
Jeta e popujve të orientit në të kaluarën ka qenë një
thërmim i frikshëm në këtë përmbysje ku vetë jeta është në një prehje të angësht
nga përsëritjet monotone.Njeriu oriental nuk e ka patur ndërgjegjen e
dinjitetit,dhe kështu ai është si një skllav i përulur në pluhur nën një despot
të harbuar.Mendimi i tij është shumë modest ose shumë kryelartë ku herë -herë e
tejkalon natyrën,dhe herë herë e njeh dinjitetin human për t’u zhytur në shtazëri.Mirëpo
jeta religjioze dhe gnostike e aziatikëve
është e plotë nga një veprim i ethshëm dhe nga një heshtje e zymtë,ky është një
besim i pamasë dhe i pafund se të njëjtat koncepte janë nga një thellësi e
habitshme ose nga një budallëk foshnjarak.
Lidhjet midis individit dhe sendit nga mendimi i jetërsohet
një forme të përcaktuar,dhe më së fundi mendimi oriental është i një forme të
figurshme nga imazhet dhe alegoritë,nga racionalizmi shumë i përpiktë (si tek
kinezët) dhe nga një poezi grandioze ku imagjinata nuk i njeh kufizimet( si tek
hindutë).
Orienti kurrë nuk ka mundur që të japë mendimin e tij
në një formë të vërtetë,këtë nuk kanë mundur ta bëjnë sepse ata kurrë nuk e kanë
njohur fundin e gjërave përmes arsyes,dhe kjo nuk i bën ata që të ëndërrojnë
imazhe të ndryshme.Sa i përket shkencës natyrore ata nuk duhet të mendojnë se
koncepti oriental tek natyra drejtohet nga panteizmi shumë i përciptë që e përbuz
absoluten në botën natyrale.Përmes kaosit,legjendave dhe miteve,imagjinatave
monstruoze që e kanë parë shkëlqimin përmes
momenteve të mendimit të ndritur që mahnit shpirtin,kështuqë imazhet e një hiri
të mrekullueshëm i bën që t’i blejnë mirë gabimet që e mbajnë për një kohë të
gjatë në shpirt dhe në sharmin e tyre...
Pjesë e shkëputur nga libri "Ese të zgjedhura filozofike"
Pjesë e shkëputur nga libri "Ese të zgjedhura filozofike"
Përshtati në gjuhën shqipe: Kujtim Stojku
0 comments:
Post a Comment