Ne kemi nevojë për historinë, por nevoja jonë për të është e ndryshme nga ajo e një përtaci të përkëdhelur në kopshtin e dijes. […] Kjo është ajo që ne na duhet në jetë sepse na mëson se si duhet të veprojmë…
Fridrih
Niçe
Libri
i Marenglen Kasmit “Marrëdhëniet Shqiptaro - Gjermane në shek e XX - të”,
botohet në një kohë kur shumë koka janë të nxehta për çështjet e historisë. Mirëpo
profesori Marenglen Kasmi me një vullnet të çeliktë, për rreth shtatë vjet
hulumton në arkivat gjermane duke i dhënë lexuesit një vepër dinjitoze
historike larg këtyre kokave të nxehta që gjoja bëjnë sikur shkruajnë
historinë, por më tepër ato përhapin mjegullnajë se sa hedhin dritë mbi
ngjarjet politike të kohës. Këtë mjegullnajë e shpërndan Marenglen Kasmi duke
sjellë para lexuesit fakte, prova dhe dëshmi të nxjerra nga arkivat gjermane që
për herë të parë shohin dritën e botimit. Historia në fund të fundit është një
shkencë e cila do përkushtim për të zbuluar
të vërtetën. Ajo si një shkencë humane në kërkimin e saj shkencor thotë
gjithmonë të vërtetën duke u bazuar në dokumenta, ngjarje që janë zhvilluar,
pasqyron veprimtarinë e personazheve të ndryshme të kohës që nuk është e lehtë
t`i vërtetosh. Por, pikërisht këtu dallon edhe puna shkencore e historianit
sepse historia nuk mund të bëhet eksperiment laborotorik si në shkencat
ekzakte.
Para
viteve 90 historigrafia shqiptare e shihte në një këndvështrim tjetër politikën
nacionalsocialiste të Rajhut të Tretë, dhe në këtë libër na vjen një këndvështrim
tjetër në aspektin historik.
Në
historinë e para viteve 90, brezi im ka mësuar se Bismarku është shprehur se “Shqipëria është një nocion gjeografik”,
gjë e cila sipas dokumentave në arkivat gjermane një gjë e tillë nuk është e vërtetë,
por shprehja e tij është “Who is Europe”: “Qui parle Europe a tort. – notion
geographique”.
Profesori,
në punën e tij shkencore na jep një shikim tërsor të politikës
nacionalsocialiste gjermane për vitet 1933 -1939 për tërë Europën e cila konsiderohet
si një vazhdim i politikës së jashtme të republikës së Vajmarit. (f - 41)
Në
libër jepet edhe një analizë historike shkencore se pse kjo politikë pas vitit
1933 u përpoq më tepër të ishte një levë ekonomike e përdorur në mënyrë
konstituive, dhe jo këto territore të zotroheshin përmes ekspansionit të dhunshëm
ushtarak... Megjithatë, është po kjo periudhë që Gjermania ndërhyn me sukses në
Europën Juglindore.
Që
kur u caktuan kufijtë e Shqipërisë, Gjermania dërgoi përfaqësuesin e saj Julius
Winckel pranë KNK-së sepse kishte parë që KNK - ja po i tejkalonte kompetencat.
Më
pas ngjarjet historike do të zhvilloheshin me shpejtësi derisa për formimin e
shtetit Shqiptar do të caktohej Princ Vidi, një princ gjerman që për klasën
politike gjermane ishte dyshues ku nuk munguan nga deputetë gjerman kritikat e ashpra.
Por
në këtë vepër historike jepen detaje të panjohura për këtë periudhë të historisë,
si dhe njëkohësisht dalin në dritë figura historike shqiptare që bëjnë të
pamundurën që ta pengojnë Princ Vidin në
punën e tij, të cilët punojnë kundër ngritjes së shtetit Shqiptar dhe pa
brejtien më të vogël të ndërgjegjes këta njerëz të paskrupullt shesin gjithçka
dhe i shërbejnë çdo kujt për të realizuar ambiciet e tyre. Për këta lloj njerëzish
kombi nuk është asgjë tjetër vetëm se një allishverish ku mund të luash me
paturpësinë më të madhe për të realizuar qëllimet e tua.
