërë copë-copë, me të krisura në shpirtin e në zemër, i përkulur e i nënshtruar, në gjunjë nuk mund të ngrihesh, përnjëherësh nuk pajtohesh me gjendjen e tillë. Diçka është zgjuar brenda teje. Zgjohet ai zogu feniks për të mos u përkulur e mposhtur nga e keqja. ke krijuar besim, mbështetje, si te I Plotfuqishmi. E pra, fluturimin e zogut e zogut e bëka besimi.
4.
Ata ishin mësuar të ecnin bashkë. Të fluturonin bashkë. Në të vërtetë, kur ishin të vetmuar, u dukej sikur ishin vetëm me një krah. E me një krah nuk fluturohej.

DERI NË FLETËN E FUNDIT
(Çast lirik)
O Amë e Gjuhëkrijimit, o Atë që krijon fjalëshenjtin ligjërim,
Ç’po të ndodh: nga fjalët e gjuhës na pështyjnë e na shajnë.
O Amë e Atdhebërjes, Ti je ajo qenie që në këmbë e rimëkëmbje
i mësove të ngrihen Të Parët e Atdheut, u dhe skeptër e hir
e ata si qen në rrugë të gjuajnë.
Ti që u dhurove zjarr në zemra, si u bëre akull në zemër?
Oh, sa shumë shigjeta drejtuan kundër secilit yll
Dhe vetë mbetën pa nënkrejcë, pa plang e pa shtëpi.
Shpirtndezura Amë, Amë shpirtlirie,
Ata që të urrejnë, aq shumë dashkan të jenë si ti!
Shih: kënga e poetit s'ndalet, edhe kur krijuesi s’është mes nesh.
Ata që mbetën pa këngë, nuk gjenden këtu as kur janë të gjallë.
Po harrojnë: njeriu qenka libër që e shfleton koha fletë për fletë,
Qenka Hyji i vetvetes, deri në fletën e fundit.

MOTIVE MAJI:
Çaste në ambientet e UNIVERSITETIT ILIRIA - Prishtinë:
1.
në përurimin e librit "“Praktikë Diplomatike, Teori, praktikë, fakte dhe aktorë” të autorit Hekuran A. Rapaj (ligjërues). Ligjëruan: Prof. Dr. Ambasador Lisen Bashkurti, redaktor e ligjërues i fushës Marrëdhënieve Ndërkombëtare në këtë Universitet dhe Kristaq Shabani, Redaktor Përgjegjës (presdient i LNPSHA PEGAS Albania).
Bashkëpunëtor shkencorë, Prof. Dr. Mixhait REÇI dhe Prof. Dr. Ambasador Lisen BASHKURTI. Recenca, Prof. Asoc. Dr. Ngadhnjim BROVINA.
2.
NË ambientet e UNIVERSITETIN ILIRIA (Prishtinë), LNPSHA PEGAS mu dorëzua nga Kristaq Shabani vlerësimi: titulli i lartë pegasian: "STUDIUES I SHQUAR"... i ndarë në dhjetor 2017 e i dorëzuar sot, këtu, në Prishtinë.
3.
Çaste të bukura (me këmbime mendimesh) me drekën që shtroi prof. Hkuran Rapaj...

