
A thua vallë ku do na shpie kjo rrugë në të cilën jemi nisur?!... A thua do na mallkojnë gjenaratat e reja që do vijnë pas nesh brez pas brezi?!... A thua na ka mbetur politika që të merremi ne te të gjithë që nga fëmijët e deri te më të moshuarit?!... A thua kështu do i mësojmë edhe gjeneratat e reja që të ia nxjerrim sytë njëri tjetrit për karrige dhe për interese personale?!... Pse nuk bëjmë vepra konkrete kombëtare dhe shoqërore, por shesim g
ogla për dushk në emër të patriotizmit?!... Pse të gjithë u etiketuam mes vete si tradhëtarë?!... Pse nuk festojmë për arritjet tona në sukseset e arritura të një personi që ka arritur suksese në shkencë, kulturë, sport etj. A thua u tha një fjali nga kandidatët që ishin në gara për kryetarë komunash dhe liderët shqiptarë të partive politike për hapje bibliotekash dhe furnizimin e tyre me libra?!... A thua u bisedua për artin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi?!... A thua për përfshirjen e të rejave dhe të rinjve në sport?!... A thua u tha një fjali që të angazhohemi për mësim cilësor nëpër shkolla që nga ai fillor dhe deri tek ai univerzitar?!... A thua u tha diç për arat tona që kanë mbetur djerrina?!.. .A thua u tha për plagët tona që të rejat dhe të rinjtë tanë që për çdo ditë po e lëshojnë atdheun për të kapur botën në sy për një kafshatë buke?!... A thua u tha shumëçka që duhet thenë dhe është shumë me vlerë për ne e sidomos për gjeneratat e reja?!... A thua duhet të flasim gjatë çdo cikli zgjedhor gjithëçka duke premtuar e asgjë duke mos realizuar?!... A thua deri kur do e shajmë njëri tjetrin me fjalët më të fëlliqur që nuk i takon shqiptarit?!... A thua duhet të merret çdokush me politikë?!... Kur do vijë koha të vlerësohet vlera dhe jo antivlera në çdo aspekt?!... Deri kur do të vazhdojmë ti çvlerësojmë heronjtë e vërtetë dhe mos të shpallim heronj pa vepra dhe teknefesa që mashtrojnë popullin me pallavra nëpër tubime. Unë besoj se u teprua motra dhe vëllezër, Duhet të kthehemi e të bëjmë vepra konkrete. Ti vlerësojmë njerëzit që kanë bërë dhe bëjnë vepra konkrete në të gjitha lëmitë që nga bujku e deri tek intelektuali. Ka edhe shumë e shumëçka për të thënë, por në këtë rast do e përfundoj me kaq këtë shkrim të shkurtër.
0 comments:
Post a Comment