Tuesday, May 9, 2023

Kujtim STOJKU: Eksperti

                                               
( Pjesë e shkëputur nga libri në proces)

Një makinë e zezë po ecte ngadalë duke u zvarritur me vështërsi si një tank në filmat pa zë. Po ta përshkruajmë me hollësi diellin që lëshonte rrezet e nxehta dukej sikur binte mbi një dysheme metali të lëmuar, kurse rripi i radiotorit vinte duke u konsumuar ngadalë dhe pas pak do të këputej, kurse çeliku ngjyrë argjendi në motorrin që ishte nxehur ishte i izoluar përkundrejt mbeturinave antioksiduese. Në majë të malit bora shndëriste e butë që e bënte pamjen shumë piktoreske. Kurse një kamër e madhe tregonte targën e makinës që tregonte A84455.

Makina eci përpjetë xhadesë së asfaltuar duke u lëkundur sepse kishte gropa, kur një mikrobuz u fut në kuadratin e kamerës, ai frenoi menjëherë dhe për pak sa nuk u përplas pas makinës. Nga makina e zezë dhe mikrobuzi dolën me shpejtësi nga të dy automjetet jashtë njëri pas tjetrit burra të veshur me uniformë blu të errët. Ata filluan të lëviznin ngadalë, ishin shumë të vëmendshëm dhe lëvizjet e tyre ishin tepër të sakta. Me një lëvizje të shpejtë katër nga burrat me uniformë u shpërndanë duke marrë sektorin nën kontroll. Ata ishin të armatosur dhe vështronin gjithçka me hollësi, kurse katër të tjerët vrapuan me shpejtësi drejt dy trupave që ishin shtrirë në trotuar. Ergysi u rrëzua përtokë duke u munduar që t`i fshihej kamerës, një veprim ky që dukej sikur bëhej në mënyrë të pavetëdijshme. Por në fakt ai e dinte mirë se çdo gjë filmohej. Sa mirë që shkenca kishte arritur zhvillime të tilla, por me vënien në përdorim të kamerave, ai për çdo veprim operacional që kryhej kishte raste që nuk deshte që të filmohej gjithçka. Ja, p.sh në këtë operacion ai po mundohej t`i fshihej kamerës.

- Më falni, - i tha ai Korabit në lëvizje.

Ergysi tundi kokën. Por na doli se ai ishte ulur në karrige dhe pa Korabin që po maste me hapa dhomën diagonalisht. Në momentin që ai shkoi deri tek këndi i dhomës u kthye mbrapsht. Ergysi mblodhi këmbët që i kishte shtrirë para.

- Çfarë po mendon? - E pyeti Korabi.

- Dua të them se…

- Po, ti papritur heshte atëherë kur deshe të thoshje diçka. Unë mendoj se një mendim të arsyeshëm e keni në kokë, mund t`ju ketë ndodhur diçka, por unë kam vendosur të mos përzihem.

- Unë kam vepruar ashtu siç duhet.

Ishte i përgjumur dhe trupi iu anua ngadalë, tani pothuajse gjithçka në kokë ishte qartësuar nga turbullirat, ku targa e makinës së zezë iu kujtua duke i dalë në sipërfaqe të vetëdijes. Ergysi ishte krejtësisht i bindur se gjatë incidentit ai nuk e kishte parë targën e makinës. Kur njeriu përplaset në asfalt ku ka mend për të parë targën e makinës? Por megjithatë ai e kishte parë. E kishte parë atë në një ëndërr të çuditshme dhe të çmendur.

- Hë pra, si është puna? - Tha Korabi duke qëndruar pas karriges së kompjuterit ku ai ishte ulur.

Nga pas shpinës së karriges, Ergysi mund të shihte vetëm pjerrësinë e shpatullave dhe një kokë të rrumbullakët me flokë të dendur e të zinj. Ai u mundua të sillte ndërmend se kush ishte ky njeri që u shfaq në shtëpinë e së ndjerës Izmene Vasili.

- Edison mos e ul mengadalë, - i tha Korabi të panjohurit që po punonte në kompjutër.

- Djalli ta marrë, ja se si duhet të ketë funksionuar, - tha Ergysi duke hequr një vizë në një letër formati të bardhë, dhe ndërkohë shtypi tëmthin me gishtin e madh të dorës së majtë sepse i dhimbte.

Gjithçka po shkonte në vendin e vet. Edison Kolashta ishte ulur në kompjutër dhe si një ekspert në vijën e zjarrit ishte përqëndruar i tëri mbi monitor. Ku dhe në çfarë rrugësh kalonte Edisoni dhe Korabi, Ergysi nuk e dinte, por një gjë ishte e sigurtë dhe ai këtë e dinte, ata të dy ishin shokë të ngushtë.

Edisoni jetonte në mes dy intersash, në dashurinë për kompjuterin dhe tjetra ishte dashuria për gratë. Në kompjutër ai kishte bërë shumë gra mikesha. Disa gra i përgjigjeshin miqësisë me të sipas modës së vjetër, me një buzëqeshje si Xhakonda i kërkonin atij që të mbeteshin përherë miq. Çuditërisht këtë Edisoni nuk e perceptonte si një refuzim të sjellshëm që me të vërtetë ishin miq, dhe duke u ardhur rrotull atyre i shuhej çdo pasion për një avokat dështak, një lajmëtar që rënkonte poshtë kanotjeres. Ngandonjëherë bëhej si një djalë që nuk le dy gurë bashkë e ka nevojë që t`ia zbusësh mirë kurrizin. Por Edisoni duronte me përulësi, vuante në heshtje dhe shpresonte për diçka.

Ergysi ishte i bindur thellësisht se vuajtja e Edisonit nuk ishte e përjetshme, sepse një ditë edhe atij do t`i buzëqeshte lumturia si gjithë të tjerëve, por edhe kjo kishte kohën e vet, duhet të priste. Ata të gjitha kishin një buzëqeshje të paqartë si të Mona Lizës. Kur njeriu i lodhur nga jeta e lirë vendos të martohet, atëherë ata do të vinin një bast të majmë për Edisonin para se ai të zgjidhte. Por atëherë do të fillojë një konkurrencë të tmerrshme. Një djalë i sjellshëm dhe i edukuar ku nëna i ka sytë tek ai, pa asnjë ves, me apartamentin e tij dhe me një rrogë të mirë, ulet para monitorit me ditë të tëra duke humbur si një robot, a nuk mund të jetë kjo një ëndërr për një zonjë të re e cila dëshiron një fat të tillë? Është njësoj sikur me të vërtetë ky djalë të ketë zbritur për të nga qielli. Atëherë ajo do të qetësohet, dhe në të njëjtën kohë do të shpëtojë për të ndërmarrë aventura të guximshme që janë shumë të rënda.

Ergysi, shikoi majën e kokës rrumbullake me flokë të dendura të Edisonit, psheretiu dhe shikoi larg. Ai ishte i bindur se menjëherë pas dasmës degët do të formonin shkurre të fuqishme, do të shiheshin se si hynin në kokën e zgjuar të Edisonit. Ergysi vendosi që të mos bënte më biseda të tilla paralajmëruese edukative për këtë temë. Për Edisonin ishte më lehtë që të lindëte edhe njëherë sesa të hidhte poshtë tërë idenë për çeshtjet femërore që ishin vendosur tek ai nga e ëma dhe letërsia. Në përgjithësi, në kundërshtim me mendimin e pranuar si një opinion i përgjithshëm, Ergysi kohë më parë kishte arritur në përfundimin se ligji është i shenjtë.

“Omerta” vepron në miqësi si në kodin e mafies italiane: hesht nëse nuk dëshiron që të shkatërrosh një mik, sepse miqësia është më e vlefshme se e vërteta”.

Edisoni u ndal dhe shikoi i menduar për një kohë të gjatë tastierën. Ai u ul si gjithë gjenitë e kompjuterave, duke u përkulur mbi tastjerë që e mbante në prehër ulur në kolltuk duke demonstruar të gjitha mënyrat e familjaritetit me mençurinë e teknologjisë.

- Pra djema, unë kam gjetur diçka interesante, - përfundoi me kënaqësi, - sa vjeç ishte vajza?

- Nëntëmbëdhjetë, - tha Korabi.

- Jo keq, - mendoi Edisoni. - Ju shikoni që ka lidhje farefisnore me mua, dhe ai djalë që sot punon 

 me ju, atëherë nuk ishte më shumë se njëmbëdhjetë vjeç kur u ul para kompjuterit që do ta tërhiqte si me magji kjo teknologji, sa ngandonjërë zgjohem në kompjutër në një mënyrë të tillë sa shpesh gjendem në heshtje në një hapsirë pazhurmë dhe marr pamjen e një të mençuri që di gjithçka, megjithëse unë nuk  kuptoj asgjë më shumë. Unë vërtetë mund të mos di diçka sepse kam mësuar në një kohë që nuk kisha as kohë të mësoja. Por pavarsisht se tani më është bllokuar truri nga lodhja, nuk më shpëton gjë, kam mësuar gjithçka nga kjo teknologji e kohës, dhe ata parazitët kanë lindur me këtë. Dhe ju pëshpërisni me zë të ulët se dini gjithçka. Budallenj, edhe zogu kur del nga veza e di se ka për të fluturuar.

