Monday, June 2, 2025

Franz KAFKA: Para ligjit

 

Para ligjit është një roje. Atij  i drejtohet një fshatar, i cili do të hyjë te ligji. Por roja i thotë se tani për tani nuk mund ta lerë të hyrjë. Njeriu mendohet, dhe pastaj e pyet nëse mund të hyjë më vonë. "Ndoshta, i përgjigjet roja, por jo tani". Derëtari tërhiqet anash; me që dera e Ligjit është për herë hapur njeriu përulet për të parë brenda. Roja e vë re dhe qesh " Nëse të tërheq kaq shumë - thotë - përpiqu të hysh, por është e ndaluar. Por hap sytë: unë jam i fortë.  Dhe jam roja i fundit. Çdo sallë ka rojen e vet, njëri më i fuqishëm se tjetri. As unë nuk i bëj ballë të tretit". Fshatari nuk e priste këtë lloj vështërsie. Ligji duhet të jetë i lirë që të hyjë brenda cilido, në çdo rast, mendon, po duke parë mirë rojen veshur me gëzof, me hundën e madhe me majë, mjekrën e gjatë, të zezë prej tartari, bindet se është më mirë të presë derisa të marrë lejen për të hyrë. Roja i jep një stol dhe i thotë të ulet aty pranë derës. Ai ulet aty për ditë e për vite. Bën shumë përçapje që të pranohet brenda, e lodh rojen me lutjet e tij. Roja ngandonjëherë i bën pyetje, e pyet për fshatin e tij dhe për shumë gjëra të tjera, por janë pyetje pa rëndësi, ashtu siç bëjnë zotrinjtë; në fund i thotë se ende nuk mund ta lejojë që të hyjë. Njeriu i cili ishte përgaditur për atë rrugë duke marrë shumë gjëra me vete, bën përpjekje që ta thyejë rojtarin, duke i dhënë gjithçka, pa pyetur a janë gjërat me vlerë apo jo. Tjetri nuk zbraps asnjë dhuratë, por i thotë: " Po pranoj të më thuash se ke lënë pa provuar një mënyrë". Për vite e vite njeriu nuk resht së vështruari rojen. Harron të tjerët dhe i duket se është i pari pengesa e vetme për të hyrë tek Ligji. Vitet e para i mallkon me zë të lartë, pa marrë parasysh asgjë, fatin e tij të keq, pastaj kur plaket, flet me vete. Bëhet si fëmijë dhe pasi gjatë shumë viteve ka vrojtuar rojën dhe ia njeh edhe pleshtat e gëzofit, u lutet pleshtave që ta bindin rojtarin.  Më në fund, shikimi i dobësohet dhe ai nuk e di në i mungon drita, apo e gënjejnë sytë. Megjithatë në errësirë e dallon shkëlqimin që shpërthen nga Porta e Ligjit. Nuk i ka mbetur shumë kohë për të jetuar. Para vdekjes të gjitha ngjarjet e kohëve të fundit, të mbledhura në kokën e tij, shndërrohen në një pyetje, të cilën ende nuk ia ka drejtuar rojtarit. I bën një shenjë burrit, pasi nuk mund ta drejtojë më trupin e ngrirë. Roja duhet të përkulet, se tani ka shumë ndryshim trupi, në dëm të fshatarit. "Çfarë kërkon të dish më? E pyeti rojtari. Je i pangopur", nëse të gjithë synojnë Ligjin, thotë njeriu, - si është puna që gjatë këtyre viteve, askush përveç meje, nuk ka kërkuar të hyjë brenda". Rojtari e sheh se burri është në fund të jetës dhe ai që ta kuptojë i ulërin në veshin, tashmë të mbyllur. "Këtu nuk mund të hynte askush, se kjo derë ishte caktuar për ty. Tani po largohem dhe po e mbyll".






Tuesday, May 27, 2025

Kujtim STOJKU: Pas gjurmëve të hijeve të nderit


Tregim

 

1 - Rrrënjët e ngritjes

 

Ai zbriti nga makina e sapo blerë me një valixhe plastike, një dosje kartoni nën sqetull dhe një buzëqeshje të hollë që të linte një ndijesi shqetësuese.

Mutand Durani, ishte një burrë i gjatë, me një bark të fryrë që ia bënte të vështirë të lidhte këpucët pa u djersitur, mbante syze me xhama të trasha që fshehnin një vështrim tinëzar dhe një kokë të madhe, sy të shqyer që dukej si një kokë kau, e cila në vëshrimin e parë dukej se mbante  gjithë djallëzinë që nuk ia nxinte zemra. Në atë fëtyrë të kuqerremtë ku mesa dukej alkooli kishte lënë gjurmët e veta, nuk kishte asgjë të qartë veçse një hije që dukej se i vinte nga brenda dhe e ndiqte çdo hap.

Kjo hije ishte një makth i vërtetë për të sepse i kishte prishur gjumin dhe shihte ëndërra të frikshme. Megjithatë, këto shqetësime i harronte duke menduar për pozicionin e ri të punës që kishte marrë në qytet. Këtë pozicion ai nuk e kishte fituar me mund, por e kishte marrë falë ndërhyrjes së një krahu të fuqishëm politik, i cili i kishte hapur rrugën përmes ndikimit dhe lidhjeve. Ky krah i fuqishëm që e kishte ndihmuar nuk kishte nevojë të dinte se kush ishin këta, mjafton të ishin ushtarë të bindur, jo profesionistë. Kjo i mjaftonte dhe e linte në qetësi. Ana e pëgaditjes prefosionale ishte ku thërret qameti, kishte një gjuhë vulgare dhe kur fliste sikur i hante fjalët se nuk i shqiptonte të plota. I gjithë fjalori i tij ishte bullizimi dhe shantazhi, gjë që donte tregonte se sa i fuqishëm ishte.

Kishte filluar punë si oficer dogane, por shumë shpejt, me manovra të heshtura dhe përkulje të ulta ndaj eprorëve, u ngjit lart. Ai nuk dallohej për aftësi, por për bindje dhe nënshtrim. Ishte i etur për pushtet dhe donte t’u bëhej i dobishëm atyre që kishin nevojë për një njeri të verbër e të zellshëm.

 

2 - Njeriu që s’duhej

 

Në institucionin ku Mutandi kishte filluar të ngjitej, emri i Mentorit përhapej me peshën e një reputacioni që nuk linte njeri indiferent. Ai emër nuk e linte Mutandin të qetë. Mentor Dema ishte një oficer i vjetër, me mbi dyzet vjet përvojë, titulluar për “Master në Siguri dhe Rend Publik”. Një njeri që fliste pak, por thoshte shumë. Respektohej në heshtje edhe nga ata që nuk kishin simpati për të. Emri i tij tingëllonte nëpër korridore me një jehonë të veçantë, ishte një zë i kthjellët në një vend ku baltosja kishte kohë që sundonte.

Përballë këtij modeli të qetë dhe të ndershëm, Mutandi ndjente sikur i mpiheshin gjymtyrët. Ai vetë nuk kishte as dije dhe as përvojë, por kishte nevojë të dukej i rëndësishëm. Dhe kështu si një gjarpër filloi të derdhte helm gjithandej. Në fillim e filloi me fjalë të vogla, të thëna me zë të ulët, nëpër korridore dhe kafene. Keto thashetheme që fliste lart e poshtë, e vishnin Mentorin me një hije dyshimi. Ai vepronte tamam si gjarpëri që nuk të ha por të kafshon tinëz. 

Një ditë shefit i tha:

 

“Ky Mentori ka kohë që nuk përputhet me drejtimin e ri të institucionit. Ka ide të vjetra. E dini ju se ç’thonë për të”? Zëri i tij dilte i përvuajtur dukej sikur kishte një mundim të madh. Por në fakt ishte krejt e kundërta për këto që thoshte ai. Mentori nga njëra anë mishëronte ndershmërinë, dijen dhe autoritetin natyror, cilësi këto që Mutandit i mungonin dhe prandaj i urrente në heshtje ķëto veti.