Mbledhja
dhë rënditja e fakteve në këtë libër natyrisht që kanë të bëjnë me punën e
historianit si shkencëtar. Historiani e di shumë mirë se në detyrën që i ka vënë
vetes nuk e ka të lehtë, por vështërsitë me punën këmbëngulse tejkalohen. Ai
bazohet vetëm mbi fakte dhe dokumenta të shkruara nga ku edhe vepra historike
tashmë që është në dorë të lexuesit flet si një dëshmi për kohën kur janë
zhvilluar ngjarjet. Marenglen Kasmi në punën e tij shkencore e sheh historinë si
term që kombinon ontologjiken me atë epistemologjike për aq sa i referohet të
kaluarës dhe paraqitjeve tona të së shkuarës. Duke qenë se ne kemi akses në të
kaluarën vetëm përmes paraqitjeve të saj, metodologjia historiografike ngjall
domosdoshmërisht pyetje të adresuara nga filozofia e historisë. Pyetje të tilla
kanë të bëjnë me natyrën e përkohshmërisë historike, e shoqëruar në mënyrë
thelbësore me disa nocione të drejtimit të mundshëm të historisë dhe të temës
së duhur të shkrimit të historisë. Këto nga ana e tyre përcaktojnë se si një
historian e koncepton raportin midis të tashmes dhe të shkuarës, kuptimin e
mundshëm të historisë njerëzore, mundësinë e objektivitetit dhe rolin e interpretimit
të ngjarjeve përmes fakteve të mbledhura.
Në libër, autori si historian na ka dhënë ngjarje nga jeta e personazheve të kohës që lexuesin e lënë me gojë hapur. Historiani na sjellë krejt të gjallë një fragment bisede të Dom Nikollë Kaçorrit dhe Esat Pashës. Dom Nikolla i thotë Esatit:
“Nëse do të kisha
fuqinë përkatëse, unë do të çoja në litar tre shqiptarë: Ismail Qemalin, Prenk
Bibë Dodën, dhe të tretin…Ekselencën tuaj”. Esat Pasha qeshi dhe iu përgjigj
Dom Kaçorrit: Për dy të parët jam dakord me ty, sepse nuk do të ishte një
humbje e madhe, për më tepër që ata po u afrohen të tetëdhjetave, por ki mëshirë
për mua, sepse jam akoma i ri”. Më pas Esati u ngrit dhe duke u larguar i hodhi
Dom Kaçorrit një shikim tallës, si për t`i thënë që të vazhdonte të krijonte
iluzione, sepse, që të varësh dikë, duhet së pari ta bësh zap atë”. (f - 70)
Historia është rrëfim.
Nga një rrëmujë e plotë vjen rënditja e ngjarjeve sipas kohës që janë zhvilluar. Ne kërkojmë të kuptojmë të kaluarën duke
përcaktuar dhe renditur “faktet”; dhe nga këto rrëfime shpresojmë të shpjegojmë
vendimet dhe proceset që formojnë ekzistencën tonë. Ndoshta ne madje mund të
nxjerrim modele dhe mësime për të udhëhequr por kurrë për të përcaktuar, dhe
kjo mund të jetë një nga përgjigjet tona ndaj sfidave me të cilat përballemi
sot. Historia është studimi i njerëzve, veprimeve, vendimeve, ndërveprimeve dhe
sjelljeve. Është një temë kaq bindëse, sepse e paraqet temën e gjendjes
njerëzore ashtu siç ka qenë e cila gjatë gjithë kohës ka në epiqendër të saj:
pushtetin, dobësinë, korrupsionin, tragjedinë, triumfin ... Askund këto tema nuk
janë më të qarta sa në historinë politike, sepse është pjesa më kryesore e fushës së studimit shkencor të saj, dhe që është më kuptimplotë nga një mori qasjesh për studimin e historisë. Megjithatë,
historia politike ka rënë nga moda dhe më pas ka rënë edhe nga reputacioni, e
demonizuar gabimisht si bajate dhe e parëndësishme. Rezultati ka qenë gërryerja
e ndjeshme e dobisë së renditjes, shpjegimit dhe nxjerrja së mësimeve nga e
kaluara.
