Wednesday, October 5, 2016

Murat Gashi - Katër poezi

BUZE NJE  BLINI

Blini si qiri I fikur
Dremitet mbi tavoline te nates
As une as ti
S’mund te harxhojme me endrra
Shih e emir i tharbet I dhembjes.

LULJA E PARE

Kush qendron prapa teje
As vet s’e di
Dashuria per lulen e pare
Apo sketerra qe s’me le te rri ?

DITE E HENE NE SPITAL

Sot eshte dite e hene
Dashamiren e pres ne pusi
Ora dymbedhjet po bie
Prej saj as fjalee as hije

KU TA GJEJ NDESHAMIREN

Me pat thene nje plake e lashte
Se fija e barit me pese flete
Eshte fija e dites se bardhe. 

Dhe me hyri ne rrashte
Kjo fjale e plakes se lashte

Te gjitha fushave te planetit
Kryq e terthor I rashe
Kerkoja kullosen e blerte
Dhe barin e fatit me pese flete.

Kujtim Stojku - Profani i Madh

Kushtuar Dritero Agollit

Ti u linde dhe u rrite n’ato vite të vështira
Kur n’botë njerzit si ujq shqyenin njëri- tjetrin
E kësaj kohe si shpëtoi dot Shqipëria
Qielli mbarsej me re ,shkrepëtimat përshkonin vendin

Eh, Shqipëria jonë e gjorë që si qeshi buza kurrë
Mbi ballin e rrudhosur vështrimin thekur n’male
Fëmijët para kohe u poqën,krahut hodhën pushkët
Me vështrimin n’horizont, me besim dhe ëndrra për t’ardhmen

Dhe ëndrrat përziheshin me të fuqishmet krisma
Nga pushkët me gjalmë u kthyet me supe t’nxira
Shqipëria kishte aromën e barotit të athët
Ajo kishte kujë e vaj, prej shpirtit lëshonte britma

Në torbën e fishekëve të ishin përzierë vargjet
N’xhubletën e Lokes bërë copë copë
N’dritën e pishës e t’ kandilit që errësirën çante
N’ajkën e qumështit ishte melodia ku mileshin lopët

Nëpër kantiere përzierë me aromën e djersës
Ku çaheshin shkëmbinjtë e derdhej hekur- beton
N’çibukun me duhan t’fortë që ndizej me eshkën
Errësirën shekullore për t’gremisur, thellë n’hone poshtë

Kënga jote erdhi me permtimin e freskisë së korijes
Duke shpërthyer mugujt e paqartë të errësirës
Si ketrat nëpër pisha vinte duke kërcyer
Për t’thurur qilimin me lule zymbylash
Me gërma ari feksur prej dritës

M’kujtohet se brenda meje mbolle cicërimat e zogjëve
Përkdheljet me fjalën e gdhendur si degët me gjethe
Mbi bokat e murrëtyera bleta gumzhinte nëpër zgjoje
Nëpër hullitë përzierë,nektar artistik derdhje

Tash, vështrimi t’humbet honeve refleks i pasqyrave konkavë
Nën rrezet e zbehta t’hënës retë lëvizin çrregullisht
N’hapsirë n’majë çengelash rrinë varë
Ti qesh me ironi kur i dëgjon të thonë
Se u ndeshëm burrërisht me djallin e zi…

Profan i madh, i bindur për ëndrrën më të mirë
Rritur me vargjet e tua, n’gjokset tona këndojnë
Thithur aromën e tokës ku pikat e djersës ndrijnë
Si gurra ku buron uji,vargu yt merrte formë

Në gjurmët e Naimit u rrit vjersha dhe poema
U munde me t’Lekë Dukagjinit kanunë
Duke shpresuar për ëndrra dhe shpresa t’reja
Por pohove se ka qenë burrë, dhe trim si furtunë…

E, ti plugoje me fjalën e bukur shqipe hyjnore
N’këngët dhe ninullat që këndoheshin nëpër djepe
E gdhendje fjalën nga guri e cila petale lëshonte
E ajo gjithmonë nur më të bukur merrte

Me mundim gdhendje të moçmet fjalë
Si patriark i penës zemra n’gjoks t’hovte
Si bleta lule më lule mblodhe t’ëmblin nektar
Duke harrur me kujdes ,e lastarë t’rinj lëshonte...
 
