S`ia fale
kurrë atij,
Që lindi
nga të mjerat vende,
Dhe s`pati
pasuri.
Ti dje në
rrugë si sorkadhe,
Mezi më pe
nga larg,
Por përshëndetja
mendjemadhe,
Për mua
s`vlen aspak!
Ti ndofta
kokën fukarasë,
Kërkon t`ia
lësh pa mënd,
Me tingëllimin
e parasë,
Që fsheh në
xhepin tënd!
Por merre
vesh ti, zonjë e marrë,
Ta them e
nuk ta fal:
Ky tingull
s`vlen vetëm për zuzarë,
Për mua
shkon në djall!
Më mirë
gjer në palcë e deje,
Të kisha
varfëri,
Sesa të
mposhtesha prej teje,
Të skuqesha
nga ti!
Sipas mendimit
tënd të gjorë,
Një djalë
i zgjuar trim,
Po s`pati
qesen plot në dorë,
Shkon jetën
pa kuptim!
Sipas
zakonit tënd të trashë,
Për një
njeri ti qan,
Që prej
parasë bëhet kafshë,
Dhe trutë
e kafshës mban!
Pohoj i
çiltër dhe pa smirë:
Ti s`meriton
një grosh!
Një gjë në
jetë ke veç të mirë:
Veç qesen
di ta mbrosh!
E njoh në
fshatin tim një vashëz,
Që bluza
s`i ndriçon:
Atë s`e
shes edhe po të më japësh
Shtëpinë e
një million!...
KËNGËZ PËR
BURRIN PLAK
Sikur të
shtriheshe në varr,
O ti
plakushi im gërnjar,
Më vinte
vrap për ngushëllim
Petriti im, dashnori im.
Kam gjashtë
vezë në tigan,
Tigani gjashtë
vezë i mban:
Për vete
dy, për ty veç një
Dhe tri të
tjerat për atë…
Një kokë
dashi në kusi,
Kusinë e
mban çengeli i zi:
Për mua lëng,
për trimin mish,
Për burrin
brirët sigurisht!
0 comments:
Post a Comment