Monday, May 6, 2024

Shejmondë Pacarada: VALLJA E ENGJUJVE

(Per dr.Marin qe mori guximin t’ju jap fund dhembjeve, bashke me jeten e saj.Per shpirtin e saj ndjese) 
 Ato ishin të pa dukshme ,ishin hije të bardha, engjuj qe mund ti shihnja vetëm unë, po thurnin vallen e tyre magjike mbi kokën time, dhe më ftonin të loznja në vallen e tyre. Ende isha në boten e gjallë ku gjithë njerzit e mi më donin dhe kujdeseshin për mua. Por vallja e tyre se si më terhiqte. Gjithë at ëmbelsi të jetës që kisha, sikur më ështe kthyer në pezm kohve te fundit. E ndjeja se isha e gatshme që jetes ti jepja fund, me gjithë ato dhëmbje kanceri qe kisha, por nje ndjenje sikur më tradhtonte, më humbt fucin, dhe vendimi i prer me largohej. Ishte kjo lufta brenda meje, luftë vendimtare të merrja vendim të jetoja apo të vdisnja dhe e ndjeja, se ishte ky një kuptim i ri i ndjenjave të mia qe s’u bindesha dot. Te jetoja e ndjeja se ishte jetë ferri, plot dhembje ku pezmi i saj me helmonte mua dhe gjithë rrethin tim, gjithë boten time të madhe, gjithë ata njerz qe i dua dhe me duan. 
 Te beja vetvrasje ishte dicka e frikshme, e murget, e zezë, e errët, por pa dhembje, dhe ndjenja se do pushoja e qetë në një rreth apo botë te huaj, vetëm me engjujt për rreth. Po ta bëja këtë, do të ishte pa vullnetin e Zotit dhe nuk e dija nese kjo do te ishte nje mallkim i përgjithshëm qe do me bënte të vuaj përgjithmon edhe në botën tjetër. - O Zot me ndihmo t’ju jap fund dhembjeve dhe te marr rrugën e drejt të lirshme shpirtrore. Shtrëngova duart duke i kryqezuar me tërë forcën që kisha dhe pshertiva thell. Ndihesha e lodhur duke bredhur vërdall në atë udhëkryq mendimesh pa arritur dot, të vendosja për rrugën e drejt. - Zot, me ndihmo ! – Duke belbëzuar kete, per te saten here po ndihesha gjithnje e me e lodhur, me e molisur, dhe mbeshteta koken prapa ne karrigen levizese. Mbylla syte dhe dremisnja. Doja te shfletoja kohen e kaluar, që rrënjoste dashurin tonë në dallget e saj. Ju ktheva kohës së rinisë, atëhere kur valet e detit shtyheshin lehte nga nje erë e vjeshtës. Ato në fillim dukeshin të shqetsuara dhe pastaj pëshperitja e tyre shuhej me njeherë pas puthitjes se bregut, dhe per pak kohë shihej vetëm shkumbëzimi i tyre i bardhë. Atëherë isha e re kisha shume endrra qe e benin edhe jeten time më të bukur. Në zemër mbaja një det të tërë sekretesh, dëshirash për të ardhmen.
Ashtu e ulur mbi shkëmbin e bardhë që nga kripa e detit ishte gdhendur e thepisur por si skulpeturë, ndaja lumturin me valet e detit, sikur merrja fuqi nga rrymat e tij dhe dalldisnja jeten time. E kredhur ne mendime përgjoja pëshperitjen e valeve që era i dremiste në pa fundsi. Sa ëmbel lozin mendoja me vete dhe nje lakmi e till deshiroja të më përcillte tërë jetën. II Lumturin e ëndrrojm, mendojm se mund ta gjejm vetëm në një botë magjike. Vetëm atëherë kur më shpatën e realitetit thyejm atë botë magjike, shohim se fytyra e vërtet e lumturisë është kjo që jetojm, kjo e cila komunikohet me gjuhen e ngrohtë .