Eprorët në fillim nuk e besuan, por pak nga pak nëpër mendje filluan t’u qarkullonin dyshime. Dhe Mutandi këmbëngulte, me këmbënguljen e atij që s’ka ç’të humbasë.

Dhe pikërisht këtu lindi xhelozia. Në fillim si një ndijesi e lehtë, por që shumë shpejt u kthye në një urrejtie të papërmbajtur. Çdo fjalë e mirë që flitej për Mentorin ishte si një thumb që i ngulej në mish. Ai i ngjasonte gjarpërit që e mban helmin në bisht, ishte një shpirtlig që s’e duronte dritën, filloi të derdhte helm me metodën që dinte mjaft mirë: shpifjen, dyshimin, thshethemet.

Të gjithë këto insinuata dhe gënjeshtra kishin një qëllim, dhe ky qëllim ishte i qartë: të nxirrte Mentorin nga loja. Jo se kishte bërë diçka të keqe por se ishte i mirë dhe trembej se mos  atij i nxirrte probleme.

 

3 - Zjarr i heshtur

 

 Ditët e Mutandit kalonin ngadalë, të mbytura në zili dhe vëzhgim të sëmurë. Në zyrën e tij me perde të zverdhura dhe dosje të pluhurosura, përpiqej të shpërqëndrohej me mendimet që i jepnin një farë kënaqësie të sëmurë. Ndonjëherë përfytyronte skena intime dashurie, por realiteti i trupit të tij me barkun e madh e përplaste me dhembje në tokë.

Kur shikonte barkun e fryrë dhe të varur deri tek gjunjët, e përfshinte dyshimi. E dinte se në atë gjendje që ishte nuk mund të bënte dashuri. Eh, sa raste i kishin rrëshqitur nga duart, gra që i ishin afruar me kureshtje, por që largoheshin menjëherë, si të ndjenin gjënë e gabuar. Por kur mendonte për paratë dhe pushtetin, ndjenja e zbrazëtisë zbehej. I largohej si nëpër mjegull.

Atëherë fëtyra e tij ndryshonte. Çehrja i nxinte, sytë i ftoheshin, dhe në pasqyrën e zyrës shihte një bishë që mbante kollare. Ishte ai, njeriu që nuk dinte si të dashuronte, por që kishte mësuar të urrejë.

Në heshtjen e atyre mureve, zjarri i tij i heshtur digjte pa flakë, por me tym që helmonte gjithçka përreth.

 

4 - Transferimi

 

Mentori e kishte ndjerë prej kohësh se diçka po gatuhej pas shpinës së tij. Dokumente që zhdukeshin, akuza që qarkullonin  nën zë, vështrime të ftohta nga kolegë që dikur i kishin buzëqeshur. Dhe në qendër s’kishte asgjë tjetër por vetëm rrjeta të heshtura thashethemesh dhe intrigash, ishte ai – Mutand Durani.

Një mëngjes i zakonshëm u kthye në përballje. U thirr në zyrën e shefit të institucionit. Tryeza e gjatë, ajri i rëndë, dhe fëtyra e akullt e titullarit që nuk ngrinte sytë nga dosja para tij. Kur i foli zëri ishte i thatë:

- Kemi disa shqetësime… mbi mënyrën e menaxhimit të informacionit në sektorin tuaj…

Mentori nuk e ndërpreu. E la të fliste deri në fund. Pastaj, me qetësinë që e karakterizonte, u ngrit e tha:

- Një oficer si ju, me përvojë, nuk ka pse beson fjalët që flet ai. Ju duhet të kërkoni prova, fakte. Kjo është gjuha e një oficeri të vërtetë, dhe jo pallavrat e një njeriu veshur me uniformë që kundërmojnë erë gjirizi nga larg.

Shefi ngriti sytë. Për një çast u ndal. Një thërrime dyshimi u duk në vështrimin e tij, por procedura kishte marrê rrugën e vet. Vendimi për transferim ishte marrë.

Mentori doli nga zyra me hapat e një njeriu që nuk mban më shumë se të vërtetën mbi supe.

 

5 - Dritë në errësirë


Në sektorin e ri, larg syve të keqdashësve, Mentori nisi të shkëlqente vërtetë. Botonte artikuj shkencor, merrte pjesë në konferenca dhe fitonte respektin e komunitetit akademik. Emri i tij përmendej me nder dhe vlerësim, ndërsa ai vetë qëndronte i përkushtuar në punën e tij.

Ndërkohë, Mutandi vazhdonte të fërgëllonte nga inati. Kur dëgjonte për sukseset e ish vartësit të tij, sytë nën xhamat optik të syzeve shkëlqenin, dhe balli i madh nxihej nga  zemërimi duke murmëritur nëpër dhëmbë me përçmim, “Po të ishte kaq i mençur, nuk do të rrinte dyzet vjet në atë pozitë”.

Por fjalët nuk ishin më veçse një stuhi që s’mund ta rrëzonin kështjellën e vërtetësisë dhe ndershmërisë që mbante  Mentori. Ai e dinte se përtej çdo errësire, një dritë nuk shuhet kurrë.

 

6 - Rënia 

 

Një ditë, një emission investigative hodhi dritë mbi një skemë të madhe kontrabande që po përhapej në hije. Dokumentet e publikuara përmbanin emrin e Mutandit të përmendur qartë, si një nga aktorët kryesor të këtij rrjeti. Ministria u detyrua të thërriste një mbledhje urgjente me drejtuesit e lartë të institucionit. 

Ndryshe nga më parë, në atë mbledhje u ftua edhe Mentori.

Ai hyri me qetësi në sallë, me një dosje të rëndë nën sqetull. E hapi me dorë të sigurtë dhe mbi tryezë vendosi prova të pakundërshtueshme, dëshmi, shënime, kopje dokumentash se çfarë kishte ndodhur.

Ai nuk akuzoi, por thjeshtë vetëm tregoi. Fjalët e tij ishin si drita në errësirë, dhe askush nuk mund t’i mohonte.

 

Mentori dol inga godina me një qetësi që vinte nga bindja për drejtësi. Nderi i tij ishte i paprekshëm, i pandotur nga era e gjirizit që kishte mbushur korridoret më parë. Ndërsa Mutandi, qëndronte i vetëm në zyrën e tij bosh, për herë të parë pa heshtjen që i vinte nga brenda vetes, kjo ishte një heshtje që çmimin e kishte shumë të rëndë...

 

Tiranë 27.05.2025

Thursday, May 15, 2025

Prend BUZHALA: Rrëfimi halucinant në romanin "Shënimet e një endacaku"


7. Një rrëfim halucinant 

 

Ai e kupton se ndryshimet në jetë janë pjesë e procesit të rritjes dhe zhvillimit personal, dhe se çdo përvojë ka vlerën dhe mënyrën e saj të veçantë për t'i dhënë kuptim jetës.

Koha dhe memoria janë ndër dy temat thelbësore në këtë prozë, nëpërmjet fragmenteve kohore, kujtimeve të personazheve dhe përvojave të tyre të ndryshme. 

Përdorimi i kujtimeve të regjistruara jep një pamje të thellë në brendësinë e personazhit dhe në përvojën e tij të kohës.

Në shumë pjesë autori përdor rrëfimin e përsëritur në disa variacione, për të përforcuar temat dhe mesazhet kryesore. Përdorimi i fjalëve dhe frazave të përsëritura thekson ndjenjën e monotonisë dhe rutinës që e karakterizon jetën e personazheve. 

Këta personazhe sikur nuk e humbin shpresën, si ata të Godosë së Beketit. 

Në krahasim me prozën tradicionale realiste që përshkruan jetën e përditshme në mënyra më të thjeshta dhe më të qarta, këtu prania e temave filozofike dhe ekzistenciale është një nga dallimet kryesore midis prozës moderne dhe prozës realiste tradicionale.

