NJË KRITIKË PËR POEZINË
Më duket se
i njëjti shi bie dhe degët janë të zemruara,
Dallgët e
detit rrokullisen në gërmadha,
Më sipër në
mënyrë t`kryqëzuar është shkruar,
Se ky det
harkohet duke u endur sa në një vend në tjetrin,
E vazhdimisht
rrënjos zakone,
Që janë përdorur
në një mijë poezi më parë.
Tendesoje
qesharake e neurozës,
Çmimin që
paguajnë disa,
Për atë që
s`dinë se pse jetojnë,
Poezi e ëmbël,
e përjetshme dhe madhështore.
Ndoshta nuk është
çasti i duhur,
Që aq shumë
shpresuam në këtë shekull,
Se kjo epokë
që e quajmë epoka jonë,
Që çuditërisht ajo do t`na linte kështu si qyqe,
Duke folur
me veten…
NETËT E VJESHTËS
Mësa duket
netët e vjeshtës,
Janë të
gjata vetëm nga mendimet,
Sëbashku ne
takoheshim rrallë
kur zbardhi
agu i parë i mëngjesit,
Ne ikëm e lamë
pa thënë gjithçka.
Këto netë
m`duket se janë t`gjata,
Vetëm në
vargje dhe në këngë,
Sepse sapo
kishim filluar ta shihnim
njëri - tjetrin në sy,
Kur agimi filloi
të digjte qiellin,
Çuditërisht retë
dukeshin si tym,
Shkëndijat nuk
i shihte asnjë…
ATA FLASIN
…përshkak se
realiteti sa vjen e gjithnjë zvoglohet,
Më në fund
duke bërë shenja shqiptohet vetëm një fjalë,
Duken sikur
nga gjumi sapo çohen,
E fillojnë e
tregojnë ëndrrat që kanë parë.
Dikush buzëqesh
duke rrëkëllyer një gotë,
Në mesditë
shikon n`qiell se si kalojnë retë,
Lulet i sheh
t`shqetësuara që kanë ulur kokën,
Ku çdo
petale flet me rrokje me ngjyra dhe aromë,
Pranë një
kopshti me gjuhë të pashtershme.
NGA DORA IME
Ajo,
Si një ëngjëll
mori mollën nga dora ime,
Të cilën
padyshim unë ja bëra dhuratë,
Por ajo që është
më e bukra kuptohet dhe dihet,
Herë unë e
herë ajo e kafshonim me radhë,
Ne të dy e
shijuam përsëri mollën bashkë…
LIBRI IM
Më në fund
jam duke e mbyllur librin tim,
Shikoj në
mur se akrepat e orës lëvizin ngadalë,
Ata gjithnjë
e hanë kohën pamëshirë,
Dhe as që
pendohen se ajo ikën shumë larg.
KA NDODHUR
Ka ndodhur,
prandaj po jua them dhe njëherë,
Se n`pranverën
që lulëzon prej gëzimit,
Shpirti
vrapon si i tërbuar,
Përzihet me
erën e gjurmë askund nuk lenë.
Më pas për
çudi thyhet menjëherë,
Këputet e
bie mbi thembrat e veta t`gjakosura,
Se çfarë është
lumturia s`e beson as vetë,
Dhe me të
madhe fillon e leh…
NË KËTË
VJESHTË
Më quajtën të prishur nga mendët kur thashë,
Se kjo vjeshtë për çudi s`ishte si vjeshtët e tjera,
Ajo që pashë
më nuk dua ta shoh,
Ndoshta
fajin e kishte pranvera,
Kur pash se
plakeshin retë dhe zogjtë.
QETËSI E
RREME
Në vërën e
nxhtë ku dielli si saç të djeg,
Ju ngjita përpjetë
malit,
Frynte një
fllad i lehtë.
Oh! Ç`qetësi,
Vetëm gjethet
pëshpërisnin nëpër degë,
Por zëri i
një gjinkalle,
Në shkam depërtonte
shumë thellë.
RRUGA IME
Rruga ime
kalon nëpër rërën që përmbytet,
Përmes
guralecëve të zallit që rrjedh vazhdimisht,
Shiut të verës
që bie mbi jetën time,
E jeta
vrapon duke më ngacmuar,
Nga fillimi
i saj deri në fund.
Qetësia ime është në mjegullën që largohet,
Kur mund të
pushoj në këto pragje që gjithmonë ndryshojnë,
Nën hijen e
lisave nëpër zabele ku kënga e zogjëve dëgjohet,
Në majën e
shkrepave ku skifterët ulen e pushojnë,
Duke jetuar
në hapësirën e një dere që hapet e mbyllet,
Gërvima e
menteshave të vjetra më duket si melodi kur i dëgjoj.
