Showing posts with label Publicistikë. Show all posts
Showing posts with label Publicistikë. Show all posts

Saturday, February 10, 2018

RRAHMAN HYSENI PROFESORI I THINJUR ME BARDHËSI BORE E ME PENË TË ARTË



Vështrimin tim e nisa me thënien e profesorit të thinjur:”Një jetë dashuri”, për fëmijë ,nxënës ,miq. Para se të filloj me 38 tituj librash, duhet ta dimë kush është ky njeri kaq i madh me këtë bagazh pas vete. Për ata që nuk e njohin profesor z.Nehat Jahiun, “Një jetë ia dhuroi letërsisë.”
Duke ditur se libri na rrëmben që nga titulli i tij kur jemi të gëzuar,mërzitur e në kujtime, na thotë shumë gjëra jo që ne nuk i dimë, por kem nevojë të na i thotë dikush pa presion, me shumë dashuri e ky është LIBRI
Pra libri është ai që na dërgon në ngjarje të dëgjuara kujtesa deri te ajo e paimagjinuar na jep dashuri,kujtesa,gëzime,hidhërime
ngjarje,presione,vuajtje,shkencë,kulturë e gjithë atë që jeta jep
Dhe rri gjithmonë i buzëqeshur për mendjen, syrin dhe vetë njeriun.
Nehat Jahiu,u lind më 10 tetor të vitit1951 në fshatin Orizare të komunës së Likovës. Shkollën tetëvjeçare e kreu në vendlindje, të mesmen në Preshevë dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike (Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe), në Gjakovë. Punoi në shkollën nëntëvjeçare “Faik Konica”të fshatit Sllupçan. Me shkrime ka filluar të merret qysh në bankat e shkollës fillore. Që nga fillimi i krijimtarisë së tij e deri në ditët e sotme, ka shkruar kryesisht poezi për fëmijë, por edhe për të rritur. Merret edhe me shkrime gazetareske, opinione, publicistikë, ese, skica letrare, prozë, reçensione, tregime etj. Bashkëpunon me shumë revista, gazeta të shumta në mbarë trojet tona dhe në diasporën shqip- tare. Është ndër themeluesit e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë dhe anëtar i Kryesisë. Është themelues dhe anëtar i redaksisë së Revistës letrare “Doruntina”, themelues dhe nënkryetar i “Klubit të Shkrimtarëve” të Komunës së Likovës, bashkë theme -lues dhe Anëtar i Lidhjes së Shkrim- tarëve Shqiptarë të Maqedonisë, Anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania dhe Anëtar i shumë redaksive të revistave letrare etj. Është prezantuar në shumë antologji në trojet tona dhe në diasporën shqip - tare. Nehat Jahiu është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New-York.
Pasi lexuam pasurinë e një profesori sa të dashur dhe human, sa i qetë e zemër bardhë, ne u bindem edhe një herë se vërtet puna e palodhshme e tij edhe ne moshën që ka, qëndron si një shkëmb shekullor. Vullneti dhe atdhedashuria e mbajnë edhe më të fortë. Nga jeta. profesori mësoi shumë, dha shumë për gjuhën shqipe, për nxënësit dhe punën e palodhshme të tij në të gjitha fushat letrare, arsimore e shkencore. Që nga titujt e profesorit, ndjen mallin dashurinë brengën, gezimin e hidhërimin, të mirën e të keqen, të mirat dhe dështimet. Këtu janë disa tituj nga profesori i respektuar që fillon me vargjet e tij
Herë- herë s’mund të qëndrojë i qetë as në kohën e pleqërisë. Nuk e lë as nënkoka pa e ndezur “motorin” dhe t’I shkruajë titujt si:
“Çdo moshë dhe çdo kohë sjell kujtime të paharruara në jetë'
'Poeti nuk ka jetë personale'...'Na iku koha mua dhe ty Zana”,
'Pse sot çdo gjë po na kushton shtrenjtë','Duke vrapuar për pushtet'
'Kujtim i paharruar', '”Duke vrapuar për pushtet''O,Shqiptarë!'
“Jemi këtu ku jemi','Po na hanë si Qentë pas shpine”
“Dje pranverë e sot dimër”,
Nehati e krahason rinin dhe pleqërinë.
Leximi është ushqim i shpirtit,një hap me jetën.Nuk ka se si mund t’u ikim titujve te librave që vetem të numërohen. Janë shumë numër i madh, prandaj unë zgjodha profesorin që para jush ta prezantojmë një pasqyrë.
Veprat e Nehat Jahiut:
1. “Në sytë e tu” -1982
2. “Ura prej zemrave” -1985
3.“Fluturimi i pëllumbave” -1990
4.”Të pret malli që na treti” -1993
5.“Hidhe vallën, Laro!” -1994
6.“Kukuvajka” -1995
7.“Hape derën, shkolla ime!” -1995
8.“Epitaf lirie” - 2000
9.“Rrënjët i ke në këtë tokën ilire” -2005
10.“Huti mbi çati” -2005
11.“Brez pas brezi në luftë për shkolla shqipe” - 2008
12.“Lulëkuqe mbi varre” -2010
13.“Orizarja ndër shekuj”-2010
14.“Rrugës së drejtë” -2011
15.“Zana dhe Guri” -2011
16.“Poemë për mikun Sadulla Zendeli, Daja” - 2012
17.“Te ura e gjyshes” - 2012
18.“Rreze në dritare” - 2013
19.“Krahët e fluturës”- 2013
20.“Hëna u bë nuse” - 2013
21.“Kënga e zogjve” - 2013
22.“Gjaku im të qoftë falë”-2014
23.“A vjen liria“-2016
24.“Mbresa njerëzore për një njeri të veçantë”- 2016
25.“Biri i shqiptarisë”-2016
26.“Zorite libertatii - Agimet e lirisë”-2016 (pëkthyer në gjuhën rumune nga Adriana Tabacu)
27.“Të qeshën e të bënë nuse”-2016
28.“Is freedom coming” -“A vjen liria”-2016 (përkthim në anglisht nga Patricia Lidia
29.“Lumnije Vokshi Ramadani në rrugën e dritës së diturisë“-2016
30 “Mumin Kastrati, mësuesi i përkushtuar, atdhetari” -2016
31.“Opinione”-Bukuresht -2017
32. “ Zilet e një jete” -2017
33.” Kujtim i gdhendur në Mall”-2017
34.“ Shpirti i mërgimtarit”-2017
35.”Epitaf lirie” ( ribotim)-2017
36.” Mos m,i prek plagët”-2017
37. “ Në hap me kohën”- 2018
38. “ Aforizma autoriale”-2018

Friday, February 9, 2018

Nehat Jahiu: NAXHIJE DOÇI- KRENARIA JONË KOMBËTARE


Të gjithë ata ( ato) që kanë pasur mundësi për të përcjellur veprimtarinë e një femre shqiptare siç është e nderuara z. Naxhije Doçi jo vetëm që do të kishte ndjerë kënaqësi shpirtërore nga veprimtaria e saj, por edhe do të ndjehej shumë krenare ose krenar, sepse veprimtaria e saj nderon kombin të cilit i takon, nderon popullin e vet, familjen dhe në përgjithësi nderon vendlindje dhe atdheun e vet që e lindi, e rriti, e deshi dhe sot me shpirt z. Naxhije Doçi nuk ndalet duke dhënë kontributin e saj në shumë aspekte dhe për këtë nuk ka nevojë aq shumë të flitet dhe të shkruhet, sepse për te flasin veprat  që ajo ka bërë deri më sot. I tërë opinioni shqiptarë si në trojet tona dhe në diasporën shqiptare që kanë përcjellur aktivitetin e saj ,kanë pas rastin të njohin një krijuese të mirënjohur të letrave shqipe, një hulumtuese shkencore, publistike ,  kulturore humaniste etj. Z. Naxhije Doçi është njëra ndër femërat më të angazhuara në shumë dimenzione  gjatë jetës së saj dhe kontributi i saj kurr nuk ka munguar me vite të tëra, por nuk mungon edhe në diëtët e sotme.. Vite të tëra kemi pasur rastin të lexojmë veprat e z. Naxhije Doçit dhe kemi pas rastin të shohim dhe lexojmë tema të ndryshme të cilat i ka trajtuar dhe kurr nuk ka ditur të lodhet dhe të ndalet së punuar dhe kontributi i saj gjithnjë ka ngelur në veprat që ajo ka bë deri më tani dhe ky kontribut i z. Naxhije Doçit do të jetë një frymëzim për gjeneratat e reja nga brezi në brez. Edhe unë pata fatin që nëpërmjet krijimtarisë së saj të njihem deri diku me veprimtarinë e z. Naxhije Doçi, por, njëherit për mua ishte edhe një fat i madh që ta takoja në disa raste nga afër edhe në takime letrare, promovime librash etj., ku edhe mu dha rasti shumë herë të bisedoja me te dhe të ndjeja një kënaqësi shpirtërore dhe të ruaj shumë kujtime që do të më mbeten gjithnjë të paharruara.  Përshtypjet që mora në këto takime, biseda, leximi i një numri të librave të saj dhe biografia, veprimtaria e z. Naxhije dhe familjes së saj më nxitën që të shkruaj disa fjalë në këtë shkrim timin që do ua ofroj edhe juve të nderuara mike, miq të mi dhe mbarë opinionit që do lexojnë këtë artikull timin të shkurtur shkruar për të nderuarën dhe shumë të respektuarën z. Naxhije Doçi.

