( Pjesë e shkëputur nga libri në proces)
Makina eci përpjetë xhadesë së asfaltuar duke u
lëkundur sepse kishte gropa, kur një mikrobuz u fut në kuadratin e kamerës, ai
frenoi menjëherë dhe për pak sa nuk u përplas pas makinës. Nga makina e zezë
dhe mikrobuzi dolën me shpejtësi nga të dy automjetet jashtë njëri pas tjetrit
burra të veshur me uniformë blu të errët. Ata filluan të lëviznin ngadalë,
ishin shumë të vëmendshëm dhe lëvizjet e tyre ishin tepër të sakta. Me një lëvizje
të shpejtë katër nga burrat me uniformë u shpërndanë duke marrë sektorin nën
kontroll. Ata ishin të armatosur dhe vështronin gjithçka me hollësi, kurse katër
të tjerët vrapuan me shpejtësi drejt dy trupave që ishin shtrirë në trotuar.
Ergysi u rrëzua përtokë duke u munduar që t`i fshihej kamerës, një veprim ky që
dukej sikur bëhej në mënyrë të pavetëdijshme. Por në fakt ai e dinte mirë se
çdo gjë filmohej. Sa mirë që shkenca kishte arritur zhvillime të tilla, por me vënien
në përdorim të kamerave, ai për çdo veprim operacional që kryhej kishte raste që
nuk deshte që të filmohej gjithçka. Ja, p.sh në këtë operacion ai po mundohej
t`i fshihej kamerës.
- Më falni, - i tha ai Korabit në lëvizje.
Ergysi tundi kokën. Por na doli se ai ishte ulur në
karrige dhe pa Korabin që po maste me hapa dhomën diagonalisht. Në momentin që
ai shkoi deri tek këndi i dhomës u kthye mbrapsht. Ergysi mblodhi këmbët që i
kishte shtrirë para.
- Çfarë po mendon? - E pyeti Korabi.
- Dua të them se…
- Po, ti papritur heshte atëherë kur deshe të thoshje
diçka. Unë mendoj se një mendim të arsyeshëm e keni në kokë, mund t`ju ketë
ndodhur diçka, por unë kam vendosur të mos përzihem.
- Unë kam vepruar ashtu siç duhet.
Ishte i përgjumur dhe trupi iu anua ngadalë, tani
pothuajse gjithçka në kokë ishte qartësuar nga turbullirat, ku targa e makinës
së zezë iu kujtua duke i dalë në sipërfaqe të vetëdijes. Ergysi ishte krejtësisht
i bindur se gjatë incidentit ai nuk e kishte parë targën e makinës. Kur njeriu
përplaset në asfalt ku ka mend për të parë targën e makinës? Por megjithatë ai
e kishte parë. E kishte parë atë në një ëndërr të çuditshme dhe të çmendur.
- Hë pra, si është puna? - Tha Korabi duke qëndruar
pas karriges së kompjuterit ku ai ishte ulur.
Nga pas shpinës së karriges, Ergysi mund të shihte vetëm
pjerrësinë e shpatullave dhe një kokë të rrumbullakët me flokë të dendur e të
zinj. Ai u mundua të sillte ndërmend se kush ishte ky njeri që u shfaq në shtëpinë
e së ndjerës Izmene Vasili.
- Edison mos e ul mengadalë, - i tha Korabi të
panjohurit që po punonte në kompjutër.
- Djalli ta marrë, ja se si duhet të ketë funksionuar,
- tha Ergysi duke hequr një vizë në një letër formati të bardhë, dhe ndërkohë
shtypi tëmthin me gishtin e madh të dorës së majtë sepse i dhimbte.
Gjithçka po shkonte në vendin e vet. Edison Kolashta
ishte ulur në kompjutër dhe si një ekspert në vijën e zjarrit ishte përqëndruar
i tëri mbi monitor. Ku dhe në çfarë rrugësh kalonte Edisoni dhe Korabi, Ergysi
nuk e dinte, por një gjë ishte e sigurtë dhe ai këtë e dinte, ata të dy ishin
shokë të ngushtë.
Edisoni jetonte në mes dy intersash, në dashurinë për
kompjuterin dhe tjetra ishte dashuria për gratë. Në kompjutër ai kishte bërë
shumë gra mikesha. Disa gra i përgjigjeshin miqësisë me të sipas modës së vjetër,
me një buzëqeshje si Xhakonda i kërkonin atij që të mbeteshin përherë miq.