MIZA
Midis hapsirës
dhe meje,
Ndodhet një
xham i zbrazët,
Një mizë mbi
të ecën krejt serbes,
Poshtë
barkut është e lidhur
me zorrët e
saj të zeza,
Brirthat
lidhen me krahët
Këmbët i përkulen
deri tek goja
e cila në
zbrastësirë thith më kot.
Një pjesë e
coptuar e së kaltrës
Rrokulliset
drejt së padukshmes,
Gremisen nën
gishtin tim të madh të pafuqishëm,
Deti dhe
qielli i qetë…
BOSH
Unë nuk jam
bosh,
Sepse mbaj
një tufë lulesh me erë,
Që mbahet nga zemërimi i rrjetës së merimangës.
Përreth
natyrës joreale,
Mbështillem
nga vjedhje psherëtimash,
Frymë marr në
fytyrën e hapsirës,
Ku gëlojnë në
një kopësht,
Që lind një
tokë të padukshme,
Ku trupi im
mbushet me polen,
E ajo më
mbulon deri në fyt.
Sepse kur
marr frymë unë nuk jam bosh,
Por e kam një
kopësht në mushkëritë e mia.
Kjo bukuri
nuk shtiret të jetë e mermertë,
Ajo më shumë
është një flutur që s`ka qenë kurrë një larvë,
Ndërsa ajo
ecën, lotët e saj hijen e lëshojnë kundër gurëve,
Për të
zhdukur një gropë,
Duhet të përshkruajmë
se si larva del nga bërthama,
Bukuroshja që
dëshiron të zvarritet,
Miku im i
vjetër pesë vjeçar Anton,
Më mësoi që
të shkel krimbat në shi,
Fytyra të
mos kishin e kurrë të mos ua shoh,
Megjithëse
ndonjëherë ata dukeshin se fytyra bebesh kishin.
Disa ishin të
rrallë, por në fund u çliruan,
Këta me të vërtetë
ishin me fat të madh,
Mendoja se ata
akoma janë duke jetuar,
Këta janë
rozë, dhe akoma njerëz pothuaj janë…
VENDNDODHJA E PESHKUT
Unë tashmë
kam mësuar se si të shtegtoj shpirtërisht,
Me sy të
mbyllur, me trupin tim t` lehtë tërhiqem drejt të tretit,
Kurora e
kafkës sime hapet si lule dielli në mesditë,
Tmerrohem
kur mendoj grepin, prej rrjetës dridhem unë i shkreti.
Unë tashmë
kam mësuar si ta harkoj gjoksin si fizarmonikë,
Kryet e
kthej prapa në pozicionin e peshkut,
Si në një aparat
fotografik bota u kthye përmbys,
Kësaj i thonë
diplomaci me të luajtur tepeleku.
Jam i
vetdijshëm se gjithçka është e ndërvarur,
Jam gjysmë i
zgjuar në këtë mënyrë,
Gjysmë në
gjumë jam po ëndrra s`kam pasur,
Grepi dhe
rrjeta m`i trembin, prej meje janë arratisë.
E pra, unë
jam ai që po ua them të gjitha këto,
As i zgjuar
dhe as në gjumë,
Si të bëjmë
të shohim në t`njëjtën kohë,
Veten time e
njoh mirë unë,
Të rrëshqas
me lehtësi vetëm këtë shoh.
Ata që janë
më kryesorët unë i njoh shumë mirë,
Kam mësuar
ta zbraz shpirtin e të ngjaj me një pemë,
Unë ekzistoj
brenda gjethes gjelbërt plotësisht,
Që të thith
çdo gjë që është e mirë,
E të shfryj
tërsisht të keqen që më ka zënë.
Kur qentë
fillojnë e lehin,
Me zë
vajtues duke ulërirë,
Unë me mundim
qepallat i hap,
Për t`parë
sa i thellë është gjumi im.
Zemra ime është
në errësirë të plotë,
Me ankth të
madh filloj e lexoj poezinë,
Gërmat me njëra
- tjetrën nxitojnë t`bisedojnë,
E unë kam mësuar
mirë të zhytem në thellësi,
I shoh
sorrat kur fluturojnë,
Kur ia
marrin këngës flasin për diplomaci…
MASË DISIPLINORE
Militanti
i partisë,
I
karfosur mbi të tjerë,
Kujtonte
se yjet
vetëm
prej tij lëshonin dritë,
Ulëriu
si shtazë,
Me
një zë të çjerrë
që
ta dëgjonin të gjithë.
-Ti,
- ju drejtua vartësit harbutërisht,
-
Edhe këtë herë po të jap masë të rëndë,
Se
po dole prej këtu nuk e sheh më këtë derë.
Ai
pa iu dridh qerpiku e pa partiakun në sy,
Dhe
me zë metalik i tha:
-
E keni gabim zotëri, mos vallë sytë iu kanë lënë!
Si
nuk e vutë re më parë,
Se
stilolapsi im në errësirë nuk shkruan më…
0 comments:
Post a Comment