Saturday, March 17, 2018

Musa Jopulli: Ne jemi popull i moçëm !

Ore, ne jemi popull i moçëm !
E thonë pleqtë tanë
Teori e bazuar në prioncipe të trashegimisë sonë, filozofi e refleksioneve të jetës: mirëqenje dhe liri !
Për ndriqim të gjendjës në Atdhun tonë, në kërkim të së mundshmës që të jenë të hapura faqet e historisë, kulturës dhe letrave të himta, ato të vjetrat, datim nga edhe para Homeriane, kërkohet zëri i intelektualve, i domosdoshëm sot, e kundërta filozofia Homeriane do të shëndërrohet në humnerizëm!
Fjala e qytetarit domosdoshmërisht duhet të dëgjohet në parlamentet Tiranë-Prishtinë, ku politikës tiranike t’i thehet “turri” i kësaj pakuptimësie në lojëra të liga e në dëm aq të madh që iu është kërcnuar Atdheut.
Nuk ka bazë-themel dhe nuk qëndron as si teori dhe as më pak si filozofi që t’i mvishet Atdheut fjala e politikanit sot në trojet arbërore për rezultate që ata me djallëzi e thonë , kur atje duke filluar nga arsimi, shëndetësia e deri edhe ke fjala e lirë jo vetëm që nuk kanë rezultate por aq ka ramje theqafje pa asnjë pikë mëshire, atje ku korrupcioni dhe vota e tyre lundrojnë në dëm t’Atdheut!
Nuk lejon etikë e filozofi, e të dhënave historike se Dardania të coptohet sipas tekeve politike, dhimbjeve të kahmotshme në padrejtësi si pikë e parë e Konferencës së Berlinit e deri ke Konferenca e Londrës, këto “manipulime” për hirë të mbajtjës së “kolltukut”, apo të famshmës “vizo-ikjës” të shpërblehën apetitet e të tjerëve, pra e vizsshme apo të vizshmës në emër të DEMARKACIONIT sot e ai i nesërm, plagë të pa sheruara të kombit !
Zbrazjet e detyruara nuk janë gjë tjetër veq se prekje e plagëve të vjetra që më nuk mund të shërohen!
Drejtësia nuk mund të jetë e frytshme, e dobishme nëse ajo kalon n’anën e të fortit!
Aty ku qytetari nuk respektohet, politika ka vdekjën e tmerrshme!
Ndaj, fjala e intelektualit është e domosdoshme, e kundërta do të jenë bashkëveprues të kësaj “tragjedia” që nuk falet !

Dhimitri Kokaveshi: NUK E DI


Nuk e di nëse
Ëngjëjt
zërat i parkojnë
psheretimave!...
Lëshuar.
Ti!... Më mungon
i dërgon
Në çdo prani dashurie
fëshfërimat
tejngopjeve, nuk t’i kujtoj
dhe ato, mbeten...
Lënduar.
Lënduar rri dhe
frymoj
Mbi humbjet e fonetikave
Vendosur
Si spirale..., të tendosura
në një vallzim
përcjellës valëve të akustikës
përthithur
Dhe afruar... stuhish?...
Dhe shiu?!...
Më zhvesh, rënkimeve
s’më fal
M’ i mbyt dhe ankimet?...
S' kanë kumbim.
Dhe k'to... kumbime!...
Si vetetimat
rrezatimesh rënduar
mbi devijime
të një melodie... shpirtit!...
Më mungon
o oshetimë e hetuar!...
Hetohesh
kërkimeve kur muzgu
të mbulon!...
Dhe iriton... zgjimet.
Nuk e di.... nëse
Zërat
ëngjejt i parkojnë po ti!...
O fllad i ledhatimit
më zgjon me zërin tënd
Si shtojzovalle!...
Shthurur, haremit sklllavëror.
Sapo t’ afrohen...
epikës
dhe prekjet!... Bukurisë
harruar
mes ëngjejve mbetesh dhe kooperon
lëshim kërkuar!
Ligjero. ... ... ...