Kundrimi i realitetit shoqëror, nga këndvështrimi i personazhit, shpërfaq shkatërrime në masë në shumë segmente të jetës shoqërore e njerëzore. Në hijen e shenjave të shkatërrimit, kujtesa përkulet përpara plagëve të mëdha të kohës. Shenjat e shkatërrimit janë dëshmitarët e një rrëfimi mbi vuajtjet. Në heshtjen e shenjave të shkatërrimit, dëgjohet zëri i një jete të mbyllur, një kujtesë e fshehur në hije. Ato tregojnë për një përvojë të mbytur në kohë, që është harruar nga shumë.kush. Ky shkatërrim është rezultat i mungesës së kujdesit dhe vëmendjes ndaj mjedisit tonë. Ato përfaqësojnë një neglizhencë të përhershme ndaj mjedisit dhe historisë. Gjithçka merr edhe pamjen e simboleve të shkatërrimit emocional, që përfaqësojnë vuajtjen, humbjen dhe dështimin që përjetojnë në jetën e tyre personale.

Një rrëfim halucinant ndodh nëpër kapitujt e këtij romani. Vepra sjell përjetime të paparashikueshme, plot ngjarje absurde dhe situata të jashtëzakonshme që shpesh ndryshojnë mes ëndrrës dhe realitetit. Kuptimet e një rrëfimi të tillë janë të shumta dhe të thella. Nëse të kërkojmë një kuptim për një rrëfim të tillë, le të mendojmë për një përjetim ku personazhet bien në një botë të pazakontë dhe të çmendur, duke përjetuar ngjarje dhe situata që nuk janë të mundshme në realitetin social. Por ja që këto janë pamje që vrasin realitetin e sotëm të shekullit XXI! 

Në këtë kontekst, rrëfimi shpreh një gamë të gjerë kuptimesh, të cilat përfshijnë: Hulumtimi i Ndërdijes (subkoshuencës), Kritika Shoqërore, Marrëdhëniet Njerëzore apo Misteri dhe Realiteti Alternativ. Rrëfimi në këtë roman, pra, shërben si një hulumtim i thellë i ndërdijes dhe proceseve mendore që përhapin fantazinë dhe realitetin. Reflekton përvojën njerëzore të konfliktit midis realitetit dhe ëndrrës, si dhe lidhjen midis realitetit të jashtëm dhe atij të brendshëm. Përmes ngjarjeve absurde dhe personazheve të çuditshëm, shfaqen tema të thella sociale, politike dhe ekonomike, si kritikë shoqërore, kurse kuptimet lidhen me marrëdhëniet njerëzore dhe kompleksitetin e tyre në një kontekst të pazakontë. Rrëfimi shfaq ndjesi të humbjes së vetvetes, ndërveprimit me të tjerët, si dhe mungesën e lidhjes në një mënyrë të thellë dhe simbolike. 

Një rrëfim halucinant paraqet një botë alternative ose misterioze që inkurajon lexuesin të pyesë për natyrën e realitetit dhe perceptimin e tij; përmban elemente të misterit dhe të të pazbulueshmes së realitetit që shkaktojnë reflektime të thella mbi kuptimin e jetës dhe ekzistencës. Përmes këtyre kuptimeve, rrëfimi i tillë ofron një udhëtim emocional dhe intelektual, duke e lënë lexuesin të reflektojë mbi thellësinë e përvojës njerëzore dhe natyrën e realitetit.

Rrëfimi i tillë krijon një hulumtim të thellë të proceseve të ndërdijes dhe lidhjes midis realitetit dhe ëndrrës nëpërmjet strukturave të rrëfimit, personazheve dhe ngjarjeve. Në këtë kontekst, përjetohen disa kuptime dhe mesazhe të rëndësishme: konflikti midis realitetit dhe ëndrrës (një përplasje e vazhdueshme midis realitetit të jashtëm dhe botës së brendshme të personazheve); lidhja midis realitetit të jashtëm dhe të brendshëm (rrëfimi shërben për të zbuluar lidhjen dhe ndërveprimin midis realitetit të jashtëm dhe atij të brendshëm); reflektimi mbi perceptimin dhe interpretimin (rrëfimi nxit lexuesit të reflektojnë mbi proceset e perceptimit dhe interpretimit të realitetit). 

 

8. Ironia postmoderne

dhe kritika ndaj realitetit social 

 

Romani është një medium i fuqishëm për t’i kritikuar shoqërinë dhe strukturat sociale, në një mënyrë të pazakontë dhe provokuese, përmes përdorimit të ngjarjeve absurde dhe personazheve të çuditshëm, për të shfaqur tema të thella sociale, politike dhe ekonomike në mënyrë që të bëjnë lexuesit të reflektojnë mbi realitetin e tyre shoqëror. Autori shpreh kritikën e tij ndaj çështjeve të rëndësishme shoqërore, siç janë pabarazitë, padrejtësitë dhe korrupsioni; i paraqet me procedime të papritura dhe origjinale. Është ironia e thellë e realitetit në shekullin postmodern! Nga ky aspekt, rrëfimi postmodern është një koncept i përdorur për të përdorur elemente e qëndrime, të cilat nuk përputhen me ato të traditave të njohura, të një periudhe të caktuar historike. Rrëfimi postmodern ka tendencën për të shkuar në kohë dhe hapësirë në një mënyrë jo-lineare, duke përdorur një varg ngjarjesh që ndodhin në disa periudha kohore të ndryshme;  ose luan me idetë e realitetit dhe fiksionit, duke përzier elemente të të dyjave për të krijuar një perceptim të ndryshuar të ngjarjeve. Mirëpo, autori ia përplas ironinë e tij fytyrës së realitetit të sotëm. Ironia postmoderne është një formë e ironisë që shfaqet në art, letërsi, kulturë, dhe gjithashtu në shprehjet e jetës së përditshme. Këto shorehje te ky roman janë me bollëk. Kjo lloj ironie shpesh reflekton një ndjeshmëri të thellë për kompleksitetin e realitetit dhe përmban elemente të ndryshme që nxisin një reflektim të thellë mbi kuptimin dhe perceptimet, siç janë: skepticizmi ndaj autoritetit dhe traditës, kontestimi, kritika ndaj ideve të marrëdhënieve të përcaktuara, përdorimi i humorit të hollë ironik, për të reflektuar mbi absurditetin e situatave, vlerat shoqërore, dhe normat kulturore. Një aspekt tjetër i ironisë postmoderne është kritika e kulturës së konsumit:

 

“Ndoshta trupi përshtatet duke e zvogëluar konsumin e oksigjenit që është i nevojshëm për frymëmarrjen nga lëkura. Në fillim djersija shumë, por në fund të verës e ndala djersën. Ndërsa personazhi ynë akoma vazhdon të djersitej, ai nuk është një njeri i vërtetë. Tani më duhet të tregoj për shenjat e lypjes dhe të endacakërisë. Përkundrazi për gjithçka që unë kam thënë për njeriun e rremë, ai tani është i plakur dhe bërë si një peshore peshqish ku në të janë varur urdhra dhe medalje për lodra, kurse mbi kapelën e tij është vendosur një tortë me qirinj të ndezur si për ditëlindje rrethuar nga flamuri kombëtar.” 

 

Në përgjithësi, ironia postmoderne ka një ndikim të thellë në artin, letërsinë, dhe kulturën bashkëkohore, duke e sfiduar dhe shfaqur ndërlikimet e jetës moderne dhe të ndërtimit të identitetit në një shoqëri të fragmentuar dhe të ndryshueshme.

Disa pjesë të romanit ngjajnë në atmosferën "kafkiane" (Franc Kafkës) të rrëfimit, që përqendrohet zakonisht në një ndjenjë të absurditetit dhe të humbjes në një sistem të padukshëm dhe të pazakontë. Saktësisht, atmosfera "kafkiane" e një rrëfimi i referohet përherë stilit dhe temave të ngjashme me ato të veprave të Franz Kafka-s. 

Pra, kemi të bëjmë me një roman të realizuar artistikisht, pasi ofron një gërshetim të stilit autorial, ngjarjeve të thella dhe komplekse, karaktereve dhe tema të përshtatshme. Autori shfaq prirjen për ta kapur thelbin e përvojës njerëzore me procedime të rëndësishme artistike. 