 Kur flasim për atë që e ëndrrojm mendojm se sa larg është, sa e pa arritshme dhe vetëm një cast kthejm kokën prapa, shofim, se dhe vitet qe i kaluam ishin te ëmbla. Gjithe ajo ëmbelsi e jetës kishte kaluar me ne , e pa u vëne re nga ne, pa u vëne re , nga vet kuptimsia e jetës sonë. Dhe tani qirremi, ti kthehemi fillimit që për ne ishte i mundishëm atëherë por, sa i ëmbel na duket tani, kur i rikthehemi ëndrres, që na barti mbi krahet e saj gjerë tani. E kaluara derdhej damarve të memories si një mjaltë qe shperthen. Në derdhje ngriste piramida të bardha kujtimesh në shpirtrat tanë. Ishte jete e zbukuruar me motive te gdhendura nga deshirat e së ardhmes. Qysh atëherë si e re, pata gëdhendur shpirtin me mjeshtri për të mbajtur gjallë e të fresket, kujtimin e ëndrres. Vërtet edhe tani pas ca vitesh, sa herë që i kthehem kujtimit rinor ndjej se sa i freskët eshte , sikur ndjenjat shpirtrore e mbajn te ngrohtë. 
Duket se ajo dashuri për te cilen do ju flas tani sikur ka ndodh dje e jo para 40 vitesh, sepse mbahet ngrohtë nga ndjenjat e mia shpirterore. Hapa vetem syt dhe shikova detin blu qe shtrihej para meje, nuk arrita të lëviz fare nga ajo karrigë hulatse qe perkundesha herë pas here. Deti nuk ishte dhe aq i qetë pasi trazohej nga dallgët e vjeshtës . Kjo pjesë e detit se’c mban një fshehtësi mendova, dhe veshtroja pa fundesin e tij, atje ku puthitej me qiellin dhe mundohesha ta gjeja vetën duke notuar me Denin. Ishim të ri atëherë dhe shumë herë bënim garë noti. Me fuqin e dashurisë qe na gulqonte donim të arrinim vijen kufitare, e të puthnim qiellin, por sado që i afroheshim, qielli ikte, gjersa të lodhur i ktheheshim rërës, shtriheshim pa fuqi, dhe duke u tallur e puthur me njeri tjetrin prisnim diellin te na percëllonte . Me orë të tëra lumturoheshim duke lozur me rërën, në këtë plazh që tani duket kaq e qetë, pa njeri në të, sikur heshtja rrëfente se dhe këtë plazh e kishin lodhur vitet ashtu si mua, dhe jetonte në memori të ëmbla ashtu si unë. Vështroja tutje, me sy po ndiqnja c’do gjë për të gjetur veten duke lozur me Denin , duke ndertuar kulla në rërë. O sa të lumtur qe ishim atëherë, dashuria kishte gulquar e ne s’përmbaheshim fare. 
Une isha 19 vjecare dhe Deni ishte 21 dhe ishte koha studentore. Pas kolegjit takoheshim cdo pasdite këtu mbi këtë rërë dhe me ëndrrat shtruar synonim mrekullit e jetës. Sa të ëmbla ishin ato dite mendova me vete dhe mu duke sikur e kaluara me fliste. Po vërtet të ëmbla,dhe ndjeva se dicka e bukur mu shfaq para syve si nje panoram e zbukuruar me valë deti e kristale te bardha, trazuar me vershimin e rrymave detare, dhe përgedhelur me nje ere te lehtë diellore. Gjithcka e bukur dhe hyjnore shfaqet para meje sot, diten qe une duhet te marr vendim :Te jetoj apo te vdes! Dhe keto dy gjera ishin trishtuese, qe prishnin tërë imazhin e rahatis sime, dhe strukturën e ëndrrave. Endrrave sikur po ju vinte fundi andaj dhe pejsazhet e bukura që shfaqeshin ne mendjen time ishin shume jete shkurtë, pasi që luftoheshin nga dhembje kanceri. Kjo ishte pjesa qe me nxinte jetën , por sapo dhembjet pushonin nisej sfida e bardhe e ëndrrave me shtigje të gjelbruara e diell te art, që jetonte gjall dhe merrte frymë edhe kur dhëmbja grryente ashtin. - Mama dëgjova të më thrriste Ana, vajza ime e cila, dhe më kishte kapur për krahu. - Skuadra erdhi mama ! Je gati tani? - Zëri i saj ishte pak i shterrur dhe e mora me mend se ajo kishte qarë. Une vetëm e vështrova, dhe tunda doren ne ajr. Ajo e kuptoj se ende nuk isha gati, ende s’kisha marr vendim për ti dhënë fund jetës. Mbylla sytë sërish dhe desha ti kthehem në heshtje kujtimit tim, por në prehër ndjeva Anen te pushonte koken e saj. Ajo ishte ulur në gjunj ,me kokën në prehërin tim vështronte detin e pa skaj. - Mama, duhet ta bësh këtë patjeter ?!!! – dëgjova zërin e saj te ndrojtur, që më pyste me një lloj kurreshtje.