Tuesday, October 4, 2016

Prend Buzhala - Çaste shkrimi: karakteret IV, 3

SHPIFËSI PUSHTETOR QË I PRIN TURMËS
DHE EDUKIMI PËR TË VËRTETËN
1.
Shpifësi pushtetor i prin një turme perverse. Duke përhapur mosbesim, dyshim, dëshpërim dhe pesimizëm, kjo do të thotë: si ta ndjesh edhe njëherë gëzimin e humbur që e kishe deri dje me shokun, me fqinjin, me bashkëpunëtorin, me mikun, të cilin e ke hedhur e gjuajtur anash për NJË INTERES PUSHTETOR, apo, për ta mbrojtur egërsisht këtë privilegj, duke përdorë mjetet nga më të paskrupulltat të shpifjes, gënjeshtrës dhe mashtrimit. Krijohen DY BLLOQE turmash pa fre: njëra që NDIEN KËNAQËSI duke folur e dëgjuar akuza për dyshime, krime, të këqija, të liga ndaj Palës Tjetër.
Nuk ka ka çoroditje më të neveritshme, se kur Njëra Palë PËRJETON KËNAQËSI, duke e përjetuar perversitetin e tillë emocional! Shpifësi Pushtetor që i prin turmës së tillë perverse, mendon se është I PAPREKSHËM, kur i godet të tjerët, se vartësit e tij dhe ithtarët e tij, nuk arrin t'i prekë asnjë dorë, duke përhapur e duke mos parë vlera tek fqinjësia, miqësia, suksesi, tek Të Tjerët që Mendojnë Ndryshe, që Besojnë Ndryshe, a që jetojnë në Një Mjedis Tjetër (rural, urban apo krahinor), apo pse Njëri gjendet i privilegjuar me punështeti e tjetri, i papuni, është I DYSHIMTË. I dënuar trefish: nga shpifja, nga papunësia dhe nga shoqëria a miku! Shoqëritë jodemokratike përhapin gënjeshtrën si të ishin raporte mes robit dhe skllavopronarit.
2.
Njeriu i Tillë Shpifës, SOT, përhap dyshimin kudo e për çka do, shikon vetëm të keqen në gjithçka, humb secilin kontakt me solidarësinë njerëzore, me humanizmin, me mirëkuptimin dhe me shpresën. "Shpifja është religjion i robërve dhe sunduesve autokratë. E vërteta është Perëndia e njeriut të lirë", thoshte një shkrimtar rus... Edukimi për të vërtetën, është themel i ecjes përpara. Sigurisht, ky edukim e do shqiptimin e të vërtetës sipas rrethanave, kohës, hapësirës, dhe sidomos sipas peshës së situatave të ndjeshme, të ndërliqshme... Nganjëherë varet se SI E THUA TË VËRTETËN... E pra, si! E, po ia mësyve ta flasësh të vërtetën, dhe të luftosh për të, atëherë ke hyrë nëpër shumë fusha të minuara. “Ta flasësh të vërtetën në mënyrë të sinqertë, përbën aventurën më të madhe”, do të shprehej shkrimtari i madh zviceran me renome botërore Friedrich Dürrenmatt.
A zgjidhen me nervozizëm dhe me zemërim të pakontrolluar këto plagë shoqërore? A zgjidhen, duke u hedhur me tërbim kundër shpifësit të tillë? Jo. Njeriu i zemëruar, së pari, e ka për obligim ta frenojë gjuhën e tij ndaj malcimit të plagës, e cila kërkon shërim. Kjo nuk do të thotë se po kërkohet që ti ta arsyetosh të keqen, shpifjen, ligësinë tek Tjetri a tek Froni Pushtetor. Jo. Por luftojeni atë me mjete njerëzore, kund e kund me mjete të lejueshme shoqërore etj. Më e pëlqyeshmja do të ishte sikur të zhvillohej EDUKIMI I TË VËRTETËS, solidarësisë, humanizmit, miqësisë, bashkëpunimit dhe komunikimit, sepse kështu E LIROJMË shoqërinë tonë nga prangat e tilla robëruese.
1. SHPIFËSI PUSHTETOR QË I PRIN TURMËS 
DHE EDUKIMI PËR TË VËRTETËN
(Çaste shkrimi: karakteret IV), 3