- Atëherë le të themi kështu. Unë nuk po kuptoj një gjë, se pse ju i dhatë arsye që ajo të lindëte, ose më shkurt dhe saktë pse lindi?

Korabi ishte ulur në cepin e tavolinës përballë Ergysit me një fytyrë ekspresive që dukej qartë se po vuante. Edisoni dinte t`i ngarkonte plot temat e kumpjuterit. Ai e kreu me zell misionin e mësimit për vërtetësinë nga profetët biblikë, duke injoruar faktin se ata mësonin ngadalë nga informacioni i bollshëm pashmangmërisht nga djalli.

Fakt është se njohuritë e mia bazë janë renditur në një madhësi më të ulët se aftësitë e tyre. Ky hendek për ditë e më shumë po zgjerohet. Edisoni ngriti dorën mbi tastierë si pianist para akordit përfundimtar. Por në këtë rast ai ende mund të bënte diçka.

- Prisni një minutë? - E ndaloi Korabi. - Çfarë do të bësh?

- Si keni mundur që ta bllokoni me haker kompjuterin e saj? Çfarë bëtë për gjysmë ore?

Edisoni qeshi, u rrotullua mbi karrige, Korabi i zgjati atij një kanoçe pepsi, ai e mori dhe e vuri mbi buzë pa ia ndarë vështrimin kompjuterit, dhe një pjesë e lëngut të errët duke shkumëzuar iu derdh mbi gjoks. Ergysit ishte tharë goja dhe kishte etje, por nuk pati kohë t`i kërkonte që të kthente një gllënjkë. Edisoni mbajti frymën, e ktheu me fund kanaçen e pepsit dhe në fytyrë dukej si një mace e ushqyer mirë e filloi që të shijonte ndijesitë në stomakun e tij.

- Djema, mund të shënoni se vajza bënte një jetë të dyfishtë, - tha ai duke lëpirë me gjuhë buzët e lagura.

Korabi dhe Ergysi ishin pas shpinës së Edisonit dhe shikuan njëri - tjetrin në sy. Korabi e përkdheli lehtë Edisonin mbi shpatulla.

- Merreni më mengadalë, - tha Edisoni. - Unë thjeshtë do të pyes sipas rregullave, dhe gjithçka do t`jua tregoj me hollësi, por ju mos bëni si polica të turpshëm! Atëherë më thoni se çfarë shihni këtu? - Dhe tregoi me gisht një tabelë në monitor, nga e cila ai hoqi një mbulesë mbrojtëse. E pra, këtu ju shihni vetëm një si njollë që është e pakuptueshme. Por në të vërtetë nuk është një por janë dy prej tyre. Po pse më shihni kështu? Bah, çfarë njerzish të paditur që jeni! Ajo këtu ka një emulator.

Ata të dy si panë njëri - tjetrin në sy të habitur se çfarë po thoshte Edisoni dhe thanë me një gojë:

- Çfarë është emulatori?

Edisoni ktheu kokën nga ata dhe buzëqeshi. Pastaj tha:

- Po ju thashë se jeni me të vërtetë injorantë.- Emulator, - vazhdoi të fliste ai, - është një sistem kompjuterik i veçantë për të imituar, ose më trashë për të kopjuar, duke përdorur një sistem softuer që shpesh përfshin një mikroprogram ose një kompjutër tjetër që e mundëson të kryejë të njëjtën punë, pra të drejtojë programet njësoj si kompjuteri i parë.

Ata të dy kishin mbetur si të ngrirë duke shikuar Edisonin tek fliste dhe dukej qartë se nuk kishin kuptuar asgjë. Pasoi një heshtje e shkurtër duke parë njëri - tjetrin. Atëherë Edisoni theu heshtjen dhe tha:

- Që ta them më trashë, e zëvëndëson softuerin me harduer për të bërë të njëjtën punë. Besoj se më kuptuat?

- Ehë, - thanë të dy sa mezi u dëgjohej zëri, por dukej qartë se përsëri nuk kishin marrë vesh asgjë nga ato që ai shpjegonte.

- Pra, - vazhdoi Edisoni duke parë shushatjen e tyre, - në një kompjutër tjetër mund të instalohet çdo program në të dhe të punohet si zakonisht vetëm se është virtualisht. Nëse nuk e dini se çfarë është, është e pamundur ta zbulonit. Unë i përvetësova të drejtat e administratorit, lexova udhëzimet e fshehura dhe gjeta këtë program. Këtë e bëra për gjysmë ore. Nga kjo distancë Korab, mbaje mend mirë këtë që po të them, është dikush tjetër që është shumë i zoti që ka të drejtë të hyjë rregullisht në kompjuterin e saj. Dhe ka shumë të ngjarë të jetë mashkull e jo femër.

- E ku e di ti?

- Thjeshtë nga shkrimi i dorës. Ju mund ta bëni dallimin e shkrimit të dorës midis një mashkulli dhe femre nga një shënim që ata kanë lënë mbi letër ose në një fletore. - Edisoni tregoi me gisht nga rafti i librave dhe shtoi: - Duke gjykuar nga librat ajo nuk mund të ishte më shumë se në nivelin e një administratori të mesëm. Dhe këtu “Unixoid” ka përvojë në këtë punë.

- Prit, prit, se na bëre lëmsh, - tha Ergysi duke mos kuptuar asgjë nga ato terma që po fliste Edisoni. - Çfarë është “Unixoid”, ndonjë organizatë kriminale?

- Ja ta shpjegoj tani, - tha duke buzëqeshur Edisoni. - Është një zhargon komjuterik nga UNIX, që është një sistem që përdoret gjërsisht në zhvillimet e komunikimit kompjuterik. Kurse vajza ka “Linux”. - Korabi desh të ndërhynte, por Edisoni duke ngritur pak dorën tha: - ju mos u mërzisni se po jua shpjegoj edhe këtë se nuk është ndonjë gjë kushedi se çfarë. “Linuxi” është është një sistem me burim të hapur që shkruhet në bazë të “UNIX,” nga programuesi finlandez Linux Torvalds. Dallimi thelbësor midis “Linux” dhe sistemit komercial “Windous”, përveçse rritjes së besueshmerisë dhe shpjetësisë, është mundësia e çdo ndryshimi dhe është shtesë në program, dhe shpërndarja e tij është falas. Falë kësaj, “Linux” është duke u bërë sistemi më i përdorur dhe këtij projekti programues i janë bashkuar me mijëra në të gjithë botën. Çdo ditë me dhjetra produkte të rinj softuerësh për “Linux” shfaqen në faqet e internetit dhe mund ta shkarkosh falas. Pra vajza ka një “Linux” që e rregullon si një orë zviceriane dhe një sërë programesh të bëra vetë.

- Dhe për këto vogëlsira njerzit bëjnë llogari me mashtruesit - u përjigj Edisoni me një pyetje për fshehtësinë.

Korabi rregulloi mbi hundë syzet me skelet të hollë dhe dukej si një student i ardhur nga provinca.

- Si funksionon ky çip? Vetëm na e thuaj sa më shkurt dhe atë që është më thelbësore, - tha ai duke vendosur mbi gjunjë një bllok shënimesh.

Edhe Edisoni gjithashtu vuri syzet mbi hundë dhe sytë e tij menjëherë u bënë pa shprehje. Ai nuk e dinte se këta dy burra ma pamjen e tyre të çlirët dhe në pamje shumë të afrueshëm e quanin atë artist.

- Mirë pra, - tha Edisoni me një buzëqeshje duke u kthyer nga ata, - nëse është fjala për “mashtrusit,” kjo është një dhomë e fshehtë me një dalje të veçantë. Nëse futemi përmes një rrjeti në një kompjutër, ose siç bëj unë duke hakëruar një hard disk, atëherë ju nuk do të gjeni asgjë në atë disk sepse gjithçka që ka brenda fshihet. “Linuxi” tipik, korrespondenca me miqtë, një çift studentësh, një album fotografish dhe gjëra të tjera të parëndësishme. Dhe prapa sitemit mbrojtës me tre nivele është një hard drive. Në fakt ky nuk është gjë tjetër vetëm se një disk tjetër i montuar. “Linux” e lejon këtë. Më duket se nuk po më kuptoni? Mirë, kjo nuk është çeshtja. Por nga larg nuk ka asnjë mënyrë për ta shqyrtuar “këtë paisje” siç bëra unë, ju nuk mund të zbuloni vëllimin e vërtetë të hard drive -it. Disku është i ndarë në pjesë, dhe sipas kërkesës, shfaqet konfigurimi që doni të tregoni. Në këtë rast ne kemi një paisje në formën e vidës që është katër gigabajt, dhe kur e nxit këtë, ajo tregon vetëm gjysmën. Pothuajse dy gigat e tjera janë të mbyllur në pjesën tjetër të hardiskut. Dhe ky funksionon si një kompjutër i veçantë. Këtu tek dy gigat e fshehura mund të ketë gjithçka, aq sa nuk u shkon në mendje, p.sh mund të mbajë një program të tillë edhe për një raketë balistike. Pavarsisht se ju këtë program mund të hiqni përmes rrjetit duke e bërë të pavlefshëm, dhe njëkohësisht nuk do të gjendet asnjë gjurmë llogaritjesh në kompjutër. Që të gjitha zhduken.

