4. Poetika e detajit
Përshkrimet e hollësishme të situatave dhe gjendjeve të personazheve ose ambienteve të rrëfimit, ndihmojnë në përforcimin e atmosferës së tensionit dhe shqetësimit. Dialogët midis personazheve që janë të mbushura me pasiguri, konfuzion, përforcojnë ndjesinë e shqetësimit te lexuesi. Ndryshimet e tensionit narrativ, si për shembull momentet e ngadalësimit dhe ato të intensitetit të lartë, ndikojnë në perceptimin e lexuesit për shqetësimin dhe tensionin e ngjarjeve.
Ndërthurja e elementeve ambiguitive dhe të pazgjidhura në rrëfim, krijojnë një ndjesi të përhershme të shqetësimit dhe dyshimit. Trajta e rrëfimit në këtë roman është e ndërlikuar dhe e shumëllojshme, siç janë zhvillimi i konfliktit, refleksioni brenda vetes, kthesat e papritura etj.
Detaj interesant: përshkrimi i butësisë së dorës së personazhit dhe përsosmërisë së metalit të thikës, na japin një pamje të hollësishme të momentit të gjetjes. Ndërsa ai fle, realiteti dhe ëndrrat përplasen. Përmes këtij kontrasti, pamje të ndryshme të qenies së tij - si në ëndërr dhe realitet - bëhen të dukshme. Pamja e protagonistit që takon vajzën e re, është e përshkruar me kujdes, duke nxjerrë në vëmendje emocionet dhe mendimet e tij në atë moment. Detajet e përshkruara në fytyrën dhe sjelljen e vajzës japin një përshkrim të thelluar të këtij takimi të parë.
Autori mban qëndrim kritik edhe ndaj fenomeneve shoqërore, siç është pjesa që paraqet dialogun me C-në për martesën dhe përkatësinë politike e që përforcon karakterin e tij të pavarur dhe shfaq marrëdhënien e ngushtë që ka me tjetrin. Kjo pjesë e rrëfimit shpalos një diskutim interesant mbi temat e vdekjes dhe fëmijëve, duke theksuar ndryshimet në perceptimin e protagonistit ndaj tyre. Në këtë pjesë po ashtu protagonisti përballet me disa ngjarje të papritura në rrugë, duke përcjellë tensionin dhe ndjenjën e moskuptimit në bashkëveprimin e tij me personazhe të ndryshëm; siç janë vizita në zyrën e administratorit të pallatit me sfidat dhe vështirësitë që ai has në komunikim; dialogu me vajzën pisanjose në zyrën e administratorit etj.
Portreti i protagonistit shfaq një personazh të ndërliqshëm dhe të thellë në roman. Ky protagonisti shfaq një ndjenjë të thellë të pavarësisë dhe vetëdijes, të cilat e udhëheqin në raportet e tij me personazhet e tjerë. Ai nuk ndjek bindjet e shtypura dhe ndonjëherë sfidon normat shoqërore dhe kulturore. Përmes dialogëve dhe monologëve të tij, protagonisti shfaq aftësi për reflektim të thellë dhe analizë të situatave dhe mendimeve të tij. Ai ka mendime të thella mbi jetën, vdekjen, besimin dhe marrëdhëniet njerëzore. Protagonisti shfaq elemente të rebelimit dhe kundërshtimit ndaj normave shoqërore dhe synimeve të tij. Ai nuk pranon të përputhet me konformizmin dhe kërkon të ndërtojë identitetin e tij në mënyrë të pavarur. Karakteri i tij shfaq një gamë të gjerë emocionesh dhe ndjenjash, duke përfshirë indiferencën, frustrimin, zemërimin, kureshtjen etj. Ai është një personazh i thellë dhe kompleks në përvojën e tij emocionale.
Në roman, si te kapitulli XI, ka një gërshetim të elementëve të realitetit dhe atyre fantastikë, duke e bërë lexuesin të perceptojë një perspektivë të pazakontë në botën e personazhit.
