Saturday, January 30, 2021

Kujtim STOJKU: NË TREGUN E ZI TË FJALËVE

                                                                               

                                                              Tregim

 

Ai qëndroi për disa çaste në këmbë para derës së asaj ndërtese ku hynin dhe dilni njerëz të shumtë. E përqëndroi edhe njëherë vështrimin mbi gërmat e mëdha dhe të ndritshme me ngjyrën e qumshtit, dhe duke dyzuar shkeli mbi pragun e derës duke hyrë brenda. Filloi që të shikonte me vëmendje dhe me hollësi çdo gjë, që nga klientët që flisnin ca me zë të lartë e disa me zë të ulët e deri tek etiketat e reklamave shumëngjyrëshë që binin menjëherë në sy.

Ai nuk deshte që të ishte këtu sepse e urrente këtë vend. Hapsirat e mëdha të dhomave nuk ishin të rregullta dhe me përmasa të njëjta. Disa ishin të ngushta dhe të gjata, disa të tjera të gjëra, kurse disa të tjera mbuloheshin nga perde të cilat hapeshin dhe mbylleshin përmes një litari të mëndafshët ku në të dya anët e tyre qëndronin të varura mbi derë në atë litar ca vjeturina që të binin menjëherë në sy. Shumë nga ato dukeshin se do të rrëzoheshin përtokë nëse dikush do të teshtinte kundër tyre.

Tek disa dukeshin shitësit që ishin duke shikuar jashtë dhe e kishin hequr vëmendjen nga klientët e tyre. Ata ishin gati të jepnin alarmin nëse policia do të vinte përmes këtyre klientëve të shumtë që endeshin nëpër këtë shitore sa në njërën në tjetrën. Të tjerët u ulën në errësirën e këtyre dhomave që më shumë u ngjasonin stallave sesa një qendre moderne biznesi ku tregtohej një mall i çuditshëm, të cilat ishin të përgaditur për të shqyrtuar gjatësinë, gjerësinë dhe erën e nevojës së një klienti eksplorues potencial, ku secili profesionalisht ishte i sigurtë se do të njihte klientin përsëritës, blerësin e trillimit dhe, agjentin e fshehtë.

Heshtja ishte një shpresë shtypëse ashtu siç është gjithmonë në këto tregje. Ky nuk ishte një vend ku fjalët ishin rrëgjuar, por as ata që ishin prishur, dhe ata i mbanin gjallë. Kjo atyre as që u interesonte. Këtu ju mund të gjeni me kujdes folje të ndryshme që jantë vendosur gjithë zbukurim në një kuti dhe shiten. Parafjalët kur fliten mezi që dëgjohen. Emrat e specieve të papërshtatshme me zor mund të gjenden sëbashku në të njëjtin zarf copë e çikë. Sa pak respekt për fjalët po ashtu edhe për klientët.

Sa herë që vija këtu unë betohesha se do t’i përdorja me shumë kujdes fjalët e mençura që kisha mësuar dhe dëgjuar. Për këtë përdorja një rrëfyes magjik që e mbaja gjithmon në xhep. Sa herë gjendesha ngushtë në këtë treg të flamosur e nuk i kuptoja fjalët, nxirrja nga xhepi aparatin e telefonit të celularit të cilin ma kishin bërë dhuratë, dhe shfletoja në të fjalorin e Gjuhës Shqipe. Por fjalët që unë kërkoja në të nga ky treg i zi nuk gjendeshin. Fjalori heshtëte dhe më dukej se rënkonte. Atëherë fillova që të ndjek një rrugë tjetër. Fillova ta vizitoj tregun çdo muaj e çdo mesjavë derisa të shterej në kuotën e shtatë ditëve duke cituar fjalët e harxhuara. Me këtë rrugë që filloi të ndjekë, ai me siguri mund të mbetej pa folur derisa kuota e fjalëve të tij të rivendosej përsëri javën e ardhshme. Por ai donte që t’u tregonte fëmijëve të fqinjëve që të dilnin nga lëndina e tij e çmuar. Ose t’i bënin propozime dashamirse gruas së tij, ose të politizoheshin në punë.  Oh! Ai mund të bënte gjeste dhe veprime gjerësisht jashtë pavarsisht nga rezultatet e dëshiruara. Por fjalët ishin të menjëhershme dhe ranë kështu në skicën e një procesi. Ata për dreq u kufizuan nga disa rregulla që janë tepër të përpikta. Po kush dreqin i shpiku këto rregulla që të lodhnin kokën?

