Friday, September 12, 2025

Sinan KËRPAÇI: Cikli poetik “Nesër nuk do votoj për të djeshmen”







Parathënie për ciklin poetik
  “Nesër nuk do votoj për të djeshmen” 

Ky cikël nuk është thjesht një përmbledhje vargjesh—është një akt mosbindjeje. Sinan Kërpaçi nuk kërkon të na bindë, por të na zgjojë. Ai nuk na fton të votojmë, por të kujtojmë. Në një kohë kur fjalët janë bërë afishe, dhe afishet janë bërë maska, poezia e tij i gris me dorë të qetë, duke zbuluar fytyrën e zhveshur të njeriut që refuzon të harrojë.

Kërpaçi shkruan me aromë mali dhe kripë deti, me gjuhën e një shpirti që ka parë shumë, por nuk ka mbyllur sytë. Ai i jep zë të heshturve, emër të paemërtuarve, dhe votë atyre që nuk kanë fletë votimi. Në vargjet e tij, dashuria nuk është stinë, por strehë; protesta nuk është zhurmë, por ritëm; dhe e vërteta nuk është slogan, por plagë që nuk pranon të mbyllet

Ky cikël është një parfum i përgatitur për ata që nuk duan të harrojnë. Një ritual për ata që nuk duan të pajtohen. Një këngë për ata që nuk duan të këndojnë me korin e pushtetit.

































SHUAJ NJË ETJE
Gji i Lalëzit - Gji i Detit,
ma merr kokën në pëllëmbë,
te gjiri yt ma mbështet.
Një herë më heq kapelen,
një herë syzet m’i mbyt,
tjetër herë më merr unazën
e gruas që ta do valën,
o deti ku notoj unë.
S’i merr ti, t’i fal vetë!
Nuk mund të vij pa një gjë
kur del në breg e më pret,
ma merr kokën m’u në gji,
more Lalëz!
Mos je kjo,
e unazës,
që “luan” me kokën time?!

LAJM I MADH
Që mos të më shtypnin makinat
u shmanga dy hapa nga rruga
përballë floktores me të bukura.
Shkrova për njërën aty brenda
një mesazh po nga rruga:
jam përballë tabelës
“I BËJ FEMRAT TË BUKURA”
Kështu bëra kur u përpoqa
t’i thosha bukurisë: këtu jam,
kur desha të jepja lajm.

TË KALOJË DASHURIA
Këmbëngul
për ç’të kam shprehur
me aq bindje:
dashurinë e kam mall,
dashurinë e kam përrua,
dashurinë e kam zall
në Diell-lindje.
Këtu në planetin Tokë
me një çelës t’i ndez yjet,
e ngre, e ul me një dorë,
s’është në qiell,
s’është çelës që shuan drita.
Nuk ndaloj te semaforët,
njoh vetëm një ngjyrë - blunë,
që thërret sa ka në kokë:
të kalojë Dashuria
këtu në planetin Tokë.

POEZI E SAPO NISUR
Nëna ime
nuk mbajti kurrë në dorë
laps a penë për të shkruar
ashtu siç bën gjithë bota,
nëna ime
mbajti në dorë gjithë jetën
pesë shtiza
dhe thuri për mua
në ditët e mia me nënë
veshje dimri të ngrohta.

NË “GLOBE” *
Nesër përsëri atje dua të shkoj,
atje ku kalon i turbullt dhe Tamizi:në “Globe”, te Shekspiri.
Do t’i qasem reklamës
sa ta prek me dorë:
të lexoj cila tragjedi është në radhë,
pa u parë të zë një vend prapa skene,
të vë veshin, të dëgjoj në vetmi
çfarë thotë Shekspiri në kohët moderne.
Do të thotë
atë që ka thënë shekuj më parë
me fjalë si të kohës sime,
pa lëvizur prej tyre asnjë gërmë,
apo ka bërë retushime?!
Vij si Tamizi,
i turbulluar edhe unë shumë këto kohë,
o Bard,
të më thuash si Shekspir një fjalë.
* Teatri i Shekspirit në Londër.


LUFTON TË BËHET PEMË
Mbiu dy metra poshtë dritares sime,
në buzë trotuari,
mbiu tre metra poshtë folesë
ndërtoi zogu te streha e çatisë,
mbiu nuk di sa mijëra kilometra
që nga i Madhi lart
t’i gëzohet përditë lirisë.
Është ajo, që lufton të bëhet pemë,
për mua krejt e panjohur më parë:
nuk e mbolli dora e njeriut indiferent,
mbiu vetë buzë trotuarit si farë.
Herë i hedh ujë me krahun e shtrirë
që nga dritarja e katit të dytë:
i freskoj degët, i gëzohem nga lart,
herë zbres poshtë:
i përkëdhel gjethet, trupin e brishtë,
shikoj si çan gurin, kapet për mua,
shtrin rrënjët gjerë e gjatë.
Dua t’i vë një emër të pa konkuruar
me një të dytë,
kërkoj te biblioteka ime raft më raft
të gjej atë emrin magjik,
që e lëshoi me farën zogu nga sqepi
apo e nisi si bekim Ai lart.