Monday, October 3, 2016

Seveme Fetiqi - MUZË ÇDO HERË E ZGJUAR

Nehat Jahiu padyshim është një ndër poetët me produktiv të dy dekadave të fundit, i cili në krijimtarinë e vet të begat, shkruan satirë, prozë, poezi dhe tregime si dhe ngjarjet, që e preokupojnë botën e tij të jashtme. Ai është i vetdijshëm se nuk mund ta lë  asnjë çast muzën të kotet dhe të largohet nga shkrimet e tij të pasura me të cilat ai e sjellë në shprehje shpirtin e vet.
Nehat Jahiu si në tërë krijimtarinë e vet të deritashme, ashtu edhe në këtë libër “GJAKU IM TË QOFTË FALË” me sukses dhe mjeshtri përdor lirikën, por edhe epikën letrare, ku i bashkon të dyjat në një tërësi poetike të ndjeshme me narracion reflektues. Mirëpo, në këtë vëllim letrar, ai tenton dhe ia arrin qëllimit, që përmes jetëshkrimit të tij  ta reflektojë, edhe çdo ndjenjë përcjellëse, dhembjen, dashurinë, kurbetin, mallin, dramat jetësore fëmijërore, dëshmorët e luftës së fundit e deri te varret e të parëve të tij. Me këto, Nehati vetëm e bënë më të begat dhe e pasuron vargun, i jep një ngjyre të pashlyer mendimeve dhe e ndërton rimën me mjeshtri metrike. Libri me poezi “GJAKU IM TË QOFTË FALË” përbëhet nga katër cikle: Cikli i parë AUTOPORTRET, cikli i dytë PORTRETI I ATDHEUT, cikli i tretë IDILË KATUNDI dhe cikli i katërtë GJAKU IM TE QOFTË FALË.
Katër ciklet janë të lidhura në mes tyre, plotësojnë njëra-tjetrën, por në anën tjetër, kanë dhe karakteristikat e veta të veçanta në të cilat poeti Nehat Jahiu, i shpalos frymëzimet e veta momentale, kujtimet dhe ngjarjet më sublime emocionale, gjatë etapave të ndryshme të jetës së tij. Duke i transmetuar këto emocione, ai e mban të zgjuar dhe të interesuar tërë kohën lexuesin. Një ngjyrë poetike, që i karakterizon poezitë e këtij vëllimi është edhe prania e folklorit shqiptar e qëndisur me mjeshtri në vargjet e tij të rimuara, i cili folklor e begaton dhe ia jap koloritin domethënës dhe autokton, narracionit të vargut, ku me keqardhje jepet mesazhi, se e sotmja ka ndryshuar rrënjësisht në krahasim me të djeshmen. Mirëpo, çdoherë duke tentuar të lejë porosi te gjeneratat e reja për vlera dhe virtyte të larta, që populli shqiptar kishte gjatë tërë ekzistimit të tij. Në poezinë DIKUR të ciklit AUTOPORTRET ai me pak rimë dhe fjalë i qanë ato tradita, të cilat gati sa janë zbeh dhe njerëzit koha i gllabëron: „Dikur fëmijëve u këndoheshin ninullat/ burrat e lidhnin besën nëpër kulla/ besën për fis komb e gjak /ate që kishim shtronim në konak“...këto vargje flasin sa njëmijë fjalë e tregime.

Dhe, kështu me rradhë, poezitë tjera i shpalosin kujtimet e tij fëmijërore dhe rinore, ku autori paraqitet dëshmitar i vogël i dramave jetësore, në kohën kur dëbohet familja e tij nga vendlindja dhe shpërngulet për në Turqi, ...poezia “LOTËT E NJË FËMIJE”.  “Babain e shikoja fytyra iu kishte bërë nur / i lodhur nga mërzia ishte mbështetur në mur / si një qiri që shuhet shkoi e u tretë /se pa më te dashuritë e tij vetëm mbet”...këto vargje që shpalosin  përjetimet  e një fëmije qartaz tregojnë  sa me ndjeshmëri mbeten skenat e hidhura në shpirtin e poetit dhe krijojnë një imazh dhembjeje në atë shpirt, i cili më vonë i shpreh në vargjet e tij.

