
Se historia nuk është asgjë, veç një gënjeshtër e kulluar?
-Më trembe pak Faton,- i tha A. Ato troje janë larë me gjak. Në secilin gur është një dhimbje e një ofshamë shekulli. Shumë shekuj !
- Unë e di më mirë se të gjithë.
- Po përse e ke aq në gjak atë Perandori që nuk la gur pa rrokullisur dhe ndaloi me dekret të mos hapet shkollë në gjuhën shqipe?- i tha me një ton të butë e miqësor.
- Hëm, sepse shqiptarët atëbotë ishin deklaruar si turq.
- Po Skënderbeu me cilin flamur i korri gjithë ato beteja, njëra pas tjetrës kundër kësaj bishe aziatike dhe theu çdo përpjekje për ta nënshtruar popullin shqiptar?
- Janë fjalë të kota ato. Unë e di këtë pjesë të shkronjave. Madje miqtë më të mëdhenj sot janë Amerika, Gjermnania dhe Stambolli.
- Pse kur janë të tillë, veçmas Stambolli, nuk hap shkolla për aq milionë shqiptarë të shpërngulur me dhumë nga sllavët për Stamboll. Keni lexuar diçka për detin Marmara. Z.Faton?
-Uh, çka me shtuar nervozën me këto gënjeshtra. Stambolli e ka dëshmuar veten në kohën e luftës në Kosovë.
-Po pse miku Faton nuk investon në ndërtimin e ndonjë shkolle, po derdh me miliona para për të ndërtuar xhamia? Më me vlerë është shkolla apo xhamia për ju? Unë nuk jam kundër foltoreve fetare, por fëmijëve t’u bëhet një kulm më i mirë me ngrohje që t’i mësojnë shkronjat shqip. Feja është një bindje..shkolla është themeli i diturisë.- Ju e përmendet Abdyl Frashërin. Për ju Lidhja e Prizrenit nuk paska qenë asgjë?
- Abdyli ishte vegël e Perandorisë,- u përgjegj , i bërë all..deri tek veshët.
-Po më habit ,z. Faton. Mos i ke mësuar shkronjat mbrapshtë?- i tha A. si me shpoti.
-Nuk e di cili, Unë a Ti, i tha dhe u lëkund nga vendi. –Në anën e majtë flokështruari tha; Po më pëlqen ky debat. Sytë i kishte bërë sa një gështenjë. E përcillte çdo fjalë me kurreshtje të z. Faton. I shkonte për shtati çdo fjalë e fjali e thënë.
Shiu kishte pushuar atë ditë në lagjet e Bernit. Njerëzit ishin shpërndarë, secili për në lagjen e vet. Kur u kthye në lagjen e banuar të përzier, A. u fut brenda dhe e gjykoi veten pse ishte futur në atë log beteje. E ndjeu veten të shkallmuar . Djersët i shkuan palë-palë. E trembi ajo çmenduri. Pak para se të shtrihej në shtrat, cingroi një numër privat, i panjohur deri nëato çaste.-Halo, halo !- Jeni ju A.?
-Kush mund të jetë ky zë? Nga vinte në ketë kohë? Përse thirr me numër privat? – Të hap apo mos ta hap? Po e shkyç . Telefoni cingëroi disa herë e A. disa herë e mori në dorë dorëzën e telefonit të shtëpisë dhe nuk bëri asnjë shenjë fjale.
Në mbrëmje sërish ra shi. Mbi shkëmbinjtë e Krujës nuk di a bie në këtë orë? Skënderbeu është ende duke u endur nëpër male , me shpatë në dorë? Hije çallmash iu duk A. se ishin nisur në ekspeditë të re ushtarake. Ushtarët ishin barrikaduar pas gurëve dhe prisnin urdhërin e Gjergjit. Mos keni frikë, - u tha , ushtarët e mi. Unë jam rikthyer sërish mes jush. Ju më frymëzuat me qëndresën tuaj heroike. Unë isha vetëm një Zë në mesin e turmës me shumë zëra. Do të kalojnë edhe këto ethe...Arbëria është gjallë !
Oslo, më 10.9.2017
0 comments:
Post a Comment