Saturday, July 23, 2022

Musa JUPOLLI: Cikli poetik: Dielli është ZOT, retë thyen qafën

 Nuk më pengoj vapa,

Dielli sot shndriti si është më së miri,
Shqipëria është Evropë,
Evropa është Shqipëri,
Me shpresë, dhe pa dyshim,
Motra Dardane do të jetë aty,
"Open Ballkan" theu qafë!

Alfabeti
Diell, Dardani, Mesianë e Dashuri
Linden germat gdhendur në gur
Që të njihet historia dhe emërimi
Për lindje, për ara e pemishte
Pikë, presje, çuditëse, thonjëza
Pikëpyetje, shenja lulishte
Lum’ e bunim, katua, gatua ilirishte
Alfabeti
Diellarbëria në takim me historinë
Fjalët, tha e bukura, nuk shihen
Dielli kërkon shkrim, që të lexohet
Filozofia, kultura dhe ardhja jonë
Zbritur nga një planetë diku më larg
Alfabeti
Lotët nuk fshihen, nuk shlyhen
Kur Dielli lëshon rreze ata veçse
Janë vizatuar në letra të moçme
Memoare të martirizuara ! Linja
Zjarr në shpirtin tim për shkrime
Dardania e kujtimeve, Dielli në dëshmi
Mesiana vend parajsë me gabime
Ku lahen germat dhe dashuria
Që të shkruhet historia
Alfabeti
I yni ndrymë në biblioteka
Mos e zbuloni ardhjen e kësaj gjuhe
Derisa nuk arrijmë nga atje, nga larg
Koha që jetojmë është e vonshme
Jemi të huaj në këtë dhé, e harruam
Jo veç lindjen, po edhe emrin e parë
Zbërthejeni në gjuhën tuaj, emrin Ilirishte
Alfabeti
I yni ka gjenezë emërimi nga Dielli
Foljet e gjuhës sonë kanë notë dashurie
*
Mos u verboni e ta harroni këtë gjuhë
Të zbritur nga qielli, emëruar nga Dielli!
1

Dielli është Zot

Eva nuk u gabua
E dua Diellin
E lexova në librin e shenjtë
Atëherë kur iu drejtuam qiellit
I dua rrezet e Diellit në perëndim
Rrezet e lindjes për romane e poezi
Afron-Dita për dashuri e frymëzim
Me shiun që ujitë lule e bereqete
E dua Diellin në ballin e vashës
Jetë që ushqen zemër e shpirt
E dua Diellin kur shkon për fjetje
Që t’i kemi ëndërrat të ndritshme
E dua Diellin
Lule Dielli, që kthejnë kokën
Për falënderim me buzëqeshje
Me aq dashuri, me aq përkushtim
E dua Dielli që shndritë gjithësinë
Është i vetmi besim pa mëkate
Sikur njerëzimi ti falej Diellit
Nuk do të kishte përçarje të besimeve
Nuk do të kishte urrejtje në ngjyra
Të gjithë do të besonim në një ZOT
Liria do të ndërronte emër
Do të quhej DASHURI
Eva nuk u gabua
Ishte mollë e pa pjekur
Adami nuk u pendua
Ishte i Ri mbushur DASHURI !


Emrin LIRI ...
Emrin LIRI e mbanim të fshehtë,
E mbanim nën këmishë, në gjoks pranë zemrës,
Kur ndihej rreziku me filozofinë e prindërve,
E mbillnim në kopshte (bahçe), mbi to,
Kultivohej domate, tranguj e patate,
Po edhe Lahuta e Malcis’ endej,
Dorë me dorë nga qytete në katunde,
Kur ndihej rreziku edhe atë e mbillnim,
Mbi te grurë e misërnike, ruhej si sytë e ballit,
Natën e nxirrnim, e lexonim me zë të ultë!
Emrin LIRI e shkruanim edhe në dhé,
Kur kalonte “milicia” e fshinim,
Me delikates që mos të lëndohej!
Emrin LIRI e shihnim në ëndërr,
Kur zgjoheshim , koha e donte që
Ëndërrat mos të tregohen!
Emrin LIRI e kishim për jetë dhe vdekje,
Lirinë për lindje të reja,
Vdekjen që të vdesim të lirë!
*
LIRIA erdhi në përkëdhelje të shekullit,
Viti 1999 u gdhend me shkronja ari,
VEÇSE
Ëndërrat e natës ishin të ndaluara,
Po të bukura sa s’ka më,
Ëndërrat e ditës qenkan të dhimbshme !!!!
Dhe, më nuk flitet as për LIRI
As për 1999-tën e shekullit të Dardanisë!


Llapi e Shkodra i shkruajnë letër Evropës

Evropë e gjuhës sime
Si dallgore më rrahu zemra ime
N’ krah të Shqiponjës zbrita me t’pa
Moj e bukura sy ngjyrë deti
Pesë gjuhë të shenjta në mësim
N’ shqipe t ‘zgjodha Evropë t ‘emërova
Parisi foli shekuj më vonë
T ‘faleminderit për këtë emër
Aq të bukur që ma ke dhënë
*
Evropë, ti më je trupi, dhe ngjyra e zërit tonë
Në hapat e tu të ngadalshëm, me je shije e jetës
Bija jote shqiptare të mbanë në gjen të ngrohtë
Gjuhë Pellazge-Ilire, ngjyra të bukura shpirti
E quajmë Vashë e bukur, sy shqiponje
*
Evropë, gabimet nuk janë mëkate, janë plagë
Sy verbuar nga kjo bukuri, ti me je bërë hileqare
E pe me sy, jo veç hilen, po edhe helmin n ‘hardhi
Sot e asaj dite emri yt nuk ka të ndarë nga emri ynë
N’odat tona të ftuam për kuvendime! Eh odat tona
Nga Ode pellazge për shkrime, pyete Homerin tonë
*
Evropë
Merrma shpirtin, po shkruama Testamentin
Hapi letrat e mbyllura, lexoi me zë të lartë
Ky popull me kulturë të lashtë, na e dha emrin
Nga aty do të jesh e hyjnueshme! Ne gabimet i falim
Po thuaje para se t’ ma marrësh shpirtin mu si Krishtit
Nga ky popull kemi besimin dhe gjenezën tonë
*
Evropë
Kur flet Llapi e flet Shkodra, flet e tërë Shqipëria


Evropa dhe Dardania
Dritare pa dritë

Qiellin ia felem otomanit
Nuk e di pse aty është ngrirë Adem Jashari
Dritën ia falem otomanit
Nuk e kuptoj
Pse aty i ra terri I. Rugovës
Dheun e Dardanisë ia falem otomanit
Nuk e kuptoj pse iu ngri pushka Zahir Pajazitit
Mbi eshtrat e Dardanisë kulte otomani
Nuk e di pse nuk i fshihet emri Ulpianës
Kjo parajsë e 7 cop’ Shqipërive
Që ia mbyllem derën vetës
Në zemër të Evropës !


Oj Shqiponja e maleve tona,
Ne bijtë Tu me shpirt lirie,
Në kërkim të historisë.
Për atë ditë që t' fali jeta ,
N' ato burime ujë ku ke pi ,
N’ fusha e n’ male me lisa,
E dashur n’ tokë e n’ qiell,
Për atë dritë Dielli,
N' besim tënd jemi lidhë!
Gjuhë pellazge, gjuhë shqipe,
Fjalë e lirë nga Iliria ,
Ëmbëltore n' germa t’ mia,
Nuk lash vend pa e thënë:
N’ freski të Valbonës,
Në rrjedhë të Drinit,
Në liqe të Shkodrës,
N’ Ohër e në Pogradec,
N’ atë Mirushën e Dardanisë,
Ku lahen Zanat e malit,
Në Mesianën e Konstandinit,
N’ Lezhë e n’ Krujë të Gjergjit,
N’ Apolloni e në Syri i Kaltër,
Ulqin, Shkup e Çamëri,
Dallgët e shpirtit tim thanë:
Shqipëria është Parajsë
Oj Shqiponja e vajtjeve t’ mia
Po me dukesh pak sa e vetmuar,
Kur unë mora udhët e jetës,
Ti lotin e derdhe
Unë me vete mora vetëm fjalën,
Berlin, Vjenë, Londër, Parisi më tha:
Salamanka, Oxfordi, Vatikani e Sorbona,
Librin tënd e kanë, aty fjala ka kuptim,
Që të lexohet emri yt, emri shqiptar,
Kur u thash emri im është i ndaluar,
Më thanë: Mos ke dert,
Në libra të shenjta është i shkruar
Është e juaja ta deshifroni
Historinë tuaj!


Mollë sherri: “Viza e Ballkan i hapur”
L'Albanie
"Voix d'Encre"
Mon Albanie,
qui t'accable ?
Mon Albanie,
qui t'a fait tomber, baignant ton visage de larme ?
Ne pleure pas, Albanie ?
Reprends-toi, mon enfant.
Ne pleure pas, belle Albanie,
regarde tes filles broder,
broder l'emblème de l'unité,
ouvrant la voie de retour.
Mollë e pa pjekur ra në apetit të politikës shqiptare !
Nuk duam viza, as Ballkan të hapur, i kemi do punë më të ngutshme.
Mollë sherri me gjemba na është mbjellë n ‘oborrin e mbretërisë sonë : otomani, serbi e greku, plagë që duhet t’i shërojmë !
U lodha duke dëgjuar se jemi « popull i vogël », jemi Evropë me një Shqipëri as të vogël, as të madhe, jemi aq sa jemi, gjuhë e kulturë arbërore, e lashtë pak më shumë se e tërë Evropa !
Po i kemi do punë pak më të ngutshme, kur ne të bëhemi bashkë Evropa do të na ftoi në tryezë të parë !
E kemi Vlorën në pikë të botës, çelës të diplomacisë, Evropë, Afrikë e më larg për këmbim të ekonomisë, paqes dhe lirisë !
Ky shekull nuk e pranon « myhyrin » e otomanit në trojet e Arbrit, nuk e pranon dredhinë e serbit, grekut e të askujt në dëme të shqiptarisë !
I kemi do punë tejet të ngutshme :
Shkollim, punësim e shëndetësi për një një t ‘ardhme të ndritshme !
Me një fjalë, kulturë e diplomaci me një gjuhë, dhe nuk guxojmë t’i akuzojmë të tjerët nëse nuk ulemi e të flasim me një gjuhë, Evropa nuk është armiku ynë!
Nuk jemi popull as i vogël, as i madhe, jemi sa jemi, jemi Shqipëri, pjesa më vitale e Evropës, të gjithë e dinë, e jona ta dëshmojmë me punë dhe të flasim me një gjuhë!


I verbër jam, jam n’ udhëtim

Mos më kërkoni atje ku zërat e mekur,
Frikësojnë edhe zogjtë e malit,
Me atë gjuhë të shpatës,
Ku edhe emrin ma ndërruan,
Mos më dilni para se:
Penë e letër e kam gjakun dhe trupin tim!
Peng me është shpirti im, verbuar jam,
Dita më është bërë natë, e nata nuk më flet,
Nga lisi në lis koka ime,
600 vjet me plagë!
Jam n’ udhëtim, vetmia më mbyti,
Nuk gjej libër për lexim,
Veç një këngë e moçme më mbanë shpirtin tim,
Unë kalorësi dikur, tash këmbët nuk më mbajnë,
Hartën e Atdheut më nuk e shoh, i humbur jam!
Kërkoj barkën time mes tokës dhe qiellit,
Pres Diellin për shërim,
Një Zanë me një gjuhë t’ ëmbël më erdh në takim,
Me një roman që t ‘m’i shëroj plagët për udhëtim,
Loti që më rrodhi preku buzët ta them një fjalë,
Ma thuaj emrin, ç’ thotë historia jonë, kush jam?
Nuk të njoh më tha, veçse në trupin tënd lexohet:
MA GJENI ATDHEUN TIM

Të vdekurit varrosin të vdekurit
(Epitaf për vdekje të reja)
Rrezet e Diellit pikojnë lot dhimbjeje,
Nga një kometë që ra mbi dheun tim,
Ylli i Dardanisë u vra pas gjashtëqind vjetëve,
N ‘udhëtim me eshtra të thyer, koka dyshe.

(Epitaf dardaneje)
E ime Ëmë, pse me linde në kohë të ligë,
Ku emri dhe fjala më është zënë peng,
Ku mbi eshtrat e t ‘parëve të mi ngritët,
Pallati i haremeve për vdekje të reja.
Nuk dua ta ndjej edhe njëherë gjëmën,
Peshën mbi trupin tim, ende foshnje jam,
Syri im është i ri, ende nuk di të dashurojë,
Eshtrat i kam të njomë, vdes me plagë,
Varrosjen e kam të gjallë, nuk e duroj dot,
Vetëm të varrosurit mund të më varrojnë!
Gjaku më ra në sy,
Fjala mu tha!


Dardani
10 - 12 Qershor 1999
A ka klarinetë t ‘mi përcjell vargjet
Me dashurinë që kam për Ty
Apo edhe në fletë gjetheje
Notat e të rrahurave të zemrës sime
Në largësi mërgimtari me lot si shiu
Me netët pa gjumë, për tokën e flakshme
Arbëroren e legjendave shekullore
Me pamje nga Dielli, ku lahen zanat e malit
Dardani
Për herë të parë në histori të veshëm me fustan lirie
Duke ta mbuluar gjoksin e gjakshëm
Me rrobën e ruajtur në arkën e ndaluar
Dhjetëmiloin shqipe krushq lirie
Dardani
Mesiana, Dukagjin me zë Rugove, Malësi e Çamëri
E tërë Shqipëria, bukë katua e ujë kroi
Mollë e humë nga katërgjushja ime
Për Ty
T' më vishesh me të qëndismën e Arbërisë
Dardani nuse më e bukura e Ilirisë !
*
Nata që pret zbardhjen e zemrave shqiptare

AUTOPORTRET
SHQIPËRI & DARDANI
Po ta bënte Shqipëria autoportretin e saj
Një vepër poetike vizatuar me poezi
Do të ishte me mijëra e mijëra dritare
Me një portë që do ta thërrisnim PARAJSË
Po ta bënte Dardania autoportretin e saj
Një vepër poetike, gdhendur në shpirt
Do të ishte me mijëra e mijëra dritare
Me një portë të Bashkimit kombëtar
Po...në këto dy portrete do të ishin tok
Çamëri, Shkup e Preshevë me një emër
Një besim, dhe do të quheshim
Siç më tha Ulqini, siç më foli Llapi
Me një fjalë Dukagjin e Arbëni e Vogël
Tomori e tha:
Seç më dogji malli për atë Rugovë
Me NJË FLAMUR Prizren-Vlorë


Wednesday, May 18, 2022

Abdulla Mehmeti: FARA E MERCENARIZMIT NDËR SHQIPTARËT, QË SHTOHET E NUK PO SHUHET LEHTË

 

(Pulave qorre edhe copëzat e mbetura u duken shumë!)
Çfarë paditurie, injorance, përulësie e servilizmi i faktorit politik aktual të shqiptarëve!
Atë që nuk kanë arritur ta fshijnë nga hartat tërbimet e luftërave, masakrat, dëbimet me dhunë të banorëve shqiptarë vendës, pushtimet barbare dhe sundimet e huaja ndër shekuj, sot e toleron në heshtje faktori politik shqiptar, në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Preshevë.
Kjo racë e çmendur pas pasurisë, pushtetit dhe interesave të huaja politike e fetare, çirret duke bërtitur për bashkim kombëtar dhe mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve, për trojet etnike dhe për integrime globale, ndërkohë gati sa nuk vajtojnë për t'u bërë pjesë e pushtetit të huaj okupator të Beogradit dhe për integrime në "botën serbe" të vëllazërisë sllave ortodokse serbomadhe e rusomadhe!
Ndërkohë që vajtojnë malet e kodrat me emra arbërorë, lumenjtë, fushat, krahinat dhe katundet shqiptare, trashëgimia kulturore e pafundme, mijëra varre të mbushura me pellgje gjaku nga të parët tanë të masakruar nga barbarët ndër shekuj në ato vise, të lëna nën sundimet e huaja të shteteve fqinje!
Turp, njëmijë herë turp e poshtërsi mercenare në vazhdimësi!
(18 maj 2022)

Wednesday, March 23, 2022

Kujtim STOJKU: 50 VJET MARRËDHËNIE ME JASHTË - Dashnor DERVISHI

 

Auorin e librit “50 vjet marrëshënie me jashtë”, më parë nuk e kam pas njohur, por rastësisht e kam parë duke dhënë ndonjë intervistë në telëvizor, dhe as që më kishte shkuar ndërmend se një ditë ai do të ishte një nga profesorët e mi. Ai, është burri me një pamje të qetë, nuk flet shumë, por është shumë i dashur dhe i afrueshëm që miqësohesh menjëherë me të.

Dashnor Dervishi, ka lindur në Përmet me 10 shkurt 1949. Shkollën shtatëvjeçare dhe atë të mesme e kreu në Tiranë, në gjimnazin “Qemal Stafa”. Në vitin 1972 mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega “Fizikë Speciale”. Pas një përvoje pune në sektorin e ndërtimit, në vitin 1974 mori detyrën si kryeredaktor në revistën “Shkenca dhe Jeta”, deri në vitin 1976 ku filloi punë në shërbimin e jashtëm.

Në vitin 1986 u emërua për herë të parë ambassador i Shqipërisë në Meksikë dhe gjashtë vende të tjera të Amerikës Latine, jo rezident; duke vazhduar si ambasador deri në vitin 1992 në Itali dhe Maltë.

Detyrën si ambasador do ta ushtronte më vonë edhe në disa vende fqinje dhe të rajonit: Izrael, Turqi, Rumani dhe Greqi, si dhe në Qipro, Armeni dhe Tunizi, jo rezident. Ai sot është profesor në “Universitetin Luarasi”, ku jep lëndën për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, për Masterin  për Sigurinë Kombëtare.

Libri i tij, 50 vjet marrëdhënie me jashtë, është një libër i veçantë në llojin dhe stilin e të shkruarit, sepse ashtu siç e thekson  akademik Shaban SINANI, është një lloj letërsie dëshmuese.

Kur fillon e lexon librin, për disa çaste fillon e mendohesh, se ndeshesh me një lloj stili të ri rrëfimi ku autori është treguar shumë i kujdesshëm që t`i përcjellë lexuesit atë që është e domosdoshme, duke e lënë lexuesin të gjykojë vetë dhe të japë mendimet e tij. Rrëfimi në këtë libër janë dëshmitë e autorit i cili prej shumë vitesh ka qenë në veprim. Por, kur i shkon në fund librit thua me vete: “Sa pak paskam ditur”.