Të shkruash për personalitet të tilla sçi është në këtë rast z. Naxhije Doçi na duhen shumë fjalë e fjali për ti hudhur në faqe të letrës, por na duhen edhe shumë e shumë faqe të tëra për të përfshirë një biografi dhe veprimtari të begatë të z. Naxhije Doçi dhe përsëri sipas meje përsëri ndoshta nuk do kishim mundur të përfshinim, sepse po e them edhe njëherë se biografia e z. Naxhije është shumë e pasur. Por, besoj se në një të ardhme do të shkruhet edhe shumë më  tepër se sa është shkruar, sepse meriton shumë e më shumë të flitetet dhe të shkruar për një zonjë shqiptare siç është z. Naxhije Doçi që unë në këtë rast do të thoja se z. Naxhije Doçi është krenaria jonë kombëtare.
Naxhije Doçi është e lindur në Therandë (Suharekë) në Familjen Bajraktari të Therandës. Kjo familje më së dy shekuj ishte prijetare në luftërat për liri të tokave shqiptare, ndërsa në gjysmën e dytë të shekullit njëzet ishte e përndjekur dhe e burgosur pse vepronte me përkushtim për t’u çliruar nga pushtuesi serb në Kosovë. Babai i saj, Destan Bajraktari, profesor, ishte i anatemuar nga pushtuesi serb, i burgosur politik, folklorist dhe autor i më se 40 veprave poetike e folklorike.
Naxhije Doçi shkollën fillore e kreu në vendlindje, në Therandë, të mesmen, Normalen në Prizren, Fakultetin Filologjik-Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Prishtinë. Është e martuar dhe jeton në Prishtinë me bashkëshortin, prof. dr. Rexhep Doçi dhe ka tre djem me përgatitje të larta shkollore e shkencore. Mbi 30 vjet ka punuar profesoreshë në shkolla fillore dhe të mesme te Prishtinës. Nga viti 2000 Shefe në Drejtorinë për Arsim-Komuna e Prishtinës dhe zëv. drejtor.
Në vitet e 80-ta në shkollën ku punonte, tani Shkolla e Mesm Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë, për shkak të reagimeve të shpeshta ndaj ndëshkimit të nxënëve shqiptarë, që dilnin në protesta kundër pushtimit dhe diskriminimit serb në Kosovë, bije në sy për të keq tek administrata e shkollës dhe më gjërë. Reagimet e saj do të vazhdojnë edhe në kohën e ndryshimit të amandamenteve kushtetuese në vitin 1989 në Kosovë, segregacionit në shkolla dhe helmimit të nxënësve shqiptarë nëpër shkollat e Kosovës, më 1990. Në klasën ku ishte kujdestare e klasës (kl. IV) i helmohen 23 nxënëse nga helmet toksike misterioze serbe dhe me ndihmën e nxënësve të paprekur nga helmimi i bartë me veturën e vet dhe si të mundet nxënëset e helmuara të klasës, as të gjallë e as të vdekura, për t’i dërguar deri në spital, si edhe nëpër shtëpitë e tyre.
Angazhimet dhe veprimet e tilla do të kritikohen rrebtë nga administrata diktatoriale e kohës dhe për këtë do të ftohet disa herë në bisedat e ashtuquajtura informative në SUP-in e atëhershëm tmerrues serb në Kosovë, si edhe do të merret vendimi për përjashtim nga puna si profesoreshë. Në vitin 1991 një vendim i tillë makabër do të bastardhohet, se tani të gjithë nxënësit dhe mësimëdhënësit shqiptarë ishin të përjashtuar e të diskriminuar nga e drejta për shkollën shqipe. Edhe gjatë mbajtjes së mësimit nëpër Shtëpitë-Shkolla është torturuar fizikisht e psiqikisht prej policëve serbë, që hynin me barbari të paparë edhe në orët mësimore, në Shtëpinë-Shkollë.
-Nga viti 1989 Naxhije Doçi është marrë intenzivisht me aktivitete të organizuara arsimore e politike në të mirë të Kosovës. Ka punuar shumë për shkollimin dhe emancipimin e femrës shqiptare në Kosovë, si edhe për të drejtat e saj.
-Është themeluese e Degës së IV te Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, ndërsa në vitet 1992-1997 zgjidhet edhe nënkryetare, si edhe kryetare e FGLDK për këtë Degë.
-Pas luftës zgjidhet sekretare gjenerale e FGLDK dhe kryetare e Degës së II të FG, në Prishtinë.
-Nga viti 2010 dhe aktualisht është nënkryetare e Forumit të Gruas të LDK.
-Më 2004-2008 zgjidhet deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës
-Më 2005 shpallet Ambasadore e Paqës Universale në Botë.
-Në Kongresin Mbarkombëtarë të Gruas Shqiptare, mbajtur në Prishtinë
më 2012, shpallet Gruaja Shqiptare e Vitit
-Naxhije Doçi është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK)
-Nënkryetare e PEGASI-KOSOVA dhe anëtare e LNPSHA “PEGASI”-ALBANIA
-Anëtare: Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë - Prishtinë.
-Anëtare e QKPSHA-Gjakova, në Gjakovë.
-Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Elena Gjika-Dora D’Istria” - Therandë
-Naxhije Doçi është shkrimtare dhe ka shkruar këto libra:
1.“Shpirti i dërmuar-Dhuna serbe ndaj femrës shqiptare në Kosovë
1997-1999”,Prishtinë 2001, (330 f).
2. “Destan Bajraktari folklorist, letrar dhe atdhetar ”-Prishtinë -2009, (445 f.)
3. “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”,
Prishtinë -2010, (441 f.).
4.”The Serbian crime and rape against the Albanian Woman in Kosova 1997–1999”
Prishtinë – 2013, (465 f.)
5. Libri me poezi “Kohë flakadanësh të lirisë”, Prishtinë - 2012, (205 f.)
6. “Times of flambeaus of fredoom” - Pristinë, 2012, (205)
7. Libri: “UDHA E KOMBIT-Ëndërr e dehur e rrënjës”-Poezi, Prishtinë -2015, (120 f.).
8. Libri me poezi “Vargëzim mbi gjurmë” – 2017 (120 f.)
-Naxhije Doçi ka marrë pjesë në shumë tubime letrare dhe shkencore në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, ku edhe ka marrë shumë Mirënjohje, si edhe ka zënë vende, ndër të cilat edhe:
-Vendi i parë – Konkurs Letrar: Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, në Kastriot, 02.11. 016
-Vendi i dytë – Konkursi Letrar –QKPSHA “Gjakova”- maj 2014 etj.
-Vendi i tretë – Konkursi Letrar - Therandë – 2014 dhe më 2015.
-Një numër të madh poezish i ka të botuara nëpër Antologji të ndryshme, botuar gjithkund nëpër trevat shqiptare, e disa sish edhe të përkthyera. Nëpër këto libra ka të botuara edhe shkrime publicistike, rrëfime lufte etj.
-Mirënjohjet:
-Titulli “Krenaria LNPSHA – PEGASI- ALBANIA”, Tiranë 2009.
-Titulli: “Publiciste e vitit 2013 për Kosovë”-“PEGASI”-Albania.
-Mirënjohje “Ulpiana Krenaria jonë”-Kuvendi Komunal-Prishtinë (Drejtoria për Kulturë) -2013
-Mirënjohje “Engjëlli i Ulpianës” – 2014, si edhe shumë Mirënjohje të tjera, diku mbi 40 sish
-Naxhije Doçi është autore e shumë fejtoneve gazetareske për tmerret e luftës në Kosovë,
vlerësimeve shkencore dhe e punimeve etnografike dhe gjuhësore.
-Është recenzuese veprash letrare në prozë dhe në poezi dhe autore tekstesh shkollore si:
1. “Fletore pune e gjuhës shqipe”, për kl.e IV.
2. “Fletore pune e gjuhës shqipe”, për kl. e V-të.
3. Libër leximi për kl. e III – “Mësojmë shqip”
Prishtinë - 2018

  


Pëllumb Gorica: E THA...E THA...POR, KUJT IA THA...!

Më pëlqeu shkrimi - vëzhgim "MOS VIDHNI O ARTISTË!" i Ilir Muharremit, që sadopak ka thyer heshtjen për këtë fenomen, i cili po lulëzon frikshëm, kur ata që marrin penën vjedhin të tjerët. Ky shkrim nuk është thjesht kostatim erdha, pashë dhe ju lashë, është reagim i dhimbshëm ndaj fenomenit, të vlerave kthyer në antivlera,me mënyrën më të shëmtuar që e turpëron çdo fushë, sidomos artin; poezinë, prozën, studimet historike apo letrare,... Të gjithë duhet të shqetësohemi për këtë gjëndje që ka arritur shoqëria-krijuese. Koha do t'i seleksionojë. Kështu ka ndodhur gjithmonë. Lexojeni miq, lexojeni horizontalisht!
MOS VIDHNI O ARTISTË!
NGA ILIR MUHARREMI
Artistët tanë vjedhin, vjedhin shumë, por jo vetëm artistët tanë, të gjithë vjedhin ngaqë asgjë nuk vjen nga asgjëja. Hajdutët e artit gabojnë kur nuk i theksojnë referencat ose nuk i qesin në dritë burimet. A mbetet ende diçka origjinale e pa krijuar? Çdo gjë që duhet krijuar, deri më tash është krijuar, ka shumë që nuk e kanë dëgjuar, ajo krijohet përsëri. Pastaj, ajo ngjanë dhe s’mund t’i shmangemi ndikimit dhe të jemi krejtësisht origjinal. Si mund të jetë njeriu një art i ri dhe forcë e re? Ose ndonjë fillim i lëvizjes, apo rrotë që vetërrotullohet? Vetëm nëse lartësohet mbi ndikimet duke kërkuar origjinalitetin. Lakmi për majat! Këtë nuk e kanë artistët tanë plagjiatorë. Nuk janë ambicioz, nuk janë të lirë, veprat e tyre janë si ato tullumbacet që fluturojnë dhe e lënë bosh ashtu siç vërtetë ishte “artisti”. Kur mbeten pranë vetes së tyre, shohin poshtërsinë e tyre, dhe bërtasin “gjithçka çfarë bëra është mashtrim”. Po ku e kanë këtë ndërgjegje këta majmunë mashtrues të artit? Këta vetëplagjiatorë, maniakë, vetëavokat të lodhur, e ku ta dijë se çfarë më. Ku dinë këta për vetminë e për ato ndjena që shpesh edhe e vrasin vetmitarin. Si mund të jenë të drejtë me të tjerët, kur janë të padrejtë me vetveten. Ata i përfillin shumë sulmet e dashurisë ndaj vetvetes, Narcis janë, bëjnë atë çfarë do prej tyre vetëm për të arritur qëllimet, por ku mbetet ndërgjegjja? Sa lehtë degradohen këta mashtrues dhe rrëzohen për toke përballë artit të tyre. Nuk u duhet dhënë dora dhe mos pini verë nga kupa e tyre, ngaqë edhe ju mund të bëheni mashtrues si ata. Janë mashtrues, heretik, shpirtligë, shtrigë, magjistar, palaço, të ndyrë dhe shumë e shumë të ligë.
Si të jesh origjinal? Djege përbrenda vetes flakën tënde, bëhu si hi, pastaj krijoju, mos u riprodho, iki kësaj, edhe pse interneti s’të lë rahat. Izolohu, jo nga bota, por nga interneti nganjëherë edhe nga vetvetja. Me lotët e tua ndiqe vetmin, e kuptoj se vështirë është të krijosh mbi veten, sëpaku bëhu origjinal. Shkatërroji tabelat e vjetra, o mik. Nëse i lë hapësirë vjedhjes, ose të shkuarës, apo riprodhimit, demoni do të ndërtojë urë në formë rrethore dhe ne vetëm do sillemi si budallenj. A jemi budallenj? Natyrisht që jo dhe është për tu vlerësuar mendimi i njerëzve të thjeshtë përmes rrjeteve sociale që reaguan ndaj vjedhjeve të artistëve, konkretisht me rastin e parafundit, përzgjedhjen e logos së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës: Njerëzit e morën me shqetësim krijimin e logos për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës të krijuar nga dy artist: Arbër Racaj dhe Egzon Çaka. Kjo logo padyshim erdhi me ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës, poashtu me tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht. Logoja ishte vjedhje, padyshim, dhe duhet të shqetësohemi sepse radhitet te vjedhjet e këqija dhe këta çuna vodhën idenë, por është e ditur se idetë e mira gjithmonë vidhen, atëherë, pasi që vidhen është mirë që artistët t’i imponojnë ato. Kjo logo u vjedh nga logoja e kompanisë turistike gjermane “Schauinsland reisen”. Është fyese një logo e pavarësisë me një logo e agjencisë turistike.
Mos vidhni, mos vidhni, o “artist”, sepse po e shkatërroni veten dhe vendin.
A mund t’i ikim plagjiaturës dhe vetëplagjiaturës?
Plagjiatura përmes internetit është më e theksuar, sepse tashmë është bërë shumë e thjeshtë, dhe aty artistët vjedhin vepra nga artistët tjerë. Por, ku do i merrnin ata idetë nëse nuk do i vidhnin? Ne librin "Vidhni si artist" te Austin Kleon shkruan: " Nga ju vijnë idetë? Artisti i ndershëm përgjigjet: Unë i vjedh." Të gjithë e bëjnë këtë dhe nuk është shumë për t’u befasuar nga kjo. E thjeshtë është shumë ngaqë ekzistojnë në botë gjëra të cilat ja vlen t’i vjedhim dhe gjëra që fare nuk ja vlen t’i vjedhim. “Arti është vjedhje”, shënonte Pablo Paicasso. Ai mendonte për mjeshtri të vjedhjes ngaqë vet idetë janë vjedhje. Ai mendonte gjithmonë për vjedhje të mirë sepse kjo vjedhje është studim, ka merita dhe transformim. P.sh pikturimi i natyrës është vjedhje sepse artisti vetëm e riprodhon. Por, ka edhe vjedhje të keqe ajo që është degradim, aty njerëzit i marrin vetëm majat, marrin vetëm nga një person (artist), plagjiaturë, imitim, grabitje....
Artistët duhet ta pranojnë se çdo ide e re është thjeshtë përzierje apo ribërje e shumë ideve të mëparshme. A mund ta mohojmë këtë? Natyrisht që jo, por mund t’i ikim plagjiaturës. P.sh artisti Austin Kleon në librin e tij shpjegon se nëse marrim një copë letër dhe i vizatojmë dy vija paralele dhe pyesim se sa vija qëndrojnë aty? Është vija e parë, e dyta, por ndodhet edhe njëra midis tyre, ajo me ngjyrë të bardh (hapësira). Por, kjo nuk është kopje, por ngjashmëri që lind nga vijat e mëparshme. Kjo falet, por logoja në fjalë është kopje e qëllimshme dhe nuk i shkon këtij shembulli me arsye se ajo hapësira e bardh e cila nxjerrë vet linjën, nga këta dy artist do ta kishte linjën origjinale me ato linjat e mëparshme. Atëherë, bëhet fjalë për plagjiaturë e jo për ndikim. Ose tjetra, shtrirja e vijave paralele dhe ajo në mes dy vijave paksa e shkurtuar, prapë është plagjiaturë edhe nëse i hiqen majat.
Nëse artistët vjedhin nga frymëzimi i tyre dhe kjo më tej i jep krahë imagjinatës, atëherë është normale, kurse logoja stagnon dhe përsërit realizimin e njëjtë. Sikur artisti ta shtrinte në ekran duke i gllabëruar shumë logo, ide, piktura, fotografi, libra, ëndrra, dritë dhe hije, do të ishte më ndryshe. Ai u fokusuan vetëm në njërën: autoplagjiaturën. “Zgjidhni për të vjedhur, vetëm ato gjëra që i flasin drejtpërdrejtë shpirtit tuaj”, shkruan Jim Jarmusch. Nëse arrihet kjo, puna (vjedhja) është autentike. Nëse artisti do krijonte pemën (veprën) nga disa kombinime, atëherë ai do të niste edhe degën e tij, pra “origjinalitetin”. Ai zgjodhi sindromën e mashtruesit dhe kjo është fenomen psikologjik, ngaqë pas mashtrimit, përdori mbrojtjen dhe natyrisht shfajësimin. Por, krijuesit e mirë të cilët gjithmonë thonë të vërtetën nuk mund ta dinë se nga ju vijnë idetë e mira, ata thjeshtë bëjnë çdo ditë punën. E respektoj shtirjen sepse vetë Shekspiri e thotë: “E gjithë bota është një skenë, dhe të gjithë burrat dhe gratë janë thjeshtë aktorë, ata luajnë shumë role”. Kjo është e nënkuptueshme.
Mos të harrojmë, duhet ndarë plagjiaturën nga autoplagjiatura, kopja është kur njeriu lind me stilin e tij individual dhe mëson duke kopjuar, ndërsa autoplagjiatura është të akt apo proces i kopjimit të veprës së vet. Kështu shënon në fjalor. Edhe kjo është e dënueshme.
Edhe alfabetin e mësojmë ta shkruajmë duke e kopjuar.”Piktorët mësojnë duke riprodhuar kryeveprat e pikturës”, shënon Kleon. Këto janë të lejuara derisa plagjiatura dhe autoplagjiatura dënohet me ligj. Salvador Dali ka thënë: “Ata që nuk duan të imitojnë asgjë, nuk krijojnë asgjë”. Të gjitha këto lejohen përjashtuar plagjiaturën dhe vetëplagjiaturën. Gary Panter ka thënë: “Nëse ju ndikoheni vetëm nga një person, të gjithë do t’ju thonë: je një pasardhës i radhës. Por, nëse kopjoni nga njëqind njerëz, të gjithë do t’ju thonë: sa origjinal jeni”. Atëherë, artist të nderuar mos vidhni vetëm stilin, por mundësin pas tij, kjo është më e lejueshme.
Paul Gauguin ka thënë: “Arti është ose plagjiaturë ose revolucion”. Kjo e dyta është më e vështirë, por prapë më e pranueshme se e para derisa të parën 99 % e artistëve tonë shqiptar e aplikojnë. Kurse, Picasso shton: “Artistët e këqij kopjojnë, ndërsa gjenitë vjedhin”. Bëhet fjalë për vjedhje jo direkte nga një produkt, por nga shumë produkte. Edhe Karl Kraus në librin e tij “Pro domo et mundo” shkruan se “ E fshehta është në zemër të plagjiaturës. Edhe në art i varfëri nuk mund t’i marrë asgjë të pasurit, ndërsa i pasuri i merr gjithçka të varfrit”. Ku me ditë sa vepra tjera janë plagjiatë, sa piktura, dizajne, romane, poezi, shfaqje teatrale, muzikë.... Pothuajse në Kosovë të gjitha krijimet mbajnë vetëm një emër “Plagjiaturë” dhe tash na doli autoplagjiatura si origjinalitet artistik. Cirk dhe humor, por rrëzim për toke, dhe unë të isha në një gjendje të tillë do tërhiqesha në tentim të krijuarit një vepër vërtetë origjinale. Ose vetë shteti duhet të anulojë të rishpallë konkurs e të përzgjedh një logo origjinale. Mos ndoshta kemi frikë nga origjinaliteti? Ose s’jemi kreativ dhe vuajmë nga ky sindrom? Artist mos vidhni, mos vidhni.

