Ngandonjëherë
ndodh gjatë natës,
Kur ajo
drejt dritës rrokulliset duke dhënë shpirt,
Hijet
n`mjerim digjen prej flakësh,
Degët përulen
duke u tretur n`vetmi.
Duke ndjekur
rrezet e hënës që bien mbi pemët,
Ku kukuvajkat
dhe zogjtë e natës ulen në majë,
Me pikëllim
veten fillojnë e lëpijnë,
Në zemrën e
natës që rreh tik - tak.
Errësirën ata
e mbulojnë me një lutje,
Dhe mbi tokë
ata shtrojnë një qilim,
Flakët e
furishme për çudi nuk shuhen,
E zemërimi rrëshqet
përgjatë lartësisë.
Duke pëshpëritur
fryn era por s`qetësohet,
Me ngjyrat e
tij agsholi puth malet dhe fushat,
N`bregdetin
e zbehtë gjatë natës era fryn me një zë,
Një erë e
ftohtë që mbi tokë shiun derdhka,
E perdja e
dritës valvitet lehtë - lehtë.
Pikërisht n`këtë
rrugëtim të gjatë t`natës,
Zambakët n`zall
butësisht lëkunden në heshtjen e shurdhët,
Nën velin e
fjalëve në hije dalin shkëndija,
Mbi shpinat tona
një pluhur na mbulon zhurmueshëm.
Unë për një
kohë t`gjatë mbledh tingujt e pikave të shiut,
Që prej
qiellit ritmikisht bien papushim,
Kjo këngë
melodinë e ka të butë, prandaj oshëtin kaq shumë,
Ajo derdhet
nga malet, lulëzon dhe rrënon shkëmbinjtë.
Gjithçka ndodh
në këtë natë të zezë,
Ku me njëra
- tjetrën jeta dhe vdekja kryqëzohen,
Nga fushat
trungjet e heshtura thithin gjumin e ëmbël gjith` lezet,
Atje n`mjegull
digjen hijet, lastarët e rinj po harbohen,
Nga pikat e
shiut gjethet harlisen e marrin jetë.
E larë nga
vesa e argjendtë nata ka filluar të dridhet,
Shushurijnë shkurret
si gjethet në vjeshtë,
Qielli e ka
t`zbukuruar qafën me rruaza të ndritshme që shihen,
Tufa zogjash
fluturojnë mbi male duke iu gëzuar lirisë së vet,
Yjet flasin
vargje, n`mëngjes shkëndijën duke e ndez,
Oh! Më në
fund dita pushon, frutat fillojnë e piqen,
E zogjtë
gjejnë një tokë të re…
Tiranë 19. 05. 2023
0 comments:
Post a Comment