TEKSTI I HESHTJES
(Çast eseistik)
Shpesh heshtja na shfaqet më e rëndësishme se fjala. Është urtake. Është ndihmëse e jashtëzakonshme. Është dhe një mrekulli.
1.
Në arte ajo përbën një poetikë të tërë.
Aty ku artikulohet heshtja, aty është dhe fjala. Prandaj thuhet që heshtja është TRAJTË E FJALËS. Është mënyrë komunikimi. Bie fjala, vizualja në pikturë, ligjëron me "gjuhën e heshtjes", pra, jo me artikulim fjalësh. Ose vizualja në film, ka epistemologjinë e vet. Në arte ajo ligjëron me gjuhën e shenjave: Sa e sa krijime artistike i kushtohen asaj. Janë të pafund këto krijime mbi heshtjen.
Te qeniet njerëzore heshtja është formë "e vetëdijes." Nuk është gjithnjë heshtja përfundim i fjalës.
Eh, sa e sa mendime ngërthehen brenda një heshtje! Një univers i tërë! E krijon një botë të tërë: në daç në art, në daç në jetën e përditshme.
Heshtja shndërrohet në tekst. Heshtja qenka tekst. Roland Barti do të thoshte, se shndërrohet në kënaqësi të tekstit.
Shekspir thoshte: duhet të mësohemi ta lexojmë një tekst pa fjalë.
2.
Ka dhe një komunikim të brendshëm, heshtak, monologë, një të folur pa zë, me vetveten...
Një heshtje mes dy të rinjve, në një situatë dashurie, flet mjaft...
Një heshtje në një komemoracion...
Një heshtje (e dhunshme) në mërgim, kur të mungojnë të afërmit. Heshtja qenka dhe- një mungesë!
Një heshtje në lutjen e thellë, kontemplative...
Një heshtje që hap dyer e shtigje në jetë. Madje, hap dhe derën te një shpirt njeriu.
Kur e dëgjon, me kujdes, mikun që flet... sepse ashtu e ruan miqësinë.
Kur e shndërron heshtjen në mbrojtës të mendimeve tua...
Aty diku, ligjëron dhe një heshtje profetike...diku tjetër heshtja e shenjtë...
3.
E kur ndodhin situata agresive britmash me fjalë?
Kjo do të thotë që njeriu nuk është i i detyruar për t'u përgjigjur menjëherë në secilën fjalë të tjetrit. Madje, në situatat agresive, kur brtitmat me fjalë ngrenë tensionet, kur nuk ka kontroll, një shpirt i heshtur është në epërsi, është forcë...
Heshtja, në këso situatash, është një armë.
Mu si ajo doktrina e zbrazëtisë te filozofia zen-budiste (nënkupton qetësimin), e që ndërlidhet me Njeriun e Lartësuar, me profetin e shenjtorin.
Ekzistuaka, thuhet, Perëndia Poetike...

NDARJA E PUNËS NË KOHË PAQEJE
(Çast antipoetik)
Nuk ka punë të padobishme në kohë paqeje:
bie fjala, baballarët nëpër institucione e universitete
bëjnë orarin e plotë të punës në shitjen e moralit dhe shtetit
s’ka gjë më mirë se sa të shesësh moral,
s’ka gjë më mirë se sa ta sakrifikosh edhe shtetin për mirëqenie,
thonë: morali i mungon shoqërisë sonë.
Thonë: Po ju dhurojmë shtetin që ju mungon.
Mandej shesin pikëllimin dhe trishtimin e lirisë,
S’ka gjë më të bukur se të shesësh rrëfime për krenarinë e trishtimit
Sepse liria kërkon shumë sakrifica si në kohë lufte,
S’ka sakrificë pa trishtim e pa vuajtje.
E blerësit e moralit janë fëmijët e tyre.
Blerësit e shtetit janë fëmijët e tyre.
E blerësit e trishtimit janë[ fëmijët e tyre.
Nuk ka punë të padobishme në kohë paqeje:
bie fjala, Luftëtarët e Pasluftës, shesin luftën dhe harresën,
ua shesin atyre që mbijetuan nga lufta.
Thonë: të mbijetuarit duhet t’i japin kuptim jetës.
Thonë: blini harresën,
flini mbi rrobat e buta të harresës së masakrave.
E mbijetimi i ngjet ftohtësisë së armës që hesht në kohë paqeje.
Thonë: shitja është muzika e Atdheut tonë,
ku liria u ngjet linjave të sulmit në luftë për ndarjen e plaçkës.
Liria tringëllon si një metelik i hedhur në rrugë.
Nuk ka punë të padobishme në kohë paqeje:
bie fjala, baballarët shesin drogë e fëmijët e tyre e blejnë,
Shitësi dhe blerësi kanë rolet kyçe për zhvillimin e vendit,
S’ka gjë më të njerëzishme se shitja e kënaqësisë
S’ka gjë më të dobishme se krijimi i kënaqësisë,
Mjekët, gjyqet, avokatët dhe burgjet,
ndryshe, nuk do të kishin punë pa fëmijët e tyre.
Nuk do të mund të jetonin pa kënaqësinë e fëmijëve të tyre.

DY POEZI NGA DHIMITER KOKAVESHI

IDEVE.
Mendoje dhe
zbarkoje
Etik...në përceptime
Të vështrimeve
mistike?!...
Mos më fal.
M'i fal... dëshirat
si melodi
e pa zbërthyer
Në vlera
shpirtin!... Më josh.
Ma josh
shpirtin e irituar
vështrimeve
dhe nëse preferoj
momentet!...
Lundroj dhe pretendoj
Në investimet
E besimit!... Konkuroj.

