Sunday, January 14, 2018

Prend BUZHALA : PËRMENDORJA E SKËNDERBEUT NË METROPOLET KRYESORE TE BOTES

((Nën shenjën e VITIT TË GJERGJ KASTRIOTIT), 13
Gjergj Kastrioti- Skënderbeu dhe Nëna Tereze janë dy figura shqiptare që i kanë përmendoret e veta nëpër botë (në botën perëndimore: Evropë Perëndimore, SHBA, Amerikën Latine, Australi...).
Të rralla janë figurat boëtërore, sio Sklnderbeu, që ka një përphapje kaq të gjerë, vepra hsitorike e të cilit ka frymëzuar shumë mese që ta ngrejnë një përmendore a një bust kushtuar këssaj figure historike.
1.
Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut është trajtuar në literaturën e gjerë shkencore evropiane për 500 vjet; figura e tij është pikturuar nga shumë piktorë botërorë të këtyre vendeve. Por ajo që bën përshtypje, është vendosja e përmendores së Skënderbeut në shumë qendra evropiane: në Itali në Romë e tek arbëreshët e Italisë në disa vende (në Fermo apo në VICCARIZZO ALBANESE, etj), pastaj në Gjenevë, në Londër, në hyrje te Kishës Katolike të Shën Palit , në Rochester Hills, Përmendorja e Skënderbeut në shtetin e Michiganit në SHBA etj. Përmendore të Skënderbeut ka në të gjitha viset etnike shqiptare.
Projekte të statujës së Skënderbeut në Paris, Spanjë, Australi, Nju Jork, Kanada, Madagaskar, Berlin e Pragë, në Gjenevë, si dhe në Strasburg, kryeqyteti i Evropës.
Kësaj radhe, një fotoalbum me përmendoret e Gjergj kastriotit- Skënderbeut në troejt entike shqiptare e nëpër qytete të ndryshm,e të Evropëës, Amerikës etj:
1. PËRMENDORJA E SKËNDERBEUT ne Krujë...
2. Monumenti i Skënderbeut Romë , sheshi Albania
3. BUSTI NE FERMO TE ITALISE U NGRITE ME DT 25 NENTOR 2007
4. Në hyrje të Kishës Katolike të Shën Palit , në Rochester Hills, në shtetin e Michiganit në SHBA, 24 SHTATOR 2006
5. Ne Shkup...
6. Gjenevë - Busti i Gjergj Kastriotit - Skënderbeut (2011)
7. Përmendorja e Skënderbeut ne Bruksel
8. Përmendorja e Skënderbeut në Tiranë
9. Përmendorja e Skënderbeut në Budapest
10. Busti i Skënderbeut në San Cosmo Albanese
11. Busti i Skënderbeut në Spanjë
12. Busti i Skënderbeut në Buenos Aires
13. Statuja e Skënderbeut në Kanada
14. Skënderbeu në Madagaskar
15. Skënderbeu në Berlin
15. Busti i Skënderbeut në Pragë
16. Ne Gjeneve etj.
2.
Në një shkrim të vitit 2012, në portale shqip, Astrit Leka shënon: "SKENDERBEU pushton qendrat botërore: Gjenevë, Londër, New York, Bruksel, Romë, Budapestë…Ka mbetur vetem Beogradi, Athina dhe Moska pa pushtuar…Ne shqiptarët, ndoshta më tepër se të tjerët, kemi nevojë të promovojmë vlerat tona më të mira, sidomos në kushtet aktuale, ku duhet thënë se imazhi ynë kombëtar, për arsye të ndryshme, disi ka rënë. Kemi menduar dhe, madje jemi duke e provuar, se një nga rrugët që duhet ndjekur për të përmirësuar në njëfarë masë imazhin e cënuar është angazhimi për ngritjen e përmendoreve për njerëzit tanë të mëdhenj, atdhetarë, dijetarë, klerikë të shquar etj. Gjatë punës 15-vjeçare në drejtimin e shoqatës ndërkombëtare për solidaritet dhe zhvillim të vendeve të lindjes, “Solidest”, me seli në Gjenevë, më është dashur të mësoj shumë dhe të veproj në shumë vende të botës, ku kam dërguar zërin e kombit tim dhe kam ndihmuar për ngritjen e dinjitetit të bashkëkombësve të mi pranë autoriteteve shtetërore.
Në fillim vendosëm bustin e Skënderbeut në Gjenevë
Pas përgatitjes së një projekti për ngritjen e bustit të Skënderbeut në Gjenevë, bust bronzi që e kisha paguar në vitin 1991 në Tiranë, mora iniciativën, duke iu drejtuar për këtë fillimisht autoriteteve zvicerane, deri sa më në fund ia arrita qëllimit, duke siguruar miratimin e këtij projekti pas gjashtë vitesh. Kështu, busti i Skënderbeut u përurua në Gjenevë më 1 nëntor 1997...
Përmendorja e Skënderbeut në Londër
Starti i përpjekjeve për ta vendosur Skënderbeun në Londër filloi pikërisht nga një njohje e hershme me ish-bashkëpunëtorët e mi britanikë, që operuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Projekti i statujës së Skënderbeut në Paris