Çuditërisht këtë Edisoni nuk e perceptonte si një refuzim të sjellshëm që me të
vërtetë ishin miq, dhe duke u ardhur rrotull atyre i shuhej çdo pasion për një
avokat dështak, një lajmëtar që rënkonte poshtë kanotjeres. Ngandonjëherë bëhej
si një djalë që nuk le dy gurë bashkë e ka nevojë që t`ia zbusësh mirë
kurrizin. Por Edisoni duronte me përulësi, vuante në heshtje dhe shpresonte për
diçka.
Ergysi ishte i bindur thellësisht se vuajtja e
Edisonit nuk ishte e përjetshme, sepse një ditë edhe atij do t`i buzëqeshte
lumturia si gjithë të tjerëve, por edhe kjo kishte kohën e vet, duhet të
priste. Ata të gjitha kishin një buzëqeshje të paqartë si të Mona Lizës. Kur
njeriu i lodhur nga jeta e lirë vendos të martohet, atëherë ata do të vinin një
bast të majmë për Edisonin para se ai të zgjidhte. Por atëherë do të fillojë një
konkurrencë të tmerrshme. Një djalë i sjellshëm dhe i edukuar ku nëna i ka sytë
tek ai, pa asnjë ves, me apartamentin e tij dhe me një rrogë të mirë, ulet para
monitorit me ditë të tëra duke humbur si një robot, a nuk mund të jetë kjo një ëndërr
për një zonjë të re e cila dëshiron një fat të tillë? Është njësoj sikur me të
vërtetë ky djalë të ketë zbritur për të nga qielli. Atëherë ajo do të qetësohet,
dhe në të njëjtën kohë do të shpëtojë për të ndërmarrë aventura të guximshme që
janë shumë të rënda.
Ergysi, shikoi majën e kokës rrumbullake me flokë të
dendura të Edisonit, psheretiu dhe shikoi larg. Ai ishte i bindur se menjëherë
pas dasmës degët do të formonin shkurre të fuqishme, do të shiheshin se si
hynin në kokën e zgjuar të Edisonit. Ergysi vendosi që të mos bënte më biseda të
tilla paralajmëruese edukative për këtë temë. Për Edisonin ishte më lehtë që të
lindëte edhe njëherë sesa të hidhte poshtë tërë idenë për çeshtjet femërore që
ishin vendosur tek ai nga e ëma dhe letërsia. Në përgjithësi, në kundërshtim me
mendimin e pranuar si një opinion i përgjithshëm, Ergysi kohë më parë kishte
arritur në përfundimin se ligji është i shenjtë.
“Omerta” vepron në miqësi si në kodin e mafies
italiane: hesht nëse nuk dëshiron që të shkatërrosh një mik, sepse miqësia është
më e vlefshme se e vërteta”.
Edisoni u ndal dhe shikoi i menduar për një kohë të
gjatë tastierën. Ai u ul si gjithë gjenitë e kompjuterave, duke u përkulur mbi
tastjerë që e mbante në prehër ulur në kolltuk duke demonstruar të gjitha mënyrat
e familjaritetit me mençurinë e teknologjisë.
- Pra djema, unë kam gjetur diçka interesante, - përfundoi
me kënaqësi, - sa vjeç ishte vajza?
- Nëntëmbëdhjetë, - tha Korabi.
- Jo keq, - mendoi Edisoni. - Ju shikoni që ka lidhje farefisnore me mua, dhe ai djalë që sot punon
me ju, atëherë nuk ishte më
shumë se njëmbëdhjetë vjeç kur u ul para kompjuterit që do ta tërhiqte si me
magji kjo teknologji, sa ngandonjërë zgjohem në kompjutër në një mënyrë të tillë
sa shpesh gjendem në heshtje në një hapsirë pazhurmë dhe marr pamjen e një të
mençuri që di gjithçka, megjithëse unë nuk kuptoj asgjë më shumë. Unë vërtetë mund të mos
di diçka sepse kam mësuar në një kohë që nuk kisha as kohë të mësoja. Por
pavarsisht se tani më është bllokuar truri nga lodhja, nuk më shpëton gjë, kam
mësuar gjithçka nga kjo teknologji e kohës, dhe ata parazitët kanë lindur me këtë.