Në kopertinën e tij, libri ka Urën e Bushtricës, e cila është ajo që në mendjen e diplomatit nuk do të harrohet kurrë, sepse ishte ajo urë ku ai punoi si aksionist ose vullnetar, që do t’i hapte rrugën në karrierën e diplomatit. Sot për Urën e Bushtricës, dinë pak ose aspak, se kjo urë është mbi 50 m e lartë dhe një nga më të lartat në Shqipëri e cila është ndërtuar e gjitha nga rinia në vitet 60 vetëm me punë vullnetare.

Pikërisht, do të ishte kjo vepër që do të ndryshonte edhe jetën në karrierën e autorit si diplomat.

Natyrisht, si çdo i ri që sapo ka mbaruar studimet edhe ai kishte ëndrrat e veta, dhe sipas frymës së kohës, do të dilte vullnetar për ndërtimin e hekurudhës Elbasan – Përrenjas ku do të caktohej njëkohësisht edhe komandant “aty ku do të ndërtohej Ura e Bushtricës.(f-18)

Duke qenë pjesëmarrës në ndërtimin e kësaj vepre, ai thotë se “përshkak të terrenit malor ishte një vepër mjaft e vështirë, mjetet për ndërtimin e saj ishin mjaft të kufizuara, dhe jo moderne të kohës”.  Pjesa më e madhe e punimeve bëhej me dorë. Grupet e të huajve dhe turistëve që vizitonin Shqipërinë në atë kohë, vizitonin edhe urën, dhe autorit i takonte që t`i priste ata. I veshur me çizme dhe opinga, me rrobat e punës u jepte atyre shpjegimet e rastit. Pasi ai mbaronte shpjegimet e rastit për ndërtimin e urës, si ura më e madhe në vendin tonë, e pasonin duartrokitjet e të huajve. Duke parë se të huajt e dëgjonin me vëmendje dhe e duatrokisnin, ai shtonte nga vetja e tij se kjo ishte një nga urat më të mëdha të Ballkanit. Por nga ndonjëherë mburrej duke e cilësuar si një nga urat më të mëdha në Europë dhe përsëri kishte duartrokitje dhe fotografi pafund.

Pas kësaj, ngjarjet do të rrokolliseshin me shpejtësi për autorin, ku edhe karriera do të merrte një drejtim tjetër të cilën ai as që e kishte menduar më parë. Pikërisht do të ishte viti 1976 kur atij do t`i njoftonin se do të nisej për jashtë shtetit si diplomat. Udhëtimi jashtë shtetit në atë kohë ishte një fat i madh, dhe sidomos për një të ri siç ishte autori.


Kur arriti në aroportin “Sharl De Gol” të Parisit, do të shihte se aeroporti shkëlqente nga dritat e shumta që të verbonin. I ulur në sediljen e rehatshme të makinës së ambasadës sonë në Francë, ai admironte pamjen tronditëse të aeroportit dhe të qytetit. Autori dëshmon në librin e tij se “kaluam në një urë shumë të gjatë, më pas në disa të tjera me radhë, në mbikalime të shumta që nuk kuptohej ku fillonin dhe ku mbaronin. Menjëherë më shkoi mendja tek ura ime u Bushtricës. Mu mblodh një lëmsh në fyt dhe përherë të parë ndjeva përzierje në stomak”. (f – 20).

Gjatë leximit të këtyre rreshtave, menjëherë lexuesi pyet po pse kjo gjendje e autorit dhe ky zhgënjim i madh ku ai kishte qenë më me fat për moshën e re dhe kohën? Ai përgjigjen na e jep vetë, gjithë këtë të keqe e kisha me vizitorët e huaj, të cilët jo vetëm habiteshin me fjalët e mia, por më durtrokisnin papushim dhe shkrepnin vazhdimish fotografi. Për herë të parë ai e ndeju veten të ofenduar.

Më pas, ai do të vazhdonte punën e tij në shërbimin e jashtëm duke ngjitur shkallët e karrierës dhe duke u afirmuar si një diplomat profesionist. Ai thotë se “të jesh diplomat, familja dhe atdheu marrin dimensione të veçanta; ata bëhen motivi kryesor që udhëheq punën dhe aktivitetin e një diplomati profesionist. A e keni vënë re? Ngjyra e flamurit është më e kuqe kur jemi jashtë vendit dhe himni kombëtar në ceremonitë e dorëzimit të kredencialeve tingëllon shumë më bukur se zakonisht”.

Gjatë leximit të librit, impresionohesh me punën që ai ka bërë duke takuar personalitete shtetërore të vendeve të ndryshme, dhe ajo që të mbeten në mendje është ajo e vendit të tij i cili gjatë gjithë punës së tij si diplomat, mbeti i shenjtë.