Wednesday, January 31, 2018

NEHAT JAHIU: DËSHMORI I KOMBIT BARDHYL OSMANI – KOMANDANT DELLTA


Është shumë vështirë të marrësh guximin për të shkruar për një Dëshmorë e Kombit, sepse veprimtaria e tyre është aq me një rëndësi të veçantë, por është edhe me një përgjegjësi të madhe. Të prezentosh biografi sado që ajo të jetë e shkurtër prap se prap mbi vete ke një përgjegjësi, por në anën tjetër dhe e ndien vetem shumë krenar, sepse shkruan për një atdhetar, për një veprimtar të çështjes kombëtare, për një njeri që shpirti i tij është i mbushur plot e përplotë me ideale sa që nuk kusen asgjë nga vetja vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e tij për të realizuar jo dëshirat e veta personale, por dëshirat e atdheut të tij dhe për lirinë e popullit të vet. Për të gjitha këto dhe shumëçka tjetër në interes të popullit, atdheut dhe lirisë të derdhësh gjakun dhe të falësh jetën është një gjë e shenjtë e këtë e kanë bërë shekuj me radhë bijat dhe bijtë më të dashur të atdheut duke luftuar dhe duke rënë në altariun e lirisë.Njerëzit e tillë bartin emrin më të shtrenjtë e ky emër është emri DËSHMOR. Ne e kemi për obligim të shkruajmë për për njerëzit e tillë ,të i përkujrojmë dhe asnjëherë brez pas brezi mos ti harrojmë, sepse ata ( ato) i falën jetën ATDHEUT dhe LIRISË. Dëshmorët e Kombit që atë ditë kur kanë ra në altarin e lirisë vet e kanë shkruar historinë e vet me gjakun e tyre. Për këta atdhetarë mbi të gjitha duhet ta ndjejnë veten krenarë nënat e tyre që i lindën dhe i rritën. Pra , prindrit e tyre me kokën ngritur lartë duhen të jenë krenarë që kishin bij dhe bija që nuk kursen gjakun dhe jetën e tyre për të ia falur atdheut dhe liriisë së popullit të tyre. Pra, pos prindërve të tyre për dëshmorët duhet ta ndien veten krenarë e tërë familja, tërë populli, por duhet potencuar edhe këtë se nga ajo kohë kur ata bien dëshmorë më janë të kombit të tyre dhe mu për këtë edhe bartin emrin Dëshmorët e Kombit. Në këtë rast unë para lexuesve dhe para opinionit në përgjithësi do të shkruaja një biografi të shkurtër të Dëshmorit të Kombit Bardhyl Osmanit, sepse biografia dhe veprimtaria e tij është shumë e begatë sa e sa duhet shkruar persëri është vështirë të shkruhet e tëra, sepse është shumë e pasur. E unë në këtë rast desha të nxjerr një pikë ujë nga një oqean siç ishte Bardhyli jonë.
Batdhyl Bejtulla Osmani u lind më 16 qershor të vitit 1972 në Preshevë. Shkollën fillore tetëvjeçare dhe ate të mesmën i kreu në vendlindjen e tij dhe ishte një nxënës me një sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore. Ishte shumë i dashur nga arsimtarët, shoqet dhe shokët e klasës dhe në tërësi të shkollës ku vijoi mësimet.
Pas kryerjes së shkollës së mesme ai do të regjistrohet në Univerzitetin e Prishtinës, gjegjësisht në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Pra, Bardhyl Osmani do të marr në dorën e tij indeksin e stundentit gjatë vitit 1990. Në kohën kur në Kosovë do të mbyllen shkollat në gjuhën shqipe Bardhyli me zemër të ther do të kthehet në vendlindjen e tij në Preshevë. Bardhylin që herët e mundonte diç në shpirtin e tij të njomë e sidomos në kohën kur ishte si nxënës i shkollës së mesme ai gjithnjë ishte i okupuar me gjendjen e çështjes kombëtare.Këtë frymëzim ai e kishte marr që herët edhe nga prindi i tij i cili ishte një pishtar i arsimit shqip dhe gjithnjë fëmijët e tij i kishte frymëzar në aspektin kombëtar se si duhet dashur atdhe. Bardhyli me këtë frymzim të mbushur në shpirt do ta shperthej dhe do ta shpreh që në moshën e tij 18 vjeçare, kështu që veprimtaria e tij atdhetare ishte hetuar dhe kishte filluar të pëcillej nga organet policore sllave të asaj kohe. Tani Bardhylin kishte filluar të kërkohej dhe të dërgohej si ushtar i Jugasllavisë, por ai një gjë të tillë nuk e kishte pranuar dhe gjithnjë në shpirtin e tij mbante dëshirën dhe vullnetin e tij se një ditë do të bëhej ushtar, por jo ushtar i kësaj ushtrie, por do të bëhej ushtar i ushtrisë së kombit të tij, pra priste ditën kur një ditë do të vishte uniformën ushtarake me ëblemën e një ushtrie kombëtare shqiptare. Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ai më kishte filluar të vë kontaktet e tij me bashkëmendimtarët e tij për të iu bashkangjitur kësaj ushtrie, për të iu përgjigjur kushtrimit të lirisë.
Ai një ditë do të lë familjen e tj. Do të largohetj nga vendlindja e tij Presheva për tu kthyer një ditë tjetër përsëri dhe do të niset për në Maqedoni dhe ilegalisht nëpërmjet fshatit Sllupçan të komunës së Likovës, të rrethinës së Kumanovës për të vazhduar pastaj për në qytetin e Dibrës dhe do të futet në Shqipëri dhe menjëherë atje do të filloj stervitjet e tij ushtarake ku do të qëndroj një muaj gati dhe do të ushtroj profesionin e një ushtari se si do të luftoj në beteja, kështu që nga njohuritë profesioniste që përfitoi gjatë këtyre stërvitjeve, ai edhe do të dallohej dhe do të jetë pjesëmarrës i drejtpërderjtë në operacionin “SHIGJETA” në Zonën Operative të Pashtrikut. Ai këtu do të marrë pjesë në shumë beteja ku edhe shumë bashkëluftarë të tij do të bien dëshmorë në vijën e frontit të luftës.Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Bardhyl Osmani tani më kishte filluar të dallohej me trimrinë e tij nëpër beteja.
Tani më kur lufta kishte përfunduar në Kosovë dhe ai do të inkuadrohet ne TMK. Në Shtabin e Përgjithshëm, gjegjësish në Departamentin e Menaxhimit. Ai edhe pse tani më ishte i punësuar ne këtë departament, ate për çdo ditë do preokuponte çështja kombëtare dhe ideali i tij i një atdhetari që gjatë uikendeve të shfrytzonte rastin për ti vizituar dhe vëzhgonte terenet në Gjilan e rrethinë dhe në Luginën e Preshevës, kështu që erdhi edhe ajo ditë të cilën Bardhyli me padurim e priste dhe kështu që kur kjo ditë erdhi ai do të ishte njëri ndë ushtarët e parë që do të futet në radhët e një ushtrie tjetër që mbante emrin UÇMB.Tani Bardhyl Osmani përsëri do të rrok armën në dorë për ti dal zot atdheut dhe për të luftuar kundër armikut, pra ky do të ishte viti 2000 kur Bardhyli do të jetë tani më ushtar i UÇMB-së .
Ai tani me shumë bashkëluftëtarë të tij më datë 6 janar të vitit 2001 do ti bëjnë ballë ushtrisë sërbo-sllave në fshatin Shushajë e epërme ku edhe do të emërohet komandant i kësaj kompanie. Tani që nga kjo datë Bardhyl Osmani- Komandant Dellta do të kryej shumë aksione dhe çdo beteje do ti printe i pari në luftë. Duhet mos harruar asnjëherë betejën e datës 24- 25 janar ku Bardhyl Osmani – Dellta nuk kishte të ndalur në luftë kundër armikut dhe nuk kusente asgjë nga vetja duke ju qëndruar përballë edhe tankeve luftarake te armikur serbo-sllav.
Ai tani më kishte trimrinë e tij, por ishte edhe një strateg lufte për të zhvilluar beteja shumë të suksesshme me shokët e tij në luftën e Preshevës.
Më 14 maj të vitit 2001 në një betejë që zhvillohej në fshatin Rahivicë në mes të ushtarëve të UÇMB-së dhe ushtarëve të ushtrisë sërbosllave, mu tek vendi penda në ora 18 do të vrite njëri ndër ushtarët më të dalluar Bardhyl Osmani- Komandant Dellta. U vra në prit duke i dërguar shokët e vet të plagosur në fshatin Maxhere të malsisë së Karadakut të Preshevës. Ra dësmor mu në vendin e tij të cilin shumë e deshi dhe që në çdo kohë luftoi për ta çliruar këtë vend dhe këtë popull nga pushtuesi sllavo-serb. E përqafoji këtë tokë të cilën e ujiti me gjakun e tij të një trimi të lirisë. Ra dëshmor mu në lulen e rinisë për liri e për atdhe.
U vra trimi i lirisë! Ra në altarin e lirisë për atdheun e tij të cilin e deshi më shumë se jetën e tij dhe mu për këtë edhe ia fali jetën mu në lulen e rinisë! Ra dëshmor Bardhyl Osmani –Komandant Dellta! Ra për të mos vdekur kurr! Sot trupi i tij prehet në vendlindjen e tij Preshevën që e lindi, e rriti dhe e përqafoi me mall e dashuri duke ia ujitur tokën me gjakun e tij të njomë. Me mall e me dashuri sot e përkujtojnë shokët e tij të luftës nga të gjitha trojet tona. E përkujtojnë dhe kurr nuk e harrojnë familja e tij. Me mallin e dasgurisë e përkujtojnë prindit e tij nëna Nurije dhe Bejtulla Osmani. E përkujton dhe se harron Presheva vendlindja e tij . E përkojton i tëtrë kombi dhe atdheu i tij që e lindi, e rriti dhe të cilit ia dhuroi gjakun dhe ia fali jetën.
Lavdi Dëshmorit të Kombi Bardhyl Osmanit - Komandant Dellta!
Lavdi të gjithë dësmorëve që flijuan pëer liri e atdhe duke luftuar ndër shekuj!