 Unë i lëmova faqen dhe flokët, dhe ndjeva se gishtrinjët mu lagen me lotët e saj që rridhnin ne heshtje.Nuk fola gjë për ta qetsuar, dhe vazhdoja ti lemoja flokët e saj ngjyre ari. Ajo ishte më e preferuara nga tre femijet qe kisha andaj s’me shkoqitej fare.Kishte kohe qe qëndronte me mua, duke u kujdesur edhe per cdo imtësi. Mua me brente fakti se ajo kishte lënë dhe punën e saj prej artisti vetem t’më qëndronte pran për të ndarë me mua dhëmbjet dhe ndoshta per t’i perciellur hapat e fundit te jetes sime. Jeten e mendojm si nje rrugë të gjatë e të drejt, por në realitet, ajo nuk është një rrugë e drejt . Eshtë një rrugë me plot kthesa, madje dhe te zorshme, qe shpesh te kthejn në ndërudh dhe vështirë të marrësh rrugën e drejt .Por qendrimi , vetbesimi, sinqeriteti dhe vertytshmëria, janë keto ato që te kthejnë në rrugën e drejt sërish. Mua më brente kurreshtja ta dija se si do të më kujtojnë njerzit pas vdekjes. Si një e ndershme, apo e marrë qe u ballafaqua me vdekjen...Së pari vete femijët e mi, cfare do mendonin ?!!! 
Pastaj, gjithë ata breza studentësh qe i percolla vite me radhë,gjithe ato plagë njerzish qe shërova me profesionin tim si mjeke. C’far do ti lë kësaj qyteteze në perkujtim. Mjaftojn gjurmët e mia në këto brigje të gjata ,dhe kulla e ndertuar në form të një guace që në brendi te saj gdhendëm fjalët ,,Zhurma e detit qetësia e jonë, dhe ngushllimi i dashurisë sonë”, dhe e lamë gjysëm të hapur që të shihen dhe emrat tanë të gdhendur në të, Deni dhe Maria. Nga jashtë e gdhendëm dhe e stolisëm me bimë dhe kristale deti.E vendosem tek bregu i gjatë me qellim që të rrahët nga dallgët e detit. Kur ato zhgjohen duket sikur e rrembejn me vete dhe humbët, se sheh dot per ca qaste. Por vetëm kur ato dallgë shuhen, ajo duket sikur del nga deti e pa mposhtur, duke e shperthyer atë valë deti mu si nje mjegullë të hollë. Sa herë që fryn era, ke nje ndjenje, sikur merr krah dhe niset nga qielli. Eshtë dicka e madherishme e ngritur nga thermiat e dashurisë sonë, dhe me të drejtë shume nga banoret e qytezes sonë e quajne pishtari i dashurisë. Por sigurisht që as kjo nuk mjafton që njerzit të të mbajn mend. Por cfarë duhet ti lë botës në shërbim që t’më kujtoj? Ritualet e jetes te sillkan vërdall si rreth një boshti.Po te kisha dhe pak fuqi të rrefeja jeten time do te ndihesha shumë më e lehtesuar dhe vdekjen do ta pranoja me një besnikri. Dhe sikur te shkruaja përjetimet e mia me nje pend te art do ngelja një legjendë e dashurisë apo do isha vërtet një perendi e dashurisë. Por vetëm mendimi të perfundoja jeten time me deshirë, ishte nje trajtim i egër me një dallgë shqetesuese qe duhej te kisha kurajo ta beja. 