TEJKALIME.
Vuajtjet shtjellonte dhe
tejkalonte
si një rrefren, fjalësh 
mbi përseritjet
e lodhura shërbimit
shtrinte
mbështetjet?... Shpërfillje
në atë ritual
një ftohtësi dhe
një zhgënjim
fjalësh shtirur edhe ai!...
Pa përkujdesje
përseritet në stereotipin
E fjalëve të mpira
të ftohta, si akullnaja
qëndronin
në udhëtime shtirur
fjalëve!...
Zbërthyer gjeta
një shteg?...
I mbyllur, i ngurtësuar
jetës së saj!...
Jetën e saj përcillte
Mbi vështrimet
E djegura shuar dhe
shthurrur
mallit, si largësi drite
rrezet!...
E zbehta, përplaseshin
mbi një spektër
vizionesh përballesha
perceptimeve
të botës, në një trajtim
mendimesh
tejkaloja!... Ç’do qëndrim?...
Jo si përkulje
shpirtit!...Nuk do ta shtroj
as do ta rah
shpirtin?... Ikonave
pa përkujdesje
të një harmonie të harruar
faltoreve
Hutuar!... Si mes shenjtorëve
më linte
braktisur!... Prezantimet
na udhëtonin
por dhe ajo edhe ajo
udhëtonte
përtej mashtrimit
e ftoj!...
Në një larmi ngjyrave
jetësore
e analizoja!... Dritës
me dritën
reflektonin, të gjitha prizmat
kristalore
në thyerrje dallgëve
të dritës!... Nuk i gjykoj.


DY POEZI NGA ARQILE GJATA

NË DITËN E 9-të MAJIT
Sot,si për çdo vit
u hapën portat e 9-të Majit…
Si përshëndetje nga qelitë e luftës,
ata thërasin:
‘‘Njerëz, Ju kam dashur! Jini vigjilent!‘‘
Nga prehri i tokës,
Heronjtë shkruajnë ‘’Reportazh me litar në grykë’’…
miliona shpirtëra lëkundur nëpër erë
ligështuar nga madhështia e haresës..
Është dita
të vënë në lëvizje botën e kujtesës.
Fytyra e asaj dite… duket e zymtë
gjithë atë gjakë,
aqë shumë stacione me kufoma,
po kampet e vdekjes
a i mban mend koha?
Plagët e së shkuarës i bëjnë mirë
frymës tonë…
Hapeni derën e 9-të Majit,
drejt saj të trokasim duke brohoritur!

DUA TË DËGJOJ HESHTJEN TËNDE!
E dashur!
Dua të dëgjoj Heshtjen tënde...
Heshtja tënde është hije, rrëshqet ngadalë,
ashtu e përlotur largohet pa zhurmë.
nuk besoj!...
Heshtja tënde të gjendet në duart e dikujt,
vallë ku ndodhet, as në stinën e pranverës
nuk ta dëgjova Heshtjen...?
Heshtja tënde i ngjanë cicërimave ligjëruese të Majit,
është fryma, që dëshëron të rrijë brënda
trupit tënd të bardhë!?
...Heshtja, gjysmë e dukshme i lë shteg
fytyrës tënde të buzëqesh
dhe unë, si muzikë dhome dua ta dëgjoj Heshtjen,
po ligështohem, që nuk mundem të jem pranë saj,
brenda Heshtjes qetësohet ajo, koha e ëmbël...
më e kënaqëshmja që kemi pasur!
Heshtja, varrmihsja e dashurisë tonë
më kalon para syve, por prap ti më mungon...
Çdo mëngjes
Heshtjen tënde si muzikë dhome ma ka ënda ta dëgjoj,
E dashur,
më thuaj, çfar mendon ajo...Heshtja??

POEZI NGA RAMIZ KUQI

KUR NATA
S’ka yje që lëvrijnē nëpër qiell
Hëna murohet në baladë muresh
Shpendlohen ëndrrat nëpër kujtime
Protestojnë vargjet fjala hyn
Në grevë urie
Kur nata...

SIKUR TË KISHA
Brushën e piktorit në atelie
Do ta pikturoja një portret
Bardh e zi
Të kuqen lulekuqen e livadheve
Me bari plagēzë
Do t’i mbyllja në sfond
Ëndrrat e plagosura
Hijet e rënda të njerëzve
Që derdhin buzëqeshje falso
Nēpēr rrugë
Bëhen sikur lotojnë
E ndiejnë dhimbje për hallexhinj
Që përplot janë skajet e qyteteve
Si në kohën e Migjenit
Kur bota fluturon me anije kozmike
Për një shtëpi banimi
Ku ajri toka dheu nuk janē helmuar
Nga dora e njeriut
Sikur të kisha...

