
Sot qyteti
mblodhi gjithë rrezet e diellit,
ngjyrosi sytë dhe buzët e grave!
Gratë,
u krehën bukur
për të krijuar tinguj
për çdo dëshirë.
Ato ecin kudo,
çdo çast në bregun e ditës
kërkojnë diejt e jetës.
Të thinjura nga mjegulla e malli,
në mbrëmje shkëlqimin ua kthejnë të dashurve
me disa përkëdhelje e lirizëm femëror!
Gruaja…
Gruaja
thellësi jete në kaltërsinë e qiellit.
Aromë nëne,
e përditëshme në gëzimet tona,
kujtimi i saj ka hyrë thellë në dashurinë tone.
Në kthjelltësin tonë të dashurisë
puthjet janë të gjata,
buzëqeshjet vazhdojnë
në këngë djepi e vuajtje,
në ditët me shi a me flok të thinjura
gruaja të lë pa qiell.
0 comments:
Post a Comment