Monday, October 17, 2022
Tuesday, October 11, 2022
Skender SHERIFI: A N N I E E R N A U X: disa fjalë mbi çmimin NOBEL të Letërsisë 2022
ardhshëm, dikush kundër, dikush pro, me atë idenë që ky çmim i takon tash ca vite dëtyrimisht autorit tonë emblematik Ismail Kadaré ... por kjo nuk është fare tema e këtij shkrimi, sepse asnjëri prej nesh, nuk jemi në trurin e anëtarëve të Jurisë Nobel, dhe tek e fundit ata votojnë lirisht për kënd të dojnë. Kur ua kanë dhuruar këtë çmim me prestigj botërorë disa autorëve, të cilët as ju, as unë, nuk i kemi pas njohur më parë ( Nigjerianin e vitit 1986, ose këtë Tanzanianin e fundit, pastaj më kujtohen edhe disa autorët aziatik ) shumicën prej tyre, nuk i kemi njohur ( duhet të jemi të sinqertë ) as në rrethet e quajtura kulturore apo intelektuale, e mos të flasim për masën e gjërë popullore. Por me një logjikë të shëndoshë, nga ana tjetër: krejt kot nuk ua kanë dhënë dhe na duhet për ta respektuar, na pëlqej apo jo, vendimin e tyre. Ngaqë ky çmim e ka një¨autoritet dhe një domethënie evidente, të pranuar sot në gjithë rruzullin tokësorë. A e diskuton apo kundërshton sot dikush çmimin Nobel të Fizikës, Mjekësisë, Kimisë apo Ekonomisë ? Besoj, që jo ! Pra, më mirë mos ta diskutojmë as këtë të letërsisë ... ngaqë është një humbje kohe, e kotë. Por le ta pyesim vetën : « po me të cilat merita objektive ja kanë dhënë këtij, apo atij ? » Ky është pozicionimi etik, i cili më dukët mua i drejtë ... duke e pranuar pa asnjë problem, një pjesë të injorancës time ndaj letërsisë afrikane dhe aziatike, që nga fillimi ! Ndërsa sivjet, ky çmim i takon autorës të njohur franceze ANNIE ERNAUX, të cilës unë ja kam lexuar vetëm 2 vepra, të cilat mu kanë dukur interesante, me përmbajtje reale, edhe pse nuk më kanë pasionuar jashtë mase, për të thënë: « waouw ... çfarë gjenialiteti në artin letrarë ! » porse shijet janë subjektive, intime, individuale dhe nuk mund të diskutohen. Shumica prej shqiptarëve, dhe së pari meset kulturore, do na thojnë : « po kush është kjo Annie Ernaux, të cilës nuk ja kemi dëgjuar kurrë emrin, as lexuar një libër deri sot ? » Por e kanë gabim, sepse është një shkrimtare me një karrierë të konsoliduar, me një botë letrare të saj ( që dikujt i pëlqen, dikujt më pak ) dhe me një stil në mënyrën sesi i shprehë gjërat e jetës së përditshme. Pastaj, është autore, e rreth 20 romanëve autobiografike, me një sfond fiksioni letrarë, apo imagjinarë, për ta modifikuar së paku minimalisht subjektin bazë ... zhanër i njohur me epitetin: « auto-fiksion » ose fiksion narrativ mbi një realitet objektiv bruto, mbi një ngjajre krejt autobiografike, të përjetuar, me pak mjeshtëri dhe zbukurime letrare. Disa prej veprave të saj, janë adaptuar në skenat e teatrit francez dhe në filma për televizion dhe kinema. Bile ky filmi i fundit, që fitoj Mostren ose Luanin e Artë në Festivalin e Venecies ( ITALI ) në edicionin 2021, i realizuar nga regjisorja femër Audrey Diwan, ishte një adaptim i romanit të Annie Ernaux-së, « L' événement – ose shqip « Ngajrja » botuar te Gallimard në vitin 2000, ku e shpjegon autorja me një imtësi gati klinike, eksperiencën e saj të Abortimit ( temë sot më aktuale se kurrë për të drejtat e Femrave – ju po e shihni sesi ka evoluar ligji në Amerikë, dhe në disa Shtete evropiane ). Në atë kohë Annia ishte akoma studente në vitet 1964, dhe pas një marrëdhënie seksuale të pa kontrolluar, e përjeton një abortim klandestin me 100 probleme anekse, pos konfliktit psikologjik me vetveten, me të afërmit e saj, sipas rendit social, patriarkalizmit, dhe të thash e të themët e shoqërisë. Bile ka pas filluar në letërsi me po atë temë, në veprën e saj të parë, që ja ka pas botuar Gallimard-i, botuesi më prestigjioz i Francës ( Les Armoires Vides – 1974 ) - roman autobiografik, të cilin e ka zhvilluar, kompletuar dhe ribotuar pastaj në vitin 2000 me titullin siç ua thash më sipër « Ngjarja, apo Evenimenti « Por ja dy fjalë prezantuese për Policinë e rendit publik apo Ministrinë e brendshme mbi këtë shkrimtare franceze Annie Ernaux, e ritur në Normandi, pak para zbarkimit të forcave aleate pro-amerikane nëpër plazha. Ka lindur me 1 shtator 1940 në Lillebonne, një vend anonim që nuk e njeh askush, dhe së pari vetë francezët. Mund të themi, periferia, ose No Man's Landi hegzagonal, siç e ka kënduar shpeshherë kushëriri im RENAUD. Vjen nga një familje modeste dhe popullore, proletare, ( vajza e askushit ) në raport me klasat borgjeze dhe aristokratike franceze, ku përcilën dhe transmetohën vlerat, kulturat, trashëgimitë e ndryshme, brez pas brezi, po në të njejtën klasë shoqërore dhe familjare. Si unë SHERIFI nga fshatrat buzë Valbonës, ku të parët e mi, prisnin që po kapi Pushkën dhe Kalin për ta luajtur ndonjë rol të dytë në një Western tropojan të Howard Hawks, John Ford, ose Sergio Leone, me Clint Eastwood-in ... por devijova tragjikisht në anarshi dhe në deliriumet e majit 1968, dhe akoma nuk kam ardhur në rrugën e duhur të para-programuar. Ju dua shumë, o Prindër, ju respektoj, por më leni në botën time, por favor, se më kanë rrethuar disa spanjolle dhe latino-amerikane ... ec e merrne vesh sepse ? Babai i Annie Ernaux quhej Léon Duchesne ( 1899 – 1967 ) dhe Nëna quhej Madeleine Dumenil ( 1906 – 1986 ) si në këngën e BREL-it ( « Ce soir, j'attend Madeleine » ) por e shkreta ka përfunduar si shoqja ime aktore e famshme Annie Girardot me sëmundjen e Alzajmerit, humbja graduale e kujtesës dhe e identitetit, të cilëve ua kushton autorja franceze nobeliste një Vepër mjaft të prekshme, edhe pse e shkruar pa asnjë patos. Romani i saj mbi Babain ( La Place -botuar tek Gallimard në 1983 ) e fiton çmimin Renaudot një vit pas në 1984 – çka në Francë vjen direkt pas çmimit të famshëm Goncourt, i dyti në hierarkinë e çmimëve. Dhe pastaj mbi Nënën e saj ( Une Femme – botuar në 1987 ) Prindërit e saj, janë punëtorë të thjeshtë, pastaj tregëtarë të rëndomtë, ngaqë e mbajnë një Kafe me një magazinë ushqimore elementare në lagjen e tyre. Nuk jemi shumë larg botës së Emile Zola në fakt. Por Annia donë për të dalur me çdo kusht prej atij mesi aq të varfër dhe të kufizuar, tepër i mbyllur dhe rutinor në ekstrem ... ashtu, siç kam dalur unë nga psikologjia e imponuar në zonat malore veriore ose prej Mërgatës së Qyqëve. Ndodhin këto gjëra rastësisht, aksidentalisht, ose nga një vullnet i superfuqishëm i Personit IKS ! Autorja franceze shkon për ta studiuar Letërsinë në Universitetin e Rouen – ku zonja Zhan D'ARC e ka pas lënë një gjurmë – dhe më vonë në Bordeaux, regjion i bukur dhe i mirënjohur për verat e mëdha franceze. Punon si Profesore e Lëtersisë në disa kolegje dhe gjimnaze në Francë. Del gradualisht, por me një pikëpyetje dhe konflikt të brendshëm nga shtresa e saj sociale dhe familjare, porse i rikthehet rregullisht dhe me një autenticitet dhe sinqeritet të rrallë në të gjitha veprat romaneske ( auto-fiksion ) të saj. Me atë idé qendrore evidente: « tani që jam universitare dhe e rangut borgjez, klasa e mesëme, kam të tjera qendra interese dhe preokupime, dhe një distancë me botën e prindërve dhe të fëmijërisë time. A e meritoj këtë statut që e kam ? A mos jam duke e tradhëtuar origjinën time, atë kujetesën apo realitetin familjarë të botës proletare ? » Dhe siç iu thash, i përgjigjet kësaj problematike në librat e saj. Mund t'ua citoj disa romane pak më emblematike të krijimtarisë së saj letrare : ( « Une Femme gelée » ose Një Femër e ngrirë, apo e akullt – botuar në 1981 – ku flet për historinë e saj dhe atë familjarën. « Passion Simple » që më pas pëlqyer mua si lexues – në 1992 – ku e përshkruar klinikisht aventuren e saj pasionante me një biznesmën pak më të ri, që vinte nga Europa Lindore, epshet, pritjet, deri në detaje ... si të ishte një radiografi globale mbi gjithë çka mund të përjetohet gjatë atyre momentëve. Kjo vepër ka qenë e adaptuar në Film nga Daniele Arbid në vitin 2020 « La Honte « – ose Turpi në 1997 - « La vie extérieure » në vitin 2000 – pastaj vepra më e plotësuar e saj, sipas specialistave me titullin: « Les Années – Vitët « në 2008, një lloj freske romaneske, ku e ilustron në detaje jetën e saj personale dhe atë të familjës, si t'i kishte përmbledhur brenda një libri, 4 ose 5 libra të saj, mbi një ngjajre të caktuar, kurse në këtë vepër i trajton të gjitha temat dhe problematikat e saj dhe të rrethit të saj, prej nga viti 1940 dhe deri sot ... me të gjitha shëkundjet që kanë ndodhur në shoqërinë franceze, në të gjitha fushat gjatë 70 vitëve të fundit ... Dhe për këtë vepër, i merr disa çmime, si për shembull : çmimin François Mauriac dhe çmimin Marguerite Duras, dy autorë të njohur francez, dhe çmimin Strega të Letërsisë evropiane. Në vitin 2011, e boton librin e saj : « L'autre fille » ku ja shkruan një letër të prekshme letrare Motrës të saj, e cila ka vdekur që në lindje, para ardhjes se Annie Ernaux-së, në jetën tokësore. Në vitin 2016 e boton romanin autobiografik : « Mémoire de Fille » ku trajtonë rininë e saj, kur ishte 18 vjeçare dhe eksperiencat seksuale të para të asaj kohe, të cilat i ka quajtur më vonë « Kujtimet e Turpit » Dhe mund ta citojmë edhe veprën e saj të fundit për momentin, të quajtur : « Le Jeune Homme – Mashkulli i ri « në 2002, gjithmonë tek botuesi Gallimard. Ku e trajton aventurën e saj, me një Mashkull atraktiv 30 vite më i ri sesa Annia. Ndërsa e fiton edhe çmimin e Gjuhës franceze, por edhe çmimin Marguerite Yourcenar në vitin 2017 për të gjithë veprimtarinë e saj letrare. ( Zonja Yourcenar është femra e parë që është emëruar në Akademinë e famshme franceze, mes 40 figurave mashkullore të kulturës dhe inteligjencës, konsideruar si të pavdekshmit ... trashëgimi e Mbretit Diell Liugji 14 ) Emërohet në vitin 2014 « Doktor Honoris Causa » e Universitetit de Cergy Pontoise. Merr çmimin e Akademisë së Berlinit në vitin 2019. Gjatë vitëve 1960 martohet me zotin Philippe Ernaux, dhe jetojnë 17 vite së bashku. I ka 2 djem : Eric dhe David dhe dikur do ndahen nga vitet 1980. Në Festivalin e Kanës të fundit, tani në maj 2022 : e ka prezantuar në seleksionin zyrtarë të seksionit « La Quinzaine des Réalisateurs – Dy javorja e regjisorëve » duke konkuruar për çmimin « Kamera e Artë » e cila e shpërblen një vepër të parë ... bashkë me djalin e saj David, filmin « Les années super 8 ». Tani në aspektin e artit letrarë, të stilit të saj, autorja Annie Ernaux, është trashëgimtaria e shkollës minimaliste, neutrale, objektive, realiste dhe gati klinike « Le Nouveau Roman - ose Romani i ri « i cili e ka dinamituar narracionin, psikologjinë, përshkrimet e gjata alla Marcel Prust, zbukurimet dhe qendisjet sa për formë ... me Nathalie Sarraute dhe Alain Robbe-Grillet, të cilët i kam pas njohur të dy në Paris dhe gjatë vizitës së tyre në Bruksel. Edhe tek romanet e Annie Ernaux, vërrehet ky lloj shkrimi i distancuar, i ftohët, klinik dhe neutral, pa patos, pa metafora, pa krahasime, pa vlerësim as gjykim personal subjektiv të Personazheve apo të ngjajreve ... pra, me një përshkrim sa më objektiv dhe mjekësorë, diçka që korrespondon me faktin që kemi para syve. Por literatura e saj, e ka pos anës autobiografike evidente, anës intime të përjetuar ( abortimi, familja, fëmijëria, mesi social, eksperiencat seksuale, pasionet erotike, portetet e Babait dhe të Nënës me alzajmer ) e kanë në prapa sfond, edhe një anë të angazhuar direkte apo indirekte politike, sepse bazohen edhe në realitetin social për mos me thënë sociologjik, si te filozofi dhe sociologu Pierre Bourdieu, të cilen e ka admiruar shumë. Annia niset me të drejtë nga ideja, që edhe intimiteti jonë lidhet dikund me anën sociale apo politike, sepse jemi të diktuar nga një realitet familjarë IKS, nga një realitet politik dhe social, nga një klasë sociale me ligjet dhe normat e saj, me universin e saj specifik ... e sado që të ecim, të avancojmë në karrierën tonë, të ngritemi me poste dhe me rroga ... e kemi dikund të shenuar në çeliza historinë dhe trashëgiminë tonë familjare dhe sociale ... pra është pjesë e jona dhe ngelet dikund e regjistruar brenda nesh, edhe nëse do bëhemi Ministra apo Miliardera në Biznes. Me një fjalë sipas Annie Ernaux: « Nuk mund të ekzistojnë një UNË intim puro, i zgjidhur dhe i dekonektuar nga çdo realitet social apo politik IKS apo YPSILON. » Kështu, që mjeshtëria e saj, është për ta kontekstualizuar UNIN intim, për ta lidhur me realitetin ekzistues dhe për ta zgjëruar pikërisht atë anën autobiografike tradicionale, siç e kanë praktikuar disa shkrimtarë egotik dhe narcisik me temën: « unë, unë, unë, dhe asgjë tjetër pos unë ... bëra këtë, më ndodhi kjo, u takova me filanin, si të ishte gjithë bota duke u sjellur rreth kërthizës të tyre ! « E kjo është merita më e madhe sipas meje, e autorës Annie Ernaux, me dalur nga prizmi puro egocentrik, për ta përqafuar realitetin social dhe politik të botës, përmes eksperiencave të saj individuale dhe intime. Pastaj është një Femër e majtë, e angazhuar në disa tema politiko-sociale, feministe natyrisht, mbështetëse e lëvizjes sociale franceze: « Fanelat e jeshilta » dhe e programit të Jean-Luc Melanchon, që konsiderohet si ekstrem i majtë në Francë. Nuk donë mend, që është komplet anti-liberale dhe anti Emmanuel Macron, çka e ka thekësuar gjatë një interviste në gazetën e njohur: « Libération » në mars 2022 - ku është prononcuar shumë qartë dhe pa formula druri pseudo-diplomatike mbi kanditaturën e dytë të Macronit. « Po kush është realisht ky Tip në sferën politike, nga na ka ardhur ? Për mua, është kandidati i Bankave dhe i fuqive financiare. Një arrogant plot urrejtje ndaj shtresave të ulta popullore. Komplet jashtë realitetit objektiv të jetës së 70 përqind të francezëve. Një iluzionist, fallëtorë, specialist i komunikimit, showmen, aktorë, por i stërforcuar, kështu që tingëllon fals. Një llafolloj por pa përmbajtje të thellë as serioze, pa diçka konkrete që shihet më në fund. » Ja pra, të nderuarit Lexues, se kush është Fituesja e çmimit NOBEL të vitit 2022 – shkrimtaria franceze Annie Ernaux. Edhe pse nuk e kemi pas njohur neve, më përpara ... Në historinë e çmimit Nobel që në vitin 1901, janë 16 autorë francez të cilëve ju është atribuuar ky titull prestigjioz, dhe është autorja e parë femër në Francë që e merr këtë çmim. Tani, pasi që ua prezantova këtë shkrimtare franceze me fjalët e mia, ju ngelet për ta zbuluar dhe për t'i lexuar veprat e saj, nëse dikush i ka përkthyer në gjuhën shqipe. Kalofshi mirë të gjithë dhe respektet e mia, nga Brukseli, me një birrë artizanale të fabrikuar nga Murgjit e një Manastiri në Valoni ... a mos e keni pak mish të tharë dhe pak djathë të vjetruar së paku 1 deri në 3 vite ? Ju falënderoj të gjithëve për mirëkuptim !
- Me 10 tetor 2022 në Bruksel ( Belgjikë)
Monday, October 3, 2022
Kujtim STOJKU: CIKLI POETIK "KUR BIEN GJETHET"
MASAKRAT E GJYSHËRVE TANË
Monday, September 19, 2022
Skënder SHERIFI: IRENA PAPAS ... LEGJENDA GREKO-SHQIPTARE ... IN MEMORIAM
më kanë përcjellur në jetë, po na kalojnë njëri pas tjetri, si në ligjin e serialëve, në botën tjetër ... duke na lërë neve të shkretit tokësorë, pak a shumë jetim, nostalgjik dhe të mërzitur ? » Ma sillni një dubël Ekspreso që të kthjellohemi ! E dashura IRENË : të erdhi tani rralla ty në moshën 93 vjeçare, për ta përfaquar misterin e pafundësisë ? M'i lejon disa fjalë, e nderuar, se nuk mund të harroj aq lehtë. Që në fillim, me ka pas prekur shpirtërisht, gati emocionalisht silhueta e jote aq e veçantë, ajo bukuri klasike e tipit greko-romak, do kisha shtuar edhe malësore, e ardhur nga alpet tona, një bukuri plot fisnikëri, madhështi dhe karakter, siç janë nënat dhe gjyshet tona anonime, por dikund edhe legjendare. Diçka estetike, të nivelit sublim dhe të lartë, si në pikturat apo skulpturat e antikiketit, e cila na imponon menjëherë respektin e plotë, dhe jo lazdrimin e papërmbajtur të tipit post-adoleshent. Je përjetësisht e bukur dhe madhështore, e dashura Irenë ... Do e kisha ëndërruar një darkë rituale me ty, në Sofrat tona malësore, për ta marrur një erë të lashtë poetike, një lidhje me të kaluarën tonë të përbashkët, të cilën me Silikon Valejt kaliforniane, me botën e ekraneve dhe të bixhozeve të ndryshme, alla Las-Vegas, e kemi shkelur me kohë dhe po e vazhdojnë Jetën tonë të quajtur moderne, pa asnjë trashëgimi, pa asnjë busull, pa asnjë vijë drejtuese, pa asnjë rrënjë, pa asnjë kujtesë ... në një improvizim patetik alla Beckett dhe Ionesco. Te ti, e madhja Irenë, kam shijuar parfume historie, shije traditash antike, diçka që me ka lidhur me pikënisjet tona ... të falënderoj përjetësisht ! Je me siguri sikurse unë, poeti frankofon, por malësorë i odave, por edhe i të gjitha aventurave avanguardiste planetare, një koktel përzierjesh greko-shqiptarë, por ti vet mundesh për ta ndarë atë punë siç duhet. Mirëpo, mua, më ke frymëzuar me vlerat e tua njerëzore dhe artistike. Ma ke dhënë një shembull unik ... që mundesh me qenë super e bukur si Femër, por edhe super fisnike, antike, burrërrore, tradicionale, dhe me karakter të pamposhtur ... me një frymë gati kanunore dhe zakonore të lashtë, ashtu siç ke qenë në rolët e tua si tragjediane greke antike. Antigona (1961) e regjisorit Tzavellas, - Elektra (1962) - Trojanet (1971) – Ifigenia (1977 ) të regjisorit tënd të preferuar dhe ikonik zoti Michael Cacoyannis, pa e harruar filmin tënd mitik – ZORBA, i vitit 1964, të cilin çdokush e ka akoma në memorie, ngaqë ka hyr si vepër filmike, në referencat tona kolektive, ose në shpirtin tonë koshient apo subkoshient. Në një farë mënyre, e dashura IRENË ... me bukurinë tënde magjike dhe hyjnore, aq dinjitoze dhe gati të përjetshme, ke qenë mund të themi : « anti Marilina dhe Brixhidë Bardot » dhe kjo gjë të nderon jashtë mase. Edhe pse, po e pohoj që i kam dashur të dyja edhe unë, por për arsye pak më të rëndomta, të rangut më tepër fantasmatik dhe erotik. Mirëpo si aventurist i ri, pa limite, besoj që do më falish ! Të imagjinoj duke e ndarë një pite apo një flijë në një fshat të Tropojes, të Dibrës, apo të Malit të Zi bashkë me nënën time, dhe pastaj duke dëgjuar këngë të vjetra me sharki dhe çifteli, disa rapsodi tradicionale, duke qeshur nga gëzimi i momentit. Përkundër meje, i lindur pa xenxhirë, as vargojnë dhe në improvizim autodidakt permanent, gjer në ditën e sotit, e nderuar IRENA, ti ke ardhur nga një familje mjaft e shkolluar, intelektuale. Nëna e jote : Elena Lelekou, e lindur Prevezanou, ishte Profesore që në atë kohë, ndërsa Babai juaj zoti Stavros Lelekos,me origjinë nga Epiri, ishte Profesor i Teatrit klasik dhe i gjuhës greke antike. Mund ta supozoj krejt intuitivisht, që do keni pasur dikund ndonjë origjinë shqiptare nga njëri prej prindërve të tu. Nëse e heq për qejfin tim poetik prapashtesën e emrit tuaj ( ou – dhe os ) a mos është nëna e juaj Elena Leleku ose Preveza ? Por nuk ka aq rëndësi, se çdokush e përjeton dhe e definon vetën e tij, siç donë vetë, siç e ndien shpirtërisht ? Nuk mund të vijmë neve të jashtëmit, për të vendosur në filan apo filan kategorie, se nuk ka shumë sens, ajo punë ! Tek e fundit, ngelet problemi im personal dhe intim, a e ndiej unë vetën shqiptarë, apo francez, apo belg. Nuk është problemi i shqiptarëve ! Rezulton që unë e ndiej vetën si shqiptaro frankofon ! Pikë ! Tani, si e ke përjetuar ti vet qenien tënde, e dashur Irena, origjinën tënde, përkatësinë tënde : sinqerisht nuk e di, por kjo punë të takon vetëm ty ! Por e ndiej shpirtërisht, që je e afërt dikund me mua, që kemi diçka të përbashkët, që komunikojmë me ndonjë frymëzim apo antenë të lashtë. Dhe kjo më mjafton. Më kujtohet spontanisht filmi politik francez « Z « i vitit 1969, kundër regjimit të kolonelëve grec, i gjiruar nga franko-greku Costa-Gavras, të cilin e kam takuar disa vite më vonë në Paris. Po ashtu, « Topat e Navarones » 1961 nga regjisori J.Lee Thompson, me të madhin Anthony Quinn. Nuk e di pse, as nga vjen ajo ndenjë, por te pamja jote estetike, mbretëron dikund, esenca e përjetshme e qenies femërore, diçka e paluhatshme, që i tejkalon të gjitha periudhat, modat dhe shekujt, diçka që imponohet me një kualitet maksimal dhe që mbijeton. A thua, jam i qartë ? Ma sillni një birrë belge me pak djathë ... që ta përfundoj këtë retrospektivë intime, këtë aventurë imagjinare me motrën dhe nënën time kinematografike nga Epiri i lashtë Irena Papas ... Waou 93 vjeçare ... çfarë Jete. Ke pas lindur në Korinti nga Chiliomodi, në vitin 1929 dhe na u largove gati bashkë me mikun tim Jean-Luc Godard. Një surrealizëm