Wednesday, May 22, 2024

Kujtim STOJKU: PAS NJË PORCESI PSIKIK

 

Krijuar sipas imagjinatës
Me penën e ngjyer në qiell,
Kompozuar me melodinë e shpirtit,
Larë me lot kur mbulohesh me dhe.
Kur mbi fytyrat tuaja rrokullisem si pikat e shiut,
Me turi përpara zhytem duke u mbytur n`moçale,
Si ujk i vjetër më sheh i çakërritur,
Katarakti i verbuar askund s`ndalet,
Dhe atëherë sheh krejt i habitur,
Se jam si teh thike i mprehtë.
2
Me flokë prej myshkut të lisit,
Agimet me vetulla të mëdha,
Nëpër zabele s`ikën errësira e krisur,
Gjethet më pëshpërisin nga pas,
Erdhi si hije, pa u ndjerë është duke ikur,
E trupi vetëm dhimbje dhe plagë ka…
3
Veshët e gjatë,
Flokët i tund,
Si veshët e gomerëve,
Nëpër qiej,
E bishtat janë duke shkund…
4
Dy sy,
Zhbirilojnë mbi mua,
Dy oqeane pushojnë
Në shpirtin tim.
Qepallat e enjtur,
Qerpikët e shpeshtë,
E gjelbra digjet,
N`kockat e faqeve të mia.
5
Goja ime e mbushur me gurë,
Tendoset nga këngët shkulm e valë,
Nga jugu n`veri s`ndalet kurrë,
Jam formë e çuditshme,
Që s`është parë më parë…
6
Thundrat dhe këmbët,
Lëvizin krejt si t`çmendur,
Shkelmojnë drejt qiellit,
Dhe kthetrat,
N`dorën time me qime,
Marrin flakë…
7
Errësira nëpër zabele,
Gjithnjë vjen e rritet,
Mbi barkun tim plot me qime,
Në ftohtësinë e bredhave,
Ujqërit janë gri,
N`ballë të kësulës sime,
Është ndezur një qiri,
Që i shërben turmës të shohë…
8
Përmes qepallave të mbyllur,
N`mes këmbëve të mia shoh lumenj të rinj,
Gulçoj mbi një tokë të re,
Me kreshta të artë, mos iu duket çudi…
9
Unë pështyj kur e dëgjoj tokën,
Buzën e poshtme pa e nxjerrë jashtë,
Dhe ja, fillojnë shirat,
Sikur gjuaj me hark shigjeta,
Tokën fillojnë ë shpojnë...

0 comments:

Post a Comment