Duke dëgjuar tregimin e komshijes krejt pa interes,
befas ai u përqëndruar i tëri nga fjala që dëgjoi nga goja e saj për burrin me
gjysmë veshi. Arseni, u ngrit nga karrigia, kapi dorën e komshies dhe e tundi
duke bërë tre pyetje njëra pas tjetrës:
- Kush ishte pa vesh Vanesa? Kush? Ku ishe ti kur e pe
atë? A mund të ma përshkruash edhe njëherë si e pe këtë njeri që nga fillimi?
Vanesa, e tërhoqi dorën menjëherë, dhe e menduar iu përgjigj?
- Si ishte ai? - u përgjigj ajo mendueshëm. - Kur unë
u ktheva nga Milano sepse qëndrova dy muaj tek vajza që jeton atje, unë atë e
kam parë me vëmendje. Gjithë ditën rrija në shtëpi, dilja jashtë duke u marrë
me punët e shtëpisë, kur papritur nuhata diçka. Unë u mundova që të futem
brenda por ishte e pamundur. Në fund të fundit unë nuk mund ta lija që të ikte.
Arrita ta shihja mirë dhe atë fytyrë e kam edhe tani para syve. Ishte një burrë
trup ngjeshur me një fytyrë të ashpër, kokën e rruar që dukej tamam si një top
i vendosur mbi parmakun e shkallës.
Arseni, e dëgjoi me padurim dhe mundohej të kapte çdo
hollësi që ajo thoshte.
- Ajo që është e rëndësishme është se ai nuk ka vesh.
I dukej sikur dikush ia kishte prerë. Në pamjen e parë ai më ngjau me një
statujë prej allçie ose mermeri, sepse koka i dukej shumë e lëmuar dhe binte
menjëherë në sy. Ja kështu më dukej mor bir sikur isha në një shoqëri të tillë
statujash. - Pastaj ajo kruajti me dorën
e majtë ballin, dhe duke e mbledhur veten tha e bindur se ai ishte një njeri
dhe jo një statujë. - Atë djalë sa e pashë nuk më pëlqeu.
Arseni, duke
kapur këtë detaj të rëndësishëm nga rrëfimi i saj po këmbëngulte për më tepër
hollësi. Me një ton të butë dhe duke e vështruar komshijen në sy i tha:
- E dini si është
puna Vanesa? Puna është kështu se mua më duhen shumë detaje për këtë njeri… mirë,
si thatë se quhej, Vangjel Valmiri?
- Ju nuk mendoni asgjë të keqe për Vangjelin. Unë atë
e njoh mirë prej kohësh…ai gjithmonë ka qenë kështu…i ndrojtur dhe i rrëmbyer.
Më falni. Ai ka qenë i sjellshëm. Mizat nuk ofendohen kurrë në jetë. Unë
gjithmonë e këshilloja me ndonjë fjalë por fjalët e mia në një vesh i hynin dhe
nga veshi tjetër i dilnin, dhe kështu ai humbi. Ah mor Vangjel çfarë rruge ke
marrë. E kam pasur nxënës, por tani ka ndryshuar shumë dhe nuk është më ai
fëmijë zevzek. Tani nuk di se çfarë të them me gjithë këto që ndodhën sepse i
pashë vetë me sytë e mi. Ai është i cekët dhe kryqëzoi veten.
Pasi bëri një pauzë të shkurtër, Arseni u mundua që të
mësonte më shumë detaje rreth atij veshi, dhe kërkoi që të ja përshkruante
pamjen disa herë. Atëherë Vanesa Serani, u ngrit paqef, i tha që të priste nja
dhjetë minuta, shkoi në kuzhinë dhe pas disa minutash u kthye duke mbajtur në
dorë një fletë të bardhë ku me laps plumbi ishte vizatuar një portret.
- Uau, - bëri Arseni i habitur.