Sunday, January 28, 2018

NEHAT JAHIU: LOTË MALLI, DASHURIE, KRENARIE DHE...


Më datë 25 janar 2018, në lokalet e Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë u organizua manifestimi “Flaka e Janarit” , që koincidonte me 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, 50 vjetorin e demonstratave të vitit 1968, e në nderim të vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës, si dhe të gjithë të rënëve në altarin e lirisë.
Ky manifestim u mbajt nën patronazhin e Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”( Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) dhe në bashkëpunim me bibliotekën e Qytetit “ Mehmet Jusufi”. Në këtë manifestim morën pjesë poetë nga komuna e Likovës, Kamenica , Bujanoci, Medvegja dhe Presheva ku i lexuan krijimet e tyre para të pranishmëve.
Njëherit u përurua edhe libri me pjesë teatrale “ Grishje skenike” i autorit Nehat Ramizit. Po në këtë ditë u mbajt edhe një orë letrare para nxënësve të ciklit të ulët të shkollës “ Prof. Ibrahim Kelmendi”. Pas përfundimit të aktiviteteve që ishin paraparë të mbahen gjatë kësaj dite që koicidonte me shumë data dhe ngjarje historike dhe personalitete të çështjes kombëtare ndër shekuj që kishin rënë në altarin e lirisë.

NË VIZITË TEK FAMILJA E DËSHMORIT TË KOMBIT BARDHYL OSMANIT- KOMANDANT DELLTA NË PRESHEVË

Unë që nga nisja e vendlindjes sime Orizare kisha vendosur që pas manifestimit ti bëja një vizitë mu në këtë ditë profesorit tim shumë të nderuarit z. Bejtulla Osmanit , babait të Dëshmorit të Kombit Bardhyl Osmanit- Komandant Delltës i cili nën uniformën dhe nën emblemën ushtarake të ushtrive së lavdishme shqiptare UÇK -së dhe UÇMB-së luftoi sëbashku me bijat dhe bijtë më të dashur nga të gjitha trojet tona dhe derdhi gjakun dhe e dha jetën për liri duke luftuar në altarin e lirisë. Kurr nuk e kam ndier veten më të lumtur se gjatë kësaj dite kur isha në mesin e ish profesorit tim shumë të respektuarit z. Bejtulla Osmanit ose siç e quajnë ndryshe të gjithë preshevarët, ish nxënësit e tij dhe më gjërë aga Bejt.Gëzimi im ishte i papërshkruar, por edhe supriza që i bëra profesorit pa e njoftusar se do ta vizitoja e befasoi shumë edhe ate, por nga kjo e papritur, nga malli dhe dashuria për njëri tjetrin që kishte kaluar një kohë që nuk ishim takuar shkatoj lotë malli, lotë dashurie. Lotë krenarie , lotë... në sytë tanë.

Kurr nuk do i harroj përqafimet e mia dhe të profesorit tim të dashur dhe lotët që na rodhën nga sytë për fytyre. Mikëpritja e bashkëshortes së profesorit, e kësaj NËNE TË MADHE të një dëshmori ishte dhe do të mbetet e paharruar për mua derisa të shkoj tek i imi varr pasi të iki një ditë nga kjo botë, por kujtimet e këtij takimi do i marr me vete. Në këtë vizitë tek profesori dhe familja e tij më shoqëruan edhe miku im nga Presheva shumë i nderuari z. Ali Jusufi, ish nxënësi im dhe poeti nga fshati Sllupçan z. Bajram Ramadani dhe djali im Sejdi Jahiu.
Bujarinë dhe mikëpritjen e dy nuseve të djemëve të profesor Bejtës dhe bashkëshortes së tij nuk mund ti përshkruaj me fjalë, sepse është shumë vështirë për ti gjetur fjalët. Çfarë të themi për profesor Dashnorin që me të vërtetë shpirti i tij ishte i mbushur vetëm me dashuri. Dashnor Osmanin është vëllai i Dëshmorit të Kombit Bardhyl Osmanin- Komantan Delltës i cili me të vërtetë i kishte të gjitha tiparet e një personaliteti mikëpritës, bujar, intelektual dhe tregonte se me të vërtetë ka trashëguar dhe kultivuar mikpritjen shqiptare nga prindrit e tij sëbashku me atdhetarizmin dhe fisnikrinë e tyre familjare. Vendosa që kjo vizitë të jetë shumë e shkurtër, sepse duhej që të ktheheshim në vendlindje, por e gjithë kjo ishte e kotë, sepse profesori dhe tërë anëtarët e kësaj familje mikëpritëse dhe atdhetare ishte e pamundur të realizoja në kohën për të cilën kisha planifikuar.
Kërkesat ishin aq të mëdhaja dhe shpirtërore që të qëndronim edhe gjatë mbrëmjes dhe të kalonim edhe një natë në konokun e tyre, por koha e bënte të veten që të veprojmë jashta dëshirës dhe vullnetit të Profesor Bejtulla Osmanit dhe familjes së tij që të largohemi nga shtëpia e tyre dhe të kthehemi në vendlindje duke ua dhënë fjalën se në një të ardhme të afërme do i vizitojmë përsëri dhe do të qëdrojmë bashkarisht për një kohë më të gjatë. Të e mbylli këtë shkrim të shkurtër nga kjo mikëpritje, nga gjithë ajo bisedë që bërëm aq sa na lejoj koha dhe që biseduam për bijat dhe bijtë më të dashur që kishin derdhur gjakun dhe kishin dhënë jetërat e tyre për atedhe e për liri ndër shekuj dhe mos ti përmendi edhe disa kujtime që i mbolla në shpirtin tim nga rrëfimet e profesorit tim z. Bejtulla Osmanit ( agës Bejt) dhe nënës së Dëshmorit të Kombit Bardhylit Osmanit- Komandant Delltës, shokëve të tij që ishin nga të gjitha trojet shqiptare e sidomos për takimet që kishin pasur në shtëpinë e tyre me ish nxënësin tim Beqir Sadikun- Komandant Beqën nga fshati Sllupçan, tani Dëshmor i Kombit nuk mund ta përmbylli këtë shkrim dhe mbresat e 25 janarit të vitit 2018 që kisha në familjen e profesorit tim z, Bejtulla Osmanit dhe familjes së tij.
Në funf nuk mund të i përmbylli këto pak fjalë e fjali pa këto falënderime:
- Falënderoj Shoqatën e Shkrimtarëve “ Feniks”( Preshevë Bujanov dhe Medvegjë) dhe kryetarin e saj z, Bilall Maliqin për ftesën!
- Falënderoj drejtorin e bibliotekës “Mehmet Jusufi” dhe të pranishmit në këtë manifestim!
-Falënderoj drejtorinë dhe arsimtarët e shkollës “ Prof. Ali Kelmendi”!
- Falënderoj në veçanti ish profesorin tim të lëndës së matematikës z. Bejtulla Osmamanin ( agën Bejt), bashkëshorten dhe tërë familje e tyre për mikëpritjen dhe bujarinë e tyre!
Respekt për të gjithë ata ( ato) që kontribuan qoftë me pushkë apo me penë për Atdhe dhe për Liri ndër shekuj!
- Lavdi për Dëshmorin e Kombit Bardhyl Osmanin –Komandan Delltën dhe të gjithë dëshmorët që luftuan dhe dhanë jetën e tyre duke luftuar ndër shekuj për LIRI E ATDHE!
Orizare, 27 janar 2018