Dhe ju pëshpërisni me zë të ulët se dini gjithçka. Budallenj, edhe zogu kur del
nga veza e di se ka për të fluturuar.
- Atëherë le të themi kështu. Unë nuk po kuptoj një gjë,
se pse ju i dhatë arsye që ajo të lindëte, ose më shkurt dhe saktë pse lindi?
Korabi ishte ulur në cepin e tavolinës përballë
Ergysit me një fytyrë ekspresive që dukej qartë se po vuante. Edisoni dinte t`i
ngarkonte plot temat e kumpjuterit. Ai e kreu me zell misionin e mësimit për vërtetësinë
nga profetët biblikë, duke injoruar faktin se ata mësonin ngadalë nga
informacioni i bollshëm pashmangmërisht nga djalli.
Fakt është se njohuritë e mia bazë janë renditur në një
madhësi më të ulët se aftësitë e tyre. Ky hendek për ditë e më shumë po
zgjerohet. Edisoni ngriti dorën mbi tastierë si pianist para akordit përfundimtar.
Por në këtë rast ai ende mund të bënte diçka.
- Prisni një minutë? - E ndaloi Korabi. - Çfarë do të
bësh?
- Si keni mundur që ta bllokoni me haker kompjuterin e
saj? Çfarë bëtë për gjysmë ore?
Edisoni qeshi, u rrotullua mbi karrige, Korabi i
zgjati atij një kanoçe pepsi, ai e mori dhe e vuri mbi buzë pa ia ndarë vështrimin
kompjuterit, dhe një pjesë e lëngut të errët duke shkumëzuar iu derdh mbi
gjoks. Ergysit ishte tharë goja dhe kishte etje, por nuk pati kohë t`i kërkonte
që të kthente një gllënjkë. Edisoni mbajti frymën, e ktheu me fund kanaçen e
pepsit dhe në fytyrë dukej si një mace e ushqyer mirë e filloi që të shijonte
ndijesitë në stomakun e tij.
- Djema, mund të shënoni se vajza bënte një jetë të
dyfishtë, - tha ai duke lëpirë me gjuhë buzët e lagura.
Korabi dhe Ergysi ishin pas shpinës së Edisonit dhe
shikuan njëri - tjetrin në sy. Korabi e përkdheli lehtë Edisonin mbi shpatulla.
- Merreni më mengadalë, - tha Edisoni. - Unë thjeshtë
do të pyes sipas rregullave, dhe gjithçka do t`jua tregoj me hollësi, por ju
mos bëni si polica të turpshëm! Atëherë më thoni se çfarë shihni këtu? - Dhe
tregoi me gisht një tabelë në monitor, nga e cila ai hoqi një mbulesë mbrojtëse.
E pra, këtu ju shihni vetëm një si njollë që është e pakuptueshme. Por në të vërtetë
nuk është një por janë dy prej tyre. Po pse më shihni kështu? Bah, çfarë
njerzish të paditur që jeni! Ajo këtu ka një emulator.
Ata të dy si panë njëri - tjetrin në sy të habitur se
çfarë po thoshte Edisoni dhe thanë me një gojë:
- Çfarë është emulatori?
Edisoni ktheu kokën nga ata dhe buzëqeshi. Pastaj tha:
- Po ju thashë se jeni me të vërtetë injorantë.- Emulator, - vazhdoi të fliste ai, - është një sistem kompjuterik i veçantë për
të imituar, ose më trashë për të kopjuar, duke përdorur një sistem softuer që
shpesh përfshin një mikroprogram ose një kompjutër tjetër që e mundëson të
kryejë të njëjtën punë, pra të drejtojë programet njësoj si kompjuteri i parë.
Ata të dy kishin mbetur si të ngrirë duke shikuar
Edisonin tek fliste dhe dukej qartë se nuk kishin kuptuar asgjë. Pasoi një
heshtje e shkurtër duke parë njëri - tjetrin. Atëherë Edisoni theu heshtjen dhe
tha:
- Që ta them më trashë, e zëvëndëson softuerin me
harduer për të bërë të njëjtën punë. Besoj se më kuptuat?
- Ehë, - thanë të dy sa mezi u dëgjohej zëri, por
dukej qartë se përsëri nuk kishin marrë vesh asgjë nga ato që ai shpjegonte.