UNË THUR VARGJE
Për ditë e bleruar në gjelbërim
Për diellin që.ngroh gjymtyrët e trupit
Mërdhirë nga dimrat
Për Ty frymëzim vargu
Që më vjen pas e heshtur
Më ik më derdhesh si topth djathi
E bardhë nëpër fjalë
Urtakja e netëve pa glumë
O Frymëzim!


NË ALNABRY
Mëngjesi ka hapur sythat
Me cicërimë zogjsh
E ndonjë krrokamë sorre
Që merr qiellin në fluturim
Fqiu Im i parë
Nga tarraca e tij dy me dy
Më përshëndet me dorë
Ngrit një dolli me verë
Dhe këndon me zë të ulët
Atë këngën për dashurinë
Që e thotë pa nota muzikore
Në Alnabry
Dielli ka zbritur mbi shelgje
Plepa të gjatë e bredha
Zogjtë si në kor cicërojnë!

NOKTURNO
Iku prilli i thyer varur mbi degë ulliri
Po ik edhe maji me diell në shkëlqim
Mbi varg ka mbetur fjala e gota mbi tavolinë
Ka kohë që e dridh era si telat e hollë mbi violinë
Një ditē vjen vjeshta stinë e lumnueme
Netēt zgjaten deri në pafundësi
Nëpër rrugë do bien gjethe e nga qielli shi
Nëpër strofuj me dhimbje muza do t’i sogjoj dy sy.

POEZIA
Êshtë si një lumë i përlotur
Që mbushet përherë me mallë
E shi
Në asnjë stinë nuk mbetet
Luginë e heshtur
Edhe kur je larg atdheut
Dielli të ndjek me katër sy
Ta mbush vargun me ëndrra
E netëve vjen muza
Si dashnore e vonuar
Që ka harruar ta kurdis orën
Në takime
Poezia
Është edhe det
Që s’e shterr asnjë erë
Të ndjek rrugëve të vetmisë
Si një lule me aromë dashurie
Që s’të harron asnjēherë
Është si një lumë i përlotur?

HESHTJA TË VRET
Rrugët e lagjes heshtin
Dita i ngjan mesnatës
Flejnë ëndrrat
Veç qiellit brufullojnë
Disa re
Që vrapojnë drejt detit
Ku zbresin tufe- tufë
Pelikanēt e bardhë
Heshtja të vret!

SONTE
Në shtratin e fjalës
Lexoj një varg
Dhoma më duket e ftohtë
Librat e shpërndara
Si të ishte futur një dorë
Të m’i dëshifrojë shkronjat
Meditimet
O Zot
Askund nuk takova
Shtete ligjore
Lagje pa qen
E mjaullimë maceje
Që grrith tokën me thonj
Në shtratin e fjalës
Kohërat kryqëzohen
Si ushtarët nëpër beteja
Që mbajnë në shtizë
Flamuj fitorësh.

SANDEFJORD
Qytet i detit dhe i gurit
Nga lëvozhga e shpirtit
Nxjerr ëndrrën e pafund
Si dallgët e detit
Sa qenka gjelbëruar mali
E fusha me gjethe
Dy sy dy lot
E një dhimbje
Shkëndijë stralli
Nga gjiu i majit
Lule e metafora
Për varg të pashkruar.


TRI GOTA
E para
Mbushur me mallë fëmijërie
Që nuk shuhet kurrë
E dyta
Me ëndrra ideale
Për një atdhe pa kufinj
E treta
Gotë me verë të kuqe
Me vetmi të pasosur
Tri gota
Me lot mall
E dhimbje për botën imagjinative!

DITËN E EVROPËS
Jam dikund në këtë planet
Të mplakur nga ëndrrat e netëve pa gjumë
E i bie si lundër e thyer detit me lopata druri
Tek shoh një fanar dikund zbret qielli me re
Po ecjen nuk e ndal deri në një breg e urë
Të dal nga ky terr pa dritë e punë si skllav
Për disa qindarka më përcjell hija e rëndë
E të pashpirtëve që bëjnë jetë pallateve
E Unë
Hije në këtë truall kaq kohë e stinë me shi
Mbi kurriz bart ligjin që nuk ma njeh orën
As djersën betimin e Hipokratit
Jam dikund në këtë planet edhe unë Evropë?

POEZI NGA AGIM DESKU

FRYMA E FUNDIT
Për mua dhe fisin tim
Kënga dhe lufta
Janë i njëjti udhëtim
Për ta mbajtur besën
Të gjallë.
Dielli
Më është fryma e fundit
Që ma mbanë në jetë
Fjalën e shejtë.
Zotnat
Nëse janë të fundit
Kur më goditën
Në emër.
Pse mbrojta
Fjalën
Dhe tokën
E grabitur.
Fillimin
Dhe fundin e jetës
E lidha për ashtin
E tokës.
Frikën
Ia mbyta vetes
Deri sa këndoja.