Qëllimi kryesor i
historisë është të qëndrojë në qendër të debatit të larmishëm, tolerant,
intelektualisht rigoroz për ekzistencën tonë: sistemet tona politike,
udhëheqja, shoqëria, ekonomia dhe kultura. Ky libër qëndron në një nivel
të tillë, megjithatë, debati i hapur dhe i lirë si në shumë fusha të jetës mungon shumë shpesh dhe nuk është e vështirë
të gjesh shkakun e kësaj intolerance.
Figura e Esat Pashës është
një nga figurat më të zeza në historinë shqiptare…sepse ai mbante lidhje të
fshehta me grekët, serbët, malazezët dhe turqit (f- 91)
Po ashtu një fakt tjetër
që na sjell profesori është ai i formimit të PKSH e cila vërtetohet saktë se
formohet me përkrahjen e Jugosllavëve (f-179).
Por njëkohësisht na del qartë edhe figura e Enver Hoxhës gjatë kësaj periudhe sipas dokumentave arkivore të publikuara tashmë në këtë libër.
Data e largimit të ushtrisë gjermane nga Shqipëria sipas burimeve arkivore gjermane është 29 Nëntori i vitit 1944. Për të tjerat çfarë është shkruar dhe diskutuar si në televizion dhe shtypin e shkruar, ky argument merr një përgjigje të qartë dhe të prerë nga arkivat gjermane që na e sjell në këtë libër historik Marenglen Kasmi.
Tema e historisë së luftës
është një nga temat më të nxehta sot, por autori në këtë libër historik e thotë fjalën shkencore për këtë qëndresë heroike të popullit shqiptar që u
ngrit me armë në dorë për çlirimin e vendit. Sipas dokumentave që gjenden në
arkivat gjermane del në dritë veprimtaria bashkëpunuese me pushtuesin e Ballit
Kombëtar dhe veprimtaria e liderëve të tij. Hedhja dritë mbi këto ngjarje të rëndësishme
të luftës e bën shkrimin e historisë një mjet të fuqishëm të ngjarjeve të zhvilluara; sepse
tashmë ajo ka formuar identitet, veçanërisht në nivel kombëtar. Nuk mund të ketë diskutim me ato që bashkëpunuan me okupatorin dhe me ata që e luftuan me armë në dorë. Kur një vend pushtohet nga një ushtri e armatosur deri më dhëmbë nuk ka se si quhet ndryshe vetëm si pushtuese, dhe ata që bashkëpunojnë me të janë bashkëpunëtorë dhe s`mund t`i ndash nga ata. Kurse ata që luftojnë me armë në dorë për t`u çliruar nga pushtuesi quhen luftëtarë të lirisë. Për më tepër,
ajo u jep atyre që kontrollojnë narrativën dhe aftësinë për të legjitimuar ose
diskredituar veprime, ngjarje dhe individë në të tashmen. Megjithatë, të rendisësh
historinë dhe ta dërgosh atë në betejë thjeshtë për t'i shërbyer nevojave të së
tashmes është keqpërdorim dhe abuzimi më i madh që mund t`i bësh asaj. Historia nuk duhet
të jetë kurrë një armë në zemër të luftërave kulturore. Mjerisht, edhe një
herë, ajo është përdorur në mënyrë të
ngathët nga ata që qëllimisht kërkojnë të imponojnë një agjendë të qartë
ideologjike. Historia po bëhet shërbëtore e politikave identitare dhe e
vetëflijimit. Kjo vetëm promovon kuptime të dobëta, njëdimensionale të së
kaluarës dhe zvogëlon vazhdimisht dobinë e studimeve historike. Historia qëndron në një
udhëkryq; e cila duhet të refuzojë të ndjekë trendin e kohës. Për këtë ky libër
flet qartë.
Çdo studim i hulumtuar
dhe i argumentuar mirë i çdo aspekti të së shkuarës llogaritet për mua si
histori. Unë kam një preferencë për historianët që hetojnë "pse" dhe
"si", por, në përgjithësi, mendoj se qëllimi i tyre duhet të jetë sa
më i gjerë dhe sa më universal që të jetë e mundur.