total ... Ha ... ha ... ha ... Më kujtohet rrushi tipik dhe vëra e Korintisë greke. Me vite kam pas qenë i abonuar me disa miq dhe fanse të mia të shthurrura, pak rock and roll dhe provokante, në Kinematekat e Parisit dhe të Brukselit, ku i kam pa të gjitha veprat e regjisorëve kryesorë botërorë. Më rivjen tani filmi i Francesco Rosit ( 1979 ) « Krishti u ndal në Eboli « i cili ma ka pas inspiruar edhe një tekst poetik. Disa filma pak më autorial dhe margjinal të regjisorit madhor portugez Manoel de Oliveira : Party ( 1996 ) - Shqetësimi ( 1998 ) - Film i folur ( 2003 ) ... Por filmi yt i parë, ka qenë ai i vitit 1948 i regjisorit grek Nikos Tsiforios me titullin « Engjujt e humbur ». Më erdhi një pyetje spontane, e nderuar Irena : pse nuk ke punuar kurrë me regjisorin grek të famshëm, që unë e konsideroj në topin planetarë, të cilit ja kam pas prezantuar në Bruksel, një aktore franceze e cila fillonte atëherë karrierën e saj me emrin Elsa Zylberstein ( sot është aktore super e konsoliduar në Francë ), po flas për Theo Angelopoulos ? Kam kaluar momente interesante me atë kineast në Bruksel, një intelektualë super i përgatitur, një kinefil dhe një frankofil i vërtetë. Por keni qenë me siguri në botëra kulturore dhe në kërkesa artistike të ndryshme ? Por ai takim, jam i sigurt që do kishte qenë i bukur dhe i frytshëm mes jush ! Tani, mund të flasim për karrierën tënde gjigante në teatër, kur ke lënë gjurma të forta në Greqi, në Itali duke luajtur Pirandellonë nën drejtimin e Mauro Bologninit, në Portugali, ku ke jetuar disa vite, por edhe në Amerikë, pasi që ke luajtur edhe në lagjen e famshme BROADWAY me aktorin Jon Voight, i cili më ka pas bërë përshtypje të parën herë , në filmin sublim të John Bormanit « Delivrance » Pastaj, e dashura Irenë, pak kush e dinë që ke marrur pjesë edhe në disa projekte muzikore, duke kënduar ti vetë disa tekste apo duke i recituar me një sfond muzike, me artistat më të njohur grekofon të asaj fushe, siç janë Mikis Theodorakis për shembull, Demis Roussos, Vangjelis, Lucas Sideras, etjerë ... Ke qenë 100 përqind mesdhetare, moderne dhe antike, ndoshta edhe mesjetare pse jo ? Por fabuloze, e mrrekullueshme ... Ah, sa do ishim kuptuar mirë së bashku ! Do e kishim adoptuar njëri-tjetrin me siguri ! Greke, Shqiptare, Italiane, Portugeze, djepi i civilizmit evropianë ... Muzikë, meze dhe pije për shpirtin e Irena PAPAS ! Të kërcejmë së bashku, ti thejmë disa pjata, gota dhe sahana për ta rikujtuar ZORBËN ... Oh IRENA : kam marrë lajmin e fundit për ty, çka nuk e kam pas ditur fare deri sot ... Keni përjetuar një lidhje dashurie të fortë me aktorin më mitik botërorë, zotin Marlon Brando, një dashuri sekrete, jashtë cirkut mediatik dhe paparazive parazitë, të cilët na helmosin apo na argëtojnë jetën me thash e të theme ... Jeni njohur në Romë në vitin 1954, tamam kur kam pas lindur unë ... Ja pra, edhe një FILM në vete, e dashur dhe e përjetshmja IRENA ! Përqafime aty ku je dhe ku do të shkosh më vonë ... Na i thuaj Zotit nëse e takon : që të kenë pak mëshirë për neve mbi këtë tokë, sepse jemi çoroditur për të tepërmi, e kemi humbur sensin real të gjërave, respektin e vlerave, dhe nuk e dimë as vet se çka jemi duke bërë, të shtyrë nga një puls freudian i thanatosit, një energji super shkatërruese dhe vetëvrasëse ... Stop motherfuckers ... respektoni jetën, vlerat, humanitetin, planetin tokësorë, natyrën, se sinqerisht na turpëruat ! Një gotë vere greke apo franceze të fundit për shpirtin e IRENA PAPAS ... ajo Penelopa e jonë që priste Bekim Fehmiun ( Ulisin ) në serialin sublim televiziv i vitit 1968 – ODISEJA – e Franco Rosit ... kurse unë me rrymat anarshiste planetare mjedis Parisit dhe Brukselit, i shijoja të gjitha deliret dhe orgjitë e improvizuara, nën tingujt e Jimmy Hendrix, Eric Clapton, Santana, the Who, Led Zeppelin, the Beatles, the Stones, the Doors, Dire Straits, Bluesmenëve amerikanë legjendarë, Jazzmenëve si Miles Davis, Duke Ellington, Charlie Parker, Keith Jarret, Chet Baker ... Waou shit, na shkuan kujtimet dhe gati JETA ! SKENDER SHERIFI – në improvizim ... Bruksel, me daten 17 shtator 2022 - nga Poeti shqiptaro- frankofon i odave në Planetin tokësorë aq të dëmtuar.
Thursday, August 18, 2022
Skënder SHERIFI: FESTIVALI I PASIONEVE
botuara te Botimet franceze të njohura: Actes-Sud, Médianes, Discalies, dhe botimet belge Lansman i luajtur
kudo nëpër skenat frankofone europiane, dhe i konsideruar që nga viti 1986, kur e ka botuar dramën e tij të
parë, si Autori dramatikmë i njohur i Belgjikësgjatë këtyre 25 viteve të fundit.
Ka studiuar Letërsinë franceze në Universitetin belg në Liège, dhe pastaj Teatrin në Universitetin e famshëm të
Sorbonës në Paris. Ka themeluar me shokët e tij, Teatrin e mirënjohur të Brukselit: Théâtre Varia. Profesor në
shkollën super të njohur belge të Brukselit për film dhe teatër: INSAS dhe po ashtu edhe në Shkollën e Lartë të
Teatrit “La Manufacture” të Lozanës në Zvicër. Ka fituar disa çmime prestigjioze sikurse: 1990 - çmimi
Trienal i Teatrit belg (çdo 3 vjet Qeveria belge i dhuron solemnisht çmimin e vetë, një Personaliteti të madh
artistik të Shtetit, në fushën e vet specifike: Teatër - Poezi - Roman - Film - Muzikë - Balet - Pikturë, etj.)
1992 - çmimi i talentit të ri: nga shoqata e autorëve dhe kompozitorëve francezë SACD 1994 - çmimi vjetor i
R.F.I (Radio Francë International) për dramën e tij: “Tëfortët dhe të dobëtit”.
SHTATSELVI E FTOHTË SI NJË GUR
QË HEDH KUNJA ME FJALË TË THIKTA
MBI NJË BRESHKË TË NGORDHUR, GJATË KËTIJ FUNDMUAJI
PAS NJË STAZHI SHTATZANIE NERVORE ... MUND T’IA LIDHNI LIRISHT KËMBË E DUAR
PËR NJË KURË PSIKIATRIKE NË PLANETIN MËRKUR
KËTIJ ARTISTI TË SKADUAR, E ME TRU TË HUAJ ...
Sipas isos labe: “Loqemadhi i Nënës - oooo!” Çfarë ëndërronit ju, o Vajza të vitit 1983?
Njësoj, si Katragjyshet tona të bukura, në VENEDIK
pas Këshillit Papnor të TRENTËS
kur Martin LUTERI, na e këndoi Hitin magjik:
THE NEW PROTESTANTIC CANTIC! ... me DI-XHINË “GJIN TONIC”
Gjeneroziteti i tij, i pabesueshëm dhe spontan
e la të kalbet, në një Banese të rrënuar
I hutuar, pa Letrat e Dishepujve, dhe tepër human
shkoi për ta shpëtuar Sorkadhen e rrëzuar!
Në alpet e bardha të ZVICRËS, ka shumë Hone
Emigrantë ilegalë, Shkëmbim larg Horizonteve ...
M’i shuaj Shpërthimet e tua nervore, së paku Sonte!
Më flet rend e pa rend, me Fjalë krejt të pavend
mjaft bajate me Stisje, por pa asnjë Pikënisje:
Mosqenia e jote u qëndis, në këtë Tunikë hipike ...
Në vëllazërinë e Fluturave dhe të Miteve në pritje:
thurëm Vargje antike, pas një Tepsie me Pite
ishe MUZA e Kimistit, përjetësisht në Zvarritje ...
Mes Njerëzve “Nobel”, mos u sill si t’ishe Fshatare
Çmimi s’merret kot, me Turshi gogozhare!
Marrëveshja e week-endit, në ishujt BALEARE
do na sjellë pak Telashe, me Para të palara ...
A mund intervenon, që t’na vijnë Mallrat nga DARDHA?
Në Prezencën time mediatike, pranë Oborrit CARIST
ushqehesh me Havjar, në Bordelin multi-etnik
Fashizmi do thyejë Dhëmbët, në kuptimin simbolik
Dështimet na drejtojnë, n’Errësimin nihilist!
Isha numri një, në Garat olimpike “made in BERLIN” Leonard COHEN-i, ma këndoi Baladën HALELUJA, me mallëngjim ... Mish të thatë me pak Lakra, se po më vjen NATASHA
Sheshi i Kuq më la huq, me Parrulla të thata ... !
Më mirë të mbjellim Thekër, për shëndetin e Çiliminjve
kush ka korrur një Sukses, me shpejtësinë e Kërmijve?
Ladruam në Kopshtin e akullt, me Gurë dhe me Statuja
me një infermiere pa gjilpërë, pa brekë, dhe pa flutura
Mirë se vini o Burra, në Fontanën e Vajzave të bukura!
Sa Djem na janë fejuar, sipas Zakoneve të vjetra?
na u fundosën gjithë Kanunet, në Teknologjitë e reja ...
M’i le Lopët në kullotë, në Parkun e BRUKLINIT
çka mendojnë Arixhinjtë, në Ditën e Gjykimit?
Vemjet na u bënë Flutura, nën hijen e Hënës
çdo gjë lind e përsosur, dalë nga Zemra e Nënës!
Pshurri me padurim, në Kompanitë e Sigurimit
ngaqë në Subkoshiencë, ma rikujtojnë Sigurimin ...
Përfundimi i fundit para Afatit, i shkon për shtat Zagarit
Faturat, do t’i paguash, para ardhjes së Xhandarit!
Lulëzove romancën tonë në PROVANCË, me ca Argëtime
me Peshkun e së Xhumasë, nuk ka më Spekulime
E mrekullueshmja FRANCË, mushkëri kalbur me Cigare
me gjithë këtë Tym në Trup: mos na u mjeko fare ... !
Si kam për ta pranuar sistemin e Agjërimit
pasi më kanë droguar me Veprat e LENINIT?
I shoqëruar me ca Barkmëdhenj, Pijanecë të pakoqe
dialogu mbi këtë Kënetë, më la një Bretkosë për shoqe!
Lëri Budallallëqet e tua, dhe Provokimet me Grushte
sipas Stilit modern, çdo Mendim vjen me kushte
edhe Muti në Kuti, do shpjegime me lustër!
Apo ma jep një Puthje të flaktë, që më shpie në EDEN
pasi je Vajza e parë, do të jem një ADEM ...
më bën Masazh çdo ditë, t’i harroj dhimbjet e Shpinës
jemi të gjithë lidhur peng, me Lëvizjet e Klimës
Buzët e kuqe m’i ofrove, më lanë aroma Trëndafili në Faqe
me një Mirësi të tillë e një Trup aq të shkathët: s’kam nevojë për ilaçe!
Një Shurup grenadinë, para Ditës së Kiametit
në Labirintet e Metrosë, po udhëtojmë drejt Ferrit ...
Krizë gjenerale në Diskun e Mendjes, sundim komplet i Territ!
gjatë Pleqërive në PLAVË e GUCI: çka iu tha Jakup FERRI?
Duke ta krasitur Vreshtin nën rrobat e Marifetit
WELCOME në këtë të Premte, mes meje dhe tjetrit ...
Prodhoje disa Klithma, me provokim ekstrem
as Engjëlli GABRIEL, nuk t’i vnoi Mendtë në vend!
Urgjencat e tua prej Lepurushke,
avullonin mbi Akull “SEX MACHINE” moj Nuse,
me JAMES BROWN-in, për Dasëm
Braktisa kampin e Gabelëve, i fshehur në këtë Makinë
Dashuria s’ka kushte, edhe pse ke Pishinë ...
n’emrin e Mollakuqes: Let’s go “SISTER MORPHINE!”
E zumë në kurth, një Dhelpër nordike, me Vargje satanike
mbi një Humor ferrash, në Çoroditjet ballkanike
Berberi t’i anestezon Flokët, me xhelatinë prej Frike
vishi Brekët dhe sa më shpejt nga Toka e Mëkatit, ik ...
kam dashur gjithmonë Artet dhe Rafinimet sa më shik!
Muzikën negroide, e kam përherë në Zemër, po ta them
Masakrën globale ta lë ty, që të shkosh gjer në Ekstrem ...
Ah po, rrota sillet, Historia përsëritet, more të pamend
në kështjellën IF e OF, vallëzoj me Markezen MIRALEM
evitoj Thika e Shpata, nga Armiqtë në Xhehenem!
Provimi erotik në Shtrat, nuk e lejon Barkun bosh
KAMASUTRA, kërkon elasticitet dhe takt në Sistem
Në Kopshtin e Kënaqësive, Jerom BOSH-i, palli: Amen!
mos ishit Bir Majmunësh, më tha n’HARLEM, një Qen?
I mahnitur nga Trubadurët e mesjetës, me 4 Muskujtjerë
m’u përdhos Drejtshkrimi, mes dy Sharjeve në Skëterrë
Por tani në NOVOSELË: ku mund të gjej Mish të grirë?
E poqa Gramatikën e GRÉVISSE-it, në grill për Paradë
nga na vjen Gjuha dhe Fjalët, more Shkërdhatë?
I mbështollëm Qyfyret e Nomadëve, në pak Sallatë
Derën e Azilit, nuk e ke bukur gjatë, edhe pse je Esnaf
Në Kaosin aktual, si mund të përfundojë kjo Dekadë?
m’ia sillni Idriz BASHËS, një Bakllava me një gotë Limonadë!
Jepja një pure patatesh AMELISË trëndafilore të bardhë
O Gjyshe nostalgjike: Na i trego Lajmet e reja të Pazarit
ndoshta, je e fundmja Trashëgimtare e CARIT?
Lëri pallavrat, ma ktheu, me Nalle në lule të Ballit
po e ruaj Portofolin plot Para, prej Zagarit ...
Po më dalin si Bretkosa, që braktis Gjolin e Kanakarit
e ndjek në Mëngjes e në Mbrëmje, kursin e Dollarit!
I përkushtuar nga Principet e Kotësisë, që më la Duar thatë
Gjeneratë pas Gjenerate, tash 2000 vite në Lëngatë ...
Katragjysh e Stërgjysh, deri në Baba me gjithë Këlyshë
çka do ju them do jetë në Hite, se ky Shekull na u zbyth
Po, o Palaço i ditëve të shenjta, në Freskinë e Oborrit
kërkoni të Mbreti MAMUT, kush është Uzurpatori?
Na siguro, ndonjë Drekë apo ndonjë Darkë të shijshme
se gjithë kjo Shurrografi, më duket krejt e papijshme ...
Kujtimet tona shkollore lulëzojnë në fillim të Prillit
m’i jep katër-pesë Lodra, për shpirtin e Kërmillit!
Uhlanët u vunë nën urdhrat,
e Fluturës ”Ordalie” për shkak të Pamëshirës,
ndaj të vobektave Shurdhalie
Line RENO, na u shfaq, për një Show bamirësie
OHM SWEET HOME, tha një YANKEE dalë prej Shtëpie!
Asgjë s’e zëvendëson Rehatinë e konakut, në Bjeshkë
sidomos kur ELVIRA, i ka Gjinjtë sa një Pjeshkë ...
Mërmërita i abonuar, në ca Thënie të urta Malësie
ulur nën degë, me një Zog mbi Krye ...
Jeta ishte si lëngu i një Qershie!
Rutina na rëndon, na ve Zemrën nën hije
Prisni, ta marr Lahutën, të këndoj si HOMERI në vjeshtë
ju bëni Luftën pa nder, me Gazetarë të mjerë
dhe si AKILI në Beteja, përfundoni të pajetë ...
Shpirti i tij preku Qiellin, ngaqë Shpata ishte e mprehtë!
Vringëlloi mbi kodrat, me Lisa të gjatë e të drejtë
mbaroi Filmi, o Mistrec, bërtiti një Shtrigë pagane në LEZHË
kthehuni në Foletë tuaja, sa më shpejt, pa Pendesë
Nuk ka Lazdrime me kthesë, në Fushën e MYZEQESË
Fjala është Fjalë, sipas Burrave të dheut!
Erdhi stina e Studimeve, në Bibliotekat e MORESË
e Operimeve ultra fine, që na ngjallin pak Shpresë
Në bregun e Ujit, u lava me një Perëndeshë
përmes Shkulmave të mëdha, mbi Ujdhesë ...
Jeta rrjedh me Misterin e vet, u bëmë sërish për Fejesë
URANIA e plehëroj Përjetësinë, pa përtesë
e ke ZOTIN në telefonon, o i Paqenë në harresë!
Festival kuqalash i Ulemasë, mbi Minare që të shkund
rrethuar me një Odaliske zeshkane, e lyer me Parfum
plot Epshe shtazarake, që i rrjedhin si një Lumë ...
Mjaft o AGIM, po marr një Pushim, një Kafe me llokum!
na erdhi nga Kurbeti, këngëtarja portugeze, pa Fund
LIO nga PORTO ALLEGRO, me një Pamje si vetë Drakula
Brunet e celebrojnë vdekjen, e Biondeve lëkurë-pula
sepse Zeshkanët vlejnë më shumë, se një kile Kumbulla ...
Na mësyri Banda e 14 Parazitëve, të etur për Fitime
mbrojtur nga këshilli i të Mençurve dhe Vajzave jetime
nga Fjalët agresive të përditshme, me Përçmime
të mbytur me Mbeturina, t’akumuluara me Vite
nga të gjitha Anët e Qytetit, dhe në Parqe sublime ...
Le t’iu rikthemi Bazave antike, me Filozofi dhe Ndriçime!
A mund të ma shënosh një Listë me Vullnetarë
shkruar me Shkronja ari, në këtë Libër të paparë
e të gjitha Elementeve, që përbëjnë këtë Pazar
që mund t’i admirojmë bashkërisht, si Atdhetarë?
Në klubin mesdhetar, na u shfaqën dikund, në KADIKS
pranë së Bukurës së Filmit IKS, shtatë Kastorë me bisht ...
Mustarda më hipi deri në vrimat e Hundës, sigurisht
vija si Nevrotik, për ta gjetur së paku, një Ekuilibër mistik!
Po pse, Hëna e argjenduar, më denoncoi në Polici
për njëmijë Dashuri të pashprehura, dhe dy-tri Tradhti?
Çfarë ëndërronit ju, o Vajza të vitit 1983
në Kazermën e Ushtrisë, pranë Kufirit të POLONISË?
Atë çfarë ka ëndërruar Kushërira ime IRMA
mbi Hurin e LAHOSË, duke i përballuar Stuhisë
gjatë Karnavalit në JAVA, në rrugët e INDONEZISË
Vera e Bordosë rekomandohet nga Kryetari i Bashkisë!
E shtunë, më 22 janar 1983 - 2019, në Parkun e Koekelberg-ut, në Bruksel
I VERBUAR SI URITHI NËNTOKË OSE MBI DHÉ
SHKO NË HAMAM, PA FUSTAN, O CIRCÉ!
DUKE MEDITUAR MBI MAGJINË E KRIJESËS
MUND TA GJESH VETVETEN NË BJESHKËN E SHPRESËS ...
DO PUTHEMI NËPËR KËSHTJELLAT FRANCEZE
GJATË VJESHTËS OSE VERËS ... PO TA JAP BESËN!
KËRCEJ SI DHIA E EGËR, PËR TY, BOKË NË BOKË
DHËNTË ZOTI QË DASHURIA JONË MBI TOKË
TË DALLGËZOJË ANEMBANË, MBI LUMIN VJOSË!
You talk Turkey?
Zotëri: A mos flisni rastësisht Gjuhën turke apo çurke
sipas Riteve stinore të Gjelave të Detit?
YOL ... kush mund të heshtë një Vjeshtë në këtë Milet
i tha Ylmaz GÜNEY, një falsifikatori Grek në rreth!
Më duhet ta demaskoj këtë Horr të qelbur në Shtet
që e mashtroi Evropën që 30 vjet, si palo - mistrec ...
Nuk jam shumë religjioz, por rigoroz në shtrim-pyetjeje
jetoni pak Kohë me Dinjitet e jo gjithë Jetën si Qyqe!
Humanist i vërtetë në thelb, pak si Nëna TEREZË
Agnostik n’intelekt, e më tepër spiritual, siç dua vetë!
S’e kam Pamjen shenjtore, por të Metat e Njerëzisë
m’i kanë ushqyer Artet, Filozofitë dhe Utopitë ...
T’i fshiva me Gomë të gjitha Veset perverse të Kurvërisë
KRISHTI i ofroi Mirësinë, MAGDALENËS të SAMARISË!
A po m’emëroni sot në Kishë, si Deputet në BATHORE?
harroni Hallet e Shtëpisë dhe Dosjet qendrore:
shihemi në Pistat e Skive, gjatë Sporteve dimërore!
Për aq, sa e njoh këtë U.F.O të Poezisë jashtë Normës:
na i ka trulluar në Malësi me Ojne edhe Pleqtë e Odave
E bukur si një Karafil, reflektonte për mrekulli n’ALBANIE
Artizanatet tona të vjetra, turpërisht të fundosura
Shtetin e Verërave të reja, nëpër Shishe të pluhurosura ...
I mësuar për të pirë Musht, pse të ndryshoj pa kusht?
Si ndërtohet një Karrierë, në këtë Gjol plot Bretkosa?
T’i kesh pak me kujdes Këmishët e Pantallonat, o Plesht
është hera e tretë, që t’i hekurosa, pa asnjë ryshfet ...
Mendjelehtë e Kokëpërpjetë, me Salltanete agalleshe:
në Verë, më kapën Ethet dhe Epshet, gjer në Përleshje
E dashura SADETE: Në Kombet e Bashkuara në tatëpjetë:
a ta firmosim një Armëpushim mes nesh, po deshe?
Më pushtuan papritmas në KRUJË, pranë një Vestalje
instinktet kanibalë, mes Tempujve romake ...
Me gjymtyrët e një Kafshe, më dolën mjaft Telashe
s’e dimë kur lindi as kur na vdiq, Gjyshja BADE?
Thuaj ndonjë Viçi përafër, të na varrosin në Bahçe!
Kape kazmën dhe çekanin, more Palaço!
Lexoi dymbëdhjetë volumet, e Babës së Popullit
Lufta e Klasave nuk bëhet me hajgare ... thuaj BOBIT!
Duhet të angazhohemi, për Barazinë Kombëtare
për kullotjen e Njerëzimit, nëpër Fusha dhe Stalla ...
Njeriu i ri, i Modelit rusofon e sllavofon
Stakanovist robotik, që vepron me Bon
nuk do mbijë pa mundim, në Laboratorium
as t’i shpëtojnë lehtësisht Tuberkulozit, në Sanatorium ...
is it clear, Mister Charles BRONSON?
Na duhet t’i përpijmë, ca llafe pa ilaçe
ha ... ha ... ha ... ha! Gajret, moj MANAQE ...
ngelëm duke u shitur kot nëpër Sokaqe! “Once upon a time ...
before this crazy Crime
you were my only Sunshine, on line!”.
Diku kah Pranvera, në ambientet e ROMËS
më pushtoi Hija jote dhe Miti i GORGONËS
Na ishte një herë, një Shtojzovalle, nga Liqeni i Shkodrës
që i ndërroi 36 Fustane, sipas Shkollës së Modës ...
Ia fërkova Tëmthat me delikatesë, si të ishte ARTEMISA
për Spageti dhe Pica: Ejani më vonë, tha Mamica!
Sipas ritit Nipon, kur të mbërrish Moshën e tretë
Fëmijët e tu të lënë në Mal, si Van GOGHU, veshëprerë
Korbat dhe Çakejt, t’i hedhin Trutë në erë ...
Balada e NARAJAMËS, më la të mendoj këtë Verë!
Medituam mbi Harkun tënd Trupor, me ca Eprorë
me Prapanicë braziliane, kishe çdo gjë në Dorë ...
Nëpër zonat Hasiane, udhëtova në Bjeshkët me Borë
si Budist pa Kurorë, u zhyta në Rënie të lirë, në “Do minor”!
Ju përshëndet me një Çorbë, Razë DAUTJA, prej ELSHANI
a mos ishit dikur Kaçakë në Mal, me Brahim BAMIN?
DRINK LIKE A FISH
nëse do ta zotërosh Notin kultural, UNCLE HITCH!
sa vota më premton, në Këshillin Komunal në NISË?
A mund të m’i deshifrosh mirë, Kodet e Metropolit
në Premiera dhe në Kokteje, ndiqi këshillat e Doktorit!
Po me gjithë këta Emigrantë, të ardhur si në Ajër:
a mund ta sigurojmë, një Sigurim Social dhe një Stan?
I ngopur me Teatrologjinë e Klounëve të kostumuar
i shtrënguar me Kravata, si Pinguin i skaduar:
ngatërrova Kohën e Atomit, me Luftën me Shpata
çka mendon mbi këtë Temë, i ndjeri Ahmed SATA?
Me një Shampanjë franceze, do i grijmë shtatë Sallata!
Na u tha Truri pa Omega-3, dhe po na helmon Karboni
në Kuadratin tim filozofik: E ngreh një Varr prej Betoni
E gjeta Udhën time, në Udhëkryqin e bekuar
mbi Hartën e saj intime, me Duar duke kërkuar ...
Sadopak që e prekja, kërcente si dhi, Vajza në reaksion
reagimet e saj për zi, ishin në Komshinj, një Revolucion
Bile me Puthjen e parë, u kall gjer në SAHARË ...
mblidhe pak Veten, e ta shijojmë këtë Peshk në zgarë!
Për hajër të qoftë, ky Orgazëm i paçmin, Miss KAZARË
s’kalohet Jeta, si t’ishim gjithmonë Beqarë të pa Orar
LISTEN TO THIS SONG FROM ARLETA FRANKLIN
AND DON’T FORGET MY BIRTHDAY, WITH MARILYN ...
Mirë se na vjen “Baba Pirat” me Mjekër blu
në DANUBIN e famshëm të Operetës
I vaksinuar në Djep with Johnny DEPP, kundër Kuçedrës:
a më lejoni ta provoj në LEZHË, shijen e Mjedrës?
Pasi ende s’je Burrë i pjekur: na sjell një Pulë të pjekur
Aziatikët nëpër Galeri, qëndrojnë t’uritur dhe të etur!
Brodhëm që dy ditë pa Bukë, në DIBRËN e vjetër
për një Flijë, mos na shit egërsisht, tek Partia tjetër ...
Të duket vetja në Mesjetë, kur del nga Kryeqyteti
si spekulant i Valutave: Ku janë Lëvizjet me interesa?
Hello TOKYO: Na i bli ca aksione të Firmës TOYOTA
kam një Xhirim madhor, me Robert REDFORD-in
me ca Fshatarë dhe ca Kuaj, diku në SOUTH DAKOTA!
O Zonjë, mos ma sharmon ndërkohë Drejtorin
se do ngelësh pa Bakllava, Hallvë dhe Shalqi
t’i kesh në mend disa Zakone odash, nëpër MALËSI!
Na iku nga Kapriçot e tua, rroga e trembëdhjetë
hezitova për të ftuar, në Dimensionin e dhjetë ...
Në Terrenet e Tenisit, gjuaj topin e Golfit, me të shpejtë!
SHE’S COMPLETELY CRAZZY, prej që e dua aq shumë
po pse e shkurton jashtë mase, Fustanin tënd në LUMË?
Moj Vajzë e patru: Këtu nuk je, në IBIZA ose në HAWAI
nuk ka Kura termale, as Masazhe speciale në Hamam
po as Resorte me 5 Yje, në këtë Xhungël plot Pyje ...
Je në Mëhallën e mikut tim të vjetër: Muharrem BAJRAKTARI
mbaju pak ti Nuse, se po e hanë shkopin e Xhandarit!
Diku larg rrobaqepësit, DANTON-it dhe ROBESPIER-it:
kreva Universitetin, në Katedrën e Perversitetit
mora një Doktoratë, në Shkencat e Gijotinës
kështu që mund të liroheni, nga Stoqet e Aspirinave!
Ndoshta stilisti im, do m’i veshë, të Mirat dhe të Këqijat
paguaj Kusuret e tua, dhe unë, do i shlyej të miat ... !
Salcë ulliri te MORISI në BERKEM, kur krasiten Hardhitë
preferoj SHERIFIN në Western, se vepron me Kryezitë
Me Skizofreninë që shpërthej dhe Amnezinë e Qytetit:
do ia thyej më andej Qafën, të Birit dhe vet Dreqit!
Urdhëroni, bujrum dhe hoshgjeldën u qoftë, në Sofër
o ju, Burra të mëdhenj të Shtetit dhe të anti-Miletit:
mirë se u ka pru Zoti, në këto Fusha të bereqetit
por siç na thotë Gjergj FISHTA: do ecim nga e mira ...
Bukë e Kripë e Qejf: këtu qëndron gjithë Filozofia
a thua Feja e Shqiptarit, mund të jetë Shqiptaria?
- Ne nuk do vijmë, se nuk ia njohim Farë e Fisin! -
Jeni të thirrur familjarisht, si Krushq në METOHI
nga Sherif Mustafa i GRISË, që vdiq para Qershisë
Mik Shtëpie, i Plakut tonë mitik, të DROGOBISË ...
Të dashur Zotëri: u fundosëm të gjithë në Mitomani
në Stereo and HI-FI: dëgjojeni tani Këngen: “LET IT BE!“
Na i shfleton faqet e Jetës, pa frikë, e dashura ANILE
me shpejtësinë e Dritës, përtej rrezeve IKS
s’besoj, që e Kaluara jonë, mund t’na bëjë sot Hije!
Një ROCK and ROLL për LUCINË, epiqendra e kësaj Shpie
pak Ujë me gaz PERRIER, për MIRELËN, përsëri e hutuar
që t’i freskohet dikur Mendja, në vapën e paduruar
dhe t’i xixëllojë pak Shpirti, nën Ombrellën e huaj ...
Pse e gjen gjithmonë Fillin e idesë, pas Luftës së KORESË
pranë Gocave të lazdruara dhe Fabrikat e falimentuara?
Në Shëtitoren angleze në NISË, na erdhe për t’u ankuar
Hetimet policore mbi Grua dhe Burrë ishin të kufizuar ...
Drogohej dhe plaçkiste për të jetuar ... si çdoherë në Verë
e Fejuara e tij: VERA Luleshqerra, hidhte Miliona në erë!
A jeni Shoqatë humanitare, apo Horra me mandate
që mblidheni këndej dhe andej, me çdo pretekst Pare?
Më ndoqën, për të më varur në Litar, në TIVAR
e tre mijë Shqiptarë: Si përfunduan të shtrirë në Arë?
erdhi Erik KLAPTONI, për të na zbutur me Kitarë!
E bukura ALIZÉ ... në BURREL apo në SPAÇ:
a kishit Fé dhe Nder ... çka ëndërronit nën Plaf?
“LOOSE YOURSELF” with EMINEM, në këtë Verë për tmerr
një Trullografi ekstreme, një Bredhje derë më derë
IT’S OKAY FOR TODAY ... BUT DON’T CRY, MY ANGEL
të kam duruar mjaft ... mos më bën ndonjë Sherr
WE PLAY ANOTHER DAY: “HIGHWAY TO THE HELL!”
I arratisur, nga një MANGA japoneze, ultra delirante
me një Pamje mongoloide, të dizajnuar në Shkurre:
ia rropën Lëkurën, në një Klinikë ekstravagante
gjatë një Operacioni estetik, me Mjek fiktivë të dështuar ...
Policia politike, më ndaloi nëpër Stande, e m’intervistoi
mbi Rezistencën e paparë, të Mushkonjave në SHTOJ!
I shkreti NDUE, qëndroi si Dragua në BABËRRUE
dhe e liftoi Barkun dhe Kokën e tij, për një Grua
te Mjeku i Jennifer LOPEZ-it dhe Cameron DIAZ-it
shiti çka kishte: Shpi, Mulli, Tokë dhe Përrua ...
na kanë ftuar te Sigurimi, për t’na ngushëlluar!
Luftë Qensh me Zezakë, në AMERIKËN e bardhë
kur rasti të vijë te Dera, shfrytëzoje për së mbarë
Psikologjia e Pitbullit, për ta kapë një copë Mishi
o ti Djalë i LASGUSH-it: ta kaloj në Algjebër, dhe kopili i IBISHIT
kurse ne të larguam, nga Guximi i Banditit ...
Si Dënim: Adaptohu sikur Zebrat, në ishullin e FILDISHIT
me Luanët përreth, në Vallen e rruzullimit!
Plot pathos e zjarr, i recitova të gjitha Dramat e RASINIT
për një Formulë higjienike, në Hamanin e HAJDINIT ...
Cingërimë kritike Hienash, rreth Kafshës që po ngordh
pa peshqesh këtë Fundjave: Tragjedia mund të ndodhë!
Provojeni një herë Shansin, ose Lotarinë tuaj në Jetë:
Treni i Historisë së vërtetë, të buzëqeshë dy-tri herë ...
Nëse s’je në gjendje ta përqafosh menjëherë
do ngelësh çdoherë, një LOOSER i mjerë, në Humnerë!
Me pas qenë shpikësi i Algoritmit, në MAL të ZI
do ishe veshur me rreze Lazeri dhe Teknologji
e jo, duke e shtri Dorën në rrugë, si një Mi
për një copë Bukë, një gotë Raki nën Shi!
Me Mumien e lehtë, nëpër Night Klube dhe Kabarete
interpretoja krejt MOLIERIN, për një Natë me ESTELEN
I vaditur me Fëlliqësihane, Mbeturina dhe Zhele ...
Formulat e Ekologjisë, nuk e kalojnë dot Skelën!
Po e parashikoj rënien e një Meteoriti gjigant, mbi Tokë
A do m’i çon ndonjë Lexues, Dhitë e Lopët në kullotë?
Ndoshta në Sytë e ZOT-it: A mos ishim Njerëz të kotë?
Pa ide as sens, pa plan as drejtësi, njerëzi e padijeni:
më mirë në Ditën e shtatë, me pas pushuar në TAHITI ...
Kush dreqin punon të dielën, kur Populli dehet me Raki
drogohet me Telenovela turke e latine, nëpër Shtëpi?
Siç thoshte miku im, Johnny HALLIDAY, tek Shën PJETRI:
ma siguroni gjithë Pasurinë time, te Noteri
të hipim veshur e zhveshur, në YAHT-in e Miliarderit ... !
E kemi të gjithë një Burmë mangu, sipas Katundarit
një Dritë të fshehtë, që nuk ndizet, në Kokën e Gomarit
Trashëgimitë na transformojnë, në Qenie perverse
por këtu është çështje Shpirti, përzier me tona Djerse!
Për këtë arsye disfunksionojmë zoti SAINT - CLAIR ...
në Parkingun e MOZARTIT, britmat u gdhendën në Erë
një Roman i Stefen KING-ut, ose Raymond SHANDLER
më erdhi “SATISFACTION“ from Mister MICK JAGGER ...
I ndoqëm Modat me çdo kusht, së paku gjer në Gusht
Skllevër të Konsumit huq: sot të Zinj, nesër të Kuq
pa ide as atdhe, pa histori as filozofi, të harruar në Bush
Vegla të gjithë Pushteteve, për një copë Mut apo Luks
Papagaj të Sloganeve të shkreta, deri në KORFUZ
Kudo në Globin tokësor, kur individi s’është fare n’epiqendrën e Shoqerisë
ka devijime kolektive, nga mungesa absolute e Filozofisë dhe Psikologjisë!
Shikoni n’imtësi si veprojnë Popullsitë arabe, afrikane e po themi orientale
Njeriu është vetëm një Vegël minimale, në Arkitekturën e tyre globale
dhe zhvillimi, ekuilibri, e lumturia e tij personale, nuk kanë asnjë rëndesi!
Kur shumica prej nesh, i kultivon vetëm Energjitë negative, brenda vetes
të gjitha Dituritë e tij, i shërbejnë, veç për ta përforcuar Shkollën e Dreqit
më thoni, si mund të zhvillohet për së mbari, e normalisht çfarëdo Shteti?
E si i janë përgjigjur pastaj, intelektualët tanë, gjithë këtij Perversiteti?
Robokopë të Plenumeve, Terminatorë të Absurdit:
ta inaugurojmë KAZINONË, më të madhe të BALLKANIT!
Jeta jonë, sipas FATOS-it, ishte globalisht, sikurse Lojërat e Fatit
jemi tek e fundit, Kushërinjtë evropianë, të LAS VEGAS-it!
Ta dëgjojmë një Artist madhor: Elvis PRESLEY
from Memphis Tennessee ... GIVE HIM A RAKI, o HAJRIJË, sa për nder!
You talk Turkey, sipas anketës së Sigurimit British?
O zotëri, pa Tru fiks, a flisni rastësisht, Shqip apo Turqisht
ose gjuhën e shenjtë, të Gjelit të Detit?
Qepe gojën, me tha një SOKRAT, për medet pas rrethit
AGORA do na presë, për një Debat mes veti
Pro sllav ose pro grek ... s’është aspak një Kiamet, mister ZEF
pasi që deri sot, na kanë sjellë në Pushtet dhe i kemi ndjekur me lezet ...
Zogu, Fan Noli, Enveri, me sa shokë të tjerë:
A është një Realitet? “Nema problema” ... është Punë qejfi, shoku SHEF!
Dakord me ju, nëse e zbatoni Ligjin, pikë për pikë
do i mbylli Sytë, aty-këtu, për ndonjë Shtesë të lehtë ...
Për shembull, këtë Week-End, do t’i kem nëpër Këmbë
për Natën e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri:
10 Mysafirë nga MIRDITA dhe nga PËRMETI
Gegë dhe Toskë, Ateistë dhe Fetarë, anëtarë të Ballit Kombëtar
të Bllokut, të Partisë Punës, të Legalitetit ... me një fjalë, të Miletit
që na i mblodhi për Festë: Shën GJERGJI dhe Shën PJETRI
më duhen shpejt, tri-katër Çura të mbushura, se po ju ha dreqi
e po përfundoni, pa e ditur pse, në Gulagun e “PASHA DERRIT!”
E enjte, më 17 shkurt 1983 2019, në Bruksel, në Kafen e Diskotekës së famshme të Brukselit “LE MIRANO”, ku vinin Klasat e pasura dhe avanguardiste sinkron me Modën, Kulturën dhe Ngjarjet e
ditës
për t’u hallakatur deri në Orët e mëngjesit komplet të çoroditur, “out of limit”, dehur apo të shthurur...
Para se t’më mësynin Fansat e barnishtave të ndryshme dhe të vizave me kokainë deri vonë në Agimet dimërore
duke u shkundur nën ritmet muzikore anglo-amerikane pa e ditur mirë kur është e Diel apo e Hënë?
Mblidhja ca ingredientë të kuzhines time poetike mes orës 11 deri nga 1 të natës ...
Pastaj vazhdoja me ndonjë Shtojzovalle, vallen e Patës për ta provuar, deri ku mund të më çon, Misteri i Natës.