Në ciklin e dytë PORTRETI I  ATDHEUT, Nehati preokupohet me mërgimin- plagën e vjetër dhe më të dhimbshme shqiptare, ku shpalos në mënyrë të suksesshme, mallin e mërgimtarit, duke  bërë një sintezë të shkëlqyeshme mërgimtar-vendlindja- atdheu dhe e këndon kthimin e tyre. Atdheu është i shenjtë. Nehati e ngrit zërin poetik dhe i fton të kthehen, sepse askund më mirë nuk është se në vendin e tyre: Vargjet “ E shtrojnë bukën me një lugë më pak në sofër / shtëpia ka mbetur pa zjarr në votër, / nëna pret e heshtur te pragu i shtëpisë / vasha në gjergjef kthimin tim qëndisë” dëshmojnë më së miri mungesën e mërgimtarëve.
Edhepse ky sublimitet dominon në shumë poezi të këtij vëllimi, një freski optimiste dhe një fllad çapkën, e kaplojnë ciklin e tretë IDILË KATUNDI, ku Nehati me një nostalgji të madhe, i përkujton ditët e rinisë, dashurinë e parë, martesën, jetën e bukur në fshatin e tij Orizaren, duke i sjellur frymëzimet e tij ashtu të freskëta si në  ato ditë kur janë përjetuar ato ngjarje të çmuara të jetës së tij. Njëkohsisht sjellë një idilë autoktone  katundi, në librin e tij. Duke i lexuar këto poezi ky cikël, lexuesi do të përjetojë përjetime të ëmbla dhe do të ndjehet si në këte fshat, nga edhe autori merr frymëzimin duke absorbuar çdo detaj nostalgjik të përjetuar, nga muza shumë e pasur e tij. Vargjet : “Këmishën thurrur me fije ari/ kur të shihja më digjte malli, /bistekun dredhur pas shpine / lidhur flokun fije- fije. / më dukeshe si një hyjneshë / trup e qafë si pëllumbeshë, /në dorë bylyzyku të kishte hije / veshur me atë fustan nusërie” na sjellin një pikturim të bukur me fjalë, të asaj idile katundi dhe dashurie rinore.
Në ciklin e katërtë, GJAKU IM TË QOFTË FALË, autori me një fjali, përpiqet të na përcjellë mesazhin, që gjaku i dëshmorëve s´guxon të shkelet. Ai pasqyron dhe mbron idealet e larta kombëtare për një  përparim dhe qytetërim të plotë. Gjaku i dëshmorëve është garancion i paqës dhe i lirisë, ardhmëria e brezave të rinj. Në poezinë GJAKU IM TË QOFTË FALË, autori rrëfehet në veten e parë ... “ Vendi im s´të harroj edhe në amshim/ jetën time për ty e bëra flijim / le të jetojë në liri ky popull mbarë/ për të gjaku im qoftë falë....”
Në poezinë e fundit autori në veten e parë, përmes monologut të dëshmorit, lutet që të ruhen varret e tyre...Dihet se varret janë kultura e një kombi. Krenaria dhe respekti ndaj dëshmorëve Nehat Jahiut i sjellin frymëzimin në vargje të shkëlqyera të poezisë VARET NA I RUANI kur thot:  “ O vëllezër të vendit tonë/ juve që ju lindi e njëjta nënë,/ nëse neve nuk na duani/ amanet së paku varret na i ruani”.
Përshkrimin e ambientit, ndjenjat, emocionet, drithërimat , dhembjen, gëzimin, dashurinë, mallin, vajin dhe revoltën e tij ndaj padrejtësive dhe robërisë, që përjetuan të parët e tij dhe ai vet, të gjitha këto autori Nehat Jahiu me mjeshtrinë e vargut e të rimës arrinë, që me sukses ti sintetizojë në një tërësi poetike dhe përmes kësaj tërësie të transmetojë  mesazhin e drejtë dhe bindës gjeneratave të reja për ruajtjen e traditave shqiptare, për ruajtjen e dinjitetit njerëzor,  respektin ndaj prindërve, ndaj Flamurit, atdheut, miqëve dhe ndaj më të dashurëve. Me këtë Nehat Jahiu edhe njëherë dëshmon aftësinë dhe përvojën e tij në edukimin e shumë gjeneratave të reja në shkollë, si dhe përmes vargjeve të tij autoktone, aftësinë e tij në thurrjen e vargjeve me mesazhe edukativo- pedagogjike.

