Thursday, October 12, 2017

Xhavit Gasa: SYRI I SORKADHES


Sorkadhja i shpëton çiftes së gjahtarit,
gjahtarit i shpëton shpirti prej mëkatit,
bilbili pas sorkadhes krahëhapur rendi,
mrekullisht shpëtoj kthetrave të skifterit.
Flutura krahëshkruara nuk ra te rrjeta,
që merimanga thuri te zgavra e lisit vjetër,
e lumtur vallëzoj nëpër lulet petalçelura,
syri i sorkadhes larë me pikat e vesës.

0 comments:

Post a Comment