X
Bekuar!...Nuk ishim
as qiejt:
Me ne luftonin dhe
turfullonin
marrëzisë?...Shtrëngata
na zbarkonin dhe
vinin pranë
me aq gëzim gëzimet!...
S’u shijonim.

Ramiz Kuqi: ERË KUNDËRMUESE


(Shkëputur nga një tregim)
Kishte ditë të tëra që A. nuk e ndjente veten mirë. I dukej vetja i thyer shpirtërisht. Nuk e tërhiqte asgjë, madje nuk kishte dëshirë të dilte e të takohej me miq edhe ashtu të rrallë i kishte.
Kur mbyllej nata si kuvertë, tërhiqej zvarrë, i heshtur e zbriste nëpër ato shkallë ku bora shpesh ishte shtrirë andej dhe kishte krijuar shtresa të holla akulli.
Ishte ora nëntë e tridhjeta minuta. Bënte shumë ftohtë. E përcolli të birin deri te vetura, u përshëndet me të , dhe ktheu kokën përballë shtëpisë. Iu duk se pa portretin e një polici me trup të gjatë, i cili kishte veshur një palë dorëza të zeza , dhe në dorë mbante një fletore dhe një stililaps.-Ky është babai im!- iu drejtua Astriti policit, derisa po rrinte ballë tij. -
- Polici pohoi me kokë.-Ku banoni babai juaj?- e pyeti.
- Aty ku banoj edhe unë. Banojmë në këtë shtëpi të gjithë. Unë, mamaja, fëmijët dhe gruaja. Mamaja ime është piktore e dalluar. Nuk ka atelie. Po të duash, eja brenda.Ulesh në karrige, rri i kërrusur a i buzëqeshur , dhe pasi ajo të hedh vijat e fytyrës, të hundës që e ke si spec, mund të pish edhe një kafe.
Kur të hysh brenda, në paradhomën e vogël, është rregullë e traditë kulture që t’i heqësh këpucët. E marr me mend se këmbëve tua do t’u vijë erë kundërmuese. Kur të ikësh nga salloni, edhe pse është acar, do t’i hapim për disa orë dyer e dritare për të ajrosur ambientin e ndotur nga era e keqe.
Nga era e keqe e këmbëve tua të palara!

Tuesday, March 13, 2018

NEHAT JAHIU: SOT NA PASKA IKUR KOMANDANT “GURI”


Në sytë e mi sot ngrinë ca pika lotë
Kur më thanë se paske ikur nga kjo botë
Paska ikur ai që s`mundi ta kapë as plumbi
Më thanë paska vdekur Komandand “ Guri”.
Më thanë se na paska ikur sot në amshim
Jetullah Çarri një luftëtar, një burrë trim
Paska ikur dëshmori që ndezi flakë lirie
Emblema e UÇK-së i kishte shumë hije.
Na paska ikur vëllezër një shqiponjë lirie
Që luftoi për atdheun e për vendlindje
Sa dhembje ka sot Kosova komandant për ty
Sepse për te luftove ta shohësh në liri.
Sllupçani komandant po të përkujton ty
Kur sulmoje mbi armikun për të madhen liri
Të përkujton, o bir i shqipes i tërë vatani
Ty, o Komandant “ Guri”, ty, o Jetullah Çarri.

Komandant ty gjithnjë do të kujtojë vatani
E kurrë nuk do të harrojë në shekuj Sllupçani
Nuk do të harrojë gjithë Karadaku i krenarisë
Ty, komandant “ Guri”, o trim i shqiptarisë.