- Pra, - vazhdoi Edisoni duke parë shushatjen e tyre,
- në një kompjutër tjetër mund të instalohet çdo program në të dhe të punohet
si zakonisht vetëm se është virtualisht. Nëse nuk e dini se çfarë është, është
e pamundur ta zbulonit. Unë i përvetësova të drejtat e administratorit, lexova
udhëzimet e fshehura dhe gjeta këtë program. Këtë e bëra për gjysmë ore. Nga
kjo distancë Korab, mbaje mend mirë këtë që po të them, është dikush tjetër që është
shumë i zoti që ka të drejtë të hyjë rregullisht në kompjuterin e saj. Dhe ka
shumë të ngjarë të jetë mashkull e jo femër.
- E ku e di ti?
- Thjeshtë nga shkrimi i dorës. Ju mund ta bëni
dallimin e shkrimit të dorës midis një mashkulli dhe femre nga një shënim që
ata kanë lënë mbi letër ose në një fletore. - Edisoni tregoi me gisht nga rafti
i librave dhe shtoi: - Duke gjykuar nga librat ajo nuk mund të ishte më shumë
se në nivelin e një administratori të mesëm. Dhe këtu “Unixoid” ka përvojë në këtë
punë.
- Prit, prit, se na bëre lëmsh, - tha Ergysi duke mos
kuptuar asgjë nga ato terma që po fliste Edisoni. - Çfarë është “Unixoid”,
ndonjë organizatë kriminale?
- Ja ta shpjegoj tani, - tha duke buzëqeshur Edisoni.
- Është një zhargon komjuterik nga UNIX, që është një sistem që përdoret gjërsisht
në zhvillimet e komunikimit kompjuterik. Kurse vajza ka “Linux”. - Korabi desh
të ndërhynte, por Edisoni duke ngritur pak dorën tha: - ju mos u mërzisni se po
jua shpjegoj edhe këtë se nuk është ndonjë gjë kushedi se çfarë. “Linuxi” është
është një sistem me burim të hapur që shkruhet në bazë të “UNIX,” nga
programuesi finlandez Linux Torvalds. Dallimi thelbësor midis “Linux” dhe
sistemit komercial “Windous”, përveçse rritjes së besueshmerisë dhe shpjetësisë,
është mundësia e çdo ndryshimi dhe është shtesë në program, dhe shpërndarja e
tij është falas. Falë kësaj, “Linux” është duke u bërë sistemi më i përdorur
dhe këtij projekti programues i janë bashkuar me mijëra në të gjithë botën. Çdo
ditë me dhjetra produkte të rinj softuerësh për “Linux” shfaqen në faqet e internetit
dhe mund ta shkarkosh falas. Pra vajza ka një “Linux” që e rregullon si një orë
zviceriane dhe një sërë programesh të bëra vetë.
- Dhe për këto vogëlsira njerzit bëjnë llogari me
mashtruesit - u përjigj Edisoni me një pyetje për fshehtësinë.
Korabi rregulloi mbi hundë syzet me skelet të hollë
dhe dukej si një student i ardhur nga provinca.
- Si funksionon ky çip? Vetëm na e thuaj sa më shkurt
dhe atë që është më thelbësore, - tha ai duke vendosur mbi gjunjë një bllok shënimesh.
Edhe Edisoni gjithashtu vuri syzet mbi hundë dhe sytë
e tij menjëherë u bënë pa shprehje. Ai nuk e dinte se këta dy burra ma pamjen e
tyre të çlirët dhe në pamje shumë të afrueshëm e quanin atë artist.
- Mirë pra, - tha Edisoni me një buzëqeshje duke u
kthyer nga ata, - nëse është fjala për “mashtrusit,” kjo është një dhomë e
fshehtë me një dalje të veçantë. Nëse futemi përmes një rrjeti në një kompjutër,
ose siç bëj unë duke hakëruar një hard disk, atëherë ju nuk do të gjeni asgjë në
atë disk sepse gjithçka që ka brenda fshihet. “Linuxi” tipik, korrespondenca me
miqtë, një çift studentësh, një album fotografish dhe gjëra të tjera të parëndësishme.