Dhe atë kurrajo ma sillnin vetvetiu dhembjet e mia. - Degjo mama! Foli Ana - Bien këmbanat e detit, apo?!... Dhe heshti për të dëgjuar më mir. - Posi janë këmbanat e detit , ashtu i quanim ne shpërthimet qe vinin nga thellësia e rrymave të detit. - Eshtë kjo një klithje e fort e detit që shpërthen , edhe këtë qetsi, edhe këtë mjegullë të formuar nga erërat e vjeshtës dhe rrymat detare i’a ktheva unë. Pasi dëgjoj këtë , ajo uli koken mbi preherin tim serish sikur aq i bëhej për klithjet e detit. - Te kujtohet Ana kur zhyteshim në det bashkë...e pyeta une? - Posi mama ...me kujtohet fare mirë - Eh ajo ishte jetë , fshava unë...dhe në kokë më silleshin gjithë ato bukuri koralore te detit ato bimë që shkëlqenin në thellësi kur lëmoheshin nga nje drite e holle dielli. Gjithë ato lloje të ndryshme peshqish qe shkelqenin me ngjyra prrallore... - Ne beme përvojen e zhytsave të vërtet mama! Duke kërkuar margaritarët e detit pamë gjithë ate bukuri të krijuar në atë thellsi të cuditshme dhe prekëm ngrohtesit e tij.Ato bimë deti mahnitse , bashkë me kristalet e bardha që zbukuronin pejsazhet e tij. Dhe si per cudi mama, kur dallgët e tij tërbohen dhe perbijnë cdo gjë që është mbi to, thellsia e tij, është e qetë sikur nuk done të prish gjithë ate pejsazh bukurie të krijuar në thellsin e tij. - Kjo vërtet eshte një madhështi e eger dhe e bute .
 Gjithcka e eger mbi dallgët e tij dhe gjithecka e butë nën dallgët e tij – i thash unë si me shaka... - Kjo pjesë e detit vërtet ka nje fshehtësi !. - E di Ana , une dua qe pas vdekjes, hiri i trupit tim te hidhet ne kete pjes te detiti, - Mama! Klithi ajo dhe zhgjoj kokën nga prehëri im sikur ta kishte pickuar dic...dhe vetëm kur ndeshi shikimin tim, që kishte nisur ligështimin nga dhembjet e filluara , ndrroj tonin e saj. Me perqafoj fort , duke mi lagur faqet me lotet e saj dhe më peshperiti .- Sa do t’me mungosh mama, dhe denesjet e saj u bënë të zëshme... Unë nuk kisha lot për të derdhur më, po dhëmbja ime ishte e madhe po aq sa dhëmbja e saj. Dënesjet e saj sa vinin shtoheshin dhe si per ta qetsuar fillova ti lemoj shpinen .Tashmë ajo filloj te qaj me zë, dhe zëri i saj sikur thyente ate qetesi vjeshte. Vertet zeri i saj doli si nje shpërthim nga deti, nga qetësia e natyres bregdetare. - Ana, i thirra unë , duke i mbajtur fytyrën e saj me dy duart, dhe duke i’a fshirë lotët me dy gishtrinjët e mëdhenjë fillova të flas për ta qetsuar. - E din qe njeriu nuk mund te jetoj vetem me ëndrra te bukura të së kaluarës duke shfletuar ato cdo cast. Kur realiteti dhemb,edhe ëndrrat e bukura zhduken, kur dhëmbjet shtohen në të ardhmen , e kaluara sado e ëmbel nga dhembjet s’të kujtohet fare, andaj ti duhet të më kuptosh ...dua bekimin tënd ... i’a thash këtë duke e veshtruar thepishëm dhe duke mos u shkoqitur nga sytë e saj ngjyrë qielli. 