- A ka ndonjë gjë të ngjashme me makinën që ne përdorim përditë? - Pyeti Korabi duke mbajtur shënime në bllokun e tij që e kishte mbështetur mbi gjunjë.

- Unë nuk e di akoma nëse është e nevojshme që ta zbërthej. Por nga larg, në një mënyrë ose në një tjetër një hile e ka. Në rrjet mund të hysh përmes dy kanaleve të pavarura si nga dy makina të ndryshme. Dhe askush nuk mund ta instalojë atë.

- E pse ajo do ta bënte këtë?

- Atëherë, - tha ai, - është shumë e thjeshtë, këtu kemi të bëjmë me të dhëna të rreme. Atëherë ju me të drejtë do të mendoni se nuk e dini se ç`është “llogarimbajtja e zezë.” Ergysi e ndaloi duke bërë shenjë me dorë dhe tha:

- Atëherë ti mund të bësh çdo gjë dhe ta fshish programin pa lënë asnjë gjurmë.

- Je i mençur, - e lavdëroi Edisoni duke ngritur dorën mbi tastierë që të vazhdonte.

- Prisni, - tha me një ton të lartë Korabi, - Po rreziqe nuk ka këtu?

- Pothuajse asgjë, - tha Edisoni duke ngritur supet. - Edhe nëse ekziston ndonjë lloj “bombe” për të cilën dyshoj, është e pamundur që të fshihen plotësisht që të gjitha informacionet.

- Po nëse ka ndonjë lloj dredhie? - Pyeti Korabi me dyshim.

- Mos u mërzisni me këto budallëqe! - E ndërpreu Edisoni me padurim. - Pavarsisht nëse ekziston një “bombë” apo jo, nuk është problemi juaj. Mirë, ne nuk do t`i marrim të gjitha, më vonë unë do të grumbulloj gjithçka. Natyrisht që jo të gjitha, por unë do t`i revendos një një tablo të përgjithshme. Me pak fjalë, kompania u garanton klientëve kënaqësi absolute.

Korabi duke kërkuar mbështetje shikoi nga Ergysi.

- Budalla, kur të gjesh dikë që është në kërkim për t`u ndaluar, më njofto. - Ai u ngrit në këmbë krejt i pakënaqur, muskujt sikur i dhimbnin. Ishte fryrë sikur kishte pirë kushedi sesa shishe me birrë. - Korab, nëse më lejon po shkoj të shoh nëse ka diçka në frigorifer? Do të bëj ca prova jo alkoolike për veten time. Atëherë ky kopil nuk do të ketë vetëm ujë për ne!

- Mësa duket të kanë marrë flakë zorrët e do t`i shuash, - i tha Korabi duke e vështruar me dinakëri.

- Nga parashikimi, - ia ktheu aty për aty Ergysi. - Ju jeni kaq i mençur sa mua më duhet të bëj vrap të paktën dy javë duke e mbajtur gjuhën pas dhëmbëve. Ai qëndroi në prag duke ngritur dorën lart të mbledhur grusht dhe pastaj e drejtoi nga ija e Korabit dhe tha:

- Na thuaja diçka për ndarjen e punës o i mençur?

- Tani për tani nuk kam asnjë mendim, - qeshi Korabi.

Monday, April 17, 2023

Musa JUPOLLI: (Na iku një vit...)

“Arnauti” do dru

Hamami për ty,
Meshkujt “zotëra”, femrat “shërbëtore”
Ne të pafajshmit mbushur me mëkate
Atë ditë që heshtëm para “Babës Mbret”
N ‘emërtim të rrënimit të kulturës arbërore
Tituj me « myhur » ! Padishah se jo mahi
I etur, i pangopshëm për gjak arrnauti
Na thanë : Lutjet i keni për shpëtim
Hiç s’është i rëndësishëm shqiptimi
Ndaj se këtë “guhë” nuk e kuptoni
Jemi këtu roje e dijës për të mirën tuaj
Për libër, shkrim e lexim s’keni nevojë
Tash e tutje do t’ më thirrni “Baba Mbret”
Shih Sulltani i dijshëm sa i mirë që është
Sall n ‘hamam me vasha cullake rrinë
Padishah me mishra në dehje
Përmendësh i mësuam lutjet që s’i kuptonim
U gëzuam, u siguruam për parajsën dhuratë
Në shërbim sejmenët, bejlerë e agallarë
Fort u kujdesën për fatin e motrave tona
Me të bukurave u gjetën vend në saraje
Të hyjnueshmeve shtojzovalle nëpër hareme
Topolakeve t' bardha si bora nëpër hamame
Nënave dhe gjithë të tjerave u solli peshqeshe
12 metra dimi, sargi e thes të kuq në krye
Nga se dielli me një sy n’ atë të pëlcitmëni bukuri
Që të ruhet morali thanë, thanë besimtarët e djallit
Femrat janë “shërbëtore” tjetër titull nuk kanë
Mbret e agallarë me dy e tri e pesë gra t’ reja
Nuk ka dert, njeriu dhe kafsha kanë të njëjtin apetit
E përjetoi motër Hevesimitja e martuar vetë e treta
Filiza me shpirt pa asnjë mëkat, 15 fëmijë n ‘pelena
Furkë e shat, magje, kosë e drapër, barkun « kosh »
Gjysmën ia mori vdekja, lot e dhimbje në përqafim
E blemë e shitmë si në pazar, Padishahu mëkate falë
Lozni, pini e hani, Sulltan e Baba Mbret mëkate falin
Lutjet bëni para perëndimit, nata t’ua marrë të ligat
Në hamam të Prishtinës të dëfrehen predikuesit
Në hamam të Prizrenit do t’ na vij një Mbret i Ri
Qe të kujdeset e të flet n’ emër të arnautëve
Fol me tha shpirti im
Sa shekuj me plagë, sa vdekje për së gjalli n’ emër të Babës Mbret
Veç një ré po mungon ta mbysim poetin që përmend emrin ARBËRI!
Veç një shpatë po mungon ta mbysim poetin që merret me kulturën shqiptare.
17.04.2021

Kujtim STOJKU: NDËRTOVA NJË BOTË

 

Ndërtova një botë sipas ëndrrave të mia,

Se mendova kurrë se ajo do t`më shpërfytyronte krejt,

Por lutem t`i flak tutje brengat dhe mundimet,

Që askurrkujt kurrë t`mos i bierë për pjesë.

U mundova të hedh tej hidhërimet dhe brengat të gjitha,

Kurse mbi faqet e mia vragat e lotëve do t`mbeteshin vetëm n`kujtesë,

E unë si Zhyl Verni shëtisja andej e këtej,

Duke i rënë botës rreth e përqark se n`fund të botës do të dilja.

       

Kur isha në ëndërr, dëgjova se dikush më thërriste,

Sytë nën qepalla përpëliteshin kredhur në një gjumë të thellë,

Për të dalë nga kjo gjendje nuk po gjeja asnjë zgjidhje,

Duke shtegtuar nëpër botë me imagjinatën time,

Kur hapa sytë, s`desha ta besoj se ishte krejt një njeri tjetër.

 

Duke menduar, kisha udhëtuar në një botë ëndrrash,

M`dukej se hijet i shihja t`përthyera dysh duke u zhdukur n`hapsirë,

Nga realiteti shpirtin dhe mendimet t`i pastroja,

Por, s`e kuptova se pse prej shpirtit nxorra një klithmë.

Vetëm kur isha në zhgjëndërr jetën e kaplova,

Që si lak për fyti më ishte lidh,

e mua m`dukej se me zor mbushesha me frymë.

 

Filluan t`më vinin ndërmend shumë këngë,

Këngë kreshnikësh, dëshmorësh e dashurie,

E tek unë si e çmendur çiftelia brenda meje kishte lëshuar rrënjë.

N`këtë pranverë në çdo syth që çel mprehtësia e tingujve,

Edhe në ëndërr më mbush me një frymë magjie,

Mos qofsha unë që në ëndërr kisha qenë,

Se një melodi të tillë kurrë s`do ta kisha ndie.

 

Udhëtoja përmes këtyre tingujsh,

Që për çudi kisha mbet pa mend,

Duke i përkundur edhe ata n`gjumë i kisha vënë,

N`ëndërr, si luftëtare t`pa trembura i shihja n`fushën e luftës,

E më pas si heronj mbuluar me flamurin kuq e zi të gjithë një për një bien.

Ata që shpëtuan gjallë, njëri me tjetrin për turp i shoh të kacafyten,

Duke u mburrur se n`këtë luftë më shumë luftova unë,

E njëri - tjetrin mundoheshin ta zhduknin me shumë mënyra t`pa besë,

E kur t`vriteshin, ëndërronin në ekstazë që t`u këndoja me lahutë.

