Deri kur ne shqiptarët do të zgjasim dorën për të na dhënë
dikush diçka?!... Që nga fillimi
pluralistë shqiptarët nuk ndalën ditë për ditë duke kërkuar lëmoshë. Strukturat
partiake me liderët e tyre që nga themelimi i partisë së parë shqiptare e gjer
më sot me zgjatjen e dorës së lypsarit
duke kërkuar nga lederët e partive maqedonase që të na japin diçka. Çdo parti
shqiptare gjatë zgjedhjeve del para elektoratit me një eofori të patriotizmit
se ne do e bejmë këtë e këtë. Kjo zgjat vetëm sa të jetë afati zgjdhor. Që nga
ajo ditë që mbarojnë propagandat e tyre partake fillon dita e re me ndryshime
që eloktarati dhe mbarë popullata fillon të zhgënjehet, sepse menjëherë
fillojnë ndryshyme dhe lirisht mund të themi se fjalët na mbesin si të Lalushit
e punët si të askushit. Gjithëçka që i është premtuar popullit bie në ujë dhe
gjithnjë populli mbahet me premtime se sot apo nesër kjo apo ajo do të zgjidhet
për shqiptarët, ndërsa diçka konkrete shumë pak është realizuar. Nëse nisem ti
mumerërojmë të arriturat nuk janë ato që duhen ti kenë shqiptarët edhe pse nuk
mund të themi se nuk është arritur diçka, por dhe shumëçka që është arritur
është lënë gjysmake ose e cunguar, kështu e gjithë kjo do i mbetet gjeneratave
të reja brez pas brezi për të pasur vështërësi për ti relizuar të drejtat e
tyre në tërësi.
Them: TË drejtat
tona që na takojnë.
Të drejtat tona të barabarta me popullin
maqedonas e jo ne për cdo ditë të kërkojmë nga ata lëmoshë se çfarë do na
japin. Gjërat që na takojnë ne nuk duhet ti kërkojmë si lypsarë, sepse ne
jetojmë në vendin tonë ku jetojnë edhe pala tjetër maqedonese dhe nacionalitet
tjera. Këtu nuk duhet të bëjmë kërkesa për çdo vit me radhë çështjet tona i lëmë duke i shikuar të tjerët
si qyqarë se çfarë do na japin. Kjo duhet njëherë e përgjithmonë të ndahet si
shapi prej sheqerit duke mos e shtri dorën për të na zënë të tjerët si lypsarë,
por të ju themi ne i duam drejtat tona që na takojnë Sa herë që vihet në
pushtet thuhet se u bë kjo marrëveshje për këtë apo këtë. Se kjo çështje do
zgjidhet brenda një kohe të shkurtër, ndërsa nukj ka asgjë konkrete. Ose nëse
zgjidhet ndonjë rast që i ka tanguar dhe i tangon edhe sot shqiptaret zgjidhet
përkohësisht apo në mënyrë parciale me njërën parti dhe kur të vijë tjetra ato
ti merr dhe kështu sillet topi rreth e rrotul e neve nuk na mbetet asgjë më
tepër pos për të numruar në vend. Çështjet duhet shtruar dalngada, por sigurtë
qël të zgjidhen njëherë e përgjithmonë, por pa lënë aspak zbrastira që nesër
kujt ti teket të kthehet e ti merrë ato të drejta. Unë mendoj se kjo i bëhet
një qiraxhiut. I jepet me qiraq diçka ndokujt, por kur ti teket ta merr, kështu
që më duket se tek ne shqiptarët ka një kohë po luajnë rolin i qiraxhiut në
vend të vet.Ne nuk duhet të lëshojmë pe, sepse nuk jem i qiraxhinj. Ne jemi në
trojet tona dhe jemi të barabaretë me palën tjetër dhe çdo gjë duhet njëherë e
përgjithmonë ta ndajmë në barbarësi dhe gjithnjë në ate se sa na takon e jo të
kërkojmë të na jepet diçka duke kërkuar lëmoshë.
Tani në kohën e fundit po dëgjojmë zëra se
nëse do të vie në pushtet partia e
Zajevit do ua garanto zyrtariziminj ose do ua jap gjuhën shqipe
shqiptarëve. Sëpaku kështë paska deklaruar lideri i kësaj partie Zoran Zajev
dhe ne filluam të gjithë të gëzohemi aq shumë ja duhet ta mbështesim Zajevin se
po na e lejon gjuhën. Kjo është për tu habitur dhe për tu çuditur se neve gjuhën
duhet të na e jep Zajevi , Grujevski apo...
Cilën gjuhë po na e jep. Gjuhën shqipe? Gjuhën e nënës? Po nuk ka nevojë
as Zajevi, as Gruevski as e as.... të na e jap neve gjuhën, sepse ne kemi gjuhën
tonë dhe me ngulmë kërkojmë që gjuha jonë të jetë e barabartë në çdo vend për
tu përdorur siç përdoret edhe gjuha maqedone. Në këtë rast po e mora gjuhën
konkretisht, sepse në kohën e fundit më shumë po ngritet pluhur rreth gjuhës
shqipe, ndërsa nukj është fjala vetëm për gjuhën, sepse shqiptarët, pos gjuhës
kanë shumëçka që kanë maqedonasit dhe që duhet ti kemi edhe ne në mënyrë të
barabartë, por ama ne i kërkojmë gjërat që na takojnë. Nuk kërkojmë gjëra që
nuk janë tonat, kështu që nuk ka nevojë ato ti kërkojmë me zgjatje dorësh të
një lypsari. Unë mendoj se populli më është lodhur dhe rraskapitur sa që nuk
mund të duroj më gjëra të tilla. Nuk e di deri kur do na shkoj kjo punë neve
shqiptarëve me kërkesa të lypsarit. Më duket se jemi ngulfatur sa që na ka ardhur
shpirti tek hunda siç thotë populli.

Në fund do të
thoja: Vaj vatani e mjerë mileti që vite të tëra po pret se çfarë do na jep Grujevski...
e Zajevi...
Një fjalkë
popullore thotë: Prit magar derisa të dal bar.
0 comments:
Post a Comment