Më harruat në botën që i ka të gjallë
pesë kontinente
dhe vetëm një të vdekur –
përbërje akulli që s`mund të jetë vend për mua.
Pa ia prishur lulet kurorës
kam zgjedhur të rri me pesë gishtat e dorës
duke shpupuritur floknajën tuaj
derdhur si vello nusërie në ëndërr:
shkund petale dhe e shpall veten dhëndër.
Ju më braktisët në burgun e madh
ditën që rashë brenda hekurave si gardian,
ma mbyllët derën e blinduar nga përjashta,
por unë do ëndërroj për ju vetëm dasma
dhe ditë të dehura.
Femra që ju dua
me të gjitha shqisat siç i kam të mprehura!
Prill 2017
0 comments:
Post a Comment