 

T`gjitha këto janë krejt kot, mua më zhgrehin e ma prishin gjumin,

Shpirtin ta tallazitin, e mendimet kurrë s`mundesh me i mbledh,

Kur t` më mbërthejë qetësia, si era do të pres diku,

E n`botën time që ndërtova, përmes ëndrrash do të eci krejt serbes…

 

 

 

 

 

 

Saturday, March 25, 2023

Prend BUZHALA: MBI SASINË DHE CILËSINË NË LETËRSI


(Kundrime eseistike)

Të lexosh një tregim të shkurtër apo një roman?
Kur lexuesi i sotëm lexon një roman, ai e formon një paragjykim: leximi i një romani, pa marrë parasysh se sa faqe i ka, na qenka një punë tejet e madhe në krahasim me leximin e një tregimi që t’i merr dy ose tre minuta, dhe pa marrë parasysh vlerën e jashtëzakonshme artistike apo joartistike!
A është kështu?
Jo.
Nuk është kështu për arsyen e thjeshtë se në letërsi nuk ka hierarki zhanresh.
Sasia dhe cilësia?

1.

Dhe kur tërheqim shenjën e sasisë në raport me cilësinë, atëherë edhe vlerësimet që jepen do të fokusoheshin: sasia (nëse shkruan pak apo shumë) nuk përbën domosdoshmërisht edhe cilësi; se cilësia nuk përcaktohet nga sasia...
Do të thotë: te një krijim artistik cilësia vjen në radhë të parë.
E njëjta gjë vlen edhe për sasinë apo cilësinë e titujve të shumtë të një letërsie apo brenda veprimtarisë krijuese të një autori.
Është i njohur edhe fakti se letërsisë së një kombi i duhet edhe një fond i pasur botimesh, krijimesh, autorësh, për ta nxjerrë rrënjën katrore të cilësisë si drejtpeshim vlerash. Një sasi, pra, duhet t’i çojë më lart vlerat e cilësisë e jo t’i ulë ato. Sasia duhet të synojë të rëndësishmen, të veçantën, origjinalen, e jo të shndërrohet në prodhim të parëndësishëm, apo në zbehje; sasia duhet ta arsyetojë vetveten te bota e pasur dhe e pafund e frymëzimeve, ideve, motiveve, mjeshtërisë artistike, të qëmtojë të pathënën, të zbulojë hapësira të reja të shprehjes, sidomos të përsosmërisë artistike. E pra, sasia e cilësia duhet të përfshihen reciprokisht në aktin e shkrimit. Hegel do të reflektonte:
“Në fillim, atëherë, sasia si e tillë shfaqet në kundërshtim me cilësinë; por sasia është në vetvete një cilësi, një përcaktueshmëri thjesht e lidhur me vetveten, e dallueshme nga përcaktueshmëria e anës tjetër të saj, nga cilësia si e tillë. Por sasia nuk është vetëm cilësi; është vetë e vërteta e cilësisë, kjo e fundit ka shfaqur kalimin e vet në sasi. Sasia, nga ana tjetër...është...cilësia në vetvete në atë mënyrë që përveç këtij përcaktimi nuk do të kishte më asnjë cilësi si e tillë.”
Kategoria e kësaj dysheje, cilësi-sasi, ekziston në të gjitha fushat e jetës. Njerëzimi synon cilësinë, vlerën, që arrihen me inteligjencë krijuese. Së këndejmi, edhe te dija si masë merret cilësia e më pak volumi i tyre. Përkitazi për këtë fushë Steve Jobs shprehet: “Bëhuni një matës i cilësisë. Disa njerëz nuk janë mësuar me një mjedis ku pritet përsosmëri.”

2.

Në letërsi, si në jetën, ekziston ai drejtpeshimi midis nevojave dhe dëshirave; do të thotë, po qe se shkruajmë thjesht sa për ta përmbushur një numër, një kërkesë shkarkimi emocional apo mendor, atëherë edhe librit ia përcaktojmë që në fillim ekzistencën e tij: si libër çasti, nga i cili më nuk i kthejmë sytë! Ndërkaq, po qe se duam që ta shquajmë kërkesën për t’i dhënë më shumë domethënie, për të derdhur më shumë mund, në mënyrë që ky krijim të jetojë nëpër kohë e në kohë, pikërisht falë përsosmërisë artistike që arrihet me mjeshtëri e përkushtim të madh e jo si diçka e lehtë, pa mund, pa dije e pa frymëzim. Edhe bota emocionale i do ripërtëritjet e veta, ashtu siç i do edhe shkrimi, i do balancimet midis sasisë e cilësisë. “Përsosmëria vjen kur balancojmë cilësinë me sasinë” thotë Amit Ray, një autor indian. Ndryshe, sasis duhet të qëndrojë si vlerë, si vlerë që nuk zhduket... Si sasi e pathyeshme, do të thoshte një autore. Një sasi që kalon në cilësi. Në bollëkun e thesarit të muzës së zemrës...
E rëndësishme është që një punë, a një libër, një poezi a këngë, të bëhet mirë. Dhe ndodh që kërkimi pas risisë, risisë si cilësi, të na rrëshqasë në gabime edhe më të shumta...

3.

Ekziston, si praktikë krijuese, në letërsitë botërore edhe poezia minimaliste, si formë e shkurtër e vargut,a shtu sikundër kziston edhe tregimi me pak fjalë, rrëfejza apo very short story, siç e quajnë anglezët. Është fjala për ato krijime artistike që karakzerizohen nga një kursim maksimal i të shkruarit. Si nga pikëpamja e kohëhapësirës, si nga vetë titujt metaforikë e provokues semantikë, krijuesit dëshirojnë të zgjojnë tek lexuesi fenomenin e çudisë, apo sikundër shprehet Bahtin, të çrëndomtësimit, tek realizohen në kuadrin e konturave ende të paqarta, apo nëpërmes rrjedhës së asociacioneve, retrospekcioneve, anticipimeve, vëzhgimit simultan, fanitjeve dhe ëndrrave. Tekstet shpesh jepen me fjali maksimalisht ekspresioniste, të dendura. Ngjarja që zhvillohet, duke e mbajtur tensionin deri në fund, nuk i ofron lexuesit zgjidhje të lehta apo çlirim emocional. Shpesh, përfundimi i tregimit, bëhet me qëllimin që të paraqiten pasojat e personazhit të izoluar, të cilit i kanë dështuar përpjekjet që të kyçet a integrohet në realitetin social. Akuzë, kjo, edhe kundër realitetit çintegrues, tjetërsues.
Vërtet, shumë krijues e shkruajnë tekstin e thuktë, e përdorin procedimorin e dendësisë së thënies, e poetikës së thuknisë. Zaten, poezia apo tregimi i shkurtër si dikur fabula apo anekdota), që në zanafillat e saj, e ka pikësynuar mjeshtërinë e fjalës. Letërsia pikësynon ta bëjë një hap më afër qenies. Na bie të lexojmë format e shkurta letrare, të cilat, në leximet tona, shpesh e shpesh, i quajmë poetikë e thuknisë, në të cilën përqendrohen e kristalizohen prirjet krijuese të shkrimtarit. Të krijohet përshtypja sikur ato thënie përafrohen me formula lapidare ligjërimore, të kërkuara me mund krijues. E, në këtë kërkim të së bukurës, krijuesi nuk do të mund ta shkruajë as ta përjetojë atë pa etikën e saj; pra, poetika e ka si estetikën, ashtu edhe etikën e fjalës.
Të mos harrojmë: jo pak autorë të prozës mof-derne botërore janë fitues të çmimit Nobel e që kanë shkruar romane të shkurtër, siç janë “Plaku dhe deti” hemguejit” apo romanet e nobelistes së fundit Annie Ernaux

4.

Po i rikthehemi përqasjeve në fillim të këtij shkrimi. Një tregim i shkurtër nuk është aspak si zhanër më i ulët, më i dobët apo inferior në krahasim me një roman apo dramë, bie fjala, për sa i përket cilësisë. Ndryshojnë në sasi, por në cilësi aspak. Cilësia është një tjetër kategori, pra. Nëse një roman epik ka një tjetër procedim letrar në formimin e personazheve, në mbarlshtrimin e tematikës, në ndërtim-formimin e ideve dhe t rrëfimit, ndryshe nga një tregim që është tejet më konciz, më i thukët, më goditës. Krejtësisht varet se çfarë mbresash e çfarë depërtimesh në thellësi e në gjerësi krijon njëri zhanër si romani, apo tjetri, si tregimi me pak fjalë.
Në dendësinë e tillë të burimit krijues gjuhësor, poetit i ndodh, mu ashtu si ligjëron poeti japonez Çuangçe: "A jam unë ajo qenie njerëzore që ëndërron se është flutur, apo mos qenkam flutur që ëndërron se është njeri.?" Letërsia gjithnjë pikësynon të evoluojë kah procedimet krijuese, prandaj evoluojnë edhe stilet dhe poetikat, me koncepte të reja, fjala merr potencë të shumësisë kuptimore e shënjuese, ndërkëmbëhen paradokset e thënies oksimorike me fenomenet e metakomunikimit të lirikës vizuale, i poezisë konkrete e sinjaliste me metaforizimet e vargut, hyjnë në strukturën e këndimit elemente të lojës tekstuale-ligjërimore...

(Mars 2023) 

Wednesday, March 22, 2023

AKUARELE METRIKE: Poezi nga Durim ÇAÇA


AKUAREL, 1
jam n`harmoni me rrjedhën time të qenies
e jeta shket e mahnitshme
çërçëlitja e mëllenjës, dhembja që gdhend
dhembjen e thell` e deti si një kushtim
dashurie për poezinë e yjet
ah, se gjithçka ndodh ësht` kalimtare
për kuptimin, rëndësin’ e shprehjes
buzëqeshja e fundit me freski gruaje
derdhur mbi lulet e mëngjesit
puthja e ndrojtur si të dëgjuarit
e vërshimit të vesës
mbi lëndinën e agut n`korrik
ji n`harmoni me rrjedhën e qenies tënde
e jeta bëhet e mahnitshme
qiejt qumështorë dimërorë të netëve
politika, muzika, feja, nacionalizmi
seksi, - si opiume për popujt e njerëzit
melankolia e thellë e qëndresës
fushat me grurë të praruar
shtëpitë e vogla prej guri
trilli i brishtë shpotitës e përkëdhelës
të dashuruarit me pasion pa besuar
për çdo ditë
jam n`harmoni me rrjedhën time të qenies
e jeta shket e mahnitshme
kalliri që ndahet m`dysh prej tingullit të lehtë
të një kantate ardhur nga larg
e lumturia pafundësisht e dëlirë
e bartjes mbi supe kaliqafë
të një fëmije…

AKUAREL, 2
kjo zemra jon` e fortë,- thyer sa herë
e që jeton sërish
trimëria, dashuria që ushqehen me shpresë
pranvera e thatë e përcëllimtë
me stuhi polenësh e fieresh
tmerrimi prej fytyrës s`armikut nga që i ngjan
fytyrës tënde të re
Deti i Kuq i ngroht` melankolik
e qeshura e hijenës s`Abisinisë
trishtimi që kaplon të burgosurin kur zbret mbrëmja
e s`ësht’ në gjendje të qeshë
historia seç fluturake gjithnjë
si një përshëndetje në stacione
s`ka më të fort` se zemra jon`- sa her` thyer
e sërish seç jeton
tundimi për t`humbur rrugëve, për t`u përtërirë
n`përtëritjen e njerëzve e peisazheve
heroizmi si fitorja e shpirtit mbi trupin e ri
arti që kap realitetin përmes stilit të vet
të dashuruarit që i shkruajn` premtimet e tyre
paj, mbi brirët e drerit
jeta tek nis nga e para
kur gremiset në dimër
kjo zemra jon` e fortë,- thyer sa herë
e seç jeton sërish
vështrimi mbi bijtë n`ujin e nostalgjisë shtegut
të rrejshëm të arratisjes
ngrohtësia e trupit të të voglit
si gjurma e mistershme
që ka magjia fëmijërore
për të lënë pas vetes…

AKUAREL, 3
ka veç një heroizëm, - ta shohësh botën
e ta duash ashtu siç është
brilantet që feksin nga hëna e plotë
aroma delikate e mentes, aroma e ashpër e elbit
një lumë i lumtur që hidhet të përjetësojë
shkëlqimin e vet t`rrëmbyer prej lumi, - te deti
moda e mizorisë dhe tmerrit që ndryshon
bre, sipas kohës e vendit
t`soditurit e një tufe pallojsh tek gufmojnë
me ritme të qetë t`ëmbël valsi
fjalët që s`jan` veçse lotët e atyre që deshën
ah, aq shumë të qanin
e që s`mundën
veç një heroizëm ka, - botën ta shohësh
ashtu siç është e ta duash
entusiazmi i fshehur thellë që digjet
me zjarr të qetë dridhmërojës
trëndafilët pa aromë të varreve në çukë
asgjëja eterike e fjetjes me lëndën e squllur t`epshit
paj, jetohet ajo që tashmë ësht` jetuar
t`guxuarit për të luajtur me Universin
mes lemerisë së pafundësisë e frikës
së bindjes ndaj fesë
ka veç një heroizëm, - ta shohësh botën
e ta duash ashtu siç është
ekstaza e kuptimit t`misterit, poezisë, agsholit
bisha e egër e urrejtjes me guximin pa ndërgjegje
ermimi i zgjimit fëmijëror t`faqeve, t’`yve vesëllitës
të zbutur nga gjumi e dëshira për t`i puthur
në mëngjeset e ftohtë të dimrit…

Friday, January 13, 2023

Xhemil BYTYÇI: Perla poetike për dashurinë

  KOPSHTI I DASHURISË


Kopshtit të dashurisë koha përballë i njehsohet

Aty për rreth lule me shumë ngjyra vështrojmë

Mitet e dashurisë kanë arritur të dalin në shesh.


Me vëmendje i vështrojmë shtigjet e kopshtit

Narcisi e trëndafili supet nga trungu i nxjerrin

Përbirohen gonxhet me petale të purpurta.


Natën vashat dalin në kopsht e fshihen

Për rreth shkurreve me lule të gjata

Përballë qiellit rri në dritë hëne që shndrit

I vështrojnë lulet e gjelbëruara e të lulëzuara.


Në cep kopshti është vendosur statujë

Gur graniti e dy dashnorëve të përqafuar

Të dashurve të tjerëve sytë të iu gdhijnë.


Me paramendim u futëm në kopshtin e dashurisë

Dhe ne duke lëvruar filluam punën me zell

Lëvizje të sigurta i kishim të parapara.


Në këtë kopsht të dashurisë

Parajsa e bukurisë sate gjendet

Më bën të lumtur të kënaqem me ty.


Takim paraprak në këtë aks e kishim përgatitur

Me ëndërrime rrinim e ndjenja duke përcjellë

Njerëz të shpresës shihnim në këtë vend.


Punën e ëndërruar filluam si më parë

Ndër kohë ndjenjat ishim duke i përcjellë

Ndjenjat e zjarrta me gjithë sakrifica

Të brengosur qëndronim si ndonjë herë.


Duke u ledhatuar hëna na rrezonte

Punën e filluar symbyllazi lëvronim

Asgjë nuk lejonim për nesër të ngecte

Mendonim punën për ta përfunduar.


Idetë e lindura na bënin bujë

U shqetësuam për mbingarkesë

Shpresat na mungonin për më tej

Ta vazhdonim punën me zemër të dyfishtë.


Ishte kohë ideale për ne të dy

Kur ndjenjat me lot i zbutnim

Që pjella e dashurisë të na mbisundonte

Të përmbushur me ide të përplota.


Me të prerë fatin kërkonim të na nxiste

Sikur kohërave nga ditët e rinisë të ëndërronim.

Momente të bukura së bashku kalonim

Të rrethuar jemi me fat në kopshtin me lule.


Në çast ndër vegime së bashku gjendemi

Puthjet e zjarrta shpirtin na zhurisnin

Në kopsht qëndron vatra jonë.


Të nesërmen në mes ditë përsëri u vendosëm

Zogjtë dhe fluturat na fluturonin mbi kokë

Me pasione të na bashkonin se kemi nevojë.


ZEMËR E THYER

Me besë pronotova të më vinin dasmorët

Porse ti e pabesë, dashuri më tradhtove

Vendose të më shpërfillje dhe ike

Me pavendosmëri u trete u largove

Nga ajo dashuri që ishte e pafundme.


I përkujtoj ato puthje

Me atë ashk, ato përqafime

I sigurt isha se shumë më doje.

Mua tani mu shua bukuria

Ti që ishte yll i shpirtit mbi zemër

Shpirti im tepër të deshi .


Ndoshta ndonjë herë

Ende do të mundesh të më kujtosh

Kur në dashuri ishim të përbetuar

Me zjarrin e parë që bashkërisht e patëm kallë.


U befasova kur kuptova se je martuar sërish

Ndoshta me ashk tek ndonjë tjetër djalë

Me bindje do të më kujtosh se më ke tradhtuar

Je e vetëdijshme se zemrën ma ke thyer.


Beso se s’mund të të harroj

Se në dashuri mbretëreshë zjarri më ishe

Jetën tënde me vlerë e vazhdove

Me dashnor tjetër, me bukuri tjetër duke kaluar.


Për të ardhmen më ke lënë errësirë

Mbresa të pakthyeshme u shtuan

Si duket, ti e ke harruar të kaluarën

Ato përqafime me lot gëzimi

Të nxitura kur gjithmonë fluturonim

Mbi kasollen tonë të dashurisë me shend.


Vëre dorën në zemrën tënde të lënduar

Kujtoji vetëm këngët tona të famshme

Kur rreshtur këngët edhe me valle i luanim.


Kjo ishte shigjetëgoditje për zemër

Kur ti shkove me dashnor tjetër

Të dëshiroj fat e vetme në lumturi jeto

Me dike tjetër që në zemër e ke

Por kujtoje edhe atë dashuri tonën

Që shkapërderdhë dikur e kishe.


ART DASHURIE

E dashur, ti art dashurie më je,

Silueta jote në brendi time figuron.