 

Shkurt 2024

Tuesday, May 13, 2025

Prend BUZHALA: Recension i romanit "Shënimet e një endacaku"




6. Personazhi, shembull i mosdorëzimit përpara sfidave të jetës 
 

Një protagonisti paraqitet si një mjek i shkëlqyeshëm dhe i përkushtuar për profesionin e tij. Ai është përshkruar si njeri që shikon punën e tij me seriozitet dhe që ka aftësitë dhe dëshirën për të shëruar pacientët e tij. Megjithatë, ngjarjet që ndodhin më pas, e shfaqin atë në një dritë tjetër, duke sjellë përballje me etikën dhe moralin mjekësor.

Trajtimi i protagonistit për varësinë nga morfina dhe sëmundjen e pazbuluar, paraqet një kontrast mes aftësive të tij profesionale dhe pamundësisë për ta  trajtuar veten. Kjo përplasje tërheq vëmendjen te sfidat komplekse dhe vështirësitë e trajtimit të sëmundjeve të rënda dhe varësisë nga drogat.

Përpjekjet e protagonistit për ta mbajtur besimin profesional dhe t'i trajtojë pacientët në mënyrë etike, përballen me situata të ndryshme dhe dilema etike. Trajtimi i pacientëve të droguar, përdorimi i drogës për trajtimin e dhimbjeve, dhe marrëdhënia e rritur mes protagonistit dhe një tjetri personazh shoqëron shqetësimet dhe detyrimet etike.

Shfaqet një incident i dyshimtë në lidhje me një krim, ku personazhi kryesor duket të jetë  i përfshirë në një histori me pasojat që prekin jetën e tij dhe të tjerëve.

Pamjet e rrëfimit përshkruajnë një ambient të mbyllur dhe të errët, një dhomë e vogël në fund të shkallëve në spital. Kjo dhomë është e destinuar për të vendosur kufomat e pacientëve të vdekur. Rrjedha tekstuale përshkruan një situatë tensioni dhe ankthi, ku personazhi kryesor po përjeton një gjendje të pazakontë, duke pasur ndjesinë se është i vdekur. Ndërkohë, ai shkruan një letër, duke folur për vdekjen e tij të ndodhur në këtë dhomë të morgut. Ka elemente të mistershme dhe të frikshme në rrëfimin e tij, si edhe ndjesi të thella të izolimit dhe humbjes së vetvetes. Kjo situatë e errët dhe e mbyllur paraqitet në një mënyrë që ngacmon fantazinë dhe emocionet e lexuesit.

Në rrjedhën e tekstit, personazhi kryesor ndjehet në një gjendje të përballjes dhe të paaftësisë për të kontrolluar situatën. Kjo përballje e brendshme dhe ankthi i personazhit shtohen për shkak të ndryshimeve të papritura në ambientin që e rrethon dhe ndjenjës së rrezikut të mungesës së kontrollit mbi fatin e tij.

Personazhi kryesor e ka jetën e tij të  mbushur me momente të vështira, me beteja të pamëshirshme dhe me përballje të padukshme me të keqen sociale dhe politike. Në këtë rrugë të gjatë dhe të mundimshme, ai përballon një sërë sfidash, duke përfshirë mungesën e strehës, luftën për të mbijetuar, dhe kërcënimet nga pushteti dhe padrejtësia. Përkundër të gjitha vështirësive, personazhi vazhdon të mbetet i fortë dhe i vendosur në qëllimet e tij. Ai përballon sfidat me guxim dhe përkushtim, duke treguar një rezistencë të jashtëzakonshme ndaj fatkeqësive të jetës. Është protagonist që bëhet një simbol i forcës dhe rezistencës njerëzore, duke na dhënë një shembull të madh për të mos u dorëzuar përpara sfidave të jetës. Porse krejt në fund sugjerohet targjika e tij: “Si nëpër mjegull dëgjohet sirena e ambulancës.” 

Shfaqet edhe një personazh me inicial, si B. i cili shfaq një nivel të lartë të kureshtjes dhe gëzimit për të gjurmuar dhe kuptuar botën që e rrethon në një mënyrë të veçantë. Ai eksperimenton me mjete të ndryshme për të shijuar mënyrat e ndryshme të vëzhgimit dhe kuptimit të botës. B, synon të vëzhgojë diçka në fshehtësi nga banja e shtëpisë së tij. Ai vendos një pasqyrë nën gardhin e shtëpisë për të mundur të shikojë në banjë. Megjithatë, situata kthehet në drejtim tjetër, kur B përballet me një zë të panjohur që e kërcënon. Personazhi ndjehet i kapur dhe i pa kontrolluar, duke zgjuar tensionin për lexim; ai përjeton një ndërhyrje nga një grua, e cila e kërcënon atë dhe e shtyn të bëjë gjëra të papërshtatshme nën presionin e kërcënimeve. Përballë dëshirës së tij për të shmangur situatën e papërshtatshme, B përballet me presion të vazhdueshëm dhe emocione të forta si turp, neveri dhe ankth. Duke përshkruar detaje të ngjarjeve, rrëfimi shpalos tensionin dhe pasigurinë që personazhi përjeton në përballje me kërcënimet dhe sfidat e papritura. Ai përpiqet të mbajë drejtimin dhe të ruajë dinjitetin e tij, por ndjehet i kapur dhe i pafuqishëm për të vepruar në mënyrë të përshtatshme.

Në kapitullin e fundit përshkruhet një finale e mahnitshme dhe misterioze. Personazhi kryesor, i cili është lakuriq dhe i mbushur me emocione të përziera, përballet me një sërë ngjarjesh që e shtyjnë drejt një vendimi të rëndësishëm. Për shkak të zhvillimeve të papritura, personazhi fillon të reflektojë mbi jetën dhe zgjedhjet e tij. Ai has një valixhe të humbur, që në fakt përfaqëson një labirint të fshehur në të cilin ai humbet veten. Ndërkohë, ambienti ku ndodhet fillon të ndryshojë në një rrugë të mahnitshme dhe të papërballueshme. Të gjitha këto ngjarje e detyrojnë personazhin të mendojë për rrugën e tij dhe për atë që dëshiron të përfaqësojë në jetë. Pikërisht në këtë moment të shkëputjes së tij nga realiteti, personazhi përballet me një valë të re të refleksioneve dhe vëzhgimeve, që e shtyjnë drejt një përmbledhjeje të mendimeve dhe vendimeve të tij. Kjo përmbledhje e detyron atë të kuptojë se, përkundër çdo vështirësie dhe ndryshimi në jetë, nuk ka asnjë arsye për pendim. Kapitulli mbyllet me një atmosferë të ndryshme nga fillimi, me një valë të papritur të qetësisë dhe pranisë së vetëdijes. Personazhi braktis valixhen dhe lëviz në një udhëkryq ku realiteti përplaset me fantazinë dhe ku vendimet e tij do të vendosin për fatin e tij të ardhshëm. Paraqitet një rrugëtim i pasigurt dhe i pazakontë i personazhit, i cili përfundon në një moment reflektimi dhe marrjeje vendimesh, duke e lënë lexuesin të shijojë thellësinë e ngjarjeve e përjetimeve dhe të mendojë për mesazhet dhe konceptet që trajtohen nëpërmjet të gjitha ngjarjeve dhe përvojave të personazhit kryesor.

Humbja e valixhes, e cila përfaqëson një labirint të fshehur, tregon se personazhi është humbur dhe i përplasur në një rrugë që nuk e ka parashikuar. Ndryshimi i ambientit, duke u shndërruar në një rrugë të mahnitshme dhe të papërballueshme, shton ndjesinë e humbjes dhe moskontrollit për personazhin.

Ai detyrohet të përballë realitetin e tij aktual dhe të mendojë për rrugën që ka ndjekur deri më tani, si dhe për atë që dëshiron të përfaqësojë në të ardhmen. Kjo përvojë e papritur e shton tensionin dhe thellon analizën e personazhit për veten dhe për jetën në përgjithësi.

