Atëherë këndshëm e çiltër të kam takuar,
Kur dashuria hovshëm lulëzonte,
Sa t’i lakmova zemrës së kulluar,
Dashuri diellore atë dritë mrekullonte.
Jam udhëtar i magjepsur në dashuri
Me zemër hapur kërkoj ledhatime,
Që lulëkuqen e mbyllur ta mbërrij -
Kjo është kërkesa e imagjinatës sime.
Më djeg kureshtja: kush je
Dua kristal të pastër dashurie,
Me mendje e shpirt të vija atje
Pranë fytyrës hyjnore - shkëndijë lumturie.
Tani kjo dashuri u mbyll në kujtime,
Dashurinë tonë e vure në kornizë,
U bëra udhëtar i panjohur, kërkoj ngushëllime
Diçka më ther në zemër, më shpon si shtizë.
U ndalëm në udhëkryqin e kësaj dashurie,
Vallja e dashurisë së dikurshme u nis
Nuk merr fund kjo madhështi hijeshie
As numri i mëkateve që na bezdis.
Ti mbaje veten, perëndeshë e dashurisë,
Dëshira ime nuk kishte mbarim,
Besoja se je thesar i bukurisë,
Zemra më digjet, shuhem shqim.
Do të kujtoj i heshtur përgjithmonë,
Dua që në zemër zemërimin ta ngujoj,
Kur zëri i dashurisë lodhshëm kumbon
E të them me dhembje: ‘’ Kurrë nuk të harroj!’’
. PLATEJA E YLLËSISË
E dashur...
Ke mundësi
Të veshësh
Pëlhurë ylberi
Të ndizesh...
Të fluturosh
Me krah engjëlli
Lart atje
Në mbretërinë e yllësisë
Dashuri të promovojmë.
DASHURIA KA EMËR
Të kam thënë se dashuria jonë ka emër.
Emrat e përzemërt i adhurojë shumë
Më bëjnë fatlum dhe krenar.
Emri yt ”KREONA” quhet
Me fjalë fikse, krenaria e jonë.
Ajo ka shpirt, ka edhe zemër
Ka zemër për mua
Zemra ime me vështirësi e sajoi
Kur lot të kthjellëta më rridhnin
Sepse plaga mbet e gërvishtur
Prej saj edhe gjak kullon.
Hëna e saj edhe fytyrën ma zbuloi,
Me një krah rrezesh nderi
Në thellësi zemre depërtoi.
E dashura nga të fshehurat e mia
Vërejti dy shigjeta dashurie
Edhe enkas zemrën ma pushtoi.
Rrinte e fshehur nën hark ylberi
Dashuria doli në shesh, për jetë më kaploi.
Jetën e dorëzova në duart e saj
Qenësisë sime ajo kurorë i vuri
Dashurinë me besnikëri ma fali.
Në kopshtin e dashurisë
Si vizitor besnik arritëm
Kopshtari nuk na pengoi
Me kushte besnikërie në dashuri
E vendosmëri sajuam jetën në vijim.
LULE GAZ
E dashur, pas hijes sate
I fshehur qëndroj
Në thellësi me ëndje të shikoj
Ëndrrat tua kërkoj t’i përjetësoj.
Me dinjitet synoj të të pushtoj
Ty lulegaz i jetës sime.
Dashurinë e kam në rend të parë
Shpresoj se do të jesh heroina ime
E përbetuar në dashurinë që më ke sjellë
Me frymë dashurie të mburrem dhe unë.
Këndellemi në Kopshtin e Dashurisë
Me dashurinë tonë që vet e kemi krijuar
Me shumë mundime e sakrifica.
Vetminë tënde e shikoja
E vetmja ti ishe lulegaz
E hareshme për këtë tokë të artë.
ME PRUSH E FLAKË MË GODITE
Pse me prush e flakë më godite
Kur unë e dashur vetëm në ty mendoj.
Jam njeri që digjem
Venitem edhe si lule e zezë,
Përballë teje dorëzohem
Po po, nëse je ti lulezjarr.
Me të drejtë kam hyrë
Në Kopshtin e Dashurisë
Heshturazi vetëm të të shikoj
Se si ngjalleshe e përlakëshe,
Ti e dije se unë jam eshkë për flakën tënde
Nëse pranë teje i uritur qëndroj.
E vërejta të drejtën tënde për dashuri
E di se më turbullove në ndjenjë
Me oreks ndaj teje në shikimin të parë.
Ti moj zemër gëzoju ditës
Që kur dashuria na lindi.
Ti je e vërteta dishepull
Për jetën time të gjerë
Për dashurinë tonë të lindur.
SHPËTUAM NGA FIJET E RRUFESË
Ç ‘është kjo kohë e vrazhdët
Kur hëna mes netëve lëviz
Na shikon ku ne jemi vendosur
Me rreze depërton në kasollen tonë
Çaste të bukura nga ne shikon
Lojëra dashurie duke luajtur në zgjim.
Të dashurën time të joshur e kam
Me sekrete dashurie në veprim
Pranë kësaj bukurie qëndroj
Në fitore apo ndoshta edhe në disfatë.
Ne forcën e shpirtit e fituam
Dhe të epsheve të pa shfrenuara
Betejën për ta përballuar
Renditjen e lojërave të caktuara.
Besomë se egërsisht mund të vdes
Përballë teje që më rri e trazuar
Ndërsa unë asnjë shqetësim nuk ta shpreh,
Nëse mua më ke më afër se shpirtin.
Dashurinë e kemi të ndërsjellë
Bukuria e jote mi tejkaloi
Caqet e mia me vlerë.
Nga realiteti të fshehur ishim
Rruga na ishte e mbyllur
Duheshe vetëm të fluturojmë
Drejt shtigjeve hyjnore
Tek caqet për ne të parapara.
Të gazmuar ishim të gatshëm të fluturonim
Drejt lartësive hyjnore tek atje
Ku edhe mund të përhumbemi.
Ndoshta mund të arrijmë
Tek Kopshti i Dashurisë diku në gjithësi
Aty ku mund të gjendet mbretëria e dashurisë.
Përmes shtëllunga resh të bardha
Drejt shtigjeve udhëtonim në largësi
Me fije resh në jetë të rrezikshme
Për të mos u djegur duhet të mbrohemi.
Mjegullat tona nga pluhuri i polenit
Nga lulet e kopshtit lëshonin erë
Në mes rrebesheve të dendura
Rrezet e diellit na e zbërthyen shpirtin.
Sytë na lëshonin shkëndija
Ndër ditët e dashurisë për ne
Ndjesitë e fjetura na preknin
Edhe në ndër netët me hënë.
Të përbetuar në dashuri
Përsëri u futëm në kopshtin
Me lule bozhur për krenari.
Vështronim botën tonë shpirtërore!
0 comments:
Post a Comment