DASHURISË I ÇEL DERËN
Nuk është e tëra merita ime dashuria,
s’është se mua më ofrohet më shumë se të gjithëve,
aq sa juve asnjëherë nuk u mungon reklama e keqe -
manekini juaj i zi,
që i vishni jashtë mode
historitë e mia të dashurisë.
E besueshme është se kur e pakërkuara troket
dal si djalë te pragu me vrap, këmbëzbathur,
dhe menjëherë derën
me mirëseardhje ia çel.
Ia çel si çel furrën e nënës në oborr,
nuk i pengoj të ulen me cicërima
mbi “vezën e bardhë”
dhe përsëri të ngrihen në fluturimin
e tyre zogjtë.
Ia çel derën dashurisë si furrës -
vezë e bardhë përjashta,
që pjek me zjarrin e nënës bukë,
byrekë lloje-lloje
dhe bakllava si të asaj për dasma.

I VDEKUR KUSHTON
Mos vdis, o shqiptar, në dhe të huaj, larg:
i vdekur kushton shumë, paguan doganë,
nuk je i lirë në çmim siç je i gjallë
atdheun që s’e ke,
në atdheun që s’e kam.
Varfërisë i duhen dy duar të ngrejë dy trarë
që ti poshtë tyre të kalosh i vdekur
e atdheu i munguar t’ju ofrojë dy metër varr.
Mos vdis, mos vdis në dhe të huaj,
kështu për mua ti bëhesh barrë:
i vdekur kushton më shumë se i gjallë.
Mos vdis, o shqiptar, mos kalo nën dy trarë!

3 comments:

  1. Jam thellësisht mirënjohëse për udhëzimin dhe mbështetjen që mora gjatë njërës prej kohërave më të vështira të jetës sime. Kur u ndjeva e pashpresë pas humbjes së partnerit tim, Dr. Agba më tregoi rrugën drejt pajtimit dhe shërimit. Sot, marrëdhënia ime është më e fortë, e mbushur me dashuri, besim dhe lumturi të ripërtërirë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse për mençurinë dhe ndihmën që më mundësoi të rifitoj personin që dua. Kontaktoni këtë spiritualist përmes emailit: ( agbazara@gmail.com ) ose përmes WhatsApp: ( +2348104102662 ).

    ReplyDelete
  2. Jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur që po ndaj dëshminë time. Ish-i dashuri im më la për më shumë se një vit sepse besonte se po tradhtoja, edhe pse isha e pafajshme. Isha me zemër të thyer dhe kisha humbur plotësisht shpresën.
    Pasi kontaktova Dr. Danin, ai më dëgjoi me mirësi dhe mirëkuptim dhe kreu një magji të fuqishme dashurie. Jo shumë kohë më vonë, ish-i im më kontaktoi, e kuptoi të vërtetën, kërkoi falje dhe kërkoi falje. Sot, jemi plotësisht të pajtuar dhe të dashuruar përsëri ❤️.
    Faleminderit shumë, Dr. Dan, që më rivendosët marrëdhënien dhe lumturinë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse 🙏✨
    Dërgojini mesazh Dr. Danit në WhatsApp:
    📞 +2349046229159
    Email dawnacuna314@gmail.com

    Dëshironi një magji dashurie të menjëhershme për ta bërë ish-in tuaj të kthehet menjëherë?
    Keni nevojë për një ritual për t'u ngjizur këtë muaj?
    A po kërkoni një magji me fat për të fituar lotarinë ose çështjet gjyqësore?
    Keni nevojë për bimë të fuqishme për shërimin dhe shërimin e llojeve të ndryshme të sëmundjeve?
    Shpjegojini situatën tuaj Dr. Danit sot dhe gjeni zgjidhjen e duhur për ju.

    ReplyDelete
  3. Emri im është Vanessa Delarue.
    Po i jap këto dëshmi për të dëshmuar kompetencën e një plaku vërtet të jashtëzakonshëm.
    Ju siguroj se kam kontaktuar disa marabout-ë që nuk ishin gjë tjetër veçse falsifikues, gënjeshtarë, mashtrues - nuk di më si t'i quaj. Por pas shumë kërkimesh, hasa këtë plak që më riktheu vërtet lumturinë, lumturinë që kam kërkuar për kaq shumë vite. Ai është vërtet i mrekullueshëm. Vuaja nga një ndarje me burrin tim; ai më la një vit e një muaj më parë. Madje humba edhe punën. Babai im ishte i sëmurë rëndë, por brenda tre ditësh, ju siguroj, mrekullitë kanë ndodhur në jetën time falë këtij plaku. Sot, jetoj mirë me burrin tim, babai im është shëruar, më thirrën përsëri në punë dhe madje refuzova, por tani jam në një departament tjetër që është më i mirë se tjetri. Vërtet nuk di si ta falënderoj këtë plak. Ai punoi për mua pa më marrë asnjë euro. U ndjeva e kënaqur së pari përpara se ta shpërbleja. Ai është vërtet shumë i mirë. Pra, nëse vuani nga ndonjë problem, nëse keni ndonjë shqetësim, mos u shqetësoni më. Kontaktoni drejtpërdrejt këtë plak. Ja adresa e tij në WhatsApp: +2349046229159
    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete