Tuesday, December 10, 2019

Kujtim STOJKU: LUGATI

Tregim

Pėrpara shkatėrrimit vjen kryelartėsia dhe pėrpara rrėzimit fryma krenare.
Libri i fjalëve të urta 16; 18.
...Ai qëndronte i ulur në kolltukun e butë të këtij lokali luksoz, hapësirën e mbushnin tingujt e butë dhe magjepës të një simfonie të Moxartit, ishte përhumbur në shënimet e fletores që mbante në dorë. Ndonjëherë mendonte se lëkura ishte e vetmja pengesë që i pengonte krahët e tij që të dilnin në sipërfaqe, dhe se personazhet e tij ëndërronin brenda vijave të fletores sikur edhe ato të dilnin jashtë dhe të fluturonin. Edhe ai sikur ishte një personazh në formë dhe karakter që qëndronte në radhë në rreshtat e shkruara brenda saj.
Ndërkohë nga mendimet dhe leximi, e shkëputi kamarierja, një vajzë me flokë bjonde, me trup të gjatë, sy të kaltër dhe e veshur me bluzë të bardhë. Buzët e saj të fryra i kishte ngjyrë qershie, faqet e rrumbullakta, mjekrën e vogël, lëkurën ngjyrë qumështi, gjoksin e gufuar poshtë këmishës së bardhë, me një buzëqeshje magjepsëse ajo iu drejtua Gencit tërë delikatesë:
- Çfarë dëshironi zotëri?
Ai ngriti kokën, vështrimi i tij u përqëndrua në fytyrën e saj, ajo vazhdonte të qëndronte me buzë në gaz, dhëmbët e saj të bardhë i dolën në pah.
- Kafe dhe konjak, - U përgjigj Genci pa ia ndarë vështrimin.
Ajo u largua duke mbajtur një bllok të vogël shënimesh në dorë për të sjellë porosinë. Kurse ai e ndoqi pas me vështrimin e tij deri kur ajo iu afrua  banakut. “Qenka shumë e bukur” mendoi me veten  e tij. Edhe kjo mund të bëhet një nga personazhet e mia fluturues. E pse të mos bëhej?
Kishte gati dy vjet që njerëzit kishin filluar përsëri që të iknin nga vendi nëpër vendet e tjera duke kërkuar strehim. Ky me thënë të drejtën ishte një eksod i dytë qysh pas viteve nënëtëdhjetë. Ishte e dhimbshme tek shihje se si vendi po zbrazej nga rinia drejt vendeve të tjera. Edhe ajo shkëndijë e shpresës që u ndez, tashmë kishte filluar që të  fikej. Ndoshta disa nuk do të ktheheshin më kurrë. Gishtrinjtë e tij punonin mbi letër si në kërkim të karakterit midis rreshtave. Nga mendimet e shkëputi një e qeshur e shkurtër që u rrokullis në hapsirën e qetë të këtij lokali, e cila u përzie me tingujt e simfonisë që po transmetohej. Ai ngriti kokën, dhe pa se brenda kishte hyrë një çift me moshë mesatare. Ata kaluan pranë tij, dhe e qeshura pushoi. Ndërkohë u dëgjua zëri i gruas që i thoshte burrit që ishte veshur me kostum blu, “Unë kështu ju thashë…” Pastaj ato u ulën një tryezë larg tij. Ndërkohë erdhi kamarierja me një tabaka ngjyrë argjendi në duar, dhe u afrua tek tryeza e tij duke vendosur mbi syprinën e qelqtë filxhanin e kafesë që nxirrte avull, dhe gotën me konjak.
Pastaj ajo u largua duke i thënë me një zë të butë “Të bëftë mirë.”
Ai mori gotën e konjakut, dhe pas ktheu një gllënjkë, e shoqëroi me kafe, e më pas  u kredh në punën e tij.
Ndërkohë dera u përplas, dhe u dëgjua një zhurmë, dhe një e qeshur nga një zë i trashë. Ai ngriti kokën dhe pa një burrë rreth të pesëdhjetave që u fut brenda. Ai përqëndroi vështrimin me kujdes tek ky klient që sapo hyri, dhe menjëherë pa se i ra në sy koka e tij e madhe,  dhe pa asnjë fije floku në të. “Ose mos ndoshta i ka flokët e kuqe” mendoi ai, ndërsa sytë nuk po ia ndante atij. Por në të vërtetë ai nuk kishte as edhe një fije floku, dhe koka e tij tullace kishte marrë një ngjyrë mavi. Kështu që atij me plot gojën mund ta thërrisje kuqo. Ai kishte një trup të gjatë, dukej sikur kishte qenë sportist. Tek njerëzit që ishin marrë me sport të binin menjëherë në sy disa veçanti që  kishin vetëm ato, dhe jo të tjerët. Gjatësia e trupit të tij gati sa nuk prekte abazhurin me drita që shkëlqente në tavanin e  zbukuruar me allçi. Genci nuk po ia shqste vështrimin këtij njeriu që sapo hyri. Fytyra e tij kishte një pamje të vrazhdë, dhe lëkura sikur kishte marrë një ngjyrë pak si në të errët. Syë i kishte të mëdhenj, dhe i rrotullonte herë në një anë herë në anën tjetër. Dukej sikur me sytë e tij ai shihte çdo gjë me hollësi. Pak nga pak, ky burrë para syve të tij filloi që të shkërrmoqej. Në fillim i ranë në pllakat e mermerta sytë dhe ai mbeti pa sy. Më pas i ranë me radhë veshët dhe hundët, kurse goja vazhdonte të fliste me gjithë këto që po i ndodhnin. Fjalët ishin të zhurmueshme, dhe më pas filluan që ta humbisnin kuptimin e tyre. Pastaj heshti dhe nuk u dëgjua më. Edhe goja pësoi të njëjtin fat si veshët sytë dhe hundët. Shkërrmoqja e tij filloi ngadalë pikërisht para syve tanë që e shihnim të habitur për këtë që po ndodhte. Filluan që t’i binin krahët, dhe mbeti kështu si një trung që qëndronte  në këmbë. Pastaj edhe këmbët pësuan fatin e duarve, dhe ai mbeti thjeshtë vetëm një trung. Më pas ky trung i mbetur u anua dhe u shtri mbi pllakat e mermerta të dyshemesë. Forma e këtij trungu erdhi dhe u shpërbë duke mos parë asnjë eshtër të  trupit të tij. Sa për të brendshmet as që mund të bëhej fjalë se mund të shiheshin, ai me sa duket nuk kishte asnjë organ nga ato. Dikush nga një tryezë  u ngrit dhe u afrua pranë tij për të parë më mirë, kurse ne të tjerët kishim mbetur të shtangur nga kjo pamje që as në përralla nuk e kishim dëgjuar. Pastaj u dëgjua zëri i atij klienti që ishte afruar tek ai dhe me habi tha me një zë që i dridhej:
- Çudi, ky njeri nuk paska as stomak, as bythë, dhe as shtyllë kurrizore. Është interesante që një njeri të mos ketë asnjë nga këto organe. Ai pra nuk kishte asgjë.
- Po mendjen si duhet ta ketë pasur? - tha dikush duke u ngitur nga tryeza dhe duke iu afruar edhe ai atij.
-Mendoj se duhet të ketë qenë i prishur nga trutë, - tha ai, - dhe u kthye për t’u ulur përsëri në vendin e tij.
“E çuditshme” thanë disa gati me një zë, “Po si mund të ketë jetuar vallë një njeri si ky?
- Këto janë punë të të madhit Zot, - tha një tjetër. – Pastaj ai vazhdoi sikur ta kishte pyetur dikush, por në fakt nuk e pyeti asnjë njeri që ishte aty brenda. – Zoti nuk të tregon se kur ta merr mendjen. Prandaj o Zot na ruaj nga njerëz të tillë.
- Jo ore jo, - tha një zonjë që kishte ndjekur gjithçka me vëmendje, - Nuk janë asnjëra nga ato që thoni ju. Ai është lugat.
- Ç’na the edhe ti, - tha një djalë i ri që me sa dukej ishte student, - e ku ka lugetër?
Ndërkohë edhe ai ishte ngritur dhe ishte afruar tek dy të tjerët për të parë. Edhe klientë të tjerë u ngritën nga tryezat dhe u afruan që të shihnin më mirë. Aty u formua një rreth që shikonin me vëmendje njeriun që u shkërrmoq para syve të tyre. Ata shihnin një njollë me ngjyrë të errët e të ndritshme që u dukej si një plëndës mbi dysheme.
- Edhe mund të jetë lugat, - tha një burrë i moshuar, i cili kishte vënë në gojë një cigarishte fildishi dhe po e thithte sikur të kishte ndezur cigaren. Ndoshta nga që brenda nuk lejohej që të tymosje duahn, ai kishte vënë cigarishten dhe e thithte herë pas here ku dëgjohej vetëm fërshëllima e ajrit që kalonte përmes saj. Ose, ai kishte lënë duhanin, dhe sa herë i shkonte mendja që të tymoste duhan, vinte cigarishten në gojë, me të cilën gënjente veten sikur po tymoste.
- Çfarë i keni këto mendime në shekullin e XXI? - Ia priti një tjetër që ishte bashkuar edhe ai me ata. – Sot shkenca ka vërtetuar që nuk ka lugetër dhe shpirtra të mirë e të këqinj. Këto janë bestytni?
- Po atëherë kjo çfarë është? – Tha zonja që kishte folur më parë se ishte një lugat.
Asnjë nuk u përgjigj. Ndoshta ekzistonin vërtetë qenie të tilla, që endeshin mbi tokë në mes të njerëzëve. Zakonisht thuhej se këto fantazma dilnin nga varret prej njerzëve të këqinj që nuk i pranonte as dheu, dhe dilnin në sipërfaqe duke trembur njerzit.
Genci ktheu edhe një gllënjkë konjak tjetër, dhe e shoqëroi me kafe, u përqëndrua në punën e tij, dhe mendoi “ Ky është një rast ideal për personazh që ta vë bashkë me personazhet e tjerë që po presin e të flasin pas kaq shumë kohësh.” Por çfarë do të thoshte në të vërtetë një personazh i tillë? Edhe ai e kishte shumë të vështirë që t’i përgjigjej pyetjes së vet që bëri. E si do të kuptohej një personazh i tillë, dhe në të vërteë për kë po filtej konkretisht? Ai ktheu gotën me konjak duke përfunduar dhe atë që kishte mbetur në gotën e kristaltë, mbylli fletoren dhe kompiuterin, veshi xhupin prej meshini të zi që e kishte varur në varse, hodhi çantën e laptopit në krah, dhe u drejtua nga kamarierja që po rrinte në këmbë me atë buzëqeshjen e saj lozonjare dhe po e shikonte atë tek po afrohej drejt saj. Asaj ky klient i ishte dukur i çuditshëm. Ai u afrua, ajo e vështroi atë drejt e në sy. Sytë e tyre u kryqëzuan, ai nxorri portofolin nga xhepi dhe pagoi duke i lënë një bakshish. Ajo e falenderoi duke i dhënë “ Mirëardhsh !”.  Ai vazhdoi rrugën drejt derës rrotulluese dhe mendoi “ Edhe kjo është një personazh”. Doli jashtë dhe u përzie me kalimtarët.

Saturday, December 7, 2019

Arif MOLLIQI: POETI I AZDISUR

Image result for arif molliqi(Fundi i javes me satirë)

S' po di çka më të thanë
brenda koke i vdekur, trutharë
kam me ardhe e m'u taku me ty
se n´kujtimet e mia ke hy si terri
kur ta pashë
fytyrën me arna
pashë se sytë magjia e lakmisë ti kish marrë
duke u zhagitur nëpër orët e kotësisë
duke i thënë vetes: jam korfeu i poezisë

E ti gafil mos rri
se gujas kam me ardh
ballin e ftohtë me ta puthë si meit
e dy fjalë me ti thanë
se malli me ka marr
o çehregrysur
që i turfullon padronit me servilizëm
o poet i azdisur
“o vëlla, i jemi vëlla”
E kur të takohem
ti s' ke me besu
andërr ke më thanë, e andërr s' ka qillu,
nejse, kot të pyes se tash e di kush je
marimangë, hienë që thuer intriga për mua
s´di,
era e gjahut ku po të shpie
“o vëlla, i jemi vëlla”
mbetça pa ty:
kështu kurrë s´kam dashtë më të pa
_________________________________
"O vëlla, i jemi vëlla", është vajtimi për Avdinë...

Friday, November 29, 2019

Mentor THAÇI: Rënkime Nëntori




Oj Shqipni të kjofsha falë,
të kam Nânë e më ke djalë,
bashkoji zogjtë në troje t'veta,
të të thonë sot: TUNGJATËJETA!!!
Na kanë ra do dhimbje të reja,
por të kalitur na bën BETEJA!


Dhimbjen ndrydhim sikur gurin,
në ballë t'ecjes vëjmë Flamurin,
mbijetesën FENIKSIANE,
Testament prej babe dhe nâne:
《Bashk gjithmonë, motra e vllazen,
jeta është lindje, dekë dhe dasëm!》!

NUK JU MERITON KY POPULL BUJAR

- K´tij populli i duhen frenat e jo mamuzat,
tha dikur Gjergji me ndërgjegje,
- ai din më shumë se prijësit e tij,
nuk i duhen t´pandjenjët, lakmuesët, edepsuzat ...
që nuk njohin fije obligimi përgjegj´je,
- nuk i duhet fare kjo sharllatani!

Ai ua njihte si askush ândrrat shqiptarëve,
shpirtin diellor e t´kthjelltë si bilur,
që veten e vëjnë në ballë flijimi,
por, e njihte edhe sojin e mjerë t´qyqarëve
që e kemi edhe sot si dikur,
si duket, dhuratë ndëshkim-mallkimi!
Po hiqni more ato pamje me gota,
ato dolli shëmtie e turpi,
nëse sall pak ndërgjegje ju ka mbetur,
tashmë qyqarllëkun jua pau Bota,
duke pi marren me ëndje hurrpi,
se vërtetë ndërgjegja ju ka vdekur!
Lërini të paktën pak vend veti,
në rangun e dykëmborëve njerëzorë,
si nuk patët këshilltarë protokoli,
kështu me juve u shëmtua Shteti,
o dallkaukë të instiktit sishtazor,
që më shumë se goja, egoja e bythës iu foli!
Me çfarë mund t´identifikohemi me ju,
çfarë të mire i sollët vendit ndonjëherë,
që të bindemi se jeni disa prej nesh,
o të mjerët ne për juve o jahu,
që nuk na latë dinjitet as nderë,
ju që s´keni shpirtë, sy, tru, as veshë!?


O MBETËSHIM PA JU

(me shkas, për puçshtetarët e mbrapshtë)
Bota njeh pamjet që sheh si në pasqyrë,
ore trutrashë, halldupë e budallënjë,
a nuk i dëgjoni shamjet drejt në fytyrë,
ore miopë, të krisur e mëndjemëdhenjë!?

Shtetin e bëmë ne popullata e jo ju,
ne jepim çdo ditë e ju sall merrni,
dhe tashmë mjerimin na e jepni kuturu!
Po si bre sall pak, veprimin s´e tjerrni?!
A nuk e shihni popullin tuaj bujar,
me gjithë skamjen, kanë hapur zemrat,
e ju të shëmtuar dhe tejet qyqarë.
me pamje gërdie, nuk njihni frenat!?
O satrapë, t´pagdhendur e dallkaukë,
kthehuni në themel e shihne gjëndjen,
marren dhe mëkatin i hëngëshi me bukë,
koha e fundit të kthjelloni mëndjen!
...
 I URUEM KY I 28-ti NANDUER

(dhimbjen do ta ndrydhim, ecim përpara)
Vëllau më dërgoi ftua Atdheu,
dërgesë përtej 77 palë malesh,
përtej 99 palë çmalljesh!
Bashk me ftoin erdh edhe aroma,
erë Dheu, Ajri, Uji, ... Malli Dardan,
erdh edhe g´zimi bashk me lotin!
- Merre m´tha, p´mes sime shoqje,
merre, e ke nga Trualli i Bab´s,
e ke nga ujitja e hershme e Nan´sLoke
që bashk me ujin i fali edhe lotin!
Eh, e shkreta,
dikur me mokth e fto´j, freskonte aromën e "çilerit",
që gjumi t´na rriste me erëmim hundësh
sapo hapeshin sytë n´mjes, verdhë dukej rafti!
Dhe, vinin nëntorët bashk me rritën tonë,
nga një flegër ftua, aromim gojësh,
Urata dilte këndshëm ... âmël ... fto´jshëm ...:
- Urime Festa e Flamurit!
Festë e Shqipes ... e drunit dhe gurit!
E sot ... imvëlla, ftua më dërgoj,
bashk me aromën e Atdheut, me erën e vendlindjes ...
me bekimin e Nan´sLoke,
me mungesën e Bab´s n´rritën teme ... n´rritën tonë!
Ani vëlla, ani ..., t´u rrit´të nderi!
Urime i 28-ti Nanduer!
Kjoftë shërim dhimbjesh!
Kjoftë lehtësim malli!
Kjoftë ... bekim Kombi e Atdheu!
Ashtu kjoftë!


PËSHTJELLIM

Zhurmës së namasxhahut,
iu shtuan edhe dardhaxhijtë,
ditë tregu i thënkan
Se si u pështjellen rolet,
merr vesh o dreq,
n'fije pa fije nuk i bihet
Tashmë briste gomari e pëlliste i zo'i,
zhurna me zhurmë a vritet,
kur vesh' më nuk kishte
Po dardha ... kush po shiste
Ah ... méj o sinjeri,
ta nig'jojmë gomarin,
ai na dulë dardhaxhi
Paj ... a na m'et gjâ mâ e méçme,
murmurisnin zhurmshëm njerëzit,
as veshi i tyre s'ua kapte
Pêshtjellim rolesh ... bre
the-at'ër dreqi para akshampazari
...

Wednesday, November 27, 2019

Fjala e poetëve për tërmetin e djeshëm


Image result for çun lajçi poezi Çun LAJÇi

Shqipnisë sime t'luhatun
Kur dridhësh ti
Ne s'bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshehesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhësh e përkundesh
Termetësh
Si zogj t'futemi n'gji
E lutemi
Vetëm ti t'mos vdes
Ne
S'bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t'kemi Shqipni.


Vasil TABAKU

SHQIPERIA IME
Zemrën
Mbaj në dorë
Veshur
me puthjet plotë dritë
Dhe qiellin e lart
Bër prej ënderrave të tua
Shqipëria ime…
Rend
Përms shpresave të ndezura
Nëpër shpirtin e bukur
dhe rrebel
Ku shpresat
Mbjellë si pemë
Celin lulet
Dhe zgjasin përqafimet
Nga degët e brishta
Ku unë përhere
Jam ndjerë i yti…
Unë biri
dhe bija
Ati
dhe nëna
Unë madhështori
Dhe i fuqishmi...
Une zëri yt
Thirrja jote
Kënga e bukur e dashurisë
Dhe britma e rrevoltës
Zëri i fiteores
Gjaku i luftrave
Me diejt
Brenda kraharorit
Dhe brohorimën magjike
Të yjeve…
Shqipëria ime
Fisnikja ime
E mira ime
Dashuria dhe dhimbja ime
Puthja prej zjarri
Malli prej nëne..
Endërra prej fëmije
Dhe përqafimi prej grujeje
Shqipëria ime,
Dheu im shekullor
Gurët e thinjur
Rrugët plot jetë
Jetojnë brenda meje
Marrin drit=
dhe forcë
Bëhen e sotmja
Dhe e nesërmja…
Buzeqesha prej hëne
Dhe krahët e përqafimit
Hapur madhështor
Si një horizont…
Shqipëria ime…
E dua rendjen tënde
Nëper shekujt e përgjakur
Plagët e tua,
burrat e mëdhenj
njerzor dhe heronj
jetën e tyre
ta bëne dhuratë
ndërsa shkonin
krah për krah me vdekjen
të matroheshin me Lirinë…
Shqipëria ime,
Dashuria dhe drita ime
Zemra dhe ëndërra ime
Ndër duar,
Kam plagët e qindra viteve
Një gjerdan trimërie
Qendisur me të kuqe…
Shqipëria ime…
Me flamurin
Bërë
prej buzeqeshjes sonë
Rend neper shekuj
Kalorse e lirisë
Përmes qiejve
Mbi rrufetë dhe vetëtimat
Mbi të gjithë zjarret e yjeve
Me një diell të madh
Mbi supet e brishtë…
Se unë pa ty
Shqipëria ime
Nuk jam ky që jam
Se ne pa ty
Shqipëria jone
Nuk mund të jemi
kurrë shqiptarë …
Se ne me ty
Shqipëria ime
Perjetësisht
Fitojmë mbi shekuj
Dhe njëqindvjecarë…


Ramiz Kuqi Norvegji.

JEPNI PËR NËNËN

Ajo rri buzë detit
Kafshon dhimbjen nën buzë
Zgjuar rri sypërlotur
Koklarta ime
Ti nuk je vetëm sot
Në krah Dardanie
Iliride
Luginës së harruar
Nga njeriu e Zoti
Jepni për Nënën
Që rri kryelart te deti!


E MËRKURË

M’u ka lidhur fjala nyje në varg
Që s’del nga gëzhoja e natës
Që mbeti mbrëmë
Si statujë
Një zë fëmije nën rrënojë betoni
Një nënë lot nëpër rrugë
Një kolonë e gjatë nëpër autostradë
Dy duar drejt kufirit, ah ky kufi
Dy ëndrra fluturojnë drejt këtij qielli
Të murrmë me lot si shi
M’u ka lidhur fjala nyje në varg!


E FTOHTË
Nata
Që hyri tinëzisht
Në lëkurën time te hollë
E
Deti u dridh
Shpirtit iu shemb
Buzëqeshja në mesnatë
O det i derdhur mbi tokën time
Që m’i gjakose ëndrrat
Vajin e fëmijëve
Lot
Mbi sy nënash
Që vështrojnë qiellin e hapur
Nata...

Image result for angjelina krasniqiAngjelina KRASNIQI Gjermani.

MOJ NANË SHQIPËNI
.
Shpirti i tokës t'u paska idhnue
kapakët e dites i hape t'u dridhnue,
për t'marr nën dridhma një komb t'tanë
paske thy e vra dhe t'pafajshëm, nanë!...

.
Pse si hodhe këto dridhme n'bjeshkë,
do shkundje pak gjethet si në vjeshtë,
pse s'i hodhe
mbi judët e kombit t'mbledhur n'tufë
që e dojnë vdekjen tënde dhe pa luftë!...
.
Kur shpirti t'dridhesh ty moj nanë
gjithë fëmija t'rrethojnë nga katër anë,
një gjak, një flamur, gjuhë shqipërishtë
vet arbër katërcipërishtë.
.
Kur t'i ke t'luhatme, dhridhje,
t'qara dhe gjëmime
dhe trupi t'dhembë,
gjithë kombi ynë ngrihet në këmbë.
Dhembjet tua me t'i prek oj Nanë!...

Ulku Bardh

DHIMBJE KA ATDHEU

(Tërmeti 26.11.2019-Shpipëri)

Atdhe ... edhe unë jam me ty
Në këto çaste të rënda jete
Ca gërmadhave me stuhi...
E ca peng ndjenjën e shpirtin e vrarë
Me zemër të plagosur, loti gjak në sy
Sikurse ashti me mishin ngjitur...
S'ndahet dot edhe i lemeritur...
Bashkë e mdajmë dhimbjen ne të dy
Si: Dardani, Iliridë, Çamëri, Luginë e Malësi...
Në këto çaste morti,të gjithë janë me ty
Pezëm në shpirt e lot ndër sy...
Si: arnautë, arvanitë dhe arbëreshë
Globit mbarë edhe mërgimtarët
Në zemrat e shqiptarëve sot Dhimbje e madhe po resh...
Për të dashurit tonë që s'i kemi më
Ah, dhe gjyshja n'flijim për nipin e saj!
Në këtë prag feste, me karanfila te zinj
Flamurin në gjysmështize do ta mbaj'
Për shqipen që loti syrit i varet litar
Se vëllau me vëllanë që shihen n'kalvar...


Image result for kujtim stojkuKujtim STOJKU

ORË E LIGË

Me shpejtësi eterin e përshkruan lajmet e hidhërimit,
Nuk ngatërroheshin në ditën e re që po lindëte,
Çfarë zhurme e tronditi kështu ajrin?
E më pas flamurin e vdekjes do të ngrinte.
Dielli lindi i zymtë si një rruzull i përgjakur,
Pa rreze duke ngjyrosur çdo zemër me mërzi,
Derisa më në fund të gjithë e kuptuam,
Sa dërrmuese ishte kjo fatkeqësi.

Dielli i ngrysur si një sferë e përgjakur po lindëte,
Pa rreze duke ngjyrosur çdo shpirt me trishtim,
Burrat varnin krenat e bluanin me mendje,
Për kohën e palindur,
Dhe fatkeqësinë që erdhi në këtë errësirë.
Vështrimi gjithë frikë ishte kthyer nga bregdeti,
Ku dallgët vrumbullonin duke kuis,
Si në një pasqyrë magjike hamendësohej tmerri,
Dukej më i egër seç ishte, e me të zezën ishte lidhë.
 
Shpirti na u dridh n` këtë natë të frikshme rrokullimë,
Ku nëpër natë shpirtrat thërrisnin njëri – tjetrin,
Kur zbardhi dita diellit rrezet i ishin prish,
Mbështjellë me mantelin e hirtë të natës,
Vegime hijesh në triumfin e kësaj ore të ligë...

Tiranë 26.XI.2019.

Monday, November 25, 2019

Vasil TABAKU: SHKRIMTARI, KY KALORSI I ARTIT TË FJALËS SË SHENJTË…


Intervistë me publicistin dhe shkrimtarin VASIL TABAKU


1. Si e konsideroni jetën dhe arsyen e saj në krijimtarinë tuaj?
- Krijimtaria e parë ndoshta edhe si një shkak për të deklaruar jetën me të vërtetat dhe vlerat e saj, është një mundësi mjaft e madhe , ndoshta një dhuratë nga ZOTI për krijuesin…të shkruash, ndoshta është edhe dhunti, padyshim që ëahtë talent dhe aftësi…Jeta vjen në krijimtari jo thjeshtë si një rrëfim…ajo është atje e pranishme që në fjalën e parë që në vargun e parë…Jeta shpallet si e tillë pikërishtë se është JETË, e cila ka shumë arsye që të jetë brenda universit krijues.Në të vërtetë, unë do të thoja se jeta është vetë arsyeja për të krijuar. Brenda saj vërtitet e gjithë nebuloza krijuese nëpër gjithë mistret, filozofinë dhe arsyen, dëshirën dhe pasionin, ëndërrën dhe realitetin. Krijimtaria është materjali jetik i shëndrruar tashmë në një lëndë magjike e cila ka frymë dhe shpirt si poezi, si tregim, novelë, dramë apo roman…E pra në këtë ngjizje magjike dhe tepër të shenjtë, Jeta merrë vlerat e saj të pamohueshme për të juftifikuar krijimtarinë artistike si një të tërë..Krijimtaria ime pa JETËN, pa lëndën e saj të frymtë dhe të gjallë, mendoj se do të ishte asgjë….Gjithcka në krijimtarinë time e ka zanafillën tek jeta, ndonse shpesh krijimet janë një manifest i jetës, një shprehje e saj e koncentruar që unë si krijues e kam marrë në brendësi të zemrës së saj…Unë në poezinë time jetën e konsideroj si një materje të domosdoshmë dhe të shënjtë, e cila ngjizë amën poetike, fjalën dhe frymën, dritat e fshehta që vibrojnë brenda poezisë duke krijuar ato aureola brilante nëpër mendimet tona teksa lexojmë poezi…
“Frymëmarrja ime
Është
Qielli I të braktisurve
Rruga plot stuhi e shpresë
Dhe rilindja e dritës
Përms syrit të fëmijës
Mos e zgjoni
frymëmarrjen time…
Merrmëni përdore
Drejt hapsirave
të shpirtit tuaj
Dhe bëmini
ëndërrën e muzgut
Ku mengjeset struken
Si zogjë që presin
T’u lindin krahët….”
Nga poezia “ IDENTITET”
Natyrisht, janë shumë e më shumë gjëra dhe arsye pse JETA shëndrrohet në materje krijuese si në poezi ashtu dhe ne prozë, por ajo më e qenësishmja mendoj se është pikërisht ai lëng jetik që rrjedh nëpër vargje apo fjalë të krijimit, pasi vet krijimi në gjenezën e tij ka si bazë “lëngun” e jetës, atë limfën që i jep gjallëri dhe zjarr , dritë dhe frymë…Romani im “Baleti i drerit të plagosur” është padyshim një produkt direkt i jetës. Kjo vepër e merrë nisjen e vet pikërisht nga jeta reale në Kosovën e periudhës së luftës dhe pasluftës…Aty gjithcka është një realitet i kaluar në filtrin artistik dhe i ndërtuar natyrshëm ne shpirtin tim krijues ku dominon dashuria e pakufijshme për Kosovën, njerëzit e saj dhe ëndërrën e madhe të shqiptarëve për një Kosovë të lirë…Në roman jeta është jo vetëm lënda por edhe fryma, shpirti dhe arti…Ky fenomen për mua është sa i domosdoshëm aq dhe kuptimplot, sa real aq dhe i ëndërrt, sa i prekshëm aq dhe magjik…Krijuesi në këtë proces është thjesht një shpirt nëpërmjet të cilit kalon e gjithë materia artistike duke u shëndrruar pak nga pak në një dimënsion të ri i artit të fjalës….
2. Ku qëndron forca me të cilën ju keni arsyen e fjalës në krijimtarinë tuaj?
- Dëshira për të folur është e lashtë sa vet NJERZIMI. “E para ishte fjala…” thuhet në hyrje të BIBLËS.Njeru gjithmonë do të thotë dicka, të shprehet, të pohoj ekzistencën e vet nëpërmjet fjalës jo si qëllim por si mundësi reale e ekzistences së tij .Por, natyrisht varet se cfarë flet, cili është kumti yt dhe si e shpreh atë…dhe këtu del në skenë arti i të shkruarit si një mundësi e madhe brilante, ku njeriu realizon ëndërrën e vet magjike të fjalë. Letërsia është prej….fjale…është fjalë, një monument madhështor prej fryme dhe ajri…Dhe pikërisht këtu qëndron dhe forca imponuese e FJALËS, e artit të saj të të shkruarit, ku autori pohon talentin, dimensionet e veta dhe filozofinë…Forca ku unë gjej arsyen e fjalës në krijimtarinë time letrare, qëndron pikërisht tek etja ime e pashuar për të shprehur dhimbjen dhe dashurinë, pezmin dhe ëndërrën, ankthin për të nesërmen dhe dëshirën për të mposhtur vdekjen duke dashur të jem kështu KALORSI I ARTIT TË FJALËS SË SHENJTË…Një mision madhështor që shkrimtari merrë përsipër në udhëtimin e tij biblik mbi rrugën e vështirë të shtruar me qelqe të thyera ku këmbët e zbathura përgjaken gjer në vetmohim.Të shkruash padyshim që është një vemohim madhështor ku një shpirt i bukur, i gjerë dhe fisnik i falë jetën artit të letërsisë.Shkrimtari në cdo fjalë që shkruan flijohet pak e nga pak. Letërsia është padyshim një autoflijim i ngadaltë por tepër i sigurt. Në cdo vepër timen, ju do të gjeni një pjesë të shpirit tim të shëndrruar në art letrar…në poezi apo në prozë…Megjithatë arsyeja në letërsi asnjëhrë nuk spjegohet, aq më tepar në poezi, spjegimi do të ishte një tentativë vetvrasëse e poetit…Gjhithcka nënkuptohet, gjithcka lihet nën hijen misterioze të postndërgjegjes së lexuesit, që pasi ka lexuar veprën, të mendoj. Nëse unë arrij ta bëj lexuesin të mendohet pasi ka lexuar librin tim, them se ja kam arritur qëllimit dhe jam i plotësuar…
3. E arsyeshmja a është diçka më kontradiktore në krijimtari?
- Arsyeja, e po arsyeja në krijimtarinë letrare nuk është asnjëherë argumenti.Shkrimtari kur shkruan, asgjë nuk ja nënshtron filtrit të arsyes sepse ajo ( arsyeja) është aty në vetëdijen krijuese dhe si e tillë ajo kurrësesi nuk mund të jetë qëllim në vetvete për krijuesin.Llogjika e ftohtë apo thënë ndryshe ARSYEJA, mendoj se në proceset inkandeshente të krijimtarisë janë thjesht një nocion asnjëherë të pranishme dhe në përgjithsi krijojnë rreaksione zinxhire në procesin krijues, krijiojnë tensione dhe mospërputhje me realitetin, moralin apo ligjin…Pse të mos themi se arsyeja në këtë rast për shkrimtarin është thjeshtë një autocensurë e egër…Unë në tërë procesin tim krijues asgjë nuk ja nënshtroj arsyes si analizë sepse në të kundërtën më duhet të fshij shumë poezi…sepse thjesht nuk i janë nështruar…arsyes si një rregull apo kanunizëm…Në asnjë rastë në gjëndjet e mia volitive inkandeshente të krijimit letrar nuk e kam patur parasysh “nenin” e pashkruar të arsyes…sepse ARSYEJA, mendoj se jam unë vet poeti…
” Dhimbja
Më merë për dore
Drejt humnreave
Të veshtrimit tënd
Ku flejnë
stuhitë e përqafimeve të vdekura
Dhe kujtimet e akujve që shkrijnë
Nga zjarri i trishtimit tim
Ndersa thellë nëpër qiej
Retë
rrëzohen si kuaj të plagosur
Me rrufetë
të lidhur
nëpër trupin e fuqishëm të dhimbjes…”
Nga poezia “Blasfemi”…Epra këtu arsyeja është mosarsyeja e poezisë që krijon emocione njerzore të fuqishme por që nuk ka fare arsyetim të arsyes…Arsyetimi në krijimtari më tepër I mbetet kritikës profesioniste apo estetëve.Në këtë rast, aesyeja është një argument analitik i domosdoshëm. Shpesh ne mundohemi të spjegojmë apo të arsyetojmë mbi krijimin…në fakt, nuk kemi bërë gjë tjetër vecëse sapo e kemi vrare krijimin letrar artitik duke i future brenda një dozë të madhe dinamiti “logjik” dhe ne këtë rast, do të thosha se cdo tentativë e tillë, është thjesht një antikrijim.Krijimi nuk e pranon arsyen e ftohtë, cerebrale, krijimi është frymë dhe ndijesi, është pasion dhe shprehje e lart e koncenttruar e gjendejes shpirtërore njerzore dhe asnjëherë nuk është …arsye…
4. Pse ndodh që krijimtaria dhe jeta janë paralele dhe infinite?
- Jeta është ekzistenca ndërsa krijimtaria është ndërgjegja, është shpirti dhe drita e njeriut dhe si e tillë ajo padyshim që është e lidhur ngusht me të sespse pa jetën krijimtaria nuk mund të ekzistoj…Paralelizmi I tyre nuk është thjesht fizik, pra ekzistencë, por në shumicën e rasteve është një kombinim I të dyjave për të lindur krijimtarinë letrare si një mundësi për të shprehur vlerat e jetës, pasionet, shpresën dhe përmasat e saj të paspjegueshme dhe të pafundëme…Letërsia bëhet , pra krijohet ashtu si dhe jeta, në një kuptim të dyja, lindin, ato janë produkt që në fund të fundit potenciojnë njëratjetrën gjer në infinit.Zigmund Frojd, thekson se “ …jeta është skaku I krijimtarisë, është potenciali i saj dhe frymëzimi, “ dhe duke qën se kjo simbiozë JETË – KRIJIMTARI është e panderprerë gjer në infinit, mendoj se është një produkt magjik që gjithësesi nuk e pranon spjegimin si argument.Një vepër letrare është një pohim i jetës një dimension i ri i saj i krijuar përmes artit të të shkruarit, ku shumë elemente nuk kanë spjegim sepse ata janë vetë jeta dhe JETA nuk spjegohet, jeta nuk mund të interpretohet, ajo vetëm jetohet dhe shëndrrohet kështu në motiv për gjithkënd.Dhe në këtë rast unë i besoj Leon Tolstoit kur shprehet se …në krijimtarinë e tij, jeta ka qënë një realitet ku arti ka shkëputur disa grimca për t’i shendrruar në një dimension të ri jetik dhe të pranueshëm…”Ndaj krijimtaria dhe jeta janë paralele të njëratjetrës dhe natyrisht nuk takohen asnjëherë në asnjë pikë, sepse takimi do të silltë shkrirjen oste të njërës ose të tjetrës…Ato janë zgjatime në infinit të njëratjetrës si dy vlra që I shërbejnë artit dhe ralitetit pa bërë asnjë kompromisë…
5. A ka një mesazh konkret për arsyen?
- Vet krijuesi është një arsye…është një pohim dhe mohim njëkohësiht.Krijuesi nuk është standart dhe tradicional.Krijuesi së pari është një shfaqje jo e zakonshme e ndergjegjes njerzore, është një shpërthim, një domen i artit dhe vet arti, një mjeshtër i fjalës dhe vet fjala. Arsyeja padyshim që është brënda nesh ajo ekziston dhe përbënë patjetër thelbin, por nuk është e tëra.Shumë procesë njerzore nuk e kanë zanafillën tek arsyeja, kështu dashuria , nuk vjen si produkt I arsyes tek njeriu, njeriu dashuron jo sepse ashtu arsyeton, por ashtu e ndjen. E në dashuri arsyeja përjashtohet. Në momentin qe njeriu fillon të mendoj ftohtë dhe në mënyrë të arsyeshme, dashuria vdes…Po ashtu dhe në krijimtarinë letrare, arsyeja mbetet në skaj, pasi kur krijuesi fillon dhe arsyeton, ai nuk po bënë më art letrar por po filozofon, apo po bënë një traktat filozofikomoral…dhe natyrisht në këtë rast letërsia ështeë e përjashtuar, pra letërsia nuk mund t’i nënshrtohet kurrësesi nomeve dhe ligjeve të arsyes së ftohtë logjike…Letërsia në vetvetë është një proces tepër inkandeshent shpirtëror dhe artistik, një stuhi ndjennjash dhe pasioni, ku dominon arti dhe drita e fshetë e një dashurie mitike për letërsinë e sendërtuar në fjalë, pra në vargje apo fjali me një domethënie të re dhe tepër shprehëse. Por në fjalë të fundit, arsyeja është padyshim fryma që mbanë gjallë krijimin si një mit dhe art, si një shprehje dhe mundësi e fjalës si një mendim dhe dëshirë për të pohuar vetveten, si një ekzistencë e shkallës së lartë të artit të të shkruarit…

Friday, November 22, 2019

Buqetë Poetike nga Sinan KËRPAÇI

Në kujtim të nënës

E NJËJTA ARITMETIKË

Për të numëruar ditët e nënës që iku
edhe sot përdora aritmetikën e saj
të thjeshtë:
numërova me gishta deri në dyzet,
dhe kështu do vazhdoj përditë
me të njëjtën aritmetikë.

Edhe firmën po kështu do ta hedh,
si nëna,
me gisht,
kur të bëj Kryefamiljarin pasardhës
në ditët pa nënë që do vijnë.
Nëna ime nuk mbajti kurrë në dorë
laps dhe penë për të shkruar
siç bën gjithë bota,
nëna ime mbajti në dorë pesë shtiza
dhe thuri për mua në ditët me nënë
veshje të ngrohta.


Ditës t’i lëmë një kujtim

Kur dua ditës që më ikën t’i lë një kujtim
shkoj te bashkëshortori dhe shtrihem për së gjeri:
gruaja të jetë e detyruar të më zgjojë
mua symbyllurin në zgjim,
e unë të bëj vend për atë duke bërë sikur
hidhem si zog i trembur te vendi im.

Do t’ju pres, o grua sa të mbarojë telenovela turke
me Sulltanin sykaltër dhe shumë gra,
kur të vish për tek unë me një Princ në mendje
perpendikular do të më kesh në krah.
Marsi në të ikur do ta sjellë një prill, një maj...
Eja e dashur t’i lëmë ditës një kujtim perpendikular,
pastaj të humbasim në gjumë nëpër natën e thellë:
të flemë si dy të palodhur, të flemë.
Nesër në mëngjes dritaren hape ti dhe më thuaj:
dita sot, o Yll, ka ardhur më e bukur...
...si për prill, si për maj, si për yll të këputur.



Tregtaret ruse

Ruse, vetëm ruse në Kinë, asnjëherë rusë
sikur ai vend të qe shuar për burra…
Dhe prisnin të gjitha nga unë!
Asnjëherë në disko “LENA” s’u thashë
se ku i kishin gjumashët
vetëm se përpiqesha të isha më i pagjumë.
Sa na jepte leje vodka ngriheshim,
kthenim edhe njëherë kokën nga “boshja”
dhe qeshnim:
ato binin te taksistët sa të gjenin hotelin
ndërsa unë kërkoja, po i dehur, Sheshin.
Ikja në “Tien An Men”,
ngulesha përballë portretit të Mao Ce Dunit
dhe qaja me oi: “Ç’na bëre, o Enver!”
derisa bëhesha esëll.
Kujtoja që isha 45 vjeç dhe qaja përsëri.



TË TRIJA

Rruga “Bardhyl”, sheshi “Jozef Shtraus”
dhe një rrugicë e fshehtë që i lidh.
“Shtraus”, “Qorre” dhe “Bardhyl”.
Nëpër të trija jam unë që lëviz
në orën që sa bëhet natë
dhe nuk dua dykëmbëshit
të ma shohin fytyrën
kur vë kokën e lodhur te të trija bashkë
dhe u qaj hallet e ditës.
E për mëshirë nuk ua besoj kokën:
e kanë një shpirt që më zgjat dorën
dhe nuk janë si njerëzit - pa fytyrë.
Është një rrugicë e fshehtë që lidh
“Jozef Shtraus” dhe “Bardhyl”
edhe mua që lëviz në të trija
për pak prehër nëne.

Thursday, November 14, 2019

VASIL TABAKU: METAFORA SI UNIVERS I LIRISË DHE SHPRESËS NË KËNGËN POETIKE TË QAZIM THAÇIT


Image may contain: 1 person Zëri I tij si poet vjen me qiejt dhe mallet e Kosovës, është një zë I thellë, tronditës dhe tepër njerzor, I gurgullueshem si lum dhe I mbushur me jone drite.Poeti Qazim haci është kështu nja bard I mrekullueshëm, që fjalën e ka shëndrruar në hapsirë ku jeta ndjehet e plotë, e fuqishme dhe me gjithë ngyrat e sat ë dhimbjes , dashurisë dhe shpresës, protestës dhe thirrjes mbi shpinën e murrëtyre të Kosovës. Qazim Thaci si poet troket me mjaft guxim në portat madhështore të poezizë shqipe si një krijues me timbër të vacant orgjinal dhe premtues . E pra kështu fjalëzon plot art dhe dashuri, plot shpresë dhe dritë poeti me vlera unike Qazim Thaci. Ai padyshim është një zë që duhet dëgjuar, është një këngë që duhet vlerësuar është një zjarr që nuk duhet lënë për tu shuar, sepse meriton gjithë vëmëndjen tonë për artin dhe dritën që shpërthen brenda fjalës së tij si poet.Libri I tij “Kur zgjohen metaforat” është një manifest poetik me shumë mesazhe dhe dritë ku shpirti I madh dhe I bukur I poetit shpalos dimensionet e vërteta në Kosovë dhe më gjerë. Këtu spikat qyteti I tij I zemres Prizreni si një metaforë madhshtore, ku jeta frymon me gjithë përmasat e saj mitike dhe modern.Poeti di të sjell në vëmëndejn e lexuesit të nderuar, situate mjaft dramatike dhe të ndezura, passion liorie dhe dritë. Ai ndërton me art profiling martir të Kosovës dhe njerëzve të saj heronj që sakrifikuan gjithcka edhe jetën për Atdheun e shenjtë. Qazim Thaci shpërfaqet kështu si një poet mjaft dimensional dhe me frymëmarrje të gjerë, plot shpresë dhe forcë, plot ëndërra dhe dritë.Padyshim një autor I këtyre përmasave do të thot vërtetë shumë për lexuesin pse jo edhe për studiuesit, për historinë dhe lirinë.Qazim Thaci mendoj se është mjaft I ndërgjegjëdhëm për misionin e tij poetic dhe atdhetar, njerzor dhe artistik.
POEZIA SI NJË QIELL DASHURIE DHE DHIMBJEJE
Në gjithë shtrirjen e rrafshit poetik të Qazim Thacit, ka shumë klithma, shpresë dhe dritë, aty është me të gjitha përmasat Kosova, lufta për liri dhe shpresë është Prizreni I poetit dhe zëri I tij I mrekullueshem ku shquhet leht dhimbja dha dashuria për lirinë dhe njerëzit. Poeti hap kraharorin dhe vë zemrën në dorën që I dridhet duke kënduar me forcë dhe ëmbël për shpirttin e madh njerzor dhe Kosovën, për Prizrenin dhe ëndërrat e mbetura pezull në qiellin blu.Poeti ndërthur me art situatat poetike me ato te luftës për liri dhe drejtësi.Ai konfirmon bindëshëm se është një autor I vlerave atdhetare sociale dhe lirike…
I them Atdheut, Albulenës e Gresës.
Poetët nuk i vrasin, luftëtarët si merr plumbi.
Orë e pikëllimit, duket sikur me Sazanin mat
Dritën e ditës së Bartolomeut shqiptar.
Nuk mund të mendohet poezia e Qazim Thacit pa dimensionin e lirisë dhe sakrificës së madhe të heronjëve të Kosovës, ndaj natyrshëm lexojme apologjeun poetik të tij për Atdheun. Në gjithë këtë performancë poetike të fuqishme, ndjehet zemra e madhe e poetit, ndjehet pulsi i fuqishem atdhetar si dhe dashuria e mrekullueshme metaforike pa kufij...Qazim Thaci është padyshim edhe një shqiptar i madh dhe me vlera të larta shpirtërore.Kosova Martire dhe tempull i lirisë është brenda shpirtit të bukur të poetit është brenda zemrës së popullit dhe gjithkujt, Kosova është krenaria dhe dashuria, shpresa dhe ëndërra e bërë realitet.
Kosova është kënga e parë dhe e fundit e fisit tim
Është kënga dhe zëri që vie nga lashtësitë...
Që në fillim dua të thëksoj vokacionin e vecantë dhe tepër shprehës të poetit Qazim Thaci, ai e ndërton poezinë e vet mbi ngjyrimin metaforik të figurës por asnjherë nuk harron që në vargje të vendos me mjaft delikatesë dhe elegancë shpirtin e tij të madh e të bukur poetik dhe njerzor.Unë dua të theksoj anën e vecantë shprehëse të ketij poeti me dritëzime magjike të ëndërrës dhe shpresës, Ai është kështu një ligjërues poetik mjaft orgjinal dhe i ndjeshëm,vargu itij i gjat dhe tingëllues e sfidon monotonin dhe prozaizmin sepse në bendësi të tij është ama poetike e poetit, është fjala e tij e mbushur plotë dritë dhe jone shprese. Mendoj se kemi të bëjmë me nje poet shumdimensional dhe tepër i kuptueshëm.Qazim Thaci karakterizohet nga larmia e figuracionit dhe metafora e nukur, e gjetur dhe e vendosur në vendin e duhur. Nuk ka tepëri por as zgjatje të panevojshme, ai është kështu një poet mjaft koncizë i matur dhe pa dyshim i talentuar.Poeti karakterizohet nga një shpirt mjaft atdhetar dhe me përmasa kombëtare. Në poezinë e tij të bukur është Kombi , është Atdheu, është Shqiptaria, është drita dhë liria. Një poet i këtyre përmasave patjetër që meriton respekt dhe nderim, njëherësh ai duhet vlerësuar për artin e tij të bukur poetik, për fjalën e sinqertë dhe dashurinë e madhe, Ai është sa atdhetar, aq dhe poet, sa intelektual aq dhe njerëzor, sa i sinqert aq dhe i dashur, i afërt dhe komunikues...Në shumicën e krijimeve poetike të Qzaim Thacit dominon metafora, natyrisht është e pranueshme dhe e justifikuar, ndërsa nuk mund të themi se poeti nuk e justifikon këtë drejtim të tijin poetik. Ai e vlerëson dhe e ka shëndrruar metaforën në një mjet të madh ndërtimi për poezinë e tij, duke i rritur vlerat artistike dhe shpirtërore në pëmrasa të mrekullueshme.
LIRIKAT SI NJE DIMENSION I SHPIRTIT POETIK
Edhe kënga ka pak gëzim e dhembje
Për afshin e saj të dashurisë
Mali ka lisa që i ngjanë asaj
Mali ka zogj që kanë këngën e sajë
Plot tri dekada pikësim dashurie
Mas vogëlsinë time më lartësinë e sajë
Poeti ndërton me mjaft pasion një univers të ri lirik, ku shpirti i tij rrebel rend nëpër qiejt dhe malet, nëpër lumebnjtë dhe lëndinat për të shpallur dashurinë si një ligj i jetës dhe ëndërrës.Nëpër ndërgjegjen e tij poetike Qazim Thaci nuk ka dallime, ai është vërtet një bard i madh por edhe një këngëtar elegant dhe plot jehona.Lirizmi në ligjërimin poetik të Qazim Thacit është një mundësi shprehjeje mjaft e lartë dhe tepër domethënëse.Poeti ka ditur me mjaft mjeshtëri ti shmanget prozaizmit dhe tejzgjatjes duke e prur lirikën në ato vlera që rrallë e gjmë në poezinë moderne bashkëkohore, ku shpesh ka mjaft abuzime.Poeti ndërthur me art dhe teknika inovative shpirtin me të bukurën, pasionin me dritën, mallin me ëmbëlsinë që fal dashuria.Ai e ngre edhe veprimin më të thjesht në një art poetik tepër mbreslënëns.
Sa kohë duhet deri në rilindje
Pranvera të freskojë
Si dhuratë Shpirtin Anteu,
Ende shëtit në Akropolis
Për të dashur tinës vashën ...
Ndërmjet dashurisë dhe realiteti, ëndërrës dhe fjalës, magjisë së fluturimit dhe dritës poeti ndërton ura lidhjeje të jashtëzakonshme, ku magjikja shëndrrohet në reale dhe bëhet e prekëshme, e ngrohtë, njerzore dhe mitike.Qazim Thaci ka në brendësi magjinë e ngjizjes poetike tepër të lart që do ta kishin zili edhe poetet me në zë. Poeti është mjaft i matur dhe profesional.Fjala për të është si guri i themelit ku pesha fhe bukuria padyshim kanë vlerat e veta unike dhe determinuese.Poeti na befason sa me orgjinalitetin e vet aq dhe me vecoritë tipike ligjëruese, ku shquhet qart kultura e tij nga gurra e popullit dhe eposit të madh epik.Qazim Thaci ndërto me mjaft mjeshtëri situata poetike mjaft të bukura, befasuese dhe plot nostalgji.Poeti është mjaft domethënës dhe i lexueshëm por edhe i drejtpërdrejt, pa teprime dhe spjegime, pasi dihet mirë se poezia nuk e pranon spjegimin apo komentin nga autori.
NË VEND TË EPILOGUT
Dhe në fund, unë doja me patjetër të deklaroja Qazim Thaci, është një poet me dimensione të vecanta, tepër i lexueshëm dhe shprehës. Ai është padyshim një mjeshtër i metaforës poetike, duke i dhënë asaj vlera vërtet unike në përdorimin poetik.Autori shquhet padyshim për vokacionin e vet të lart atdhetar dhe me shpirt të madh shqiptarie, njëherësh ai është edhe këngëtari i bekuar i lirisë dhe ëndërrës së Kosovës martire. Aty janë zërat e heronjëvë të lirisë dhe paqes, janë shpresat e mëdha, është Kosova dhe Prizëreni është Pshtriku dhe gjithë hapsira atdhetare.Autori ngre me mjaft kujdes edhe piedestalet për njerëzit me vlera të artit dhe jetës.Një autor me këto përmasa është patjetër tepër i lexuar por edhe i pranishëm në ndërgjegjen tonë shoqerore, morale dhe kombëtare.Qazim Thaci është kështu një nga poetët tani shqiptar që meriton falenderim, vëmendje, respekt dhe vlerësim maksimal, si një lëvrues mjaft i sinqert, i guximshëm dhe i talentuar i artit poetik në gjuhën e bekuar shqipe.trokitja e ti në portat e Poezisë Moderne Shqipe është mjaft e mirpritur...
Tiranë nëntor 2019

Saturday, November 9, 2019

Vasil TABAKU: SHQIPTARËT, NJË REALITET I RI NË BALLKAN, TË NDARË, 7 MILION NË 5 SHTETE, APOTE BASHKUAR NË EVROPË ?..




Image may contain: 1 personNuk ka pse të trembemi nga e vërteta e madhe e shqiptareve, e cila iu mohua padrejtesishtë për qindra vite dhe tani manipulohet me të ashtuquajturen tezë të NACIONALIZMIT. Pse shqiptarët u dashka të mbeten të ndëshkuar përjetesishtë me këtë ndarje tragjike dhe keqëdashëse ? A ka një alternativeë tjetër? A ka zgjidhje të afërt ? Interesat e kujt cënohen në këtë rast? Kujt I prishen planet ? Kujt I cënohen vlerat ? Përse ndodhi e gjithë kjo GJËMË MADHËSHTORE e pashembullt dhe e paparë?...
TË HESHTIM ?! E PSE ? KUJT I DUHET HESHTJA JONË ?...
Sapo kjo cështje u ngrit në horizontin e Shqipërisë, menjohere ranë disa këmbana të largëta dhe të ngjirura : -Heshtni! Mos guxoni.Mos flisni. Mos kërkoni.Mos argumentoni. Mos u lodhni….Dhe e gjitha kjo sepse prapa gjithë kësaj sherrnaje historike ishte I ashtuquajturi ngerrc I NACIONALIZMIT.Mos ndoshta duhet të tregohemi konformistë për hirë të Nacionalizmit.? Të mos e prekim këtë tabu të historisë sonë shekullore seppse sipas dikujt na qënka herezi ? Përse ? Në fakt, heshtja jonë tepër e gjatë, nuk bëri asgjë tjetër vecëse prodhoj konformizëm , nënshtrim dhe humbje. Një humbje e madhe dhe e rndë. E dhimbëshme gjer në zemër dhe e trishtueshme gjer në vetmohim. E pra shqiptarët të ndarë në pesë shtete duruan këtë poshtërim shekullor, vetëm e vetëm qe të mos I prishej qejfi dikujt…Sa e dhimbëshme aq dhe tragjike. Po shqiptarët vallë a nuk janë të prekur? A nuk janë të poshtëruar? A nuk janë të fyer ? A nuk janë të ndarë e të përcarë? Po përse vallë? Kë kërcënuan shqiptarët në mijëravjecarët e ekzistences se tyre ? Kë pushtuan shqiptarët? Kë goditën shqiptarët? Kë grabitën shqiptarët ? Asnjë. Përkundra, shqiptarët luftuan krahpërkrah fqinjëve te tyre për lirinë. Kujtojmë këtu Revolucionin grek të shekullit 18, Prijësit e nivelit Europian si Kollokotroni ( shqiptarë) që luftoj për lirinë e Greqisë apo Bubulina, Marko Bocari etj.Po kështu dhe në Veri të Shqipërisë…Atëherë përse u dashka që shqiptarët të mbeten të përcarë e të ndarë, të gjymtuar mizorisht gjer në përcudnim historik të paparaë.?! Është mëse e qartë.padyshim dhe e spjegueshme. Qarqet ekstremiste sllave dhe ato greke e kanë mbajtur të ndezur këtë zjarr antishqiptar duke krijuar edhe njëmijë e një alibi, të cilat tashmë janë të zhvlftësuara e të dalamode…Por megjithatë ne nuk do të heshtim. Nuk do të ndalemi në kërkimin e vazhdueshëm të së drejtës sonë shekullore të mohuar në mënyrën më absurde dhe flagrante. Aq më tepër tani që Shqipëria vazhdon me sukses rrugën ë saj të pandërprerë drejt integrimit europian si një shtet me përmasa të plota të një demokracie funksionale dhe të moderuar…
SHQIPTARËT, KËTA ENGJUJ TË QYTETËRIMIT DHE PAQES…
Aktualisht Shqiperia dhe Kosova, janë faktori më I madh dhe më I fuqishëm I stabilitetit dhe paqes në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.Rroli I Shqipërisë në rajon përbën një argument të fuqishëm të stabilitetit, nisur edhe nga fakti I një politike stabilizuese, konstruktive dhe europerndimore. Një politikë e cila është karakterizuar nga rapotre mjaft të ekuilibruar me të gjitha shtetet në Ballkan dhe në Europë. Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë dhe kohë, Shqipëria nuk ka qënë faktor destabilizues dhe konfliktesh në Rajon dhe Europë. Këtë e dëshmonë mësëmiri dhe performanca e shkëlqyer e qeverisë shqiptare, e liderëve të saj dhe politikave nderkombëtare, sociale dhe ekonomike.Shqipëria tashmë ka një ekonomi të qëndrueshmë dhe që sikundër dihet I ka rezistuar me shumë përparësi presioneve të krizës globale ekonomike botërore, duke e sfiduar atë pa rënë në recension ekonomik.Në sinkron me Shqipërinë ka ecur dhe ecën edhe Republika e Kosovës, shtetit më të ri në Ballkan dhe Botë. Shtetit që në cdo rrethanë ka patur vetpërmbajtje, korrektesë apsolute me ndërkombeëtarët dhe shgtetet fqinje përfshi këtu shtetin më radikal e më të vështirë në rajon Serbinë.Ardhja e Kosovës si shtet Sovran dhe I pavarur, krijoj një realitet të ri në Ballkan duke konfiguruar një politikë moderne demokratike dhe mjaft paqësore e të mirkuptuar drejt dialogut. Pavarsisht tendencës negative të Republikës së Serbisë,pavarsisht sulmeve të paprecedenta dhe monstruoze të saj, e cila ende nuk eshtë ndarë dotë nga format dhe taktitat e dikurshme të një shteti diktatorial me metoda të rrezikshme dhe kërcënuese vecanërisht ndaj Kosovës. Gjithësesi qeveria e Kosovës vazhdon të punoj mjaft e ekuilibruar dhe solide brenda normave të një demokracie moderne funksionale dhe një dialogu ekuilibrues si me Serbinë ashtu dhe me shtetet e tjera të Rajonit. Qeveria e Kosovës është kështu shembulli më I mirë dhe më I shkëlqyer I aplikimit të demokracisë në ploitikë dhe në realiteëtin objektivë në raport me shtetet fqinjë dhe më gjerë.Enderra e madhe e popullit martir të Kosovës tashmë është një realitët I prekshëm dhe konkret, Liria, pavarsia dhe demokracia janë tashmë frymëmarrja e cdo kosovari që I jep dinjitet, fisnikëri dhe begati shpirtërore.Por ndërkohë cdo shqiptar në Kosovë, qoftë I rritur ky apo fëmijë, kanë ende një ëndërr shekullore të parealizuar, njesimin kombëtarë, heqjen e kufijëve politikë më shtetin amë Shqipërinë. Kjo ide tashmë është shëndrruar në një aspiratë të fuqishme për cdo kosovar dhe për të shtatë milionët shqiptarë kudo që janë, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e diasporë…
MITI SHQIPTAR DHE ALBANOFOBIA
Shqiptarët janë një mit, një legjndë e vërtetë dhe madhështore e mbijetesës dhe ekzistencës solide në Ballkan dhe me hjerë. Në pesqintë vjeteë robëri të otomanëv tur që, Shqipëria jo vetëm mbijetojë dhe u konsolidua por ajo nuk u asimilua asnjë gjrim nga kultura, gjuha, politika dhe ekspansioni I otomanizmit.Kjo gjë më vonë ndodhi me sulmet sllave të Serbisë në Veri të Shqipërisë dhe sulmet e ekstremistëve grekë në Jugë të vendit. Po kjo rezistencë u konstatua edhe në Kosovë dhe në Camëri. Një rezistencë heroike e paparë, e paimagjinueshme dhe madhështore…dhe të mos harrojmë në ato shekuj dhe vite të rënda shqiptarët dhe Shqipëria nuk ishin të organizuar në ndonjë qeveri të konsoliduar apo shtet sovran.Shpesh ata ndodheshin përballë altervativave të shpërbërjes dhë shkatërrimit total. Por rezistenca e shqiptarëve mund të themi se ishte e pashembullt, e pakrahasuar me asnjë shtet, me asnjë komb apo popull në Botë.Dhe pikërisht kjo rezistencë heroike, e pashembullt dhe tejet e fuqishme e plot dinjnitet I trembëte shtetet fqinje me tendenca të theksuara shoviniste dhe asimiluese ndaj Shqipërisë. Dhe pikërisht këtu e ka zanafillën dhe e ashtuquajtura “ALBANOFOBI” e këtyre shteteve dhe ndonjë shteti tjetër ndoshta edhe ne Europë..Gjithësesi ne tashmë jetojmë në një realitet tjetër shumë më të ndryshëm dhe dinamik, më demokratik dhe më të ekuiulibruar, më paqësor dhe më të mirkuptuar, ku dhe Albanofobia, nuk duhet të jetë më një FOBI, aq më tepër që shqiptarët e kanë vërtetuar katërcipërisht se janë një popull miqësor, paqësor dhe tejet I negocueshëm për dialog, mirkuptim, marrveshje dhe pse jo edhe për një zgjidhje të artë të Cështjes së madhe Kombëtare Shqiptare. Shqiptarët më tepër se kurrë apelojnë sot për mirkuptim,dialog dhe zgjidhje reale paqësorë të cështjes së tyre të madhe.Nuk mund të heshtet, apo të tërhiqen pafundësishtë shqiptarët sepse dikush, diku na paska një sindromë të përjetëshme të ALBANOFOBISË dhe luan me këtë kartë duke abuzuar rëndëshëm se gjoja shqiptarët kërcënojnë më një shtet të madh…. Është pikërisht koha dhe momënti I madh historik për zgjidhjen e shumë cështjeve që për vite të tëra presin një zgjidhje të drejtë dhe domethënëse, sikundër është Cështja e madhe Came dhe unifikimi I shtatë million shqiptarëve në një Shqipëri të vërtetë e të vetme, pa ndarjet tragjike dhe të padrejta, të cilat jo vetëm diskriminojnë shtatë million shqiptarë por dhe I mbajnë ata pa asnjë argument të ndarë dhe të përcudënuar kombëtarisht.Ka ardhur koha që të gjitha këto të zgjidhen ashtu sikundër e meritojnë shqiptarët, ky komb I mrekulleshëm, solid, paqesor, liridashës dhe fisnik.Shqiptarëve iu duhet dhënë e drejta e mohuar shekullore e unifikimit dhe dinjitetit të tyre si një nga kombet më të vjetra dhe të qytetëruara në Ballkan dhe Europë…

Friday, November 8, 2019

Vasil TABAKU: ÇAMËRIA


Image may contain: 1 person Ti je tek unë
Je Brenda meje
Je dashuria
dhe shpresa ime
Je toka
dhe qielli I bekuar Çamëri
Je emir im I kryqezuar
Mbi ballin e shekullit të ri
Dhimbja e madhe prej dielli
Psherëtime e përgjakur
Zëri I prangosur
Dhe heshtja
madhështore e triumfit
Mbi zgjimin e ujit,
reve, shiut dhe rrufeve…
Të kam pritur Çamëri
Në rrugën e gjat
të mundimeve
Me Hënën e bukur
të mbrëmjes
Me puthjen e purpurt
të agimit
Por ti
Camëria ime martire
Je ende peng I dhimbjes
Ndërsa buzëqeshjen
Hedh mbi tokën e fyer
Si një dritë endërrash…
Mbuluar
Me pelerinën e kësaj drite
Jeta rilindi
Dashuritë
Shpërthyen
Një kopesht madheshtor
Puthjesh dhe përqafimesh
Mbi tiraninë e vdekjes…
Camëri
Dashuridhimbja ime madhështore
Kajrafili I përgjakur
Rritur
mbi kraharorin e Shqipërisë
Por gjersa LIRIA
Të jetë dashuria jote Camëri
Shpirti im
Nuk është ende shpirt
Zemra ime
Nuk është ende zemër
Kenga ime
Nuk është ende këngë
Zeri im
Nuk është ende zë
Fjala ime
Nuk është ende fjalë
Puthja ime
Nuk është ende puthje
Dashuria ime
Nuk është ende dashuri
Por zemrimi im I permbajtur
Zjarre të mdhenjë ka ndezur
Ka përflakur qijet
Detet ka shëndruar në thirrje
Dallgët
ka kthyer në zëra të fuqishëm
Horizontet
Tashmë janë zgjuar
Bota ka ndalur rrotullimin
Dhe dëgjon zërin tënd Çamëria ime…

Monday, November 4, 2019

Cikël poetik nga Dhimitri Jani Kokaveshi

TROKITJE.

E humba dritën
humba...?
Dhe ditën, në freski
errësirash
më hidhte kthetrat!
Penelin tim.
Dëgjoj..., tek troket
shiu...!
Në furinë e shkarkimeve
dhuronte
imazhet e rëndomta
dita...?!
Pa çmim, tretur
Imazhit
natyror dhe unë?...
Si një mbishkrim
i soditur dhe
i vetëm, më arnonte!...
Shpirtin.



RUTINË JETE.

Ujëvarë e shkurtër
vitet...!
Kërrusur dhe thyer
rrugëve
që nuk mbritëm
u rritem
në shuarje drite dhe
udhëkryqet...!
Pa semafor.

Një trupi i ngurtë dhe
i ngushtë
mbetëm, të shtrydhurit
e jetës
pa analizë pa një
sistem optik
mes ngjyrave:
Pa përshtatje syri
përmirësimet mbetën!...
Akromatopsisë.
Hijet... gri konkuronin
hijeve të gurta
përplasen dhe thyhen
gurit..?!
Dhe Ne, arkitekturave
zbërthyer
mbi mendimet e tyre
udhëtojmë
vlerave, pa përjetësi.
Përjetësi, ndertimore ?! ..
Çatia e botës
e zbërthyer për ne
mbi mëshirën e gjithësisë
mbuluar
shtrinim programet
pa ngrohtësi
drite dhe drita njohjeve na ftonë...?!
Depërtojmë
në urin e zbehtësive
ku në hapësirat
e dritës zgjerohet volume
ndërsa Ne…!
RRitemi dritareve
shkulur aty
ku digjen njerrëzit dhe
portat e pritjeve:
Të stërgjatura, bisedave
ngjeshur dhe
shpatullat, mbështetur
shtrengatave
stinore lëshoheshim
jo si pika loti
mes strehëzave, pa njeri tjetrin
vrisnim
Çdo mendim!...
Vetmive rritej mbi një
shikim
të nxirë si… mbi filxhanin
e matur
vështrimit të fallxhores
shkulur
në thellësi të errësirës
së kafesë, aty
shpërbëheshin, mendimet?!
Si flokë
të shpupurisura, hallakatur
zgjimit
shkarkoheshin si një uri
e vështirë
në brishtësi bukurie
kohës, i qëndrojmë.


ZBËRTHYER SHPIRTIT.

Sërish, cigaren
sfrytëzoja
lodhur mendimesh
fshija
c'do gjurmët…?
Tymnajë
si mbi dizajnet
zgjatonin
udhët dhe lartësitë?!...
Amorfe dhe
ngjyrë, katrani
si nikotina
mbi thithjet, pasionante
gullcim
hidhërimesh, shtrydhjeve
blej dhe
bluaj... qëllimet?!
linim
stampuar në përcaktim
të shijes
e hidhura, më mpin
gjoksit...!
Të shtrydh… buzët
pa ngopje dhe
e panjohura, oxhak po
nxinim
dritaret e shpirtit
shqyer!
Pranonin, aty ku ndjeva
paradoksal
empirizmin, cigares
e shova e
shtrydha, mbi rrudha
buzësh..?
Vërshonin dhe
alternohen
vështrimet e etjeve
pritjeve
të gjata, si shekuj
ngricash dhe
thatësirat, na iritonin
meditimet
debateve të heshtura
mbanin, rrëfim:
Tymnajash, dëshirave
kombinimet
hijeve linim, liçencash
gërshetonin
lotit qiellor derdheshim
si rrëke
përlotur, faqeve tona
kilometrazhi
i jetës vrarë, mbi kuptim
megrime
shpirti, "parajsave"
hunbur
do t' gjejmë, kristalet
e thara
lotit që thahej, jeta
dhe jetës
gjenim një pjatë
të zbrazur
mbushur trajtime
dhimbjesh!
Përditësisë, ndezur
zjarre
mundimesh, na rezervonin
relaks
zbërthyer, në lot
të lotit?...
Sa shumë, lidhje që
nuk e thanin
Udhëve tona veç
e zgjonin
në gjurmë tymnajash
tharë!...
Mes plagësh si
një jetim!
I përfolur, vetmisë
jetë
të rrokullisur dhe
fjalët...?!
Bluar, "besim" në
përmbajtje por
grindavece..! Mbi zbërthim.




IMAZH I HESHTUR.

Imazhi i heshtur
lodhjes jam
natës, shëtisja
ëndrrat...!
Udhëve, dhimbjesh
mjegull rrin
peshuar, në mes heshtjesh.
Krahë pushtuar
na qëndrojnë dhe
mendjes, psheretima.
Hijet, e netëve
na gdhijnë, në shpirt
të lodhur
shpirtit...?! Soditur
në mjerim dhe
ndjenjash, kërkoj
kujtimesh
thyer... dritës, na zbojnë
si mund t'i zboj
kujtime që mërgojnë?!...
Dhe rritet
ndjenja, si mërgim dhe
dhimbja?!
Meditimit. Dhimbjesh
pohojmë
dhimbjesh... dhe ti
si valë
e kthyer, bregut.
O valë e detit
në thesar, shpirtin kuiz
ma zbraze.
Zbrazur...! Guidash
dallgësh
po më ngjit dhe kacaviresh
mjegull.
Ngjitem e ngjitet
kaltërsisë
më vjel si yjet, natës.
Natës...?!
I vjelur reflektim
si deti im
përplasjesh, mbrita
gjer në agim
dhe dielli, mahnitet.
Aty, e zgjoj
aty...! Më zgjon
dhe Ty
të zgjoj dhe na rizgjon
ndjenjash
unazë ylberi.
Ashtu të mbaj si një
kujtim
të thyer... dritës!...
Andjejmë... gëzim...?



PA NGROHTËSI.

Asnjëherë nuk i besova
Dimrit!...
Zbrazur, furtunave
thinjur
dhe mes zhgënjimesh
mbetur
si gjethe e rënë
provokimeve të stinës!...
Vjeshtak?...
U mundem, mes flladeve
të lehta
rrëzuar na përkundin
shpirtin
si ta përkund?...
Mes bukurisë që shuhet dhe
shkundet
iritimitetit, bluanin
shqetësimet?...
Edhe ato përmasave mbi
tronditjet
tretur, si qirinjtë?!...
Ngulur dhe
varur shandan të lartësive
derdhur
si stalakmitet dhimbjeve
të kohës mbi
dhëmbë të acarta
nguleshim
dhe zbrisnin...! Thikat
na çanin
shpatullave të kohës dhe pse
ngjeshur!...
Në dashuritë e tkurrura
të jetës
të pafuqishmit, trumcak?
I zhgryer
i humbur… lëmoshës dimërore
zbërthyer
më kujton!...Kohën e afërt
të artën
e flladeve vjeshtake zbrazur
natyrës!...
Si gjethe, e artë më vjen
dhe na vjen
jeta...? Në hijeshi të zbehur
na humbet
larminë e ngjyrave
dëgjenëronin
bukurisë, mbi fisniken!
Kjo bardhësi
dhe pse na tkurr, dimrit
dhe Ti...?
Pa qetesi, përkulur
dimrave
lulen kërkoj, mes motit
të ftohtë
më mban, shpresat?...
Si lule bore
durojnë, stuhive...?
Ditët tona
të plakura, të pleksura
në dritë harresash
dhe kjo bardhësi që na mbulon!
Si netët e gjata
të acartat në duar shtrënguar
spirancat...?
Thellësive detare mbyten
me stinët !...
Nuk njohin menaxhimin
e dimrave
dhe pse u mbuloj më
zbulojnë!...
Acarët, tretur Pranverës...!
Do ti ftoj.

Saturday, November 2, 2019

ZHYL VERN: SI FILLOVA TË SHKRUAJ*


               
Bernovai ishte një gjeni por ishte i papunë. Një ditë prej ditësh u takuam dhe më dha lajmin e gëzuar se kishte filluar punë si portier. Gjatë bisedës ai me atë tonin e tij të rreptë më pyeti:
- Zhyl, a vuan?
- Tani jo Baranavo.
- A ke oreks?
- Tani nuk më hahet, sapo hëngra drekë.
- Kështu nuk ke dëshirë të shkruash poezi?
- Jo nuk kam. Më pëlqen të shkruaj një pjesë teatrale. E kam menduar përmbajtjen e komedisë. Veçëse më mungon aftësia e Skribit.
- E çtë duhet Skribi kur ke dy Dyma. Kjo duhet menduar, biri im. Pjesë për teatër nuk duhet të shkruaj kushdo. Unë për shembull, nuk mundem. Domethënë duhet të njihesh me Dymain. Meqë ra fjala është shkrimtar shumë i mirë. Më pëlqen shumë.
- Edhe mua më pëlqen Barnavo.
- Përsa i takon Dymait, do të njoh unë me të. Nuk e kam të vështirë ta bëj këtë.
- Mos u mburr, - qeshi Zhyli. – Me të vërtetë njihesh me Dymain – atin?
- Nuk kam nderin ta njoh, por njoh mirë Arpentinin, që është mik me atin dhe birin. Do ta rregulloj unë Zhyl.
- Ti je i tmerrshëm Barnavo.
- Të dua shumë, biri im! Të dielën tjetër ti do të shkosh në San – Zhermen, në pallatin e Dymait. Po, ka një pallat ai. Në pallat ka pesëdhjetë shërbetorë. Kam shumë miq nga këta. Pregadit frakun, dorezat, lulen e mostrës.
- Si do ta rregullosh Barnavo?
- A më beson Zhyl?
- Padyshim! Të besoj dhe habitem! Lëkundem dhe prapë të besoj! Të besoj dhe trembem!
- Ky është besimi i vërtetë, biri im! Kur njeriu dëshiron diçka, do t`ia arrijë qëllimit. Aq më shumë dhe aq më shpejt, kur ky njeri mban rrobën e portierit. Nuk i mungojnë as lidhjet, as miqtë dhe as gjendja e mirë shpirtërore.
………
Zhyli u ngjit nëpër shkallët e mermerta dhe u ndodh para hyrjes katrore, gjysmë të errët, portieri hapi derën.  Barnavoi u ul në karrocë dhe ndezi çibukun. Lot mallëngjimi dhe trishtimi i turbulluan shikimin. Njëra nga ëndrrat e Barnavoit u realizua. Puna po shkonte mirë.
Shkallët e mermerta ishin plot me lule e palma. Si admirues i Orientit që ishte, Dymai i kishte ndërruar paradhomat dhe anët e shkallëve në shëmbëlltyra që të kujtonin përrallat e “Njëmijë e një netëve”. Romancieri dhe dramaturgu i pasur nuk shqetësohej për çeshtje të hollash. Po të llogarisje të gjithë të ardhurat e tij, do të mjaftonin për të jetuar të tërë pasardhësit, në jetë të jetëve.
Të gjithë pasardhësit, që e rrethonin Dymain me ngrohtësi, vetëm kërkonin. Ai mbante një sekretar specialist për çeshtjet e pasardhësve. Ky njeri ishte i zhytur në punë nga mëngjezi deri në mbrëmbje. Shumë më lehtë e kishte sekretari për çeshtjet e letërsisë: për të punonte vetëm Dymai. Shkëlqyeshëm jetonin shërbetorët dhe të gjithë personat e tjerë që punonin në shtëpinë, në rrugën “Paqja”, po kështu majmeshin edhe ata të vilës jashtë qytetit.
Arpentini pasi bisedoi gjatë me Zhylin më në fund i tha:
- Çfarë llogarie keni bërë duke ardhur tek Dymai, miku im?
- Mendoj të më ndihmojë, zotni.
- Çfarë ndihme keni parasysh? Franga, këshilla, udhëzime, Kritika? Për hir të këtyre ia vlente të vije këtu.
- Të gjitha përveç parave. Iu përgjigj Zhyli.
- Do t`ju prezantoj te ai. Ju po më pëlqeni miku im. Ecni me kujdes, shkallët janë prej xhami shumë të trashë, rrëshqet si një parket. Ngandonjëherë tekat e Aleksandrit janë absurde. Tani po kërkon një zezak me mjekër të kuqe. Po s`ke ku e gjen një të tillë. Këtej, miku im. Banketi fillon në orën katër. Tani është tre pa një çerek. Valentina!
U afrua një shërbyese me përparse të kaltër dhe tha se mjeshtri ishte në kabinetin e vet, po punonte dhe u lutej të mos futnin asnjeri tek ai. Arpentini trokiti në derë. Asnjë përgjigje. Pas kësaj i propozoi Zhylit:
- Troksisni, e gjeta, po t`ju përgjigjet Aleksandri do të jeni i lumtur dhe i pasur.
Zhyli trokiti në derë me grusht. Menjëherë u dëgjua një bas i thellë melodioz:
- Kush është? Hyni!
Arpentini dhe Zhyli hynë në kabinetin e Dymait. Roamcieri i dëgjuar ishte ulur pranë tavolinës në një karrige, dhe me duart të hedhura mbi shpinore, po shkruante, duke gjykuar nga lëvizjet, me gërma shumë të mëdha. Tavolina ishte mbuluar me fletë të shkruara. Dymai vazhdonte të shkruante, pa u kushtuar vëmendje njerëzëve që hynë. Faqet i ndrisnin nga djersa, flokët e shpupuritur i rrinin si një kapele me push. Dymai i ngjiste një aktori që sapo ishte kthyer nga nga arena e cirkut.
- Shkrimtari i ri Zhyl Vern, që më pëlqeu me ta parë, ka ardhur nga Nanta për t`u njohur me ju dhe ju lutet t`i jepni këshilla e t`i bëni vërejtje, - tha me një ton deklamativ Arpentini.
- Tungjatëjeta! – gjëmoi Dymai dhe i zgjati Zhylit një dorë të shkurtër leshtore. Zhyli i futi gishtat e gjatë e të hollë në atë dorë si morsë dhe shtrembëroi fytyrën nga dhembja. Dymai qeshi me të madhe. U duk sikur nuk qeshte një njeri, po muret e kabinetit të madh, mobiljet masive, bile vetë ajri i ngopur me tym cigaresh. Kur Dymai qeshte, buzët e trasha i zgjateshin para dhe sytë i shkëlqenin, si të ndriçuar nga brenda.
- Tungjatjeta, Zyl Vern! – oshëtiu përsëri basi i tij. – Më ndihmoni! Nuk po më vijnë frazat. Gjithshka shkonte përmrekulli, e mendova titullin e romanit të ri, bile fillova kapitullin e dytë dhe papritur, stop! Nuk e di ç`ndodhi! Nuk di si ta shpreh që filloi një shi i madh!...
- Rridhte shiu, - tha Arpentini, duke u ulur në një shezlong.
- Keq! – Dymai përplasi këmbën. – Ç`do të thotë të rridhte? Mua më duhet shi i madh, kurse ti thua rridhte! – Çthoni ju Zhyl Vern nga Nanta?
- Më falni, si mundem… - bëlëbëzoi Zhyli. – Si mundem t`i jap këshilla unë Alkesandër Dymait? Ju lutem
- Ju nuk dini gjë, as që mund ta kuptoni! – Dymai ia bëri me dorë. – Gjithë kapitulli i dhjetë i “Kontit të Monte - Kristos” u shkrua nën ndikimin e atij papagallit plak, Kruzesë. Ishte ulur në atë kolltukun atje dhe diktonte. Unë korrigjoja atë stilin e tij të tmerrshëm, të neveritshëm. E ç`mund të na thuash për shiun?
- Më duket se nuk është e domosdoshme të ketë shi, as të vogël, as të madh mjeshtër, - tha Zhyli. – Heronjtë tuaj pëlqejnë kohën e mirë.
- O-ho! – Hungëroi Dymai dhe i futi Zhylit një purro në gojë.
- Ulu shakatar dhe pi këtë purro, o Zhyl Verni nga Nanta. Emil, shtjeri verë nga ajo që është prodhuar në shekulli e shtatëmbëdhjetë. Vazhdo, Zhyl Vern po më pëlqen!. Më bleve, po, më bleve! Po filloj të dashuroj! Pra shi nuk do të ketë! – Ai goditi tavolinën me grusht. -Faleminderit Zhyl Vern! Me të vërtetë këta heronjtë e mi duan kohë të mirë, si nuk e kisha vënë re më parë!... Vërejtje e hollë, je shumë i vëmendshëm! Të lumtë! Ndize purron!
- Jam i lumtur mjeshtër, - shqiptoi Zhyli duke iu marrë fryma.  Kur në libër ka kohë të mirë, lexuesit i kënaqet zemra, apo jo?
– Po! – bërtit Dymai në shenjë aprovimi dhe vrapo te tavolina. - Emil! Jepi verë dhe dhuroi dorezat e mia të verdha! Edhe frakun gushëpëllumbi! Edhe pulovrin e kaltër kadife!. Ja dërgo të gjitha në shtëpi, dëgjon?
Ai u ul në tavolinë, mori në dorë penën dhe ajo nisi të vrapojë mbi letër. Arpentini i dha Zhylit një gotë verë: për vete shtiu në një enë të rrumbullakët që i ngjante një katruveje prej balte. Përpoqën gotat dhe pinë. Zhylit iu duk sikur kishte hedhur në stomak metal të shkrirë! Filluan t`i merren mendtë, sendet në dhomë nisën të vallzojnë në sytë e tij. Dymai që ishte ulur nga e djathta, iu duk nën tavan. Zhyli u ul në kolltuk. Sytë iu mbyllën. Një shpërthim i jashtzakonshëm guximi dhe u pregadit të thotë: “ Dëgjomëni, do të diktoj”… Në vend të kësaj shqiptoi:
- Më zgjoni në pesë e ca…
Dhe filloi të gërhasë…

*Leonid Borisov “ Zhyl Vern”.