Flutur ere më je dhe e ndezur

Sillesh rreth e për çark meje

Pranë vizionit tim imagjinar.


Unë, i dashuri yt me dashuri e fjalë

Gufoj me thepa gëzimesh

Pranë teje, për më tej përpiqem

Që dashurinë time të thellë

Të ta fali edhe shpirtin tim të gjallë.


Shtrëngatat në ndërkohë

Shikimin tënd ma vodhën

Dhe besimin tonë të ndërthurtë,

Qenësinë time ma lënduan

Që me ty dashurinë e kisha strukturuar.


Kultin tënd paqësor gjithmonë

Ndërmend e kishe të ma dhuroje

Në ditët e ndërsjella paqeje.


Përballë mizorive të kohës

Ti e dashur më bëre krenar

Me atë bukuri tënden që ma fale.


Ne kultin tonë e krijuam

Në dashuri të përbashkët.


PLATEJA E YLLËSISË

E dashur...

Ke mundësi

Të veshësh

Pëlhurë ylberi

Të ndizesh...

Të fluturosh

Me krah engjëlli

Lart atje

Në mbretërinë e yllësisë

Dashuri të promovojmë.


DASHURIA KA EMËR

Të kam thënë se dashuria jonë ka emër.

Emrat e përzemërt i adhurojë shumë

Më bëjnë fatlum dhe krenar.


Emri yt ”KREONA” quhet

Me fjalë fikse, krenaria e jonë.


Ajo ka shpirt, ka edhe zemër

Ka zemër për mua

Zemra ime me vështirësi e sajoi

Kur lot të kthjellëta më rridhnin

Sepse plaga mbet e gërvishtur

Prej saj edhe gjak kullon.


Hëna e saj edhe fytyrën ma zbuloi,

Me një krah rrezesh nderi

Në thellësi zemre depërtoi.


E dashura nga të fshehurat e mia

Vërejti dy shigjeta dashurie

Edhe enkas zemrën ma pushtoi.


Rrinte e fshehur nën hark ylberi

Dashuria doli në shesh, për jetë më kaploi.


Jetën e dorëzova në duart e saj

Qenësisë sime ajo kurorë i vuri

Dashurinë me besnikëri ma fali.


Në kopshtin e dashurisë

Si vizitor besnik arritëm

Kopshtari nuk na pengoi

Me kushte besnikërie në dashuri

E vendosmëri sajuam jetën në vijim.


Sunday, January 8, 2023

Prend BUZHALA: LIRIKA E DASHURISË, NJË DITIRAMB JETE TË POETIT XHEMIL BYTYÇI

  (Xhemil Bytyçi: “Kopshti i dashurisë”, përmbledhje me 101 poezi dashurie, Shtëpia botuese
‘’Bograni’’, Prishtinë, 2022) Kur e parapëlqen dhe e përdor shpesh e shpesh sintagmën lirike kopshti i dashurisë, Xhemil Bytyçi, mjek dhe poet, kishte parasysh që te formulimi i tillë lirik të përgjithësonte artistikisht gjendjet e pasura shpirtërore që t’i dhuron ndjesia e dashurisë. Kjo do të thotë që ai arrin t’i kuptojë e të depërtojë në thellësitë e këtij disponimi dhe këtij emocioni të bukur. Së bashku me përmbledhjen që vijn pas kësaj, këto vëllime përbëjnë një thesar të vërtetë të poezisë së dashurisë, duke e këndvështruar këtë ndjenjë nga një kënd sa vetjak, aq edhe nga ana e larmisë së motiveve e ideve. 1. Paradigma letrare: semantika e Kopshtit të Dashurisë Sado që në poezinë angleze poeti i njohur botëror William Blake ka një poezi me këtë titull, Xhemil Bytyçi, ndryshe nga poeti anglez që e përfundon këtë ndjeshmëri me rrethimin e dënueshëm e Kopshti i dashurisë ~ 209 ~ negativ (në vend të luleve, në atë kopsht ai sheh varre dhe ku harmonia mes natyrës, dashurisë e njeriut është e shprishur); Bytyçi, fare pa e lexuar Blake-un, këtë domethënie të titullit e të vetë poezisë e nxjerr nga të tjera burime, nga burimet refleksive, emocionale: Kopshtit të dashurisë koha përballë i njehsohet Aty për rreth lule me shumë ngjyra vështrojmë Mitet e dashurisë kanë arritur të dalin në shesh. Me vëmendje i vështrojmë shtigjet e kopshtit Narcisi e trëndafili supet nga trungu i nxjerrin Përbirohen gonxhet me petale të purpurta. nga këngët popullore të dashurisë dhe ato të artit letrar apo të skulpturës: Në cep kopshti është vendosur statujë Gur graniti e dy dashnorëve të përqafuar Të dashurve të tjerëve sytë të iu gdhijnë. nga ato biblike dhe mitike: Në këtë kopsht të dashurisë Parajsa e bukurisë sate gjendet Më bën të lumtur të kënaqem me ty. (...) Me vëmendje i vështrojmë shtigjet e kopshtit Narcisi e trëndafili supet nga trungu i nxjerrin Përbirohen gonxhet me petale të purpurta. Xhemil Bytyçi ~ 210 ~ apo nga ato të përvojës që t’i dhuron jeta: Me të prerë fatin kërkonim të na nxiste Sikur kohërave nga ditët e rinisë të ëndërronim. Në letërsinë tonë kemi dhe një ditiramb të bukur poetik himnizues me të njëjtin titull, sikundër është ajo e Çajupit “Kopshti i dashurisë” ku këndohet, me patos romantik, për miken e tij, gëzimet e kësaj ndjeshmërie dhe ku lulëzimi parajsor e të mirat e kësaj bote gjenden në vendlindjen e tij. Te ky vëllim janë 101 poezi që përbëjnë një tërësi poetike mbi dashurinë. Prirjen poetike për tërësi të tilla ai e ka shfaqur dhe realizuar në disa libra të përparshëm me lirika, kurse kësaj radhe vjen me dy libra të tillë: secili me nga 101 poezi! Por ndryshe edhe nga Çajupi, Bytyçi merr përsipër që Të dashurën e tij (nëpër vargje përsëritet apelativi lirik i personazhit lirik: E dashur), ndërthur, skundër e pamë, të tjera përvoja, vjen me një tjetër botë të pasur emocionale, jetësore e artistike në frymën e bashkëkohësisë. Në këngët erotike popullore të lirikës shqiptare e hasim shpesh e shpesh të kënduar kopshtin, si sinonim të së bukurës, dhe të përjetimit të emocionit parajsor (“Në nji kopsht n'ma t'bukurin n'Shkodër”, ose te kënga elegjiake aq e njohur, për Rrushe Rexhën: Kopshti i dashurisë ~ 211 ~ Ju , nër vorra , o, mos me m’ shti – e, Shtimni n’ bahçe, o, përmi shpi – e , Le t’ vjen Rrushja , t’ ëm kanë përmi – e , T’ ëm loton , o, me sytë e zi – e! Mirëpo, ndryshe edhe nga këndim elegjiak popullor dhe nga këndimi i tillë i tragjikes së dashurisë, te litika Xhemil Bytyçit nuk kemi protagonistë të vdekur apo që vdesin për dashurinë. Sepse ajo është përjetuar dhe kënduar në shumë trajta të tjera, me reminishencat që i përmendëm më lart. Do theksuar se me këtë titull janë kompozuar edhe këngë në zhanrin muzikor, siç janë ato të Sabri Fejzullahut apo të Ilir Shaqirit. Të gjitha këto krahasime dhe këto burime, i përmendëm për të pohuar edhe një parim tjetër krijues të autorit: se ai dëshiron, nga njëra anë, të qëndrojë në një shumësi traditash të këndimit erotik e dashuror, dhe, nga ana tjetër, të këndojë sipas mënyrës së tij: të shkruajë një ep lirik mbi dashurinë në dy vëllime, apo në dy tërësi poetike që sugjerojnë pafundësinë e kësaj ndjeshmërie dhe të këtij disponimi e përjetimi. 2. Numri engjëllor i poezive: etimoni shpirtëror i këndimit Këtë tërësi burimesh e këndimesh, ta sugjeron edhe semantema e numrit 101, si numër engjëllor në simbologjinë e numerologjisë, si numër fati apo i Xhemil Bytyçi ~ 212 ~ një ndryshimi e fillimi të ri. Së këndejmi, hasim nëpër këto vargje edhe një këndim engjëllor, aspak agresiv a të ashpër. Kur autori e përdor më se njëherë fjalën “sens” (në bashkëshoqërim me shprehje të fjalëve shqipe: ndjeshmëri, kuptim, gjakim etj. etj.), këtë gjithnjë e bën për ta fuqizuar mesazhin poetik që përcjell një qëllim jetësor, një pikësynim të qartë. Është, sikundër thuhet, numri që shënjon një zgjim i ri, i brendshëm, shpërthyes. Ky shpërthim lexohet që nga poezia e parë e deri te ajo e njëqindenjë-të. Është potenca krijuese autoriale që pikësynon të na mbushullojë me figura frymëzuese dhe motivuese, mu ashtu siç bën një ndikim pozitiv vetë ndjesia e dashurisë. Nuk është e habitshme përse nëpër vargje përdoren e këndohen fjalë të një rendi, si: gëzim (Gëzohem por assesi nuk hidhërohem; Ato përqafime me lot gëzimi; Gufoj me thepa gëzimesh/ Pranë teje; Ti moj zemër gëzoju ditës/ Që kur dashuria na lindi; Për ditën tonë të gëzuar; Gotën e gëzimit të mbushur me hare e ke; Gëzimin tonë mund ta shkrijmë në zjarr; Pranë teje shpirti im gëzon qetësinë; Në fole të gëzuara u mbështetemi; dashuria nuk njeh mote... Kërkon vetëm zemër gëzimplote; Të mbuluar ishim me rrjetë gëzimi; Duke i zgjuar epshet për këtë natë të gëzuar; Përballë botës, të dytë jemi të gëzuar) e përplot përdorime të tjera të ngjashme. Pothuajse, secilën hapësirë ai dëshiron ta mbushë me lumturi, ngazëllim e gëzim. Madje, pas çdo stuhie a furtune jetësore, subjekti lirik i këtij vëllimi dëshiron t’ia rinisë kësaj hapësire Kopshti i dashurisë ~ 213 ~ të mbushulluar me ditirambin e jetës. Çfarëdo që të ndodhë, sido që të jetë, ai e ka numrin e tij engjëllor, magjik, njëqindenjë, pikërisht pse psikja e tij e jetës mbushullohet me energjinë pozitive, me mirëqenien, me kujdesin për vetveten dhe në sprovimin e diçkaje gjithnjë të re, gjithnjë i hapur ndaj përvojave të jetës përballë vështirësive a sfidave: Dashuria me dorë nuk kapet, or i gjorë Për më tepër, ajo me kohë përvetësohet Në çast kur zemra e jote në thellësi ndjen Edhe kundrejt sfidave kur ato qëndrojnë. Duke e konceptuar poezinë e tillë si një gëzim jete, i krijohet përshtypja sikur përnjëmend do të ndodhin lëvizje pozitive në mbushullimin e dashurisë. Është ai potenciali emocional, shpirtëror, që e shpie në një rreth tjetër jo vetëm socializues të dashurisë, por edhe të jetës: për të flakur gjithçka të ligë nga ky sens i dashurisë, dhe për t’i mënjanuar shpirtra të ligë a njerëzit e tillë nga ai rreth. Për ta realizuar kohën e lumtur, moshën e lumtur, Më djeg kureshtja: kush je Dua kristal të pastër dashurie, Me mendje e shpirt të vija atje Pranë fytyrës hyjnore - shkëndijë lumturie. Xhemil Bytyçi ~ 214 ~ Ja, pra, një fjalë tjetër me rendin e saj fjalësormetaforik: lumturia. Tërësia e numrit të poezive, domethënia e tij shpirtërore, është njehsim i nxitjes së shpirtit. Subjekti lirik iu beson fuqive të epërme të dashurisë, pothuajse të barasvlershme me hyjnore. Nga realiteti të fshehur ishim Rruga na ishte e mbyllur Duheshe vetëm të fluturojmë Drejt shtigjeve hyjnore Tek caqet për ne të parapara. Madje, nga lidhja shpirtërore, e brendshme, me subjektin e dashurisë, folësi lirik i kësaj poezie që ligjëron gjithnjë në veten e parë, është edhe ndërlidhje me universin (poeti përdor shpesh fjalët univers, gjithësi, gjithnajë, vasion), si një shtegtim shpirti e ndjesie, pra, ndërlidhje e vënie marrëdhënies me objektin e tij lirik të këndimit dashuror, marrëdhënie që vë ekuilibër e harmoni. Tërësia e tillë sugjeron një etimon shpirtëror të fjalëfillesave të dashurisë a të burimeve të saj, në paradigmën motivore e tematike që e përmendëm në fillim. Është udhëzues i brendshëm që i sugjeron poetit për t’iu përkushtuar, në këtë kohë moshe, jetës së brendshme shpirtërore, dhe këtë më së miri e arrin nëpërmes këndimit të dashurisë. Mbase, lexuesit do t’i kujtohet edhe numri i tillë atomik i elementit kimik Mendelevit. Kopshti i dashurisë ~ 215 ~ Të gjitha këto asociacione artistike, burojnë nga poezia që, përveç frymëzimit, ngërthen edhe figurë të pasur, edhe intelekt krijues. Jean Moréas, poet, eseist dhe francez, pohon se "në art... të gjitha paraqitjet konkrete janë... ngjarje sensuale, roli i të cilave është të paraqesin farën e tyre ezoterike me idetë primitive" (Z. Moreas), e ku ideja shndërrohet në parim krijues të letërsisë moderne, nën ndikimin e ideve psikanalizës. Kësisoj, përsëritja e të njëjtave fjalë-tema, fjalë-ide, fjalë-figura etj., përgjatë gjithë librit, sugjeron përsëritjen e lajtmotiveve të dashurisë. Këtë tashmë e pamë te rrjedha asociative që zgjojnë kryetemat kopshti i dashurisë dhe numri 101. Poeti Henry Wadsworth Longfellow shprehet: “Kopshti është një mik që mund ta vizitoni në çdo kohë.” Nga këndvështrimit krahasues: poeti XChemil Bytyçi, sa herë ndjen nevojë të pikëtakohet me miken e tij, selit në poezi kopshtin e tij të dashurisë. Ndodh si në një sinestezi a në një “proces sinestezik” (“unifikimi i ndjesive- është një shoqërim subjektiv spontan i ndjesive të ndryshme të shkaktuara nga përvoja e drejtpërdrejtë e vetëm njërës prej tyre; mësimi dhe ndjenja me të cilën mund të përzihet ajo që perceptojmë me shqisat tona... Në literaturë, sinestezia përfaqëson një figurë stilistike të imazheve lidhëse që nuk vijnë nga i njëjti kuptim...”). Të lutem, tani me gjithë shpirt të them Kthehu ka vetja dhe merre drejtim drejt meje Xhemil Bytyçi ~ 216 ~ Të bëj thirrje dashurie të vërtet Eja përsëri të bashkëndiejmë Në dashuri të shkrirë. E, të jetosh në këtë kopsht dashurie, është njësoj si të jetosh në kopshtin e artit dhe të këngës, aty ku selitet e bukura dhe bukuria e emocionit. Ti mbaje veten, perëndeshë e dashurisë, Dëshira ime nuk kishte mbarim, Besoja se je thesar i bukurisë, Zemra më digjet, shuhem shqim. Mjeku dhe peoti Xhemil Bytyçi, ta krijon përshtypjen sikur i ka bërë të vetat thëniet e mjekut Debasish Mridha, i cili është edhe një filozof, poet dhe autor amerikan, si kërkues i të vërtetës së thellë. Ai thotë: “"Duaje natyrën sikur të ishte kopshti yt i dashurisë" apo: “Mendja nuk është një fushë e djerrë, por është një kopsht dashurie gjithnjë në rritje dhe gjithnjë në lulëzim". Një dashurues i tillë është edhe folësi lirik i kësaj poezie, mendja e të cilit lulëzon me frymëzime edhe në moshë sadopak të thellë. 