AUTOCHTHONOUS
Dhe
erdhi çasti
e
vërteta shpërtheu vrullshëm
Hapësirës
pa krah
Shkëlqeu…
Dhe
në syt e botës u pa,
Ajo
që fshihej
Petaleve
të historisë
Plagë,
ndër shekuj e gërvishur.
Lulëzoj
sonte
Qiellit
pa re…
U shtrua pa zë…
Dhe
qielli u hap nga një dritë
Dhe
zbriti vet Perëndia
Na
dha frymë dritë e shpirt
Përjetësisht
“Të na rroj Shqiptarija “
Autochthonous
në rrënjë e dej
Buçitën
lart ca zëra stinësh
Për
Shqiponjen që e kem diell
e
kem rrahje
n’
zemër të origjinës.
E HUAJ S’ JAM
E
huj s’jam o tokë
Edhe
pas ikjes
Gjurmet
e mia i mbajte ngrohtë…
Edhe
kur thundra e gjaksorit i shtypte
Dhe
errësira i përpinte
Për
mua …
Ti
hape një shteg të mbijetoj.
E
huaj s’ jam
Ti
më njeh dhe zërin
Agimeve
të bardha këndoja me lahutë
Dhe
thirrje lirisë i bëja…
Ngjallja
krahë
Mbi
shpresat e thyera.
Jo!
E huaj s’ jam
Ja
dhe kroi ku kam pirë ujë
Ku kam
shuar
Etjen
e buzës sime,
Ku
kam shuar…
Lëngimet
e gjuhës së plagosur…
Ja
dhe stoli ku jam ulë,
Në
shkollen e vjetër…
Ku
dielli prehej në xhamin e thyer
Dhe
vjedhurazi
më
përkëdhelte në fytyrë…
Ja
dhe buka që pjekej në hi
dhe
rrëmbehej me dhunë nga dorë e huaj
Dhe
ti ngelje në uri
Pa
diell, pa dritë, pa sy …, o e uruar!
Nuk
jam e huaj o tokë
Ja
dhe varri i gjyshit
Që
thika tinzare e preu në gjoks,
Se
dashurinë për atdheun e mbante aty mbyllur.
Ja
dhe lotët e nënës
Që
dhembje plagësh shëruan…
Ja
dhe qielli i lavdisë
Ku
mijra yje u prehën
Nën
dritën e madhështisë…
Jo e
huaj s’ jam…
Edhe
pse mëkatarët
Gjuhën
ma lidhën në nyje
Unë
sërish belbëzova me fuqi shpirti…
Ujita
Bozhurin me gjakun tim.
E
huaj s’ jam…
Edhe
pse prej kohësh e vdekur (larg)
Unë
sërish të buzëqesh
Sërish
le gjurmë të reja
Mbi
trupin tënd,
Sërish
në grusht kam dheun tënd.
Andaj
më mbaj në gji
E
ardhmja këtu më pret
E
huaj s’jam o tokë…
Jam
bija jote e vërtet.
LEGJENDA E DASHURISË
Eja
në
heshtjen e kësaj nate
të
thurim legjendën e dashurisë
t’i
ndezim kujtimet,
t’i
magjepsim dallgët e errëta
ta
tundim botën
në
epshin e dashurisë.
Eja
… Më sill dhe sytë e tu
që
çdo ditë ne mua
mbollën
jetë,
dhe
në rreze dielli u shndërruan…
Më
sill ëndrrat
me
epsh dashurie gufuar…
Më
sill këngët,
dallgëve
të jetës bashkë kënduar,
më
sill buzëqeshjet
mëngjesesh
me vesë zgjuar,
më
sill puthjet e netve pa fund…
Më
sill të nesërmen, me ëndrra lumë…
Më
sill mbrëmjet buzë lumit
me
grimca hëne shijuar,
më
sill lumin e kujtimeve
epsh
shpirtit gufuar…
Më
sill gjithë ato çaste të pavdekshme
me
yjet në qiell vallzuar
etjen
e dashurisë
sonte
për ta shuar.