 Ajo klithi ,dhe zeri i saj me qau shpirtin. Nuk i thash te pushonte fare, ngaqe e ndjeja se ishte e kot ,dhe mendova se me vaj e derdhte dhe dhembjen e saj.Pasi të ketë mbaruar vaji sigurishte do te ndihej me mire, mendova. - Ja ku qenkeni , ju gjetëm më në fund, dëgjova nga prapa zërin e Andit, qe po shoqrohej me zërin e Ritës. Si gjithnjë ai, si’c fliste me shaka, sikur s’do ndodh asgjë, filloi me shikim ta qortonte Anën , për vajin qe bënte... Ana pushoj me klithjet e saj por s’mund ti pushonte dënesjet e gjoksit - Mama kam sjellur shampanjë per te festuar ... dhe ndjeva te ftohte ne faqe nga puthja e tij... - Po si, do te festojm i’a ktheva une ,pa u rrënqethur nga dhëmbjet që më kishin filluar. - Urdhëro mama, me zgjati goten vajza e madhe Rita, duke me përqafuar dhe ndjeva faqen e saj te ftohte. - O Bobo thirra une, - po nga vini ju qe qenkeni bere akull? ! - Vijm nga jashte ma ktheu Rita ...- atje fryne një erë e lehtë qe ti rrënqeth mishrat! - Po si është e mundur kjo, jashtë jemi dhe ne, i’a ktheva unë dhe shikova cuditshëm... - Po si mama, jashtë jeni dhe ju por këtu jeni fshehur ne gjiun e detit, dhe ju mban ngrohtë.Ketu s’hyne as era dot... Oh sa veshtirë e kanë dhe fëmijët e mij të më perciellin për në botën tjetër,mendova por s’mund ta fajsoja vetën... Ata kishin sjellur dhe ulset dhe u ulen gjithë pranë meje, dhe kjo ishte ajo qe doja unë nga jeta. Gjitë femijët e mi që i doja i shihnja së bashku , duke u kujdesur për njeri tjetrin. - Të kujtohet mama, sa të bukura ishin mbrëmjet verore këtu të ndriquara nga hëna e plotë, kur babai ndizte zjarrin e në i’a fiknim duke i hedhur ujë tinzisht! O sa mllefosej, fshante dhe me mund e ndizte sërish...? - Po si, më kujtohet shumë mir...i buzeqesha unë . - Po si të mos na kujtohet të gjithve , se ti ishe ai që e haje shkopin në shpinë më në fund... hahaha qeshte Rita... - Por jo moj se shkopi i tij s’më zinte dot se isha i shpejt dhe dinamik....qeshte Andi... - Po ti Ana të kujtohet kur vodhe gjith mishin qe pjeku babai për ne, dhe i ushqeve macet e teta Luqes...hahah - Po si!... Me shpetove ti Andi nga turpi ...hahaha ... me gënjeshtren...po cfarë i the babit atëherë që ai me gjithë tonin e lartë që më fyente si fëmijë e lazdruar dhe e pa cip, pushoj menjeherë. C’farë i the në të vërtet? - I thash ...filloj të mendoj ai ...- por jo s’ta them dot ! le të jetë fshehtësi dhe tani. - Oh jo ti duhet të na rrëfesh që tani nguli këmbë Ana. - Jo s’mund ta them, s’mund te thyej betimin qe i dhash babait atëherë, do të më bëni shumë të ligë tani ... si tha keto iku pas shpinës së mamas dhe duke tundur kokën i dha shenjë Anës që mos ta pyste më së nuk do ta rrëfente para mamas. - Si do që të jetë Ana, ne u denuam atë natë, të flejmë pa darkë...hahaha Qeshëm të gjithë duke e kujtuar vërtet atë natë që ngelëm të uritur të gjithë... Rita na i mbushi gotat serish dhe ngrem dolli për takimin tonë dhe sikur s’donim të besonim se kjo ishte një dolli e vdekjes sime.Ana rrinte më e heshtura nga të gjithë dhe e merrja me mend se do ti mungoja shumë. Ajo ndoshta dhe do vuante për ca kohë,dhe kjo ishte ajo që më bënte të vë në dyshim vendimin për vdekjen ,të vazhdoj jetën e këtill apo? ...Por jo! Dhëmbjet që kisha në