Wednesday, October 11, 2023

Kujtim STOJKU: Cikël poetik i vjeshtës

JU MUND TË MË QUANIJu mund t`më quani si të doni,Edhe tradhëtar, sot kjo fjalë s`bën përshtypje,Mund t`më thoni se amanetin e shenjtë e tradhëtoi,Përtej kësaj hidhem tutje me dhimbje.T`gjitha këto do t`i kundërshtoj sikur më lëvdoni,Sepse askush s`mund të ma ndalojë këngën kurrë,E di se melodinë time...

Thursday, September 28, 2023

Mentor Thaçi: DARDANI OJ NÂNË, A PAVE

Dardani oj Nânë, a paveedhe ti si naltë kështjella,kur me hasmin frontin ndave,ikën cubat prrojeve t´thella?!Shpesh iu the miqve oj Nânë,se me Serbinë, jo besë nuk ka,dje edhe vetë ata e panë,sa i pa besë âsht qyqani shkja!Mos na bini n´qafë krejt kot,ne që jemi vetë Djepi i juej,mos na nxitni pashë...

Prend BUZHALA: LOTI I NATËS DHE PSHERËTIMA E HAPËSIRËS

(Tregim paragrafik), 44Isha në luftë me vetveten: si t'i harmonizoja e si t'i qetësoja dy bishat brenda meje. Në hapësirën e padukshme: në njërën anë qëndronte luani, në tjetrën tigri. Mu desh ta përsos artin e frenimit. Luanit ia hoqa zemrën e trimërisë, kurse tigrit shpirtin e egër. Tashmë, sa herë...

Monday, September 11, 2023

Kujtim STOJKU: Idealisti

   (Pjesë e shkëputur nga libri në proces)Dhimbsuria nuk i bën njerëzit përtacë të përlotur, me moral të dobët ose spektatorë pasivë; por indvidë që do të marrin përsipër dhimbjen e të tjerëve, edhe kur t`u jepet mundësia për të kaluar një veprim shumë të vështirë, duhet ta bëjnë atë në gjendjen...

Thursday, July 13, 2023

Kujtim STOJKU: Hakeri etik

( Nga libri në proces) Pas gjysë ore, Ergys Stenja u bind se Bergimi për një kohë të gjatë kishte qenë me këmbë në varr. Të rejat e tjera ishin se, ai prandaj kishe këmbëngulur aq shumë të afrohej me të. Pasi thithi edhe njëherë cigaren e fryu tymin mbi monitorin e labtopit. Iu shfaq tabloja e një...

Monday, July 10, 2023

Përflakje mendimesh nga Prend BUZHALA

KODI I NDERIMIT DHE SERVILIZMI NDAJ TË HUAJIT(Replikë me realitetin) Nderimi ndaj të huajit është Kod i Nderit te shqiptarët. Të gjitha kombet mburren me këtë kod, porse ndër shqiptarë ai merr një vlerë të veçantë jetike, ekzistenciale e esenciale, duke i identifikuar aty të vërtetën, sinqeritetin,...