Monday, March 12, 2018

Ramiz Kuqi: TE DHEU I KUQ

Tregim

Bora sa kishte nisur tëhollohej nëpër rrugë. Degët e pishave ishin shkundur mbrëmë nga një erë e fortë që donte t’i shkulte ato me rrënjë. Por natën, sërish një shtresë e imët ishte shpërndarë mbi syprinë të borës së dendur, e cila kishte rënë gati tërë dimrit. E po shkrihej ngadalë. Trashësia e saj, dikund dikund, arrinte deri në gjashtëdhjetë centimetra.
Një ditë para të martës, A. shfletoi disa faqe të librit “ Të vdekurit e gjallë”, të cilin ia kishte sjellë miku i tij, Hari . Ai ishte kthyer vonë, nga ora njëmbëdhjëtë e natës. Pak para se ta zinte gjumin A., cingëroi telefoni: Ke fjetur ? u dëgjua zëri i Harit. Ai zë vinte valë –valë, si me dhunë dhe nuk dëgjoej qartë. Po A. zërin e tij e njohu ,sapo i erdhi më kumbueshëm.
-Sa u bëra gati të shtrihem!- i tha A. Paske arritur?
-Sa zbrita nga aeroplani. Tash jam rrugës për në banesë. Librin e porositur ta kam sjellë. Nesër, si të jetë e shkruar, do të takohemi të vendi i fjalëve të urta. Ashtu e kishin pagëzuar atë vend. Ata atz takoheshin, herë katër e herë pesë, pesë miqtë e pandarë . dhe aty secili rrëfente një pjesë të përjetimeve, të historisë, të arsimit , dhe të ditëve jo shumë të bukurra që po i kalonte atdheu i tyre në Jug.
A. mblodhi rreth vetes jorganin e tij të hollë, dhe pastaj edhe një batanije , por ndjeu se kishte një të mërdhirë të çuditshme, e cila i shpërndahej nëpër trup. si rrymë elektrike, herë e lehtë e herë-herë , si mornica me një temperaturë të ndjeshme.Disa herë u ngrit natën , dhe sikur, nga ora tre e natës. e kishte zënë një gjumë i rëndë. 
Pak para se të dilte agimi, ai kishte parë një ëndërr të tmerrshme. Ai kishte vajtur me një kosë në dorë tek pemishtja e tij , dhe ishte ulur për të pushuar pak. Ishte mbështetur për trungun e një molle dhe, për një çast e kishte zënë gjumi. Një bollë e trashë, me trup të madh, me gojën sa një shpellë i ishte veshur për trupi, si kulpër . Kokën e kishte futur nën sjetull të tij , ndërsa bishtin u përpoq t’ia vente në qafë. Në ato çaste iu kujtua se kishte një thikë në xhep. E futi dorën thellë, e nxori me shpejtësi të madhe, e hapi dhe ia nguli bollës në kokë...pastaj e tërhoqi për barku derisa e çau deri në fund. Ajo u shtri para syve të tij, e ngordhur. I trembur, u zgjua nga shtrati, iku deri në kuzhinë, lau sytë dhe piu një gotë ujë të ftohtë. Po dridhej nga frika. Po ishte vetëm një ëndërr e asgjë më shumë.
Ra sërish. Afër oxhakut ndihej era që frynte..fju! Por i lodhur, atë e zuri gjumi. Ëndrra e dytë e tmerroi më shumë se e para. E riktheu në vitet e para të pasluftës. Ishte një ditë e bukur vjeshte me diell të ngrohtë. Iu fanit në ëndërr Selmani. Ai trupshkurti me flokëkaçurrela, gjithmonë i buzëqeshur. E përqafoi A. Ishte i leckosur, i hajthëm në fytyrë. I tha se po vinte nga parajsa. Por më kishte rrëmbyer malli për vendlindje, njerëzit, varret e dëshmorëve. Erdha ta shoh pranverën, marsin e dhimbjes sime..lulet që i japin bukuri malit..gurrën të Kroi i katundit..eh sa jam përmalluar. Atje është errësirë. Kam takuar shumë njerëz...që i vrau një plumb pas luftës..një plumb që nuk kushtonte më shumë se pesëdhjetë cent. E di ti si më morën? Ishte ditë e premte. Unë dola nga shtëpia për të takuar ndonjë shok. U ula të Ura e Konakut dhe e shikoja i habitur lumit ..më dukej i tëri në gjak..e gjak nuk ishte. Hyra një një veturë..me njerëz të njohur. Kur erdhëm të rruga e kryqëzuar, makina ndryshoi drejtimin. Më çuan në një dhomë të errët...një qiri të ndezur në mes. Pastaj erdhën, me maska në fytyrë. M’i thyen kockat e këmbëve e të duarve..Më gjakosën nëpër fytyrë..As ujë nuk më dhanë..E pastaj ndjeva një të shtënë në kokë. Dhembja ishte përvëluese. Të shtënat tjera nuk i ndjeva më. Erdha sot..erdha të shoh..a kanë çel pemët..erdha të shoh gurët e sokakut ku kam ecur këmbëzbathur..erdha t’u tregoj se atje, është edhe një ferr..atje ku do t’i pres xhelatët e lirisë, vrasësit...atje do të zihen në kazan e t’i lajnë mëkatet..vrasësit e lirisë !
Po c’mëkat bëra unë? Ç’mëkat? Ku ishin ata që na thanë: na jemi këtu! Na do të ju mbrojmë! Easnjë plumb nuk e shkrepën...E sot? Erdha t’i dëgjoj nëpër foltore..t’i dëgjoj rrahagjoksit, patriotët...dhe u zhduk hija e tij. A. u ngrit i djersitur...kishte qarë si fëmijë..edhe kur u zgjua lotët i shkuan rrëke nëpër fytyrë.
E mban mend mirë atë ditë shtatori të vitit dymijë. Kur autobusi u ndal në stacion, A,ai zbriti me një çantë të vogën në dorë. Para shitores takoi Danin, atë shokun e vjetër, i cili verës u sillte bukë te lumi, shokëve të brezit. Kur e pa, u gëzua shumë. Por dukej i zverdhur në fytyrë. Nuk u përmbajt: Çfarë ke? Të ka ndodhur ndonjë e keqe?
- Jo, mua jo. Por po ta them një lajm të keq:e kanë gjetur të vrarë komandantin. E kanë vrarë Selmanin! 
-Si ? E paskan vrarë? Si , si? Kush e paska vrarë? Ç’dorë tinëzare, vëlla? Edhe kjo , edhe kjo!
- E kanë gjetur të Dheu i kuq, të vrarë. Lajmin e mora para një orë..nëpër mollëza i shkuan lotët...Ndërsa A. u ngri në vend. Nuk kishte më fjalë !
Iu fanit në ëndërr Selmani: i gjakosur, me rroba të leckosura,faq parruar, flokë të pakrehura, ishte thjeshtë, një ëndërr e keqe dhe e trishtë!
Te Dheu i kuq thonë se në mars nxjerrin kokën nga toka disa lule të kuqe, të cilat i përngjajnë ngjyrës së gjakut !