Sot shfaqet qartazi ideja
më shumë me ndjeshmëritë tona bashkëkohore sesa ato të kritikëve të saj, të
cilët mbetën të lidhur me idenë e një historiani objektiv të papenguar nga të
gjitha supozimet aktuale. Në të kundërt, historia shihet si një disiplinë
thelbësore për zgjidhjen e problemeve. Për historianët që i kanë vënë vetes
detyrë që të merren me shkencën e historisë së pari, duhet të heqin dorë nga iluzioni
se ata mund të qëndrojnë disi jashtë botës në të cilën jetojnë. Ata në fakt
duhet të përqafojnë faktin se studimi i së kaluarës mund të orientohet në
nevojat e së tashmes.
Mund të shihet menjëherë se
nga një argument të tillë sot tërhiqesh. Në një botë akademike ku shkencat
humane janë nën një presion më të madh për të justifikuar rëndësinë e tyre kurrë më shumë se
më parë, studimi i “të kaluarës për hir të së shkuarës” nuk e dëmton atë. Por
nuk mendoj se kjo është e gjithë historia. Përkundrazi, ndjej se magjepsja e
qëndrueshme reflekton diçka shumë më thelbësore në mënyrën se si ne e shohim
marrëdhënien midis së kaluarës dhe së tashmes. Për shembull, ne jemi me siguri
më pak të prirur se brezat e mëparshëm për të kërkuar dikotomi të ngurta midis
"historisë" nga njëra anë dhe "kujtesës" ose
"trashëgimisë" nga ana tjetër. Për më tepër, ne jemi më demokratikë
në atë se kujt t`i besojmë se i përket historia, dhe për këtë natyrisht që
shtrohen pyetje të tilla se: cilin ajo përfshin në të kaluarën dhe kush në të
tashmen mund të përfitojë prej saj?
Secili historian duhet ta
shohë marrëdhënien midis së shkuarës dhe së tashmes ndryshe. Dhe nëse ai arrin
ta bëjë këtë atëherë do të ishte një arritja e madhe sepse do të identifikonte
tensionet e kësaj marrëdhënieje si motorin e vetë e kësaj disipline shkencore.
Një mënyrë për t'iu
përgjigjur kësaj pyetjeje është të pyesim veten për çfarë dhe për kë janë
historitë? Një pikënisje e zakonshme mund të jetë se historitë janë të dobishme
për të na treguar se si arritëm “këtu”. Histori të tilla mund të marrin formën
e tregimeve të origjinës, të tregimeve relativisht lineare dhe ndoshta si arritëm
t'i organizonim shoqëritë dhe sistemet tona politike në mënyrat që kemi tani,
për shembull, ose, siç thotë thënia apokrife, një seri e mësimeve nga të cilat
duhet të mësoni për të shmangur poshtërimin e përsëritjes.
Një kuptim i tillë i
historisë fsheh brenda vetes një mundësi më emocionuese dhe të mbushur me -
edhe pse jo domosdoshmërisht antitetike. Ashtu siç mund të shikojmë nga e
kaluara për të kuptuar më mirë mënyrat e panumërta, të ndërlikuara në të cilat
bota jonë e tanishme erdhi në ekzistencë, historianët gjithashtu mund t'i
vendosin vetes detyrën e ndriçimit të botëve të parealizuara dhe të ngjarjeve të tjera të panjohura që mund të kenë ekzistuar. Histori të tilla, në mënyrë
kundërintuitive, na ndihmojnë të kuptojmë më mirë kohën tonë ose duke nënvizuar
kontingjentin e botës përreth nesh ose, në varësi të këndvështrimit tonë,
fuqinë e qëndrueshme të strukturave përgjegjëse për mbylljen e shtigjeve të
tjera.
Ky libër historik është
me të vërtetë një libër i tillë që meritat i takojnë autorit për punën voluminoze
që ka bërë, dhe besoj do t`i kthjellojë disi kokat e nxehta për personazhet dhe ngjarjet historike duke i
bindur përmes fakteve dhe dokumentrave arkivore.
0 comments:
Post a Comment