PËRBALLË INTELEKTUALIT TË MARGJINALIZUAR
Në një qoshte t’zbehtë kafeneje,
Ku rrezja e diellit bie me vonesë,
Ai, intelektuali shkruan mbi letra t’verdha,
Me një stilograf që më shumë zemër se bojë derdh.
Më shumë se me njerëzit ka folur me librat,
Mendimet i ka rrahur si gurë në erë,
Tani flet me heshtjen, dëgjon kur këndojnë bilbilat,
Fjalën e shkruan me diell meloditë e jetës mbjell.
Përballë tij krekoset i veshur me mëndafsh pushtetari,
Përrallis fjalë që s’kanë asnjë fare peshe,
Kafkën e ka bosh e s’di çfarë thotë truthari,
E mendimet i rrallohen si pranon asnjë fije letre.
Për besë asnjë libër s’e ka lexuar,
Fjalët e mëdha që s’i kupton përtypet si lopa n’grazhd,
Si dekor për fjalime përdor thëniet e mençura,
Ku çdo presje është plagë, çdo pikë një mashtrim ka,
Dijen gjithmonë e sheh si një kërcënim,
Sepse injorancën rrezikon ta zbulojë drita.
Intelektuali rri i mënjanuar nga çdo tryezë vendimmarrje,
Ai ngjan me një orakull të harruar,
Që i flet të vërtetat që askush s’ka veshë me i dëgjuar,
Por kur ai flet me të fillojnë e tallen.
Fjala e ndershme kur nuk dëgjohet,
Është si thikë që pret me heshtje,
E prandaj pushtetari tërbohet,
Hidhet e përdridhet duke u kapur pas çdo gënjeshtre.
Në atë kafene të thjeshtë truri s’blihet me fonde e tituj,
Aty ku leximi për ta është një akt rebelimi,
Pushtetari n’karrigen e vet si zvarrnik dridhet, shijen e ka t’hidhur,
Errësira ka filluar të çahet dielli po sjell agimin.
ZËRI QË ECËN MBRAPSHT
E kam parë në qoshen ku drita harron të vijë.
Një siluetë prej tymi dhe qelqi,
Me këmbë që s’prekin tokën,
Dhe zëri që futet në veshë
Si një kujtim që s’ka ndodhur kurrë.
Ai ecën mbrapsht.
Çdo hap i tij çon një kujtesë më larg,
Çdo fjalë që thotë zbërthen një mendim,
Që e lë rrugën bosh që nga qafa shkëputet si një shall,
Në mes të stuhisë.
Ai më njeh.
Thotë se kam qenë gjithmonë me të,
Në gjumë dhe kur kam qenë zgjuar,
Që frymët e mia janë pëshpëritje të tij
Që më imitojnë për të mos më trembur mua.
Kur i fola, nuk më dëgjoi,
Por hunda e tij thithi zërin tim,
Pasi e bëri tym, shtëllunga – shtëllunga n’ajër e çoi,
E më pas m’u mbushtoll përreth,
Derisa u bëra strehë për hijet.
Kur u ula, ai u ngrit brenda meje.
Kur qava, ai qeshi në gjuhën e pllakave të ftohta.
Kur u krisa, ai më mblodhi si qelq i rrëzuar
Në një kuti pa formë, por përsëri fola,
Që e mbante në vend të zemrës në duar.
Dhe kur dua të flas,
E dëgjoj për çudi veten përtej vetes,
Si një zë që ecën mbrapsht,
Në një dhomë ku askush s’ka hyrë kurrë,
Por flet vetëm përmes heshtjes.
Pranëverat janë magjike dhe krejt moskokëçarse,
Rinia toksikohet duke u argëtuar me dashuri,
Traditat folklorike sa vijnë e bëhen më bajate,
Dielli gjithmonë do të shndërisë me rrezet e tij. Ne, jetën do ta kalojmë duke tjerrur lirshëm valle,
Harroni të shkuarën, të ardhmes i këndojmë me marrëzi,
Do t’fluturojmë si zogjtë nëpër re,
Këngën e bilbilave duke e dëgjuar natën me kënaqësi.
Melodi të kompozuar në pyll, oh! Ç’krijimtari,
Me gjithë këto trillime netët janë të zymtë,
Pyetje që s’kanë përgjigje për të gjithë.
Pranëvera jeni ju dhe aty është lumturia,
Hijeshia e një kombi të lashtë derdhur në këngë,
Një aromë gjithë gëzim lëshojnë lulet e çelura,
Sepse aty ku ju jeni dielli lind.
