
Një faqe libri me vargje
Do thurja për Ty
Ja në këtë dhomë të heshtur
Një trëndafil lulëzuar
Një qiri ndizet ngadalë
Sonte
Nata ka veshur fustanin e kuq
Që dua ta prek dora jote e butë
Si mëndafshi
Lehte lehtë nëpër trupin tim
Të derdhet në puthje kjo stinë dimri
Dy gotë me verë e një trëndafil
0 comments:
Post a Comment