Fgura të mëdha si shqiptare dhe personalitete të politikës në vendet ku ai shërbeu, kanë zënë vend në faqet e librit si një dëshmi e gjallë të cilat ai i përshkruan thjeshtë pa pompizitetin e një diplomati, dhe me këtë stil të treguari shfaqet edhe individualiteti i tij duke të lënë mbresa të thella. Ndër figurat e mëdha që ai ka patur takime dhe bashkëpunim, është figura e nënë Terezës. Kjo grua e vogël dhe e imët të cilën e njihte e gjithë bota, por vetëm Shqipëria nuk e njihte, kur atij do t`i flisnin për të, do të ndërmerrte një veprimtari diplomatike të ethshme që ajo të vinte në atdheun e saj e të vizitonte varret e të afërmëve që i kishte në Tiranë. Pas një veprimtarie të ngjeshur, më së fundi takimi i shumë pritur me nënë Terezën do të vinte. Ai si diplomat kishte arritur që ta përshpejtonte ardhjen e saj në Shqipëri pa asnjë pengesë. Nënë Tereza, dëshmon autori kishte tre pasaporta, dhe në telefon atij i thonë:

- Zoti ambasador, me çfarë pasaporte doni të udhëtojë Madre Terza?

- Me çfarë pasaporte të dojë. Po të ketë dëshirë ne do t`i japim edhe pasaportë shqiptare.

Dhe takimi i shumë pritur me nënë Terezën erdhi. Ai shtron një drekë të lehtë në ambasadë për nder të saj. Takimi kalon në një mënyrë shumë miqësore dhe të përzemërt. Tashmë çdo gjë kishte marrë fund, dhe ajo ishte gati të udhëtonte në vendin e saj, gjë që e kishte kërkuar që më parë. Më në fund këtij takimit po i vinte fundi, ambasadori si zot i shtëpisë kishte vënë re se nënë Tereza nuk kishte prekur asgjë nga ushqimet që ishin mbi tavolinë. Kërkesës së tij që të merrte diçka ajo i përgjigjet se kishte ngrënë mëngjes dhe nuk kishte ardhur ora që të hante përsëri, një rregull që ajo e zbatonte me pëpikmëri të madhe. Atëherë diplomati bën lëvizjen e fundit me dëshirën e madhe si shqiptar që ajo të mos largohej të paktën pa ëmbëlsuar gojën. Ajo refuzon përsëri, dhe atëherë ai i thotë " Nëse nuk pranon të mos marrësh asgjë nga kjo tavolinë, atëherë viza e udhëtimit për në Shqipëri, anullohet. Ajo, kur dëgjoi këto fjalë, zgjati dorën drejt pjatës me luleshtrydhe, mori një kokërr, e futi në gojë dhe tha:

- Zoti më faltë biri im për këtë mëkat.

Se çfarë është një diplomat, sot shumica e njerëzëve nuk e vrasin mendjesh shumë, vetëm nëse ndokush ka interes të mësojë më tepër në këtë fushë. Diplomati, është një njeri i emëruar nga qeveria për të zhvilluar negociata zyrtare dhe për të mbajtur marrëdhënie poltike, ekonomike dhe sociale me një vend ose vendet e tjera.

Por duke iu kthyer historisë, ne diplomacinë e gjejmë që në kohët më të lashta, që nga Abrahami në marrëdhëniet me Amorejtë, në Egjiptin e Lashtë, por edhe në kodin e Humarabit. Në kodin e Humarabit thuhet “Sy për sy, dhëmbë për dhëmb”, që është një nocion për çdo veprim të padëshëruar që bëhej, dhe që duhej të jepej një dënim i barabartë. Kodi bazohej gjithashtu në shtetin e së drejtës, i cili në fund thotë se asnjë person nuk është mbi ligjin.

Libri i Dashnor Dervishit, është një zhanër i ri në letërsinë shqiptare që besoj se botime të tilla janë të rrrallë. Ai përmes rrëfimeve të tij dëshmon me fakte dhe dokumenta për punën e tij si diplomat në shërbim të vendit të tij, dhe afirmimi në këtë fushë si profesionist për etikë nuk ia lejon vetes që të flasë për ato ngjarje që nuk kanë ndonjë peshë të madhe. Libri me të vërtetë është tërheqës që të befason me personazhe nga më të ndryshmet që nga presidentët, kryeministrat, ambasadorët, deri tek njerëzit e thjeshtë, emigrant nga Shqipëria që ishin deri në vendet më të lragëta të globit që vinin dhe e takonin, duke lënë kujtime të paharrueshme sepse edhe atje në vendet e largëta flisnin shqip. Edhe diçka tjetër, kur bisedon me profesorin nuk e ndjen se sa shpejt ikën ora. Kur ndahesh me të, ai nuk harron të të thotë “Ura e Bushtricës për mua edhe sot e kësaj dite mbetet një nga urat më të mëdha botë’…

Tiranë, 23.03. 2022.