Aty ku jeni,
Dielli që perëndon ju le gjurmë mbi shpinë,
N’agshol rrezet e florinjta do t’këndojnë përsëri,
Duke bërë që dielli të rilindë,
Në të bukurën e bekuar prej Zotit,
Shqipëri…
Gjithmonë dimri mendjen e ka të ftohtë,
Me anekdota zbavitëse të zhdrivillon mendjen,
Edhe kur fryn erë e dëbora bie flokë-flokë,
Ne qeshim e akull s`ngrin, prej së qeshurës trembet. Anekdota e radhës për këtë dimër,
Është për hamshorët e paskrupullt që
enden duke bërë shamatë rrugëve t`qytetit,
ku një bushtër ua pret rrugën, e gjithë naze u kërleshet.
Kudo që ata shkojnë vetëm bëjnë shamatë,
Mundohen ta shmangin bushtrën duke u mënjanuar djathtas,
Për çudi, gjurmët një vijë t`lakuar lenin pas,
Duke bërë zig-zage sa djathtas – majtas.
Rendnin hamshorët e t`ftohtin e dimrit s`e ndjenin,
Bushtra hovte duke iu kërleshur rrugës,
E ata si të marrë pas saj mjakeshin e qeshnin,
Si u zbavit me ta sa deshi, u shtri e fjeti gjumë,
Kjo ishte ankdota e dimrit,
hamshorëve akoma ua dëgjoj zhurmën….
Kur dita zgjohet nga terri i zi i natës,
Është një ditë e re dhe thonë se:
- Ndryshimi i botës është kjo?
Ky ndryshim ngadalë gjatë dimrit vjen. Kjo erë perendimore s`do t` më mungojë,
Befas, përpjekjen e tij e gjeta,
E reja është se po më puthte,
Për çudi, dimri ishte pa dhëmbë,
E jargët nga goja pizgë i shkojnë.
Duke qenë gjithmonë zgjuar,
Ai që vjen drejt rrugës sime i afrohem,
Unë shkoj ta takoj, por ai ikën pa m`shikuar,
I njoh shënimet e tij dhe s`kam pse befasohem,
Mëngjesi ngjyrë trëndafiltë më sheh si të shkalluar,
Kur rrëfej ditët e tij, s`e di pse me mua hidhnohet.
Dritarja ime pret të dëgjojë agimin,
Kur ai më thërret pres të takohem n`mëngjes,
Kur u rrokullis nata s`e di pse më solli gëzimin,
Kur drita me butësinë e saj errësirën e ktheu në gri,
E më pas do t`vinte shumë e ëmbël,
Ju betohem se s`do ta besoja aspak për besë.
Por unë jam i detyruar që t`iu tregoj,
Kur bardi këndon duke vënë n`dyzen telat e shpirtit,
Drejt vdekjes sime nxiton me të shpejtë,
Unë e ndjej, e njoh atë sipas melodisë që t` shtypin,
Ai më gjen duke kryqëzuar krahët,
Lutet që këto shënime të mos i shkruaj,
E unë më mirë të vdes….
Tetori, është në ditët e tij të fundit,
Një tufë zogjsh fluturonin në qiell,
Disa mund t`i kenë përshkruar dhimbshëm,
Që të trembur fluturonin në një vend tjetër. Pranverën e përshkruanin si të shenjtë,
Të tëra stinët e tjera duke i nënvlëftësuar,
T`pandryshueshme nga kohërat gjërat ishin vërtetë,
Dhe në kohë thonë ne s`kemi gabuar.
Përshkruajnë pyllin ku zogjtë ulen të këndojnë,
Harlisjen që karakterizon pyllin,
E krahasojnë me tërbimin që ndodh n`këtë botë,
S`është asgjë tjetër vetëm se një spazmë gëzimi.
Fjalët s`janë asgjë tjetër,
Kur dalin prej goje të gjithë e dinë se sa dhimbnin,
Këtë e dimë se është një përkdhelje e bukur, e vjetër,
Por, jashtë mundësive të kohës s`mund të ishin.
Është tamam sikur tani,
Edhe n`këtë fund tetori
tufa e zogjëve më duket se sillet përreth,
Në atë vend ku ishte zabeli,
Që t`këndonin përsëri, asnjë degë s`kishte mbet…
KRIMINEL I SHEKULLIT
Pasi e mendova mirë e mirë,
Hartova planin e krimit,
Dhe kur e zbatova me përpikmëri,
Pas vrasjes, ndihem si një merimangë e vetmuar,
Në të ftohtin e natës thur rrjetën për gjahun e radhës...
Në një natë pa hënë,
Përmes një zabeli ecja çuditërisht,
S`mund të shihje shtegun për të vënë këmbën,
pashë njerëz lakuriq të mbështjellë nga muzgu gri.
Ajri pasi u ndez flakë më pas u qetësua,
Yjet duke na shkelur syrin ia këputën gjumit,
Në një qiell që vështrimin e kishte të ftohtë…
Zemrës i thosha t`mos m`i tregonte rrahjet e saj,
Sa bëja një gjysmë hapi më thoshte që të dëgjoja,
Se unë nuk isha vetëm,
por një zog që nëpër mjegull përplaste krahët,
Ishte një zog grabitqar që jua nxirrte sytë me vullnetin tuaj,
Dhe kjo ishte një ëndërr e bukur që n`gjumë e kisha parë,
Që përmes leckave të blerë në tregun e gabit,
Filluan të ndrisin sikur të ishin endur me fije krejt ar…
A dëgjon një zhurmë t`vogël që vjen ngadalë?