trup ,ishin të pa rezistueshme. Ato më tërhiqnin si një litar drejt vdekjes. Tani që ishte mbledhur familja ime e ngushtë , duhesha tu them ca fjalë, ca fjalë që më thoshte zemra . Po si ta nxirrnja atë zë shpirti për ta shprehur vërtet atë që më ndrrydhej në zemër, dashurin për ta ... Oh sa vështirë e kam mendova, por duhej bërë nga që ndihesha e stërngarkuar nga pesha e dashuris dhe dhëmbjes për ta . Të paktën ta bëja këtë, për ta lehtsuar veten time dhe gjithsesi edhe atë të atyre , per t’u’a bërë të qarte sa sa afër i ndjeja , dhe do jem gjithnje me ta. Do ishte shumë e lehte ndoshta sikur ti kisha mesuar te besonin ne jeten pas vdekjes, por ngaqe asnje s’ishim fetar, veshtir ti kalonim fuqit e dhëmbjes. - Kjo është ajo qe më bënte edhe me të lumtur në jetë... harmonia mes jush...i thash keto, me nje vendosmëri të prerë. Të gjithë ngelën të heshtur dhe prisnin që unë të vazhdoja... - Shoh lumturin ne sytë tuaj dhe dëshirat tuaja ...andaj ndihem krenare me ju!...Krenare qe ju rrita me duarte e mija te ngrohta. Ju mesova që jetës ti buzqeshni me ngrohtësi. Afërsia mes jush sikur me lehteson frymarrjen dhe ndihem shumë e qetë , andaj do doja qe kështu te jeni te afertë e të lumtur përjetësishtë...As gjë në botë s’më ngushllon më shumë se kjo që shoh tani mes jush; kujdesin ,lumturin dhe dashurin për njëri tjetrin... Vështrova andej nga deti sikur kërkoja fytyren e Denit të më shfaqej që t’më ndihmonte në këto qaste sikur e ndjeja pranin e tij, por shpejt fytyra e tij largohej dhe ngelte vetëm zëri i buzeqeshjes... - Ndihem vërtet krenare me ju ... si thash këtë, i veshtrova te gjithë dhe vërtet ndesha shkelqimin e krenaris ne syte e tyre... Anes kishin filluar ti rridhnin lotët në heshtje, dhe Rita e kapi per krahu per ta qetsuar - C’do vit në këtë natë ju dua te gjithve këtu...kudo që të jeni, të ndizni zjarrin mu si tani... do ju vështroj nga qielli... dhe dua vërtet të knaqem me lumturin tuaj... Pranin time do ta ndjeni dhe ju...frymën time ...do vij me një frymë deti, si ledhatim...dhe ju vertet do e ndjeni pranin time... - Posi mama, këtu do na kesh cdo vit, këtë ta premtoj unë!... foli Andi me shumë vendosmëri Unë i përgdhela dorën nga që s’kisha fuqi t’ja shtrëngoja ne shenje pohimi, dhe mbylla syte , sikur doja t’u’a mbyllja rrjedhen loteve ...se kisha frike të më rridhnin. Nuk doja lot tani kur te gjithë që i doja i kisha prane... Një pëlhurë e hollë zymtësie nga qielli kishte filluar të shpërndahej mbi det, dhe vërtet e kuptova se jetës sime po i mbyllej rrethi. Vështrova për gjithandej sikur doja të kërkoja dic të humbur... dhe ndesha vështrimin e ndrojtur të Anes. Vështrimi i saj i përlotur me fliste dhe unë vërtet e kuptoja cdo fjalë të atij vështrimi, qe vërtet thoshte shumë në këto qaste...dhe për herë të parë ndjeja sikur me thoshte; “Shko liroje shpiertin nga dhembjet, se mjafte durove me”... Ajo e kuptoj mos rehatin time dhe mu drejtua - Ke të ftohtë mama? - Jo iu përgjigja unë pa mundur te lëviz trupin farë nga karriga hulatse, ngaqë dhembjet ishin shumë të ashpra. - Të ngrejmë dhë një dolli foli Andi dhe i mbushi gotat Unë nuk e refuzova edhe pse e dija që s’kisha fuqi ta mbaroja. Engjujt kishin filluar sërish të loznin vallen mbi kokën