Ja një fragment: 

 

"Kur e takova atë në një ditë vere ai ishte futur brenda valixhes, mu duk si një njeri që ishte zvogëluar dhe kishte marrë një formë katrore tamam si ajo e valixhes të cilën nuk e lëshonte asnjëherë nga dora. Kjo ishte prova e parë për mua që ballafaqohesha me të. Çdo kujtesë shkakton një ndjenjë mbytëse dhe unë dua ta copëtoj atë me duart e mia, edhe pse është vapë e tmerrshme unë përsëri do të duroja. Ai u bë i padurueshëm, u afrua tek dera dhe e hapi, e priste të freskohej nga një kondicioner që punonte në hyrjen tjetër përballë nga dera që ishte e hapur. Por ai kishte djersitur shumë në këto temperatura të larta, ndërsa djersa duke mos pasur kohë që të thahej kishte thithur të gjitha pluhurat që vinin nga rruga që ishin kthyer në një shtresë të madhe të papastërtisë. Këto janë kushtet ideale ku mund të ushqehen myku dhe bakteret që ju as që i imagjinoni. Gjëndrat e djersës mbyten në një shtresë të fëlliqur balte, mbusheni me frymë dhe nxirrni gjuhën jashtë. Si molusqet mbi rërë kur vjen dallga e detit, kruarjet e lëkurës janë të padurueshme nga çdo dhimbje e brendshme. Personazhi ynë i trilluar F, e percepton si një histori torturuese të fatkeqësisë së tij, kur një njeri lyhet me zift, ose valltari i lyer me bojë ari u çmend, kaq e pat. Virgjëria e frutave prej të cilave u është qëruar lëkura, F i ndjek si personifikim i pastërtisë. Unë gjithnjë kam pasur dëshirë që së bashku me F -në t`ua hiqnim ju lëkurat sikur ia heqim lëkurën një kokrre fiku."

 

Ky fragment përshkruan një atmosferë të mbytëse dhe një ndjenjë të thellë të izolimit dhe humbjes së identitetit. Krijohet një imazh simbolik i personazhit që është i ngjashëm me një valixhe, i cili është i ngurtësuar dhe i braktisur në një ambient të ndotur. Valixhja përmbledh ndjenjën e peshës dhe ngurtësisë së vetë personazhit. Sfidat që personazhi përballon, si djersitja e tepërt dhe humbja e identitetit, e përshkruar në një mënyrë poetike, shtohen në thellësinë emocionale të përjetimeve. Nëpërmjet imazheve të djersës, peshkut të madh, dhe dialogut me oktapodin, krijohet një atmosferë e ngjashme me një ëndërr ose një aluzioni të thellë. Në të njëjtën kohë, tema e luftës për të përballuar sfidat dhe për të gjetur një rrugëdalje përmes gjendjes së vështirë, tregon për forcën dhe vullnetin e personazhit për të përballuar fatkeqësitë e jetës së tij. Kjo histori shfaq ndjenjën e vuajtjes së brendshme dhe një lloj sinqeriteti emocional që e bën të ndjeni dhimbje për personazhin dhe situatën e tij.

Kjo përmbledhje e mendimeve dhe vendimeve të tij e çon personazhin në një nivel të lartë të vetëdijes, duke e lejuar atë të pranojë dhe të përqafojë rrugën e tij të jetës me një qëndrim të qetë dhe të vendosur. 


Vijon

 

Monday, May 5, 2025

Prend BUZHALA: Poetika e detajit të romanit "Shënimet e një endacaku"





4. Poetika e detajit 

 

Përshkrimet e hollësishme të situatave dhe gjendjeve të personazheve ose ambienteve të rrëfimit, ndihmojnë në përforcimin e atmosferës së tensionit dhe shqetësimit. Dialogët midis personazheve që janë të mbushura me pasiguri, konfuzion, përforcojnë ndjesinë e shqetësimit te lexuesi. Ndryshimet e tensionit narrativ, si për shembull momentet e ngadalësimit dhe ato të intensitetit të lartë, ndikojnë në perceptimin e lexuesit për shqetësimin dhe tensionin e ngjarjeve.

Ndërthurja e elementeve ambiguitive dhe të pazgjidhura në rrëfim, krijojnë një ndjesi të përhershme të shqetësimit dhe dyshimit. Trajta e rrëfimit në këtë roman është e ndërlikuar dhe e shumëllojshme, siç janë zhvillimi i konfliktit, refleksioni brenda vetes, kthesat e papritura etj. 

Detaj interesant: përshkrimi i butësisë së dorës së personazhit dhe përsosmërisë së metalit të thikës, na japin një pamje të hollësishme të momentit të gjetjes.  Ndërsa ai fle, realiteti dhe ëndrrat përplasen. Përmes këtij kontrasti, pamje të ndryshme të qenies së tij - si në ëndërr dhe realitet - bëhen të dukshme. Pamja e protagonistit që takon vajzën e re, është e përshkruar me kujdes, duke nxjerrë në vëmendje emocionet dhe mendimet e tij në atë moment. Detajet e përshkruara në fytyrën dhe sjelljen e vajzës japin një përshkrim të thelluar të këtij takimi të parë.

Autori mban qëndrim kritik edhe ndaj fenomeneve shoqërore, siç është pjesa që paraqet dialogun me C-në për martesën dhe përkatësinë politike e që  përforcon karakterin e tij të pavarur dhe shfaq marrëdhënien e ngushtë që ka me tjetrin. Kjo pjesë e rrëfimit shpalos një diskutim interesant mbi temat e vdekjes dhe fëmijëve, duke theksuar ndryshimet në perceptimin e protagonistit ndaj tyre. Në këtë pjesë po ashtu protagonisti përballet me disa ngjarje të papritura në rrugë, duke përcjellë tensionin dhe ndjenjën e moskuptimit në bashkëveprimin e tij me personazhe të ndryshëm; siç janë vizita në zyrën e administratorit të pallatit me sfidat dhe vështirësitë që ai has në komunikim; dialogu me vajzën pisanjose në zyrën e administratorit etj.

Portreti i protagonistit shfaq një personazh të ndërliqshëm dhe të thellë në roman. Ky protagonisti shfaq një ndjenjë të thellë të pavarësisë dhe vetëdijes, të cilat e udhëheqin në raportet e tij me personazhet e tjerë. Ai nuk ndjek bindjet e shtypura dhe ndonjëherë sfidon normat shoqërore dhe kulturore. Përmes dialogëve dhe monologëve të tij, protagonisti shfaq aftësi për reflektim të thellë dhe analizë të situatave dhe mendimeve të tij. Ai ka mendime të thella mbi jetën, vdekjen, besimin dhe marrëdhëniet njerëzore. Protagonisti shfaq elemente të rebelimit dhe kundërshtimit ndaj normave shoqërore dhe synimeve të tij. Ai nuk pranon të përputhet me konformizmin dhe kërkon të ndërtojë identitetin e tij në mënyrë të pavarur. Karakteri i tij shfaq një gamë të gjerë emocionesh dhe ndjenjash, duke përfshirë indiferencën, frustrimin, zemërimin, kureshtjen etj. Ai është një personazh i thellë dhe kompleks në përvojën e tij emocionale.

Në roman, si te kapitulli XI, ka një gërshetim të elementëve të realitetit dhe atyre fantastikë, duke e bërë lexuesin të perceptojë një perspektivë të pazakontë në botën e personazhit. 