Busti i Skënderbeut në Spanjë
Për këtë vitet e fundit kemi marrë kontakte direkte me personalitete spanjolle dhe katalane me komunitetin shqiptar në Barcelonë, Madrid etj.
Statuja e Skënderbeut në Melburn të Australisë
Prej vitesh jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të bashkësisë shqiptare në qytete të ndryshme të Australisë
Busti i Skënderbeut në Buenos Aires
Kemi kërkuar që edhe në Buenos Aires të ketë një shesh me emrin e Skënderbeut dhe na është premtuar nga pala vendase, që me reciprocitet emërimin e një prej rrugëve të Tiranës “San Martin”, hero i pavarësisë argjentinase, kjo çështje është e mbyllur.
Statuja e Skënderbeut me kalë në Nju Jork
Kemi filluar përpjekjet qysh në vitin 2002 për realizimin e projektit të mësipërm në Bronks të Nju Jorkut, ku ka shumë shqiptarë, për të cilin tashmë kemi krijuar atje
Statuja e Skënderbeut në Kanada
Pas kontakteve me shqiptarë të Kanadasë, në Montreal, Otava, Uindsor, kemi dalë në përfundimin se shqiptarët e Kanadasë e kanë mundësinë ta ngrenë statujën e Skënderbeut në Toronto, madje të shoqëruar me kolokiume shkencore serioze.
Skënderbeu në Madagaskar
Në dy takime që kam pasur me Presidentin e Madagaskarit, ai e kuptoi drejt qëllimin e shoqatës sonë për t’i bërë të njohur popullit malgash figura të ndritura të botës shqiptare,
Skënderbeu në Berlin
“Solidest”-i, më 7 prill 1998, nga Gjeneva i është drejtuar zyrtarisht kryetarit të Bashkisë së Berlinit me një projekt të rregullt e të argumentuar shkencërisht, për të nderuar dhe figurën e Skënderbeut dhe sinjalet e deri tanishme janë shumë pozitive.
Busti i Skënderbeut në Pragë
Vazhdon puna për të përforcuar lidhjet tona me autoritetet çeke për ngritjen e bustit te Skënderbeut në pyllin e parkut “Petshin” të Pragës.
Konkluzion:
Ne i përmbahemi bindjes, se të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë kanë për detyrë t’i zbulojnë personalitetet e mëdha e të shquara me origjinë shqiptare, njerëzit që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për zhvillimin e njerëzimit, për t’u bërë atyre nderimet që u takojnë, sepse kështu nderojmë vendin tonë, i cili ka kaq shumë nevojë, sidomos tani në rrjedhën e proceseve integruese, ku ne kemi me se të prezantohemi për nga vlerat dhe identiteti ynë kombëtar.”
3.
Sipas medieve, aktualisht një skulpturë sa gjigande dhe monumentale për kryeheroin shqiptar Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, është duke u ndërtuar nga skulptori i talentuar shqiptar Bujar Vani. Dimensionet e kësaj skulpture arrijnë në lartësinë 7.5 metra “figurë e ulur”. Ndërsa, realizimi fundor i saj është bërë në bronz. “Ky Skënderbej nuk vjen për të prodhuar garë, por është konceptuar nga shumësia e imazheve që ne kemi për të, të përcjella nëpërmjet librave të historisë, kronikave, por edhe atyre ushtarake e letrare, si përshkrim më i plotë i një bote shpirtërore të një kohe dhe vendi, por edhe si zgjidhje e kohës për ti dhënë vendin e merituar një kryeheroi, ashtu si është formësuar në psikën shqiptare. .. Por, ja që ai do të vendoset tek mbikalimi në rrugën për aeroportin e “Rinasit”, ku po ndërtohet një kompleks turistik, financues i të cilit projekt është biznesmeni Besim Elshani.”
4.
Por do theksuar se asnjë përmendore e Skënderbeut me flamurin Shqiptar nuk haset në botën sllavo-ortodokse, apo në botën aziatike, e sidomos në Turqi, ku jetojnë shtatë milionë shqiptarë!
Ndërkohë që zhurmë bëhet për denigrimin e kësaj figure për t’ia përcaktuar ose prejardhjen sllave, ose për ta larguar nga historia, si bëjnë qarqet neo-otomane shqiptare, figura e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut është gdhendur në përmendore, në shenjë të respektit të thellë të vlerave historike që përfaqëson kjo shëmbëlltyrë kombëtare e ndërkombëtare.
(Ripublikim, 13 janar 2018)

0 comments:

Post a Comment