Friday, October 29, 2021

Kujtim STOJKU: NETËT E VJESHTËS

 

NJË KRITIKË PËR POEZINË


Më duket se i njëjti shi bie dhe degët janë të zemruara,

Dallgët e detit rrokullisen në gërmadha,

Më sipër në mënyrë t`kryqëzuar është shkruar,

Se ky det harkohet duke u endur sa në një vend në tjetrin,

E vazhdimisht rrënjos zakone,

Që janë përdorur në një mijë poezi më parë.


 Kurvë e infektuar, poezi e zgjebosur,

Tendesoje qesharake e neurozës,

Çmimin që paguajnë disa,

Për atë që s`dinë se pse jetojnë,

Poezi e ëmbël, e përjetshme dhe madhështore.

Ndoshta nuk është çasti i duhur,

Që aq shumë shpresuam në këtë shekull,

Se kjo epokë që e quajmë epoka jonë,

Që çuditërisht ajo do t`na linte kështu si qyqe,

Duke folur me veten…


NETËT E VJESHTËS


Mësa duket netët e vjeshtës,

Janë të gjata vetëm nga mendimet,

Sëbashku ne takoheshim rrallë

kur zbardhi agu i parë i mëngjesit,

Ne ikëm e lamë pa thënë gjithçka.

 

Këto netë m`duket se janë t`gjata,

Vetëm në vargje dhe në këngë,

Sepse sapo kishim filluar ta shihnim

 njëri - tjetrin në sy,

Kur agimi filloi të digjte qiellin,

Çuditërisht retë dukeshin si tym,

Shkëndijat nuk i shihte asnjë…


ATA FLASIN


…përshkak se realiteti sa vjen e gjithnjë zvoglohet,

Më në fund duke bërë shenja shqiptohet vetëm një fjalë,

Duken sikur nga gjumi sapo çohen,

E fillojnë e tregojnë ëndrrat që kanë parë.

 

Dikush buzëqesh duke rrëkëllyer një gotë,

Në mesditë shikon n`qiell se si kalojnë retë,

Lulet i sheh t`shqetësuara që kanë ulur kokën,

Ku çdo petale flet me rrokje me ngjyra dhe aromë,

Pranë një kopshti me gjuhë të pashtershme.


NGA DORA IME

 

Ajo,

Si një ëngjëll mori mollën nga dora ime,

Të cilën padyshim unë ja bëra dhuratë,

Por ajo që është më e bukra kuptohet dhe dihet,

Herë unë e herë ajo e kafshonim me radhë,

Ne të dy e shijuam përsëri mollën bashkë…


LIBRI IM

Më në fund jam duke e mbyllur librin tim,

Shikoj në mur se akrepat e orës lëvizin ngadalë,

Ata gjithnjë e hanë kohën pamëshirë,

Dhe as që pendohen se ajo ikën shumë larg.


KA NDODHUR

 

Ka ndodhur, prandaj po jua them dhe njëherë,

Se n`pranverën që lulëzon prej gëzimit,

Shpirti vrapon si i tërbuar,

Përzihet me erën e gjurmë askund nuk lenë.

 

Më pas për çudi thyhet menjëherë,

Këputet e bie mbi thembrat e veta t`gjakosura,

Se çfarë është lumturia s`e beson as vetë,

Dhe me të madhe fillon e leh…


NË KËTË VJESHTË


 Më quajtën të prishur nga mendët kur thashë,

Se kjo vjeshtë për çudi s`ishte si vjeshtët e tjera,

Ajo që pashë më nuk dua ta shoh,

Ndoshta fajin e kishte pranvera,

Kur pash se plakeshin retë dhe zogjtë.


QETËSI E RREME


Në vërën e nxhtë ku dielli si saç të djeg,

Ju ngjita përpjetë malit,

Frynte një fllad i lehtë.

Oh! Ç`qetësi,

Vetëm gjethet pëshpërisnin nëpër degë,

Por zëri i një gjinkalle,

Në shkam depërtonte shumë thellë.


RRUGA IME


Rruga ime kalon nëpër rërën që përmbytet,

Përmes guralecëve të zallit që rrjedh vazhdimisht,

Shiut të verës që bie mbi jetën time,

E jeta vrapon duke më ngacmuar,

Nga fillimi i saj deri në fund.


 Qetësia ime është në mjegullën që largohet,

Kur mund të pushoj në këto pragje që gjithmonë ndryshojnë,

Nën hijen e lisave nëpër zabele ku kënga e zogjëve dëgjohet,

Në majën e shkrepave ku skifterët ulen e pushojnë,

Duke jetuar në hapësirën e një dere që hapet e mbyllet,

Gërvima e menteshave të vjetra më duket si melodi kur i dëgjoj.