5. Rrjedha e pamje të rrëfimit
Rrjedha e pamjeve të rrëfimit nxjerrin në pah ankthin dhe frikën që ai përjeton. Fillimisht, ai kthehet në shtëpi dhe fillon të ndiejë një frikë të neveritshme për mundësinë që kufoma e lënë në dhomë të tij të dekompozohej (një psiko-rrëfim fantazmagorik shënjues) që shkakton një varg refleksionesh të tmerrshme; ai përjeton një ndjenjë të paparë të pasigurisë dhe frikës, duke u përpjekur të kuptojë se çfarë mund të bëjë në situatën e caktuar. Ka një përzierje të mendimeve për një mundësi të dytë romantike, pasi ai mendon për një vajzë të bukur, ndërsa një erë e çuditshme e vjen nga dhoma e kuzhinës, duke e shtuar tensionin e tij. Në këtë proces, ai vë në dyshim realitetin dhe perceptimin e tij për botën që e rrethon, duke u përballur me fantazmat dhe frikësimet e tij më të thella. Ai është nën presion dhe ankth, duke u përballur me dhimbje fizike dhe ndjenja të forta të kundërshtimit moral.
Nëpërmjet këtij monologu, lexuesi njeh thellësisht përjetimet dhe dilemat e personazhit, duke hyrë në universin e tij emocional dhe mendimor. Nëpërmjet analizës së thellësisë së mendimeve dhe emocioneve të personazhit, lexuesi përjeton ngjarjet dhe dilemat që ai i përjeton, duke reflektuar mbi temat e përfshira në tekst si mëkëmbja morale, vetëdijesimi dhe konflikti emocional.
Autori përshkruan një përvojë komplekse të protagonistit në një realitet të deformuar dhe të ndryshuar nga lajmet, ndjenjat e ndryshme dhe perceptimeve të situatave të ndryshme.
Protagonisti shfaq një reflektim të thellë mbi identitetin e tij, përvojën e tij të jetës dhe lidhjen me realitetin. Ai kërkon të kuptojë thelbin e ndryshimeve që ndodhin në botën e tij dhe ndikimin e tyre në veten dhe shoqërinë. Shtresimet tekstuale shqiptojnë një shqetësim për ndryshimet në realitet dhe ndikimin e tyre në perceptimet e njerëzve. Protagonisti përpiqet të dallojë midis realitetit dhe iluzionit, duke reflektuar mbi këtë çështje nëpërmjet dialogëve dhe përvojave personale.
Shfaqja e një personazhi të njohur për protagonistin, i quajtur "njeriu i rremë", dhe dialogu mes tyre, shpalos një lidhje të veçantë që vjen me një atmosferë mistike dhe misterioze. Protagonisti përshkruan përpjekjet e tij për të kuptuar misterin dhe natyrën e këtij dytëshori, i cili jeton në një valixhe dhe ndikon në jetën e tij dhe të të tjerëve; me dytëshorin ndajnë momente intime, ndërthurur me refleksione mbi eksistencën dhe mendimet e tyre në lidhje me botën që i rrethon. Temat dhe ideologjit e përcjellin një ndjenjë të thellë për qëndrimin ndaj jetës dhe botës. Njeriu i rremë është një personazh intrigues, i cili ka një rol të rëndësishëm në teskt. Ai shfaqet si një qenie me karakteristikat e tij të veçanta, për ta mbajtur misterin dhe tensionin në tekst; është pjesë e një situate të ngarkuar emocionalisht, duke përballur çështje si identiteti, lakuriqësia dhe kuptimi i marrëdhënieve njerëzore.
Përveç kësaj, kjo pjesë e romanit (kapitulli XII), përmban edhe refleksione të thella mbi natyrën e njerëzimit, përvojat personale dhe perceptimet e të tjerëve. Këto elemente ndihmojnë në thellimin e portretizimit të personazheve dhe në krijuarjen e një atmosfere komplekse dhe misterioze për lexuesin.
Vijon
0 comments:
Post a Comment