 

5. Rrjedha e pamje të rrëfimit 

 

Rrjedha e pamjeve të rrëfimit nxjerrin në pah ankthin dhe frikën që ai përjeton. Fillimisht, ai kthehet në shtëpi dhe fillon të ndiejë një frikë të neveritshme për mundësinë që kufoma e lënë në dhomë të tij të dekompozohej (një psiko-rrëfim fantazmagorik shënjues) që shkakton një varg refleksionesh të tmerrshme; ai përjeton një ndjenjë të paparë të pasigurisë dhe frikës, duke u përpjekur të kuptojë se çfarë mund të bëjë në situatën e caktuar. Ka një përzierje të mendimeve për një mundësi të dytë romantike, pasi ai mendon për një vajzë të bukur, ndërsa një erë e çuditshme e vjen nga dhoma e kuzhinës, duke e shtuar tensionin e tij. Në këtë proces, ai vë në dyshim realitetin dhe perceptimin e tij për botën që e rrethon, duke u përballur me fantazmat dhe frikësimet e tij më të thella. Ai është nën presion dhe ankth, duke u përballur me dhimbje fizike dhe ndjenja të forta të kundërshtimit moral.

Nëpërmjet këtij monologu, lexuesi njeh thellësisht përjetimet dhe dilemat e personazhit, duke hyrë në universin e tij emocional dhe mendimor. Nëpërmjet analizës së thellësisë së mendimeve dhe emocioneve të personazhit, lexuesi përjeton ngjarjet dhe dilemat që ai i përjeton, duke reflektuar mbi temat e përfshira në tekst si mëkëmbja morale, vetëdijesimi dhe konflikti emocional.

Autori përshkruan një përvojë komplekse të protagonistit në një realitet  të deformuar dhe të ndryshuar nga lajmet, ndjenjat e ndryshme dhe perceptimeve të situatave të ndryshme. 

Protagonisti shfaq një reflektim të thellë mbi identitetin e tij, përvojën e tij të jetës dhe lidhjen me realitetin. Ai kërkon të kuptojë thelbin e ndryshimeve që ndodhin në botën e tij dhe ndikimin e tyre në veten dhe shoqërinë. Shtresimet tekstuale shqiptojnë një shqetësim për ndryshimet në realitet dhe ndikimin e tyre në perceptimet e njerëzve. Protagonisti përpiqet të dallojë midis realitetit dhe iluzionit, duke reflektuar mbi këtë çështje nëpërmjet dialogëve dhe përvojave personale. 

Shfaqja e një personazhi të njohur për protagonistin, i quajtur "njeriu i rremë", dhe dialogu mes tyre, shpalos një lidhje të veçantë që vjen me një atmosferë mistike dhe misterioze. Protagonisti përshkruan përpjekjet e tij për të kuptuar misterin dhe natyrën e këtij dytëshori, i cili jeton në një valixhe dhe ndikon në jetën e tij dhe të të tjerëve; me dytëshorin ndajnë momente intime, ndërthurur me refleksione mbi eksistencën dhe mendimet e tyre në lidhje me botën që i rrethon. Temat dhe ideologjit e përcjellin një ndjenjë të thellë për qëndrimin ndaj jetës dhe botës. Njeriu i rremë është një personazh intrigues, i cili ka një rol të rëndësishëm në teskt. Ai shfaqet si një qenie me karakteristikat e tij të veçanta, për ta mbajtur misterin dhe tensionin në tekst; është pjesë e një situate të ngarkuar emocionalisht, duke përballur çështje si identiteti, lakuriqësia dhe kuptimi i marrëdhënieve njerëzore.

Përveç kësaj, kjo pjesë e romanit (kapitulli XII), përmban edhe refleksione të thella mbi natyrën e njerëzimit, përvojat personale dhe perceptimet e të tjerëve. Këto elemente ndihmojnë në thellimin e portretizimit të personazheve dhe në krijuarjen e një atmosfere komplekse dhe misterioze për lexuesin.


Vijon

 

Monday, April 28, 2025

Prend BUZHALA: Simboli i valixhes si strehë për strehim e romanit "Shënimet e një endacaku"

3. Simboli i valixhes si strehë për banim 

 

Personazhi kryesor, personazhi me valixhe, është një figurë e mistershme dhe intriguese, e cila përshkruhet në mënyrë shumë thelbësore nëpërmjet mendimeve dhe veprimeve të tij, duke ia shtuar tekstit romanor edhe një dimension të thellë psikologjik. Stili i shkrimit pasurohet me një monolog të brendshëm, duke ofruar një pasqyrë të thellë të mendimeve dhe ndjenjave të personazhit kryesor. Ky tip shkrimi e bën lexuesin të identifikohet me personazhin dhe të ndjehet pjesë e botës së krijimit të autorit.

Në kapitullin e pestë shqiptohet një dialog midis personazheve të quajtur Ilja dhe një peshku. Dialogu është i ngjashëm me një ëndërr të çuditshme dhe përmban elemente simbolike dhe filozofike. Në këtë dialog, Ilja paraqitet si një personazh që pyet për identitetin e tij dhe për natyrën e ëndrrave të tij. Peshku, ndryshe nga ëndrra e zakonshme, përfaqëson një lloj iluzioni, duke e sfiduar Iljan të reflektojë mbi realitetin dhe perceptimin e tij të botës. Peshku sugjeron se mund të ketë një dallim midis perceptimit të Iljas për veten dhe realitetit objektiv. Pyetjet e Peshkut për Iljan sugjerojnë një lloj pafuqie për të bërë dallimin midis realitetit dhe ëndrrës. Konfuzioni i Iljas ndaj këtyre pyetjeve, shfaq pasiguri dhe ankth për identitetin dhe kuptimin e jetës së tij. Dialogu përmban një mesazh filozofik në lidhje me identitetin, realitetin dhe perceptimin e jetës. Gjithashtu, dialogu paraqet një luftë midis vetëdijes dhe iluzionit, ku personazhi duhet të zgjedhë midis perceptimit të tij të vetvetes dhe realitetit objektiv.

Në kapitujt tjerë, personazhi përjeton një rrugëtim shpirtëror ose një transformim personal. Ai ecën në një rrugë të errët, të simbolizuar nga natyra e mbyllur dhe përjashtimi social që përjeton. Valixheja që ai mbart është simbol i bagazhit emocional që ai ngarkon me vete në këtë udhëtim të brendshëm. Personazhi përshkruan disa figura të errëta që përfaqësojnë ndryshime të fshehta në jetën e tij ose në botën përreth tij. Biseda e tyre është e ngjashme me një diskutim filozofik ose shpirtëror, ku ata shkëmbejnë ide dhe qëndrime në lidhje me jetën dhe ekzistencën. 

Ndërkaq, rruga që personazhi ndjek, është simbol i udhëtimit të tij personal dhe përpjekjeve për të gjetur kuptimin ose qëllimin e jetës së tij. Ajo përfaqëson rrugën e tij të jetës dhe sfidat që ai përjeton në këtë udhëtim. Tematizohet edhe teknologjia e sotme që ka ndikuar thellësisht në shoqëri, duke sjellë përfitime të mëdha, por edhe sfida të reja. 

Ndryshimet teknologjike shkaktojnë shkëputje sociale dhe konfuzion identiteti.

Në shtresime tekstuale paraqiten si "personazhe" autori, zëri që shkruan tekstin, apo që përfaqëson një autoritet ose një pikëpamje të caktuar mbi temën e diskutuar. Romani vazhdon të rrëfejë për këtë personazh të vetmuar, i cili ndodhet në një situatë ku ai ka mundësinë të reflektojë për jetën dhe përvojat e tij. Kjo situatë i jep atij mundësinë për të shfaqur ndjenja të ndryshme, duke përfshirë ankthin, turpin, dëshirën për përkrahje dhe për të qenë i kuptuar. Personazhi është në kërkim të identitetit të tij dhe të ndjenjave të humbura në një realitet ku ai ndjehet i izoluar dhe i mohuar nga shoqëria.

Më tutje, jepet përshkrimi i ambientit të mjerueshëm të F-së nën urë, ku ai ndihet i vetmuar dhe i stresuar nga dhimbja dhe mungesa e gjumit. Takimi i papritur i F-së me një zonjë të bukur në oborrin e një vile, ku shfaqet një situatë e çuditshme me orën e zonjës; momenti kur F merr një letër nga policia që e njofton për një takim të ardhshëm, duke e tronditur atë dhe duke i bërë që të pyesë veten për arsyen e takimit; janë disa ngjarje krejtësisht "të vogla", por që e shtojnë tensionin e rrëfimeve. 

