Wednesday, April 15, 2020

Bajram DABISHEVCI: NISI ORA POLICORE NË VEND



Nisi ora policore në vend që vetëm liria është tepër këtu, kurvave ju ndalohet të mos e përdorin klitorin dendur,
kriminelëve ju ndalohet ritmi i ulur, gjyqtarëve - morali
që s’njohën kurrë ata,
shpirti i madh i detit me gjakun tim kotësinë e tij të dend.
Qeverisë që ra i ndalohet të mos shtojë dyfishin e mizorisë
mbi popull. Ashtu si avulli ndjehet mbret në ishull kalkesh.
Ditën që s’marr në shpinë dhjetë thika nga poetët, thuani
që vërtet iku jeta ime, paskam mbaruar!
7 shqiptarë bëjnë 19 poetë, 10 spiunë bëjnë patriotë 28,
Çdo thikë ngulur mbi gjeth hunapi pjell dy flamuj vatani,
ashtu si i druajturi do bëhet gjithmonë një monstrum,
kokrra e grurit të përfundojë në burg, humbella - në luftë
e kurrë do ikë ora policore, së paku dhjetë policë tek unë
do çatisin me armë e qentë e tyre të shumtë.