Libri GJAKU IM TË QOFTË FALË, padyshim se do ti pëlqejë lexuesit, deri në poezinë e fundit, do ta mbaj lexuesin të zgjuar dhe të emocionuar deri në përfundim, sepse ky libër është shkruar në  formë të një tregimi kontinuel dhe përjetimeve jetësore të vet autorit. Nehati, duke përjashtuar ndjenjën vetiake , jep çdo gjë nga vetja, që lexuesi të gjejë veten në këto vargje, të mishërohet me interesimin e tij. Padyshim, çdo lexues pas leximit, do të dëshirojë ta vizitojë Orizaren, vendlindjen e autorit dhe të magjepset me bukuritë natyrore të këtij fshati, të cilat e pasurojnë muzën e tij. Uroj që edhe shume poezi të lindin nga kjo muzë e begat, për ta pasuruar edhe më shumë Letërsinë shqiptare dhe Bibliotekat tona! 

Prend Buzhala - SHPIFËSI: VRASJA E TË VËRTETËS DJE E SOT

(Çaste shkrimi: karakteret IV), 2
1.
Sigurisht që ka pasur rëndësi të mos e thuash të vërtetën NË KONTEKSTE TË CAKTUARA KOHORE, sidomos në sistemet totalitare, jodemokratike, për të dëshmuar rrejshëm kundër njerëzve të pafajshëm.
Përfytyrojeni Njeriun e Veshur me Pushtet nën ish Jugosllavi, gjatë viteve '80, e ata ishin politikani i lartë a i vogël komunist shqiptar, milici shqiptar, gjyqtari shqiptar, zyrtari shqiptar; e këta, që të gjithë, kooperativisht së bashku, ishin hedhur kundër rinisë e popullit shqiptar si ARMIQ E NACIONALISTË, që veprojnë ilegalisht për KOSOVËN REPUBLIKË me "veprimtari armiqësore" e "me krime kundër shtetit"... A duhej, që, të dëshmonin"të vërtetën" kundër tyre nxënësi i ndershëm e patriot, profesori i ndershëm qytetari shqiptar i ndershëm e patriot? Përfytyrojeni zyrtarin e lartë që shpifte njëmijë të zeza kundër masës së tillë milionëshe! Me gjyqe, polici, administratë, me mjetet e sistemit të dhunës në dorë... I mësuar që, shpifjen dhe të pavërtetën ta përhapin në masë, egërsisht, në fshehtësi dhe me dinakëri; ky DREJTUES I LARTË apo i shtresave të ulëta servile të pushtetit nën Serbinë dje, nuk hezitonte që të SAJONTE FAKTE TË PAQENA, të improvizonin gjyqe dhe mbledhje të pafund DIFERENCUESE (një tip i shtypjes fashiste ndaj kundërshtarëve politikë) kundër të rinjve, intelektualëve mospajtues, mësimdhënësve patriotë... Ky veprim na kushtoi për një dekadë të tërë! Në të gjitha meset dje, suita e tillë e shpifësve, i lanin duart si Juda: "Nuk ishte dëshira ime të ju dënoj...nuk ishte dëshira ime të flas keq për ju... të dëshmoj kundër teje... por...duhej mbrojtur INTERESI I PËRGJITHSHËM".
2.
Interesi i përgjithshëm?
Si slogani mashtrues i interesit për Kosovën sot, në emër të interesave shtypëse politike. Në ato vite, mashtrimi dhe gënjeshtra ishin ngritur në sistem, sepse SISTEMET TOTALITARE nuk e durojnë të vërtetën, domethënë, gjatë atyre viteve, nuk durohej të shpallej padrejtësia e hapur, shtypja e egër, e vërteta historike për shqiptarët ndalohej llahtarshëm, figurat e shquara nacionaliste, intelektuale, klerikale etj që kishin rënë ndesh me regjimin, quheshin tradhtarë e tradhtarët e shpifësit e tillë lartësoheshin si figura meritore ME SISTEM IDEOLOGJIK të dhunës. Jeta e mijëra familjeve gjakosej, shkatërrohej... Nëpër duart e policisë serbiane-kosovare gjatë viteve 1981- 1989, kaluan mbi gjysmë milioni njerëz, duke iu nënshtruar torturave e përndjekjeve nga më të zezat... ishin mbi 30 mijë veta burgjeve për Kosovën Republikë, mijëra të tjerë të larguar nga puna e arsimi, pa të drejtë kthimi më aty... Pothuajse, nuk kishte kaluar demostratë a protestë masive shqiptare në Kosovë, nl të cilën janë vrarë dhjetëra e dhjetëra protestues e demostrues, ashtu sikundër vrasje të shumta të të burgosurve poltikë shqipatrë, ka pasur nëpër të gjitha burgjet jugosllave... Dhe mbi këta të vrarë, hidhej pështyma e përgjakshme e shpifjeve, përbuzjeve dhe shtypjes së rëndë...