Një djalë që banonte në hyrjen përballë ishte student
në degën e pikturës dhe duke qëndruar ulur në shkallë e kishte vizatuar kokën e
madhe të banditit me të të gjitha karakteristikat e hollësishme, dora e majtë
dukej më e trashë dhe më e fortë. Studenti, në dorën e majtë kishte përdorur
laps më të butë dhe vijat ishin më të errëta gjë që bënin që dora të binte menjëherë
në sy.
“E majta” shkreptiu në kokën e Arsenit… “diçka kishte
lidhje me të…mos vallë babai”?!
Goditja që i ati kishte pasur në tëmthin e djathtë
ishte tamam sikur ishte goditur nga një sallaks. Arseni për një çast ngriu,
pastaj u ngrit menjëherë nga karrigia e cila kërciti nga pesha e tij dhe për
pak sa nuk u rrëzua nga animi i saj. Si u ngrit drejt e në këmbë, drejtoi
gishtin nga skica vizatuar me laps plumbi dhe tha:
- Vanesa, a mund të ma jepni mua këtë skicë?
Komshija plakë tundi kokën në mënyrë pohuese, dhe me
nxitim i tha lamtumirë. Ai doli jashtë, dhe nuk u drejtua nga ashensori, por
filloi t`i ngjiste shkallët dy e nga dy duke mbajtur skicën në dorë. Duke ju
marrë fryma u gjend para derës së apartamentit të tij në katin e tretë. Nxorri
çelësat nga xhepi dhe e hapi, hyri brenda pa hequr këpucët dhe xhaketën, dhe
shkoi drejt e në kuzhinë të cilën e përdorte edhe si studjo. Si e vuri skicën
mbi tavolinë, e shikoi edhe njëherë me vëmendje, hapi sirtarin e tavolinës dhe
që andej nxorri kalendarin që kishte marrë në shtëpinë e Baftjar Çikut të cilin
e kishte gjetur të vdekur. Diçka e pakapshme e njohur dhe shqetësuese shtillej
në ndërgjegjen e tij. Një zinxhir i padukshëm faktesh dhe ndijimesh formonin një
pamje të padukshme, por tashmë e ndjente këtë tablo. Arseni, gërmoi me padurim
në shkarravinat e plakut të ndjerë duke e shfletuar deri në fund kalendarin
faqe për faqe, dhe më në fund pa se kjo e justifikonte gjithë atë ndjekje prej
maniaku.
- Më në fund ja tek është, - tha ai duke vështruar shënimet
e Baftjarit me padurim.
“Me 28 Nëntor po bëhesha gati për dalë se ishte ditë
feste. Ky ishte një zakon që ishte ngulitur tek ai prej vitesh. Për çudi, rreth
orës 900 kur doli nga shtëpia dhe po shkonte në qendër të qytetit,
befas pa një tip të çuditshëm. Ai ishte tullac dhe kërci i veshit të djathtë i
mungonte. Në orën 10:5 min u takova me dy shokët e mi dhe u ula për të pirë
kafe në kafenenë “Skifteri”.
Arseni, e shfletoi më tej kalendarin. Në dy vende të
tjera ai ngeci në të dhënat e këtij njeriu tullac dhe pa vesh. P.sh ata ishin më
specifike dhe informuese kur ai shkruante se me katër shtator ky njeri i kishte
trokitur në derë duke i kërkuar dokumentat e shtëpisë e duke i thënë se këtu do
të ndërtohej një pallat. Nëse nuk kishte dokumenta nga hpoteka nuk përfitonte
asgjë nga pallati që do të ndërtohej. Unë mezi arrita ta mbyll portën e hekurt
dhe të shpëtoj prej tij. Unë shtëpinë time që kam ndërtuar me djersën e djemëve
që po lënë kockat jashtë nuk mund të ja jap një horri i cili kërkon me çdo
kusht që unë të frikësohem e të iki prej këtu. Më të shumtën e kohës do të rri
brenda. Kam një çifte me leje dhe nëse më vjen ndonjëherë tjetër e më hyn brenda
për të më bërë presion që të pranoj kushtet e tij nuk do t`i kursej saçmat për
të. Shkova dhe lajmërova edhe në polici, por më thanë se kjo çështje i takon ta
zgjidhë gjykata dhe jo ne. Nuk jemi ne kompetentë për të shqyrtuar dokumentat e
pronësisë. Kështuqë u largova nga komisariati i policisë duke qëndruar më shumë
brenda në shtëpi e të mos trembesha nga këto horra që kanë lidhje me kompanitë
e mëdha të ndërtimit.