Kështu që ai u lëkund në mendimet e tij dhe u bë dyshues sepse ishte duke i blerë fjalët në tregun e zi, fjalë që me keqardhje duhet ta pohoj se njerëzit kishin hequr nga pjesa e tyre një sasi të caktuar. Këto ishin fjalë jetime nga një vdekje e papritur si p.sh arresti kardiak, por këtu kishim edhe një fenomen tjetër të çuditshëm që sa vinte e bëhej më i rrezikshëm nga ata që e mbanin veten si elita e kombit, inteligjenca e kombit të cilët në mënyrë krejt të dhunshme rrëmbenin me forcë fjalë ku të mundnin duke shkelur çdo rregull gjuhësor, dhe nuk ishin në gjendje që t’i mbronin ato.

Nëse vetëm qeveria apo një entitet i përbashkët menaxhon fjalët e papërdorura, atëherë është e paligjshme që t’i korrigjosh fjalët. Ata mund të shkojnë me tepricë në magazinë, të vendosen në vende të përbashkëta dhe të magazinohen e ta rifurnizojnë publikun individualisht. Por prapa ka gjithmonë hendeqe.

Ai kaloi së pari nëpër ca qoshe të këtyre shitoreve që tregëtonin por nuk e shikoi asnjërën. Qysh herët këto vende ku bëhej një tregëtim i produkteve të tilla kanë qenë nga më të zgjedhurat për turmat e rrëmbyera e të frikësuara për kohëmatësit e parë. Kështu që ai mendonte se duhej që të ndërronte vend dhe ashtu bëri, doli jashtë. Zgjodhi një shitore tjetër që ishte anës së rrugës e cila tregtonte gjëra të paligjshme. Ato ishin plot me vjetërsira, kishte perde që përdoreshin në dhomat e tyre private që të mos shiheshe nga rruga. Duket sikur pronari i saj e kishte përshtatur pjesën më të madhe të strukturës së kësaj rrangulline të tij dhe deshte që të bënte shpejt inventarin e të ishte i lirë para se policia të dukej dhe të fillonte punën e saj në rrugë. Në errësirë vendosi pakot e mbushura për t’i fshehur në mes atyre produkteve që ishn të ligjshme.

Foljet e gotave palstike, emrat e kanaçeve të birrës, dhe pijeve të tjera që tregëtoheshin si produkt më i shtrenjtë dhe më cilësor, e më pas vinin pjatat që ishin mbushur plot me mbiemra dhe ndajfolje në shishet e verës, në kutitë e ilaçeve nëpër farmaci etj.

Natyrisht që askush nuk mund të jetë i sigurtë për fuqinë, madje as për gjininë ose dëndësinë. Një frazë ndajfoljore përzihet me një folje, një prapashtesë është e koklavitur me një emër. Në një qoshe të fjalës “amin” të përemrave bie në bandën e mbiemrave. E pra, ky ishte ushqimi, në të pëlqeftë mirë, po nuk të pëlqeu mbathja andej nga ke erdhur.  

Me një shpejtësi të habitshme ai zgjodhi pesë shishe të vogla për të cilat nuk ishte i sigurtë dhe nuk u besonte etiketave që ishin vendosur sipër tyre ku secila etiketë tregonte se çfarë kishin brenda. E pra, këto ishin fjalët. Ai patjetër që nuk do të rrinte duarkryq duke i parë fjalët që të vuanin kaq shumë, por do t`i rishikonte ato dhe do t’i vendoste në fjali në të mirën më të mundshme.

Ai po imagjinonte se çfarë mund të kishte grumbulluar, kombinime të mundshme, kuptime të fuqishme, kufizimet në sintaksë, kur nga mendimet e shkëputi fërshëllima e bilbilit të policit. Ky fërshëllim standart i policit ishte numëri dy, një thirrje që të tërhiqte vëmendjen por njëkohësisht ishte edhe dyshim. Fryrjet e shkurtra të bilbilit ishin të njëpasnjëshme të cilat kërkonin që të ndaleshin të gjithë, por duke bërë njëkohësisht që po të gjithë të nxitonin. Nëse ai do të kapej pafjalë do të ishte përtej. Ai supozonte se ishte këtu për të marrë fjalët e paligjshme në tregun e zi, jo thjeshtë për t’i kapur në rrugën e gabuar dhe kohën e gabuar. Ai nuk ishte një soditës që shikonte ylberin që goditej nga një yll, por një ardhacak në tregun e zi për të blerë fjalë kontrabandë.

Tashmë policia e kishte pastruar dyqanin e parë, pronari i saj ishte prangosur tek muri i rrugicës dhe po nënshkruante aktin e konstatimit, kurse një klient ishte aq shumë i terrorizuar sa me një kartë në dorën që i dridhej ku ishin shënuar të drejtat e tij ia kishte drejtuar oficerit të policisë dhe, duke iu marrë goja i thoshte se të gjitha të drejtat e tij janë të shkruara pikë për pikë në këtë kartë, dhe nëse një nga këto fjalë të shkruara në një dokument zyrtar që përfaqësoheshin zyrtarisht nga oficerët e policisë ishte gabim, ai betohej në Krisht dhe Muhamet se nuk kishte asnjë faj. Mirëpo në të tilla raste policia i kishte fjalët e shkurtra dhe nuk ta zgjaste shumë. Me këto kriminelë nuk duhej humbur asnjë fjalë. Një furgon i policisë po ngarkonte fjalët që u gjetën në dyqan dhe po ruhej me rreptësinë më të madhe nga roja të armatosura.

Ata do të jenë në të për disa sekonda, kështu që fjalët e tij të reja i hodhi në një tabelë të braktisur, me fjalët e tij pronari kishte mbushur gjysmën e dyqanit të cilin e kishte ndarë për këtë punë qysh më parë dhe filloi grumbullimin e tyre me ato fjalë që as i mendonte se ishin më të ndjeshme e më pas t’i radhiste sipas rregullit. Ai do ta shpenëzonte thesarin e tij për të blerë fjalë në tregun e zi duke qenë përsëri i pagojë, por i lirë nëse do të mundëte të mashtronte oficerët që do të vinin pas këtyre që po iknin.

- Heej, ju atje ndaluni. Ndal po ju them. Më lejoni që ta kontrolloj atë pako që keni në dorë.

Oficeri i policisë ishte vetëm shtatë metra larg tij dhe si një elips u turr drejt tij për ta kapur. Ai u largua me shpejtësi përpara për t’i bllokuar pamjen ku shihte në zbrazëti…              

Saturday, January 23, 2021

Kujtim STOJKU: ZORZOPI

 Tregim

Atë e lajmëruan në telefon që të paraqitej menjëherë në zyrë tek shefi.

Zakonisht, shefat të therresin për dy gjëra, o për të dhënë ndonjë vërejtje o për të komunikuar pushimin nga puna. Megjithë paketën e plotë ligjore që ishte nga më të mirat në vend, kur bëhej rrotacioni politik të gjithë prisnin komunikimin e urdhërit të pushimit nga puna nga shefi i ri. Andi, gjithmonë kishte qëndruar larg kësaj tollumbaceje nga e cila nuk përfitoje asgjë. Ashtu i menduar dhe i qetë duke thithur cigaren u drejtua për në zyrën e shefit.

Shefi, ishte ulur në tryezën e punës dhe ishte përqëndruar mbi monitor. Me një vështrim të shpejtë që i hodhi pa se po luante me letra në kompjutër dhe jo se kishte ndonjë punë. Por fatkeqësisht, shefat vetëm luanin me letra në kompjutër që ishte e vetmja gjë që dinin të bënin me të. Ata akoma punonin duke zhgarravitur mbi letra me stilolaps në dorë dhe nuk e kuptonin se me kompjuterin puna shkonte akoma më përpara. Po të ishte për ta as në zyrë nuk do ta kishin mbajtur, por çedo që ua kishin sjellë dhe e kishin në inventar. Ai vetëm në një gjë ia kishte mbushur mendjen atij, se luante me letra me të dhe koha kalonte pa u ndjerë.

 I kishin thënë se ky aparat elektronik i paisur me një program të posaçëm logjistik kryente shumë veprime të ndërlikuara. Edhe xhindët e kishin zili këtë shpikje të fundit të shkencës. Në trurin e tij ai kishte edhe muzikë e këngë si ta donte zemra, por ja që nuk dinte që t’i gjente ato derisa të vinte ai shoku që t’ia rregullonte. Apo nuk i pëlqenin ato këngët nga fshati i tij me zile dhe blegërima bagëtish, kecash e qingjash, veç t’i degjoje. Por, tani pas një ndërprereje për një kohë të gjatë nga aktiviteti “intelektual” në administratën shtetrore, u rikthye përsëri. Ja çdo të thotë të keshë partinë tënde, të luftosh për të, e më në fund ia vjel frutat asaj. 

Andi, qëndronte në këmbë pas derës së zyrës të cilën e kishte mbyllur me ngadalë, pazhurmë duke dashur që të mos i tërhiqte vëmendjen shefit. Befas, ai u kthye menjëherë nga ai dhe i nguli vështrimin mbi fytyrë. Ai i pa ngjyrën e syve që i kishte ngjyrë hirre, dhe në to lexoi kryeneçësinë e tij që e vështronte me një krekosje si gjeli në majë të grumbullit të plehut. Vështrimet e tyre u kryqëzuan. Në këtë shikim prej disa sekondash me njëri - tjetrin, Andi i pa vetëm kokërdhokët e syve që iu dukën se notonin mbi një moçal të turbullt. Largoi vështrimin nga fytyra e tij duke parë pllakat e zyrës dhe e ndjeu veten ngushtë, trupin ia përshkuan mornicat.

 Ai, ktheu kokën menjëanë që të mos e shihte drejtpërdrejt në fytyrë shefin që kishte në dorë fatin e jetës së tij. Natyrisht, që ai shefi kishte në dorë që t`i lejonte që të përtypte një çapë bukë ose ta hidhte në të katër rrugët. Kur Andi hyri brenda në zyrë, ai u ngrit nga tryeza e punës, karrigia bëri zhurmë se e tërhoqi mbi dyshme, dhe ai qëndroi përsëri përballë fytyrës së tij. Sa herë Andi kthente fytyrën në njërin krah, ai sillej menjëherë përreth tij dhe i qëndronte përballë me vështrim të ngulitur mbi fytyrë.

 Atëherë, Andi vendosi që ta mbronte veten nga ky veprim i shefit të tij. Rrëmbeu nga tryeza e shefit një gazetë që nuk ia lexoi titullin që kishte dhe e vendosi para fytyrës për t’u mbrojtur nga ai. Por ai ishte shumë i shkathët dhe inteligjent dhe s’mund t’ia kaloje në asgjë. Ai, ia rrëmbeu menjëherë gazetën nga dora dhe e hapi duke ia vënë atij para hundës që të lexonte kryeartikullin që ishte publikuar me gërma të mëdha. Në këto momente, Andi nuk duroi më por nxorri nga xhepi një çakmak me gaz dhe i vuri gazetës flakën. Kur ajo u përpi nga gjuha e verdhë e flakës e lëshoi menjëherë mbi dysheme. Por ai befas vazhdoi që të dilte përballë tij dhe e shihte në fytyrë. Andi, u tërhoq prapa ngadalë, dhe menjëherë u fsheh pas raftit të zyrës që ishte afërsisht dy metra larg tij. Për disa çaste, ai u gëzua nga pushimi i shkurtër me të.

 Vështrimet nuk ia ndanim njëri - tjetrit, dhe pothuaj qëndronim ngjitur ku fryma e tij e rëndë i binte në fytyrë duke i ndjellë krupën. Por ky pushim nuk vazhdoi gjatë. Shefi u turr drejt raftit të zyrës duke ecur këmbadoras dhe atij iu dukej si një kafshë me katër këmbë, kur papritur u shfaq përsëri para Andit duke u ngritur me dy këmbë nga poshtë raftit të zyrës. Nga ky nxitim i tij raftet u lëkundën dhe disa dosje u rrëzuan përtokë dhe prej tyre dolën disa dokumenta që u përhapën mbi dysheme.Tashmë durimit të tij i erdhi fundi dhe ia nguli përsëri vështrimin mbi fytyrë. Kur ai hapi sytë e pa se ishte duke qëndruar përballë tij, goja për çudi i ishte e çjerrë dhe e gjakosur dhe i shkumëzonte nga tërbimi. Ai u shfaq përsëri përpara tij duke e vështruar në fytyrë…