Kështu zgjati kjo atmosferë dhune, derisa helmimi total i atmosferës shoqërore nën ish-Jugosllavinë, u përhap kudo dhe ato çuan në luftëra të përgjakshme... E vërteta, nëpërmes shpifjeve ideologjike totalitare, dërgohej në gjyqe, nëpër stacione policore, nëpër zyra pushtetarësh... deri te përgjakja dhe pushkatimi i të pafajshmëve gjatë viteve '90 e sidomos gjatë luftës çlirimtare 1998-1999... "Kur shpërthen lufta, e para vritet e vërteta", thotë Arthur Ponsonby.
3.
Por në shoqëritë demokratike fenomeni paraqitet në të tjera trajta... Dhe tani përfytyrojeni Njeriun e Djeshëm Me Post të Lartë Komunist që vendoste për fatin e mijëra të rinjve, që i dërgonte në burgje, që i përjashtonte nga shkolla a katedrat universitare! Duke shpifur EGËRSISHT, duke shkaktuar tragjedi të panumërta familjare! Kujtimet ende janë si ajo plaga që ther ftohshëm. Dhe tani, qe 15 vite, zyrtarin e tillë, që dje kishte ikur në perëndim nga "regjimi i Millosheviqit", apo (si arsyetohej para popullit me hipokrizi) kishte ikur nga "marrinat e Rugovës" apo nga "ato të UÇK-së" për të dhënë "kontributin" e tij jashtë, duke zhavtur paratë e diasporës; tani na vjen si NJERI ME DUAR TË PASTRA! Juda i Dikurshëm ripërtërihet si Judë i Ri! Kurrgjë kurrkujt! Në rregull! Njerëzit "paskan ndryshuar", thotë dikush i madh, për të na bindur sot! Por a kanë ndryshuar përnjëmend të tillët komunistë judash të djehsëm? A i kanë dhuruar shoqërisë sonë ndonjë vlerë arsimore, shkencore, edukuese, ndonjë vizion shoqëror, demokratik, zhvillimor a kombëtar,ndonjë veprim domethënës demokratik, shtetbërës apo politikëbërës!? Prite ti, në emër të këtij "ndryshimi të karakterit" pa e dënuar fare të djeshmen e dhunës, ku vetë ishin protagonistë e kryeprotagonistë, na vijnë në krye të të gjitha punëve tona!!! Vazhdojnë të zhavtin në të tjera mënyra të korruptimit, duke përdorë mashtrimin, shpifjen dhe gënjeshtrën e re sistemore! Hipokrizia nuk ka kufi!
Ka harruar, njeriu i tillë, se sa tradhtinë, se sa shpifjen zyrtare sistemore e ideologjike e ka përhapur helmueshëm, me dhunë, me polici, me sistem politik, me dënime gjyqesh drakonike kundër vullnetit të një populli! Tashmë e ka hetuar se koha e re kërkon të tjera metoda të sofistikuara, kafshuese e helmuese. I mësuar dje t'i thurin lavde e t'i duartrokasin mu ata që ishin të frikësuar për vdekje, të kërcënuarit me gjyqe, përjashtime nga puna a nga arsimi; Njeriu i Veshur me Pushtet të Lartë edhe sot kërkon që SHPIFJA dhe GËNJESHTRA të përdoren për hesape politike e dobiprurëse. Në sistemet demokratike nuk ka nevojë për burgosje politike e as për dënime të karakterit të tillë. Për t'i mbojtur paudhësitë e ligësitë e djeshme, Njeriu i Tillë kërkon që sot GJITHÇKA TË VIHET NËN LLUPËN E DYSHIMIT! Edhe njëherë, të dyshimtë për vepra të pabëra, shpallen ish të burgosur politikë, luftëtarë të lirisë, njerëz të ndershëm, intelektualë...; por nuk kursehet as rivali politik, i cili konsiderohet ARMIK apo KUNDËRSHTAR. Një thënie nga një i urtë thotë: "Ai që shikon nëpërmes syzeve të dyshimit, ai sheh një shushunjë (dmth një njeri gjakpirës) edhe në lakrat turshi".