Arseni, u mbështet mbi shpinoren e karriges dhe mbylli
sytë. Gjatë gjithë kohës që ai kthehej
vonë në shtëpi, rrinte e punonte deri në mesin e natës.
Si shtëpia e Baftjarit, ashtu edhe shtëpia e prindërve të tij kërcënoheshin se
do të prisheshin për t`u ndërtuar një pallat gjigand. Banorët e kësaj lagjie
kishin protestuar dhe bashkë me të edhe nëna e tij. Ai të gjitha këto i kishte
parë me sytë e vet dhe banorët i kishte dëgjuar të ia qanin hallin dhe ai u
kishte premtuar se do t`i ndihmonte. Shkak ishte mungesa e dokumentacionit të
pronësisë që vërtetohej nga hipoteka. Në fillim gjahtarët e zot lëshojnë zagarët
pas gjurmëve të presë, kurse vetë rrinë gati në pritë me armë në dorë.
Një formë veshi ju duk sikur ishte mbi tavolinë dhe po
i qeshte me paturpësi, Arseni fërkoi ballin. Mesa duket puna e tepërt e kishte
rraskapitur jashtë mase. Ai kishte nevojë që të bënte një dush dhe të paktën të
flinte nja katër orë që të fitonte energji.
“Ndoshta është më mirë që të bëj një shëtitje” tha me
vete.
Në fushën e betejës mund të mbesin disa prova që mund
t`i dallosh me lehtësi. Një kopsë e këputur, nj pikë gjaku nga hunda që ka ngrënë
një grusht, gjurmët e palexueshme që le këmba mbi bar…Nëpër shtëpi nuk kishte
njeri tjetër, dhe probaliteti për të gjetur diçka për një farë kohe ishte shumë
i lartë.
- Mirë, le të shkojmë atëherë - tha ai duke u ngritur
nga karrigia. - Për mua asnjë informacion nuk është i tepërt.
Arseni, me këto mendime në kokë u drejtua me hap të
shpejtë drejt derës, zbriti shkallët pothuajse me vrap për të shqyrtuar vendin
ku ishte ndeshur.
“Nuk ka as një pikë gjak, s`ka mbetur asnjë gjurmë…Çfarë
mund të jetë e gjithë kjo?” Ai me kujdes në një vend vuri një drejtkëndësh prej
letre i madh sa një pasaportë. Ajo letër në formë drejtkëndshi që ai vuri ishte
një nga ato fletët me ngjyra që lajmëronin për një ndeshje sportive ose për
hapjen e ndonjë klubi të ri. Ky lajmërim ishte për ditën e nesërme.
- Interesant…
Ai, nuk ishte aq i ri dhe naiv sa të besonte çdo gjë
me sy mbyllur se ndoshta do ta ndihmomte fati. Në këtë hyrje jetonin vetëm dy
njerëz, ai dhe komshiu pensionist. Përveç djemëve që atij i zunë pritë dhe e
sulmuan për ta masakruar, nuk kishte tjetër kush ta hidhte këtë biletë që të
ftonte për ditën e nesërme.
Ai e kqyri me kujdes vendin ku ishte ndeshur me horrat
që i kishin zënë pritë afër shtëpisë, dhe e kuptoi se problemi nuk ishte thjeshtë
një problem privat i vogël i një avokati. Në rrethana të tilla që të mbrosh
veten nuk është më një mundësi. Nuk është për t`u çuditur që romakët e lashtë
thoshnin: “Nëse ti je avokati i vetvetes, klienti yt është një budalla”.
0 comments:
Post a Comment