Dhe prapa sitemit mbrojtës me tre nivele është një hard drive. Në fakt ky nuk është
gjë tjetër vetëm se një disk tjetër i montuar. “Linux” e lejon këtë. Më duket
se nuk po më kuptoni? Mirë, kjo nuk është çeshtja. Por nga larg nuk ka asnjë mënyrë
për ta shqyrtuar “këtë paisje” siç bëra unë, ju nuk mund të zbuloni vëllimin e
vërtetë të hard drive -it. Disku është i ndarë në pjesë, dhe sipas kërkesës,
shfaqet konfigurimi që doni të tregoni. Në këtë rast ne kemi një paisje në formën
e vidës që është katër gigabajt, dhe kur e nxit këtë, ajo tregon vetëm gjysmën.
Pothuajse dy gigat e tjera janë të mbyllur në pjesën tjetër të hardiskut. Dhe ky
funksionon si një kompjutër i veçantë. Këtu tek dy gigat e fshehura mund të ketë
gjithçka, aq sa nuk u shkon në mendje, p.sh mund të mbajë një program të tillë
edhe për një raketë balistike. Pavarsisht se ju këtë program mund të hiqni përmes
rrjetit duke e bërë të pavlefshëm, dhe njëkohësisht nuk do të gjendet asnjë
gjurmë llogaritjesh në kompjutër. Që të gjitha zhduken.
- A ka ndonjë gjë të ngjashme me makinën që ne përdorim
përditë? - Pyeti Korabi duke mbajtur shënime në bllokun e tij që e kishte mbështetur
mbi gjunjë.
- Unë nuk e di akoma nëse është e nevojshme që ta zbërthej.
Por nga larg, në një mënyrë ose në një tjetër një hile e ka. Në rrjet mund të
hysh përmes dy kanaleve të pavarura si nga dy makina të ndryshme. Dhe askush
nuk mund ta instalojë atë.
- E pse ajo do ta bënte këtë?
- Atëherë, - tha ai, - është shumë e thjeshtë, këtu
kemi të bëjmë me të dhëna të rreme. Atëherë ju me të drejtë do të mendoni se
nuk e dini se ç`është “llogarimbajtja e zezë.” Ergysi e ndaloi duke bërë shenjë
me dorë dhe tha:
- Atëherë ti mund të bësh çdo gjë dhe ta fshish
programin pa lënë asnjë gjurmë.
- Je i mençur, - e lavdëroi Edisoni duke ngritur dorën
mbi tastierë që të vazhdonte.
- Prisni, - tha me një ton të lartë Korabi, - Po
rreziqe nuk ka këtu?
- Pothuajse asgjë, - tha Edisoni duke ngritur supet. -
Edhe nëse ekziston ndonjë lloj “bombe” për të cilën dyshoj, është e pamundur që
të fshihen plotësisht që të gjitha informacionet.
- Po nëse ka ndonjë lloj dredhie? - Pyeti Korabi me
dyshim.
- Mos u mërzisni me këto budallëqe! - E ndërpreu
Edisoni me padurim. - Pavarsisht nëse ekziston një “bombë” apo jo, nuk është
problemi juaj. Mirë, ne nuk do t`i marrim të gjitha, më vonë unë do të grumbulloj
gjithçka. Natyrisht që jo të gjitha, por unë do t`i revendos një një tablo të përgjithshme.
Me pak fjalë, kompania u garanton klientëve kënaqësi absolute.
Korabi duke kërkuar mbështetje shikoi nga Ergysi.
- Budalla, kur të gjesh dikë që është në kërkim për
t`u ndaluar, më njofto. - Ai u ngrit në këmbë krejt i pakënaqur, muskujt sikur
i dhimbnin. Ishte fryrë sikur kishte pirë kushedi sesa shishe me birrë. - Korab,
nëse më lejon po shkoj të shoh nëse ka diçka në frigorifer? Do të bëj ca prova
jo alkoolike për veten time. Atëherë ky kopil nuk do të ketë vetëm ujë për ne!
- Mësa duket të kanë marrë flakë zorrët e do t`i
shuash, - i tha Korabi duke e vështruar me dinakëri.
- Nga parashikimi, - ia ktheu aty për aty Ergysi. - Ju
jeni kaq i mençur sa mua më duhet të bëj vrap të paktën dy javë duke e mbajtur
gjuhën pas dhëmbëve. Ai qëndroi në prag duke ngritur dorën lart të mbledhur
grusht dhe pastaj e drejtoi nga ija e Korabit dhe tha:
- Na thuaja diçka për ndarjen e punës o i mençur?
- Tani për tani nuk kam asnjë mendim, - qeshi Korabi.
0 comments:
Post a Comment