time dhe unë e kuptova se ishte koha të të ndiqnja pas, vallen e tyre. - Bobo qenke ngrirë fare, thirri Ana me të prekur duartë e mija . Duhet ikur brenda , i’u drejtua ajo Andit sikur kërkonte ndihme nga ai. - Jo i’a ktheva unë, në ende s’kemi mbaruar festen i thash ... dua ta degjoj kengën qe kendonit ju kur ishit fëmijë!...Ju kujtohet?... Ata filluan të vështronin njeri tjetrin sikur nuk ndiheshin të fuqishëm të këndonin tani, por kur zëri im plasi atëherë filluan edhe ata të më percillnin Engjujt janë të bardhe ... Engjujt janë të zjarrt Shpirtin për t’ma marre Vin si shpëtimtar... Te gjithë këndonim së bashku ,por fjalët e mia drejtoheshin nga zëri i tyre tashmë,nga pasioni që ata kishin për jetën, nga mësimet e mia se gjithcka në jetë është e arritshme sado e vështirë që të jete... Zëri i tyre vinte me një melodi të lehtë qetsuese që më knaqte shpirtin, dhe vështroja syt e tyre plot gjallëri...dhe për një cast fillova të ndjej mall...Kjo botë është shumë e ëmbël, dhe shumë e shkurtë për ta shijuar, andaj duhet jetuar, jetuar me pasion ,mendova në vete....Por, kur semundja e lufton pasionin atëhere... jeta është e zbrazet dhe nuk ja vlenë më, andaj nuk duhet jetuar...Tash më jeta ime s’kishte me gjallerin e dikurshme Ishte mbështjell me një fasho krijuar nga dhëmbjet e forta të kancerit, andaj vendimi ishte i prere : Duhej dhënë fund dhëmbjeve për ta liruar shpirtin tim të butë të merr frymë në botën tjeter. “O Zot me ndihmo” Belbëzova në vete dhe duart s’munda ti bej kryq për ta përfunduar lutjen si’c duhej nga që vërtet dhëmbjet sa vinin bëheshin më të ashpra. Duartetrokitjet e tyre, pas mbarimit të kënges ,më shkunden nga kjo dremitje , më përqafuan të gjithë dhe unë ndjeva sikur se kisha vërtet edhe nje kapitull të tërë jete për ta jetuar pranë tyre...por dhëmbjet ...ah dhëmbjet....duhej dhënë fund jetes belbezova. III Dhoma ime ishte e rregulluar ndryshe .Kishte shumë drita neoni dhe krevati nuk ngjante fare me nje krevat spitali .Për rreth gjithë fëmijët e mi që më shtrëngonin duart . Fytyrat e tyre dukeshin te zbehta dhe shumë te heshtura. Ata nuk flisnin më , vetem shikimet e tyre drejtuar nga unë.Une sikur ndjeja pranin e Denit , sikur degjoja frymarrjen e tij... aty diku, afër ndjeja se me priste. Engjujt kishin filluar vallen e tyre sërish mbi koken time por nga dhëmbjet që ndjeja në trup nuk mund të percillja ,por i ndjeja kudo rreth meje, me përkundnin, sikur donin të më vejne ne gjumë përjetesishtë. Ana nuk me vështronte në sy më, sikur fshihte sytë e saj të përlotur nga unë, por unë e ndjeja vështrimin e zemrës së saj, atë vështrim të ngrohtë e të butë...që viteve të fundit me kishte mbajtur gjallë, me kishte dhënë fuqi për ti luftuar dhëmbjet që kisha. Të gjithë ishim të heshtur , por me shpirt e kishim falur njeri tjetrin... Lutja e Padrit e thyente qetsin e dhomës tek thuhej me shumë, si një murmuritje , Skuadra nga Zvicrra që kishte ardhur të më ndihmonte ta pushoj shpirtin nga dhëmbjet, kishte uniform të bardhë në të hirtë që më shumë ngjante me një uniformë astronautesh se sa infermieresh. Ai që dukej si udheheqës i skuadres në krahun e djathtë mbante shenjen e kryqit të kuq. Mu afrua dhe filloj të më shpjegonte ca gjëra të