Unë nuk i ha mbasditet në qafë,
korriku i marrë,
herë pas here,
ia plas shi....
Nuk kam dëgjuar kurrë,
në jetën e gjatë,
për ujq - zagarë,
të rrezikshëm vere,
që bëjnë kërdi...
Për njerëz, po!
Stinë pa stinë,
të presin në qafë.
Shi pa shi,
të hanë në shpinë...
KRENARI...!!!!
Qëllova faqen e shkëmbit me
shpullë,
në pikën, ku rrahin rrezet e
diellit.
U drodh Kreshta e Lartë, ballin
rrudhi,
flokët e lisnajtë u kreshpëruan
qiellit.
U trand bota.U shkundën, ranë
gjethet.
Vluan ujrat. Shkumbëzuan damarëve
të dheut.
Dymbëdhjetë ballë, dallgë ngriten
detet,
dymbëdhjetë zhgaba, gërryen zemrën
Prometheut.
Qëllova faqen e shkëmbit me
shuplakë.
Aty, ku Kreshtës time i dhemb...E
vdes...
U tkurr dielli. U fsheh. U mpak,
U tymosen lisat. Përcëlluan
gjethtë...
O zot! M'u preftë dora në rrëzë...!
Mos m'u thaftë loti! Burim të
rigëtijë...
Shkëmbi, Kreshta, Lisat...lëshojnë
gjëmë.
Mjerë kush i godet, u lëndon
KRENARINË!
ZOGJTЁ
Zogjtë,
pikturë e brishtë e qiellit tim.
Pa to,
askush prej nesh,
nuk do ta njihte fluturimin....
QENTЁ
Është e shpifur,
duke ngrënë mish qëngji,
para botës së uritur,
të flasësh për të drejtat e
qenve...
***
Në kohna,
piva ujë gjithandej...
Por...
si n'burime t'zana,
askërkund,
nuk e shuva etjen...
Lago di Garda,
MERITA SMAJA
( miqësisht, duke parë foton)
Mbi gur,
art i bukur,
n'arkitekturë vere,
i jep madhështi
detit...
Merita Smaja,
ngjyrëndezur,
buzëqeshje jete!
THIRRJA E MBRËMJES
Të gjithë para krevatit!
Nuk ka rëndësi,
në cilën shtëpi,
në cilën dhomë...
Në emër të shenjtit,
të birit
e të atit...
...si ka qenë,
është,
do jetë përgjithëmonë...
Amen!
***
...asgjë nga fronti i përtejshëm!
E shtunë është.
Mund të shkosh pa maskë.
Biles,
edhe dejshëm...
Eheeee...
Edhe dashuri mund të bësh.
Biles, në kishë,
të rrëfehesh
rrejshëm...
URЁ SHQIPTARE
Midis paragjykimit tim dhe
paragjykimit tënd,
brigjeve të kundërta, ngritëm një
urë...
Të rrallë. Të paparë në asnjë vend,
destinuar, përjetësisht,, të mos
kalohet kurrë...
SHIU I FUNDIT..
Në shi të fundit,
u qullën puplat e pëllumbave të
bardhë...
Qiellit,
blu të harruar,
kapriciot e reve,
me mallin u tallen...
Shqyeva pagjumësinë
e madhe..
.
Prej qiellit,
pëllumbat,
njëri pas tjetrit
ranë,
në prehërin e ujtë
të këtij korriku të çmendur,
krejt të marrë…
GJAKU BLU
Ёshtë i rracës,
trashëgohet
gjaku blu...
Gjaku tjerër,
mund te blihet,
atje – këtu…
0 comments:
Post a Comment