SI JETOHET PA DIELLIN
Po dorëzohem
Se marrëzitë më çmendin
Çdo çast të jetës
Herë andej më endin.
Nuk e di se çfarë u bëra
Sikur edhe barrë e dritës
Kur mbrëmjet s´kanë më yje.
Hijet kthejnë në vullkan të Etnës.
Vetëm heshtjen e përjetoj
Si të vërtetën e syve të tmerrit
Asnjeri s´qanë për dhimbjet
Sikur unë jam njeri i ferrit.
Ç´faj i bëra sot jetës
Kur ma ktheu shpinën e dritës
A jetohet pa rrezet e diellit
A dëgjohet këngë tjetër pos t´bilbilit.

TË JETON POEZIA
Koha e poezisë deri ku shkon
Ka fund perëndimi i vrasjeve të saj
Dhe koha e njeriut që e krijon artin.
Heminguej nuk zhduket nga faqja e jetës
Jetojmë me kujtimet për Lasgushin e Serëmben
Dritë paqin hyjnitë dhe miqt e mij.
Mos e harrofsha as unë fjalën shqipe
T´i ruajmë miqt nga vrasësit e ferrit
Për të bukurën e ndezën botën.
Njeri sot a nesër duhet të vdes
Koha e poezisë apo unë
Më mirë vdekësha unë
Le të jetoj poezia.

GJUHA E SATANIT
(Paradox një njeriut gjysmë bishë)
Asnjëri nuk më njeh për gjuhën time
Nëse kam fotografi demonësh
Në njeri më sepaku ngjajë
Sikur nuk jam nga kjo tokë engjëjsh.
Dje isha më perandorë se vetë ata
Sot nuk ma zë goja se çfarë jam
Shetiti anë e mbanë faqes se dheut
Të gjithë më mendojnë se jam njeri.
Vetëm Zoti e di se kush jam unë
Dhe nëna kur më lindi dhe më rriti
Sot asgjë nuk bëhet nëse nuk vras
Mbas shpine kështu ma do fytyra ime.
A duron ma toka nga e shkel këmba ime
Sytë si më ngjajnë në krokodila
Ah,në këtë farë të këtij fisi jam shndërrue
Vetëm me Të Bukurën e Detit rri.
Nuk ka faj ky njeri për faqen e zezë të tij
Unë u bëra më bishë se bisha kur e ngritëm gotën bashkë
Ja tani bota sillet nepër bulevardet më kryeneqe të Satanit
Dhe heshtjes sime që s´kam më as fuqi të iku nga kjo farë e keqe.

TRËNDAFIL OSE ATDHE MBI VALËDETI
Valët e deti a të ujitin kur aty je tretur
Çdo mbrëmje kur dalin sebashku me yjet
Me mall lotësh të tokës se etur.
Për ty trëndafil dua të rri në pritje të lirisë
Nëse zotat kanë ngritur për ne gotën e dashurisë
Përgjithmonë fatin e ndaj me ëndrrën e lirë
Të tretur ku të dyve emrin dhe fatin na kishin marr
Pa kthim.
Sikur edhe fatëkeqësinë e ndamë njëjtë
Vetëm aromën e hyjnive e falim pa mbarim.
Buzëqeshjet i ruajmë nëse kemi beteja për lirinë
Me bajlozët e di serish do t´i kryqëzojmë shpatat.
Mos ke frikë nga deti Trëndafili im
Të gjitha hijet e zeza në natën e shejtë u vetëvranë.
Ti do të rilindësh persëri për hirë të gjuhës se Zotit
T´i bashkohesh tokës se shejtë dhe flamurit tënd kuq e zi
Betejat e shekujve na e lanë kujtim secilit brez shqipesh.
Sonte marr frymë nga fryma e jote trëndafil
Sepse i duhesh tokës sime
Ku ende nuk më janë varrosur eshtrat
Kur të ktheva serish në liri.
Tani të lirë trëndafil e ke rrugën për tek unë
Fjalën time do ta ruaj nga demonët dhe perandoritë e tyre
Prapë jam në luftë me perandorët që ma vranë atdheun .
Udhës se Kombit po i mbjellim lulet më të bukura të jetës
Për Trëndafilat e lirisë ndoshta një ditë bota e thot të vërtetën
Dhe në Natën e Zjarreve të Prekazit festojmë jasharisht
Me aromën e luftëtarëve të flamurit tim.