këtij akti, se sa të perpikt janë në këtë procedure , duke më treguar enen ku ishte bërë përzierja e helmit. Ilaqi im shpëtimtar , belbezova , dhe e kuptova se kjo ishte nje vdekje e qetë , e lirshme pa dhëmbje, ashtu vërtet si’c doja unë... Ktheva kokën majtas, dhe vështrova nga dritarja përtej , ku ca re ishin bërë të dendura tash më, dhe prisnin nga casti në cast te shperthejn, mu si nje uragan. Së shpejti kjo stuhi do ta ndrroj këtë dritë të natyrës në një vrugësi të thell. Por se shpejti do ta ndrroja dhe unë ngjyrën e fytyrës. Nga e bardhë në të hirtë , pastaj në një blu te errët...profile të pa qarta në këtë moment. Kujtime të ndryshme të ndodhura, tërheqëse e jo tërheqse, me triumf apo pa triumf... ishte kjo rruga drejt parajses. Pastaj, prisnja te më shfaqej nje kopsht që e krijova unë vetë . Kopshti i perendisë ..”Vërtetë perëndeshat jetojn përgjithmon... apo?!!! Këtë pyetje i bëra vetes sime!... ndoshta jo! ... Nuk jetojnë...Po të jetonin perëndeshat përgjithmon , do jetoja dhe unë përgjithmon, nga që jam një nga ato, por ...ato nuk jetojnë, andaj nuk jetoj as une pergjithmon!... Mora frymë thell duke i dhënë përgjegjëje vetëvetes, sikur doja të gjeja fillin e mendimeve të ngatrruara.U hodha dhe veshtrimin e fundit , por s’arrita të dalloj shumë nga që figura e Denit ishte e stërmadhuar, dhe hija e tij kishte zënë tërë dhomen. Ishte i lumtur , me atë buzëqeshjen e ëmbël që kishte vetëm ai. Sikur më priste me dorën zgjatur për të vallzuar pastaj, gëlltita me një gllënkë gjithë helmin me ngjyrë të bardhë, sikur gëlltita jetën time, dhe lirova trupin lirshëm në shtratin që e krijova vete, shtratin e vdekjes... Në kokë vallëzimi me hapa të lehtë ende vazhdonte. Ai më shtrëngonte dorën , vështrimi i tij më përgdhelte dhe shtrëngohesha nga dora e tij në shpinë . Skenat e vallzimit shpesh humbënin apo përziheshin me dhomen e ndriquar nga dritat e neonit dhe si gjysëm e trembur ndjeja realitetin , fëmijet e mi per rreth , pastaj sikur humbnja në udhekryq duke kërkuar sallen e vallzimit. Sërish , me fustanin e bardhë prej mendafshi që fëshfëritej nga era e mbremjes. Nuk dija c’ rrugë të merrja! Nuk dija se c’më priste, rruge e ngushte apo pyll natyral? Doja te isha reale me jetën, edhe në këto qaste të fundit. Misterjet e dhëmbjes, përbënin konturat e saj tani, i dhuronin ngjyrë te zbehtë dhëmbjeje, të përzier më një ngjyrë malli.... Dicka impresionuse për të tjerët ndoshta, por e pa qartë për mua, dhe vështirë për tu rrëfyer në këto momente. Dicka që bënte presion në brendin time, nisi të më vërshoj trupit, dhe ndjeva se ishte valë e shpërthyer që shuante dritën e jetës sime. Një fushë me lule të kuqe dhe të gjelberta mu shfaq para ...një natyrë e butë me ngjyrë te bardhë që avullohej, atmosfer pushimesh ... Deni me rroba bariu veshur, priste prane ujvares së zhurshme... Dhe vetëm engjujt, dhe dielli i ngrohtë, mbushnin natyrën e bardhë. Unë i zgjata dorën Denit që të më tërheq me hapin përtej. Ai më tërhoqi rrëmbyeshëm dhe si në stinët rinore sërish e filloj vallzimin me mua dhe unë ndjeva se shpirti vërtet filloj të frymon lirshëm, mbështetur mbi krahrorin e tij , vetëm me magjin e engjujve për rreth... 

 Prill 2006 Londër

0 comments:

Post a Comment