Vijon...

 

Sunday, April 20, 2025

Prend BUZHALA: Recensioni i librit "Shënimet e një endacaku" të autorit Kujtim Stojku

ROMANI I THELBIT TË PËRVOJAVE TË EKZISTENCËS

(Kujtim Stojku: “"Shënimet e një endacaku", roman)

Pas novelës "Ulërima e ujqërve” (2017), Kujtim Stojku vjen me një prozë tjetër të gjatë, me romanin "Shënimet e një endacaku". Është një roman i veçantë në letrat tona, si me tematikën, si me strukturën narrative, ashtu edhe me poetikën e shtresimeve narrative-refleksive. Posi te veprat e Samuel Becket-it, autori preokupohet me fatin e njerëzve që janë të braktisur nga shoqëri e që jetojnë në margjina të shoqërisë, në rrugë, nën ura, apo, qoftë edhe në një valixhe! Të shumta janë përshkrimet dhe reflektimet për të qëmtuar çështje të tilla si izolimi, vetmia dhe absurditeti i ekzistencës njerëzore. Përdorimi i skenave të tilla, figurative e sociale, të ndërlikuara, bën që lexuesit të përjetojnë një lloj tensioni, që shpesh e paraqesin një botë ku personazhet ndjehen të humbur dhe të izoluar, të larguar nga shoqëria. Kjo vetmi e braktisje mbizotërohet nga një ambient i mbushulluar nga ndjesi trishtimi dhe mjerimi. Kujtim Stojku shtjellon një perceptim të thellë të absurditetit të jetës njerëzore. Përjetimi i absurditetit është një temë themelore në këtë vepër, duke përfaqësuar një pamje edhe filozofike mbi natyrën e ekzistencës dhe qëllimin e jetës. 

Nga ana tjetër, autori preokupohet me ndryshimin e kohës dhe ndikimin e këtyre ndryshimeve në memorien e në përjetimet e personazheve. Së këndejmi, autori shfaq kujdes për gjuhën dhe formën në prozën e tij.  Përdorimi i fjalëve dhe frazave të zgjeruara, ndihmojnë në krijimin e një atmosfere të ngarkuar emocionalisht dhe të vështirë për t'u kapur. Personazhet janë të mbyllur në një ambient të mbytur social, ku ata janë të braktisur dhe të izoluar nga shoqëria. Ky ambient shpesh përshkruhet si një hapësirë e zbrazët, e lënë në mëshirën e stihisë, që e shton ndjesinë e vetmisë së personazheve.

1. Tematika sociale e braktisjes së njerëzve nevojtarë e me shumë halle 

Personazhet jo vetëm që janë të braktisur nga njëri-tjetri, ose të ndjejnë një çarje të thellë emocionale, duke përforcua ndjesinë e vetmisë edhe më tej; por ata janë të braktisur nga të gjithë. Vetëm mediat interesohen për fatin e tyre, jo si preokupim social, por si sensacion mediatik. Ka një indiferencë të përgjithshme ndaj fatkeqësive që ndodhin në shoqëri, ku shumë njerëz bien viktimë e krimeve ose ngjarjeve tragjike pa u trajtuar si lajme të rëndësishme për publikun. 

“Të ndjerit ajo që i ndodhi nuk interesohet nëse kthehet në lajm ose jo. Viktima e shtatë në duart e një krimineli të rrezikshëm i shpallur në kërkim do të vdesë si të gjithë të tjerët ashtu siç kanë vdekur të gjithë të tjerët më parë. Ne ndryshojmë veten dhe bota e jashtme qëndron me ne dhe nuk ekzistojnë  ndryshime të tjera. Ndryshimet ndodhin shumë shpejt dhe janë aq të mëdha sa nuk krijiojnë më lajme sensacionale.”

Ndërkaq, përmendet se rrobat e të ndjerit ndryshojnë, një metaforë për përshtatjen e njerëzve dhe shoqërisë ndaj ndryshimeve të jashtme, por kjo përshtatje është në masë të madhe e papërfillshme për mediat e sensacionit. Përshkruhet një realitet ku ndryshimet ndodhin shpejt, por vëmendja publike shpesh fokusohet në ngjarje të parëndësishme, duke lënë mënjanë tragjeditë dhe nevojat reale të njerëzve.

Ose, si perceptohet kjo përmes monologut të brendshëm të personazhit:

"Duke menduar, mbaj një qëndrim ndaj mënyrës se si ndryshonte lajmi që transmetohej ashtu siç kishte ndodhur. E si mund ta themi më mirë këtë.... nuk mund të gjeja asnjë zgjidhje tjetër vetëm se duke e urdhëruar veten 'Që ne të jemi në gjendje që t`i largojmë lajmet.' Mirëpo edhe kjo më duket e pamundur sepse duhet ta kuptojmë mirë se ka disa të tjerë që nuk mund të jetojnë pa lajme. Dhe si rrjedhim shtrohet vetvetiu pyetja pse të gjithë kanë nevojë për lajme? Mos ndoshta kjo vjen në një moment kritik që qenia të armatoset tërësisht, megjithëse dihet pra gjithçka ka pësuar ndryshime të lehta. Edhe për këtë kam menduar, por edhe kjo është një gënjeshtër. Mendoj se njeriu i dëgjon lajmet vetëm për t`u qetësuar. Për çdo lajm që atij i le mbresa nëse një njeri i dëgjon ato, atëherë ai është i gjallë, kjo është çështja..."

Duke reflektuar e menduar në mënyrë kritike për mënyrën se si lajmet transmetohen dhe ndikojnë në perceptimin tonë të botës, shfaqet një dilemë mbi rëndësinë dhe nevojën për lajme. Një qëndrim i mundshëm është dëshira për të shmangur ose reduktuar konsumimin e lajmeve, për të ruajtur një ndjenjë të qetësisë dhe stabilitetit emocional. Megjithatë, ky qëndrim përballë lajmeve duket e pamundur për shumë njerëz, pasi ata ndihen të lidhur me informacionin aktual dhe e shohin atë si një mjet për të qetësuar ankthet e tyre dhe për të ndjekur ngjarjet e botës. Më tutje, shprehet  një perceptim më i thellë mbi motivacionin e njerëzve për të dëgjuar lajmet, ku ato shërbejnë si një mjet për të ruajtur ndjenjën e jetës dhe për të ndjekur frymën e fundit të botës. 

Ky koncept sugjeron se lajmet, pavarësisht përmbajtjes së tyre të tmerrshme, përfaqësojnë një lloj shprese për të qëndruar të lidhur me jetën, edhe në momente të vështira.

2. Nëpër rrjedhat narrative e strukturat tekstuale të romanit 

Romani ka njëzet kapituj. Nis me një situatë të tensionuar, ku individi përballet me këtë situatë në një qytet. Rrëfimi përqendrohet te personazhi i quajtur "F" (rëndom personazhe emërtohen vetëm me një germë), i cili është bërë simbol në betejat e jetës për strehim dhe për të qenë një "heroi" në këtë kontekst proze. Në kontrastim me këtë, paraqitet policia që ka ndaluar shumë qytetarë dhe ka marrë masa për të parandaluar turbullira të mëtejshme. Ky tension është rezultat i situatës ekonomike dhe politike të rëndë dhe për shkak të veprimeve të autoriteteve qeveritare që kanë rënduar jetën e qytetarëve. F. është një person që ka humbur shtëpinë dhe tani jeton në rrugë duke përdorur një valixhe si strehë e tij. Ai ka gjetur mënyra për ta përshtatur këtë valixhe në një "shtëpi të përkohshme", duke i krijuar edhe dritare për ajrim dhe duke e organizuar mënyrën e brendshme të saj për të qëndruar rehat dhe të sigurtë. F. bëhet një simbol i përtalljes dhe adaptimit ndaj situatës së skajshme ekzistenciale, të vështirë dhe të mungesës së strehimit. Që në fillim autori na paralajmëron për temat e identitetit, humbjes dhe rezistencës në një mjedis ku pushteti dhe kushtet e jashtme janë kërcënuese. Ky personazh,  është një figurë e rëndësishme në këtë kontekst, pasi ai përfaqëson një realitet të rënduar dhe sfidues për individët në shoqëri. Kjo situatë përshkruhet në mënyrë dramatike për humbjen e sigurisë dhe stabilitetit të njerëzve të tillë, duke e detyruar atë të përdorë resurse minimale për të mbijetuar. F është nën presionin e një sistemi që nuk i ofron mbrojtje dhe ndihmë, dhe, për të mbijetuar, ai është detyruar të përdorë mjetet më elementare për të siguruar strehim dhe siguri personale. Kjo gjendje e F-së bën që lexuesi të reflektojë mbi sfidat dhe pasojat e rënda të papunësisë, të varfërisë dhe mungesës së strehës në shoqërinë moderne.