Më duken si hapa lugetërish,
Gjethet këputen nga pemët lakuriq duke i zhveshur,
Ata bien në tokë, e duket se të fikët u ka ra, E përreth tyre n`kor po këndojnë dreqnit…
E dëgjova se m'pëshpëriti me nxitim,
Duke më tërhequr vëmendjen
me ngjyrën e saj të kuqerremtë,
Më pas më buzëqeshi me mallëngjim, ...sa herë ajo këmbëngulte,
S'e di pse më dhimbte në shpirt.
Megjithëse u këput nga dega,
Kjo gjethe e kuqe akoma është e freskët,
Duket sikur e gërvisht trotuarin gri,
dhe...
Herë pas here ai dështonte,
Sado që mundohej t'shihte erën,
Me një fishkëllimë ajo i arrinte thellë brenda veshëve të tij,
E atje ajo i mbillte të ardhmen e akullt, Prandaj edhe n'këtë vapë si në dimrin acartë po mërdhin...
Jam thellësisht mirënjohëse për udhëzimin dhe mbështetjen që mora gjatë njërës prej kohërave më të vështira të jetës sime. Kur u ndjeva e pashpresë pas humbjes së partnerit tim, Dr. Agba më tregoi rrugën drejt pajtimit dhe shërimit. Sot, marrëdhënia ime është më e fortë, e mbushur me dashuri, besim dhe lumturi të ripërtërirë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse për mençurinë dhe ndihmën që më mundësoi të rifitoj personin që dua. Kontaktoni këtë spiritualist përmes emailit: ( agbazara@gmail.com ) ose përmes WhatsApp: ( +2348104102662 ).
ReplyDeleteEmri im është Vanessa Delarue.
ReplyDeletePo i jap këto dëshmi për të dëshmuar kompetencën e një plaku vërtet të jashtëzakonshëm.
Ju siguroj se kam kontaktuar disa marabout-ë që nuk ishin gjë tjetër veçse falsifikues, gënjeshtarë, mashtrues - nuk di më si t'i quaj. Por pas shumë kërkimesh, hasa këtë plak që më riktheu vërtet lumturinë, lumturinë që kam kërkuar për kaq shumë vite. Ai është vërtet i mrekullueshëm. Vuaja nga një ndarje me burrin tim; ai më la një vit e një muaj më parë. Madje humba edhe punën. Babai im ishte i sëmurë rëndë, por brenda tre ditësh, ju siguroj, mrekullitë kanë ndodhur në jetën time falë këtij plaku. Sot, jetoj mirë me burrin tim, babai im është shëruar, më thirrën përsëri në punë dhe madje refuzova, por tani jam në një departament tjetër që është më i mirë se tjetri. Vërtet nuk di si ta falënderoj këtë plak. Ai punoi për mua pa më marrë asnjë euro. U ndjeva e kënaqur së pari përpara se ta shpërbleja. Ai është vërtet shumë i mirë. Pra, nëse vuani nga ndonjë problem, nëse keni ndonjë shqetësim, mos u shqetësoni më. Kontaktoni drejtpërdrejt këtë plak. Ja adresa e tij në WhatsApp: +2349046229159
dawnacuna314@gmail.com
Jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur që po ndaj dëshminë time. Ish-i dashuri im më la për më shumë se një vit sepse besonte se po tradhtoja, edhe pse isha e pafajshme. Isha me zemër të thyer dhe kisha humbur plotësisht shpresën.
ReplyDeletePasi kontaktova Dr. Danin, ai më dëgjoi me mirësi dhe mirëkuptim dhe kreu një magji të fuqishme dashurie. Jo shumë kohë më vonë, ish-i im më kontaktoi, e kuptoi të vërtetën, kërkoi falje dhe kërkoi falje. Sot, jemi plotësisht të pajtuar dhe të dashuruar përsëri ❤️.
Faleminderit shumë, Dr. Dan, që më rivendosët marrëdhënien dhe lumturinë. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse 🙏✨
Dërgojini mesazh Dr. Danit në WhatsApp:
📞 +2349046229159
Email dawnacuna314@gmail.com
Dëshironi një magji dashurie të menjëhershme për ta bërë ish-in tuaj të kthehet menjëherë?
Keni nevojë për një ritual për t'u ngjizur këtë muaj?
A po kërkoni një magji me fat për të fituar lotarinë ose çështjet gjyqësore?
Keni nevojë për bimë të fuqishme për shërimin dhe shërimin e llojeve të ndryshme të sëmundjeve?
Shpjegojini situatën tuaj Dr. Danit sot dhe gjeni zgjidhjen e duhur për ju.