Thursday, February 9, 2017

Shandor Pëtëfi - PËR VJERSHAT E MIA TË KËQIJA


Dhe unë mund të shkruaj
Gjithnjë mirë,
Po për mëshir’ e shkel
Kët dëshirë.

Sikur të shkruaja gjithnjë
Veç bukur unë,
Ç’do të bënin vall’kritikët
E mij fatlumë?

Ata,siç dihet,me mbeturina
Vetëm jetojnë
E le t’i marrin,pra, ato
Që ëndërrojnë.

Le t’i lëpijnë,të ngopen,
Të pasurohen,
Edhe ata të mjerët
Njerëz numërohen.

0 comments:

Post a Comment