Oh
eja, eja, ti e mos vono
se
edhe nëse, sonte vdes
ngërthyer
në përqafimin tënd…
s’
ka gjë!
në
qiell do na bartin
krahët
e pavdeksisë
dhe
gjithnjë do rroj
e
jona … Legjendë e dashurisë…
DASHURIA E JONË
Dua
të ngjitem sa më lart
si
shqiponje e lirë, qiellit
dhe
nëse këmbë humbur nga toka në hapsirë
te
ti do vij, me shkëlqimin e diellit.
Dhe
nëse në grimca, shndërruar
do
ngjitem sërish lart, shkëlqim yjesh t’ fal
një
ndjenjë shpirti do shpërthej
me
ty zemra kurre s’do ndal.
Dhe
në gjumë, ëmbël ëndrron dashurinë
në
të emblat dallgë do jem unë,
krahë
flutur zbritur
buzëve
shuar etjen, syve trishtimin
frymë
ëmbël do zgjohet, dhe shpirti yt i
uritur!
Dhe
nëse mbi zjarr të ndezur shkel,
dhe
në drite yjesh, shndërrohesh vetë
do
ta kuptosh, se dhe në ëndërr
kjo
dashuri e jonë është e vërtet.
DUA TË KTHEHEM
Jam
degë e thyer, nga pema familjare,
nga
pema e Ilirisë
e
rrëmbyer furishëm
nga
dallgë e mërgimit,
nga
stuhit!
Bartem
…, e humbur
detrave
të huaj , oqeaneve,
qyteteve
të murgëta pa dritë…
Pa
djell, pa hënë, pa yje…
Ku
vallja e jetës s’të shijon dot…
Nga hapa të huaj ngërthyer!
Dua
të kthehem
kështu
si’ç jamë,
degë
e thyer, e tharë,
pa
gjethe…
Nga
gjetet e mia
Tokat
e huaja, bleruar
Shpirti
nga etja për ty …
Më është vrarë e dërmuar!
Dua
t’i kthehem pemës sime Ilirie,
Si
yll i thyer, ti varem degës së saj
të strehohem
nën krah shqiponje
ku
folen ngritur ka,
shumë
shekuj me parë,
si
nje zog i saj të frymoj
dhe
zëri im
bashkë, me zë lahute të jehoj…
Po,
dua të kthehem
aty,
ku dielli buzëqesh ndryshe
dhe
hëna ëmbel të flet,
ku
pranvera, natyrës i mvishet,
si pelerinë
e blertë …
ti
kthehem luginave, shpatit
brigjeve,
ku mësova hapat e parë,
ku
dashurova…
ku
mora , puthjen e parë,
ku
shushurim shiu te shuan etjen
e me
emër të rritë!…
Ku
dhe era te përgdhel… ëmbël
dhe
në vesh të pëshpërit
“Ktheju,
bij, ktheju, trungut ku ke lind.”
E ARDHMJA E VJEDHUR
A
thua , ka dhembja emër.
Ne
këtë natë të pa fund trishtimi
Ku
heshtja loz valle, e s’pushon dot!
A
ka fund tmerri, frika, humbja
Kur nën hijen e vdekjes jeton!…
Kthej
kokën prapa ,
Kujtimet
e ëmbla më flasin
Dhe
ndjej mall,
Për
mbrëmjet me yje,
Për
ditët me djell,
Për
vatrën e dashurisë
Plot zjarr…
Tani,
Nata
më është lidhur nyje
E
errëta
Muret
mveshur ka,
Dhe
tiktaku i orës ndalur
Mbi
oxhakun e shuar pa zjarr
Asgjë
nuk hec…, asgjë nuk frymon!
E
ndjeni dhe ju ? …
E
ardhmja, na është vjedhur
Sa dhembje, sa mall…!
Karantinë
24.11.2020
Londër
0 comments:
Post a Comment