Monday, January 22, 2018

Pali Kristo: NË SFONDIN E NJË LIBRI QË DUHET LEXUAR…




Rreth librit me përsiatje letrare “Fjalë muzash” të studiuesit Pëllumb Gorica
Ese 
Poetët mbajnë me penën e tyre shkopin e artë të historianit në dorë dhe margaritarin e brezave në“unazën” e martesës, me shpirtin njerëzor,lajmëtarët e profetëve e të apostujve të të gjitha kohërave; si ujëvarë e një dhuratë Perendie, është e tërë“raca” e tyre.
Kur Mesia ju shfaq Gjonit-thuhet në shkrimet biblike, i tha: - Shkruaj atë që sheh…, atë që i përket së tanishmes, dhe pastaj atë që do të ndodhë në të ardhmen.
Vetëm poetët nuk kanë hyrë kontrabandë në histori. Kështu u tha dhe i quajturi Volter, një nga shkrimtarët më të mëdhenj francezë, i cili i detyruar të largohej nga Franca, kur dëshironte të kthehej njeherë fshehurazi në kufij, e pyetën, nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, ai u tha:
“- Zoterinj, e vetmja gjë që unë kërkoj të fut kontrabandë është koka ime. “
Duke marrë në dorë librin e Pëllumb Goricës “Fjalë muzash”, nga kërshëria e ballinës, m’u soll ndërmend një shprehje e një shkrimtareje franceze, se autorët e vjetër janë sigurisht më të bukur, por ne më të rinjtë jemi më të këndshëm. Duke lexuar librin e krijuesit dhe studiuesit të talentuar të ulur në oborrin e poetëve, Pëllumb Gorica “Fjalë muzash”,i cili ka ndierë frymën e gjetheve të krijimit dhe më së shumti thotë: Merreni dhe këtë “tulipan”,ujiteni në oborrin tuaj, për të mos i lënë lulet të vyshken e të thahen.Ai na thotë: Mos u bëni të verbër, shikojeni jo vetëm me sy, por edhe me zemër mirënjohjeje dhe dashurie,juve njerëzve të lumtur, se edhe lumturia, ashtu si vera, nuk shijohet vetëm, qofsh dhe në kopështin Eden. Ndaj, atëherë thashë, se mendimet dua t’i mbledh në një grusht,duke pritur të më ulen ato si në iso-këngësh në prehërin tim,si në muzgje drite,por jo si një“Jago” që t’ju ndiej vetëm aromën,por dua t’u shijoj edhe melodinë,por as dhe jargavitur si në kllapinë e xhelozisë së atyre, që dinë vetëm të pështyjnë e nuk dinë të puthin.Unë dua të kuptoj ndër ato vargje të përzgjedhur poetësh të sjellë nga autori, vrullin e jetës me plot afsh, që Pëllumbi i servir si një dhuratë në një tabaka ceremonial ndërfejesa,që nuk janë ëndrra mondane,por një dëlirësi siç është shpirti i tyre.
Autori i librit, të mbi 30 ëndërrimtarëve,ka dialoguar me secilin ne, gjithkah vektorësh ndjellas mirësi me erën e pranverës.Pëllumbi me plot ëmbëlsi, me një trend të përcaktuar kulturor dhe letrar, me një tis metodologjik prej profesionisti, i cili që me titullin e vet “Fjalë muzash” thotë për ta: ejani!; Mireseardhët, o lahutarët e fjalës së ëmbël të kohës! Jeni ju, që do të ulni më pas në tokë me Perënditë edhe kur kohërat të jenë të xhindosura. Autori, për mua, ka trokitur në trungun e madh të një lisi të gjethuar, sheh mbi këta zogj shtegëtarë, se janë të mirëpritur të ulen së bashku, jo si murgjër, në të njëjtën sofër, por ku ulen edhe vetë dashuritë, ku ulen muzat. Muzat …, këto Zana të bukura, këto shtojzavalle ëndërrimtare, këto floçka dalë bregut, krehen e nderen në diell me thesaret e veta. “Fjalë muzash” me këtë titull autori mbase çel dhe një shteg meditimi, jo për të rrokëzuar si në një liman të harruar, ku rehatohen dhe anije piratësh, por ai dhe si një arkeolog të nxit për të zbuluar nga dherat e kohës “amanetin” e gjuhës shqipe, e cila po na thotë: “Mos ma lini të ma presin symbyllur lisin, aty ku kam folenë e vjetër”.
(Në parantezë do të dëshiroj të them ndonjë fjalë edhe për gjuhëtarët, etimiologët tanë, që të bëzajnë për fjalët, të cilat po rreken gjatë në dhé të huaj. Ajo toka e huaj interesohet jo pak, që studimet tona të mbeten barktharë, veçanërisht në studimet etimiologjike.) Të zgjohemi nga gjumi i molepsur për të thenë fort se fjala “muzë” është fjalë e mirëfilltë shqipe, dhe nuk mund të strehohet në asnjë fole tjetër mitologjike.Jo më kot gjuhëtarë botërorë e cilësojnë, që nga fillimi i shekullit të XIX edhe si të vacantë nder ato që thuhët e familjes indoeuropiane.
Në librat biblikë kur flitet për ditët e fillimit, që Perëndia krijoi tokën dhe qiellin, thuhet (për etimiologët) se në ditën e dytë Perëndia urdhëroi: “ Të bëhet një hapësirë për të ndarë ujërat dhe për t’i mbajtur në dy vende të ndryshme”. Kështu, Perëndia bëri hapesirën ajrore me anë të së cilës ndau ujërat nën hapësirë nga ujërat mbi hapësirë. Këtë hapësirë a e quajti Qiell.Vetëm shqipja e ka që pjesën e sipërme të gjuhes e quan qiellzë (nga fjala qiell), italisht qiellit i thonë ciélo, dhe nuk gjejnë fjalë formimi me pjesë ciél, ndërsa qiellzës i thonë palatále.Në anglisht qiellzës i thonë palatal, ndërsa qiellit sky (skai). Për të mos u ndalur më tej ( mbase herë tjetër po), të gjithë fjalorët i japin të njëjtin interpretim fjalës muzë. Mùsa= muzë, zanë, vashë, frymëzim poetik ( italisht); Invocare la mùsa ( italisht)- i thërres muzës; invoquer les muses ( frengj.) – thërras frymëzimet. Fjala musagéte ( italisht) = musagjetë, e kuptojnë prijesi i muzave që thuhej në Apolloni. Grekët thonë se edhe Kamarda ( Dh. Kamarda) ka thënë se shqipja bën pjesë në grupin elanik.T’i falemi studiuesit tonë Petro Zhejit, i cili duhet vendosur në vlerat e rralla të studimit të shqipes, që kërkon një vlerësim shumë më të madh, veçanërisht nga etimiologët. I them këto mbasi vë re edhe një “vullnet” të madh për revistat “ e përbashkëta” me shtetet e tjera… për studime filologjike,… Mos harrojmë se dhe djalli me metafora flet për t’ju ngatërruar me engjëllin. Ndaj faleminderit Pëllumbit, që më bëri me këtë rast të mendoj e meditoj pak, për të thenë se vetëm Perëndi askush nuk mund të bëhet, se njeriu nuk duhet të flerë mbi çdo “varkë”, se aty në gjumë vdes pak nga pak, se nuk janë që të gjitha të Noes ato. Për të mos u ndalur me tej…. Në librin e autorit me titullin tepër të ëmbël e mistik, të gjuhës do ju shmangem pak, dhe nuk do të përmend të gjithë shtresëzimin rradhitës, sepse edhe autori thotë, çdokush lexon e përzgjedh libër sipas shijes së tij individuale.Autori e nis me poeteshën elbasanase në gen Iliriana Sulkuqi, ku analizon librin e saj me poezi “Qirinjtë e Galaktikës”.Një metaforë e qëndisur nga rreze dielli, ku autori si me qibër prej poeti të formuar ka ditur të veçojë edhe shumë vargje metaforike si “Ja, kështu i dashur mik/ Poet si unë-unë si të tjerët/Moshën prej ëndrre kur e rrëfejmë/S’e kemi me vetem për vete…”Autori ka ditur të zbulojë tek kjo poete edhe këmbanat e brengës, që ajo ka marrë me vete në Amerikë,për t’a zgjuar nga gjumi kaherë, se ato janë prej bronxi, në Bronx derdhen dhe statujat memoriale,që kavaleritë e udhëtarëve mos harrojnë t’i përshëndesin, por së bashku me ta të lëvizin edhe kalldrëmet nga vendi kur t’i shohin.
Tek poeti flenë e rehatohen bashkë sinqeriteti që rrjedh i marrëzishëm, herë si adoleshencë çamarroke,herë si ai vargu i një serenate “me buskat të paputhura asnjëherë”, ndjekur nga sy të ënjtur, që e pasurojnë veç me ëndrra.Por herë gjysmë i zhveshur fton për të thënë: puthmë njëherë a me mijëra herë,si profet për të mbajtur larg mëkatin se edhe poetët njerëz si gjithë të tjerët janë, veçse ata e ndiejnë dhe frymëmarrjen e sytheve në pemë. E tillë është ndjeshmëria e poetit.Ndaj edhe vëllimi poetik“Mbrëmje të puthura”i Agim Bajramit të sjellë me ngrohtësi e dashuri nga autori, ai e quan një poet bio, duke thenë se ai thith frymëzim nga gjithçka njerëzore dhe vrapon në garë me kohën. Poet të metaforës së fuqishme, e quan ai, të mirënjohurin Milianov Kallupin, duke u ndalur për të në vëllimin “Bohem”, sepse poetët pasurinë më të madhe kanë shpirtin. Ata nuk e patën atë“fat” të hyjnë në kategorinë e të pasurve të tjerë, që shpirtrat e të tjerëve i duan t’i kyçin si kyçet një i murosur në nje sargofag. Asnjë shpirtdlirësi nuk akuzohet nga poetët për shpirtligësi, por vetëm nga ata që Dante Alighieri i çoi në ferr ngatërrojnë shpirtdlirësinë me shpirtligësinë.Milianov Kallupin, Pëllumbi e quan “poeti i të gjithëve, i tokës dhe i qiellit,i lumenjve dhe i detit, i barit dhe i luleve, i luftës dhe i djersës.” Kyështë një çmim e vlerësim i Milianovit nga elbasanllinjtë, të cilin ai e ka hak, por nuk do të ishte e tepërt të shtohet se Milianovi është polumbar i mirë në detin e ndjenjave njerëzore.
Për Anxhela Mazhin, autori shkruan se vargjet e saj kanë frymë moshe, duke ruajtur ritmikën, ato bëjnë që të kuptohet e shijohet lëngu jetësor. Ai zbërthën tek ajo imazhin e metaforës “Kujtime të grisura”, megjithëse metaforat nuk zbërthehen por shijohen si perla,siç shprehet edhe vete poetja, ajo ka një jastëk me ëndërra, “u kalb jastëku i ëndrrave/me lot malli pa pushim”.Kjo është brishtësia e një poeteje të cilën nuk nguron ta thotë dhe autori i librit “Fjalë muzash”.Një poet i një moshe të pjekur siç është vetë Pëllumbi, di si të lartësojë një poete apo poet të ri, duke i dhënë kurajo, dhe si një përqafim mesazhin e tij inkurajues, se ashtu si piktori që lyen e zbukuron retë, që nga mërzia, ata të mos ngurojnë të mjaltohen,mbasi vargu i poetit si tek më të vegjlit, po edhe për ata me thinjë, di t’u thotë të tjerëve: nëse nuk dini të puthni, të paktën mos nxitoni të urreni !Ai ju thotë poetëve më të rinj se si të dallojnë tek ylberët ngjyrat e jetës, ku dhe retë nën të, t’i bëjnë të duartrokasin.
Pëllumb Gorica, me ëmbëlsinë e miklimit poetik, ju shfaq edhe ndonjë përsiatje mendimi e meditimi, për t’ju thënë se si mund të shmanget një përsiatje jo fort e justifikuar e leksikut poetik.Gjithashtu edhe për ndonjë lidhje më organike në funksion të një tematike të parashtruar e të parapëlqyer, për ta bërë krijimin me një butësi ngrohtësie më të mire, di t’ja u thotë, pa i dekurajuar. Ai nuk harron t’u vlerësojë figurat artistike që ata përdorin.Një delikatesë komunikimi midis kolegësh.Pëllumbi ndalet edhe në librin e poetes Rajmonda Mojsiu “Sikur s’më ke puthur kurrë”.Tek poetët si Rajmonda, nga pjekuria e vargut poetik pikon fjala si mjalti – lëngu i krijimit.Një përballje metaforike, si fryt i një pjeshke të arrirë në trungun e vet, rrjedhin metaforat në vargjet e saj.Autori, duke u ndalur në 56 poezitë e vëllimit të Rajmondës,pa tepri thotë: -Një puthje ndjell dashuri dhe një dashuri ngërthen në vetvete forcën e ndryshimit të përtëritjes së jetës në përgjithësi. Poetë me emër të tillë si Rajmonda Moisiu me një tharm të vaçantë emocional vargu, janë disi të rrallë, Për notin flet notari, i cili nuk e ka mësuar me të thënë, por duke notuar vetë ndër ujëra me dallgë a pa dallgë.Ndaj dhe Pëllumbi veçon aty vargje të tilla –“Eja me mua dhe mbylli sytë ... Dashuria ka ulur në gjunjë mbretër, fretër dhe sultanë… “
Mungesën e ajrit thuhet se e ndien kur s’ke ajër dhe me furi kalorsiake e kërkon ku mund ta thithësh atë, që jeta të mos vdesë por të gëlojë përsëri. “S’kam kohë të vdes”, autori sjell Nexhip Bashllarin në fronin e tij poetik.Ai me brengën e një mërgimtari si Odiseu i Homerit, i një prej heronjve të Trojës, i biri i Laertit, mbretit të Itakës, që pas rënies së Trojës iu deshën dhjetë vjet përpjekje për të mbërritur përsëri në Itakë. Poseidoni i cili e pengonte, Odiseu e verboi atë cikllop. “Vras e pres veç terr të zi/ i çoj djajtë ne skëterrë”, ndaj autori për vargun e Nexhipit thotë se jeta sfidon vdekjen.Kështu mund të përmenden edhe emrat e tjerë të sjellë me një privatësi buzeqeshjeje për secilin, për të thenë se poetët kur lindin vdekje nuk kanë, ashtu si muzat, të cilat nuk lejojnë t’ua prekë kush virgjërinë e tyre hyjnore.Unë nuk dua të mërzit kënd me një përzgjatje të tepërt, si nje ves për të marrë atësinë a mëmësinë e tjetërkujt. Lexojeni, këtë libër!...Lexoni dhe meditoni!...Unë, duke e përfunduar së lexuari këtë libër të Pëllumb Goricës thashë për disa buzëvarur, se kaq të marrë janë ata që ëndërrimet e të tjerëve ju duken marrëzi dhe të tyret gjeniale !?...Po idjotët atëhere, ku t’i gjejmë ?! A e di ndokush se ëndrra dhe gjumi rrojnë veç e veç, porse janë ngjizur në një shtrat që të rrojnë të dy së bashku në të njëjtën këmishë, në të njëjtën mitër. Kështu është kjo membrana e qelizës së jetës, me enigma e paradigma, por jo çdokush ja heq fustanin për të puthur atë trupin e saj të bukur. Lum ai që mbështet kryet në gjoksin e saj.Me rebusin e çiftit Eva dhe Adam bota ka një jetë të tërë, e mësuar të merret, por ende këtë rebus e gjejmë si trëndafil të fshehur ku aroma e tij ndihet tepër larg. Në jetë gjithkush kërkon të shpetëzojë trëndafilin në një gotë verë dhe me të të pijë shëndet për dashurinë dhe me sa shumë trumbeta të japë lajmin për ardhjen e saj. Ashtu si një grua shtatëzanë, kur ndien për herë të parë“protestën” e foshnjës që herë ja godet dhe herë ja puth barkun, ajo ndez anëkënd pishtarë për t’ja dhënë lajmin një bote të tërë.Ky rit nuk ngjan me “nirvanën”budiste, e cila katë bëjë me ndërprerjen e ciklit jetësor të lindjeve dhe vdekjeve.Ndaj vegimet e para të poetëve të rinj të mos i lëmë të bien në prehërin e Nirvanës.Edhe kur t’i prekim ato, mos i përcëllojmë me këshilla bajate, se si …si te shkruhet vargu,…
Njerëzit nuk kanë të gjithë të njëjtën fytyrë, se kjo do të ishte tragjedia më e madhe, mbasi dhe bukuria nuk do të kishte kë të verbonte më parë. Të duash vargun e poetit nuk është një dashuri amorfe, por për t’ju larguar sa më shumë rënkimeve e mjerimit shpirtëror, për të mos u vrarë askund shpresa; autori Pëllumb Gorica meriton një vlerësim të spikatur për rrokjen e një tematike të tillë. Ndaj them me plot gojën, të përgëzoj, o Pëllumb Gorica për librin e ri “Fjalë muzash”!... Si nimfë e ngrohtë që të lë pa mend, të josh, të miklon e të përkëdhel në fatin e shtruar së bashku plot afsh, kanë për të mbetur edhe vargjet e poetit;
Kush nuk e do agimin e kaltër
Si princ mbi qiellin e purpurt e të zjarrtë Të kalërojë e mposhtë stuhitë Si sfinksi nga hiri …
Të lartësohet E të rrokë në qiell …
E mbi qiej dashuritë.