MIZA 


Midis hapsirës dhe meje,

Ndodhet një xham i zbrazët,

Një mizë mbi të ecën krejt serbes,

Poshtë barkut është e lidhur

me zorrët e saj të zeza,

Brirthat lidhen me krahët

Këmbët i përkulen deri tek goja

e cila në zbrastësirë thith më kot.

Një pjesë e coptuar e së kaltrës

Rrokulliset drejt së padukshmes,

Gremisen nën gishtin tim të madh të pafuqishëm,

Deti dhe qielli i qetë…


 BOSH

 

Unë nuk jam bosh,

Sepse mbaj një tufë lulesh me erë,

Që mbahet nga zemërimi i rrjetës së merimangës.


Përreth natyrës joreale,

Mbështillem nga vjedhje psherëtimash,

Frymë marr në fytyrën e hapsirës,

Ku gëlojnë në një kopësht,

Që lind një tokë të padukshme,

Ku trupi im mbushet me polen,

E ajo më mbulon deri në fyt.

 

Sepse kur marr frymë unë nuk jam bosh,

Por e kam një kopësht në mushkëritë e mia.

 

Kjo bukuri nuk shtiret të jetë e mermertë,

Ajo më shumë është një flutur që s`ka qenë kurrë një larvë,

Ndërsa ajo ecën, lotët e saj hijen e lëshojnë kundër gurëve,

Për të zhdukur një gropë,

Duhet të përshkruajmë se si larva del nga bërthama,

Bukuroshja që dëshiron të zvarritet,

Megjithëse e paaritshme.

 PAVDEKËSIA ROZË


Miku im i vjetër pesë vjeçar Anton,

Më mësoi që të shkel krimbat në shi,

Fytyra të mos kishin e kurrë të mos ua shoh,

Megjithëse ndonjëherë ata dukeshin se fytyra bebesh kishin.

 

Disa ishin të rrallë, por në fund u çliruan,

Këta me të vërtetë ishin me fat të madh,

Mendoja se ata akoma janë duke jetuar,

Këta janë rozë, dhe akoma njerëz pothuaj janë…


VENDNDODHJA E PESHKUT


Unë tashmë kam mësuar se si të shtegtoj shpirtërisht,

Me sy të mbyllur, me trupin tim t` lehtë tërhiqem drejt të tretit,

Kurora e kafkës sime hapet si lule dielli në mesditë,

Tmerrohem kur mendoj grepin, prej rrjetës dridhem unë i shkreti.

 

Unë tashmë kam mësuar si ta harkoj gjoksin si fizarmonikë,

Kryet e kthej prapa në pozicionin e peshkut,

Si në një aparat fotografik bota u kthye përmbys,

Kësaj i thonë diplomaci me të luajtur tepeleku.

 

Jam i vetdijshëm se gjithçka është e ndërvarur,

Jam gjysmë i zgjuar në këtë mënyrë,

Gjysmë në gjumë jam po ëndrra s`kam pasur,

Grepi dhe rrjeta m`i trembin, prej meje janë arratisë.

 

E pra, unë jam ai që po ua them të gjitha këto,

As i zgjuar dhe as në gjumë,

Si të bëjmë të shohim në t`njëjtën kohë,

Veten time e njoh mirë unë,

Të rrëshqas me lehtësi vetëm këtë shoh.

 

Ata që janë më kryesorët unë i njoh shumë mirë,

Kam mësuar ta zbraz shpirtin e të ngjaj me një pemë,

Unë ekzistoj brenda gjethes gjelbërt plotësisht,

Që të thith çdo gjë që është e mirë,

E të shfryj tërsisht të keqen që më ka zënë.

 

Kur qentë fillojnë e lehin,

Me zë vajtues duke ulërirë,

Unë me mundim qepallat i hap,

Për t`parë sa i thellë është gjumi im.

 

Zemra ime është në errësirë të plotë,

Me ankth të madh filloj e lexoj poezinë,

Gërmat me njëra - tjetrën nxitojnë t`bisedojnë,

E unë kam mësuar mirë të zhytem në thellësi,

I shoh sorrat kur fluturojnë,

Kur ia marrin këngës flasin për diplomaci…


MASË DISIPLINORE


Militanti i partisë,

I karfosur mbi të tjerë,

Kujtonte se yjet

vetëm prej tij lëshonin dritë,

Ulëriu si shtazë,

Me një zë të çjerrë

që ta dëgjonin të gjithë.

 

-Ti, - ju drejtua vartësit harbutërisht,

- Edhe këtë herë po të jap masë të rëndë,

Se po dole prej këtu nuk e sheh më këtë derë.

Ai pa iu dridh qerpiku e pa partiakun në sy,

Dhe me zë metalik i tha:

- E keni gabim zotëri, mos vallë sytë iu kanë lënë!

Si nuk e vutë re më parë,

Se stilolapsi im në errësirë nuk shkruan më…