Sunday, October 2, 2016

Kujtim Stojku - Piktori Nexhmedin Zajmi

Nexhmedin Zajmi lindi në Trebisht të Gollobordës në Peshkopi më 1916 dhe vdiq në Tiranë më 19 maj 1991. Ai e kaloi fëmijërinë nën kujdesin e gjyshes dhe vëllezërve më të rritur, të cilët e fusin në shkollën fillore të fshatit të lindjes. Studimet i vazhdoi në shkollën e fshatit Omezhë dhe më 1931 hyn në shkollën teknike të Tiranës, në degën bujqësore. Në fund të vitit të tretë të shkollës, Zajmi realizon një portret në skulpturë të një shoku. Ky punim u bë shkak që Nexhmedini të hyjë në degën e dekoracionit të kësaj shkolle, ku studionin piktorët Andrea Mano, Ibrahim Kodra, Gaqo Kollumbi, Qamil Grezda, Kel Kodheli, Sabri Tuçi. Më pas regjistrohet në shkollën e vizatimit në Tiranë, më 1938.
Zajmi kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve në Romë (Itali). Pas kthimit në atdhe më 1944 emërohet pedagog në Gjimnazin e Shtetit në Tiranë (1945) dhe një vit më pas në Liceun Artistik "Jordan Misja".
Në vitin 1955, ai punon si Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë dhe më pas rikthehet në Liceun Artistik si pedagog, ku jep mësim deri në vitin 1963. Po në këtë vit emërohet pedagog në atelienë e pikturës në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (ish-I.L.A), ku punoi deri në vitin 1969.
Veprimtaria artistike e piktorit Nexhmedin Zajmi është e gjerë dhe e larmishme. Ai nga viti 1945 ka marrë pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare të hapura në Tiranë. Gjithashtu ka qenë pjesëmarrës edhe në ekspozita e konkurime ndërkombëtare ku përfaqësohej Shqipëria si Bienalet e Aleksandrisë, të Bukureshtit, në Sofje, në Vjenë, Petërburg, Kroaci, etj.
Nexhmedin Zajmi është nderuar me disa çmime në konkurset e ndryshme Kombëtare të organizuara nga Ministria e Kulturës dhe është laureant i disa çmimeve të Republikës. Në vitin 1961 i jepet titulli "Piktor i Popullit". Në aktivitetin artistik rreth 40 -vjeçar, piktori Nexhmedin Zajmi është pjesëmarrës në 27 ekspozita kombëtare. Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ndodhen 72 vepra të piktorit Zajmi, ndër të cilat edhe 2 tablotë e realizuara gjatë viteve '40 në Itali.

Kujtim Stojku - Kundërmim Femror

Kundërmimi femror është erë feste, erë nate
Aromë ripërtritëse e gjithhershme erë
Bebëzat pandarë rrjedhin si ujëvarë
Ngjyra e qelqtë në muzg mbi ty
Derdh t’këndshmen erë.

Pamje mahnitëse e kontureve trupore lakuriq
Një avull i nxehtë që fryn lajmëron për stuhinë
Retë përplasen,nga vetëtima qielli flakërin'
Magnetizmi i tyre përcjell në tokë energjinë.

Një turbullirë e pafund t’pështjellohet në shpirt
Prekja e trupit saj n’heshtje,thyejnë pipëtimat jehonë
Sumbullat e djersës si kristali pikojnë pikë pikë
Era e gruas, si aromë trëndafili përhapet në dhomë.

Para kësaj pamje magjepse klasike
Përshkohesh tërsisht nga një afsh i zjarrtë
Deti përflaket,valët zënë e dridhen
Sytë të rrezatojnë si yje të artë.

Ëndërr që avullon si uji në masën e nxehtësisë
Realitet gënjështar që më pas zhduket plotësisht
Tufa e artë e rrezeve t’hënës t’përkëdhel në këtë natë
Panoromë jetësore derdhur në krijimet e artit klasik.

Duart e tua stolisur me smeralde argjendi t’vesës
Një dorë tjetër përkdhel fytyrën që t’digjet nga ethet
Dhe ti butësisht e ledhaton me dorë
Më pas era e këndshme dhe një ëndërr mbetet

Publikuar me 13 mars 2013