Është bërë gati
si të thuash një shprehje e zakonshme që të flasim për intelektin.Shumë
shprehje të ndryshme përdorin këtë fjalë që me thënë të drejtën nuk ia kanë
idenë e kuptimit.Shpesh përdoret shprehja se “ai njeri është me intelekt…” e
shumë e shumë të tjera.Por për të qenë në gjendje për të kuptuar aftësitë
mendore për të arsyetuar dhe gjykuar,njeriu duhet të ketë arritur një shkallë të
zhvillimit të tij mendor.
Shumë filozofë sëbashku me Arisotelin,
intelektit i kanë bërë një portretizim.Ata në fillim studiuan shpirtin
njerzor,dhe arritën në përfundimin se ai është i vetëm dhe një njësi e pandarë.
Ai ka një mori
prirjesh unike,ku secila prej tyre është e ngarkuar me një funksion të dallueshëm
njerzor.E gjitha kjo në thelbin e saj e përkufizon shpirtin si një poetencial për
një formë të përsosur të intelektit dhe njohurive që ai zotron…
Shpirti në çdo mish të qenies që na është dhënë
është edhe forma.Pra,këtu kemi një dimesion shtesë që gjendet në shpirtin e
njeriut dhe që njëkohësisht është edhe forma e tij.Kjo do të thotë se ky shpirt
i kupton idetë edhe kur ato nuk janë materiale.Por natyrisht shtrohet pyetja se
a ka qenie pa formë dhe trup? Natyrisht po t’i referohemi mitologjisë dhe
shkrimeve të shenjta ka edhe krijesa të tilla.
Ky potencial ka aq njohuri sa ta dallojë njeriun nga kafsha. Edhe kafshët animohen nga një forcë
shpirtërore e jetës (një "shpirt"), por njeriu është i pajisur me
aftësinë për të lënë gjurmë me fakte të të vërtetat dhe të mençura mbi fuqitë e
trupit, funksionet dhe dhuntitë e tij.Filozofët kështu i referohen fuqisë
animuese të trupit si "çështje", dhe shpirtit, "formës"…

Kafshët e ulëta
Njeriu i
moralit, njeriu i përgjakshëm dhe i tmerrshëm, është i lartë mbi kafshët e
tjera në një dhuratë të madhe dhe të ndritshme - intelektualiteti. ... Në
talentet fizike ai ishte një i varfër kur e filloi; me hirin e intelektit të
tij është i pakrahasueshëm dhe më i pasur nga të gjithë kafshët . Por ai është
ende mjaft i varfër nga ana morale,dhe njëkohësisht është i pakrahasueshëm me
krijesat e mjera në këtë drejtim. Vetëm Zotat e vlerësojnë moralin. Ata nuk
kanë paguar për nderimet dhe për intelektin, dhe nuk kanë ofruar as dhe një shpërblim të vetëm.
Nëse intelekti është i mirëpritur diku në botën tjetër,ai është në ferr dhe jo
në qiell...
Nga Flerorja e
shënimeve
0 comments:
Post a Comment