Personat për të cilët shoqëria nuk kujdeset, paraqesin një realitet të trishtueshëm dhe plot shqetësime. Ata janë individë të braktisur, të varfër, të sëmurë, ose që ndodhen në situata të rënda sociale, ekonomike ose emocionale, pa ndihmën e nevojshme apo mbështetjen nga shoqëria. Janë indidvidë të braktisur nga familja, të varfër që vuajnë nga mungesa e burimeve të nevojshme për të jetuar, të sëmurë që nuk mund të kyçen në kujdesin shëndetësor, ose të prekur nga diskriminimi dhe mungesa e mundësive për zhvillim personal dhe profesional.

Megjithatë, ky personazh has në sfida dhe vështirësi, duke filluar nga mungesa e resurseve materiale deri te kushtet e vështira atmosferike që mund të prekin jetën e tij të përditshme. 

Teksti përshkruan edhe reagimet e të tjerëve ndaj situatës së F-së, duke treguar një ndjenjë të pafuqisë dhe indiferencës së shoqërisë ndaj individëve në nevojë. Njëkohësisht, ai nxit reflektimin mbi realitetin e vështirë të jetës së të pafuqishmëve dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit për sfidat dhe përballjet me të cilat ballafaqohen njerëzit në kushte të tilla. Ka njerëz që shprehin keqardhje për gjendjen e tij, duke komentuar se si është katandisur ai që dikur ishte një zotni burrë. Megjithatë, këto komente janë shoqëruar edhe me një farë përbuzjeje apo indiference, siç është rasti kur disa prej tyre i hedhin monedha përpara dhe i referohen faktit se "ç'ta bën qeveria, s'ta bën as perëndia."

Kjo skenë dëshmon një mungesë ndjeshmërie dhe pafuqie të shoqërisë ndaj nevojave dhe vuajtjeve të individëve të varfër dhe të përjashtuar. Është një reflektim i thellë mbi mungesën e solidaritetit dhe empatizmit në shoqërinë moderne, ku një pjesë e madhe e njerëzve ndjehen të pafuqishëm për t'i ndihmuar ata në nevojë, ndërsa të tjerë shfaqin një indiferencë të plotë ndaj tyre.

Me këso reminishencash e përshkrimesh vazhdojnë edhe kapitujt tjerë. Situata "pasurohet" me reagimin e policisë ndaj kërkesës së F-së për ndihmë, ku ai ndjehet i shqetësuar për arsyet e tij. Megjithatë, edhe në këtë situatë, ai gjen mungesë të plotë të kujdesit dhe mbështetjes nga institucionet publike. Ravijëzohet një portretizim i prekshëm i një individit që përballon vështirësi të mëdha. Është një realitet i trishtueshëm ku individët në nevojë nuk marrin mbështetje dhe nuk e kanë kujdesin e duhur. Kësaj drame jetësore i shtohet edhe përjetimi i diskriminimit dhe stigmatizimit nga institucionet dhe shoqëria në përgjithësi, siç tregohet nga reagimi i policisë dhe mungesa e përkrahjes publike. Ai na është edhe i padëshiruar! Ai është një lypës, posi personazhet e Migjenit!  Protagonisti përjeton ndjeshmëri emocionale dhe ankth për të ardhmen e tij, duke shfaqur shenja të stresit dhe konfuzionit nëpërmjet veprimeve të tij. F-ja përpiqet të mbijetojë në mjedisin e vështirë të qytetit, duke shfaqur përpjekje për të gjetur një vend për të qëndruar dhe për të siguruar strehën dhe sigurinë. 

Një valixhe merr një rol të veçantë në jetën e tij dhe ka një vlerë metaforike të thellë: një figurë që përfaqëson prapambetjen, ndryshimin, dhe mënyrën e re të jetës. Fokusimi i personazhit kryesor në valixhe, përjashtimi i tij nga shoqëria, dhe ndryshimet thelbësore në jetën e tij, përshkruajnë një proces transformimi dhe largimi nga realiteti i njohur. Valixhja qëndron si një simbol i lirimit nga rregullat dhe kufizimet e shoqërisë, duke e lejuar personazhin të hulumtojë një botë të re dhe të ndryshuar.

Duket sikur ky personazh është një "eksperiment" social, dhe, gjithsesi edhe letrar. Tashmë shtresimet narrative (nga kapitulli i tretë) zënë të paraqiten edhe me shtresime të ndërliqshme tekstuale, siç janë shënimet (si metatekste që rrëfehen): nëpërmjet shënimeve të tij, ai përshkruan një rrugëtim të ndërlikuar emocional dhe intelektual, duke shprehur ndjenjën e vetmisë dhe frikën nga humbja e identitetit; ai ndien veten keq e të dëshpëruar pse nuk gjen një vend në shoqëri, pse nuk është në gjendje t'i realizojë synimet e tij jetësore. Është një thirrje për reflektim mbi jetën dhe qëllimin e vetës, si dhe për të kuptuar se si shoqëria dhe ndryshimet e papritura ndikojnë në jetën tonë. Ndërkohë, ai përpiqet të kuptojë dhe të përcaktojë mënyrën se si mund të ndërveprojë me këtë realitet. Ka disa pika kyçe që autori përpiqet t'i adresojë. Personazhi shpjegon qëllimin e tij për ta përshkruar vendin, duke shtuar se ka zgjedhur të qëndrojë aty për t'i  ruajtur kujtimet e ndryshimeve në qytet. Ai gjithashtu thekson rëndësinë e vendit për qytetin dhe për jetën e banorëve. Në roman ka disa rrënimtarë që ndërkëmbehen. Kështu, i tillë është edhe vetë autori që përshkruan jetën e njerëzve të braktisur dhe të pastrukturuar që jetojnë në këtë shoqëri. Përmes tyre, ai reflekton mbi temat e varfërisë, të mungesës së dokumentacionit dhe të sigurisë personale. Autori përpiqet të kuptojë mënyrën se si mund të identifikohet me personazhin që ai i përshkruan, duke e bërë atë një temë reflektuese; reflekton mbi mënyrën se si të shkruarit e tij ndikon në realitetin përreth tij dhe në marrëdhënien me personazhin që ai i paraqet.

Në përgjithësi, autori përdor një kombinim të përshkrimeve të detajuara me refleksione të thella për ta shkundur lexuesin dhe për t'i nxitur reagimet se si ata shikojnë dhe kuptojnë realitetin e tyre dhe të botës që e rrethon.

Ky protagonist përjeton edhe ngjarje të tjera të pakëndshme; sulmohet nga një i armatosur, por mrekullisht arrin të shpëtojë. Ndërsa ai përjeton këtë moment të terrorit, ai shfaq edhe refleksionet e tij psikologjike dhe reagimet emocionale ndaj kësaj ngjarjeje të papritur; duke shpalosur një gamë të gjerë ndjenjash dhe emocionesh; duke përfshirë frikën, ndjenjën e pasigurisë, si dhe dyshimet për të ardhmen. 

Vijon