Ndërtova një
botë sipas ëndrrave të mia,
Se mendova
kurrë se ajo do t`më shpërfytyronte krejt,
Por lutem t`i
flak tutje brengat dhe mundimet,
Që
askurrkujt kurrë t`mos i bierë për pjesë.
U mundova të
hedh tej hidhërimet dhe brengat të gjitha,
Kurse mbi
faqet e mia vragat e lotëve do t`mbeteshin vetëm n`kujtesë,
E unë si
Zhyl Verni shëtisja andej e këtej,
Duke i rënë
botës rreth e përqark se n`fund të botës do të dilja.
Kur isha në ëndërr,
dëgjova se dikush më thërriste,
Sytë nën
qepalla përpëliteshin kredhur në një gjumë të thellë,
Për të dalë
nga kjo gjendje nuk po gjeja asnjë zgjidhje,
Duke
shtegtuar nëpër botë me imagjinatën time,
Kur hapa sytë,
s`desha ta besoj se ishte krejt një njeri tjetër.
Duke menduar,
kisha udhëtuar në një botë ëndrrash,
M`dukej se
hijet i shihja t`përthyera dysh duke u zhdukur n`hapsirë,
Nga
realiteti shpirtin dhe mendimet t`i pastroja,
Por, s`e
kuptova se pse prej shpirtit nxorra një klithmë.
Vetëm kur
isha në zhgjëndërr jetën e kaplova,
Që si lak për
fyti më ishte lidh,
e mua
m`dukej se me zor mbushesha me frymë.
Filluan t`më
vinin ndërmend shumë këngë,
Këngë
kreshnikësh, dëshmorësh e dashurie,
E tek unë si
e çmendur çiftelia brenda meje kishte lëshuar rrënjë.
N`këtë pranverë
në çdo syth që çel mprehtësia e tingujve,
Edhe në ëndërr
më mbush me një frymë magjie,
Mos qofsha
unë që në ëndërr kisha qenë,
Se një
melodi të tillë kurrë s`do ta kisha ndie.
Udhëtoja
përmes këtyre tingujsh,
Që për çudi
kisha mbet pa mend,
Duke i përkundur
edhe ata n`gjumë i kisha vënë,
N`ëndërr, si
luftëtare t`pa trembura i shihja n`fushën e luftës,
E më pas si
heronj mbuluar me flamurin kuq e zi të gjithë një për një bien.
Ata që shpëtuan
gjallë, njëri me tjetrin për turp i shoh të kacafyten,
Duke u
mburrur se n`këtë luftë më shumë luftova unë,
E njëri -
tjetrin mundoheshin ta zhduknin me shumë mënyra t`pa besë,
E kur
t`vriteshin, ëndërronin në ekstazë që t`u këndoja me lahutë.
T`gjitha këto
janë krejt kot, mua më zhgrehin e ma prishin gjumin,
Shpirtin ta
tallazitin, e mendimet kurrë s`mundesh me i mbledh,
Kur t` më mbërthejë
qetësia, si era do të pres diku,
E n`botën
time që ndërtova, përmes ëndrrash do të eci krejt serbes…
0 comments:
Post a Comment