Friday, January 12, 2018

Nehat Jahiu:LIGJIN PËR ZYRTARIZIMIN E GJUHËS SHQIPE NË MAQEDONI E SOLLI GJAKU I... DHE…

Që nga sot po flitet dhe po shkruhet se gjuha shqipe është zyrtarizuar dhe do të përdoret si gjuhë zyrtare në institucionet shtetrore në Maqedoni. Këtë lajm edhe unë si shqiptar e pranova me gëzim të madh, sepse bëhet fjalë edhe për gjuhën time amtare që e mësova ta flasë që nga djepi im i fëmijërisë duke më kënduar ninulla mu në këtë gjuhë të ëmbël dhe të bukur . Unë prap mbaj mendimin tim se gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase dhe nëse nuk i besoni fjalëve të mia një ditë do të bindeni në praktikë. Por, këtë le të ia lëmë kohës për ta dëshmuar. Dhashtë Zoti që unë të jem i gabuar në mendimin tim! Thuhet, shkruhet me të madhe se zyrtarizimin e bëri ky individ, ky grup apo kjo parti politike etj. Rrahin gjoks dhe krokasin sot disa shqiptarë që gjuhën amtare deri dje e gjuajtën me gurë dhe nuk kanë dhënë asgjë me vite të tëra që kjo gjuhë e jona, gjegjësisht gjuha shqipe të zyrtarizohej.
Gjuha dhe gjithëçka tjetër nuk zyrtarizohet nga ata që me vite të tëra nuk kanë mund ta zyrtarizuar jo vetëm gjuhën, por asgjë pos që kanë bërë gjithnjë karrigën e bythës së tyre, intresin e tyre personal, familjar dhe asgjë më tepër. Këtë e dimë të gjithë dhe nuk ka nevojë të na krokasin dhe të na rrahin gjoks të tillët. Shkohet aq larg nga disa individ sa dhe marrin guximin të thonë dhe të lëvdrohen pa fije turpi se zyrtarizimin e gjuhës shqipe shqiptarëve ua paska zyrtarizuar kryeministri Zoran Zaev, Muhamed Zekiri dhe... Unë do të u them të gjithëve atyre që i gëzohen LSDM-së se na e paska sjellur ligjin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe se ky është turp i turpit. Ky është një absurd mbi absurdet që vështërë është të kapërdihet! Ky është një turp i i turpit dhe këtë e flasin vetëm ata ( ato) individ të cilët nuk shohin një hap para syve të tyre. Rreth çështjes së gjuhës shqipe meritat i kanë nënat shqiptare që ua mësuan fëmijve të tyre që kur e shqiptuan fjalën e parë fëmijët në djep.
Për gjuhën shqipe është sakrifikuar ndër shekuj nga shqiptarët atdhetarë duke vuajtur nëpër kazamate me vite të tëra disa duke mos dalur as të gjallë nga burgjet famëkeqe. Është sakrifikuar nga të gjithë shqiptarët pa dallim moshe.E së fundmi nuk u zyrtarizua gjuha shqipe nga askush tjetër pos nga bijat dhe bijtë më të dashur që dhanë, djersën, gjakun dhe jetën e tyre. Gëzohujuni dhe përkulujuni ushtarëve të Ushrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidve, të plagosurve dhe Dëshmorëve të Kombit, sepse nëse i gëzohemi kësaj të arritur për zyrtarizimin e gjuhës sonë amtare, atherë duhet të i falënderohemi gjakut të tyre i cili sot e solli ligjin për zyrtariznin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Thursday, January 11, 2018

Prend BUZHALA: PLISI I BARDHË, AI FLAMUR SHPIRTI

(NGA ARKIVI I GAZETARISË)

Fije nga jeta e Haxhi Sylë Delisë
Edhe pas 48 vjetësh, Haxhi Sylë Delia (1928) ende i ruan të freskëta ngjarjet e arrestimit të tij, tek i ka vuajtur persekutimet e martirizimin e gjatë. Mandej, për më shumë se një gjysmë shekulli, të vijsh deri në ditët tona, duke ecur e ecur në maratonën e gjatë të rezistencës, duke lënë gjurmë nderi e krenarie, shpirti e fjale, pa ikur asnjëherë nga sheshi i betejave të jetës, gjithnjë pjesëmarrës modest i këtyre betejave.
Rrëfimin për jetën e lënë pas, Haxhi Sylë Delia e ndien si një shkarkim nga makthi i kohëve, si një frymë amaneti për brezat që vijnë. "Ani se nuk e kam lënë ndonjë djalë trashëgimtar, të mijt janë e tërë djelmënia e Kosovës", thotë xha Haxhiu, gjithnjë me një buzëqeshje të rrallë krenarie e çiltërie shkrirë me peizazhin e Zhebelit të Gjakovës, vendlindjes së tij.
Kalvari i burgjeve
Në mars të vitit 1952 bëheshin votimet. Populli më votoi si anëtar të pushtetit. Spiunët e UDB-së i prishën votimet, duke thënë se gjoja i kam falsifikuar votat. Votimet përsëriten dhe prapë populli më zgjedh për të vetin. Vazhdova punën deri në mars të vitit 1953, kur më 14 gusht të atij viti na thërret në takim kuvendi i Gjakovës. Duhej të paraqiteshim në zyrën e vendit, në Gërgoc. Në udhëkryqin Gërgoc- Bardhaniq katër udbashë më arrestojnë, duke sharë e keqtrajtuar. Më kontrollojnë për armë, m' i vënë prangat, ma vënë në kokë një batanie, më kanë dërguar në stacionin e policisë në Ratishtë, ku më marrin në pyetje - nis fijet e nëfimit të tij xha Hashiu.
Ashtu, të mbuluar me batanie, e dërgojnë në Gjakovë. Në katin e dytë të zyrës së policisë, në një dhomë të veçuar e mbajnë tetë ditë, të lidhur në pranga, me duar të varura lart për një arkë hekuri. Ashtu, në aso gjendje e merrnin në pyetje:
- Veç majet e gishtave më prekshin për dysheme. Nuk më kanë dhënë as bukë e as ujë. Më pyetnin për flamurin shqiptar. Mbas tetë ditësh më kanë shtrirë për dysheme. Ma mbyllën gojën me një mindil, kurse më derdhnin ujë për hunde, derisa ma rnbushën barkun. Torturat nuk ndaleshin. Asgjë nuk pranova. Më pyetnin edhe për "diversantët" nga Shqipëria, të cilët po i mbajkam dhe e paskan për detyrë ta fillojnë një kryengritje në Kosovë kundër Jugosllavisë.
Pas tetë ditësh e çojnë në vetminë e një burgu. Hapet dosja e hetimeve. Hetimet zgjasin 98 ditë. Nga Peja vjen kolegji i Gjyqit të Qarkut. Grupi prej pesë të burgosurish, në përcjellje të njëzet policëve, kaion nëpër Qarshinë e Gjakovës, për në Kinema, ku mbahej gjyqi. Gjyqi, me akuzat e farsën e tij, gjykon pesë veta: Gjykimi zgjatë shtatë ditë. Të gjykuarit ishin: Fazli Berisha (dënohet me 13 vjet burg të rëndë), Sadri Geci (7 vjet burg të rëndë), Osman Koka (7 vjet burg të rëndë), që të tre nga Janoshi i Gjakovës, pastaj Haxhi Sylë Delia nga Zhebeli, me 7 vjet burg të rëndë dhe Zenel Avdyli (pesë vjet burg të rëndë), nga Jabllanica e Gjakovës. Katër muaj i vuajnë në burgun e Pejës e mandej i dërgojnë në burgun e Nishit, në "Belo kuça", burg special. Ishte dimër i ftohtë, bukë: nga 500 gramë në ditë.
Goli Otoku - njollë e ndërgjegjës së njerëzimit
Kalvari i burgjeve të xha Haxhiut vazhdon. I dërgojnë pas gjashtë muajsh në burgun më famëkeq të Evropës, në Goli Otok. "Veç ai që asht kanë e di çfarë tmerri asht aty.
S'ka mbetë torturë për pa u përdorë kundër nesh. Ato tortura që i kanë përdorë serbët në shqiptarë, s'ka komb që i përdor as në shtazë e jo ma në njerëz", flet me mllefin e tij fisnik plaku, i cili detyrohet që , nga torturat, të qëndrojë nëntë muaj e gjysmë në spital. Torturat zgjatën deri më 1957.
"Më kanë pru deri në 35 kilogram. As shokët tjerë hiq ma lehtë nuk pshtuen...Ende më pytshin për akuzat: për Avduilah Salihun e Junikut, Shaban Zenelin e Skivjanit... që kishin ikur në Shqipëri, sepse nuk pajtoheshin me robninë serbe".
Të burgosurit e bartnin nga një arkë prej 300 kilogramësh me gurë. E shtyjshim nga katër veta, rrëzoheshim, na fishkëllonin, çoheshim. Ne, të papërmirësueshmit, punojshim deri në orën 12 të natës. Ditën na kthejshin me fytyrë prej dielli. Çekiçin, të rëndë 15 kg., duhej me e mbajtë në dorë e me thye gurë".
I nipi, Hamit Berisha, kujton:
"Nana s'guxonte me shkue e me e pa në burg vllaun. Udbashë si Kiloviq, Stanoj Stajçiq e shefi i UDB-së Jovo Bajat burgosnin përditë shqiptarë, se janë në lidhje me Shqipninë".
Mandej fillin e rrëfimeve e vazhdon xha Haxhiu:
"Më 1954 ishte në burgun e Gjakovës me ne një qytetar nga Gjakova. E akuzojshin se më 1943 s'i ka dhanë voj një serbi, e dënuan për vdekje dhe, në Pejë, pas 15 ditësh, e pushkatuan. Ai ishte Ahmet.... E pushkatojnë një Maxhunin nga komuna e Gjakovës pse ka vra shkije gjatë luftës. Në Goli Otok kam pa tuj i mbytë në deti të burgosurit".
Në spitalin ku qëndronte xha Haxhiu, erdhi për vizitë Rankoviqi. Aty ishin edhe të burgosurit malazezë, Peko Dapçeviq e Gjiilas. Në Goli Otok xha Haxhiu përmend këta emra të burgosurish shqiptarë: Sylë Ahmeti (Shtupeç i Madh i Rugovës), Sali Rama (Rugovë), Mulla Zekë Bërdyna, Kurt Abazi (Radac), Zhuk Haxhia (Rugovë), Idriz Imeri (Junik), Miftar Beqa (Junik), Xhemë Bajraktari (Junik), Dervish Bajraktari (Junik), Qazim Bajraktari (Junik), Hamdi Bajraktari (Junik), Adem Helshani (Hereç), Ramiz Buleshkaj (Istog), Mulla Hyseni (Ruhot), Kadri Qetta (Trubuhot), Arif Reka (Dugajevë e Rugovës), Muharrem Gashi (Qyshk i Pejës), Elez Gashi (Qyshk i Pejës), Hysen Mazdena (Voksh), Qamil Brovina (Gjakovë), Hajdar Manxhuka (Gjakovë), Fazli Meta (Gërgoc i Gjakovës) Kamer Syla (Gërgoc),Brahim Smajli (Gërgoc). "Kishte edhe shumë të tjerë, por emrat e tyre s'më kujtohen", thotë Haxhi Delia.
Pas lirimit nga burgu, për katër vjet e kishte të ndaluar të dilte jashtë shtëpie (një si burg special shtëpiak); e kishin të ndaluar të bisedonin me të të afërmit e farefisin. Më 1963, kur erdhi Hrushqovi për vizitë në Jugosllavi, xha Haxhiu burgoset shtatë ditë, aq sa i mban edhe më 1979, kur erdhi Tito në Kosovë.
Në luftën e fundit - së bashku me luftëtarët
Lufta e fundit në Kosovë, po ashtu, është rrëfim më vete për xha Haxhiun. I thanë të afërmit që ta çojnë për Shqipëri, për ta strehuar.
"Jo, se kam qenë në GoliOtok për Kosovë. Kosovën e kam timen. Me djemtë që luftojnë du me qëndrue e me dekë. "Dola me djemtë në mal. M'u lutën që të mos qëndroj me ta. Jo, ju thashi s'largohem, se kur linde ti, unë isha në Goli Otok e i solla eshtrat në Kosovë, se du me u ba vorr n'Kosovë", i thashë djalit të vëllaut, Ademit, ushtar i UÇK-së.
Më përqafuan ushtarët. Në ofensivën e parë bëmë rezistencë skaj mali, në Jabllanicë. Ishin 25 veta me armë. Filloi lufta. Erdhi në ndihmë Ramush Haradinaj, vetë i shtati. Serbët u thyen.
Në Zhebel e kishim ambulancën. Edhe disa herë tjera ka ardhë me luftue aty Ramushi... Mandej vijnë serbët e na e rrethojnë shtëpinë. I vranë lopët, në shenjë hamkarrjeje, se njerëzit s'ishin aty. Ademi, duke menduar se një grup zbret katund, e nis luftën me shkije. Luftoi një sahat me të gjitha armët, serbët shtinin me të gjitha armët. Malin e kallën flakë serbët.
Adem Delia, djali i vëllait, bie heroikisht më 14 prill 1999. Plagoset djali i mixhës, Xhevdet Delia, të cilin e tërheq Ademi, duke luftuar në distancë të shkurtër, duke i vrarë dy- tre veta. Xhevdeti mbetet gjallë, tërhiqet, kurse Ademi lufton, vritet nga një snajper armiku... E varroëm thjeshtë, me tesha ushtrie veshë. Kurse pas një muaji, e varrosëm sipas adeteve...
Isha në ato anë kur u vranë edhe disa Jabllanica, fyta-fyt me armikun.
Mandej, kur u tërhoqën forcat serbe nga katundi ynë, erdhën 25 ushtarë të UÇK-së me Malën, ua zunë pritën shkijeve te vorret e gaxhive, iu zunë material ushtarak. Serbët iknin nëpër ujë. Kur u çlirua Kosova, erdh Ramushi e tha: "Burra, u çlirue Kosova". Civilë e ushtarë dolën nga mali...
Tash janë shumë parti. Por të gjitha duhet me gjuejtë në një vend. Me i përkrahë ata që dhanë kontribut e u munduen shumë."
Kështu shpalon fijet e jetës së tij xha H me plisin në kokë.
Atë s'e kishte hequr edhe kur kishte shkaur për ta vizituar në burgun e Zrenjaninit Sahit Berishën nga Volljaku i Klinës, nip i tij. Me këtë plis ai ka kaluar edhe kufijtë, si shenjë krenarie etnike e qëndrese, si flamur shpirti.
(Reportazh i botuar në gazetën “Rilindja” 21 maj 2001)