Sadbere Gagica Spahja: Dy Poezi

TË KËRKOJ
Edhe kur hëna nxjerr kokën
Si hajneshë në mesnatë
Sytë janë përplot lot
Një liqe e kam mbushur me dashuri
E ruaj si sytë e ballit
Një natë mes valëve të endem
Me lundërzën time mall
Të kërkoj brigjeve të shpirtit
Fjalë në zemër e mall.

NË ABETARE
(Prof.Hysen Keqikut)
Dritë e syrit tim
Lot për mësuesin tim
Që shkronjat m'i mësoi
Ta dua atdheun dheun e lindjes
Si nënën time kur më përkundi në djep
Në Abetare !

Arqile Gjata: DITË LINDJA E MUZIKANTES...


Është një muzikante
që ecën në agimet e ditë lindjes së saj...
Veshur me ngjyrat e praverës, fluturon nëpër ajër.
Sapo e prek pak,
të gjithë zogjtë i mblidhen rreth e rotull.
Çdo ditë sjell të reja këngë,
ca libra mbushur me muzikë
laget me vesë kur mbledh manushaqe
sapo vijënë dallandyshet, ditë lindjen i urojnë,
e ftojnë në vallëzim...
Kush është kjo muzikante
që zhvishet e vishet në kohë pranvere
me ngjyra e cicërima…?