3. Trajtat e këndimit të erosit E thamë që tek ky poet mungon qëllimshëm këndimi i dashurisë tragjike, sado që aty-këtu ka reminishenca të tilla vargjesh. Është lënë anash Kopshti i dashurisë ~ 217 ~ edhe këndimi i dashurisë së pamundur. Ndërkaq, lexojmë poezi të tëra në të cilat vijnë shumë vargje që e përjetëson dashurinë e idealizuar, atë të dinjitetshmen, të bashkëndjesisë, bukurinë e ndjeshmërisë së ndërsjellë, sensuale. Janë vargje të asaj lirike që shqipton marrëdhëniet jo vetëm midis dy të dashuruarve, por sikur ato të ishin marrëdhënie midis një perëndie a perëndeshe, aty ku bukuria nuk shteron asnjëherë: Ti mbaje veten, perëndeshë e dashurisë, Dëshira ime nuk kishte mbarim, Besoja se je thesar i bukurisë, Zemra më digjet, shuhem shqim. Dhe së këndejmi shpërthejnë vargje në lartësim të këtij universi të dashurisë: në dashuri mbretëreshë zjarri më ishe, ose: Tek Kopshti i Dashurisë diku në gjithësi Aty ku mund të gjendet mbretëria e dashurisë. Nga ana tjetër, shpesh e shpesh nëpër vargje subjekti lirik që ligjëron në veten e parë, ai vetveten e quan mbret: Oh! Për më tepër dëshiroj të bëhem Mbret mbi qëndrimin e saj mbretëreshë Për të krijuar pushtetin me dashuri. Xhemil Bytyçi ~ 218 ~ Ligjërimi në veten e parë i mundëson të shpalosë këndimin intim. Kurse folësi lirik i drejtohet vetes së dytë, objektit të këndimit, të cilës ndodh që ndonjëherë ia jep edhe fjalën. Në këso rastesh, të krijohet mbresa sikur te fillesat e dashurisë mbi tokë, si asociacion i Kopshtit të Edenit biblik, apo si te kozmogonia e lashtë, aty ku u shfaq shkrimi i parë para pesëmijë vjetësh, në Mesopotami, kur në pllaka prej balte shkruhet për dashurinë midis perëndisë Apsu dhe perëndeshës Tiamat, nga të cilët lindën perëndi të tjera. Te kjo poezi bytyçiane kështu këndohet, porse gjithçka është kaq tokësore e kaq njerëzore. Ashtu siç ka si në letërsi në e moçme, në lashtësi, apo në krejt krijimet e dashurisë, edhe te ky poet ka shumë vargje dhe lirika që na tregojnë se sa e fuqishme është lidhja e dashurisë midis dy qenieve njerëzore, si protagonistë lirikë. Që te poezia e parë, siç e pamë, ai e këndon dashurinë e lartësuar ideale: Ishte kohë ideale për ne të dy Kur ndjenjat me lot i zbutnim Që pjella e dashurisë të na mbisundonte Të përmbushur me ide të përplota. Këndohet, pra, si gjendje e situatë e përsosur. Sado që idealja, përsosmëria na shfaqen si adhurim i pafund ndaj njëri-tjetrit, me atribute cilësie të panumërta; ani se jeta reale ngërthen realitete të tjera, shpesh dramatike; kjo bëhet me gjakimin a Kopshti i dashurisë ~ 219 ~ dëshirën e zjarrtë: se si duhet të duket e të realizohet dashuria. Ndodh njësoj si te ata personazhet e romanit “Dashuria në kohët e kolerës” të Gabriel Garcia Markezit, ku personazhet e dashuruar thonë njëri-tjetrit se dashuria e tyre është qiellore e ku i dashuruari e konsideron të dashurën e vet krijesë të përsosur. Kësisoj diku kah poezitë që fillojnë me numrin gjashtëdhjetë, vijnë një varg lirikash të bukura, me frymëzim të lartësuar siç janë poezitë “Kohë gjakftohtësie”, “Peizazhi në muzg”, “Sytë xixa brilante derdhnin”, “Mbi mëkate trëndafila vendosëm”, “Një re qan për ty”, “U shkrep një shigjetë dashurie”, “Dashuria është thesar”, “ditë e kremte na ishte” apo “Tek bregu para diellit tonë”. Janë lirika ku lirizmi shfaqet me prirjet më të mira krijuese. Te kjo e fundit, eksklamacionet lirike shndërrohen në kadencë gjakimesh e përsiatjesh: O zemër, o shpirt, o dashuri Plot me epsh i mbushur jam I gëzuar kërkoja të marr rrugën Edhe përtej kodrës së Diellit Të e kërkoj botën e shpirtit tënd Të arrijmë tek bregu i përbashkët Nga aty ku pëllumbat fluturojnë. Sikundër shihet, janë edhe lirika që, përpos magjisë së këndimit e shpërthimeve të vrullshme, na drejtojnë kah motivet e tërheqjes fizike, erotike dhe Xhemil Bytyçi ~ 220 ~ madje, edhe kënaqësisë trupore, seksuale. Të dashuruarit nuk reshten ndaj njëri-tjetrit. Nga letërsia aty-këtu sensuale, autori kapërcen te motivet a lirika e mirësjelljes e ku protagonistët, si në shoqërinë e dikurshme të fisnikëve, është dashuri e ndërsjellë. Thelbi i gjithçkaje është dashuria, sado që protagonistët e kësaj poezie sikur duken të vetizoluar nga bota, sikur asgjë tjetër nuk iu intereson, përpos ndjenjave të tyre dhe botës së tyre të brendshme. Ja si poetizohet ky thelb si koncept lirik: Që në brendi ke thelb të artë ke dhe erë Të këndshme që zemrat i mahnit. (...) Vendosëm të hulumtonim Dashurinë tonë në thelb Nga se gjendeshim përballë fatit enigmatik. Jo vetëm numri 101, dhe jo vetëm motivet në shumë trajta, por edhe bollëku i metaforizimeve e thënieve diskurzive, aty-këtu me tone eseistike, na sugjerojnë se dashuria është një burim që nuk shteron asnjëherë së kënduari në poezi. Në këtë mënyrë, pothuajse në gjithë vëllimin mbizotëron një të folur intim, një ligjërim intim që lidhet vetëm me botën e brendshme të protagonistëve të dashuruar. Herën tjetër poeti na e krijon mbresën e të folurit telepatik midis dy qenieve që ndiejnë Kopshti i dashurisë ~ 221 ~ njësoj, sado që nuk mund të gjenden afër njëritjetrit e që arrijnë të zbulojnë gjithçka për njëritjetrin. Madje, shprehja përemërore e përemrit të pakufishëm njëri-tjetri (njëri-tjetrin, njëri-tjetrit), përsëritet bukur shumë nëpër vargje, për të sugjeruar këtë lidhje të pashkëputshme midis dy vetash, të dashurës dhe protagonistit lirik të dashuruar. Aty lexojmë ngrohtësinë e emocionit, dehjen pas erosit, përzemërsinë e marrëdhënieve, por ndodh të lexojmë ndonjëherë edhe mospajtime, kundërshtime, largime... dhe përsëri etja e pashuar për t’u afruar. Lexojmë ndonjëherë edhe dhimbjen e tyre, ndonëse ata i mbisundojnë ato, sikur ata e bëjnë betejën e jetës së tyre që ato asnjëherë të mos ndodhin. Sado që vijnë ndonjëherë ndarje, harresa, kotësi, largime, megjithatë malli mbetet lektisje që s’ka të sosur. I dehur pas madhështisë së kësaj ndjesie, ai dehet edhe pas joshjeve të erosit. Kur poeti vargëzon e përdor edhe fjalë si eksitim, seks, sensuale, joshje trup-ndjellëse, epsh etj., ai dëshiron të na thotë se përvoja e jetës që mbështeten në kategorinë e sensuales, na mëson se dashuria dhe erotizmi nuk ndryshojnë, ashtu siç e kanë kuptimin e tyre i-fisnikërues, ripërtëritës, riprodhues. Erosi është si një perëndi që vë ekuilibër në jetë (“Dhe erosi u shkri në kënaqësi”, apo: “Mes dashurisë dhe erosit/ U gjetëm në botën e pafund”). Xhemil Bytyçi ~ 222 ~ 4. Në përfundim: rëndësia e tematikës së dashurisë Autori nuk bie asnjëherë në nivelin e letërsisë pornografike, për ta lënë anash përmasën estetike. Shijimi i jetës erotike nuk përbën ëndërr mëkatare, pra nuk është i huaj për njeriun, sidomos për qeniet e dashuruara. Është kërkesa letrare për t’i thyer tabutë, ashtu siç ka me bollëk në letërsitë moderne të popujve të zhvilluar. Poeti ndien nevojë të ligjërojë poetikisht për dashurinë rishtas e rishtas. Edhe bota sotme letrare, postmoderne, nuk i reshtet këtij motivi të përjetshëm. Kudo e kurdo subjekti lirik ndien nevojë ta shkrijë unin personal me subjektin e kënduar, kurse këndimin intim ta shqiptojë me frymë të magjishme lirike. Vetë jeta është një këngë lirike dashurie. Jeta më riktheu Në pikënisjet e dashurisë së filluar Ose: Jeta varkë e sigurt na u bë Me valë dashurie lundronim Deteve e oqeaneve Deri në kohë të përjetësisë. Kopshti i dashurisë ~ 223 ~ Autori nuk ndien nevojë ta problematizojë esencën e kuptimit të dashurisë, as të shtrojë pyetje filozofike për të. Këtë vëllim dhe vëllimin tjetër, në vazhdim po prej 101 poezish, mund t’i lexojmë edhe nga një intencë autoriale: se tematika e dashurisë në letërsi jo vetëm që është kënduar gjithmonë, por ajo ka qenë dhe mbetet gjithmonë e rëndësishme për artin letrar. Ndodh kjo për faktin se dashuria është ndjenja më e pastër, më sublime (“Mbi mua fytyra jote më sublimja ndriçon”, ose: “Të fitosh një shpërblim shpirti/Të jetë dhuratë sublime e jetës”). Është ndjenja më e bukur (“Ti më ishe virgjëreshë e parë/ E bukur dhe e përkryer” ose: “Zoti lule jete për mua të fali/ Lule të bukur me plot ngjyra”). Është ndjenjë e përjetshme (“Do të kujtoj i heshtur përgjithmonë”, “Fatin e pashmangshëm e kërkoja/ Për gjithmonë të na shndrisë”). Është fuqi e vërtetë që ka vendin e saj të nderit në altarin njerëzor (“Dashuria është ndjesi aq e thellë, djeg,... Eksplodon si vullkan i fuqishëm”, apo “Dashuria është Perandori e nxitur Ajo më e fuqishmja në botë.”). Me një fjalë, ashtu siç thotë Shën Pali: dashuria nuk mplaket asnjëherë. As poeti nuk mplaket në shpirtin e tij, sepse mbetet i ri përherë. 

 Dhjetor 2022