Saturday, December 16, 2017

NEHAT JAHIU ZAEVI: SËBASHKU ME JU ZYRTARIZONE GJUHËN MAQEDONASE NË MAQEDONI E JO GJUHËN SHQIPE



Shumë herë është biseduar dhe shkruar për sjelljen e ligjit për gjuhën shqipe dhe zyrtarizimin e saj
Një ditë pata rastin të lexoja se u prit kaq kohë që të dalim në skenë unë dhe..., bashkë me Zoran Zaevin , të sjellim ligjin për gjuhën shqipe dhe.... Pastaj thuhet se e dijnë shqiptarët kush po e zyrtarizon gjuhën shqipe. U qesha disa herë me këto përralla dhe kopalla.
Gjuha shqipe nuk ka pas nevojë asnjëherë shekuj me radhë të zytarizohet as nga krali e as nga mbreti e lere më nga ti dhe nga.... As Zajevat, Gruejevskat, Crvenkovskat, Gligorovat, Georgiavskat dhe... Mua sa e di gjuhën shqipe ma ka zyrtarizuar nëna ime e ndjera që kur më përkundte në djep duke më kënduar ninulla në gjuhën time amtare shqipe. Gjuhën shqipe shqiptarët e flasin shekuj me radhë në trojet e tyre stërgjyshërore dhe ate e kanë zyrtarizuar dhe ruajtur shekuj me radhë brez pas pas brezi nga të parët e tyre. Kjo gjuhë sa herë që është rrezikuar i ka ujitur shkronjat e alfabetit te vet me gjakun e bijave dhe bijve më të dashur të saj.

Wednesday, December 13, 2017

Baki Ymeri: LUFTËTAR I FLAKTË I KOLONISË SHQIPTARE TË BUKURESHTIT


Boboshtarët e Bukureshtit: Thanas Kantili (1863-1933)
Me gjith natyrën e tij zakonisht hijerëndë, kur fliste në kishë në këto festa kombëtare, nuk e përmbante dot veten nga mallëngjimi gjer në mbarim të fjalës, po i shpërthenin lotët mu në mes duke e përfunduar pastaj me fjalët e papritura: Rrofsh e qofsh moj Shqipëri! Dhe kisha mbaronte kështu në mes të gëzimit dhe të dashurisë, që ish gëzim kombëtar dhe dashuri kombëtare, dhe anëtarët ktheheshin nëpër vatrat e tyre me shpresën më të rritur për mëmëdhenë.
Duke hulumtuar veprimtarinë e korçarëve të kësaj metropole në periudhën e Mbretërisë, konstatojmë se Bukureshti paraqet lulen më të bukur të diasporës shqiptare në botë. Bukureshti, sipas Lasgushit ishte “kryeqyteti i Shqipërisë së mërguar”, “qyteti që mban emrin më bujar të të folurit shqip”. Janë pikërisht korçarët e kësaj qendre që e kanë ndezur dhe mbajtur të pashuar flakën e shenjtë të Rilindjes Kombëtare. Në një zonë të vjetër të Bukureshtit, ndërmjet Bibliotekës së Akademisë dhe Stacionit Hekurudhor “Gara de Nord”, në rrugën Calea Grivicei, gjendet një nga shtëpitë më të vjetra të rilidësve tanë, ajo e Thanas Spiro Kantilit, i cili, sipas “Shqipërisë së Re” të Konstancës (1933), “punoj dhe u sos për Shqipëri, atëherë kur kjo gjendej në robëri”.
Në bazë të dokumenteve që i ruan me shenjtëri nipi i këtij rilindasi të zjarrtë, Niko Kantili, kuptojmë se para vitit 1880, kjo ka qenë pronë e një hebreu: Simon Goldemberg. Këtë e dëshmojnë edhe disa akte autentike, që nga viti 1833. Niko Kantili është i biri i një gjermanke (Elizabeta Opricesku), dhe i një shqiptari boboshtar (Theodor Kantili). Edhe përnga pamja, edhe përnga sjellja, edhe përnga karakteri e temperamenti, lë përshtypjen se është shqiptar. Posa merr vesht se nga jemi e nga vijmë, për të kërkuar rrënjët e lashta të shqiptarizmit, na thot:
“Më fal që pot ë shqetsoj! Nuk e di zotrote në je shqiptar, ngase ke emër turku! Më vjen keq pse s’di shqip, por kur dëgjoj për Shqipërinë, më rrënqethet lëkura. E sheh këtë oborr të gjatë e këtë shtëpi të motshme! E gjithë kjo ishte pronë e gjyshit tim, Thanas Kantili, një nga rilindësit më të shquar të Rumanisë. Këtu gjendej një dyqan, tejmatanë tij, një pijetore, të hapura në vitin 1890, nën firmën “Vineria T. Cantili”. Para 70 vjetësh, vinin këtu shkrimtarë e artistë të mëdhenj, ndër të cilët edhe dramaturgu i shquar i Jon Luka Karaxhiale (rum. Ion Luca Caragiale), për të cilin flitet se kishte origjinë shqiptare. Gjyshja ime, Sofia Treska, bashkëshortja e Thanas Kantilit, ishte kushërirë e Viktor Eftimiut. E sheh këtë fotografi të vitit 1931? Ja këtu, pranë ungjit tim, Konstantin Kantili, ngre dollinë shkrimtari i famshëm Teodor Mushatesku! Shkrimtari i madh, Al. O. Teodoreanu, shkruan në revistën Magazinul (Nr. 30/1933): “Këtu ka ndenjur Karaxhiale. Sa bukur fliste, zotëri, të gjithë e donin. Diku nga vitit 1883, Thanas Kantili e merr me qera këtë lokal dhe e shndërron në kafene. E pyeta Anton Sotirin për karierën e tij gastronomike. Është interesante. Ka ardhur këtu nga Shqipëria, më 1899, duke hyrë në punë te një ungj i tij, Dionisie Gjika, njeri që merrte vesh përnga mjeshtria dhe që kish një lokal në rrugën Izvorul. Pastaj punon nën drejtimin e Kantilit, bëhet shok me të dhe mbetet pronar”.
Në këtë shtëpi të vjetër, nuk ka munguar kurrë mikpritja tradicionale e shqiptarëve, shton zoti Niku. Për kontributin që pat dhënë përgjatë Rilindjes Kombëtare, gjyshi im, Thanas Kantili, më 2 shtator të vitit 1914 (në kohën e Princ Widit) qe dekoruar nga Mbretëria Shqiptare me “Medaljen Ushtarake në Bronz” (dorëshkrimi është në gjuhën frenge). Dokumentet që na i prezanton Niku, janë origjinale dhe autentike, të nënshkruara e të vulosura. Ndër to shquhet Testamenti i Thanas Kantilit, ku përmes një fjalori të zgjedhur, plot respekt e përdëllim ndaj gruas e fëmijëve, defilon shpirti i një shqiptari të shenjtë. Thanasi e përfiton nënshtetësinë rumune në vitin 1926, ndërsa në vitin 1932, Mbreti Carol II, e nderon përmes një dekreti, me titullin “Meritul Comercial si Industrial, Cl.II” (Merita Komerciale dhe Industriale, Kl.II).
Punoi dhe u sos për Shqipëri, kur kjo gjendej në robëri
Thanas Kantili ishte një nga anëtarët më aktivë në Komitetin e Shoqërisë Shqiptare “Dituria” e Bukureshtit. Emrin e tij e hasim në dokumentet e kësaj shoqërie, që nga viti 1896. Më 11 prill të vitit 1899, në kuadrin e Kuvendit Vjetor të Diturisë, Thanas Kantili zgjidhet nënkryetar. Nga “Përlindja shqiptare” e Sofjes, kuptojmë se në mbledhjen e zakonshme që ka bërë Shoqëria “Dituria”, në vitin 1903, në një pyll jashtë Bukureshtit, krahas Kristo Dakës dhe Jovan Lazarit, Thanas Kantili flet fjalë të zjarrta dhe propozon që të dy shoqëritë (Drita e Dituria) të bashkohen ngase “bashkimi bën fuqi”. Emri i Thanas Kantilit ndërlidhet edhe me mbledhjen historike të Bukureshtit (5 Nëntor 1912), kur u morën vendimet lidhur me Pavarësinë e Shqipërisë. Nga kujtimet e botuara të Asdrenit në “Shqipërinë e Re” të Konstancës (29 Nëntor 1925), kuptojmë se se në mbledhjen e fundit të konsultimeve e bisedimeve, përveç Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Kristo Meksit, Aqile Eftimiut, Dhimitër Zografi etj., e merr fjalën edhe Thanas Kantili.
Thanas Kantili ka patur një vajzë, Ekaterinën, dhe 5 djem: Nikollën, që vdiq i ri, si pasojë e një pneumonie, pastaj Konstantinin, Tonin, Vasilin, dhe Teodorin, babain e Nikut. Todori jetoi ndërmjet viteve 1918-1996. Edhepse ka lindur në Rumani, në një familje patriotike, aq shumë e ka dashur Shqipërinë, saqë shkon, derisa ish kryeministër ungji i tij, Pandele Vangjeli, e shkollohet në Tiranë, Durrës, Korçë e Shkodër. Korina e Niku nuk mund të harrojnë kurrë përmallimin e tij, dëshirën e tij të vetme, për ta parë edhe një herë Shqipërinë, para se të ndërrojë jetë. Një një dëshirrë të këtillë, të zjarrtë, e hasim edhe te shqiptarët e sotëm të Bukureshtit, të cilët shuhen pa e parë Shqipërinë, si pasojë e impotencës patriotike të ishkomunistëve me pasaportë diplomatike. Së bashku me korçarët Duro, Zografi, Milkani e Buzi, vëllezërit Kantili ishin ndër tregtarët më të shquar të Bukureshtit. Thonë se aq i pasur ka qenë, saqë ka djegur thasë të tërë me para kur u ndërruan paratë, në shenjë të stabilizimit të vendit, ndërsa pjestarë të kësaj familjeje fisnike, që kanë ardhur para 13O vitesh në Rumani, figurojnë edhe në katalogjet telefonike të Bukureshtit: Xhorxheta, Maria, Nikulae, Toni, Vasile, Kristina, Konstantini dhe Angjelika, të gjithë duke mbajtur mbiemrin Cantili (shq. Kantili).
Thanas Kantili vdiq në një spital të Bukureshtit, më 14 shtator të vitit 1933. Lajmi i hidhur u përhap si vetëtima ndër krejt shqipëtarët e kësaj qendre, ku e njihnin si një patriot të palodhur, që tërë jetën punoi për vëndin e tij, pa pretedime personale apo materiale. Varrimi u bë pas dy ditësh, më 16 shtator, me një ceremoni të shkëlqyer, në varret e Shën Premtes (Sf. Vineri), atje ku qe varrosur më 1913, apostulli i shqiptarizmit, Nikolla Naço, kurse më 1947, Asdreni. “Një pjesë e madhe e Shqipëtarëvet të Bukureshtit, morën pjesë në këtë varrim. Trupi i të ndjerit Kantili ish mbuluar me lule edhe me kurora. Një kurorë vjente nga ana e Komunitetit, një tjetër nga ana e Kryekonsullatës, një kurorë nga ana e Shoqërisë së Boboshtarëve dhe një tok kurorash të tjera nga ana e farefisit të tij. U mbajtën një tok fjalimesh, duke treguar aktivitetin dhe zemërgjerësinë e të ndjerit. Fjalën e parë e mbajti delegati i Odës Tregtare të Bukureshtit, duke nxjerrë në pah se si një jetë të tërë, i ndjeri punoi me ndershmëri dhe qe shembëll për të tjerët”. Shënimet prezente vijnë nga numri 539, i së përjavshmes “Shqipëri e Re”, që delte asokohe në Konstancë. Ja edhe fjala e Asdrenit, me rastin e varrimit:
Një nga të parët nismëtarë të kësaj Kolonie kreshnike
Zotërinj të brengosur! Pik së pari këtu shfaqim hidhërimin e Kryekonsullatës Mbretënore për vdekjen e pa-pritur të patriotit, që e deshti me gjithë shpirt e zemër Shqipërinë, si një shqiptar me plot ndjenja që ish, si edhe ngushëllimet e kësaj Kryekonsullate, familjes dhe gjithë far’ e fisit të tij. Do të jenë fjalë të tepërta, në dua të bëj këtu një përshkrim të jetës së Thanas Kantilit! Jeta e tij trupësonte vetëm e vetëm mirësinë edhe zemërbardhësinë, në tërë kuptimin e fjalës, sa nuk i ze besë që të gjendet një, midis nesh, që të mos e dijë edhe të mos e ketë njohur dhe kuptuar, këtë cilësi të rrallë, të shpirtit të tij.
Thanas Kantili si patriot, qe i pari ndërsenjës, i cili me fjalët e zjarrta dhe me flagën e dashurisë s’atdheut, që përmbante në vehten e tij fisnike, nuk linte asnjë rast me zërin e tij të fortë, që shpërthente si bubullimë, pa mos i çfaqur haptazi mendimet dhe ndjenjat, që i valonin pa rreshtur në kraharorin e tij, për t’i treguar ato që ndjente edhe për t’i bindur të tjerët se e drejta edhe e vërteta duhet të dalë në dritë, siç dolli, dhe aqë shumë mallëngjehej sa kur shifte, derthte lotë dhe qante, qante prej dhempshurisë! Në patriotizmë qëndronte i patundur, pa ligësi shpirti, as dredharak, pa asnjë pikë interesi, por përkundrazi, ay vetë nga pak a shumë sa kishte, jepte me dorë plot. E ndjente për detyrë edhe e kishte për krenari. Ndihmonjës i çdo çështje kombëtare, shpirtndrituri sa rrojti, i solli nder Kollonisë së këtushme dhe kombit përgjithësisht. Dhe me ç’do fjalë të bukura shpirtnore, dhe me ç’do farë ndihme pa përtim, mund të them, ka qenë një shtyllë e fortë edhe e ndritshme, një nga më të parët nismëtarë të kësaj kollonie kreshnike.
Thanas Kantili si mirëbërës i të varfërve, prapë qëndronte në krye të ç’do vepre mirësije me dorëgjerësin’ e tija të pashëmbëlltë. Ç’do njeri që e shkelte edhe që ndjehej në nonjë nevojë, Thanasi kurrë nuk e përcjellte nevojtarin të dalë dorëzbrazur nga pragu i derës së tij. Me sa vura re edhe unë vetë, prej aqë kohe që e njihnja, me gjithë që fshihej kur bënte të mirën, shumë herë shëkonja që hynin, herë pleq, herë gra të veja, të varfër si nga t’anët, si edhe të tjerë, të huaj, që Thanasi të mos u jepte disave atë çast, edhe disave që u jepte muaj për muaj, nga një sumë, duk’ i përcjellë gjithmonë me një të qeshur në buzë: e bënte të mirën me të djathtën pa të dijë e mëngjëra!
Thanasi si krye i familjes së vet, qe aq i mirë dhe i urtë, sa nga urtësija e tij nukë kuxonte të nxjerrë nga goja një fjalë të keqe, një përtim apo një të sharë kundra bijve të vet, por duke pandehur gjithmonë që fëmija e tij vetvetiu t’ia kuptojë mendimin që ushqente, edhe dhempshurinë atnore që kish për ta, do të mundin të shkelin po në gjurmat e tij. Por në këto të pakta fjalë, nuk mundet t’i bëhet apollogjija e të gjithë veprave të tij, e gjithë jetës së tij, siç ka qenë një karakter i pashoqtë, si një pasqyrë e kulluar, të cilën shumë veta duhet t’a kenë para sysh, për t’udhëzuar edhe për t’i vazhduar gjurmat edhe faktet e mira të tij. Thanasi në jetë s’kish as armiq, se ishte i zoti që kundërshtarin t’a përballë, ta zbutë me fjalë të ëmbla dhe me sjellje vërtet bujare. Në dyqanin e tij, si të dorës së tretë, shifnje njerëz të dorës së parë, nëpunës të lartë, politikanë, artistë si edhe shkrimtarë të shquar të këtij vëndi, të rinë me të në fjalë e të kuvendojnë, të kënaqur prej tij, nga ç’do pikëpamje të sjelljes së tij.
Pa le më një patriot kur i vinte. Nuk dinte si e si t’a presë sa më mirë. Thanasi s’kishte mësime por ishte i zoti të japë mësime. E dëgjonte tjetrin me durim edhe jepte këshilla. Kish dhembje për ç’do send në vehte të tij, por ndjente edhe dhembjet e të tjerëve dhe vuante ai bashkë me ta. Ishte dikush i brengosur, ay e ngushëllonte. Ish aq zemërbardhë sa shpesh herë vinte gjer në sakrificën e vet, si një dëshmor! Tani që na la, dhe vajti në prehje pas një mbarimi jete aqë tragjik, le të thomi: Kujtimi i tij qoft’ i përjetëshmë! Edhe i Madhi i jetës, t’i bëjë vënd prehjeje me të shkëlqyer, atje në gjirin e Abrahamit, si shpirtmirë që ish! Perëndija e ndjeftë!
Përkrahësi shqiptarëve që kanë shkelur tokën e këtij vendi liriprurës
Pas Asdrenit foli ekonom At.Steliani, një fjalim tepër të gjatë, duke treguar mjaft mirë shpirtin e të ndjerit Th. Kantili. Një fjalë tjetër mbajti kryetari i Komunitetit Ortodoks Shqiptar të Bukureshtit, Nikolla Xhorxhesku. Pas këtij foli zoti Nikolla Tabaku, i cili në rmes të tjerave tha: “Në një kohë rreziku për Shqipërinë, shqipëtarët e Bukureshtit ishin mbledhur dhe po bisedonin se ç’masa duhet të marrin për të mirën e vëndit. Thanas Kantili i cili nga hera ka qenë plot kurajo dhe guxim ka thënë me një rast: “Ne jemi këtu deputetët e Shqipërisë, pra neve na mbetet bara për shpëtimin e Shqipërisë”. Serën e fjalimeve e mbylli Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), nga ana e Shoqërisë së Studentëve Shqiptarë të Rumansisë:
“Të pikëlluar Miq! Pas një perëndimi të ngadalshmë e plot dhembje, u këput midis nesh, veterani Thanas Kantili, një nga kollonat e gurta të Kolonisë Shqipëtare të Bukureshtit, të cilën e pat nderuar edhe ndriçuar me zellin dhe veprën e tij. Atdhetar kur s’kish Atdhe, Shqipëtar kur s’kish Shqipëri, luftëtar kur shokët ishin të rrallë, i veneruar plak Thanas Kantili punoi një jetë të tërë me zell të palodhur, që t’i japë flakë e gjallëri një ideali të vetëm: liria e Atdheut. Këshilltar, nënëkryetar dhe kryetar i Kollonisë Shqipëtare, dhe anëtar i saj i pandarë, zëri i tij tingëlloi rradhë pas rradhe, në të gjitha mbledhjet kombëtare, të mbajtura në Bukuresht dhe gjetkë.
Edhe Kongresi Kombëtar i Trieshtës, e dëgjoi zërin e tij sulmonjës me fjalë të arta, i cili u jepte gjallëri ndjenjave. Thanas Kantili, ushtar i thjeshtë i detyrës, ka qenë kurdoherë edhe një nga përkrahësit e pakursyer të intelektualëve shqiptarë, të cilët kanë shkelur tokën e këtij vëndi liriprurës. Për shërbimet e çmuara, të sjella çështjes kombëtare, Shoqëria e Studentëve Shqipëtarë i shfaq homazhin e saj, duke u zotuar të shkelë pas gjurmave të dukshme që la prapa tij. I qoftë e lehtë toka e mërgimit!”.
Thanas Kantilit dhe Kisha Shqiptare e Bukureshtit
Sipas Lasgush Poradecit, festa më e madhe e Kolonisë dhe kishës shqipe të Bukureshtit ishte 28 Nëntori: Dita e Flamurit dhe Shën Gjergji: Emri i Gjergj Kastriotit. Këto kremtime bëheshin me bujën dhe madhështinë më të madhe, duke e ftuar në Seli të Kolonisë dhe në kishë autoritetet dhe personalitetet më të larta të vëndit, me mbretin në krye të të gjithëve. Ftoheshin dhe përfaqësitë e huaja, ambasadorët, ministrat, konsujt, të cilët në atë atmosferë ngazëllonjëse të botës shqiptare i jepnin kishës dhe festës një madhëri dhe një madhështi të rrallë.
Kisha qe e mbushur përplot, dhe tri të katërtat e të pranishmëve rinin nga mungesa e vëndit jashtë në obor, bukur të rrethuar dhe të stolisur për atë festë. Aty jashtë në obor, më të djathtën e hyrjes kryesore të Kishës qëndronte i vendosur me shkëlqim flamuri i Kollonisë, i cili ishte më i madhi dhe më i bukuri nga gjithë flamuret e shoqërive dhe organizatave të Bukureshtit që kishin flamur. Flamuri i Kolonisë shqiptare ishte i kuq me shkabën dykrerëshe në mes, qe bërë prej mëndafshi të qëndisur rreth-e-përqark me bufka të arta dhe kishte më një anë dy esharpa, njëra e kuqe, tjetra e zezë, të cilat mvareshin me hijeshi prej majës së shtizës gjer përposh. Shumë i rëndë ishte flamuri dhe nga ky shkak e mbanin përherë dy veta, njëri tosk, tjetri gegë, të mveshur secili burrërisht me robet e tyre kombëtare.
Kurse kjo ishte pamja e përjashtme e kishës nër festat më të mbëdha të saj (28 Nëntor dhe Shën Gjergj), përbrenda ajo shkëlqente nga uniformat dhe robat e zyrtarëve, po më shumë nga fryma shqiptare që frynte në zemra. Dhe pas Te-deumit të shërbyer në gjuhën e ëmbël nënore, vinte fjalimi i parë i rastit i mbajtur prej një personaliteti nga më të lartët e vëndit, i pasuar prej fjalimesh të shqiptarëve, të cilat kurdoherë më çdo festë, kurorëzoheshin në fund prej veteranit të madh Thanas Kantili, të zjarrtit, të flaktit, të djegurit dhe të zhuriturit luftëtar të Kolonisë në Rumani. Ky me gjith natyrën e tij zakonisht hijerëndë, kur fliste në kishë në këto festa kombëtare nuk e përmbante dot veten nga mallëngjimi gjer në mbarim të fjalës, po i shpërthenin lotët mu në mes duke e përfunduar pastaj me fjalët e papritura: Rrofsh moj rrofsh! Ti do të rrosh e do të jesh moj Shqipëri! Dhe kisha mbaronte kështu në mes të gëzimit dhe të dashurisë, që ish gëzim kombëtar dhe dashuri kombëtare, dhe anëtarët ktheheshin nëpër vatrat e tyre me shpresën më të rritur për mëmëdhenë. (Baki Ymeri, Bukuresht)